2016/05/26

Si u përjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë”

gj.fishta01Nga Shaban Sinani*.
Libri “Një histori letërsie e ndaluar” ka për qëllim të ndriçojë fatin krejt të panjohur të vëllimit të tretë të “Historisë së letërsisë shqipe”…
Qysh në fund të viteve 1950 kishte nisur diskutimi për një hapje të kontrolluar të historisë së letërsisë ndaj personaliteteve të ndaluar të saj, që i takonin kryesisht gjysmës së parë të shekullit XX. Këto çështje diskutoheshin në mjediset e studiuesve, që arritën të hartojnë vëllimin e tretë të historisë së letërsisë shqipe, ku qenë përfshirë me kapituj të veçantë monografikë Fishta me shokë, ose “autorët kontradiktorë”, siç filluan të quhen në ato kohëra.
Vëllimi i tretë ishte parashikuar të ofronte një pamje të përgjithshme tërësore të zhvillimit të letërsisë shqipe në periudhën midis dy luftërave (1912-1939), që përfaqësonte modernitetin e parë të saj, tentimin më të hershëm për një sinkronizim qoftë dhe të përpjesshëm me zhvillimet e letërsisë europiane të asokohshme, duke tejkaluar fenomenin e dëbimit, që ishte paracaktuar me vendime politike qysh në vitin 1946.
Ky vëllim do të ishte pjesë e të njëjtit projekt shkencor, por jo krejt me të njëjtën redaksi dhe do të përmbyllte histori-shkrimin e letërsisë në të gjithë kohështrirjen e saj. Letërsia e brezit të luftës antifashiste dhe ajo e fillimeve të realizmit socialist mund dhe të prisnin edhe ca. Së paku, në vitin 1968, kur kjo pjesë e historisë së letërsisë shkoi për shtyp, kishte formatimin e një vëllimi, ndonëse përgjatë viteve 1960 në redaksi ishte diskutuar edhe mundësia e ndarjes së tij në dy pjesë.
I ndjeri Jorgo Bulo, që ishte njohësi më i mirë i historisë së ndërlikuar të këtij vëllimi, duke qenë për një kohë dhe në përbërje të redaksive të punës për hartimin e tij, për fat të keq nuk është më, për t’u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që mbeten pa përgjigje edhe në librin “Një histori letërsie e ndaluar” të Besa Hoxhës-Beqirit. Kjo histori është e mjegullt për shkak të zbrazëtive të mëdha në dokumentimin zyrtar të procesit si u konceptua, si u realizua dhe si u ndalua botimi i tij pikërisht ndërkohë që kishte përfunduar faza e parë e shtypshkrimit, radhitja në linotyp dhe qortimi i gabimeve teknike, duke përfshirë nënshkrimin fletë për fletë të librit të gatshëm për botim, siç ishte rregulli i asaj kohe për autorizimin e shtypit. Këto boca gjenden në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ka shkruar Ali Xhiku në studimin monografik “Një pasqyrë e Shqipërisë letrare në vitet 1945-1960” (i pabotuar). E vetmja pengesë ishte përgjegjësia ndaj autorëve: përgjegjësia morale e intelektuale së pari, por dhe ajo e autorësisë: ata nuk ishin më gjallë dhe kush mund të advokonte në emër të tyre në rast të moskuptimeve krejt të pritshme në opinionet shkencore e parashkencore?
Ndalimi
Ndalimi i vëllimit të tretë të historisë së letërsisë shqipe (1968) pati pasoja në procesin e histori-shkrimit të letërsisë në tërësi. Sikurse dihet, “Historia e letërsisë shqiptare” të realizmit socialist, e botuar nga Akademia e Shkencave më 1978, mirë a keq kishte sistemuar të dhëna për autorë e vepra të letërsisë së pasluftës, ndërkohë që gjysma e parë e shekullit XX mbetej ende pa histori. Vetëm në vitin 1983, në tekstin “Historia e letërsisë shqiptare” që nga fillimet deri te lufta antifashiste nacionalçlirimtare, edhe ky botim i Akademisë së Shkencave, lexuesit e studiuesit do të kishin në dorë një paraqitje historiografike për periudhën së cilës i qe dedikuar vëllimi i tretë. Natyrisht, një paraqitje shumë të cungët e të deformuar, pa F. Konicën, Gj. Fishtën dhe G. Schirò-in, të cilët, një dekadë e gjysmë më parë, pikërisht në vëllimin e ndaluar, së paku në pikëpamje të vëllimit, ishin trajtuar thuajse në të njëjtat përmasa me Jeronim de Radën e Naim Frashërin. Sigurisht dhe pa Ernest Koliqin, që mungonte edhe në atë vëllim; pa Vinçens Prennushin, Lumo Skëndon, Branko Merxhanin, Etëhem Haxhiademin, Lame Kodrën dhe shumë të tjerë.
Arsyeja pse vëllimi i tretë nuk u botua menjëherë pas dy të parëve, duke qenë i gatshëm në të njëjtën kohë me dy të tjerët, duhet të ketë lidhje me vendimet politike-ideologjike që ishin marrë qysh në vitin 1946. Fillimi i procesit të rirecensionimit dhe përmbyllja e tij më 1965, siç dëshmohet në librin e Besa Hoxhës-Beqirit, dëshmon se vëllimi i tretë i “Historisë së letërsisë shqipe” ka qenë një koncept e projekt i përpunuar gjatë. Ali Xhiku mendon se nisma për një hapje të madhe të histori-shkrimit të letërsisë, deri te përfshirja kritike e Gj. Fishtës, F. Konicës dhe G. Schirò-it, sigurisht nuk ishte marrë pa miratimin e aparatit të KQ të PPSH. Kjo shpjegon edhe arsyen pse vëllimi në fjalë mbeti në boca dhe nuk u shtyp si libër. Ishte e qartë, shkruan studiuesi, se udhëheqja e partisë kishte ndërruar mendje: Me sa duket, ajo do të ketë gjykuar, se në ato vite kur u prishën institucionet fetare dhe lufta ideologjike u ashpërsua shumë, përfshirja nëpër tekste, qoftë edhe me shqyrtime tepër kritike, e shkrimtarëve që deri atëherë ishin denoncuar si reaksionarë, madje disa prej tyre edhe si tradhtarë, do të përbënte një lëshim të rrezikshëm.
Ky pohim është për t’u vlerësuar, sido që nuk gjendet asnjë gjurmë letërkëmbimi zyrtar midis Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, asnjë shenjim, që qoftë dhe tërthorazi, të njoftojë gjurmë debati për këtë problem. Duke iu rikthyer përvojës që vetiu më bie ndërmend prej viteve kur punoja me librin “Një dosje për Kadarenë”, vjen për t’u pohuar se udhëheqja e lartë e partisë formalisht e respektonte hierarkinë: kërkonte mendim nga shtëpia botuese, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, nga shoqata e shkrimtarëve, nga drejtoria e shtypit dhe ajo e kulturës në aparatin e Komitetit Qendror, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga zyra të tjera. Pasi ekspertiza kthehej me shkrim në formë burokratike në instancat vendimmarrëse, sërish shkresat riqarkulloheshin, me shenjime të tilla: E pa shoku Enver, të ndiqet nga sh. Ramiz; e pa shoqja Liri, të merret mendimi i sh. Hysni. Kjo do të thoshte se ashtu duhej bërë.
Arsyetimi se ka qenë një fatalitet që vëllimi u çua për botim pikërisht në vitin e furisë ateiste, në vitin e lëvizjeve të mëdha kundër klerit, kishës, besimit, sigurisht që është për t’u përfillur.
Qysh në fund të viteve 1950 kishte nisur diskutimi për një hapje të kontrolluar të historisë së letërsisë ndaj personaliteteve të ndaluar të saj, që i takonin kryesisht gjysmës së parë të shekullit XX. Këto çështje diskutoheshin në mjediset e studiuesve, që arritën të hartojnë vëllimin e tretë të historisë së letërsisë shqipe, ku qenë përfshirë me kapituj të veçantë monografikë Fishta me shokë, ose “autorët kontradiktorë”, siç filluan të quhen në ato kohëra.
*(Pjesë nga pasthënia e librit “Një histori letërsie e ndaluar” i Besa Hoxha-Beqirit)

