2011-09-04

Xhelal Zejneli: Diplomacia serbe dhe vendet islamike




DIPLOMACIA SERBE DHE VENDET ISLAMIKE

Nga Xhelal Zejneli



1. Konferenca Islamike u themelua në Rabat më 25 shtator 1969. Ajo sot ka 57 anëtarë. Prej vitit 1992, anëtare e saj është edhe Shqipëria. Më 25.05.2009 u mbajt në Damask Sesioni i 33-të i ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Konferencës Islamike. Diplomacia shqiptare paraqiti një rezolutë me të cilën kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës. Këtë rezolutë, që në krye të herës, e mbështetën Turqia dhe Arabia Saudite. Në të vërtetë, rezoluta e sipërthënë ishte projekt i këtyre tre vendeve. Amendamente për modifikimin e saj paraqitën Egjipti, Siria, Azerbajxhani dhe Algjeria. Rezoluta u hodh në propozim nga Arabia Saudite. Ajo u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e Konferencës Islamike. Miratimi i saj e hap rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike. Ishte kjo një fitore e madhe e diplomacisë shqiptare dhe dështim i plotë i asaj serbe.


Diplomacia serbe vepron me të madhe në vendet e botës së tretë. Kjo e ashtuquajtur botë e tretë, gjeografikisht shtrihet në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine. Këto vende dikur quheshin edhe si vende në zhvillim. Këto shprehje përdoreshin dendur në kohën e luftës së ftohtë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Gati të gjitha vendet e botës së tretë kanë qenë anëtare të organizmit, të njohur me emrin Mosinkuadrim, apo Lëvizje e vendeve të paangazhuara. Shtetet udhëheqëse të Lëvizjes së vendeve të paangazhuara thonin se ky organizëm, në botën të ndarë në blloqe politiko-ushtarake, s’është as me NATO-n, e as me Traktatin e Varshavës. Në të vërtetë, gati të gjitha këto vende të paangazhuara apo të painkuadruara, ishin nën ndikimin - qoftë të BRSS-së, qoftë të SHBA-së. Serbia e sotme, para vendeve të botës së tretë hiqet si trashëgimtare e Jugosllavisë së Titos, i cili konsiderohej si një nga themeluesit e lëvizjes së vendeve të paangazhuara.


Më 1955, në Bandung të Indonezisë, me nismën e Birmanisë, të Sri-Lankës (atëherë Cejlon), të Indisë, të Indonezisë dhe të Pakistanit, u mbajt Konferenca e Bandungut. Në të morën pjesë edhe 24 vende të tjera të Azisë dhe të Afrikës. Midis tyre Egjipti, Kina etj. Ky faktor i ri i arenës ndërkombëtare, d.m.th. bota e tretë, u paraqit kundër bipolarizimit të bashkësisë ndërkombëtare. Në të u përcaktuan parimet e politikës ndërkombëtare të vendeve të botës së tretë. Të njëjtat parime do t’i përvetësojë më vonë edhe Lëvizja e vendeve të paangazhuara. Josip Broz Tito-ja dhe Jugosllavia e tij, në asnjë pikëpamje nuk ishin pjesë e kësaj konference. Në kohën kur u mbajt Konferenca e Bandungut (1955), Josip Broz Tito-ja ende s’ishte në atë vijë. Për më tepër, pikërisht atë vit (maj 1955) erdhi për vizitë në Jugosllavi Nikita S. Hrushçovi.


Në vitet 1954, 1955 dhe 1956 Josip Broz Tito-ja i vizitoi vendet e Azisë dhe të Afrikës. Ai dhe liderët e Indisë, të Birmanisë, të Egjiptit dhe të Etiopisë i formuluan parimet themelore të Mosikuadrimit: bashkë-ekzistenca paqësore vepruese, ruajtja e paqes në botë, kundërshtimi i ndarjes së botës në blloqe etj. Më 1956, në ishujt Brioni të Adriatikut u mbajt takimi shumëpalësh midis Josip Broz Titos, kryetarit të Egjiptit – Naserit dhe kryetarit të Indisë – Nehrus. Ky takim synonte themelimin e Lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Takimi i dytë shumëpalësh u mbajt në Nju-Jork, në vitin 1960, gjatë Sesionit XV të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Në të morën pjesë ata që do të quhen udhëheqës të vendeve të paangazhuara: Titoja, Naseri, Nehru, presidenti i Ganës – Kvame Nkruma (1909-1972) dhe presidenti i Indonezisë – Ahmed Sukarno (1901-1970), i cili prej vitit 1948 qeverisi në mënyrë diktatoriale duke synuar të bëhej udhëheqës i Azisë Juglindore. Pesëshi i sipërthënë pretendonte se detanti që pasoi pas dhjetë vitesh (më 1970) ndërmjet fuqive të mëdha, ishte edhe meritë e tyre. Më 1961 u mbaj në Beograd Konferenca e parë e shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve të paangazhuara. Ky takim zgjati gjashtë ditë. Kësaj konference i priu mbledhja përgatitore e mbajtur në Kajro. Në Beograd u tubuan liderë të 25 vendeve të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine. Nga kjo konferencë i dërguan letër Xhon Kenedit dhe Nikita Hrushçovit. Më 1964 u mbajt në Kajro Konferenca e dytë e vendeve të paangazhuara, në të cilën morën pjesë 47 vende anëtare. Më vonë pasojnë edhe takimet e tjera: në Beograd (1969), në Lusakë (Zambi, 1970), në Xhorxhtaun (Guajanë të Amerikës Latine, 1972), në Algjer (1973), në Kolombo (Sri-Lankë, 1976) etj.


