Akademik Prof Dr Hakif Bjarami
Serbia e ka të vështirë të zbres nga pozicioni fantazmë “popull i
qiellit”, në popullsi normale civilizuese dhe demokratike. Lidhur me këtë, shqiptarët
e kanë sot plotësisht të ditur se Serbia më 1877 bëri gjenocid ndaj 714
fshatrave dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët e kishin plagën e njomë
se si u soll ushtria serbiane ndaj shqiptarëve gjatë Luftës Ballkanike
(tetor-nëntor 1912). Serbia, gjatë viteve 1912-1914 i bombardoi 132 fshatra
shqiptare, ndërsa i detyroi të shpërngulën në Turqi mbi 500 000 shqiptarë.
Për këtë përpiekje për gjenocid, që manifestohet edhe me kolonizim dhe
konvertim rreligjioz, sidomos në trevën e Rrafshit Dukagjinit, dëshmojnë
dokumentet serbe dhe malazeze. Së këndejmi Serbia fashiste ndryshe nuk mundet
të ekzistojë, pa bërë krime të papara, sepse është mësuar me mizori, të cilat
ia toleron Evropa, dhe kështu po përfiton në çdo epokë historike.
Fenomeni i shqiptarëve
pas fillimit të Luftës së Parë Botërore më 28 korrik 1914
Dihet se më 28 korrik 1914 filloi lufta në mes Austro Hungarisë dhe
Serbisë, e cila shumë shpejtë u kthye në luftë me përmasa botërore sa që në te
muarën pjesë: 36 shtete me afro 1 miliardë banorë. Për luftë u mobilizuan 70
milionë ushtarë, ushtarë të vararë 10 milionë, ushtarë të plagosur 21 milionë.
Lufta zgjati 4 vjetë e 3 muej e 15 ditë. Në luftime muarën pjesë 190 000
avionë, 9000 tanke, 140 000 mjetet trasportuese ushtarake. Në Luftën
Ballkanike prej të gjithë të vrarëve 92% ishin ushtarë, 8% ishin civilë; në
Luftën e Parë botërore 60% te të vrarëve ishin ushtarë, ndërsa 40% ishin
civilë: në Luftën e Dytë Botërore 40% te të vrarëve ishin ushtarë, ndëra 60 %
te të vrarëve ishin civilë. I prezantuam këto fakte sepse Serbia ishte
shkaktare e luftës, për faktin se e kishte okupuar Kosovën, Maqedoninë dhe
synonte për ta okupuar edhe Shqipërinë Bregdetare, prandaj në shkallë të
rrufeshme u orientua për ta okupuar Bosnje Hercegovinën, por i hasi “sharra në
gozhdë” të autriakëve.
Historikisht dihet se Ushtria serbiane u vu në gjendje të mjerushme
sepse ushtritë Austro Hungareze dhe Gjermane, do ta ndikin këmba këmbës, jo
vetëm në Serbi, por edhe në tokën shqiptare, në Kosovë që e kishte okupuar me
mizori ndër më të egrat në Evropë, deri atëherë. Dhe posa hynë ushtarët serbian
në lokalitetet shqiptare në Kosovë, e pastaj në Shqipërinë Bregdetare, populli
e sidomos shumë familje të veçanta shqiptare, duke e parë një ushtri të
rraskapitur dhe të shkatrruar, do ta presin atë ushtri me bukë dhe sherbime të
strehimit, për deri sa u erdhën anijet franceze dhe angleze për t` i tarsferuar
nga Durrësi në Ujdhesën e Kërfuzit. Për
këtë siellje humane të shqiptarëve, posa ndryshuan rrethanat në favor të ushtrive
franko-angleze, serbët e ndryshuan kursin dhe serish filluan të masakrojnë
shqiptarë, sidomos në: Rugovë me që rast
në shkurt të vitit 1919 i masakruan 844 persona dhe i bombarduan 11 fshatra; i
maskargruan në Plavë dhe Guci mbi 400 persona, të gjithë civilë duarthatë; i
masakruan 16 fshatra të Anadrinit, 14 të Llapit, 12 të krahinës Shkupit, 19
fshatra të Kardakut dhe 16 të Ferizajit dhe Kaçanikut.