Kufiri shqiptar dhe ferri komunist

Kufiri i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ishte teli i fundit i burgut të madh, ku jetonin rreth e milionë njerëz të shformuar gjatë regjimeve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Burgu i madh i ndërtuar përgjatë viteve të sundimit komunist niste nga shtëpia e individit e përfundonte matanë telave të klonit të kufirit shtetëror.Që të kaloje në botën e lirë, në një shtet ku nuk respektohej e garantohej asnjë e drejtë, duhej patjetër të kaloje midis shumë hendeqeve.Rrethanat gjeografike e kishin bërë kufirin shtetëror të Shqipërisë një zonë të vështirë kalimi. Duke u shtuar këtyre edhe ashpërsinë e regjimit, dilnim në një gardh të vështirë për t’u kaluar nga popullsia që kërkonte ta kalonte atë për shkaqe politike ose ekonomike. Në praktikën e përcaktimit të kufijve ndeshen:
libri1 -Kufijtë orografikë, që hiqen me ndihmën e veçorive gjeografike të vend duke marrë për bazë shtratin e lumit, kodrën, pyllin, bregun e detit, etj.
-Kufijtë gjeometrikë, që ndajnë territorin e një shteti me një tjetër në vijëtedrejtë nga njëra pikë te tjetra. Përveç këtyre, hasen edhe kufijte astronomik që përkonin me paralelin ose meridianin.
Territori i shtetit shqiptar ka një kufi të gjatë në 1094 kilometra, i perbere nga 627 km tokësor, 316 km detar (vijë bregdetare 472 km), 73 km liqenor, 48 km lumor, 30 km përrenjor.
Me shtetin e atehershëm jugosIlav kufiri ishte i gjatë 529 km (380 km tokesor, 39 km Iumor, 66 km liqenor, 22 km përrenjor, 22 km detar).
Me shtetin grek kufiri ishte i gjatë 349 km (247 km tokësor, 78 km detar, 9 km lumor, 7 km liqenor dhe 8 km përrenjor).
Kufiri tregohej me piramida kryesore e të ndermjetese.Me shtetin e atëhershëni jugosllav ishin vendosur 176 piramida kryesore dhe 1254 të ndërmjetme.Me Greqinë 177 kryesore.
Në liqene, vija e kufirit tregohej me shenja ndriçuese.Në lumenj e përrenj, vija ishte në mesin e rrjedhjes kryesore të ujit, ndërsa në lumenj të lundrueshëm, në thellësinë më të madhe të tyre.Në det vija e kufirit fillon 15 milje në thellësi të ujërave.
Në kapitullin e dytë të rregullores së sipërtreguar, “ruajtja e kufirit shtetëror në sektor malor me dëborë dhe të pyllëzuar” të rregullores nr.01-40, i jepej e drejtë njësiteve kufitare të hapnin zjarr apo të shkonin më shumë me “shpirtin sulmues” duke përdorur bombat. Duke u nisur nga fakti që pjesa më e madhe e kufirit shtetëror të Shqipërisë shtrihet në sektor malor dhe të pyllëzuar, automatikisht, njësitet kishin të drejtë të qëllonin në rrethanën natyrore të sipërthënë. E njëjta rregullore në kapitullin e “rregullave për mënyrat e hapjes së zjarrit”, ndër të tjera ka sanksionuar se hapja e zjarrit bëhej “kundër civilëve e ushtarakëve të RPSSH-së që tentojnë të arratisen në sektorë tokësor, lumor, liqenor , detar me ose pa mjete. Njësiti u bën thirrje “duart lart”, kur nuk binden, u bën një qitje paralajmëruese (në ajër), në rast se vazhdojnë tentimin, hapet zjarr neutralizues, në pamundësi neutralizimi dhe asgjësues”.
PES (Pengesa Elektro Sinjalizuese), njihej ndryshe edhe si “kloni”.Shërbente si “Pengesë mekanike” që sillte “ndikim psikologjik te shkelësi.Sistemi tregonte dhënien e sinjalit në sektor me gjatësi 500 dhe 250 metra.Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë kufiri ruhej nga forcat e kufirit.Drejtoria e Kufirit ishte një prej tri shtyllave kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (sigurim, polici, kufi). Ajo e ushtronte detyrën e ruajtjes së kufirit përgjatë kufirit tokësor, Iumor, liqenor e detar, nëpërmjet batalioneve kufitare të ndodhura në çdo rreth kufitar, përfshi këtu edhe zonën bregdetare. Përgjithësisht caktohej një fshat kryesor i afert me vijën kufitare, ndërsa koordinimin e bente dega e punëve të brendshme e rrethitpërkatës.Batalionet në fjalë kishin në varesi postat kufitare, ne të cilat shërbenin kuadro dhe ushtarë që kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
libri1
Ushtarët ishin përzgjedhur nga një punë paraprake e punëtorëve operative të lagjeve apo fshatrave ku ato banonin. Një hulumtim i kujdesshem sillte në kufi ushtarë të bindur ndaj regjimit, me origjina komuniste të garantuara, të ushqyer skajshëm me urrejtjen ndaj “armikut”, qoftë ky i jashtëm apo brendshëm. Ky agjitacion që derdhej mbi trutë e tyre, shto edhe injorancën apo paformimin e atyre që mbanin në duar kallashnikovët, i bënte ata nje instrument të rrezikshëm në duar të pushtetit. Çdo “shkelës kufiri” nga brenda apo “diversant” nga jashtë, kishte krijuar tmerrin për kufitarët. Ata duheshin arrestuar apo duheshin ekzekutuar. Mbi të gjitha këto, propaganda kishte krijuar edhe mitet për kufitarë trima, për të tjerë që kishin dhënë edhe jetën për të mbrojtur “fitoret”, për pionierin Nik Pjetër Ndreka që ishte vrarë nga “diversantët”, etj. Po ashtu, dekoroheshin “për vigjilencë dhe trimën” fshatarë të zonave kufitare që bënin të mundur kapjen e “shkelësve”.Përveç forcave kufitare në ndihmë të tyre ishin edhe forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore, nënrepartet dhe repartet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe MPB-së.
Për çdo kufitar, Shqipëria ishte një parajsë dhe bota jashtë një ferr i të këqijave. Shërbimi në kufi bëhej në formën e patrullimit sipas rastit në tokë, liqen apo det. Pikërisht ketu mund të ndodhte edhe përplasja e atyre që donin të arratiseshin me ata që ishin caktuar për të mbajtur të fortë gardhin komunist në vend. Struktura e një poste kufitare përbëhej nga komandanti, komisari, nënoficeri i shërbimeve, nënoficeri i qenit dhe ushtarët.Afër çdo poste kufitare ishin të gatshme forca vullnetare vendore. Kufiri para se të shkohej në vijën zyrtare ndërmjet dy shteteve ishte i rrethuar nga nje gardh me tela që quhej klon. Kjo ishte sinjalistika për çdo kalese, që mund të bëhej.Më 2 shkurt 1989 anëtari i Byrosë Politike Simon Stefani për herë të parë emërohej zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme. Kjo ministri kaloi në një organizim të ri. Zëvendësministrave iu ndryshuan profilet dhe varësitë e drejtorive. Ndërsa Drejtoria e Kufirit ndryshoi emërtesë, duke u bërë Komanda e Forcave të Kufirit.Stefani ishte personi që më së shumti tregoi zell të madh në ekzekutimet në kufi.Ish saldatori Stefani i rehatuar prej vitesh në karrigen e pushtetarit, i dha garanci forcave kufitare se vetëm me vrasje mund të ndalej eksodi i ngadalshëm që kishte nisur.Në korrik 1990 vjen ministër Hekuran Isai.Ky duke parë se vrasjet në kufi ishin bërë vërtet problem, u mundua që të tilla të mos kishte aq shumë, por realiteti nuk ndryshoi shumë.
Në një informacion të datës 1 dhjetor 1990 të kryetarit të Degës së Purtëve Brendshme Gjirokastër Jorgaq Mihali për Komandën e Forcave të Kufirit dhe MPB-në, thuhej se gjatë periudhës janar — nëntor 1990 kanë kaluar kufirin ne mënyrë të paligjshme 158 banorë të atij rrethi, 11 ushtarë të kufirit dhe 29 persona nga rrethe të tjera duke dhënë një shifer në gjithsej 198 persona. Të kapur ishin gjithsej 113 persona prej të cilëve 48 nga Gjirokastra dhe 75 nga rrethet e tjera. “Në zbatim të detyrave e orientimeve të Komitetit të Partisë së Rrethit, në organin tonë u bë diskutimi e ballafaqimi me letrën e Komitetit Qendror të Partisë drejtuar organizatave bazë të partisë, ku me frymë autokritike u nxorën të metat e dobësitë për çdo sektor e kuadër dhe u përcaktuan detyrat për eliminimin e tyre e për të ndërtuar punën për t’ju përgjigjur ashtu siç na mëson shoku Ramiz Alia, veprimtarisë armiqësore aktuale të armiqve të jashtëm e të brendshëm. Nga diskutimet e ballafaqimet me letrën e Komitetit Qendror drejtuar organizatave — bazë të Partisë, doli se konkluzioni i tërhequr nga KQ, se në këto situata, sulmi kundër socializmit është më i egër se kurrë dhe kjo qëndron edhe për rrethin tonë” — thuhet në informacionin që kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Peshkopi Enver Ademi i dërgon më 12 shtator 1990 sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së, Osman Murati. Ne të njëjtin material propozohet që kufirin ta marrë në ruajtje ushtria, pasi kishte forca të shumta për ta bërë një gjë të tillë.