2. Sipas Josip Broz Titos, Lëvizja e vendeve të paangazhuara udhëhiqej nga trekëndëshi Beograd-Kajro-Nju-Delhi (Tito-Naser-Nehru). Pas vdekjes së Nehrus atë e zëvendësoi e bija Indira Ghandi, e cila, derisa ishte në krye të Indisë, zhvilloi marrëdhënie të ngushta me Jugosllavinë e Titos. Por, në krye të kësaj piramide, Titoja e kishte vendosur veten. Jugosllavët kishin dëshirë të madhe që si themelues të lëvizjes së vendeve të paangazhuara ta proklamonin Titon. Asnjë lider i botës së tretë nuk pretendonte për liderizëm në këtë lëvizje. Liderizmi i kësaj lëvizjeje ishte preokupim vetëm i Titos, ndaj ai hiqej si prijës i lëvizjes dhe si themelues i saj. Duhet thënë se kjo e ashtuquajtur lëvizje, në arenën ndërkombëtare nuk ka luajtur kurrfarë roli të rëndësishëm. Shumë nga këto vende, të cilat gjoja angazhoheshin për një botë pa luftë, vite me radhë kanë luftuar kundër njëra-tjetrës. Ndikimi i BRSS-së mbi një pjesë të konsiderueshme të botës së tretë ka qenë permanent. Politika e ekuidistancës ndaj Lindjes dhe Perëndimit që proklamonte kjo lëvizje, nuk ishte veçse mashtrim.


3. Diplomacia serbe ka kohë që në planin diplomatik lufton kundër Kosovës - në shumë vende të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine. Beogradi para këtyre vendeve manipulon me emrin e Titos, me prestigjin e Jugosllavisë së dikurshme dhe flet në emër të Mosinkuadrimit. Titoja dhe Jugosllavia, në periudhën e viteve 1954-1980 kanë qenë mjaft të afirmuar në vendet e botës së tretë. Ai s’ka lënë vend të botës së tretë pa e vizituar. Vizita e tij në Afrikë në vitin 1960, me anijen Galeb, të shoqëruar edhe nga katër anije të tjera dhe dy mjete ajrore në qiell - zgjati 72 ditë. Titoja në këtë udhëtim shoqërohej nga Llazar Kolishevski, nga babai i nacionalizmit serb – Dobrica Qosiqi etj. Në vitet ’60 (të shekullit XX) diplomacia jugosllave në botën e tretë arriti kulmin e suksesit të vet. Titoja e bëri deprovincializimin e politikës jugosllave. Ai pretendonte të bëhej njëfarë simboli i emancipimit dhe i identifikimit të vendeve të botës së tretë. Duke qenë udhëheqës i një vendi evropian, mendonte se autoriteti i tij në vendet e botës së tretë, është i padiskutueshëm.


Diplomacia serbe, kur është fjala për Kosovën, është mjaft e gjallë dhe influente, pikërisht në Egjipt dhe në Indi, si dy vende me ndikim të theksuar në rajonet e tyre. Këto dy vende, në kohën e Naserit dhe të Nehrus (më vonë edhe të së bijës Indira Gandit) kishin marrëdhënie të veçanta me Titon dhe me Jugosllavinë e tij. Sipas Beogradit, të mbështetësh Serbinë do të thotë të respektosh figurën e Titos. Të përkrahësh Serbinë, do të thotë të nderosh Jugosllavinë e dikurshme. Të jesh me Beogradin, do të thotë të respektosh një qendër politike që ka qenë themeluese e Lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Me fjalë të tjera, Serbia e provincializuar, në shumë vende të botës së tretë tenton të manipulojë me figurën e Titos, me autoritetin që ka gëzuar dikur Jugosllavia e tij si dhe me lëvizjen e Mosinkuadrimit.


Shumë vende afrikane, aziatike dhe hispano-amerikane Titon e konsideronin si një prej prijësve të botës së tretë. Jugosllavinë ndërkaq, si një prej vendeve kryesore të saj. Legjenda thotë: “Në shumë vende të botës së tretë, mjafton të përmendje fjalët Tito e Jugosllavi dhe të gjitha rrugët do t’i kesh të hapura”. Serbia sot, para vendeve afro-aziatike dhe latino-amerikane hiqet se është vend i Titos, dikur aq të adhuruar prej tyre. Serbia sot, para vendeve të sipërthëna, hiqet si trashëgimtare e Jugosllavisë së Titos.


Shumë vende arabe i takonin botës së tretë. Gati të gjitha këto vende ishin anëtare të Lëvizjes së vendeve të paangazhuara. Titoja me botën arabe kishte marrëdhënie tejet të mira. Gati çdo ditë, aeroplanët fluturonin prej Beogradi për në kryeqytetet e vendeve arabe dhe anasjelltas. Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Vuk Jeremiqit, mosmbështetja e Serbisë nga vendet arabe, nga vendet e botës së tretë apo nga vendet e paangazhuara do të thoshte mosrespektim të personalitetit të Titos dhe të Jugosllavisë së tij të dikurshme.


