2011/02/27

Mohammer Gaddafi, dhëndër shqiptar



 Diktatori libian Mohammer Gaddafi, i cili këto ditë është top temë e medieve botërore, është dhëndër shqiptar. Ai është i martuar me një shqiptare, babai i së cilës është nga Poroji i Tetovës, i cili pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte shpërngulur në Beograd.

Portali Shqipmedia, sjell rrëfimin e Abdylselam Emini, ish-arsimtar i shkollës së fshatit i cili thotë se ka qenë shok i fëmijërisë i Jonuz Baftiarit, babait të gruas së Gaddafit, Safijes.
Safija me fëmijët, një ndër fotot e saja të rralla

Babi i Safijes, kishte banuar në lagjen Rakovica të Beogradit, ku edhe kishte hapur një gjellëtore. Aty njihet me nënën e Safijës me të cilën martohet dhe bën dy fëmijë – djalin Ismetin dhe vajzën Safijen, e cila më vonë do të bëhet gruaja e sundimtarit të Libisë.

Sipas rrëfimit të Eminit, kur Safija kishte 6 vjet, babi i saj burgoset për tregti të palejuar me ar dhe vuan dënimin prej gjashtë vitesh. Ndërkohë, duke qenë në burg vdes nëna e Safijes dhe mbikëqyrjen e fëmijëve e merr përsipër një fqinje e familjes. Pas daljes nga burgu Jonuzi njoftohet me një serbe tjetër dhe vendos të martohet me të më një kusht të vënë nga ajo - të harrojë fëmijët.

Jonuzi, me zemër të thyer, e pranon këtë kusht dhe vendos të largohen nga lagja Rakovica dhe të bashkëjetojnë në një lagjen Novi Beograd. Jonuzi vendos që banesën e vjetër t’ia falë fqinjës, e cila do të marrë përsipër të rrit Safijen dhe Ismetin.

Fëmijëria dhe rinia e dy fëmijëve të Jonuzit ka qenë e vështirë për ta, ata kanë qenë të revoltuar me atë hap të ndërmarr nga babai i tyre, e sidomos Safija, që nuk ka dashur të takohet me të, por jo edhe vëllai i saj Ismeti, i cili me kalimin e viteve fillon të komunikojë me babanë, fillon të mësoje gjuhën shqipe dhe të punojë tek familjarët dhe bashkëfshatarët e Jonuzit nga Poroji i Tetovës, të cilët kanë punuar në Beograd.


Safija nuk e ka ditur gjuhën shqipe të flas mirë, ndonjëherë ka rastis të takojë axhën e saj, i cili po ashtu ka punuar në Beograd me të cilën kanë biseduar serbisht.

Pas disa vitesh, Safija do të rritet dhe do të fillojë të punojë në mensën për studentë të huaj në Beograd, pikërisht në vendin e punës ku do të njoftojë burrin e saj Moamar Gaddafin, i cili ka studiuar në Beograd në atë kohë. Mensa e studentëve të huaj, ka qenë vendi ku për herë të fundit kanë parë Safijen bashkëfshatarët e Jonuzit, ndërsa më vonë humbin kontaktin edhe me Ismetin vëllanë e Safijes për të cilin supozohet se e ka marrë motra të jetojë tek ajo në Libi.

Sipas banorëve të fshatit Poroj lajmi për prejardhjen shqiptare të gruas së Gaddafit është botuar para 30 vitesh në gazetën e atëhershme të Kosovës “Zëri i Rinisë”.

Sot, Safija vazhdon të jetë akoma gruaja zyrtare e Gaddafit me të cilin ka disa fëmijë.

C'thane 2 shkrimtar shqiptar per librin e Flori Bruqit "Olimpi shqiptar"

From: Iliriana Sulkuqi <ilirianasulkuqi@yahoo.com>
Subject: Re: Shkrim në blog servisin shqiptar Hermess News : http://www.hermesnews.org/rubriche/7055---.asp
To: floribruqi@yahoo.com
Date: Saturday, 26 February, 2011, 13:32



I dashur mik Flori , te uroj nga shpirti per "Olimpi Shqiptar". Vertete qe ke shkruar per ata (ato) qe jane ne OLIMP te Letersise Shqiptare.

Ju pergezoj dhe uroj qe ky liber te jete studim i veçante ne shkollat e mesme dhe ne deget universitare per gjuhe-letersi, apo gazetari...

Perzemersisht,

Iliriana Sulkuqi,shkrimtare


KESULEKUQJA BLOG

 ANTOLOGJIA VIRTUALE - PORTAL




============================
Date: Sat, 26 Feb 2011 12:50:37 -0800
From: namikselmani@yahoo.ca
Subject: Urime
To: bruqi-flori@hotmail.com

Flori, ju uroj me zemer te bardhe per librin tuaj me te ri. Qofte fjala jote dere e madhe ku hapet mençuria shqiptare,. Uroj qe nje dite pena juaj te shruaje dhe per fjalen e time .

Me shume respekt

Namik Selmani ,shkrimtar


[Sterkala] Shkrim në blog servisin shqiptar Hermess News : http://www.hermesnews.org/rubriche/7055---.asp‏
 

Librat e rinj

2/26/2011 10:04:38 AM

Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi

Një publikim serioz dhe i vlerësueshëm në fushën e dijes shqiptare


























HermesNews - ©2011



Libri “OLIMPI SHQIPTAR” I FLORI BRUQIT është një libër voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katërcipërisht erudicionin, nivelin e njohurive të autorit, lëvrues dhe studiues në shumë fusha, duke bërë analitika dhe paraqitje profesionale. Në këtë libër, duke u nisur nga shijet e tij artistike, që duhen respektuar, ai ka rrokur disa nga poetët shqiptarë si: Azem Shkreli, Agim Vinça, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin..Kliko per te lexuar me shume

Ndërmarrja e veprave të studimit analitik në këtë vrullshmëri dhe stad krijimi me një temperament e stil më të lirshëm, më të pushtetshëm kreativ është një veprimtari, e cila kërkon nivel të lartë kulturor. Shtëlljesë:

Krijimi është produkt i një të talentuari me forcë të madhe meditative, me një këndvështrim ndryshe nga të tjerët, i cili dritësohet nga një diell tjetër dhe është i aftë të krijojë lidhësinë shpirtërore në një formë e trajtë çudibërëse dhe në një klimë polarizuese me stina të kthyeshme, të ndërthurura dhe të ndërvarura nga njëra - tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, që s’kanë minimumin e njohurisë për këtë shkencë të madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të vulgarizimit dhe të skeptricizmit të mediokritetit.

Ende në studimet apo mendimet kritike thuren lavde të pameritueshme për krijues, që shkuan apo që janë aktualisht, pa i këndvështruar ata me sensin e origjinalitetit dhe të prezencës “autoritare“ të kreaturës së tyre…, por shpesh ndiqet përvijimi i rrugëtimit të tyre, nëpërmjet asaj ç’kanë thënë të dikurshmit, të cilët kanë humbur logjikën” e mendimit kritik, në këtë kohë të ndryshimeve të gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar...

(HermesNews) Kohët e sotme janë kohë të lulëzimit modernist dhe të daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i të cunguarve me emër pronor, që dolën nga “Lëvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnë për përçapje studimore jashtë “kuadraturës kriteriale “ e normativave moralizuese… 

26 Shkurt 2011 

info@hermesnews.org 

Me ipsum ames… Parathënie‏

 

Ky libër u shkrua në pranverë-verën e vitit 1998, kur unë isha ende studente e apasionuar e letërsisë. Pasi e mbarova m’u desh ta mbyllja në raftin e gjërave të përfunduara. Çelësat e pamundësive e lanë për shumë vite aty brenda. Kapitujt e fundit u plotësuan në vjeshtë-dimrin e vitit 2009.
       Mungesa e një subjekti të mirëfilltë letrar është e qëllimshme. Ashtu siç jeta njerëzore nuk ka një skenar të projektuar saktë, por shpesh është veç një vorbull e ngatërruar, edhe reflektimet mbi të janë pothuajse të tilla. Personazhi është shumëdimesnional në transformimet e tij. Një qënie komplekse e ndryshueshme si një figurë gjeometrike, e cila vërtitet nëpër rrjetat e frikshme të fatit. Format që merr janë njëkohësisht ndjesitë e çuditshme në marrëdhënie me gjithçka që e rrethon. Bota e tij është një simbiozë e përkryer mes Zanafillës dhe kohërave moderne. Është përralla e verbër të cilën njërëzimi kërkon ta besojë e njëkohësisht e vërteta e hidhur që dhemb. Shprehjet në latinisht janë  nostalgjia e kuptimit tonë ekzistencial për gjërat që tashmë i përkasin kujtimeve të vdekura. Trualli shpirtëror është i lëkundshëm. Ngjarjet zhvendosen nga planeti Tokë, në planete të tjerë imagjinarë. Kapërcimet kohore janë një sfidë për të projektuar të ardhmen. Shpesh kalohet në akohorësi. Në vetminë e tij të turbullt personazhi kërkon përjetësisht dashurinë, gjersa në fund e kupton se ekzistenca e përkohshme në këtë botë e dënon me pushtetin e saj absolut. Ky univers le gjurmë të pashlyeshme në qëniet njerëzore, aq sa shpesh, ato nuk dinë se cilat janë, ç’formë kanë, ç’ëndrra thurin, nga vijnë e cilës epoke i përkasin. Persiatjet filozofike të personazhit ndërpriten herë pas here nga të qeshurat sarkastike të fatit.
      Në pamundësi për ta inkuadruar brenda një kuadrati fiks të krijimeve letrare e kam quajtur roman, pavarësisht se e kam thyer pothuajse plotësisht strukturën tradicionale të tij.
      Lexues i dashur! Në segmentin tënd jetësor ka një mister të strukur diku, i cili të flet heshturazi: Të më duash mua, vetëm…!

Autorja
Tiranë, dhjetor 2010




KONVULSIONET NACIONALISTE TË SERBISË‏




Nga Xhelal Zejneli


DËSHTIMI I NJË IDEOLOGJIE ANTIHISTORIKE



Pseudoshkenca serbe – Për ta justifikuar hegjemonizmin, ekspansionizmin dhe ideologjinë kolonialiste serbe, qysh në fillim të shekullit XX u vu në veprim shkenca serbe. U vunë në veprim sidomos qarqet akademike dhe ato universitare.



Filluan me mitin mesjetar – betejën e Kosovës (1389), pikërisht për dy arsye:



- e para, t’i tregojnë Evropës së krishterë, se serbët në një të kaluar të largët, duke u vetëflijuar, kanë mbrojtur vlerat e krishterimit evropian, duke u mburrur për idiosyncrasy-në perëndimore;

- e dyta, për të dëshmuar para kancelarive të fuqive të mëdha historike të kontinentit, se ata janë të pranishëm në Kosovë qysh në mesjetën e hershme, ndaj ajo (Kosova) është serbe, djep i Serbisë, shpirt i saj, tokë e shenjtë serbe...



U vu në veprim shkenca e historisë, e gjuhësisë, e etnologjisë, e gjeografisë, e antropologjisë, e gjeologjisë, e arkeologjisë. U ndërtua pseudo-shkenca serbe, laboratorët e së cilës u shndërruan në fabrikues të kuazi-argumenteve.

Në vitet ’30 të qindvjeçarit XX, elita intelektuale serbe tubohej në Klubin Kulturor Serb në Beograd, të drejtuar nga teoricieni i së drejtës Slobodan Jovanoviq (Novi-Sad, 1869-1958, Londër) profesor i së drejtës së shtetit në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Beogradit.

Sipas kësaj elite të shkollës retrograde serbe, shqiptarët nuk ishin komb, por myslimanë dhe mbetje apo mbeturinë turke në Ballkan. Maqedonasit po ashtu s’ishin komb. Maqedonia ishte Serbi jugore. As malazeztë nuk mund të ishin komb (ndonëse pavarësinë e kishin fituar në Kongresin e Berlinit më 1878) për arsye se gjuha në të cilën flisnin, s’ishte veçse një dialekt i serbishtes (sipas konceptit: e kujt është gjuha, i tij është edhe territori). Maqedonasit dhe malazeztë, duke qenë pjesë e popullit serb, s’mund t’i kishin institucionet e veta kishtare. Serbët, malazeztë dhe maqedonasit kanë të njëjtën kishë, të njëjtin kler dhe të njëjtat varreza. Rrjedhimisht, sipas parimit: e kujt është feja, i tij është edhe territori - s’mund të kishte komb malazez apo komb maqedonas. Bosnja ndërkaq, ishte term gjeografik, ndaj s’mund të kishte komb boshnjak, aq më tepër kur një e treta e popullsisë së saj ishin serbë.

Myslimanët e Bosnjës (dhe të Sanxhakut) s’ishin veçse serb të islamizuar. Në Bosnjë jeton popullsi serbe, e ndarë në tri besime fetare: ortodokse, myslimane dhe katolike, sikundër ishte rasti edhe me shqiptarët.

Sa u përket kroatëve - të Kroacisë - edhe këta s’kishin identitet të qartë, për arsye se gjuha që flisnin, ishte një dialekt i serbishtes (edhe këtu vlente koncepti: e kujt gjuha, i tij territori).

Lidhur me Vojvodinën, Serbia ndërmori masa, që nëpërmjet kolonëve, kryesisht malazez, ta ndryshonte strukturën etnike të saj, duke i shndërruar hungarezët (dhe kroatët) në pakicë. Kur është fjala për gjermanët e Vojvodinës (rreth katërqind mijë sish), në vitin 1944-45, Serbia, nën akuzën se paskëshin qenë kolaboracionistë, për një i dëboi nga trojet e tyre. Njësoj siç veproi edhe Greqia me çamët.