“Zërat e mbijetesës” ose diktatura siç ka qenë

z-mbijeteses
z-mbijeteses
Nga Armand Maho.
Këto ditë doli nga shtypi libri “Zëra të mbijetesës” të autorit Nebil Çika ( i Riu) publicist i njohur për publikun shqiptar. Libri, botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, është përmbledhje e dhjetëra intervistave që autori ka zhvilluar gjatë emisionit të tij të njohur “Rrno për me tregue” në Shijak TV , një pjesë e tyre janë botuar në mënyrë periodike edhe nga gazeta “Metropol”.
Libri hapet me një parathënie të shkëlqyer të shkrimtarit të njohur disident Visar Zhiti , ish i burgosur politik i komunizmit dhe sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë dëshmitë e viktimave të krimeve të komunizmit, dëshmitar okular, por edhe studiues të njohur të kësaj fushe. Ngjarje e personazhe vijnë në këtë botim ashti siç kanë ndodhur dhe të mbledhura bashkë japin një pamje të qartë të asaj çfarë ka ndodhur në këtë vend gjatë diktaturës komuniste, por edhe pasojat e saj në jetën shqiptare edhe 20 vjet pas rënies de juro. Për herë të parë kemi një denoncim të drejtpërdrejtë të krimeve komuniste në Shqipëri në biseda të drejtpërdrejta e të pacensuruara një lloj “hapje e dosjeve” dhe zbardhje e krimeve dhe autorët e tyre.
Ashtu si emisioni edhe libri synon zbardhjen e një prej periudhave më të errëta të historisë së popullit tonë, mbajtja në errësirë e së cilës shihet nga autori, por edhe nga shumë prej të intervistuarave si problem parësor për ngërçin e zgjatur të pothuaj demokracisë shqiptare. Përveç dëshmive ekskluzive e dokumenteve një pjesë të publikuara për herë të parë ky libër vjen nga e kaluara në aktualitet duke ndjekur e treguar gjendjen sot të viktimave dhe xhelatëve. “Kush ishin dhe ku janë sot persekutorët?”, pyet pothuaj në çdo bisedë të intervistuarit autori Çika, duke bërë kështu të mundur publikimin e emrave të autorëve të krimeve nga drejtuesit më të lartë të regjimit komunist deri tek torturuesit ekspertët, dëshmitarët apo spiunët e Sigurimit të Shtetit. Përgjigjet në shumë raste janë befasuese pasi një pjesë e mirë e tyre janë ende pjesë e politikës, drejtësisë, shërbimit sekret, policisë e të tjera institucione të shtetit shqiptar.
Autori ka zgjedhur që të mos mbajë vet një qëndrim me qëllim që nëpërmjet pyetjeve dhe dëshmive lexuesi të krijojë një mendim të pavarur për diktaturën komuniste dhe raportin e sajë me zhvillimet aktuale politike e sociale në Shqipëri. Libri është vetëm një pjesë e intervistave të realizuara në emisionin “Rrno për me tregue“ të ideuar e drejtuar nga autori në “Shijak TV”, por i mjaftueshëm për të përcjellë tek publiku një realitet historik, politik e shoqëror ashtu siç ka ndodhur. Libri duket i vlefshëm edhe për studiuesit, pasi sjell dëshmi, prova e fakte nga një periudhë me pak mundësi dokumentimi të plotë të krimeve të diktaturës komuniste, një periudhë e gjatë historike, studimi i të cilës është penguar seriozisht edhe nga mungesa e vullnetit të politikës, një pjesë e mirë e të cilës ndodhet në konflikt interesi, për të mundësuar zbardhjen e plotë të sajë.
Si përfundim mund të themi si ky libër përbën një nga përpjekjet e rralla serioze për të mbajtur në kujtesën e shqiptarëve atë që ka ndodhur me ta vetëm dy dekada më parë e që kërcënon të kthehet në mënyra nga më të ndryshmet edhe sot.

Fotot sekrete të Sigurimit nga vrasjet në kufi

vrasjet-kufi01
vrasjet-kufi01

Nga Aida Tuci.
Arkiva e Shërbimit Sekret Shqiptar gjatë kohës së sundimit komunist fsheh shumë fakte të rënda të vras-jeve, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve të mijëra familjeve shqiptare. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën nëpër burgje 9052 vetë; u burgosën si të dënuar politikë 17 900 njerëz dhe u internuan për motive politike 30 383 të tjerë. Të gjitha këto shifra vijnë të dokumentuara me foto dhe dokumente në albumin e titulluar “Terrori komunist në Shqipëri”, ideuar nga Prof. dr Luan Malltezi dhe përgatitur për botim nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Albumi u promovua dje në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë këtyre 23 viteve është shkruar dhe folur shumë për krimet e komunizmit, kanë parë dritën e botimit shumë dokumente e foto, një pjesë e të cilave janë përfshirë edhe në këtë album, por shumë të tjera rrinë ende në magazinat e mëdha të Arkivit të Ministrisë së Brendshme ku mbahen të mbyllura dosjet e komunizmit. Enver Kushit, një ndër realizuesit e këtij albumi, i është dashur të gërmojë gjatë në këta arkiva për të sjellë dokumente dhe foto që publikohen për herë të parë. Ajo që e ka tronditur më shumë janë vrasjet masive që u bënë në kufi në vitin 1990.“Janë qindra të rinj të vrarë. Fotot e vrasjeve janë vërtet tronditëse”, – rrëfen Kushi në intervistën e tij, duke dhënë dhe detaje rreth shumë zbulimeve që ai ka bërë në këtë arkiv.
02krime33
Zoti Kushi, është shkruar dhe folur shumë këto 23 vjet për krimet e komunizmit dhe sigurisht që ka ende shumë për të thënë, por çfarë është e panjohur që ju e sillni në këtë album?
“Terrori komunist në Shqipëri” është drama shqiptare që zë fill nga viti 1948 deri më 1990-ën. Është konceptuar si album sepse kemi patur një lëndë të pasur falë ndihmës që na ka dhënë Arkivi i Ministrisë së Brendshme, por dhe Agim Musta, ish i persekutuar politik. Ky album ka qindra foto, por ato që botohen për herë të parë janë disa foto që kanë të bëjnë me vrasjet në kufi në vitin 1990. Në maj të këtij viti doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia, ku thuhej se arratisja, kalimi i kufirit nuk quhej tradhti ndaj atdheut, dhe se nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin. Janë vrarë dhjetëra të rinj dhe janë vrasje nga më makabret. Janë të gjitha të dokumentuara dhe me lista emërore të të vrarëve në kufi.
02krime55
Ka fakte të dokumentuara që vrasjet janë bërë nga Sigurimi i Shtetit shqiptar?
Fotografitë janë marrë nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme. Në këto dosje ka informacione dhe të dhëna që vinin nga degët e kufirit në Veri dhe Jug të Shqipërisë, që nga Shkodra, Tropoja, Saranda, Korça, ku drejtues të pikave kufitare japin informacione për vrasjet që ishin bërë në kufi. Sipas këtyre të dhënave, mosha e të vrarëve në kufi ishte nga 18 vjeç-32 vjeç. Sigurimi i Shtetit edhe atëherë dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotografitë e kufomave. Janë ndoshta fotografitë më tronditëse që unë kam parë në arkiv. Këto fotot flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë në atë periudhë. Janë arratisur nga kufiri jugor dhe sidomos shumë kanë kaluar nga Mali i Zi.