4. Bota e tretë, bota arabe, vendet islamike apo vendet që dikur ishin anëtare të Lëvizjes së vendeve të paangazhuara duhet ta dinë se Serbia e sotme s’ka kurrfarë lidhjeje as me Titon, as me Jugosllavinë e tij. Duhet ta dinë se Serbia e sotme s’ka kurrfarë lidhjeje as me botën arabe, as me botën islamike, as me Lëvizjen e vendeve të paangazhuara. Duhet ta dinë se Serbia ka lidhje vetëm me një shtet të vetëm të planetit – Rusinë bolshevike, hegjemoniste, ekspansioniste, sllavo-ortodokse dhe bizantine. Vendet arabe, islamike që aq shumë e nderonin Titon, duhet ta dinë se ishin pikërisht serbët ata që e shtrembëruan vijën e tij, me Memorandumin e ASSHA (SANU), që doli në Beograd si një libër anonim në janar të vitit 1986. Një prej hartuesve të këtij projekti që u quajt nekrolog i Jugosllavisë, ishte edhe akademiku serb Lubomir Tadiq, babai i kryetarit të përtashëm të Serbisë – Boris Tadiqit. Duhet shtuar edhe faktin se akademiku L. Tadiq është mik i ngushtë i Dobrica Qosiqit, këtij akademiku me shkollë të mesme bujqësore, i mbiquajtur baba i kombit serb. Ky baba i kombit është njëheri edhe përkufizuesi, formuluesi dhe artikuluesi bashkëkohor i të ashtuquajturës çështje kombëtare serbe - kësaj murtaje të zezë të Ballkanit. Vendet arabe, islamike që aq shumë e nderonin figurën e Titos, duhet ta dinë se ishin pikërisht serbët ata që deshën ta zhvarrosnin kufomën e tij, për t’ua hedhur kroatëve në Kumrovec. Ishin pikërisht serbët – ata që e shkatërruan Jugosllavinë e Titos, duke i suprimuar autonomitë e dy krahinave, të cilat ishin pjesë ndërtuese të federatës jugosllave. Ishin serbët që e suprimuan – me populizëm dhe me dhunë – Kushtetutën e vitit 1974, të miratuar nga Titoja. Bota arabe duhet ta dijë se ishin serbët ata që i shpallën luftë Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Si rrjedhojë e këtyre katër luftërave të përgjakshme, të shkaktuara prej serbëve - u shpërbë Jugosllavia e AVNOJ-it, d.m.th. e Titos. Bota arabe dhe islamike duhet ta dinë se ishin serbët dhe Beogradi ata që vranë në Bosnjë dhe Hercegovinë 100 mijë deri 200 mijë myslimanë (numrin e saktë e dinë vetëm viktimat, përkatësisht të afërmit e tyre). Bota arabe dhe islamike si dhe të gjitha vendet e botës së tretë në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine, e dinë mirë se ishin pikërisht serbët dhe Beogradi ata që vranë në Srebrenicë rreth 8000 myslimanë. Krejt bota e di se tragjedia e Bosnjës dhe Hercegovinës, e shkaktuar prej serbëve, është gjakderdhja më e madhe në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.


Bota arabe dhe islamike duhet ta dinë se, në rastin e Kosovës, të jesh në anën e Beogradit, do të thotë të jesh me kryerësit e krimit dhe të gjenocidit ndaj popullsisë myslimane në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë.


Beogradi, ndër vendet arabe, islamike e paraqet Kosovën si kreaturë amerikane. Por, vende të caktuar arabe, që janë në mosmarrëveshje me Uashingtonin, e që janë në raporte të mira me rusët, duhet ta dinë se po të mos ishte SHBA-ja, Serbia e Milosheviqit, e Koshtunicës, e Tadiqit dhe e Sheshelit do t’i shfaroste myslimanët në BH dhe shqiptarët në Kosovë.


Tani, pas miratimit të Rezolutës për Kosovën në Damask nga vendet e Konferencës Islamike, diplomacia e Prishtinës dhe ajo e Tiranës duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta para vendeve të botës islamike, jo vetëm për ta njohur sa më parë pavarësinë e Kosovës, por edhe për ta denigruar e stigmatizuar deri në fund politikën e provincializuar dhe të djallëzuar të Serbisë që e injoron realitetin e Bosnjës e Hercegovinës dhe atë të Kosovës.

KOSOVA DHE NDARJA E MUNDSHME E SERBISË


Xhelal Zejneli

Xhelal Zejneli

xhelalzejneli@hotmail.com

Dy revolucionet e mëdha serbe - Në vitet ’90 të shekullit XX, Serbia bëri dy revolucione të mëdha:

jogurt revolucionin – anembanë Serbisë, dhe
- ballvan revolucionin – në Kroaci.

