2012/06/06

Meditime rreth romanit “Grykës” të Fatmir Terziut



Shkruar nga: Viron KONA

Grykës



Në foto Viron Kona dhe Fatmir Terziu 2011

1.
I shkruar në një stil modern, që rrjedh natyrshëm dhe pa sforcime romani ”Grykës” i Fatmir Terziut, është sa tërheqës në të lexuar, aq edhe të vë në mendime. Të “detyron” të bësh një restrospektivë të kohëve që kaluan, që kalojnë, por që vetëm mendja dhe kujtesa i fikson dhe i shkruan, sepse, “lumi”, ka kohë që vijon rrëmbyeshëm rrugën e vetë, pa u ndalur deri sa derdhet në det dhe, atje, kripërat e lëngu jetësor bashkohen e shkrihen, bëhen njësh me të tërën.
Në të vërtetë, në këtë botë asgjë nuk humbet, vetëm transformohet, gjithçka është aty, në hapësirën e pafund, gjithçka lëviz e lëvrinë afër dhe larg nesh, qark nesh, midis nesh. “Arkiva më profesionale” dhe më e  saktë është koha. E, gjithsesi,  as ajo nuk do të mjaftonte, por do të qëndronte e heshtur, si statujat në një kopsht, që janë aq të bukura, por që nuk flasin, nuk kanë gojë. Është inteligjencia njerëzore, shkenca, arkeologjia, kultura, arti, letërsia, gazetaria, që na i sjellin herë pas here në kujtesë, pasuritë dhe vlerat e shumta njerëzore, madje edhe duke i shijuar, edhe duke  na ngjallur kënaqësi estetike, por edhe duke na sjellë pranë dhe brenda shpirtit tonë edhe dhembjet, që shpesh herë janë dramatike, tragjike, por edhe me bukuri tronditëse për nga forma dhe realizimi artistik.
Artistët dhe shkrimtarët u japin dukurive, ngjarjeve, gjithçka-je të kësaj bote, formë dhe gjallëri. I paraqesin dhe i bëjnë ato të dukshme, duke i zhveshur nga velloja e mjegullnajave të kohërave. Ata “i afrojnë”  ato pranë nesh, aq sa shpesh herë na duket se jemi pranë tyre, herë si vëzhgues, herë si pjesëmarrës aktivë; Ata i shfaqin ato, si sekuenca filmi, në ekranin e jetës dhe të  mendjes sonë,  u japin atyre  trajtë, formë, karakter, cilësi, veçori, dallime, degëzime…
2.
Fatmir Terziu në romanin e tij “Grykës” ka kapur një temë sa interesante për lexuesin, aq edhe origjinale në përmbajtje dhe në të shkruar, me një gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme, që nuk të sjellë pengesa e vështirësi. Përkundrazi, të nxit të vijosh kureshtar leximin dhe, ç`është më e rëndësishme, të zhytesh i tëri në idetë e tij, të meditosh dhe të gjykosh kohët dhe kohën, të analizosh dhe të investigosh përmes “unit” tënd atë çfarë artisti ofron dhe për të cilën  duket sikur thërret: “Zgjohu, o njeri i mirë, mos dremit ! Jeta nuk është vetëm një kopsht ku rriten lule ! Jeta është edhe pamje, edhe përmbajtje. Ajo është edhe e bukur, por  edhe misterioze; dukuritë e saj janë  të  shpjegueshme dhe të pashpjegueshme. Trëndafili i bukur, lulja e dashurisë prej 5 mijë vjetësh (nga Persia e lashtë), poshtë fletëve,  fsheh edhe gjemba !   Shpesh jeta të “gënjen” me trillet, skenat dhe mizaskenat. Paraqitet, jo gjithmonë ashtu siç e sheh ose siç  e mendon e dëshiron. Dielli ka ngjyrë të bardhë, por, kur rrezet e tij mbërrijnë në Tokë, ai bëhet i argjendtë, merr llojshmëri ngjyrash. Veterinerët e dinë se “Qumështi, sa i bardhë është, aq edhe të “zeza” mban brenda.” “Dëbora është e zezë” ,  - thoshte filozofi i lashtë Anaksagora.