Një studim mbi konfiskimin e pronës dhe grabitjen e arit nga pushteti komunist

frangaari
“Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit (1944-1955)” është një nga botimet më të fundit të Instituti të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe ka për autor Alvin Saraçin.
Botimi hedh dritë mbi një prej krimeve ende të pandriçuar të komunizmit në Shqipëri siç ishte grabitja dhe konfiskimi i pronave dhe i aseteve monetare të shqiptarëve. Në fokus të studimit janë vitet 1944-1955 kur qeveria komuniste e sapoardhur në pushtet iu vërsul egërsisht pronës private dhe të gjitha aseteve që shqiptarët i kishin krijuar për shekuj me radhë. Studimi ka pesë kapituj duke e ndarë procesin në pesë faza. Ai është i pajisur me të dhëna dhe fakte zyrtare të vjela nga arkivat dhe dokumentacioni i ruajtur.
Ndërmarrja e këtij studimi u bë e mundur në sajë të mbështetjes së Fondacionit Konrad Adenauer.
konfiskimi-198x300PJESË NGA STUDIMI
Ligji i konfiskimit të pasurive të të arratisurve politikë doli në vitin 1943, siç e dëshmon rregullorja e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Në Kongresin e Përmetit u parashtrua marrja nën kontroll e firmave private nga Këshilli Antifashist Nacionalç- lirimtar, që të furnizonin Ushtrinë me prodhimet e tyre.
Dolën listat e kriminelëve të Luftës, ku u futën plot kundërshtarë politikë dhe mbrojtja e pushtetit për të mos e ndarë atë me partitë e Legalitetit dhe Ballit Kombëtar. Si rezultat, më 15 dhjetor 1944, doli ligji i konfiskimit të pasurive private të të arratisurve politikë sipas modelit sovjetik dhe jugosllav, çka solli inkriminimin politik të kundërshtarëve dhe një pjesë e madhe u përkiste klasës aristokrate- çifligare, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pronash private në ligjin e Reformës Agrare, si rrjedhim i vendimeve të konfiskimit të pronave private dhe shpronësimeve pa shpërblim të atyre që dispononin pasuri të patundshme…
Gjithashtu, pas vendimeve të konfiskimit, tokat, shtëpitë, dyqanet, mallrat, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare i kaluan shtetit dhe u sekuestrua edhe ari pas marrjes nën kontroll të shtëpive të kundërshtarëve politikë. Ligjet e konfiskimit të plotë dhe të pjesshëm mbas ligjit nr.41 për organizimin e gjykatave u shtrinë edhe ndaj të burgosurve politikë, të cilëve iu konfiskua pasuria private… Zbatimi në praktikë i vendimeve të sekuestrimit dhe pasojat e tij Në qendër të vëmendjes së vendimeve të sekuestrimit të komiteteve ekzekutive ishin figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar të para mbarimit të Luftës, që ishin shpallur si kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë me pushtuesin, edhe pse nuk i përkisnin kësaj kategorie, sepse Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte bërë publike listën e 385 kriminelëve të vërtetë të Luftës për të gjitha shtetet pas mbarimit të konfliktit, ku bënin pjesë edhe bashkëpunëtorët shqiptarë.
Megjithatë, shumica prej tyre u dënuan si “kriminelë të luftës” me dënime kapitale, burgim të përjetshëm ose me heqje lirie sipas kategorive, dhe me dënim konfiskimi të pasurisë private, sipas vendimeve të gjykatës speciale të 13 prillit 1945. Megjithëse kishte kaluar një vit pas vendimit të konfiskimit, Komiteti Ekzekutiv Durrës i dërgonte “Gazetës Zyrtare” për publikim vendime të disa prej pjesëmarrësve në qeveritë e mëparshme, si vendimi nr.3 i datës 9 janar 1946 të sekuestrimit të pasurisë së patundshme dhe të tundshme të Idomeno Kosturit dhe nr.5, datë 15 janar 1946 të Maliq Bushatit, Zef Kadares, Mark Kodhelit nga Shkodra dhe Ymer Fortuzit nga Tirana. Vendimet e të dënuarve të tjerë u publikuan gjatë gjithë vitit 1946.
Dokumenti i datës 18 korrik 1945, që ishte vendimi i parë i sekuestrimit i shpallur në “Gazetën Zyrtare”, përmban listën me 36 personalitete politike të arratisura dhe të sekuestruara të prefekturës Tiranë dhe nënprefekturave Petrelë e Valias, që përjashtonte nga sekuestrimi vetëm Faik Shuaipin, sepse pas hetimeve të reja nuk figuronte i arratisur, vinte në dukje se si ndryshoi konfiguracioni politik në Shqipëri pas Luftës. Shumica e të arratisurve i kishin lënë të lira vilat e tyre në Tiranën e Re dhe lagjet në qendër të Tiranës, që u morën nga klasa e re politike.
Nga lista e të arratisurve të Komitetit Ekzekutiv të KANÇ të prefekturës Tiranë si dhe pasuritë që ata kishin lënë më datë 11 korrik 1945, dalin edhe të dhëna mbi banuesit e rij të shtëpive të të arratisurve politikë, që shpesh janë vila dhe vihen në dispozicion të drejtuesve të ushtrisë partizane ose të aleatëve të tyre, por në raste të tjera ka dhe shtëpi të mëdha dhe të lëna me qira nga këta deracines dhe qiranë e merrte shteti. Shtëpia në Tiranën e Re e Prenk Previzit banohej nga Sefedin Koleci, partizan i Brigadës IV dhe Ilija Budini, indentent në Korpusin e Armatës, banesa e Mehdi Frashërit i ishte dhënë Misionit Ushtarak Sovjetik, në banesën e Ymer Fortuzit në Rrugën e Fortuzëve jetonte Myslym Peza, ndërsa shtëpia e Asim Abdurramanit në Tiranën e Re ishte e banuar nga dr. Ymer Dishnica, banesa e Sali Vuçiternit regjistrohet se ishte marrë me qira nga Beqir Balluku dhe dy persona të tjerë, si dhe vendbanimi i Hamdi Kërçikut mbahej si qiramarrës nga Koço Tashko dhe tetë persona të tjerë. Disa nga këto banesa u jepeshin dhe partizanëve e personave me gjendje të mirë politike nga Seksioni i Strehimeve pa qira.
Kjo praktikë, siç do të shohim, në vitet e mëvonshme do të ndiqet edhe me të pasurit dhe tregtarët, shtëpitë më të mira të të cilëve do t’u jepen drejtuesve komunistë pas largimit të pronarëve të mëparshëm. Persekutimi i tregtarëve për arin Faza e parë e mbledhjes së arit kishte qenë hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari e argjendi shqiptare dhe të huaja, krahas pagesës me franga ari. Tregtarët u munduan t’u shmangeshin statistikave ekzakte të arit, që komiteti ekzekutiv i kërkoi, siç kishte vepruar me statistikat e vlerësimit të pronave dhe të mallrave. Mbledhja e mallrave të fshehur dhe magazinave me mall u shoqërua edhe me zbulimin e arit të fshehur me të gjitha mënyrat edhe me torturat për nxjerrjen e tij.