U quajt jogurt revolucion (revolucioni i kosit), për arsye se çdo pjesëmarrësi në mitingjet nacionaliste serbe, që mbaheshin nëpër  Serbi dhe Vojvodinë, i jepej nga një gotë kos (jogurt), me një gjevrek. Mitingje të këtilla nëpër Serbi, më 1991 dhe 1992 organizoheshin shpesh, në mos çdo ditë.  Personat që merrnin pjesë në çdo  miting, u quajtën mitingues (mitingashi). Këta persona, këtë veprimtari e shndërruan në zanat. Endeshin prej një qyteti në tjetrin, duke udhëtuar me autobusë dhe me vetura. Si shtesë, këtyre u jepej – falas - edhe nga një byrek. Për këto mitingje, qarqe të caktuara serbe thanë: Ndodhi populli (Dogodio se narodi. Me fjalë të tjera: U ngrit populli, u zgjua populli, fjalën e ka populli, çështjen e mori në dorë populli.
U quajt ballvan revolucion (revolucioni me trupa të drunjve), ngase organizuesit e protestave serbe në Kroaci, i prenin drunjtë në pyjet përreth dhe trungjet i shtronin nëpër rrugët automobilistike, për të parandaluar qarkullimin e forcave policore të Kroacisë, në viset kroate të banuara me serbë.
Të njëjtën gjë, në gusht 2011 e provuan edhe në Kosovë. I zunë rrugët duke krijuar barrikada me trungje drunjsh. Shpejt u pa se veprimet e tilla në Kosovë janë punë groteske dhe bizare.

*         *          *
Beogradi, qysh në vitet ’70 të shekullit XX, filloi të jetë i vetëdijshëm se Kosova është një kafshatë e madhe të cilën nuk do të mund ta përpijë.
            Në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë më 1991, Kosova, njësoj si republikat e veriut – Sllovenia dhe Kroacia, mori rrugën e mëvetësimit.
            Qarqet nacionaliste serbe ishin të vetëdijshëm se shqiptarët nuk janë sllavë, ndaj shkëputja e tyre nga bashkësia e sllavëve të jugut është shumë më e natyrshme sesa shkëputja e sllovenëve dhe e kroatëve. Me fjalë të tjera – më se e natyrshme.
            Qysh në fillim të viteve ’90 të shekullit XX nisën të shfaqen botërisht idetë e një ndarjeje të mundshme të Kosovës. Ndër të parët që e lansoi një ide të tillë është akademiku serbDobrica Qosiqi (1926).

Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.
            Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.
            Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e saj nisën t’i afirmojnë gjithnjë më shpesh dhe gjithnjë më hapur.
            Kryetari i Serbisë Boris Tadiqi shpesh e ka përsëritur refrenin e vet: “S’është mirë që njëra palë t’i realizojë të gjitha kërkesat, e tjetra asgjë. Nuk është mirë që njëra palë t’i marrë të gjitha, e tjetra të mbetet me duar zbrazët”. Kjo fjali e B. Tadiqit është propozim i drejtpërdrejtë për ndarjen e Kosovës.
            Më në fund, njëri prej ministrave të qeverisë së përtashme serbe - Ivica Daçiq, kohët e fundit, disa herë e shtroi publikisht kërkesën e Beogradit për ndarjen e Kosovës.
            Duhet shtuar se serbët paraqitën edhe një ide tjetër: bisedimet për ndarjen e Kosovës, të zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
            Duke qenë se serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, vetvetiu kjo dëshmon se Kosova s’është e tyre. Mund ta nxjerrësh në ankand vetëm një mall që s’është i yti.

Deri më sot, kur bëhej fjalë për Kosovën, autoritetet serbe i referoheshin Kushtetutëssë Serbisë, sipas së cilës Kosova na qenkësh pjesë e saj .
            Meqë sot, edhe ministrat serbë dalin botërisht me idenë e ndarjes së Kosovës, shtrohet pyetja: Ç’u bë vallë me kushtetutën serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë?!
            Me fjalë të tjera, serbët, kur u shkon për shtati, i referohen kushtetutës së tyre, dhe vice versa: Kur u shkon në favor diç tjetër, atëherë aspak nuk ngurojnë ta shkelin kushtetutën e vet.
*     *     *
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se Kosova, sikur çdo shtet tjetër i kontinentit, përpos popullit shumicë shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veçantë i minoritetit serb në Kosovë, do të ishte në kundërshti me parimet perëndimore mbi minoritetet. Shkëputja e një pjese të Kosovës do të krijonte një Kosovë pothuajse etnikisht të pastër, gjë që do të ishte në kundërshti me standardet evropiane mbi pakicat.
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se minoritetet serbe në disa nga ex-republikat e Jugosllavisë, s’janë të vetmit që jetojnë jashtë vendi amë – Serbisë.
            Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.
            Po qe se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë të shkëputen nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë, atëherë të njëjtën do ta kërkonin:

            - shqiptarët e Kosovës lindore;  
            - shqiptarët në Maqedoni;
            - shqiptarët në Mal të Zi;
- shqiptarët në Greqi.

Ndarja e Kosovës do të determinonte edhe ndarjen e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Me fjalë të tjera, ajo do të tretej si flluskë sapuni dhe do të zhdukej nga harta gjeografike dhe politike e Ballkanit.
Mirëpo, Serbia nuk çanë fort kokën për pasojat e mundshme të amputimit të një pjese të Kosovës.  Beogradi dëshiron trazira dhe rrëmujë. Ideologjitë johistorike ushqehen me të keqen.