Më vonë historia do të dëshmojë se në diatribën e madhe historike ndërmjet shqiptarëve gjoja jo-perëndimorë dhe serbëve kinse perëndimorë, pa kurrfarë mëdyshjesh, Perëndimi do të marrë anën e shqiptarëve.

Sa i përket Betejës së Kosovës (1389) diplomati i famshëm, tani i ndjerë - Riçard Holbruk do të deklarojë: “Serbët e aspirojnë Kosovën bazuar në një luftë të largët, e cila kushedi se si ka ndodhur dhe një Zot e di se a ka ndodhur”. Ndërkaq, sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit - Kondoliza Rajs, lidhur me të njëjtën luftë thotë: “...Serbët flasin për një betejë të vitit 1389, po e përsëris – të vitit 1389!!!”



Krijimi i Serbisë së madhe - Serbia e madhe u krijua me ndihmën e aleatëve të saj – Rusisë, Francës dhe Anglisë, në momente historike të caktuara, pa e respektuar fare, parimin historik, parimin etnik, parimin demokratik dhe atë të vetëvendosjes së popujve.

Në dëm të territoreve shqiptare, Serbia filloi të zgjerohet pas luftës ruso-turke (1877). Në këtë luftë, në të cilën Serbia luftoi në anën e Rusisë, Turqia doli humbëse. Për pjesëmarrjen në luftë, Serbia u shpërblye me toka shqiptare. Si rrjedhojë, filloi pastrimi etnik i trojeve shqiptare të krahinës ku bënin pjesë Nishi, Leskovci, Toplica, Prokupla.

Pas largimit të Turqisë nga Ballkani (1912) serbët, grekët, bullgarët dhe malazeztë filluan pushtimin e trojeve të njeri-tjetrit, e sidomos të trojeve shqiptare. Serbia pra, në Luftën e Parë Ballkanike (1912) i zgjeroi territoret e veta në hapësirat të banuara nga popullsi joserbe. Nën pushtimin serb ra gjysma e popullsisë shqiptare dhe e territorit të tij. Më 1913, gjatë Luftës së Dytë Ballkanike, vendet e Ballkanit luftuan kundër njëri-tjetrit, për ta ndarë krahinën me emrin antik Maqedoni. Edhe në këtë bellum omniem in omnes, Serbia u zgjerua në territore të banuara nga joserbë.

Pas luftës ruso-turke (1877), pas largimit të Turqisë nga Ballkani, përkatësisht pas dy luftërave ballkanike (1912-13) Serbia u zgjerua kryesisht në dëm të hapësirave etnike shqiptare si dhe në dëm të Maqedonisë. Nën sundimin serb ranë shqiptarët, maqedonasit dhe territore me popullsi bullgare. Pra, Serbia e madhe është produkt politikës ekspansioniste dhe i luftërave pushtuese të saj.

Pas Luftës së Parë Botërore (1914-18) dhe krijimit të Jugosllavisë së Versajës (1919-20), procesi i krijimit të Serbisë së madhe – u finalizua. Serbia në këtë kohë pretendonte të luante në skenën politike rolin e një Piemonti, që po i bashkonte në një shtet të vetëm të gjithë sllavët e jugut. Tani, nën pushtimin serb ranë: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Vojvodina dhe Sanxhaku. Nën sundimin serb ranë malazeztë, boshnjakët, myslimanët e Sanxhakut; në Vojvodinë - hungarezët, kroatët dhe gjermanët.

Ky është rast unik në historinë e Evropës, në mos edhe të botës, që një popull i vogël si serbët, të arrijë një zgjerim territorial kaq të madh.



Serbia në atë kohë pushtonte territore:



- të popujve të pambrojtur (siç ishin shqiptarët);

- të popujve, që sipas serbëve, ishin me identitet të diskutueshëm (siç i konsideronin maqedonasit, malazeztë, boshnjakët apo myslimanët e Sanxhakut);

- të popujve që u përkisnin shteteve - humbëse të luftërave (siç i konsideronin hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës).



Për ta krijuar Serbinë e madhe, serbët e shfrytëzuan konstelacionin apo raportin e forcave ndërmjet fuqive të mëdha të Evropës, në dy dekadat e para të shekullit XX. Vendet e ANTANT-ës, ku bënin pjesë Anglia dhe Franca, mbështetëset e Serbisë (dhe të Greqisë), ishin ngadhënjyesit e luftës botërore. Faktori antiserb ndërkaq – Gjermania dhe Austro-Hungaria ishin humbëse të luftës botërore. Ndërsa rusët, në bazë të përkatësisë - familjes sllavo-ortodokse, ishin dhe mbetën aleatë të natyrshëm të serbëve.

Me rastin e krijimit të Serbisë së madhe, Parisi, Londra dhe Moska nuk respektuan kurrfarë parimi: as parmin historik as parimin etnik, as parimin demokratik, as atë të vetëvendosjes. Serbia e madhe ishte produkt i komponimit të hartës politike të Ballkanit, sipas interesave të Parisit (dhe të Londrës), pas përfundimit të luftës botërore, në të cilën pala antiserbe - fuqitë e Boshtit Qendror - doli humbëse.

Duke qenë e përkëdhelur tejmase nga Parisi, Jugosllavinë e Versajës, Serbia do ta shndërrojë në dominion të vet.

Lajthitjet e serbëve qëndronin në faktin se forca e tyre kurrë nuk është bazuar në mundësitë reale të brendshme, por në mbështetjen nga faktori i jashtëm. Përveçse të dominojë mbi popujt që ishin përfshirë në shtetin e sllavëve të jugut, Serbia ka pretenduar të bëhet edhe faktor relevant në rajon. Ambiciet e serbëve për të dominuar në shtetin jugosllav apo në Ballkan, gjithmonë kanë qenë në shpërpjesëtim me mundësitë reale të tyre.

Problemi i serbëve mund të formulohet edhe si: ëndërr e madhe e njeriut të vogël. Serbia e pas luftës botërore, është një vend me shkallë të ulët të zhvillimit të përgjithshëm.. Në anën tjetër, dy popujt e tjerë shtetformues të Jugosllavisë së Versajës – kroatët dhe sllovenët, në krahasim me serbët, kishin shkallë ekonomike më të lartë dhe tradita kulturore më të mëdha. Serbia kishte dalë nga sundimi i të sëmurës së Bosforit – Turqia, ndërkaq Kroacia dhe Sllovenia kishin dalë nga sundimi i një perandorie të qytetërimit evropian, atj austro-hungarez.

Dhe ja paradoksi i parë: Serbët me civilizim më të ulët, qeverisnin dy popuj me civilizim evropian, siç ishin kroatët dhe sllovenët. Shpejt u pa se kreatura e Versajës – Jugosllavia, s’ishte veçse një sajim artificial i Parisit (dhe i Londrës). Ajo qëndronte mbi këmbë të argjilta. Paradokse të tilla nuk përpiheshin në Evropë, në shekullin XX, qoftë edhe në fillim të tij.

Të ballafaquar me një paradoks të këtillë, që në krye të herës, serbët hasën në vështirësi qeverisjeje. Për ta bërë të mundur dominimin e vet, filluan të përhapin idenë e jugosllavizmit, d.m.th. të krijimit të kombit jugosllav, gjë që nënkuptonte kombin serbosllav. Për ta kryer homogjenizmin etnik të sllavëve të jugut, ata filluan ndërtimin e shtetit sipas konceptit unitarist. Kjo do t’u siguronte atyre hegjemoni mbi popujt e tjerë.

Jugosllavia e Versajës kishte në kufij të vet tre popuj shtetformues: serbë, kroatë, sllovenë; si dhe popuj, të cilëve nuk u njihej kombësia, si: shqiptarë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, myslimanë të Sanxhakut, bullgarë, hungarezë, gjermanë.

Në këtë bashkësi sllavësh të jugut, kishte pra edhe popuj josllavë, siç ishin shqiptarët, hungarezët, gjermanët. Se kujt do t’i njihej kombësia dhe kujt jo, për këtë vendosnin serbët. Mbi të gjithë këta popuj sundonin serbët. Jugosllavia e Versajës ishte perandori serbe, që të përkujtonte atë të car Dushanit. Duke qenë se të gjithë popujt e saj, përpos serbëve, ishin të privuar nga të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore themelore, ajo u quajt burg i popujve.

Planet e ideologëve serbë për të krijuar kombin jugosllav, kurrë s’arritën të realizohen, pikërisht për shumë arsye:



- Procesi i krijimit të kombeve homogjene në Evropë kishte përfunduar qysh para disa shekujsh;

- Kombi homogjen nuk mund të krijohej në shekullin XX, siç pretendonin serbët;

- Kombi homogjen nuk mund të krijohej me masa represive, diskriminuese, administrative, opresive.



Një prej mënyrave më përkatëse të krijimit të kombit homogjen është integrimi i qytetarëve në shoqëri dhe jo margjinalizimi i tyre. Dihet mirëfilli se mund t’i integrohen shoqërisë minoritetet por jo edhe popuj të tërë. Popujt autoktonë asnjëherë nuk shkrihen dhe nuk heqin dorë nga identiteti i tyre. Kombi homogjen nuk krijohet në Evropën e shekullit XX apo XXI, siç pandehnin serbët. Kombi më homogjen në Evropë janë francezët, por ata këtë proces e kanë kryer para shumë shekujsh dhe jo në shekullin XX.

Turqia, Irani, Iraku dhe Siria, kurrë nuk do të mund ta shkrijnë popullin kurd në turq, iranianë, irakianë apo sirianë. Beogradi nuk mund ta krijonte kombin jugosllav, d.m.th. serbosllav, për arsye se serbët nuk kishin potencial të mjaftueshëm, as demografik, as ekonomik, as kulturor. Si të tillë, ata nuk posedonin forcë integruese dhe kohezionuese. Serbët, në çdo pikëpamje ishin nën nivelin e kroatëve dhe të sllovenëve. Popujt josllavë siç ishin shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët e Vojvodinës, kurrë nuk hiqnin dorë nga identiteti i tyre. Popujt me fe katolike siç ishin kroatët dhe sllovenët, kurrë nuk shkriheshin në jugosllavë me dominin serbo-ortodoks. Popujt me fe islame siç, ishin myslimanët e Bosnjës e Hercegovinës dhe të Sanxhakut, kurrë nuk shkriheshin në jugosllav me mbizotërim serb-ortodoks.



Duke qenë se shqiptarët nuk ishin sllavë dhe si të tillë asnjëherë nuk mund të integroheshin në bashkësinë e sllavëve të jugut, Serbia ndaj tyre ndërmori masat e pastrimit etnik, siç veproi Greqia ndaj popujve jogrekë. Realizimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Ankarasë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, e parandaloi edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndonëse procesi i shpërnguljeve u riaktivizua edhe pas luftës, në vitet ’50 dhe ’60 të shekullit XX.

Raporti ndërmjet popullsisë serbe dhe asaj joserbe në Jugosllavinë e kralit ishte diku rreth 30% ndaj 70%. Me fjalë të tjera, popullsia 30 përqindëshe e shtetit jugosllav, qeveriste - me diktaturë - sipas konceptit të aparteidit, popullsinë 70 përqindëshe të tij. Për ta zbatuar administrimin sipas konceptit të aparteidit, të gjitha potencialet e veta, serbët i përqendruan në forcimin e aparatit shtetëror represiv: ushtrisë, policisë, administratës, gjyqësisë, burgjeve.

Popujt e përfshirë në këtë amalgamë të shtetit unitarist dhe centralist i bënin rezistencë dominimit serb. Shqiptarët, duke mos qenë sllavë, konsideroheshin trup i huaj në bashkësinë e sllavëve të jugut. Ata ishin pjesë e panatyrshme e këtij konglomerati po aq të panatyrshëm. Për ta mposhtur qëndresën e shqiptarëve, të kroatëve, të sllovenëve etj., Pashiqi dhe karagjorgjeviqët vendosën mbi ta edhe diktatura. Beogradi i shkelte liritë dhe të drejtat e njeriut, mohonte ekzistimin e popujve të tërë, madje të popujve historikë dhe politikë, të popujve me tradita të mëdha, me shkallë të lartë të civilizimit, më të lartë se vetë sunduesit serbë.

Para këtij burgu të popujve, Parisi (dhe Londra) rrinin symbyllur. Serbët janë i vetmi popull në historinë e njerëzimit, të cilët në kuvendin e shtetit kanë vrarë deputet, për arsye se ai, në dhomën ligjvënëse, mbronte në rrugën politike, të drejtat e popullit të vet. Më 1928 një deputet i radikalëve serbë vrau në sallën e Kuvendit të Jugosllavisë deputetin kroat Milan Radiq.

Nacionalizmi serb determinoi primitivizmin dhe provincializmin e shkollës serbe, të shkencës serbe dhe të mendimit politik serb. Shkenca serbe nuk krijoi kapacitet për të ecur në hap me kohën, me shkencën evropiane apo perëndimore. Potencialet demokratike të shoqërisë serbe të Jugosllavisë së karagjorgjeviqëve, ishin minimale. Nën ndikimin e ideologjisë nacionaliste, shoqëria serbe e Jugosllavisë së Versajës, s’kishte forcë për të prodhuar mendim politik alternativ apo ide demokratike.