Për këtë qëllim u krijua edhe sektori i tretë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që do të përgatiste dhe tri procesverbale të sekuestrimit të arit, njëri drejtues i Bankës së Shtetit dhe tjetri i degës lokale të Punëve të Brendshme. Sipas raporteve nga Policia e Korçës, tregtarëve në këtë qytet u ishin marrë 400 kg flori dhe 48 mijë napolona. “Organet e Mbrojtjes së Popullit” dhe seksionet e tyre lokale në qytete të ndryshme ishin të angazhuara në zbulimin e arit të fshehur në qypa ose mallrave të fshehur dhe në bastisjen e shtëpive të të pasurve, duke sekuestruar jo vetëm monedha floriri, por çdo lloj takëmi dhe sendesh me vlerë, si bizhuteri ari, argjendi dhe sermi, unaza, varëse etj., por edhe servise lugësh, pirunësh të larë në ar ose në argjend, si dhe objekte antikuariati si punime në ar të shekujve të kaluar, monedha ari për zbukurim, si dhe kujtime të trashëguara nga paraardhësit e familjeve.
Viti 1946 që ishte dhe viti i shtetëzimeve, do të kishte presion të madh ndaj tregtarëve dhe mbledhja e arit do të kryhej me të gjitha mënyrat. Faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve përfshiu vitet 1946- 1948 dhe faza e dytë vitet 1950-1952, kurse kundërshtarët politikë u dënuan me konfiskim dhe iu konfiskua ari në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë dhjtevjeçarit të parë. Në vitet 1952-1954 sekuestrimi i arit u shtri edhe mbi shtresa të tjera shoqërore që dispononin ar.
Pasojat e ushtrimit të forcës për nxjerrjen e arit të tregtarëve sollën në burgosjen e tyre. Ata u lanë pa ushqim dhe për muaj të tërë jetuan me bukë të thatë. Më pas u burgosën edhe familjarët e tyre dhe iu nënshtruan një presioni psikologjik të vazhdueshëm, me tortura që kishin si qëllim, nën kërcënimin e dhunës, rrëzimin psikologjik dhe kallëzimin e arit. Madje, në Durrës, tregtarët u zhytën me të gjithë trupin në tokë dhe iu la vetëm koka jashtë, derisa të dorëzonin arin. Si pasojë, në Elbasan vdiqën në burg për floririn tregtarët Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj.
Në Tiranë, Cen Alimehmetit, siç pohon ai vetë, pasi i ishte sekuestruar malli i dyqanit dhe shtëpia te Kodra e Kuqe, që ishte kthyer në jetimore, si dhe dyqanet në qendër dhe tokat në Mëzez, u detyrua të dorëzonte 3 mijë napolona në vitin 1946 dhe shuma të tjera në vitin 1951 dhe u mbajt nga Dega e brendshme, për të nxjerrë se ku e kishte fshehur arin. Ai nuk rezistoi dhe tregoi vendin se ku e mbante floririn, erdhi në shtëpi dhe gjeti 900 napolona të tjerë. I njëjti fat priti dhe tregtarë të tjerë si Tod Çoka që vdiq nga torturat, sepse nuk pranoi të tregonte se ku e kishte fshehur floririn. Tregtarë të tjerë që dorëzuan arin ishin edhe Hoç Këllezi, babai i ish-ministrit të Financave dhe zv.kryeministrit Abdyl Këllezi, si dhe Murat Begeja, Tahir Gjinali, vëllezërit Radheshi, Mihal Dovana nga Durrësi etj.
Shumë tregtarë të mëdhenj u dënuan me konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme si kundërshtarët politikë dhe u dërguan në kampin e punës në Maliq. Sipas memuareve të Skënder Stefanllarit, i mbijetuar nga kampi i Vloçishtit, tregtarët u bënë viktima të kënetës së Maliqit nën kërcënimin “tregoni floririn ose do të vdisni në kënetë” dhe iu bënë tortura që nuk mund t’i konceptonte mendja njerëzore. Tregtarët që vdiqën në kënetë ishin Sotiraq Lako, të cilin e varrosën në kënetë, si dhe Kosta Fundo, Bexhet Frashëri, kurse tregtari Koço Misrasi vari veten dhe dhëmbët prej floriri iu shkulën.
Në korrikun e vitit 1948, Skënder Stefanllari rrëfen se si pasi iu lëshuan akuzat e rreme se gjoja kishte krijuar një gjykatë të burgosurish me në krye Niko Kirkën, me rolin e prokurorit për të dënuar regjimin komunist, ai i prekur në sedër u përlesh me rojet e kampit dhe, pasi e goditën me bel në kokë dhe ra pa ndjenja, i shpëtoi jetën, duke e marrë mbi shpatulla tregtari i madh nga Durrësi me origjinë nga Kavaja, Alfons Dovana.
Vetëm 100 kg drithë për ish-kryeministrin Koço Kotta
Vendimi nr. 183, datë 16 korrik 1945, me propozim nr. 1/115, datë 15 qershor 1945 të Komisionit mbi studimin, Administrimin, Sekuestrimin e pasurive të të Arratisurve Politikë Korçë vendosi sekuestrimin e pasurive të ish-kryeministrit të burgosur Koço Kotta, ku përfshiheshin sipas inventarit hipotekor një shtëpi në Korçë, dy vreshta dhe disa ara në fshatin Vinçan dhe Pendavinj të Korçës, si dhe 32 pjesëve si bashkëpronar i 299 aksioneve të kafesë, sallonit dhe kinemasë “Majestik”, së bashku me aksionet e tyre të menaxhuara nga shoqëria anonime “Cinemattaro”, me vlerë 500 franga ar secila dhe përfshinte edhe inventarin e objekteve shtëpiake ku përfshiheshin edhe nga ato me vlerë antike muzeale, si një portret me “stemën mbretërore” me xham, servise me pjata (argjendi) dhe dy sëndukë bosh dhe i liheshin vetëm 100 kg drithë familjes deri në vendimin përfundimtar.
Konfiskimet e viktimave të Ambasadës Sovjetike
Më 13 prill 1951, Dega e Punëve të Brendshme Tiranë i dorëzoi degës së Bankës Tiranë 28 napolona, 25 paund, 9 lira turke, një mbajtëse monedha ari dhe stoli, si dhe 113.590 lekë të derdhura në buxhetin e shtetit dhe 30 kartëmonedha italiane nga 1 mijë- 30 mijë lireta jashtë qarkullimit, të konfiskuara nga Gjykata e Lartë Ushtarake me vendim nr.64, datë 27 shkurt 1951, të të ekzekutuarve të akuzuar padrejtësisht për bombën në Ambasadën Sovjetike: Lluka Raskoviç, Tefik Sheku, Haki Kodra, Reis Selfo, Manush Peshkëpia, Ali Qoralli, Qemal Kasoruho, Petro Konomi, Hekuran Tresake, Mehmet Ali Shkupi, Reshit Shima, Sabiha Kasimati dhe Pandeli Nova.
Më 24 mars 1953, Policia kishte vendosur që për stolitë e gjetura Mediha Libohovës, gruas së ish-ministrit Eqrem Libohova, t’i kthehej asaj shuma prej 31 mijë lekësh, sepse ndaj saj nuk ishte marrë vendim konfiskimi, por ministri i Financave nuk qe dakord dhe kërkoi që me dispozita Ligjore t’i kalonin Bankës së Shtetit pa shpërblim.
Florinjtë e Hamit Matjanit
Në vitin 1954 u futën në Thesarin e Shtetit 7 kg e 870 gr ar, i konfiskuar diversantëve Zenel Shehu dhe Hamit Matjani, që përbëhej nga 607 napolona, 1 gjysmë napoloni, 317 paund, 315 gjysmasterlinash, 1 dydollarëshegjysmë, 27 lira turke, 1 rubël me vlerë 7 1/2, 3 pesërubëlshe, monedha ari austriake me peshë 5 g e gjysmë.