Sikundër shihet, me ndarjen e Kosovës do të çelej Kutia e Pandorës dhe do të shkaktohej edhe efekti i dominos.
            Efekti i dominos do t’i përfshinte të gjitha shtetet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica.
            Pakica kombëtare ka në çdo shtet të gadishullit: turq – në Bullgari; hungarez – në Rumani, në Vojvodinë (Serbi), në Sllovaki; muslimanë boshnjakë – në Sanxhak të Serbisë dhe të Malit të Zi; grupi etnik sllavofon – në Greqi; kroatë – në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Vojvodinë; serbë – në Kroaci dhe në Republikën Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në çdo vend të rajonit ka edhe: romëvllehë (aromunë, cincarë), hebrenjegjiptas,grupi etnik me fe islame, e që flet në gjuhët sllave (në vende të ndryshme figurojnë me emra të ndryshëm). Sipas të dhënave kurde, në Turqi ka mbi katërmbëdhjetë milionë kurdë.   
Serbët duan që privilegji i bashkëngjitjes vendit amë t’u takojë vetëm atyre dhe askujt tjetër në rajon. Në këtë pikëpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojë Serbinë.
            Atë që e kërkon për vete, Serbia ua ndalon bashkësive etnike që jetojnë nën sundimin e saj. Për shembull, ua ndalon shkëputjen:
           
shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë);
            myslimanëve të Sanxhakut;
            hungarezëve të Vojvodinës;
            bullgarëve, në juglindje të Serbisë.

Vojvodina është një rajon nën dominimin e Serbisë. Në të jetojnë 26 minoritete, duke përfshirë edhe mbi 400 mijë hungarezë. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Serbia dëboi nga Vojvodina rreth 500 mijë gjermanë, duke i fajësuar për kolaboracionizëm.
Asnjë nga bashkësitë etnike joserbe që jetojnë nën pushtetin serb, si shqiptarët e Kosovës lindore, myslimanët e Sanxhakut dhe hungarezët e Vojvodinës, nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të vetin.
Viset joserbe që janë nën administrimin e Beogradit, si janë Kosova lindore dhe Sanxhaku i banuar me myslimanë janë zonat më të prapambetura dhe ekonomikisht më të pazhvilluara të Serbisë. Kjo është pasqyrë e kthjellët e politikës serbe mbi barazinë kombëtare.
Beogradi në ato zona, që nga dita e pushtimit të tyre e deri më sot, nuk ka investuar as edhe një dollar. Përkundrazi, i ka shfrytëzuar, i ka margjinalizuar, i ka getoizuar dhe i ka shndërruar në treg. Në ato zona mbizotërojnë papunësia, skamja, problemet sociale dheshpërnguljet.
Kur thotë BE-ja se azilkërkuesit vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia, me këtë nënkuptohet se ata vijnë, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanovci dheMedvegja si dhe nga viset shqiptare në Maqedoni.
Nëpërmjet papunësisë së skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bëjnë pastrimin etnik të Luginës së Preshevës si dhe të pjesëve veriperëndimore të Maqedonisë.
Përveç kësaj, për të ngulfatur çfarëdo kërkese të shqiptarëve të Kosovës lindore, Serbia në atë rajon ka përqendruar forca ushtarake të mëdha.
BE-ja duhet t’i imponojë Serbisë një Plan të Ahtisarit, që do t’u garantonte të drejta ekskluzive shqiptarëve në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc si dhe Medvegje), si dhemyslimanëve në Sanxhak.
Mbi çfarë baze Serbia e kërkon për vete atë që s’ua njeh të tjerëve?! Në bazë tëpolitikës së forcës.  Dhe shih hipokrizinë, dhelpërinë dhe dredhinë! Në një anë Beogradi, pa reshtur deklaron se “çështjes” së veriut të Kosovës do t’i qaset në rrugën paqësore, e në anën tjetër, qasjen paqësore e mbështet kryekëput me forcë. Çfarë paradoksi! A duhet ta lejojë vallë BE-ja një kundërthënie dredharake të këtillë .
Beogradi synon t’ia shkëpusë Kosovës pjesët e banuara me 5% serbë. Atëherë shtrohet pyetja: Si do ta kompensojë dhe në ç‘mënyrë do ta arsyetojë shfrytëzimin  serb të Kosovës – të viseve të banuara me shqiptarë, që nga  pushtimi më 1912 e deri më 1999?
Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit që, më parë se ndarja e Kosovës, duhet të bëhet ndarja, dekompozimi dhe fragmentarizimi i Serbisë. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajë gjallë Serbinë e madhe, por duhet t’ia bëjë me dije Beogradit se procesi i dekompozimit dhe i fragmentarizmit të Serbisë garashaniniste, mund të fillojë në çdo çast.
Prej Serbisë duhet të ndahen: Kosova lindore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja), Vojvodina, Sanxhaku i banuar me myslimanë si dhe zonat në juglindje të Serbisë, të banuara me bullgarë.

Strukturat paralele serbe në Kosovë, Beogradi i ka mbështetu me mjetet financiare që i ka fituar nga eksporti i mallrave në Kosovë, pa asnjë procedurë doganore, duke e shndërruar Kosovën në treg kolonial. Sipas të dhënave të Beogradit (gusht 2011), Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në një vlerë prej 400 milionë eurosh në vit. Paskësh qenë planifikuar që eksporti të shtohej për rreth 15 për qind.    

