2025/02/13

Demokracia në Veprim (DnV), ka vlerësuar se problemet me serverë kanë krijuar konfuzion dhe kanë ulur besimin e publikut në transparencën e procesit.

KQZ në Kosovë publikon rezultatet e reja


I madh e i vogël i kanë sytë te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe po flasin për të. Dhe, jo aq shumë për të kuptuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sa për të parë cili është problemi i radhës me të cilin do të mund të përballet ky institucion. Lista e parregullsive nuk është e vogël dhe interpretimet për situatën janë të ndryshme.  Nëse qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mburrur për diçka jashtë vendit ka qenë organizimi dhe mbarëvajtja e proceseve zgjedhore ndër vite – pavarësisht se kush ka fituar. Por, jo edhe këtë herë. Jo me entuziazmin e njëjtë, të paktën. Pakënaqësitë janë rritur edhe për faktin se, për dallim prej viteve të fundit, kur zgjedhjet janë mbajtur para kohe dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pasur vetëm një muaj e pak për t’i bërë të gjitha përgatitjet, këtë herë zgjedhjet e 9 shkurtit kanë qenë të rregullta, dhe KQZ-ja i ka pasur gjashtë muaj për t’u siguruar që gjithçka do të shkonte mirë. Rënia e serverit dhe e ueb-faqes zyrtare të KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, vonesat në numërimin e votave për kandidatët për deputetë, telashet me blerjen e kamerave dhe mostrajnimi i duhur i stafit, janë vetëm disa prej problemeve që kanë dalë gjatë rrugës, të cilat, siç thonë disa, ia kanë zbehur besueshmërinë gjithë procesit. 

Rezultatet e KQZ, ja ku mund të ndiqni numërimin e votave të zgjedhjeve në  Kosovë | JavaNews.al


 KQZ-ja e ka arsyetuar nisjen me vonesë të numërimit të votave, duke thënë se procesi i ri i numërimit – siç e parasheh Ligji i ri për zgjedhjet – është kompleks dhe se institucioni është duke kaluar nëpër të për herë të parë. Kush ka faj? Organizatat joqeveritare, që kanë mbikëqyrur procesin zgjedhor, bëjnë me gisht drejt KQZ-së. Rrjeti i tyre, Demokracia në Veprim (DnV), ka vlerësuar se problemet me serverë kanë krijuar konfuzion dhe kanë ulur besimin e publikut në transparencën e procesit. DnV-ja ka përmendur edhe vonesa në miratimin e përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), dhe në procesin e tenderimit dhe përdorimit të matrikulimit, si metodë për identifikimin e votuesve. Partitë opozitare fajësojnë pushtetin. Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se fakti që rezultati preliminar i zgjedhjeve nuk është ditur as pas 24 orëve, “për herë të parë në historinë e Kosovës, është pasojë e drejtpërdrejtë e zëvendësimit të kuadrove profesionale me militantë partiakë, dhe e angazhimit të kompanive të teknologjisë informative përmes tenderëve të dyshimtë njëburimorë”. 




 Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk është përgjegjëse për serverët e KQZ-së, dhe se softueri i është dhuruar KQZ-së nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa akuzat drejt ekzekutivit i ka konsideruar përpjekje të ulët “për të shkaktuar huti, me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”. Kompania Cacttus, e cila është kontraktuar për të zhvilluar softuerin për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të KQZ-së, ka thënë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, Arianit Koci, se aplikacioni është i vendosur në infrastrukturën qeveritare, e cila menaxhohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), dhe se siguria, luftimi i krimit kibernetik, por edhe funksionimi i faqes, janë përgjegjësi e agjencisë shtetërore. Trajnim një ditë para zgjedhjeve Kritika për mbarëvajtjen e zgjedhjeve ka pasur edhe misioni i Bashkimit Evropian, i cili e ka monitoruar procesin. “KQZ-ja është përballur me vonesa të konsiderueshme në përgatitje, në aspektin teknik dhe administrativ. 

KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi - KQZ


Vështirësitë në procesin e prokurimit kanë penguar blerjen e pajisjeve teknike për qendrat e votimit, përgatitjen e materialeve për edukimin e votuesve, si dhe operacionet logjistike për shpërndarjen e materialeve zgjedhore”, është thënë në deklaratën e misionit të BE-së, të lëshuar më 11 shkurt. Kryesuesi i një qendre të votimit në Prishtinë – i cili nuk ka dashur të identifikohet – ia ka përshkruar Radios Evropa e Lirë procesin e numërimit të votave për deputetë si kaotik, duke përmendur edhe problemin e trajnimit joadekuat të stafit, “me nga 500 persona në një sallë, pa mikrofon, vetëm një ditë para zgjedhjeve”. Deklaratat e tij janë në linjë me reagimin e misionit të BE-së: “Kualiteti i sesioneve trajnuese të stafit në qendrat e votimit ka dalluar. Ndonëse shumica e tyre kanë qenë informative dhe interaktive, në disa raste, çështjet kyç, sikurse rregullorja e re për votimin e asistuar, rolet e komisionarëve dhe procedurat e numërimit, nuk janë adresuar në mënyrë të njëtrajtshme, duke rezultuar me zbatim jokonsistent të tyre në ditën e zgjedhjeve”. Hetimet e Prokurorisë Ish-zyrtarë të KQZ-së, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë shprehur keqardhje për këto lëshime në proces, dhe kanë fajësuar udhëheqjen e institucionit për këtë situatë. Sipas tyre, zyrtarët e rinj sikur e kanë pasur një tendencë që të eliminojnë çdo praktikë të mëparshme, pavarësisht se a ka funksionuar.

KQZ miraton fletëvotimin për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt  2025 (Fletëvotimi dhe broshura) – KQZ


 Disa kanë folur me tone kritike edhe për mungesën e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpër deklarime para mediave. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka kërkuar nga KQZ-ja marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale. Vetë KQZ-ja ka thënë më 12 shkurt se i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për të ofruar mbështetje teknike, teksa ka siguruar se, pavarësisht gjithë kësaj situate, integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet do të jenë të sakta. Edhe ish-zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se njëmend është vështirë të manipulohet me vota, por e keqja e gjithë kësaj është humbja e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Partia Republikane e Kosovës del me sqarim pasi u pezulluan nga KQZ-ja –  Demokracia

 Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

          Search within imag                        Shkruan historiani i njohur kosovar :                      Akademik Prof Dr Hakif Bajram...