Dhjetë botime mbi krimet e komunizmit

Në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së demokracisë në Shqipëri “Instituti i studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit”, ka botuar 10 libra me dokumente arkivorë, intervista, dëshmi e kujtime të cilat shërbejnë si bazë për shkrimin e kësaj historie të panjohur për brezat e rinj.
10-libra
Botimet u prezantuan gjatë një konference pranë Muzeut Historik Kombëtar ku të pranishëm ishin autorët e librave dhe studiuestit e ISKK të cilët kanë botuar libra të ndryshëm mbi këto çështje.
Lexuesit mund të gjejnë tani tituj siç janë “Fjalori enciklopedik i ish-viktimave të krimeve të komunizmit”,  “Asgjësimi i fesë” dhe “Konfiskimi i pronës dhe arit në Shqipëri gjatë komunizmit”, “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, etj.
Kurse Uran Butka sjell librin “Kryengritjet e para kundërkomuniste”. Është një libër në të cilin pleksen në mënyrë sistematike dokumentet, urdhrat e shtetit, etj.
Leka Ndoja sjell botimin me titull “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri”, në të cilin tregon se në një formë a në një tjetër shteti bashkë me persekutimet, vrasjet dhe pushkatimet sekuestronte edhe veprat që linin intelektualët. Një botim interesant është edhe “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri” i Çelo Hoxhës, etj.
Drejtori i Institutit, Agron Tufa shprehet se këto botime nuk janë as një e njëmijta e asaj të vërtete që shqiptarët duhet të dine, por gjithsesi ky mbetet një fillim i mbarë.
Listë e botimeve:
  • Me litar ne fyt – Mhill Gjinaj
  • Krahet e Keputur – Alma Lico
  • Vrasjet ne kufi ne vitin 1990 – KastirotDervishi
  • Bashkimi Demokrat Shqiptar 1946 – ISKK
  • Lufta Civile ne Shqiperi 1943-1945, Vellimi i pare – Uran Butka
  • Lufta Civile ne Shqiperi 1943-1945, Vellimi i dyte – Uran Butka
  • Zerat e Kujteses – ISKK
  • Mbijetesa ne Kasollen e Lopes – Sokrat Shyti
  • Burgjet dhe Kampet e Shqiperise Komuniste – Kastriot Dervishi
  • Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist Vellimi 4 – ISKK
  • Fjalor i Shtjelluem i Gjuhes Shqipe – At Benedikt Dema