Serbët më 1941 përjetuan të njejtin debakël nga ushtria naziste e
Hitlerit dhe ushtria fashiste e Benito Musolinit. Është fenomen prap në një
formë tjetër, se si disa shqiptarë idealist, do të pranojnë të luftojnë
okupatorin nazifashist në të njetin front nacionalçlirimtar me serbian dhe
malazezë. E ta ftoish shqiptarin në vitet 1941-1944 me thirrje të drejtë dhe pa
prapavi politike: “Ejani e të luftojmë së bashku kundër nazifashizmit”, është teori
i njejetë sikurse më 1944/45 ta ftoish popullin HEBRENJË: “Ejani e luftoni
në anën e Hitlerit”. Si duket, nga ai realitet serbët kanë marrë pozitë, se
janë populli “qiellor”, dhe për ta duhet
të sakrifikohën të tjerët. Por, populli serbian disi duhet ta kuptojë se këtij
realiteti një ditë i vjen fundi, dhe Serbia duhet të mësohet të jetojë në
kufijtë e saj të para Kongresit Berlinit (1878). Kjo do të thot: pa Sanxhakun e
Nishit, pa Kosovën, pa Maqedoninë, pa Malin e Zi, pa Kroacinë, pa Bosnje
Hercegovinën, pa Slloveninë e sidomso pa Vojvodinën që kurrë, kurrë nuk ka qenë
nën sundimin e tyre, qoftë edhe e okupuar deri më 1918.
Serbia si është siellë ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1918-1941, hapur
deshmon se ka për synim shfarosjen e shqiptarëve. Ky realitet dëshmohet me
pazaret që i bërë me Turqinë më 1926, 1933, 1934, 1938, 1939-me Italinë dhe
kështu me radhë deri më 1999.
Serbia kurrë nuk do të
vetdijësohet për deri sa të detyrohet për t` i paguar dëmet e luftës
Serbia sidomos ndaj shqiptarëve duhet fare mirë të mendojë sepse
Republika e Kosovës një ditë do të bëhet antare e OKB-ës dhe sigurisht se do ta
padis Serbinë për të gjitha dëmet e luftës, që ia ka shkaktura në çdo
epokë. E vërteta, Serbia nuk mund të kuptohet sa çka synon në pjesëne dytë të
shekullit XX-të se çfar fashizmi KULTIVON dhe programon, pa i lexuar këto
programe neonaziste të saj. Pra duhet të studiohet: LIBRI I KALTER 1976, dokument ai që ishte një përpiekje
ATENTATI ndaj Kushtetutës vitit 1974; duhet të studiohet MEMORANDUMI I AKADEMISE SERBIANE i
vitit 1986, që ishte një ftesë që të
themelohet Serbia homogjene dhe integrale në të cilën do të jetonin vetëm
serbianët. Duhet të studiohet PROGRAMI
JUGOSLLAV PËR KOSOVËN i vitit 1988. Lidhur me këtë “Program..” disa
sheknctarë Evropian me kanë pyetur në Wjenë më 1989 se si “është e mundur që
Kosova ka një dendësi të popullsisë 179 banorë në një kilometër katror, kurse
Serbia i ka 76 banorë në një kilometër katror dhe prap planifikon të sjellë
kolonistë serb në këtë trevë me 94% të popullsisë shqiptarë”. Përgjegja ime
ishte se: Serbia deri me tash i ka përpiluar 34 programe për ta sllavizuar
Kosovën, ashtu si e ka sllavizuar Sanxhakun e Nishit me gjenocid më 1877, me
përkrahje të Evropës nepër Kongrese dhe Konferenca, po edhe me armatim dhe
mercenarë të çdo lloji. Pra çështja se Serbia jeton mbi plagët e gjenocidit
ndaj shqiptarëve, është meritë në një pjesë edhe e diplomacisë Evropiane, së
cilës iu ka bashkuar Kisha Serbiane, e cila në çdo kohë ka qenë institucion
rreligjioz shovinist. Pra, Serbia kurrë nuk do të pajtohet të jetë ndryshe-të
demkratizohet, sepse prapa i qëndron edhe socialimperializmi rus, për të mbetë në qendër të vëmendjës, duke u
kërcnuar ndaj fqinjëve, e sidomos ndaj shqiptarëve.
Realiteti i lartëtheksuar, e FTON ndërgjegjën njerëzore, sidomos fuqinë
e NATO-s dhe BE-s që t` i dërgohet Beogradit një mesazh se rasti i 24 marsit
1999 mund t` i përseritet. Pra jo me “Tomahok” por me fjalë ushtrake që kanë
peshë të Tomahokëve. E atë porosi edukative, deri me tash, e kanë shpërehë
vetëm oficerët e SHBA-ve, por që në fund të luftës, farncezët, italianët,
anglezët dhe holandezët me gjermanë prap kanë demonstruar pazare nazifashiste
si është qasti me Veriun e Kosovës më 12 qershor 1999.