Megalomania serbe - Serbët e konsiderojnë veten popull më luftarak të Ballkanit. Sipas tyre, ata paskan bërë luftë antiosmane, “në mbrojtje të vlerave evropiane”, qysh para gjashtë shekujsh. Kjo betejë, që ka zgjatur vetëm një ditë, është instrumentalizuar - për qëllime nacionaliste dhe ekspansioniste - si asnjë luftë tjetër në histori. Dhe është shtrembëruar. Dihet mirëfilli se në këtë betejë, përpos serbëve, ka marrë pjesë edhe koalicioni i krishterë i popujve të Ballkanit, përfshi edhe shqiptarët. Serbët krenohen: me Kryengritjen I (1804-13), me Kryengritjen II (1814-15), me pjesëmarrjen në Luftën ruso-turke (1878), me Luftën e Parë Ballkanike (1912), me Luftën e Dytë Ballkanike (1913), me pjesëmarrjen në Luftën I Botërore (1914-18), me pjesëmarrjen në Luftën II Botërore (1941-44).

Për të gjitha këto luftëra, historiografia serbe jep të dhëna të diskutueshme. Serbët gjithmonë qenkan rreshtuar në anën e drejtë dhe në atë të ngadhënjyesve. Pseudo-shkenca serbe i ka stërmadhuar përmasat e këtyre luftërave, e ka glorifikuar rolin e serbëve në to dhe i ka shumëfishuar viktimat serbe. Duke qenë se roli i serbëve paskësh qenë aq i madh në luftëra dhe se çmimi që kanë paguar serbët, paskësh qenë shumë i lartë, rrjedhimisht edhe shpërblimi për serbët duheshka të jetë i madh. E ky shpërblim qenka dashur të jetë - krijimi i Serbisë madhe.

Me këto ide të mëdha se serbët janë popull luftëtar dhe i viktimizuar i Ballkanit, janë ushqyer breza të tërë serbësh.

Të ledhatuar nga qendrat politike evropiane të vendosjes, të përkëdhelur nga kancelaritë e fuqive historike të kontinentit, ngadhënjyese të luftës botërore – nga Franca (dhe Anglia), serbët zhvilluan ndjenjën e megalomanisë, të arrogancës dhe të mendjemadhësisë. Megalomania u ngulit në mentalitetin e tyre. Ata e shpallën veten popull i zgjedhur dhe hyjnor, me mision për t’i qeverisur, jo vetëm sllavët e jugut, por edhe popujt e tjerë të Ballkanit. Me arrogancë u thonin të tjerëve: Fol serbisht, që edhe Zoti të të kuptojë. Ose: Zoti, po serbët.

Për ta rritur potencialin e vet ekonomik, serbët ndërmorën shfrytëzimin e viseve joserbe të Jugosllavisë së kralit. Beogradi, në forma të ndryshme, shfrytëzonte Kroacinë (dhe Slloveninë), ndërsa viset e tjera joserbe, që i quante Serbi, i shndërroi në tregje kolonialiste. Për ta mbajtur këtë sistem kolonialist, doktrina serbe ndërtoi sistem juridik diskriminues, restriktiv dhe aparat represiv, duke vënë në veprim edhe masat opresive. Serbët u bënë zotër të Jugosllavisë dhe sundimtarë të pakontestueshëm të saj. Beogradi u bë metropol dhe u shndërrua në zonë tërheqëse për të tjerët, sidomos për malazeztë. Çdo i treti qytetar i Beogradit – thotë legjenda – është malazias. Në shkollën retrograde serbe u formuan pjesëtarë të popujve të tjerë të Jugosllavisë, përpos kroatëve dhe sllovenëve, të cilët i patën shkollat vetanake.

Shkolla skajshmërisht antishqiptare maqedonase është produkt i shkollës nacionaliste serbe.

Serbët janë popull me shprehi e tradita mesatare pune. Domethënë, nuk janë popull shumë punëtorë. Duke qenë të tillë, jo aq të zellshëm për punë, në një anë dhe duke i orientuar potencialet e shtetit kryesisht në forcimin e aparatit represiv, serbët kurrë nuk arritën të shënojnë zhvillim ekonomik efektiv. E gjithë Serbia, përpos Beogradit, mbeti pallankë e pazhvilluar.

Politika hegjemoniste serbe hasi në qëndresën e popujve të Jugosllavisë. Më 1934, në Marsej të Francës u krye atentat ndaj mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq. Për këtë vrasje u fajësuan nacionalistët kroatë. Sipas serbëve, pas këtij atentati po qëndruakan Berlini dhe Roma.



Dekomponimi i Serbisë së madhe - Më 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, u shemb Sistemi i Versajës. Bashkë me të, edhe kreatura artificiale e tij – Jugosllavia. Hegjemonia serbe filloi të dobësohet. Pas Luftës së Dytë Botërore lind Jugosllavia e AVNOJ-it (KAÇKJ – Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë), përkatësisht Jugosllavia Titos. Ideologjia unitariste, hegjemoniste, centraliste dhe etatiste serbomadhe, vazhdoi të jetonte. Kjo ideologji zgjati deri në vitin 1966, kur në ishullin Brioni të Adriatikut, u largua nga skena politike Aleksandër Rankoviqi-Leka (1909-1983), politikan me tetëvjeçare, i cili e kishte marrë në Beograd zanatin e zhguntarit (abaxhiut). Rankoviqi ishte simbol i unitarizmit, i centralizmit dhe i etatizmit serb. Largimi i tij nga skena, bëri të mundur federalizmin e Jugosllavisë, e cila deri atëherë ishte e federalizuar vetëm në letër.



Më 1974, me Kushtetutën e re, bëhet edhe një hap kundër dominimit serb, pikërisht në dy pikëpamje:



- e para, Serbisë së madhe i shkëputen Kosova dhe Vojvodina;

- e dyta, unitarizmit serb i jepet grusht vdekjeprurës.



Megjithëkëtë, serbët në Jugosllavinë e ANVOJ-it, nuk kaluan keq.



- E para, edhe në një Jugosllavi të tillë, federaliste, të gjithë serbët jetonin në një shtet;

- e dyta, Josip Broz Tito-ja, duke i shfrytëzuar antagonizmat e ndarjes së botës në blloqe si dhe kontradiktat midis dy super-fuqive (SHBA-së dhe BRSS-së) gjatë luftës së ftohtë, arriti të siguronte mbështetjen ekonomike, financiare, politike dhe ushtarake, si të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit.

Në vendet e botës së tretë, Josip Broz Tito-ja gjeti tregje, naftë dhe lëndë të para me privilegje. Por edhe në Jugosllavinë e Titos, si në atë të karagjorgjeviqëve, shumë popuj ishin të pakënaqur.

Në vitin 1967, akademikët serbë i penguan myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës që të identifikoheshin si boshnjakë. Për t’u mbrojtur nga atrofizimi serb, bashkëfetarët e Alija Izetbegoviq-it u promovuan në komb mysliman.

Në maj të vitit 1968, në metropolet evropiane – Paris, Londër, Berlin, Romë... shpërthyen protestat studentore. Shpirtdhënës i këtyre protestave ishte filozofi amerikan me prejardhje gjermane Herbert Markuze. Protstat u mbështetën nga elita intelektuale majtiste e kontinentit. Protestat e majit shpërthyen edhe në Beogarad dhe në Zagreb.

Regjimi komunist i Titos iu përgjigj studentëve dhe profesorëve të tyre në dy mënyra: me represion dhe me demagogji bolshevike.

Njëri prej animatorëve të protestave studentore, profesori i filozofisë në Universitetin e Beogradit Miladin Zhivotiq-i, më vonë kundërshtar i paepur i nacionalizmit serb, vdiq i anatemuar prej perëndive të luftës, në krye me kryezotin e luftërave - S. Milosheviq-in. Inspiruesi tjetër i studentëve, edhe ky profesor i filozofisë në po atë universitet - Mihajlo Markoviq-i, një gjysmë-intelektual, përfundoi në gërmadhat e hedhurinave të radilalëve sheshelistë.

Konsiderohej se Jugosllavia mund të ekzistonte vetëm në saje të raportit serbo-kroat të forcave. Për ta forcuar kohezionin jugosllav, u sajua edhe sintagma gjuhësore, me prapavijë politike, e ashtuquajtura gjuhë serbo-kroate, përkatësisht kroato-serbe, e cila kurrë s’u njoh nga shkenca kroate.

Në fillim të viteve ‘70 të qindvjeçarit XX, për shkak të shfrytëzimit të Kroacisë nga Beogradi, e ngriti zërin e protestës lëvizja masive kroate e njohur si MASPOK (Masovni pokret, 1971). Nacionalistët kroatë pyetnin: Ku shkojnë miliarda dollarë amerikanë të turizmit kroat?! Serbia s’kishte as det, as industri të përpunimit të naftës. Përveç kësaj, serbët nuk shquhen si popull shumë punëtorë. Vetvetiu shtrohej pyetja: Në ç‘mënyrë serbët, në veçanti beogradasit ia dilnin të jetojnë në një standard të lartë?!

Në atë Jugosllavi pra, të gjithë ankoheshin se janë të shfrytëzuar. E kundërshtonin, si Jugosllavinë e para vitit 1974, ashtu edhe atë të pas këtij viti. Kroatët dhe sllovenët shfrytëzues i konsideronin serbët, ndërkaq këta (serbët), për ngecjen e vet fajësonin republikat e veriut.

Një gjë dihej saktë: më të shkelur ishin shqiptarët, më e shfrytëzuar - Kosova. Në këtë periudhë, shqiptarët thonin: Trepça punon, Beogradi ndërton.

Edhe në këtë Jugosllavi (të AVNOJ-it), një pjesë e madhe e buxhetit shkonte për ushtrinë, për policinë, për shërbimet sekrete dhe për administratën përmasash vigane. Legjenda thotë se armata e Jugosllavisë së Titos, për nga forca e vet, paskësh qenë e katërta në Evropë. Pakënaqësia e popujve me Jugosllavinë e AVNOJ-it, dëshmon se ky shtet ishte sajim artificial, i ngritur mbi gërmadhat e Jugosllavisë së Versajës, kreaturë kjo, po aq artificiale e Fuqive Historike të Evropës – Moskës, Parisit dhe Londrës.

Faktor kohezionues i Jugosllavisë së AVNOJ-it, nuk ishte as Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ-LKJ), as e ashtuquajtura Armatë Popullore e Jugosllavisë. Figurë integruese e vendit ishte personaliteti i Josip Broz Titos. Kjo të lente të kuptoje se me vajtjen e tij nga skena, amalgama jugosllave do të zhbëhej. Qysh gjatë të ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare (1941-44) filloi të ndërtohej kulti i personalitetit të Titos.



Sfida e parë e zhbërjes së RSFJ-së erdhi prej shqiptarëve në vitin 1981.



-Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, ishin të pabarabartë;

-Kosova, edhe pse kishte pasuri nëntokësore, ishte skajshmërisht e pazhvilluar.

- Në bashkësinë jugosllave, shqiptarët ishin popull josllavë (Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë);

- Bashkësisë jugosllave, shqiptarët i ishin bashkëngjitur kundër vullnetit të tyre;

- Banorë të vetëm dhe të përhershëm të burgjeve jugosllave ishin kryesisht shqiptarët;

- Kujtesa historike nuk i lejonte shqiptarët për ta njohur legjitimitetin e shtetit jugosllav.

- Kufizimi me nënën Shqipëri, ua përkujtonte se ata të huaj ishin në këtë dhe.

- Jugosllavia për ta s’ishte veçse njerkë;

- Shqiptarët, ndonëse popull i tretë për nga numri, nuk e gëzonin statusin e kombit. Ndërkohë, komb konsideroheshin malazeztë, që ishin gjashtëfish më pak se shqiptarët. Për nga numri, shqiptarët ishin më shumë se sllovenët, se myslimanët e BH-së, se maqedonasit dhe se malazeztë. Megjithëkëtë, konsideroheshin qytetarë të dorës së dytë, ndaj përfshirjen në një bashkësi të tillë e shihnin si të panatyrshme dhe e konsideronin robëri.



Ringjallja e unitarizmit serb - Në vitin 1985 filloi në Serbi ringjallja e doktrinës serbomadhe. Qarqet akademike, universitare, intelektuale, klerikale, politike dhe ushtarake serbe u vunë në shërbim të idesë së madhe serbe. Akti i dramës tragjike po fillonte. Është koha post-titiste. Nacionalistët serbë vajtonin fatin tragjik të popullit të vet. Atë që serbët e fituakan në luftëra, e humbkan në paqe.



Fajtor i tragjizmit serb na qenkësh agjenti i Vatikanit - Josip Brozi, për arsye se:



- Në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it, të mbajtur në Jajce të BH-së, më 29. XI. 1943, ia paskësh marrë Serbisë: Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë;

- Më 1974, me kushtetutën e re, ia paskësh marrë Serbisë të dyja krahinat – Kosovën dhe Vojvodinën dhe i paskësh bërë pjesë konstitutive të federatës jugosllave, duke i barazuar de fakto me gjashtë republikat e tjera;

- Me kushtetutën e re, e paskësh federalizuar shtetin, duke i lënë kështu - në mëshirën e fatit - serbët e Kroacisë, të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Kosovës;

- Në Kroaci na qenkëshin ringjallur Paveliqi dhe MASPOK-u, në Bosnjë dhe Hercegovinë – muxhahedinët, në Kosovë – irredentistët;

- Serbët na qenkëshin viktima. Gjithmonë dhe kudo viktima. Të tjerët qenkëshin shtypës të tyre.