Qasja botёkuptimore e Havzi Nelёs

h-nela2
h-nela2

Nga Alfred Nela.
Sistemi i ndёshkimeve i ndёrtuar nё periudhёn e komunizmit, ishte njё ndёr mё mizorёt pёr sa u pёrket formave dhe mёnyrave tё dёnimit. Hierarkia e dёnimeve ishte e pёrmasave mё barbare qё mund tё kishte njohur historia njerёzore. U pushkatuan, u varёn, u dёnuan, shumё tё pafajshёm nё mёnyrё tё egёr dhe çnjerёzore. Mijёra njerёz tё urtё dhe tё fjalёs sё lirё, u torturuan nё forma tё paprecedenta dhe jashtё pёrfytyrimit njerёzor. Njё ndёr ta, ishte dhe dёnimi dhe ri-dёnimi i poetit Havzi Nela. Ai u var nё mes tё qytetit tё Kukёsit, nё njё kohё kur nё Evropё dhe kontinent, ekzekutime tё tilla, ishin ndaluar me kohё. Forma e ekzekutimeve qё ndoqi shteti Enverist, ishte i ngjashёm me ekzekutimet e periudhёs mesjetare. Persekutimi i intelektualёve dhe i njerёzve qё kёrkonin lirin e shprehjes, ishte kthyer nё njё spektakёl rutinё pёr publikun e gjёrё tё nёnshtruar dhe admiruesit e sistemit diktatorial.
  1. Fjala e lirё dhe liria pa fjalё
Sokrati edhe pas 25 shekujsh do tё helmohej. (Osho)
Tё shkruash dhe flasёsh pёr Havzi Nelёn, ёshtё sa e lehtё, po aq dhe e vёshtirё. Ёshtё e lehtё sepse, ai u la pasardhёsve tё gjithё mendimet e tij, tё shkruajtura nё letёr me gjuhёn e tij tё zemrёs, mendjes dhe shpirtit. Shkrimet e tij, ai i la qё tё kuptoheshin nga tё gjithё, pavarёsisht prejardhjes shoqёrore, edukimit apo statusit social. Ёshtё e vёshtirё tё flitet pёr tё, sepse vuajtjet dhe pёrjetimet e tij, janё neglizhuar dhe anashkaluar nga ai sistem, qё krijoi shoqёrinё e kontrollit dhe tё ndёshkimit. Idealet qё kishte nё mendje, dhe ato qё kishte rrёfyer dhe shkruar nuk gjetёn vendin dhe destinacionin e duhur. Vizioni i Havzi Nelёs, ishte shumё pёrpara tё tjerёve, ishte rreth gjysёmshekulli inerci, kjo duket qё nё arrestimin e tij, qё daton nё vitet 1967. Kauza e tij ishte pёr liri, drejtёsi dhe barazi. Ai nuk kishte kauzë personale, por tё gjithё idetё qё kishte, ishin nё shёrbim tё tё gjithё njerёzve pa dallime. Kёrkesat e Havzi Nelёs, ishin pёr njё shoqёri tё emancipuar, ashtu siç Evropa kishte filluar t´i bёnte me kohё. Ai gjithmonë dёshiroi tё sjellё “Mbinjeriun” e Niçes nё atё realitet tё krijuar. Ja si e pёrshkruan Niçe “Mbinjeriun”, tё cilёn dhe poeti Nela, e kishte tё ngulitur nё mendjen e tij.
Mbinjeriu do tё jetё i rrallё, por ai ёshtё etapa pasardhёse e evolucionit njerёzor. Historia ecёn jo drejt njё “njerёzimi” tё zhvilluar abstrakt, por drejt lindjes sё njerёzve tё jashtёzakonshёm. Ky objektiv ёshtё mbinjeriu, thotё Niçe. Por njeriu nuk do tё jetё produkt i njё procesi mekanik tё evolucionit. Vetёm kur individёt mё tё lartё tё kenё guximin pёr tё rivlerёsuar tё gjitha vlerat dhe pёr tё reaguar tё lirё ndaj vullnetit tё tyre tё brendshёm pёr pushtet, vetёm atёherё mund tё arrihet etapa tjetёr. “Njeriu ёshtё diçka qё duhet tejkalohet”, dhe ёshtё mbinjeriu ai qё pёrfaqёson nivelin mё tё lartё tё zhvillimit dhe tё shprehjes sё fuqisё fizike, intelektuale dhe emocionale. Mbinjeriu do tё jetё, njeriu vёrtet i lirё, pёr tё cilin asgjё nuk ёshtё ndaluar pёrveç asaj qё pengon vullneti pёr pushtet (Stumpf; 2008).
Siç shihet Niçja kishte si vizion naltёsimin e mendjes njerёzore, ndёrsa Nela kishte si devizё emancipimin e individit nё njё vend ku shtypja dhe horrori ishin nё nivelet mё tё lartё. Ai nuk kishte kёrkesa personale, por vetёm individi tё lejohet tё shprehё lirshёm fuqinё intelektuale dhe shpirtёrore, qё e mban tё brendёsuar dhe tё ndrydhur.
Pas Revolucionit Francez, format e pёrgjithshme tё praktikёs penale u reformuan. Para kёsaj periudhe mёnyrat e ndёshkimeve ishin disa llojesh si: vdekja, punё nё galeri ose punё tё detyruara, kamzhiku, pranimi publik i fajit etj. Siç shihet pёrveç kamzhikut tё gjithё format e tjera tё dёnimit u aplikuan nё periudhёn diktatoriale. Ekzekutimet publike, u bёn njё shprehi e zakonshme pёr njerёzit qё kishin pikёpamje ndryshe nga ai i pushtetit. Nё mesjetё njё formё e ekzekutimeve publike, njihej me emrin “ceremonia e trekёmbёshit”, ose dёnimi me varje. Riti i ekzekutimit publik nёnkuptonte, nevojёn qё i dёnuari tё pranonte vetё fajёsinё, pёrmes rrёfimit shpeshherё tё detyruar, gjithashtu dhe publiku tё bindej pёr fajёsinё e tё dёnuarit, apo tё kuptojё fuqinё e autoritetit (Foucault; 2010). E njёjta praktikё u ndoq edhe me varjen e poetit Havzi Nela, nё prag tё shembjes sё Murit tё Berlinit.
  1. Njeriu i partisё dhe partia pa njerёz
Krijimi i “homo soveieticus”, nё vend qё tё ndalonte ishte perfeksionuar akoma mё shumё, duke u pasuruar me veçori tё reja, si «mendimi i dyfishtё» them njё gjё e mendoj njё tjetёr. Marta Dell´Asta, studiuese italiane.( Nikolla; 2012).
Instalimi i sistemit parti-shtet, ishte shumё i rёndë pёr vendin dhe individin. Ai nё fillim u tregua si qёllim-mirё, por mё vonё u ashpёrsua nё ekstrem. Qysh prej themelimit tё partisё komuniste shqiptare nё nёntor tё 1941, lёvizja e Enver Hoxhёs dhe tё partisё sё tij, kishin qenё po aq politike sa edhe ushtarake. Qёllimi i enverizmit pёr marrjen e pushtetit u ekspozua me kujdes, kur dukej qartё se raportet kishin ndryshuar dhe fitorja do tё shkonte nё favor tё forcave antifashiste. Nё programin e themelimit tё PKSH, thuhej se “do tё pёrpiqej pёr bashkimin e tё gjithё shqiptarёve pa dallim feje, krahine e ideje, kundёr pushtuesit fashist dhe do tё vendoste njё qeveri demokratike popullore”. Vite mё vonё nё njё radiogram qё gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cilёsinё e kryeministrit tё qeverisё provizore, i dёrgon gjeneral Dali Ndreut, mё 17 nёntor 1944, dhe thotё:
Tё organizohen burgjet dhe fushat e pёrqёndrimit dhe tё burgosen tё gjithё ata elementё tё akuzuar me faje tё mёdha, me tradhёti tё naltё dhe bashkёpunim tё hapёt. Bёni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerёz me ndikim qё tё bёhen shembull pёr tё tjerёt. Kёta bёjnё pёrshtypje nё popull.
Sistemi diktatorial nё Shqipёri po vinte çdo ditё e mё shumё duke u shtёrnguar dhe po bёhej mё kokёfortё dhe i rreptё. Enver Hoxha, vuante gjithmonё nga dyshimi, mosbesimi dhe paranoja. Njerёzit si Havzi Nela, iluminist, mёndjehapur, tё shkolluar dhe intelektual, ishin target-grupi mё i survejuar nga sistemi kanibal i krijuar nga ai. Po ky grupim individёsh pa prova, pa fakte dhe pa dёshmi mund tё ishin dhe cilёsoheshin si armiq tё popullit. Nё lidhje me armiqtё Enver Hoxha, mё 21 Shkurt 1951, i dёrgon letёr Stalinit ku shkruan:
“Armiqtё e brendshёm dhe tё jashtёm nuk do tё arrijnё kurrё tё gёrvishtin dashurinё dhe besnikёrinё e pakufishme qё ka populli ynё pёr ju dhe Bashkimin Sovjetik” (Sufaj; 2012).
Me kalimin e viteve Enver Hoxha e forcoi pushtetitin e tij nё maksimum, tё gjithё aparati shtetёror u vu nё funksion tё tij. Pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqёsor, u njёhsuan dhe kaluan plotёsisht nё dorёn e tij. I ashtёquajturi pushteti gjyqёsor kaloi nёn kontrollin e tij dhe rrjedhimisht vendimet miratoheshin nga ai vetё.
Lidhur me kёtё situatё nё vitin 1967, me vendim nr: 57 tё Byrosё Politike tё Komitetit qendror tё PPSH, mbi suprimimin e  avokatisё, u hoq institucioni i avokatisё, me motivin, se gjykatat dhe prokuroritё, si organe tё popullit e tё diktaturёs sё proletariatit mbrojnё ligjet e ligjshmёrinё socialiste dhe tё drejtat e qytetarёve, dhe se avokatia si profesion nё kushtet e vendit tonё nuk shihet e nevojshme (Sufaj; 2012).
Periudha diktatoriale, ishte njё nga pushtetet mё tё rrepta qё ka pёrjetuar njerёzimi pas mesjetёs. Institucioni i burgut dhe manipulimi i masave ishte kryefjala e asaj kohe. Individualiteti duhet tё shndёrrohet nё ndёrgjegjen kolektive tё partisё-shtet dhe tё idealeve komuniste. Nё edukimit komunist, hyjnё nё mёnyrё organike, edukimi i patriotizmit socialist dhe i internacionalizmit proletar, formimi i botёkuptimit shkencor materialist-dialektik, edukimi i qendrimit komunist ndaj punёs e pronёs shoqёrore, formimi i psikologjisё sё re kolektiviste, edukimi i sjelljes sё kulturuar komuniste etj (Nikolla; 2012).
