2018-06-03

Rita Ora : Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte në Tiranë. Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa pritet që së shpejti këngëtarja të niset për në Shqipëri.


Në rrjete sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur orën e fillimit të koncertit të Ritës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

“Po ti, me kë do vish sot në orën 18:00 te sheshi Skënderbej për @ritaora”, ka shkruar ai në postimin e tij të fundit.

Kujtojmë që dy ditë më parë, në po të njëjtin vend ka performuar Ermal Meta.


Rita Ora sonte do të mbajë koncert madhështor në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të performojë në sheshin “Skënderbej”.

Fansat e saj nga të gjitha trojet shqiptare presin me padurim performancën e saj.

Pak orë para koncertit, këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter, ku thekson se me padurim pret të performojë në Shqipëri.

“Tirana, Shqipëria, sonte pres me padurim t’ju shoh të gjithëve!!!”, ka shkruar ylli me famë botërore, duke i shtuar flamujt kombëtar statusit.

Në moshën 83 vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari, mbledhësi i pasionuar i folklorit dhe publicisti Halil (Veli) Kajtazi.


Featured Image
I lindur në Vitak të Drenicës (1935), pasi mbaroi normalen një kohë punoi mësues, e më pastaj u zhvendos në kryeqytet, ku punoi gazetar në Radio Prishtina dhe drejtori gazeta ndërmarrjesh.

Që në rininë e hershme iu kushtua krijimtarisë letrare dhe mbledhjes me pasion të folklorit, jo vetëm në Drenicë.

La pas mbi 35 vepra të botuara kryesisht në prozë dhe nga fusha e folklorit.

Varrimi i të ndjerit u bë më 1 qershor 2018, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

2018-06-02

Njoftim nga Kryesia e LShK

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS
WRITERS UNION OF KOSOVA

Programi
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË
“DRINI POETIK”, 2018

Mbahet në patronazhin e z. Kadri Veseli,
kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Mysafirë janë shkrimtari i shquar gjerman, Dr. Reimer Eilers dhe poetë nga viset e tjera shqiptare

Në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
Më 9.6.2018 - Prishtinë
12.00 Hapja e FNP “Drini poetik”
12.15 Sesioni letrar “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar-artistik”
14.00 Përurime veprash letrare
18.00 “Lira magjike”

Më 10.6.2018 – Prizren – “Sheshi i Lidhjes”
11.00 “Ora e Lidhjes”

18.00 “Valët e Drinit” – Kukës

Për tri poezitë më të mira jepen çmimet letrare "Metafora I, II, III"

Të dielën, më 10.6.2018, në orën 9, nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së, autobusi niset me pjesëmarrës të Festivalit për Prizren e Kukës.

Kryesia e LSHK-së,
Prof.Dr.Shyqri Galica, kryetar

Nga Flori Bruqi : Kurrfarë kuptimi s'ka dialogu Kosovë - Serbi?


Dialogu Kosovë-Serbi   nuk ka kuptimpasi shteti serb po lufton anëtarësinë e vendit tonë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë.

 Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve derisa Kosova të bëhet shtet jofunksional dhe të dorëzohet para presionit Rusi-Serbi.

Në veri të Kosovës ka tendenca dhe po vërehet që situata ka filluar të përkeqësohet, nga  grupet e caktuara kriminale të dirigjuar nga Serbia që në fakt ato paraqesin rrezik të përgjithshëm për njerëzit. Grupet kriminale ruajnë monopolin në veri të Kosovës. Ata bëjnë transportim të drogës, armë etj, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me shtetin e Serbisë. Ata e mbajnë gjendjen e tensionuar dhe sa herë që iu nevojitet ta paraqesin situatën e brishtë në veri të Kosovës, ndërmarrin veprime të pamatura dhe të rrezikshme që në mënyrë të sinkronizuara bëjnë rrahje, plaçkitje pastaj dëmtim të pronës.



30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kohë më parë  kërcënojë  me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.


Çfarë kuptimi ka dialogu Kosovë - Serbi, kur ky i fundit është duke e luftuar me të gjitha mjetet (përveç ushtrisë) anëtarësinë e vendit tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Dialogu ka kuptim kur secili shtet ecën përpara në rrugën e vet në integrimet euroatlantike.


Serbia po e mban veriun e Kosovës si një “bombë të kurdisur”

Çka presim ne kur elementi bazë e themeltar shkelet - lëvizja e lirë e qytetarëve, sportdashësve etj.

Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, ajo është e interesuar enkalvizimin dhe shtrirjen e ndikimit në tërë territorin e Kosovës dhe krejt në fund, shteti ynë të bëhet jo funksional e të dorëzohet para presionit Serbi-Rusi.

Kurrë ma shumë nuk ka pas nevojë Kosova për një dialog të brendshëm të spektrit politik dhe kësisoj të flasin me një zë”.

Siguria në tërë Kosovën, e në veçanti në pjesën veriore, po cilësohet e ndjeshme pas incidenteve të njëpasnjëshme që u shënuan kohëve të  fundit.

Institucionet e Kosovës po përballen me sfida për garantimin e sigurisë sidomos në veri të Mitrovicës, megjithëse po mundohen që gjendjen ta kenë nën kontroll.


Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Vetura e djegur e pjesëtarit të FSK-së zt.Jovan Jovanoviq  në fshatin  Zupç

Veriu i Kosovës apo më konkretisht Mitrovica e Veriut është bombë e kurdisur nga ana e Qeverisë së Serbisë së bashku me grupet e organizuara në veri të Mitrovicës. Sa herë që u nevojitet atyre, qoftë për qëllime të brendshme apo edhe në rrafshin ndërkombëtar, e destabilizojnë veriun e Mitrovicës.


Siguria në tërë Kosovën dhe në veri në veçanti vazhdon të jetë e ndjeshme, por nën kontroll të institucioneve. Nuk shoh indikacione serioze të çrregullimeve të sigurisë. Institucionet e sigurisë vazhdimisht duhet të kenë kujdesin e shtuar, megjithëse rastet e izoluara sikur këto në veri nuk paraqesin sfidë për sigurinë. Pra, nuk shoh sfidim të sigurisë në Kosovë, por raste të izoluara që kanë mesazhe politike.

Veriu i Kosovës ka qenë pre e disa sulmeve që ndodhën veçanërisht ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të FSK-së dhe agjentëve të AKI-së.

Dihët që kohë më parë në  Zubin Potok ishte sulmuar një patrollë e Policisë së Kosovës, ndërkaq në nëntor të vitit të kaluar ishin sulmuar  shtëpitë e pjesëtarëve të komunitetit serb të FSK- së  me mjete shpërthyese.


Banorët e veriut të Mitrovicës kërkojnë siguri nga institucionet e vendit

Pra Veriu i Mitrovicës po shfrytëzohet për qëllime të brendshme politike të “grupeve të organizuara kriminale me direktiva të Serbisë” dhe po ndikon në destabilizim të gjendjes në tërë Kosovën.

Kjo është një alarm jo i mirë për institucionet e Kosovës, sepse me gjithë përkushtimin dhe punën që është duke e bërë në veri të Kosovës ende mbetet shumë punë për tu bërë që autoritetet e sigurisë së Kosovës, ta shtrojnë sovranitetin dhe ta kenë në kontroll atë pjesë.


Në komunat në veri të Kosovës, institucionet e sigurisë janë prezente dhe kryejnë detyrat e tyre. Sidoqoftë, prezenca e KFOR-it është po ashtu një garanci shtesë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.


I dyshuari sulmon policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Nga ana tjetër çdo familje serbe stimulohet nga Serbia me ndihmë sociale e cila ka cilësinë e një page në Kosovë. Shqiptarëve nuk u lejohet kthimi dhe rindërtimi i shtëpive në veri kurse serbët ndërtojnë objekte kolektive pandërprerë.

Sfidë mbetet ende siguria ngase është primare për një shtet i cili i thotë vetes shtet. Sfidë tjetër është papunësia. Ata janë të pajtimit që serbët të integrohen në institucione të  Kosovës por duke mos lënë anash edhe shqiptarët të kësaj pjesë. Papunësia e banorëve shqiptarë mbetet brengë e dytë pas sigurisë, ngase papunësia vështirëson edhe jetesën në këtë pjesë. Serbët kanë shumë arsye pse qëndrojnë në veri, ngase kanë përkrahje nga Beogradi, ndërsa shqiptarët që katër vite janë lënë anash nga institucionet kosovare.

Problemet e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Veriun e Mitrovicës  janë adresuar adresuar te  kryetari të kësaj komune Goran Rakiq, që t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë dhe të jetë i barabartë për të gjithë nacionalitetet,por një gjë e tillë nga ai nuk po ndodhë.