A s’të përkujton vallë kjo anekdotën midis ujkut dhe qengjit?!



Shkolla nacionaliste, primitive dhe provinciale serbe s’ishte në gjendje t’i parashikonte zhvillimet politike, demokratike dhe ekonomike në plan të gjerë. Më 1985-86 akademikët serbët nxorën një memorandum që parashikonte rikthimin në kohën e karagjorgjeviqëve. Ky memorandum me rreth 200 faqe, doli në janar të vitit 1986, si një libër anonim, d.m.th. pa asnjë emër të autorëve, ndonëse në të kishin punuar tetë akademikët më të njohur të ASSHAë. Midis tyre, edhe akademiku Lubomir Tadiq, baba i kryetarit të përtashëm të Serbisë – Boris Tadiq-it dhe mik i ngushtë i Dobrica Qosiqit.



Ky memorandum:



- mohonte federalizmin e Jugosllavisë, sipas Kushtetutës së vitit 1974;

- suprimonte autonomitë e dy krahinave – të Kosovës dhe të Vojvodinës;

- injoronte Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën;

- Jugosllavia duhej të rikthehej në unitarizëm, në centralizëm, në etatizëm dhe në dominion serb.

Si dikur, të shndërrohej në Serbosllavi. Rrota e historisë të kthehej prapa, në fillim të shekullit XIX, madje edhe thellë në mesjetë, në kohën e Dushanit. Të aktualizohej projekti kombëtar serb i vitit 1844 – Naçertanija e Ilija Garashanin-it. Të ringjalleshin idetë e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, të Jovan Cvijiq-it, të Vladan Gjorgjeviq-it (autor i librit antishqiptar famëkeq Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913). Të aktualizohet elaborati famëkeq Iseljavanje Arnauta i akademikut Vasa Çubriloviq, që e paraqiti në Klubin Kulturor Serb në Beograd, në mars të vitit 1937. Shkrimtari Dobrica Qosiq, i mbiquajtur babai kombit serb, akademik me shkollë të mesme bujqësore, ishte truri i memorandumit të sipërthënë.



Prishjen e baraspeshës politike, të vendosur në vitin 1974, veriu i vendit nuk e pranoi. Sapo doli në dritë, shkrimi i lartpërmendur u quajt nga kroatët dhe nga sllovenët nekrolog i Jugosllavisë.



Shembja e komunizmit (e pansllavizmit) - Në fund të viteve ’80 të shekullit XX, komunizmi d.m.th. pansllavizmi u shemb në përmasa planetare. Tani Serbia, si dikur me rënien e Sistemit të Versajës, e humbi mbështetësin e saj të fuqishëm. Raporti i forcave në Evropë dhe në planin global – ndryshoi. U krijua një konstelacion i ri, që nuk shkonte në favor të serbëve.



Me fjalë të tjera, kemi:



- Shembjen e komunizmit dhe shpërbërjen e perandorisë sovjetike;

- Shpërbërjen e Traktatit të Varshavës;

- Nga BRSS-ja e zhbërë doli një Rusi e pakonsoliduar;

- Rënien e murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë;

- Shpërbërjen e RSFJ-së;

- SHBA-në, si superfuqi të vetme;

- Zgjerimin e NATO-s;

- Zgjerimin e BE-së.



Në vitin 1991, Serbia i filloi luftërat pushtuese në ex-Jugosllavi, pa i përfillur rrethanat e sipërthëna.

Luftërat në Jugosllavi të viteve ’90, e sollën SHBA-në në rajon.

Humbësja e dy luftërave botërore – Gjermania, bëhej një prej faktorëve të rëndësishëm të zhvillimeve të reja gjeopolitike. Në vend që t’i vërenin ndryshimet që i sillte fundi i shekullit XX, inteligjencia serbe – tipike ballkanike – e bazuar në potencialin ushtarak serb, vazhdoi me idetë anakronike të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX. Ata e homogjenizuan shoqërinë serbe të pallankave dhe e ngritën atë në jogurt-revolucion dhe në balvan-revolucion. Miti mesjetar i betejës së Kosovës u ringjall si fantazmë. Kthim prapa s’kishte.

Si reagim, republikat e veriut morën hapin e shkëputjes nga kthetrat e Beogradit. Politika populiste serbe dhe retorika luftënxitëse u shndërruan në agresion luftarak. Kreatura artificiale shpërbëhej në gjak. Tani, animatorët serbë të luftës do të thonë: Serbia shtrihet deri aty ku ndodhet varri i fundit i serbit. Etërit e kombit, shumë prej tyre gjysmë-intelektualë, do të tentojnë ribërjen - me luftë pushtuese - të Serbisë së madhe të vitit 1913, përkatësisht të vitit 1918. Nëpërmjet armatës pushtuese jugosllave, gjithmonë të komanduar prej serbëve, Serbia luftoi kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Jugosllavia, ky sajim më artificial që njihte historia e botës – u varros përgjithmonë. Luftërat e sipërthëna të Serbisë për territore të huaja, dështuan radhazi. Vitet ‘90 të shekullit XX janë turpi i historisë serbe.

Para kësaj golgote të popujve, Evropa plakë, e sidomos Franca e kohës së Fransua Miteran-it - i mbylli sytë.

Jugosllavinë, në të cilën të gjithë serbët jetonin në një shtet, e shkatërruan pikërisht serbët. Ata shkaktuan 250 mijë të vrarë, mijëra të plagosur, të zhdukur dhe miliona refugjatë dhe dëme materiale. Ata serbë që nuk mendonin si etërit e kombit, i përpinte errësira. Shpejt pas këtij dance macabre, falangat e Sheshelit dhe të Milosheviqit do ta ekzekutojnë edhe kryeministrin demokrat – Zoran Xhinxhiq-in.

Serbia nuk deshi të kuptonte se Sllovenia, Kroacia dhe tre milionë shqiptarë ishin kafshatë që s’do të mund t’i gëlltiste.

Serbia ishte e vogël për të qenë e madhe.

Tragjedia e serbëve qëndron në faktin se elita akademike dhe politike e tyre asnjëherë nuk e kuptoi se Serbia, më parë se produkt i realitetit historik të brendshëm, ishte sajim i faktorit të jashtëm, në momente historike të caktuara.

Për disfatën që pësuan, irracionalistët serbë fajësuan Vatikanin, Berlinin, Vjenën, CIA-në, si dhe agjentin e Vatikanit - Titon, kufomën e të cilit deshën ta zhvarrosnin për ta hedhur në Sutjeskë apo në Kumrovc.



Procesi i shpërbërjes së Serbisë së madhe ende s’ka përfunduar. Serbia me Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), me Vojvodinën ku jeton popullsia autoktone hungareze dhe 26 minoritete të tjera, me Sanxhakun të banuar nga myslimanë dhe me bullgarët në juglindje të vendit – vazhdon të jetë e madhe. Edhe vetë serbët thonë: Kështu si ia kemi nisur, një ditë do të reduktohemi në Pashallëk të Beogradit.



Për dëmet e bëra gjatë një shekulli:



- Serbia duhet të dalë para gjykatës ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit;

- Kuvendi serb duhet t’u kërkojë falje popujve të ish Jugosllavisë, e në veçanti shqiptarëve;

- Të paguajë reparacion lufte si dhe dëmshpërblim për politikën shekullore kolonialiste dhe gjenocidale;

- Duhet të lindë një Orhan Pamuk serb, i cili i mbrojti kurdët, që ky popull të mund të përjetojë katarzë.

Dikur Serbia e injoroi Kosovën-Republikë, tani do të duhet ta njohë Republikën e Kosovës.

Mbështetës të vetëm të Serbisë sot janë Zhirinovski, ish agjenti i KGB-së – Putini, Fidel Kastro-ja, Koloneli Muamer el Gadafi, Hugo Çavezi, kryetarja e Partisë Komuniste Greke – Aleka Paparija dhe Vietnami.

Popujt thonë: Më trego me kë shoqërohesh, të të tregoj se kush je!

Nga sa më sipër shihet se Serbinë e mbështesin sot elementet më të diskredituara të historisë dhe të rruzullit. Qarqeve intelektuale dhe politike të Beogradit u vjen turp t’i tregojnë popullit të vet se kush janë ithtarët e Serbisë sot. Për serbët duhet të jetë indikativ fakti se nacionalizmi serb nuk përkrahet madje as prej aleatëve të dikurshëm të tyre.

Rruga e serbëve drejt humbëtirës vazhdon me V. Koshtunicën, me Nikoliqin dhe B. Tadiqin. Serbia me ta po shndërrohet në koloni të re të Rusisë në Ballkan. Moska nëpërmjet tyre synon t’i realizojë aspiratat gjeostrategjike të ariut të veriut në rajon. Perspektiva e rinisë serbe është shpëtimi prej konvulsioneve nacionaliste dhe integrimi perëndimor.



Serbia do të demokratizohet:



- kur të heqë dorë nga ëndrrat garashaniniste dhe

- kur interes kombëtar i saj të jetë integrimi në strukturat euro-atlantike.



Njohja e pavarësisë së Kosovës si dhe e tërësisë tokësore të saj, është conditio sine qua non i demokratizimit të Serbisë dhe i integrimit të saj në NATO dhe në BE.



Proceset historike të sipërthëna janë të favorshme për shqiptarët dhe të disfavorshme për serbët. Faktori proshqiptar, në Evropë dhe në planin global, është mbizotërues. Shekulli XXI është shekull i shqiptarëve. Këtë moment historik të papërsëritshëm, shqiptarët duhet të dinë ta shfrytëzojnë.

Shën Valentini për mamanë


Albana Lifschin




Gjëja më e çvidhosur për mua kur erdhëm në fillim në Amerikë ka qënë “Shën Valentini” i parë.
Atë mbrëmje im bir më kërkoi 100 dollarë se ”reston e kishte vetë”. Ia dhashë e vështrova nga vajza. Edhe ajo po pispillosej në pasqyrë, gati për të dalë.
- Po ti moj, ku do vesh? Edhe ti je “Valentinë “sot?

- Jo nuk jam “Valentinë, por e kemi lënë të shkojmë në një restorant me shoqet , o ba!
- Do me thënë edhe ti do para.
- E po si thua ti, mos të shkoj? Vetëm një pesëdhjeçe dua.. ë të keqen!
Më kërkonte 50-çen çupa sikur të qe 50 lekë më të Shqipërisë dikur e jo 50 dollarësh me të Amerikës që më binte bretku për t’i bërë…
Djali e vajza ikën e unë mbeta vetëm me time shoqe.
- Po ne ç’do të bëjmë o grua? Thashë se mos ndoshta donte edhe ajo të dilnim në ndonjë lokal jashtë për Shën Valentinin. Po gruaja ime është ëngjëll. Gjithmonë m'i lexon mendimet.

-Eh, neve s’na duhen para “për të bërë dashuri”, do rrijmë në shtëpi. Kam kaq punë këtu rrotull. Të kujtohet ajo shprehja ”Sa ditë e bukur sot për të larë lëveret?
Doemos më kujtohej. Ia kisha treguar sime shoqe atë barcaletë që ditët e para të fejesës tek shkonim lart, nga kisha. Atëhere, në kohët tona, u kujtohet edhe juve besoj, po të të thoshte dikush “isha tek kisha, apo “do shkoj tek kisha” nënkuptohej se kishte qënë në takim. Domethënë kishte bërë apo do vente për të bërë dashuri. Mendo kur të thoshin në mëngjez herët në punë: Ore, më duket se të pashë mbrëmë andej nga... kisha.

-Vërtet ? Pse edhe ti atje ishe?
Në fakt askush s’shkonte tek kisha e Shën Prokopit për te bërë dashuri. Kisha kishte mbetur si godinë e harruar, pa asnje funksion kishërie për njerëzit, por as edhe me ndonjë funksion strehe dashnorësh. Qe thjesht si pikë referimi. Atë kohë kur ne jetonim një jetë pa kisha e xhami, kisha e Shën Prokopit përkthehej si kodra e liqenit ku shkonin rinia.
Dhe doemos atëhere s’kishim Shën Valentin e s’na duhej as Valentini as Valentina. Mund te ishte Drita, Meremja, Zana, Valbona të gjitha rrezatonin dashuri tek ngjiteshin lart nga kodrat dhe kjo ndodhte çdo dite të bukur me diell a me hënë, behar a dimër se dashuria e ka ngrohtësinë me vete.
Mirëpo këtu në këtë vend ku punojmë aq sa s’kemi kohë të marrim frymë, ekziston një ditë në pikë të shkurtit si për të na thënë ” Ej, çlodhuni o njerëz sot e po mundët kujtohuni edhe për një çikë dashuri”.
Kështu fëmijët e mi dolën e ime shoqe, meqë “shyqyr që kishte pak kohë, mblodhi gjithë “lëveret” të lara e të palara e i futi në thesin e lavanderisë dhe zbriti poshtë në bodrumin e builldingut ku janë instaluar ca lavatriçe.
Atë kohë ra telefoni. Ishte Gaqua, komshiu ynë. Jetonte vetëm me nënën në një apartament dy kate më lart nga ne. Qe martuar e divorcuar e s’kishte gjë në terezi për tu martuar së dyti. Fliste nga celulari. Më pyeti se ç’po bënim.
- Hiç, i thashë, po rrijmë kot. Fëmijët dolën për Shën Valentinin.
-Epo, po ndaloj një çikë aty tek ju,- tha ai. E mora me mend që do qe duke u kthyer nga puna atë kohë.“E po mirë thashë me vete, ja tek po bëjmë edhe një dorë domino.”
Gaqua hyri duke nxjerrë nga një çantë e madhe plastike një buqetë me trëndafila. Unë hapa sytë. Po kjo?
-Është për Shën Valentinin,- tha.
“Gaqoja më së fundi e paska mbërthyer një çupë”, thashë me vete
-Hë..hajër..