Havzi Nela ishte njё kritik, emancipues i edukimit qytetar dhe heretik i pushtetit. Ai çdo fjalё, mendim apo shkrim e kishte pёr tё gjithё njerёzit e pёrvuajtur, tё manipuluar dhe tё nёnshtruar. Ai nuk e jetoi jetёn e tij nё kohё, jeta e tij ishte para kohe, ai jetoi nё kohёn e ardhme. Parashikueshmёria e tij, pёr njё tё ardhme mё tё mirё ishte shumё e saktё. Ai nuk ishte vetёm njё kundёrshtar i atij, regjimi, por poeti Nela nё mendjen e tij kishte ndёrtuar njё sistem tё pёrgjithshёm mendimi mbi shoqёrinё, ai i trajton qartё si duhet tё jenё raportet dhe marrёdhёniet mes familjes dhe shtetit apo shoqёrisё dhe pushtetit. Nёpёrmjet rrёfimeve tё bashkohёsve tё tija poeti shprehet:
“Shpejt gjithçka ka me marrё fund. Ne do mbyllim shumё gjana dhe do sillemi si njerёz, se pёrndryshe nuk e merr kurr vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetёr gjaku qё s´e lan e s´mundet me e la kurrёn e kurrёs tё parin. Sa pёr Enver Hoxhёn, balta e zezё shumё shpejtё ka me ia mbulue emnin, edhe nё rast se ia pёrmend kush, ka me ia pёrmend me pёrbuzje. Punёt janё pёr mirё. Ky regjim do tё pёrmbyset shumё shpejt. Krejekrejt, po e ka rrёzue pёr tokё, ekonomia e dobёt. Njё skamje qё me tё trishtue. Shumё mё keq se para vitit ´67 kur kam hy nё burg. Do tё hyjmё shpejt nёBashkimin Evropian. S´do ketё ma kufij, por do jenё vetёm formalё. Edhe nё Kosovё kemi me hy shpejt lirisht”(Palushi; 2008). 
E tillё ishte dhe poezia e tij Fryma e Helsinkit, qё nё atё periudhё ishte risi nё krijimtarinё letrare tё kohёs, gjithashtu ngjalli shumё debate dhe irritim pёr pushtetin dhe qarqet intelektuale.
Nё vitin 1967, Havzi Nela kishte reaguar haptas dhe bindshёm ndaj tre kёrkesave tё qeverisё, si futja nё kooperativёn bujqёsore, prishja e kishave dhe xhamive, ndёrrimi i veshjes. (Populli asht i sёmurё, tri gjylpana menjiherё nuk e shёrojnё, por e shkatёrrojnё).
  • Jeta nё burg dhe burgu pa jetё
Poeti Havzi Nela, kaloi njё jetё tё pёrvuajtur, veçanёrisht vitet e burgut e stёrmunduan, lodhёn dhe e dёmtuan si psikologjikisht dhe fizikisht. Torturat, presionet dhe ndёshkimi i ushtruar ndaj tij, ishin nё nivele kafshёrore. Ai provoi dёnimin disa herё nё forma dhe nё situata tё ndryshme. Antikonformisti politik Havzi Nela, mёnyrёn se si e kaloi jetёn nё burg mund tё krahasohet, apo tё merret si personazh i veprave tё Dostojevskit, Cvajgut apo Sartrit. Pas ri-dёnimeve tё njёpasnjёshme ai u dёshpёrua dhe e kaploi njё ndjenjё pafuqie dhe dёshpёrimi, ku shprehet: “S´po ma lan vendin me ndejtё rehat as n´Arrёn. Mё kanё lodhё nё shpirt. Vёshtirё se kam jetё derisa tё mbarojё internimin. Nё burg kisha shokё, kurse kёtu nё Arrёn e kam tё pamundshme tё kem shoqni. As me bishat sikur tё due me bisedue nuk mё lejojnё. Nё vetmi, pa njerёzit e mi, pranё vetёmqyqe”.
Tek njё i dёnuar, dy janё fenomenet psikologjike torturuese qё e shoqёrojnё, porsa ai futet nё burg. Sё pari, ёshtё mungesa e privatёsisё dhe sё dyti, ёshtё vetmia qё pёrjeton secili prej tё dёnuarve. Nё asnjё institucion tjetёr mё shumё se nё burg, nuk ёshtё e mundur qё tё pёrjetohen paralelisht tё dyja kёto gjendje nё tё njёjtin person, qё nё mendimin e parё, duket sikur kanё lidhje shkak-pasojё. Nё fakt nё veprat e autorёve tё mёdhenj, qё kalojnё caqet e shkrimtarёve duke u renditur nё rradhёn e filozofёve, psikologёve apo edhe pёr institucionet e ndёshkimit, tё dyja kёto gjendje janё bashkёshoqёruese tё vazhdueshme tё njё tё dёnuari, tё njё tё izoluari. Ja si e rrёfen Dostojevski gjendjen e tё dёnuarit nё burg:
Mё duhej tё vёrej kalimthi se pёr shkak tё ёndёrrimeve dhe tё izolimit tё gjatё ne, tё burgosurve, liria na dukej si mё e lirё se liria e vёrtetё, domethёnё se liria qё ekziston nё tё vёrtetё nё realitet. Tё burgosurit e hiperbolizonin idenё e lirisё reale dhe kjo ёshtё krejt e natyrshme dhe karakteristike pёr çdo tё burgosur. Ndonjё ordonancё i shqyer e i leckosur oficerёsh na dukej gati mbret, gati njё ideal i njeriut tё lirё nё krahasim me tё burgosurit, pёr shkak se ai nuk kishte rruar kokёn, nuk kishte pranga dhe nuk e shoqёronte roja… Sa rini ёshtё varrosur mё kot brenda kёtyre mureve, sa forca tё mёdha kanё shkuar kot kёtu! Mё duhet t´i them tё gjitha, pa fshehur asgjё: kёta njerёz janё tё jashtёzakonshёm. Mbase kёta janё njerёzit mё tё talentuar, mё tё fortё midis tё gjithё njerёzve qё pёrfshin populli ynё. U morёn mё qafё njerёz tё fuqishёm, u mbytёn nё mёnyrё jonormale, tё paligjshme dhe pёrgjithmonё. Po kush ёshtё fajtor? Po po kush ёshtё fajtor?
Gjithashtu dhe personazhi i Cvajgut, qё gjendet i izoluar nё njё dhomё hoteli, komunikon me veten. Fillimisht tregon ai qё tё mund tё bёja diçka, fillova tё recitoja vjersha dhe tё sillja ndёrmend gjithçka qё kisha mёsuar dikur pёrmendёsh, kёngё popullore, vjersha etj. Ashtu si personazhi i Cvajgut dhe Havzi Nela, njё pjesё tё madhe tё jetёs sё tij nё burg e kaloi duke shkruajtur poezi. Njё pjesё prej tё cilave nuk kishte ku t´i shkruante dhe u detyrua t´i mbaj nё mendje pёr njё kohё tё gjatё. Letёrsia ishte i vetmi mjet qё ia kaloi qёndrimin e tij nё burg. Por linja enveriste kishte orientim tjetёr pёr artin dhe letёrsinё, duke theksuar se: Arti vihet nё shёrbim tё masave tё gjёra popullore dhe shndёrrohet nё njё armё tё fuqishme tё edukimit estetik, tё edukimit komunist, tё pёrhapjes nё shoqёri tё idealeve mё tё larta social-artistike, tё idealeve estetike (Nikolla; 2012).
Poeti Havzi Nela, kishte devizёn e tij tё krijimtarisё, duke mos u pajtuar asnjёherё me kriteret e krijimtarisё, arsimimit apo idealeve social-artistike tё asaj diktature. Kushtet e burgut ishin shumё tё vёshtira, gjithashtu edhe sjellja e policёve dhe e hetuesve, ia vёshtirёsonte qёndrimin e tij. Lidhur me sjelljen e tё dёnuarve ka shumё dёshmi nga tё burgosurit, njё ndёr ta ёshtё dhe ai i Bedri Spahiut. Sipas Spahiut ish prokuror i pёrgjithshёm nё vitet e para tё pushtetit komunist, rrёfen se hetuesi gjatё komunikimit me tё pandehurin shfaqte shenja tё arrogancёs, prepotencёs, torturave fizike, psikike dhe simbolike. “Prepotenca ёshtё ajo gjendje nё tё cilёn i izoluari i nёnshtrohet arbitraritetit mё tё shfrenuar qё kombinohet me njё anё me masa diskriminuese, demoralizuese, zhburrnuese, provokuese, fyese e shndёrruese, dhe nё anёt tjetёr me masa qё kanё pёr qёllim tё rrёnojnё shёndetin tё provokojnё sёmundje dhe sё fundi, tё shkurtojnё jetёn e tё burgosurit. Spahiu dallon tre karakteristika tё prepotencёs. Egocentrizmi ёshtё karakteristika e parё. Ky tipar zhvillohet tek hetuesit e kohёs ndjenjёn e tё qenit zot absolut edhe tё dinjitetit personal, edhe tё nderit edhe tё jetёs sё tё burgosurit. Arbitrarizimi ёshtё tipari i radhёs. Ky tipar favorizohej shumё nga sistemi, pasi tё gjitha hallkat e sistemit tё zbulimit dhe hetimit kishin varёsi hierarkike nga Ministria e Brendshme. Dhe karakteristika e tretё ёshtё animalizmi. Sipas tij, tek shumica e hetuesve prepotent mbizotёronte natyra kafshёrore, ai rrёfen: “Kam njohur njerёz qё kanё njё nevojё tё papёrmbajtshme qё tё mundojnё njerёzit, qё t´i shohin tё dridhen e tё pёrpёliten pёrpara tyre, e nёn tortura (Bregu; 2013).
E pra Havzi Nela pёrjetoi mungesёn e privatёsisё, izolimit, torturimit, ri-ndёshkimin, kanibalizmit, animalizmit dhe nё fund dёnimin marramendёs, kafshёror dhe mesjetar. Sot pas dy dekada e gjysёm mendimi tij ka gjetur momentin e duhur. Idealet e tij, jo vetёm duhen respektaur, por edhe tё vihen nё zbatim. Mendimi poliedrik i Havzi Nelёs, sot ёshtё mё aktual se kurr, idetё e tij janё tё mёshiruara tek njё shoqёri mё e zhvilluar, emancipuar dhe qytetruar, ashtu siç sot janё vendet e evropёs perendimore dhe mё gjerё. 
Bibliografi
  1. Bregu Z .(2013). “Tё dёnuarit mes izolimit, informimit dhe nevojёs pёr komunikim; fq, 29, 52-60, 77.
  2. Foucault M .(2010). “Disiplinё dhe ndёshkim; fq, 64.
  3. Nikolla A .(2012). “Njeriu i ri Shqiptar“; fq, 70, 120, 137.
  4. Palushi P .(2008). “Kryqёzimi i Havzi Nelёs”; fq 37- 44, 104.
  5. Sufaj F .(2012). “Sistemi i ndёshkimeve nё Shqipёri gjatё regjimit komunist 1945-1990”; fq, 58, 113.
  6. Stumpf E S .(2008). “Filozofia”, Historia & Problemet; fq, 365.

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...