Grykësit  nuk kanë lindur sot, as dje. Ata kanë  lindur bashkë me ekzistencën e shoqërisë njerëzore, ata janë edhe të dikurshëm, edhe aktualë; vijojnë të vegjetojnë edhe sot. Vijojnë të bëjnë lojën tradicionale, të hedhin vallen sipas avazit të tyre, sipas kushteve dhe hapësirave që sajojnë mendjet e tyre të mbrapshta. Ata nuk kanë brirë, ata nuk janë as ciklopë, që të duken së largu; nuk shfaqen si fantazma, pavarësisht maskave të zeza dhe të frikshme që mbajnë herë-herë kur grabisin udhëtarët; ata nuk janë as ujqër që bredhin pyjeve, luginave dhe fshatrave për të shuar instinktet e tyre. Ata janë të vërtetë, ata janë real, ata janë njerëz, shpesh herë me petka të kushtueshme, me kostume, të parfumosur me dodorantë të cilësisë më të mirë, me këpucë lustrafinë…Ata nuk ndryshojnë nga pamja me të tjerët, ata duken njëlloj me të tjerët. Ata, rastis të ndodhen mes nesh. Ndodhë të përshëndetemi dhe të pimë edhe kafe, të qeshim dhe të dëgjojmë historitë dhe aventurat e tyre të trilluara, ndodh edhe t`i shohim në televizor duke na dhënë mësime ose duke na deklamuar për demokracinë, liritë dhe të drejtat e njeriut; ata dinë edhe të derdhin lot përpara fatkeqësive të projektuara nga mendjet dhe  zagarët  e tyre..!
3.
Ndodh që prindit i vijnë paratë nga emigracioni, sepse ia ka dërguar biri i tij, sepse atij i  “ka ecur puna” atje në emigracion. Po cila punë? Sepse është pronar i një shtëpie publike, kur robëron dhe deformon, shëmton dhe shpërfytyron  vajzat e bukura të vendit të tij apo vendeve fqinj ? I “ka ecur” tregtia. Po cila tregti ? Ndodh që është  ajo “tregti” që drogon, që vjedh, që vret dhe mashtron dhe sjellë para kontrabandë, që dalin nga bankomatët si nga “gojë përbindëshash”? Ndodh, sepse, i ka ecur, sepse, është “menaxher” i zoti, sepse është marrë me trafik organesh ? Është bërë “politikan” i shkathët, sepse mbron një pjesë njerëzish, kundër një pjese tjetër, nisur nga aforizma e vjetër “përça e sundo !”. Cilësohet i zoti, sepse hedh farën e mirë, atje ku i intereson dhe lëvozhgat në pjesën tjetër, sepse ata të tjerët nuk janë “të tijtë”, sepse, sepse nuk votuan për të?
Sigurisht që grykësit, rrallë bëhen të dukshëm, rrallë zbulohen nga hetuesit dhe njerëzit e ligjit. Në mjaft raste, ata mbeten të pazbuluar, kthehen në të mistershëm ose, kur, më në fund u mbetet “dopjo gjashta” në dorë dhe diktohen, ata largohen menjëherë në “drejtim të paditur”.
4.
Dikush duhet ta bëj këtë zbulim, këtë demaskim; dikush duhet të marrë përgjegjësinë e denoncimit të kësaj “race” të shpërfytyruar njerëzore. Në mjaft raste, janë krijuesit, artistët, shkrimtarët, gazetarët, ata që i zbulojnë tipat dhe karakteret e tyre, që i portretizojnë dhe ia tregojnë mostrat e tyre shoqërisë, që ajo të marrë masa profilaktike mbrojtëse, siç merr mjekësia masa për t`u mbrojtur  nga epidemitë e sëmundjeve të këqija. A nuk është gazetaria e Fiksit në Shqipëri, që arrin të zbulojë dhe demaskoj trimërisht dhe me guxim disa prej këtyre lloj grykësve ? A nuk janë gazetarët dhe kameramanët, që zbulojnë dhe sjellin në vëmendjen e shikuesve të vendit  dhe botës, ngjarje tronditëse, që të tmerrojnë, edhe vetëm kur i dëgjon e i shikon ? A nuk flasin përditë gazetat me gjuhën e mprehtë të kritikës dhe të nevojës së përmirësimit të gjërave, të demaskimit të veseve dhe të atyre që janë të veshur kokë  këmbë ose janë korracuar si breshkat, me ato vese të shëmtuara?