-Jo, mo, jo. I solla për tët shoqe. Ku e ke Dritën?
S’po merrja vesh. Lule nga Gaqua për gruan time në Shën Valentin?
Gaqua duket e lexoi habinë time e u nxitua të më tregojë se qe shtrënguar ta blente atë buqetë me trëndafila tek dyqani pranë punës, se të gjithë kolegët amerikanë ashtu po bënin e ky s’deshte të dallohej si dhia mes dhënve. Tamam, tamam qe pikërisht kolegu i zyrës që bashkë me buqetën e tij kishte blerë edhe një për Gaqon. Gaqua e kishte falenderuar buzë a gaz duke i thënë se edhe ai e kishte atë buqetë për të ëmën. Por kur qenë ndarë, rrugës për në shtëpi nuk ishte i sigurtë ç’të bënte me të. Grua jo, të dashur jo e jo. Kujt t’ja jepte? Nënës 75 vjeçe? Ç’të bënte? T’a kthente buqetën e posablerë?? Do ta habiste luleshitësen. Kështu që mori rrugën për shtëpi me tufën e trëndafilave në duar.

-Pata hall se do çudis plakën o vlla. Do më thotë” Hajt lipsu, s’je kujtuar të më sillje lule kur ke qënë në Shqipëri e po më sjell këtu.. Edhe për ç’farë pa? Për Shën Valentinin! Të kanë rrjedhur mor bir?
-Po mirë o Gaqo, e marr vesh, po tani do të çuditësh time shoqe?
Gaqua hapi krahët si fajtor. Qe vërtet nje buqetë shumë e bukur me trëndafila të freskët , të kuq.

Unë pashë reth e rrotull. Mbi tavolinën e mesit Drita mbante një vazo me lule artificiale. I hoqa ato e në vend të tyre futa trëndafilat e Shën Valentinit që Gaqua , komshiu ynë i mire, ia bënte dhuratë aksidentalisht gruas sime.
Trëndafilat bën efekt të çuditshëm tek ime shoqe . Ajo pandehu se i kisha porositur unë si surprizë për të.
-Uaa! Ti je i mrekullushëm. Ty s’të ka kush! Thirri ajo sa i pa e më zuri për qafe e më puthi në sy të Gaqos.

Jo vetëm kaq, por u kthye me krenari nga ai e tha:
- Hë mo, thuaj gjen një tjetër burrë më të mirë se ky i imi në lagjen e shqiptarëve këtu rrotull? Dhe i ngriti trëndafilat nga vazoja, e i tha Gaqos të na bënte nje fotografi që ta kishim kujtim për Shën Valentinin, ja ashtu me me buqetë në duar.
Të nesërmen në darkë, Gaqua më bën një telefon e më thotë:

- Ore e di ç’më ndodhi mbrëmë me mamanë, mua? Pasi më shtroi darkën më tha: “ Po edhe ti o bir, si s’u kujtove t’i sillje ca lule nënës sate sot, si gjithë bota. Shikoja njerëzit nga dritarja me lule nëpër duar. Një tufë lule do na kishte zbukuruar shtëpinë sot. Ja edhe kjo gjitonja jonë, mosha ime, e mbytën mbesat me trëndafila!
Mua më mbeti luga në gojë …

Albana Lifschin
Tregimi eshte marrë nga libri me tregime “Ura mbi Oqean"/ Globus/2008

http://albanalifschin.tripod.com/index.html

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!


Mbyllim dyert dhe serish shkojmë në shtëpinë e Bedriut.
Po shumë jemi!
Vetëm në odë numërova tridhjetë e dy burra, djem e pleq. Në dhomat tjera
janë mbi njëqind fëmijë,vajza, gra dhe plaka. Jemi mbyllur në këtë shtëpi
dhe po qëndrojmë sikurse të robëruar.
Qëndrojmë dhe presim, presim (jo
insh’Allah) më të keqen. Presim çka do të ndodh me neve, jo vetëm në këtë
shtëpi, çka do të ndodh me ata nëpër shtëpitë tjera, çka do të ndodh me ata
nëpër qytete tjera, me ata maleve e përrenjve, çka do të ndodh me tërë
Kosovën?!
Ora është dhjetë e gjysmë. Vështroj burrat dhe djemtë . Të gjithë, ama bash
të gjithë janë të zbehur, të dërmuar e të brengosur. Secili ka gajlen e
vet: Baballarët për fëmijë, fëmijët për prindër.
Eu se ç’na gjeti! Po ditë të vështira pritëm! Po u marrim lakmi
të vdekurve.Po për Zotin, lakmi po u marrim (!)
Në momentin kur po vështroj të pranishmit se si duken dhe ç’ u sillet në
kokat e tyre u dëgjua një shpërthim tronditës. Të gjithë, instinktivisht
mbuluam kokat me duar sikur të mbrohemi nga rrënimi i shtëpisë. Pas pak
qeshëm me njëri tjetrin për “reflekset” që treguam. Kuptuam se kjo
bubullimë erdhi nga raketa e NATO-s. Na u duk sikur u godit ndërtesa e
SPB-s. Por jo. Caku i goditur kishte qenë një depo e ushtrisë serbe prapa
ndërtesës së policisë. Dalim në oborr për të parë. Shohim një re tymi të
zezë që e mbuloi qytetin. Artileria serbe s’u ndie. Me siguri janë strehuar
nëpër strehimore. Më pas u dëgjuan edhe aeroplanët por kësaj here nuk
lëshuan bomba në Ferizaj. Ora është njëzet e katër. Në këtë kohë shtruam
çajin . Pimë të gjithë por nuk flet asnjëri.
Qetësi jashtë , qetësi brenda..
Ka filluar
dita e mërkurë,31 mars, 1999.
Disa të rinj kanë filluar të flenë, disa të tjerë, duhanxhinj,
dredhin duhan dhe ngjisin cigare me cigare. Mua s’ më flihet. Dal tek rojet
e rrugës. Ishin katër: Aliu, Avdyli, Muharremi dhe Fatoni. Janë shumë të
qetë. Fare nuk frikësohen. Kthehem brenda, gjej një hapësirë të vogël afër
stufës , bie për të fjetur pak.
*
Në orën shtatë zgjohemi nga gjumi. Kthehen edhe rojet.
-Për çudi,- thanë rojtarët,- ishte nata më e qetë që nga 24
marsi. Asnjë plumb nuk u shkrep pas orës dymbëdhjetë.
Mirëpo, rreth orës tetë e gjysmë situate tensionohet në mënyrë dramatike.
Thonë se në qytet ka forca të shumta ushtarake, policore e paramilitare. Po
vendosin postblloqe nëpër rrugë të ndryshme dhe po e bllokojnë popullatën.
Një postbllok e vendosën në rrugën tone, një në rrugën “E .Duraku dhe një në
“M. Popoviq”. Postblloqet i paskan ndërtuar me thasë të çimentos. Ato
qenkan në formë të gjysmë rrethit ku qëndruakan katër deri në gjashtë
ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë. Nuk lejohet asnjë dalje e as hyrje në
rrugë. Bllokohemi për së gjalli. Futemi në rrethim. Disa bëhen gati për të
ikur me çdo kusht, sidomos refugjatët që ishin me ne. Me siguri, këta nga
përvoja që kanë, dinë më mirë se çka po gatuhej.
Sinaverja me Ibadetën kishin vendosur për të ikur. Ato m’ u lutën t’ua jap
Muharremin meqë nuk kanë asnjë mashkull për t’iu ndihmuar fëmijëve të
Ibadetës.
Nuk pata guxim ta refuzoj kërkesën e tyre. Për dy minutë e bëmë gati djalin.
Nisemi.Kalojmë prej oborrit në oborr, dalim në rrugën “E. Duraku”, bëjmë
një cik-cak dhe dalim te stacioni i trenit. Turma e njerëzve më trishtoi. Po
shumë ishin! Rreth orës nëntë erdhi një kompozicion shumë i gjatë. U ndal.
Treni u mbush shumë shpejtë. Muharremi m’ u hodh në qafë. Më shtrëngoi
sikurse unë atë. S’folëm asnjëri. Na mungonin fjalët.
Ka mundësi të mos takohemi kurrë më, ka.
Niset treni drejtë Hanit të Elezit.
Pale a do të shkojnë të gjithë?
Zoti qoftë me ta!
Disi arrita në shtëpi por tepër i dëshpëruar. Fqinjët më rrethuan në të
gjitha anët. Më shtrojnë lloj-lloj pyetjesh. Disponimi i tyre është nën
minimum. Numri i banorëve po zvogëlohet prej çasti në çast. Po dobësohemi.
Është ora dy pasdite. Një grup ushtarësh serbë (për here të parë) futen në
rrugën tonë. Dëbojnë të gjithë banorët e shtëpive deri tek shtëpia e Beqir
Çorrollit. Kjo pjesë e rrugës shpallet zonë ushtarake. Spitalin e
kirurgjisë të Ismet Bibës e uzurpojnë kurse personelin mjekësor e dëbojnë me
dhunë.
-Unë, -thotë Ismeti- reagova tek një epror ushtarak. I thash, spitali
është pronë e imja, se disponoj leje për punë , se të gjitha obligimet ndaj
shtetit i kam kryer me rregull, prandaj ky veprim është i padrejtë. Shiheni
se ç’ më tha eprori: “Nëse jeni të sëmurë, unë jam mjek, madje specialist,
ju shëroj për një minutë, e nëse jeni shëndosh, ik,ik! Kjo është pasuri e
Serbisë, more vesh?! “- Për çudi dola nga spitali im në këmbët e mia. Po
çuditem me vetveten: Si është e mundur e të mos jem i sëmurë?!- rrëfeu
pronari i spitalit..

Edhe barnatorja private që ishte ngjit me spitalin, thyhet dhe të gjitha
barërat i fusin në spital. Sjellin edhe shtretër në katin e tretë. Tamam
spital ushtarak. Nëpër shtëpitë rreth spitalit si të Hoxhës, Bekimit,
Skënderit ,të Mustafës, vendoset ushtria serbe. Kjo është rruga jonë : me
spital ushtarak, postbllok dhe përplot ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë.
Edhe kjo na gjeti!
Nata po afrohet shumë shpejtë. Gjendemi në rrethana edhe më të ndërlikuara.
Marrim vesh se treni qenka kthyer nga Hani i Elezit pa asnjë udhëtarë. Të
gjithë paskan dalë matanë pa kurrfarë problemi- “Pse s’dolëm edhe ne ?”-
pyesin disa.
Disa burra e djem qëndrojnë para derës sime dhe bisedojnë për situatën në
këto çaste të jashtëzakonshme.
-Po vijnë, po vijnë!,-foli dikush.
-Brenda! – i urdhërova të pranishmit.- Unë dhe Bedriu do të flasim me ta.
Erdhi një veturë e kuqe pa targa .U ndal para nesh. Nga vetura dolën pesë
tigra të armatosur. Njëri prej tyre,ndoshta është epror, shkëputet dhe na u
drejtua:
-Ç’ bëni këtu!?
-Po bisedojmë, fqinjë jemi,-foli Bedriu.
-Për luftën ,ë? Mos doni të luftoni edhe ju?
-Jo zotëri, jo,- i them me zë të qetë.
-E di, e di se për luftën po bisedoni,-na tha.
Pastaj na pyeti për emrin e rrugës, numrin e shtëpive, numrin e banorëve.
I treguam se rruga quhet “S.Kovaçeviq”, se ka 96 shtëpi e numri i banorëve
është përafërsisht 800 frymë. Këto të dhëna janë shumë të sakta, por ia
bëmë me dije se disa banorë të pjesës së poshtme të rrugës tanimë nuk
janë në shtëpitë e tyre. Ata janë tubuar nëpër shtëpitë këtu rreth nesh.
Për banorët e Jezercit,të Shtimes e të Deçanit që kishim strehuar kaherë,
nuk u treguam fare.
-E di,- tha dhe vijoi- Ne nuk flasim shumë,-nisi ta ngrit zërin,-Erdhëm
t’ua bëjmë me dije: Nesër të mos u shohim këtu. Shkoni ku të doni. Edhe më
qartë: (Gubite se!) Hupni! (Razumete ?! ) Kuptuat ?!- na urdhëroi, u futën
në veturë dhe shkuan drejtë postbllokut.
Të dy mbetëm pa fjalë.
E pritëm edhe urdhrin për dëbim .
Po pra!.