*          *          *
Lidhur me tërësinë e tokave të Kosovës, për dallim nga Evropa e pavendosur, SHBA-jaka qëndrim të prerë: Tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme. Rreth kësaj çështjeje, në vijën e Uashingtonit ndodhet edhe Ankaraja. Prononcimet e Ankarasë në dobi të tërësisë tokësore të Kosovës, e detyrojnë Brukselin që më në fund, rreth kësaj çështjeje, të tregohet më e vendosur. Nuk është në interes të BE-së që Turqia të luajë ndonjë rol më të theksuar lidhur me Kosovën dhe rreth saj.    
Shtrohet pyetja: Si ndodhi që një pjesë e veriut të Kosovës, pas ndërhyrjes së NATO-s (1999), të mbetet jashtë kontrollimit dhe administrimit të forcave ndërkombëtare?!
Logjikisht del se midis rusëve dhe fuqive perëndimore, duhet të ketë ekzistuar ndonjë marrëveshje, sipas së cilës, Moska mund të jetë pajtuar me sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, me kusht që një pjesë e veriut të Kosovës të mbetet jashtë administrimit të ndërkombëtarëve.
Perëndimorët, duke mos pasur një zgjedhje më të mirë, mund të jenë pajtuar me një kusht të tillë të Rusisë, duke shpresuar që, pjesa e mbetur jashtë kontrollit  ndërkombëtar, t’i rikthehet qeverisjes së Prishtinës - në një fazë tjetër.

Serbia gjithmonë gjatë historisë ka vënë në dyshim aftësinë shtetformuese, shtetkrijuese apo shtetndërtuese të shqiptarëve. Sipas nacionalistëve serbë, shqiptarët janë popull joshtetformues dhe joshtetadhurues. Me fjalë të tjera, shqiptarët nuk paskan aftësi apo zotësi për të krijuar shtet dhe qenkëshin popull që nuk e adhuruakan shtetin e vet. Sipas kësaj pikëpamjeje të nacionalistëve serbë, shqiptarët, duke qenë një popull joshtetformues dhe joshtetadhurues, nuk mund t’i qeverisin serbët e Kosovës. Një popull i ulët nuk mund ta qeverisë një popull të qytetëruar. Ndaj ata (serbët), duhet të ndahen. Paragjykimet serbe ndaj shqiptarëve tregojnë se ndërmjet këtyre dy popujve, jo vetëm që s’mund të ketë bashkëjetesë, por vështirë mund të ketë edhe fqinjësi të mirë. Për fqinjësi të mirë nevojitet politikë paqësore, konstruktive dhe stabilizuese.
Kosova për Beogradin mund të jetë edhe çështje argëtimi. Për shqiptarët ndërkaq, përveçse çështje kombëtare është edhe çështje ekzistenciale, sociale dhe e zhvillimit ekonomik. Është çështje e ndërtimit të standardit jetësor për dy milionë qytetarët e saj dhe e kapërcimit të pasojave - të natës një shekull të gjatë - të shfrytëzimit serb.
Për politikën kolonialiste ndaj shqiptarëve që ka ndjekur në periudhën e viteve 1912-1999, Serbia duhet t’i paguajë Kosovës reparacion dhe zhdëmtim. Parlamenti serb duhet të miratojë një rezolutë në të cilën do t’u kërkojë falje shqiptarëve për sundimin shekullor.

Politika e Boris Tadiqit është në kundërshti të plotë me parimet e demokracisë liberaletë Perëndimit. Paraqet vazhdimin e politikës së Nikola Pashiqit, të politikës sëkaragjorgjeviqëve, të politikës së Aleksandër Rankoviqit, si dhe të politikës së S. Milosheviqit.
Politika e tij, përkundër retorikës paqësore, në thelb është politikë e ndryshimit të kufijve dhe e luftës për territore.
Sot në Ballkan, lufta për territore ka përfunduar.
Derisa të mos ripërkufizohet ideologjia kombëtare serbomadhe, Beogradit duhet t’i ndërpritet çdo proces i integrimit në familjen euro-atlantike.

EDITA TAHIRI NUK SKUQET ME VEZE......O HASHIM THAQI ,KU I KE FJALËT...

Përfaqësuesit e lëvizjes Vetëvendosja (VV) thanë se marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për vulat doganore ka vulosur zmbrapsjen e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi nga veriu i Kosovës. Anëtari i kësaj lëvizjeje, Xhelal Sfeqla, tha se “me marrëveshjen e arritur është vulosur kthimi në gjendjen e para 25 korrikut”. Komenent e tij Sfeqla i bëri në një konferencë për media e cila u mbajt të dielën një ditë pas arrestimit të mbi 30 aktivistëve të Vetëvendosjes. Këta të fundit kishin hedhur domate në drejtim të veturës zyrtare të shefes së delagacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, pas kthimit të saj nga Brukseli ku ajo kishte mbajtur takimin e radhës me homologun serb, Borko Stefanoviq. Vetëvendosja akuzoi qeverinë e Kosovës dhe policinë për “dhunën” e ushtruar ndaj pjesëtarëve të saj gjatë arrestimit. “Edita Tahiri me marrëveshjen e arritur ka vulosur dështimin e maskaradës së reciprocitetit që realisht nuk është implementuar kurrë”, tha Sfeqla.

