2025/02/11

Të dashur vëllezër dardanë







Me rastin e zgjedhjeve të nesërme (09 shkurt 2025) dëshiroj t’Ju uroj nga zemra Juve, dardanëve të vërtetë, gëzuar fitoren e koalicionit “Vetëvendosja-Guxo”. Me këtë urim, kam parasysh ata dardanë me dinjitet të lartë kombëtar, për të cilët është shumë i shtrënjtë amaneti i krejt dëshmorëve të lirisë, të cilët, si lulëkuqe, qëndisin krejt trojet amtare të Dardanisë. Me këtë fitore, Ju e çelikosëni edhe më tej kujtimin në nderim të tyre dhe të kryeheronjve të Saj, si Adem Jashari, Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi dhe shumë të tjerë. Kam pasur dhe kam kënaqësinë që kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me disa Portale të nderuara, si Bota Sot, Kosova Sot, Telegrafi, Radio Kosova e Lirë, Kosova Lindore, Tetova Sot etj. Me rastin e kësaj fitoreje, iu shpreh gëzimin dhe entuziazmin tim të thellë të gjitha këtyre portaleve dhe gazetareve të talentuara, si Albulene Muji, Arife Morina, Hava Xhukolli, Majlinda Haziri. Kam bindjen e plotë se dardanët me ndërgjegje të admirueshme kombëtare, duhet të jenë krenarë për tri figura të shquara jo vetëm të Republikës së Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar, si Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të cilët, me qëndrimin e tyre burrëror, kanë rritur dhe konsoliduar autoritetin e vendit para opinionit ndërkombëtar. Kini parasysh një fakt, të dashur vëllezërit e mi bashkëkombas. Ish-Shefi i UNMIK-ut në Dardani, Lamberto Zanieri, ka pasë deklaruar dikur: “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë“ (Faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011). Pra, prej fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të vitit 1999, udhëheqja dardane, me në krye agjentin e Beogradit dhe kryetradhtarin e Dardanisë Hashim Thaçi, pati nënshkruar në Bruksel marrëveshje të tilla, të cilat cënojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Ato marrëveshje poshtëruese, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e vunë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Vetëm pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, treshja udhëheqëse Kurti-Osmani-Konjufca ka bërë të mundur ringritjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë. Gjatë katër vjetëve të kaluara, kjo treshe e nderuar ka përballuar dhe vazhdon të përballojë presione absurde jo vetëm nga brukselizmi evropian, me përfaqësues Borelin dhe Lajçakun, por edhe nga sorosistët e Vashingtonit, si Eskobari dhe Grenelli, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që të katër këta - mercenarë të Serbisë fashiste. Kjo katërshe mercenarësh, në bashkëpunim të ngushtë edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, janë ngjirur nga zëri dhe s’kanë lënë gur pa lëvizur me presionet e tyre të vazhdueshme për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, domethënë të një shteti serb \brenda territorit të Republikës së Dardanisë, çka do të ishte një katastrofë e vërtetë, me pasoja varrosjen e pavarësisë së saj. Treshja udhëheqëse u ka dhënë përgjigjen e merituar emisarëve të brukselizmit dhe të Vashingtonit dhe para më shumë se dy javësh pati marrë një vendim me rëndësi historike për shpërbërjen e strukturave paralele. Prandaj ju uroj përsëri nga zemra dhe më bëhet zemra mal që Ju, si zgjedhës, votuat për aleancën e formacioneve politike “Vetëvendosja” dhe “Guxo”. Uniteti Juaj dhe përkrahja e fuqishme që i keni dhënë dhe vazhdoni t’i jepni kësaj aleance dhe treshes udhëheqëse, janë me rëndësi jetike për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Dardanisë. Kini parasysh, vëllezër dardanë, treshja udhëheqëse e shpëtoi vendin nga shteti kopil serb i bashkësisë së komunave serbe, por rreziku nuk është shmangur deri në fund. Sepse brenda territorit të Republikës së Dardanisë Ju e keni një mikroshtet kopil serb, keni mikroshtetin e kishave ortodokse serbe, të cilat janë plagë e hapur në trupin e saj. Së fundi, ju lutem ta forconi sa më shumë unitetin mes radhëve tuaja dhe ta mbështetni sa më shumë treshen udhëheqëse. Ajo treshe ka shumë nevojë për mbështetjen Tuaj. Po Jua jap këtë këshillë shumë miqësore, sepse kam parasysh një aforizëm të shkëlqyer të Nikolo Makiavelit (1469-1527) - mendimtarit, personalitetit poltik dhe filozofit italian, i cili ka thënë: “Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”. Ta gëzoni fitoren që arritët në zgjedhjet e 09 shkurtit. Me shumë respekt dhe mirënjohje.
 
 Eshref Ymeri 

 Kaliforni, 08 shkurt 2025

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...