U futëmi në odën e Bedriut i cili duke hyrë nisi ta këndojë një këngë:
“Hajde - hajde mori vashë, po vjen puna tuj u trashë!”
Nisëm bisedën. Tema po dihet. Mundësi për të bërë rezistencë s’kemi. Të
vritemi tok me fëmijë nuk bën. Thënë më mire, nuk guxojmë të bëjmë
vetëvrasje kolektive. Fundi i fundit,detyrë parësore e çdo kryefamiljari
është t’ a shpëtojë familjen e vet. Urdhrin e kemi marrë. Për t’u
larguar po shihet se duhet të largohemi patjetër, po ku të shkojmë, në ç’
drejtim, në katunde apo drejtë Maqedonisë? Disa janë të mendimit për të
shkuar në Pojatë, Rahovicë, Mirosalë ose edhe në Sllakovc, por shumica ishin
për në Maqedoni. Katundeve që u përmendën mund t’ju vjen radha sikurse na
erdhi neve. Pra, më mire të ikim njëherë se sa disa herë, siç po u ndodhë
banorëve të Jezercit, të Reçakut, Shtimes e të tjerëve. Në fund,
vendosëm për të shkuar drejtë Maqedonisë, që nesër, me trenin e parë.
Vendimin që morëm dikush ua përcolli fëmijëve matanë. Ndjeva një zhurmë
gazmore, jo vetëm tek fëmijët(!).
Nuk kanë fije faji. Me stoicizëm të paparë përballuam rrahje, kidnapime,
granatime , djegie, vrasje e masakra. Për një kohë të gjatë jetuam nën
ankthin e vdekjes, dhe ç’ vdekje se!- nga thika e shkaut!.
Po, e pritëm edhe këtë ditë, ditën kur po duhet kthyer shpinën shtëpisë,
pasurisë, qytetit, Kosovës, ditën kur po duhet kthyer shpinën varreve të
parëve tanë, ditën kur do të nisemi në drejtim të panjohur, në udhëtim të pa
cak(!)
Po. Edhe kjo na ndodhi!
*
Është ora dy pas
mesnate,e enjte, një prill, 1999.
Shumica tanimë kanë fjetur . Unë me ndihmën e një qiriu shënova në fletoren
e Albanës ngjarjet kryesore të ditës që sapo iku. Gjeta një zbrazëtirë të
vogël, rashë për të fjetur nëse më merr gjumi, por s’po e besoj..

Kapitulli i tretë
IKJA E PARË

Ora është gjashtë.
Mëngjes i ftohtë i një prillit të vitit 1999.
Të gjithë janë zgjuar. Ne që kemi shtëpitë këtu shpërndahemi,
shkojmë nëpër shtëpitë tona. Tubojmë çakla të nevojshme për rrugëtim të
panjohur. Vishemi me rroba të trasha se, ku ta dimë, mund të ndodhë të
kalojmë net të tëra nën qiellin e hapur në shi apo edhe borë. Marrim edhe
ushqim ngase ka mundësi të mos takohemi me bukën me ditë të tëra.
Unë, gruaja dhe dy djemtë jemi në kuzhinë, sikur duam të përshëndetemi me
të,sikur dëshirojmë t’ia themi lamtumirën, por nuk mundemi e as nuk
dimë. Me mallëngjim vështrojmë të gjitha orenditë në kuzhinë, në dhomën e
fjetjes dhe në odën e miqve. Të gjitha janë pjesë e djersës dhe e shpirtit
tonë. Na dhimbsën. Mbi një tavolinë shoh një lule në saksi, m’ u duk sikur
lulja më kërkon ujë ( më besoni i dhashë ujë ), ku ta di, ndoshta kurrë më
nuk do të ujitet.
Të gjitha këto të mira materiale më duken sikurse krijesa të gjalla, sikur
na luten të mos i lëmë në vetmi, sikur frikësohen, sikur qajnë…,
Ne qajmë. Qajmë sepse këtu ishte çerdhja jonë, këtu u lindëm, këtu u
rritëm, këtu qeshëm, këtu u ngrohëm. Qajmë sepse kjo ishte pasuria jonë e
arritur me mundin e tim at, me djersën time, me djersën e tim bir, Ymerit,
i cili vajti në Gjermani vetëm e vetëm për t’ a begatuar shtëpinë me këto
të mira të cilat, ja, mu tash po i lëmë në vetmi, po ua kthejmë shpinën, po
i lëmë pa jetë. Të tërat më duket se po vdesin.
Dalim. Mbyllim dyert edhe portën e oborrit. Jemi në sokak. Këmbët na
dridhen, na merren mendtë. Mu bë sikur thërrasin shtëpitë, oborret, sikur
na lusin: “Rrini, rrini ju lutemi! Mos na braktisni! Mos na i ktheni
shpinën! Ne ju rritëm, ju ruajtëm nga bora e shiu, nga dielli e vapa, ku po
shkoni?! Edhe ne i urrejmë barbarët . Ata do të na djegin , do të na
masakrojnë(!) Kthehuniii (! ! !) “
Sokaku është i mbushur përplot burra, gra, djem e vasha, fëmijë, plot. Të
rriturit janë të ngarkuar me çakla, disa kanë fëmijë në krah, disa bartin
të sëmurët madje edhe të paralizuar.
Pamje shokante.
Qajnë gratë, qajnë vashat,qajnë nuset, qajnë djemtë , qajnë fëmijët, ne
burrat u ndihmojmë, kuptohet, në vajë.
Qenka e dhimbshme shtëpia,qenka e dhimbshme pasuria, qenka i dhimbshëm
VENDI.
Ora është tetë. Nisemi(!). Radhitemi në kolonë sipas familjeve. Ecim si të
verbër . Kokat na mbesin të kthyera nga shtëpitë. I lëmë ato të pa jetë.
Ecë kolona.
Dukemi sikur përcjellim funeralin e ndonjë të vdekuri. Shkojmë drejtë
postbllokut të ushtrisë serbe. Na zmbrapsin.” Na drugu stranu!”(“Në anën
tjetër!”),-na urdhërojnë.
Kthehemi prapa.Vazhdojmë drejtë rrugës “Skënderbeu”, në “G . Terbeshi”, “E
.. Duraku”, lakojmë në të majtë, dalim në “V. Gërvalla” dhe arrijmë para
stacionit të trenit.
Hapësira, para stacionit, i ngjason një deti ku derdhën një mori
lumenjsh .
Nga të gjitha anët vijnë kolona njerëzish. Tubohen brenda binarëve të
hekurudhës.
Po shumë janë!.

Padyshim një e katërta e numrit të banorëve të qytetit, beli po!
Forcat ushtarake, policore e paramilitare me lloj-lloj uniformash bredhin
nëpër turmën e njerëzve me shumë arrogancë. Njerëzit janë tepër të
kujdesshme. Ua lirojnë kalimin me shumë kujdes në mënyrë që të mos nxitet
ndonjë incident, se, në këtë moment na mungon vetëm ky. Presim . S’vjen
treni, vonohet shumë. Thonë se akoma s’është nisur nga Fushë Kosova.
Njerëzit ulen nëpër binarë, në tokë, në rërë, qëndrojnë ballë-përball me
njëri tjetrin. Nuk bëjnë zhurmë. Presin, presin.
Sirenat alarmojnë rrezikun nga avionët e NATO-s. Forcat ushtarake, policore
dhe civilët serbë vrapojnë si pa kokë drejtë strehimoreve. Ne s’ua vëmë
veshin këtyre alarmeve. Kthejmë sytë drejtë qiellit. I përcjellim avionët me
dashamirësi. Ata kalojnë mbi ne, shkojnë në drejtim të veriut. Kalon rreziku
i bombave. Serbët dalin nga birucat e tyre dhe futen në turmë duke na
provokuar serish. Ne s’u japim shkas , durojmë.
Më në fund u duk lokomotiva e trenit. E hapëm binarin gjegjës. Treni
fishkëlloi dhe me shpejtësi të madhe çau masën në dysh por s’u ndal .Ishte
tepër i gjatë dhe i stërmbushur me të dëbuar. Iku drejtë jugut.
Po tash?!
Në stacion pohojnë se pas pak do të vjen tren special ose treni që sapo
shkoi do të kthehet nga Hani i Elezit deri në Ferizaj dhe do t’ i shpie
ferizajasit drejtë Maqedonisë.
Ora ka kaluar dymbëdhjetën. Fëmijët kanë filluar të qajnë. Janë të uritur
por edhe të lagur. Papritmas vjen një kolonë autobusësh. Parkohen aty, para
stacionit të trenit. Njerëzit turren drejtë tyre. Marrim vesh se ata janë të
dedikuar për të dëbuarit. Kushti i pare për të hyrë në autobus është 30
dem(!) për person.
Shkaktohet rrëmujë e paparë bri autobusëve. Mbushen ding. Niset kolona e
autobusëve drejtë Hanit të Elezit. Shkojnë.
Vini re shtetin “demokratik” të Serbisë!:Me dhunë dëbon shqiptarët nga
vatrat e tyre dhe edhe në këtë moment i plaçkitë në mënyrën më perfide duke
ua marrë nga 30 dem. Kjo i ngjason sikur të vdekurit t’i merret qefini.
Vijnë edhe katër autobusë tjerë. Tollovi. Edhe këta mbushen shumë shpejtë.
Turma nuk pakohet fare. Sikur të mbushësh një kove ujë në pus.
Presim, vetëm presim.
Rreth orës katërmbëdhjetë kthehet treni nga Hani i Elezit pa asnjë njeri.
Ia lirojmë rrugën. S’u ndal, shkoi drejtë Fushë Kosovës. Ku ta dimë ne se sa
të dëbuar presin atje siç presim ne këtu. Marrim vesh se drejtë Ferizajt
është duke ardhur treni i paralajmëruar (pa orar). Kemi durim, e presim.
Rreth orës pesëmbëdhjetë, treni ndalet në stacion. Ai është tepër i gjatë:
lokomotiva është te Xhamia e Re kurse fundi te Xhamia e Madhe. Tren kaq të
gjatë nuk kishim parë asnjëherë. Në të dyja anët njerëzit i sulen trenit.
Dyert nuk hapeshin, e nëse me forcë hapesh ndonjëra, brenda s’ke ku ta vesh
as gjilpërën e lere më të futet njeri brenda. Pamë edhe njerëz mbi njerëz.
Nuk hyri asnjë ferizajas. Treni niset shumë ngadalë me atë barrë të
pazakonshme në drejtimin tanimë të njohur.
Mbetëm të hutuar..

Në drejtim të fabrikës se drurit u dëgjua një zhurmë makinash. Vinte një
kolonë shleperësh të mëdhenj. Për çudi edhe këta u parkuan buzë masës së
njerëzve. Edhe këta ishin të porositur për të na bartur gjer në kufi.
Mësojmë se maunat po transportuakan gjerë në Glloboçicë, e për në Tetovë .
Masa bën yrysh drejtë maunave. Palohen njerëzit bri njëri tjetrit sikurse
ndonjë mall pa vlerë. Nuk bëzajnë. Disa Jezercas të cilët ishin të strehuar
në lagjen tonë m’ ë lusin të nisem me ta. Unë refuzova një gjë të tillë. I
porosita që as ata të mos shkojnë me maune . Ka mundësi t’i ndajnë djemtë
nga Jezerci e ti zhdukin pa gjurmë. Nuk më përfillën fare. Hipën në kamion
disa familje. Edhe Azemi me familjen e vet, të vëllait dhe disa të ikurve
që qenë strehuar në lagjen tone hipën në maune. Madje, Azemi u hidhërua me
mua pse nuk po shkoj edhe unë me ta.
Dymbëdhjetë shleperë me barrë të pazakonshme u nisën drejtë Glloboçicës e
badehu?.
Ne ngelëm si në mjegull. Mbrëmja po afrohej. Patjetër duhet të kthehemi në
shtëpitë tona nëse janë të lira. Masa e njerëzve nis të shpërndahet në
drejtime të ndryshme. Edhe ne drejtohemi drejtë shtëpive tona. Në hyrje
të rrugës, te postblloku, ndalemi nga ushtria serbe. S’na lejojnë të futemi
në lagjen tonë,në shtëpitë tona. Sillemi rrotull e rrotull, rrugicave e
mureve të shpuara, disi futemi nëpër shtëpi. Fatmirësisht, shtëpitë i gjetëm
ashtu siç i patëm lënë, të zbrazta.
Ushtrët serbë kishin kuptuar se jemi kthyer prapa. Ora ishte pesë e gjysmë.
Katër ushtarakë shkëputen nga postblloku dhe nisen drejtë nesh. I shohim dhe
jemi të detyruar t’i presim. Dikush patjetër duhet biseduar me ta. Unë,
Bedriu dhe Sokoli shtiremi sikur bisedojmë mes veti. Erdhën fare pranë.
Njëri, që dukej si epror, na ftoi për të biseduar , dy të tjerë zunë pozita
gatishmërie në dy drejtime kurse një tjetër na vuri në shënjestër. Eprori u
interesua për numrin e banorëve të mbetur, për numrin e të larguarve, për
kthimin tonë. Dukej shumë nervoz, por nuk paraqitet i tillë. Na vështron por
s’flet. Herë pas herë vë dorën në revole. Prapë na përcjell. Ndoshta bën
prova me ne. Ne qëndrojmë para tij si statuja. Është e mundur të kemi
ndryshuar në pamje, është.
-Pse nuk shkuat?- pyeti ashpër.
-S`patëm me çka të shkojmë. Treni i parë nuk u ndal fare, i dyti nuk pati
vend kurse autobusët dhe kamionët u mbushën përplot dhe shkuan. Ne që nuk
patëm mundësinë të shkojmë , u kthyem, ,- i thash.
-Shikoni! Unë po u them shkurt: Ikni sa më shpejtë, se, kur të vijnë ata(!)
nuk ju pyesin hiq. Ne jemi ushtri e rregullt, respektojmë ligjet, kurse ata
janë tepër të rrezikshëm, s’njohin kurrfarë ligji, pra, mund të pësoni tepër
keq. Nesër patjetër duhet të shkoni! Kuptuat?! –bërtiti.
-Po zotëri, kuptuam. Në mëngjes do të dalim te stacioni i trenit,- i thamë
dhe sikur u liruam nga ankthi.
Eprori ftoi ushtarët dhe u konsultua diçka me ta.
“Po, jemi gati ti kryejmë urdhërin, zotëri kapiten!”-iu përgjigj njëri nga
ushtarët..