Pse Serbia
sot taktizon dhe paguan mercenarë nga çdo kënd i botës
Dihet botërisht se Serbia më 1918 u zgjërua për pesë herë dhe në tërësi
e realizoi kërkesën e “NAÇERTANISË 1844”. Këtë realizim nuk e ka bërë me forcën
e saj, por me fuqinë ushtrake të Ushtrisë franceze, e cila përbëhej nga
MERCENARËT SOMALEZ, njerëz të padhimbshëm por edhe të patrembshëm, sepse Parisi
u kishte premtuar jo vetëm shpërbilme finansiare por edhe plaqkën që do ta
bënin, nuk do t` u konfiskohej. Ishin pra këto pazare koloniale të shekujve të
kaluar, që po përseriteshin në një tragjedi me tri akte: shprinësim,
shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, me çdo kusht dhe pa kursyer asgjë.
Sot, Serbia ka arritur ta relativizojë Vendimin e GJND përmes FUSNOTËS, fakt ky që është faj i
politikës së shqiptarëve në dialog, si të papervojë dhe si të degur në famën e
pushtetit të dirigjuar nga të huajt. Ky pozicion sot vërtetohet me realitetin,
përmes ndarjës së Veriut të Kosovës, në të cilën trevë janë instaluar të gjithë
kriminelët që e nxitën “JOGURT REVOLUCIONIN”, që shkaktuan mizori në Slloveni,
në Kroaci, në Bosnje dhe sidomos në Kosovë drejtë shembjes së Jugosllavisë federale 1989-1992.
Serbia mori hov dhe u kthye në pozicion agresiv kur filloi epoka e
këmbimit apo korigjimit të
territoreve më 1994
Po mos të harrojmë se politikës serbiane është kah i ndihmon ushtrimi
naiv i politikanëve shqiptar, që bëjnë politikë me “fjolla bore” sikurse është
fjala për “Këmbim të territoreve”, ose “Korigjim të territoreve”, krejtë një
nëse i përkrah, sepse ke hy në Pazar dhe nuk mundesh me dalur i palagur prej
tij. Në Kosovë dihen autrët e këtyre pazareve dhe ata sot respektohen, madje
ndonjeri prej tyre quhet edhe personalitet “historik” nga viti 1994. Në
diploamcinë makiaveliste evropiane këtij marifeti i thonë: “Lujeje macë kryet e
bellit”. E për të gjitha kalkulimet serbe, Beogradi e ka një Pazar që ende
askush nuk ia ka lexuar para turive. Fjala është se Boreli dhe Lajçaku e
sidomos Gabriel Eskobar duhet të njihen me synimet serbe “ndrë tepih” se po
deshtuan të gjitha kalkulimet, Beogrdai do t` i nxitë serbët lokal që të tbohen
një ditë dhe ta: “shpallin njëanshëm autonominë substanciale të ko munave
serbiane”. Kuptohet se ky “vendim” do ta ketë peshën e shumë referendumeve nga
vitet nëntëdhjetë nepër ish Jugosllavi, por nga Kisha dhe politika serbiane do
të provohet që popullin ende ta mbajë në iluxione, duke menduar se është kah
jeton në shekullin XIX-të kur nuk kishte konkurencë aq të theksuar, sidomos në
Ballkan, e sidomos kur shqiptarët ishin të lidhur me sulltanin si mishi e
kocka.
Si përfundim mendoi se pushteti në Republikën e Kosovës duhet zhvilloi
një bisedë parimore dhe demokratike, por mbi të gjitha shumë të sinqertë dhe me
garancione se shqiptarët kurrë nuk do të sillen ashtu si janë sielluar
pushtetet e Beogradit ndaj shqiptarëve për dy shekuj.
Synimi i Serbisë sipas të gjitha dokumentet sekrete të kohës kaluar dhe
të sotme është një konstantë, që Kosova të shpallet zonë e pasigurtë për çdo
INVESTIM nga jashtë. Prandaj ky shkrim është një alarm që të njihet bota e
civilizuar se viset shqiptare janë të sigurta dhe populli që jeton ne to është
i civilizuar, mikprtës dhe bujar. Unë popullit i besoj.
Studimi iu kushtohet:
Gjenral Tahir Sinanit dhe Shaban Shalës, Adem Demaçit dhe Sabit Kapitit!
Më 29 XII 2022 Prishtinë