FJALËT E HASHIMIT N'BISHT T' SORRËS SHKINË!!!


LV ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve dhe deputetëve të saj nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, pas aksionit protestues kundër kryenegociatores Edita Tahiri për shkak të vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Deputetet e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu, të cilat ishin arrestuar nga policia pas aksionit të djeshëm, mbajtën të dielën një konferencë për medie, ku shprehën frustrimin e tyre ndaj aksionit brutal policor ndaj tyre dhe aktivistëve tjerë të kësaj lëvizjeje.
Albulena Haxhiu tha me këtë rast se Vetëvendosje përmes aksionit të djeshëm kundërshtoi bisedimet që po e dëmtojnë Kosovën, ndërkaq sipas saj ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Ende mbahen në paraburgim
Tridhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, të arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të aksionit protestues kundër kryenegociatores në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, janë duke u mbajtur në paraburgim për 48 orë, kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë përmes telefonit, se përveç dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë liruar mbrëmë, të gjithë të arrestuarit e tjerë janë ende duke u mbajtur në paraburgim.
“Të arrestuarit do të jenë deri nesër në paraburgim për 48 orë lëndët e tyre janë duke u përgatitur dhe pas 48 orëve ato do të procedohen në gjykatë “ka thënë Sadriu...


* * * * * *

Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të saj nga ana e policisë së Kosovës, duke e cilësuar veprimin e policisë si brutal.
Sipas kësaj lëvizjeje në mesin e të arrestuarve ka edhe deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.
Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviqit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika.

Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviqit në këtë sulm. Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre.
Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjatë intervenimit të sotëm të policisë një numër i aktivistëve u lënduan drejtpërdrejt nga dhuna policore. Të lënduarit po trajtohen në ambulancën e Aeroportit. Brutaliteti i policisë në intervenimin e sotëm. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.
Aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës dalëse nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë. Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes kishin hedhur domate të kalbura në drejtim të veturës së zv. Kryeministres për ta simbolizuar kështu efektin që marrëveshjet e Editës i shkaktojnë shtetësisë së Kosovës – ato po e kalbin dhe çmontojnë gradualisht Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e kësaj Lëvizjeje .
Sipas Vetëvendosjes, të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë: Adonis Tahiri, Agron Kabashi, Aida Derguti, Albana Fetoshi, Albulena Haxhiu, Anita Shabani, Arbnor Dehari, Astrit Dehari, Boiken Abazi, Dardan Molliqaj, Drenushë Xhemajli, Durim Jasharaj, Erzen Vraniqi, Etleva Malushaj, Flamur Pireva, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Krenare Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Kushtrim Dakaj, Labinot Kelmendi, Leonida Molliqaj, Marigonë Drevinja, Muhamet Bytyçi, Naim Jakaj, Nora Fetoshi, Pajtim Demaj, Rron Gjinovci, Selman Sokoli, Teuta Rrusta, Valdrin Ahmeti, Zgjim Hyseni, Myrvete Haradinaj dhe Lirim Gashi.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ky arrestim i aktivistëve të saj është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm. “Policia e Kosovës nuk duhet të jetë vetëm shërbim që i çel udhë pushtetarëve, por duhet të jetë polici sovrane e cila i mbron qytetarët dhe të drejtat e tyre. Prandaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të Lëvizjes, të cilët kishin dalë në rrugë sot për të protestuar kundër degradimit të shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
* * * * * * *
Vetëvendosje e “skuq” Editën me domate
Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e sulmuan me domate zv/kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, me t'u kthyer nga Brukseli.
* * * * * * *
Me domate është pritur në Aeroportin e Prishtinës kryenegociatorja Edita Tahiri. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur Tahirin dhe makinë e saj me domate pas përfundimit të konferencës për shtyp.
Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Para se të nisej gjithashtu një gomë e makinës zyrtare ishte shpërthyer nga aktivistët. Ajo nuk shoqërohej nga ndonjë eskortë.
Sidoqoftë, Tahiri i ka quajtur në interes të Kosovës marrëveshjet për vulat doganore, dhe ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë do të nisë së zbatuari prej 10 shtatorit.

2011-09-03

Fuat Haxhibeqiri: Monografi për dhunën serbe në Gjakovë


Fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.
Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Një monografi e bazuar në të dhëna të sakta të kohës, të raportuara dhe fotofaktike, autori me botimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme dokumentuese tregon për dhunën e të gjitha llojeve të mundshme që pushtuesit kanë kryer ndaj civilëve të të gjitha moshave dhe gjinive përgjatë dy viteve të tmerrit në këtë komunë perëndimore të Kosovës. Autori, si ish nënkryetar i NKMDLNJ-së është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës, dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviqit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviqit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniqit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviqit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviqit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë. Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Fuat Haxhibeqiri: Monografi për dhunën serbe në Gjakovë