Eprori na u drejtua:
- Po tash?
Ne rrudhim supet, nuk dimë çka kërkon.
- Zashto ne govorite? [Përse nuk folni?]
-S’ dimë, zotëri- i them.
- Mi znamo [Dimë ne],- na tha me cinizëm dhe përcolli reagimin tone.
Ne nuk folëm gjë. Paraqitemi sikur nuk kuptojmë. Edhe ai bëhet sikur nuk na
kërcënohet. Hapi një pako cigare dhe na ofroi të marrim nga një. E marrim
ngase saktësisht kuptonim provokimin e tij.
-Po më duket se jeni njerëz të mire,- na tha.
-Sigurisht se jemi,- ia kthejmë.
-Po, ne çfarë jemi?-na pyeti.
-Të mirë jeni.
-Më duket sikur dyshoni,-vazhdoi.
-Jo jo, nuk dyshojmë,- ia pritëm një zërit.
-Keni frikë se do t ’ju vrasim, ë?-pyeti.
-Jo,- iu përgjigja,- Nuk kemi bërë gjë për të na vrarë.
-Keni bërë, kenë bërë. Edhe shumë bile. Ju mbani terroristë nëpër shtëpitë
tuaja, i ushqeni, i shëroni dhe i armatosni . Por,-vazhdoi,- u thash se ne
jemi ushtri e rregullt, nuk u vrasim pa ju kap në vepër, i kemi ne kasapët
tjerë. Ata , ata do t’i pastrojnë punët me juve, se edhe ju jeni sikurse
“ata”, (mendon në “terroristët”), të gjithë ! Qysh dje ua kemi bërë me dije
për të ikur kurse ju ende silleni këtu pari.
-Po, ne nuk patëm mundësi të shkojmë zotëri, përndryshe nuk do të ishim
këtu,- i them.
- Dosta vishe![Mjaft më!]- klithi.
Më duhet ta pranoj: u frikësova por jo tej mase,sepse e merrja me mënd se
shkau po bën eksperimente me ne, po zbavitet. Gjakftohtësia jonë e tërboi
eprorin edhe më shumë.
-Sllushajte dobro! [Dëgjoni mirë!] Nëse nesër u gjejmë këtu, shumë
shtrenjtë do ta paguani. Kokat do t’u shkojnë jo vetëm juve treve por të
gjithëve. Ua tregova zanatin e atyre. Jasno![Qartë!] Gubitese! [Hupni!],-u
çirr si i marrë.
Ngadalë filluam të largohemi, natyrisht duke e mbajtur shikimin drejtë
tyre..

- Bërzhe,bërzhe! [Shpejtë, shpejtë!],-bërtiti ashpër.
Ka mundësi t’i kemi shpejtuar hapat, ka. Nuk po më kujtohet. Vëmendjen e
kisha të përqendruar në automatikët e tyre të drejtuar drejtë nesh të cilët
mund të shkrepnin në çdo çast. Arritëm të fshihemi krejtësisht prej tyre.
Edhe ata u nisën drejtë postbllokut. Ku ta dimë, ndoshta kanë qeshur me ne
ose edhe janë frikësuar prej neve, prej gjakftohtësisë sonë karshi të
gjitha atyre provokimeve që na e bënë.
Banorët që pritnin me ankth përfundimin e bisedës me ushtarakët serbë, u
gëzuan kur na panë shëndosh e mirë. Futemi në shtëpinë e Bedriut si
zakonisht. Muzgu që na është bërë egjel si thuhet, vjen, s’na pyet fare.
Gratë kishin bërë një darkë për të gjithë. Hamë bukur mirë meqë nuk kemi
ngrënë tërë ditën. Është ora dhjetë. Njerëzit janë shtrirë për të pushuar.
Unë i vështroj me shumë kujdes. Të gjithë janë të lodhur, të shqetësuar, të
parruar dhe tepër të zbehur. “ O Zot, shumë ëndrra kam parë. Ato ishin të
lloj-llojshme. Kam parë në ëndërr gjarpërinj. Më sulmonin mua , unë ata,
dilja fitues. Kam parë ujq e derra. Edhe ndaj tyre ngadhënjeja. Mirëpo, kam
parë edhe ëndrra kur nuk fitoja unë, zihesha pisk. Dhe, në ëndërr e dija
se ëndërr jam. Brof, më dilte gjumi dhe gëzohesha që paskam qenë në ëndërr.
Këto që pashë gjatë këtyre ditëve e që po i shoh edhe tani janë shumë më
shumë se ëndërr. Nuk paska thënë populli kot: “Pëlcet shkëmbi, jo njeriu!”.
Tamam kështu na qenka. Se, armiku të më tregojë zanatin e “atyre” prej
kasapi, e unë ta vështroj si memec, duket shumë e pabesueshme, por ja, për
fat të keq, është e vërtetë, bile shumë e hidhur.”
Nejse!
Nxora lapsin për t’i shënuar disa ngjarje të ditës së sotme por papritmas
u tund dheu. NATO-ja godet caqet e ushtrisë serbe. Artileri serbe sikur nuk
ka. Hesht. Zhurma e avionëve përzihet me zhurmën e shpërthimeve. Goditet
jugu i Ferizajt. Dy detonime u dëgjuan afër ndërtesës së policisë.
Shpërthime dëgjohen edhe në drejtim të lindjes, si kah Gjilani por edhe kah
Prishtina.
Është mesi i natës. Bombardimet pushuan. Ra heshtja. Shumica filluan të
flenë. Unë zura një vend afër stufës dhe pa u penguar nga askush, shënova
këto që po i lexoni.
Edhe unë rashë.
Ka filluar dita e premte, 2 prill, 1999.
Një si furtunë më zgjoi nga gjumi. Avionët e NATO-s kishin filluar punën e
tyre. Bedriu nisi të numërojë: “Një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë.
Hë! Ia *** nanën!”,- tha me zë bukur të lartë.
-Asnjë gabim s’e bane,- i them.
-Edhe ti i ndjeve , a?-më pyeti.

-Vetëm Kadriu s’i ka ni se iu ka prish aparati i veshit,- ia ktheva.
Qeshëm me zë të lartë. Shumica u zgjuan nga gjumi.
Po. Këto ishin shtatë detonime të njëpasnjëshme që goditën diku shumë
afër. Shikojmë orën. Ajo ishte katër e një çerek. Pikërisht në këtë moment
nisi një valë shpërthimesh tronditëse. Dalim jashtë për të kuptuar shkakun e
shpërthimeve. Na duket se ato vinin nga të gjitha drejtimet e qytetit. Ato
nuk ishin as të NATO-s e as të artilerisë serbe. Na kap frika. Ç’ janë këto
shpërthime?!
Aliu hip në katin e tretë të shtëpisë së tij për të vrojtuar shpërthimet.
-Mos u bëni merak, eksplodimet janë në kazermat e ushtrisë serbe. Ato
qenkan goditur nga bombat e NATO-s. Shihet tymi e flaka që po dalin sikur
prej ndonjë vullkani. Sigurisht janë qëlluar depot e municionit.
Bindemi edhe ne . Futemi në odë.
Zhurma e shpërthimeve zgjati bukur shumë. Sigurisht ishin shpërthime
granatash,minash, predha topash, bomba e armësh tjera të shumta.
Dita është fare afër. Shpërthimet tanimë pushuan.
Ora është gjashtë e gjysmë. Të gjithë u zgjuan nga gjumi, edhe fëmijët.
Cakun e dinim: Stacioni hekurudhor e pale..
IKJA E DYTË

Është ora shtatë. Ata që kanë shtëpitë më afër, shkojnë edhe njëherë në
to. Mbyllin dyert, dritaret, portat e oborreve dhe dalin në sokak.
Reprizohet pamja e ditës së djeshme. Vaje fëmijësh, grash, vaje burrash.
Kolona niset drejtë “S. Beut”. Ecim dhe qajmë. Kaluam nëpër të njëjtën
rrugë-si dje. Para stacionit hekurudhor e njëjta pamje, me një ndryshim se
sot ka akoma më shumë të dëbuar. Zëmë vend në binarët e trenit.
Presim.
Mësojmë se një tren paska shkuar përplot me të dëbuar drejtë jugut qysh në
orën gjashtë. Ky tren tani u kthye pa asnjë njeri, shkoi drejtë veriut.
Ne presim.
Disa njerëz ecin poshtë e lart nëpër hekurudhë. Bëhem kureshtar dhe,
edhe unë nisa të shëtis si ata. Dola te Xhamia e Madhe. Jam përballë
rrugës sime. E shoh. Është krejtësisht e boshatisur përveç disa ushtarëve
të cilët ecin poshtë e lart nëpër katrorët e rrugës që tani më duken sikur
të fildishtë. Këta katrorë i patëm shtruar me duart tona , për veten tonë,
për fëmijët tanë , për fëmijët e fëmijëve tanë. Tani rruga është e shkretë,
pa banorët e vet. Tash armiqtë po enden nëpër të sikur të jetë e tyre.
Mos o Zot!
M’ u bë sikur më thërret rruga, sikur më ftojnë shtëpitë. Ika drejtë e
te familja. Më kapluan djersë të ftohta. Shpejtë piva pak ujë dhe e laga
fytyrën. I frikësova ata që ishin pranë meje sidomos gruan e djemtë . U
arsyetova se pagjumësia më ka lodhur.
Militarët serbë endën nëpër turmën e njerëzve me shumë arrogancë. Me qëllim
ngacmojnë njerëzit për të bërë ndonjë kërdi. Të dëbuarit janë shumë
vigjilent . U ikin provokimeve. Durojnë.
Treni s’vjen.
Një kolonë autobusësh radhitet përbri turmës . Turremi drejtë tyre. Në
momentin kur po tentojmë t’i afrohemi një autobusi, para këmbëve tona ndalet
një autobus tjetër. Përfitojmë rastin dhe futemi në të. Si me qëllim,
shumica e janë banorë të lagjes sonë. Unë vet i katërti, Bedriu vet i
shtatëmbëdhjeti, Mehmeti vet i shtati, Rizahu vet i trembëdhjeti,Sabriu vet
i pesti,Kadriu vet i shtati,Dema vet i dyti, Hajdini vet i teti, Nazmiu
vet i pesti por pati edhe të tjerë që nuk i njihja. Autobusi mbushet për së
tepërmi. Secili njeri ka nga një njeri në prehër. Patëm edhe dy të
paralizuar, Asdrenin me karrocë dhe një refugjate plakë nga Ivaja e
Kaçanikut. Sigurish ka më shumë se njëqind e njëzet njerëz. Shoferi me
konduktorin janë serbë. Me kënaqësi fërkojnë duart.
-Bëni gati nga tridhjetë dojç marka për njeri!,- urdhëron konduktori.
Disa nuk kanë. Mirëpo, ky problem zgjidhet menjëherë. Paguajnë ata që
kanë edhe për ata që s’kanë..
Vargu i autobusëve niset drejtë Hanit të Elezit. Për çudi asnjëri nuk qanë.
Tjetër gajle na kapi : Si dhe ku do të shkojmë, ku do ta kalojmë natën,
netët? Kolona e autobusëve ecë drejtë kufirit. E kalojmë Kaçanikun , edhe
urën (nën Kaçanik) mbi Lepenc. Këtu e teposhtë është kolona e automjeteve
duke pritur për të vazhduar rrugën drejtë kufirit. Rruga është e zënë,
është ngushtuar. Autobusët përbirohen në anën e majtë. Ecin tepër ngadalë.
Bri rrugës pamje trishtuese. Në të dy anët ka zjarre të ndezura, njerëz
rreth zjarreve, drunj me pelena fëmijësh duke u terë, gra duke punuar rreth
zjarreve. Madje shoh një grua duke gatuar bukë(!). Po për Zotin. Para vete
ka miellin e derdhur mbi një najlon, paska ulur brumin për bukë. E përzien
brumin me dorë .E , se si do ta pjekë nuk mund ta di, e din ajo.Epo, edhe
kështu u dashka mbijetuar!.
Autobusët zbresin drejtë Hanit të Elezit. Te Uji i Thartë është kolona me
vetura që po pritkan, ku ta di unë se sa ditë. Ne jemi të privilegjuar.
Autobusët ecin. Futemi në Elez Han.Autobusët ndalen. Zbresim. Kolona e
njerëzve shkon teposhtë drejtë stacionit hekurudhor. Ecim edhe ne në
kolonë. Dalim mbi binarët e trenit. Jemi shumë, shumë jemi. Informohemi:
Kolona duhet të ecë vetëm brenda binarëve të trenit, nëpër pregjë dy nga dy,
sepse, hapësira jashtë binarëve është e minuar nga soldateska serbe. Ecim
siç na thonë. Vargu i njerëzve është shumë i gjatë, i ngjason Lepencit
paralel të cilit rrëshqet me ngadalë. Dalëngadalë, arrijmë te “porta” e
Fushës së Bllacës ..
Kapitulli i katërt
HYRJA NË BLLACË