Zëdhënësja e EULEX-it Donika Berisha Rizaj tregon se si do të funksionojë misioni pas 14 qershorit 2018



Donika Berisha Rizaj



Zëdhënësja e Eulex-it, Donika Berisha Rizaj ka deklaruar  se mandati aktual Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit do të zgjatë deri me 14 qershor 2018.

“Sa i përket misionit te EULEX-it, Mandati aktual zgjatë deri më 14 qershor 2018. Për periudhën pas qershorit 2018, formati i saktë dhe numri i punonjësve të EULEX-it janë në procedurë të shqyrtimit dhe varen nga vendimi i shteteve anëtare”, tha Zëdhënësja e Eulex-it, Donika Berisha Rizaj .

Për më tepër, ajo ka shtuar se në sistemin gjyqësor të Kosovës pas datës 14 qershor 2018 nuk do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it,në sistemin gjyqësor të Kosovës.

2018-06-01

“Ekskluzive: Ja pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë (+81)”


Një grup artistësh, që për momentin mbeten anonim kanë lanësuar një këngë të zhanrit rock.

“Ekskluzive: Ja pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë (+81)”, e kanë quajtur projektin e tyre, që zgjat fiks 3 minuta e 4 sekonda.

Në një artikull satirik me të cilin është lanësuar kënga thuhet se “fillimisht ajo ka qenë 12 minuta e gjatë, por 9 minuta të saj u zhdukën në mënyrë misterioze”.

I atribuohet revistës inekzistente “Revista Perdja”, është cituar njëri nga artistët pjesëmarrës në projekt.

“Unë mendoj se kjo vepër përdor një koncept metafizik audio-viziv, që ruan një konsekuencë stilistike. Aty interpretohet si duhet fjala ‘flutur’, që gjendet andejpari si fjalë kyçe, teksa fluturon nëpër një mosprani koherente njerëzore, duke i hapur rrugë unike tingullit të kitarës, muzikës, zërit e mbi të gjitha lajmit”, ka thënë për revistën artisti dhe kritiku Tonin Berisha, që jeton dhe vepron në Belgjikë.

Ndërkaq, për historianin dhe analistin politik Bashkim Ibrahimi, “ka qenë momenti i duhur që kjo këngë ta përhapë të vërtetën që armiqtë janë munduar ta fshehin”, thuhet më tej në artikullin nga “Revista Perdja”.

Në videoklip, që vetë-cilësohet si më i miri ndonjëherë janë shkruar tituj bombastik portalesh.

Për të mos humbur kohë më shumë: A e dini se cili lajm po e çmend Serbinë? Cilat fjalë rrisin inteligjencën e shqiptarëve? Pse armiqtë duan ta shkatërrojnë këtë këngë dhe pse nuk do ta besoni këtë që do ta lexoni?

Për këto dhe shumë të tjera, bëhuni pjesë e së vërtetës dhe dëgjojeni e shikojeni këtë vepër të rrallë audio-vizive të bazuar në ngjarje të vërtetë.

NË KOSOVË NUK KA LIRI SHTYPI DERISA KA GAZETË TË MBYLLUR E TË DËBUAR KUNDËRLIGJSHËM E PADREJTËSISHT NGA AUTORITETET


Rilindja newspaper logo.svg


Pak histori

Rilindja për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.
Image result for gazeta rilindja
Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).


Image result for gazeta rilindja

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.
Related imageImage result for gazeta rilindja
Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta "Rilindja" ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

******

Pamje nga Pallati i Shtypit "Rilindja"

Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga autoritetet.

Me dëbimin dhe mbylljen detyrimisht të Rilindjes është bërë shkelja më e rëndë dhe e pashembullt e të drejtës dhe lirisë së shtypit në gjithë botën demokratike, dhe çuditërisht kjo ka ndodhur në Kosovën me administrim ndërkombëtar dhe me institucionet e veta.

Në 21 shkurt 2002 gazeta tradicionale e historike e Kosovs Rilindja u dëbua kundërligjshëm dhe dhunëshëm nga Pallati i saj nga administrata e UNMIK dhe detyrimisht u mbyll.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, edhe pas dëbimit doli me rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës. Pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar, që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja pas dëbimit ka bërë tre padi në gjykatë, ndërsa në vitin 2017, kur ka hyrë në procesin e likuidimi, punëtorët e saj kanë bërë kërkesa për kompensime në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila i ka mbështetur në vazhdimësi për të drejtat e tyre të ligjëshme, si dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.




“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...