Fakte koncize të raportuara dhe fotofaktike si shërbim dëshmie edhe për Tribunalin e Hagës.
Me thënien “Nuk janë kriminelë atë që vrasin, por ata që heshtin për krimet” të shënuar në ballinë si duket ka qenë ky mesazh që e ka nxitur më shumë autorin Fuat Haxhibeqiri që të shkruajë dhe botojë monografinë për krimet e luftës në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Një monografi e bazuar në të dhëna të sakta të kohës, të raportuara dhe fotofaktike, autori me botimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme dokumentuese tregon për dhunën e të gjitha llojeve të mundshme që pushtuesit kanë kryer ndaj civilëve të të gjitha moshave dhe gjinive përgjatë dy viteve të tmerrit në këtë komunë perëndimore të Kosovës. Autori, si ish nënkryetar i NKMDLNJ-së është angazhuar edhe në ekipin e ICG-së (International Crisis Group) dhe për pesë muaj ka mbledhur qindra dëshmi të krimeve të pushtetit serb në komunën e Gjakovës, dëshmi këto që kanë shërbyer si dëshmi për Tribunalin e Hagës në të cilën prej datës tetë deri me datë dhjetë gusht të vitin 2006 edhe ka dëshmuar kundër Milan Milutinoviqit, ish kryetarit të Serbisë, Nikola Shainoviqit, ish nënkryetar i qeverisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniqit, gjeneral në pension i armatës jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviqit, ish komandant i armatës së tretë të korpusit në Prishtinë dhe Sreten Lukiqit, gjeneral në pension i policisë serbe.Dëshmi të dytë Tribunalit të Hagës, autori ka sjellur me datat gjashtë dhe shtatë korrik të vitit 2009 ku dëshmoi edhe kudnër Vlastimir Gjorgjeviqit, ish ndihmësministër i brendshëm i Serbisë. Mbështetës moral dhe financiar të kësaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerëve është edhe Drejtoria e Kulturës e Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Sfidat e familjeve të ushtarakëve me shërbim jashtë vendit

Që nga 11 shtatori 2001, ushtria amerikane është thirrur për detyrën e vështirë të luftës kundër terrorizmit. Gjatë 10 vjetëve të fundit, ka pasur plot ushtarë amerikanë të dërguar disa herë me shërbime ushtarake në zona konflikti. Gjatë këtyre shërbimeve, një barrë e rëndë bie mbi familjet e tyre:
Jennifer Huggins ishte 4 vjeçe kur terroristët sulmuan Shtetet e Bashkuara 10 vjet më parë. Që nga ajo kohë i ati, Kolonel Beri Hagins ka qenë për më shumë se 4 vjet me shërbim jashtë vendit. Çdo moment që ai kalon pranë familjes është i çmuar për Xheniferin:
“Kënaqem kur dal për darkë me të, kur rrimë e bisedojmë. I kam shumë të çmuara këto momente, pasi e di se kur të largohet nuk do t’i kem më”.
Ruajtja e lidhjeve të forta familjare, siç vepron kjo familje, e ndihmon situatën. Studimet tregojnë se fëmijët e ushtarëve me shërbim të gjatë larg vendit shpesh preken nga depresioni dhe ankthi.
“Është e rëndë të mendosh se mund të mos kthehet më. Po ashtu e kemi të vështirë të mos e kemi pranë për momentet e rëndësishme të jetës. Por mësohesh t’i përshtatesh realitetit dhe t’i mbash të informuar që të mbeten pjesë e jetës”.
Nganjëherë prindërit mundohen t’i ruajnë fëmijët nga realiteti i rëndë i luftës. Pikërisht këtë bëri nëna e Xheniferit, Mishel, 5 vjet më pare kur i shoqi u plagos nga një sulm me bombë:
“I thamë se babai kishte pësuar një aksident të lehtë, pasi nuk mund t’i thosha vajzës 9 vjeçare se një person kishte hedhur veten në erë para babait të saj dhe e kishte plagosur edhe babin”.
Por disa të vërteta është e pamundur të fshihen. Lisa Hallet mbeti e ve me 3 fëmijë të vegjël nga kjo luftë:
“Është një koncept ende tepër i vështirë për t’u kuptuar prej tyre, pra që babai nuk është dhe s’ka për të ardhur më kurrë”.
Bashkëshorti i Lisa Hallett, Kapiteni Xhon Hallett, vdiq në Afganistan në vitin 2009. “Asnjëherë, as në ëndrrat më të çuditshme nuk e mendoja se im shoq do të vritej në luftime”.
Në ushtrinë amerikane, disa nënave u bie barra e shkëputjes nga familja. Shona Fizer u dërgua me shërbim në Irak kur i biri Devon ishte vetëm 7 muajsh.

“Ishte ndoshta një ndër gjërat më të vështira që kam përballuar ndonjëherë në jetë”.
Shona u kthye në shtëpi 3 muaj më pas, pa mundur të ecte, pas një plagosjeje. I biri, Devon, nuk e njohu dot:

“U desh ndoshta një javë që ai të fillonte të më afrohej. E kisha shumë të vështirë kur nuk pranonte ta mbaja unë, pasi pak muaj më parë nuk më shkëputej nga krahët”.
Ushtria amerikane operon në baza vullnetare, por ky fakt nuk e bën më të lehtë realitetin e vështirë që kalojnë familjet e ushtarëve me shërbim jashtë vendit.

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...