Dhe, siç u thash, me ngadalë i afrohemi Fushës së Bllacës. Aty, në hyrje të
fushës, presin një numër i madh gazetarësh,fotoreporterësh dhe kameramanë
nga mbarë bota.
Para meje ecë xha Sabriu me të shoqen, e cila e mban për të mos u rrëzuar.
Sabriu dhe e shoqja e tij janë shumë “atraktivë” për njerëzit me objektiva.
E rrethojnë nga të gjitha anët dhe e kapin në të gjitha profilet. Unë me të
shoqen dhe dy djemtë shkojmë pas tyre. Sigurisht se edhe unë po i plotësoj
disa kushte për ta. Pas meje vjen Aliu me një plakë të ngarkuar në shpinë.
Ajo është e paralizuar dhe tepër e papërshtatshme për bartje. Pas Aliut,
Asdrenin e hendikepuar e bartin dy veta në një batanije. Kameramanët bëjnë
yrysh para dhe pas meje. Shumë shpesh objektivat e aparateve më kapin edhe
mua.
Duke e pare këtë shfaqje trishtuese, fillova ta humbas drejtpeshimin.
Bahesha herë në të djathtë e herë në të majtë. Gruaja më hetoi dhe më mbajti
për të mos u përplasur për toke. M ’u afruan edhe dy djemtë. M ’a dhanë një
shishe ujë për t’u këndellur. Desha ta pi një pikë, por dora nuk mundi ta
gjejë gojën. Uji m ’u derdh në fyt, trupit teposhtë. Në këtë çast bëhem
shumë “simpatik” për fotoreporterë e kameramanë. U bëra “mall për biznes(!)”
Më rrethuan në të gjitha anët. Filluan të më kapin në të gjitha profilet. Mu
bë sikur m’i drejtuan tytat e automatikëve, sikur më vrasin. Ua bëj me dorë
që të largohen. Përkundrazi, edhe më shumë m ’ë “sulmojnë”. Edhe gruaja
nisi të “aktrojë” para tyre. Djemtë, Enveri dhe Ylberi m’ u lutën që edhe
unë të qëndrojë-durojë sikurse të tjerët se, përndryshe do të bëhet edhe më
keq. Lutjet e tyre janë tepër serioze, bile edhe kërcënuese. Obligohem si
babë, si prindër , si kryefamiljar ta përballoj traumën që përjetova.
I binda djemtë edhe gruan se asgjë nuk kam, se krejtësisht jam në rregull,
e, lodhja që sapo e ndjeva është pasojë e pagjumësisë . Fëmijët kur m’ ë
dëgjuan duke folur e sidomos kur panë se po eci drejtë, pa u luhatur, paksa
u qetësuan.
Kjo “trullosje” duket se qe e mirëseardhur për mua. Për momentin isha i
zënë me vetveten. Kalova nëpër atë turmë njerëzish pa i vërejtur fare. Se,
sikur t’i kisha parë siç i pashë më vonë, të shtrirë në të dy anët e
hekurudhës, arave, livadheve , shpatit buzë kaçubave, vështirë se do të
kisha qëndruar. Do të isha plandosur për toke e ndoshta kurrë nuk do te
isha ngritur më në këmbët e mia.
Ecim teposhtë hekurudhës. Tash pa njerëzit me aparate. Ata ngelën te
“porta” për të kapur sa më shumë gjah. Zbresim në fund të turmës, përball
ushtarëve maqedonë. Na ndalin dhe na urdhërojnë të zëmë vend. Detyrohemi të
veprojmë sipas urdhrave të tyre. Zëmë një vend të mbushur përplot manaferra.
Është paksa më i ngritur, buzë hekurudhës dhe një përroske që derdhet në
Lepenc..


Dalëngadalë tubohen shumica e fqinjëve të mi. Ulemi për tu çlodhur.
Ora është dy pasdite. Në ndërkohë mësojmë se për tu larguar nga ky vend as
që bëhet fjalë. Takojmë njerëz , të cilët paskan kaluar këtu nga dy e edhe
tri net .
Paraprakisht u dashka të merren do farë nënshkrimesh nga maqedonët në një
tendë e pastaj të dilet. Marrja e nënshkrimeve qenka e pamundur për gjithë
ata njerëz. Kuptojmë se edhe ne do të kalojmë net të tëra në atë vend.
Hapësira ku ndodhemi ngushtohet prej çasti në çast. Në këto rrethana,
medoemos duhet të ndërmarrim diçka. Djemtë por edhe ne menjëherë i
përvishemi punës. Disa pastrojmë manaferrat,disa të tjerë shkuan për të
tubuar dru krane,rremba e cunga për të ndezur zjarre, sepse, shihej, nata
do të jetë shumë e ftohtë.
Pranë meje, Alberti provon një telefon celular për të biseduar me
vëllezërit e tij në Francë. S’mundet me hy në lidhje. E lus ta sjell
numrin 9941413106573* helbete mos e marr lidhjen me Sevdinë në Zvicër. Pa
përtesë Alberti sjell numrin e dhënë dhe:
-Fol bac, e kapi,- më tha dhe ma lëshoi telefonin në dorë.
“Alo!”-them.
“Mirëdita buq!”,-klithi Sevdija matanë telit , e cila përnjëherë ma njohu
zërin.-“O Zot!, edhe njëherë ua ndjeva zain! Gjallë qenkeni,a?!- dhe ia
plasi vajit me zë të lartë, atje në Zvicër.
“Po bija ime të gjithë jemi mirë. Shpëtuam. E kemi kaluar kufirin. Jemi në
Maqedoni. Tani jemi të sigurt përpos Muharremit i cili para…”
“Buq, buq,-ma ndërpreu fjalën,- Muharremi asht në Gostivar. Ishte vendos
tek nji familje. Shënoje numrin e telefonit: 003897021586,* thirre!.
Për çudi, m’ u ndërpre lidhja.
“S`ka gajle-i thash vetës. Asgjë më shumë nuk më duhet në këto çaste. Po
minutë e hairit paska qenë!”
I njoftova djemtë dhe gruan me lajmin që sapo e mora.
Po shumë u gëzuan!
Ora është shtatëmbëdhjetë. Tanimë kishim pastruar pak hapësirë nga
manaferrat. Vendosemi në të. Tash kjo na duket si pronë e jona. Djemtë
kanë sjell dru me bollëk. Ndezim katër zjarre. Ngrohemi. Interesant,tash po
ndihemi shumë më të sigurt se sa në shtëpitë tona. Dimë se serbët nuk kanë
mundësinë të na bezdisin këtu. Hamë edhe bukë që kishim marrë nga shtëpitë.
Bie muzgu. Një zhurmë traktorësh u ndie sipër nesh. Një grup
djemsh.

(shqiptarë )nga Bllaca, katundet rreth Shkupit por edhe nga Shkupi ishin
mobilizuar. Kishin mbushur disa traktorë me ushqim dhe filluan ta
shpërndajnë anekënd kampit. Shpërndanin gjitha të mirat: bukë, tambël,ujë
mineral, lëngje pemësh, konserva, mjete për higjienë e gjësende tjera.
Kishin sjell edhe një rrotull najloni dhe ca batanije. Djemtë e lagjes
përfituan rastin, grabitën një sasi najloni dhe pesë batanija. Me të shpejtë
ndërtuan një kasolle të vogël , shtruan batanijet dhe disa rroba të trasha,
kështu ua siguruan fëmijëve të shumtë dhe të sëmurëve një strehë të
thjesht.
Burrat, djemtë , gratë dhe vashat qëndrojmë rreth zjarreve. Tanimë kemi
filluar t’a kalojmë një natë shumë-shumë të gjatë dhe të ftohtë. Madje
sikur të ishte vetëm kjo natë,po, pale se sa net të tilla?!
----------------------
* Numrat e telefonave janë të saktë ..

Vazhdon ne ditet ne vazhdim...

http://agim.poeticforum.com/t568p30-hajrush-idrizi-d-i-t-a-r-lufta-o-mesues-lufta

Si një flluskë sapuni.


Botimet Shqiptare

Kur kishin orë bosh, Bora dhe Lola (mike qe ne femijeri) linin dyert e Universitetit për t’u relaksuar në disa ambiente çlodhëse të lokalit. Atë ditë preferuan të bënin disa hapa në mjediset përreth shkollës.
 Pak më tutje Nela u bashkua me to. Ajo nuk ngurronte asnjëherë te ngacmonte dhe të kënaqej me lotët e të tjerëve. Ndaj iu drejtua Borës pa takt :
- Duhet të jetë shumë e dhimbshme të mos kesh një familje të vërtetë.
Bora ndali hapat duke u munduar të kuptonte se ç’donte të thoshte Nela, e cila u korrigjua në cast, mbas një vështrimi të egër që i hodhi Lola.
- E kisha fjalën për një shoqen time, e cila ka humbur familjen e saj para pak ditësh në një aksident automobilistik.
-Oh, sa e tmerrshme! Duhet të jetë e vështirë për të, - foli Bora e pikëlluar.
- A do e lini këtë muhabet, - ndërhyri Lola duke vendosur një qetësi absolute.
Pas disa minutash fillonte mësimi dhe vajzave iu desh të hynin në klasë. Askush nuk guxoi të thyente atë heshtje…
E nesërmja po priste. Ajo ditë kishte rezervuar surpriza të pakëndshme. Bora hapi sytë e bukur jeshilë, pa e ditur se ç’e priste, pa ditur se jeta e saj do të merrte një kthesë të fuqishme, pa e ditur se do t’i duhej të luftonte për mbijetese.
- Adi, s’më ka zënë gjumi gjithë natën. Mbrëmë jam menduar gjatë dhe kam shumë frikë se mos Bora zbulon të vërtetën.
- Edhe une kam shumë frikë Linda. E di që kjo s’të ngushëllon, por nuk ka sesi ta marrë vesh.
- Adi, unë jam nënë dhe zemra e një nëne nuk gënjen.Kam një parandjenjë të keqe që po më torturon në shpirt.Unë jam fajtorja e vetme, i kam mbajtur të fshehtë një gjë kaq të rëndësishme.Unë po luaj me jeten e saj, e kupton?!- shpërtheu Linda e inatosur me veten - Po si mund t’ia them? Në atë moshë ajo nuk do mundte ta përballonte.
- Babi, mani, erdha unë! -thiri Bora që sapo ishte kthyer nga shkolla, por askush s’e dëgjoi
- Duhet të jenë lart, - mendoi ajo dhe nisi të ngjisë shkallët.
Nga dhoma e katit të dytë u degjua zëri i Lindes:
-Bora nuk e meriton këtë, ajo ka të drejtë të mësojë të vërtetën, të dijë që ti je babai i saj, por jo ai biologjik!
Bora, kur dëgjoi këto fjalë, mbeti e shokuar. Iu veshën sytë. Tronditja ishte aq e rëndë saqë nuk mundi të ruante ekuilibrin dhe u rrëzua nga shkallët.Linda dhe Adi ndalën kur dëgjuan zhurmën e shkaktuar nga rrokullisja.
- Mos o Zot ! - bërtiti me dhimbje Linda kur pa vajzën të shtrirë përtokë.Nxituan për ta ndihmuar.
- Mos më prekni, - ulëriti Bora me sa fuqi kishte dhe u ngrit në këmbë duke u mbështetur pas murit.
Linda dhe Adi vështruan njëri - tjetrin e vetëm atëhërë e kuptuan që vajza kishte dëgjuar biseden e tyre. Atë çast Linda donte të zhdukej nga sipërfaqja e tokës. Kur pa sytë e Borës plot mëri, inat dhe zemërim, nuk e deshi veten dhe shpërtheu në lotë. Adi doli jashtë. Nuk dinte ç’të thoshte dhe s’mundi ta shihte vajzën e tij në atë gjendje.Vuri duart në kokë dhe, mes lotësh, kujtoi herën e kaluar kur e kishte përqafuar. Mendoi se ajo ishte hera e fundit që e kishte pasur në krahë Borën, sepse tashmë e kishte humbur përgjithmonë.
- Shpirt i mamit, të lutem më fal.
- Në vend që të qash, më thuaj ç’është kjo histori, - tha Bora me zë të dredhur e me lotët që i rridhnin pa ndalur.
Linda rrinte e gjunjëzuar para saj dhe vazhdimisht përsëriste fjalët:
-Me fal…më fal…!
- Falja jote nuk i hyn në punë askujt. Dua vetëm të di çfarë ishte ajo që dëgjova.
Jashtë filloi të bjerë një shi i rrëmbyer. Si duket edhe nëna natyrë u bashkua me dhembjen e tyre, prandaj nisi të qajë përmes lotëve të shiut. Bora endej rrugëve të qullura nga shiu që njomeshin edhe më shumë nga lotët e saj. I bëri me shenjë një “Taxi”- e që të ndalonte.
- Ku do të shkoni?
-Në Tiranë, tek Akademia e Arteve, ju lutem.
Nuk dinte ç’të bënte, ku të shkonte; nuk dinte përse jetonte. Ato minuta rrugë po i dukeshin përjetësi.
-Jeta ime paska qenë një fluskë sapuni dhe u ça para syve të mi: një jëtë e shtirur, e pashpirt.Të gjithë më kanë gënjyer, kanë luajtur teatër me mua dhe vetë janë shndërruar në aktorë. Gjatë gjithë jetës sime kam ushqyer idenë se kam një familje dhe tani shoh që nuk kam askënd. Dua të vdes…
Monologu i saj u ndërpre nga zëri i shoferit që e njoftonte se kishin arritur.


Marre nga revista "Obelisk"

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...