Krijuesit, shkrimtarët, gazetarët, artistët janë të llojeve të ndryshme dhe të shumtë. Ata janë piktorë, si Francesko Goja me Gjigandin e tij dhe me “kapriçot”; si Vrubeli, me Demonin; si piktori çek Jozef Llada, që ilustroi aq mrekullisht romanin e njohur “Ushtari i mirë Shvejk”; si Servantesi, që krijoi dhe i rrëfeu botës Don Kishotin. Ata janë këngëtarë si Majkëll Xhekson, që i këndoi me aq dashuri fëmijëve të botës; ata janë si Pele dhe Maradona, që zgjojnë fantazitë dhe bëjnë të qeshin sytë ëndërrimtarë të fëmijëve e adoleshentëve; ata janë shkrimtarë si Zhyl Verni, që i bëjnë fëmijët, të rinjtë të ëndërrojnë dhe shkencëtarët të meditojnë rreth të vërtetave shkencore… Por shpesh ata janë edhe Bruno, që “inkuizicioni i vjetër ose modern” i  “djeg në turrën e druve”; janë edhe Galilej, që “inkuizitorët” i kërcënojnë të mos shfaqin liritë dhe idetë e përparuara. Madje, për këtë qëllim, për t`iu kundërvënë kritikave dhe lirive të shprehjeve të të vërtetave, grykësit vënë në punë  dhe hedhin në sulm edhe “gardën pretoriane, kalemxhinjtë servilë, që, i mbajnë si qenë besnik pas vetes, duke u hedhur ndonjë kockë…
Krijuesit, shkrimtarët, gazetarët, janë ata që i vuajnë jo rrallë pasojat e  zbulimit dhe demaskimit të mostrave. Ata shpesh e paguajnë deri edhe me jetë e persekutim kërkesën për drejtësi, për lirinë dhe dritën me të cilën u ndriçojnë udhën njerëzve, udhën e qëndresës dhe të mbrojtjes, të pafajshmëve, të varfërve, “skllevërve të kohëve moderne”.
5.
Lexoj dhe meditoj rreth romanit të Fatmir Terziut: futem në mendime dhe krijoj idenë se, nëpërmjet librit të tij, Terziu, duke na treguar pjesën e dukshme të ajsbergut, na ofron artistikisht edhe të padukshmen, atë që është dhe pjesa më e madhe, tre të katërtat e  copës së akullit gjigant.
Nëpërmjet dukurisë së grykësisë, autori i romanit, bën analiza metaforike, ndal për një çast akrepat e sahatit, vë gishtin në një pjesë të globit, më saktë në Ballkan, ndalet në Shqipëri dhe analizon e përjeton artistikisht një copëz të kohëve që jetojmë, dhe depërton në labirintet e saj, si Tezeu në pallatin e Knosit me ndihmën e fillit të  Ariadnës, dhe, atje ai tenton të demaskoj fort grykësit, që, si demi i pallatit labirint, kërkojnë fli njerëzorë.
Kudo dhe kurdoherë ka pasur labirinte. Evansi vetëm sa rrëmoi në Kretë dhe zbuloi pallatin e Knosit; Shlimani gërmoi në kodrën Isarllëk dhe zbuloi Trojën; të tjerë vijuan me zbulime të befasishme dhe të habitshme,  zbuluan piramida dhe shpella, qytetërime të lashta, vepra monumentale, sa të këndshme, aq edhe mendim sjellëse.
Fatmir Terziu përpiqet të ndriçoi një realitet të pjesshëm, të egër e të mistershëm njerëzor. Në veprën e tij kuptojmë edhe një herë se, është njeriu që bën edhe të mirën, edhe të keqen; edhe të bardhën edhe të zezën. Inkuizitorët dhe diktatorët, kufizonin dhe prangosnin dijet dhe mendimin e lirë; të tjerë individë që,  visheshin me “kostumin” e të perëndishmëve, prangosin dhe zhdukin si për sport dhe relaks gladiatorët. Në kohët, që sot quhen moderne, nuk ndodhin ato shfaqje të shëmtisë njerëzore, por të tjera dukuri e shëmti, të ndryshme nga forma, por mbase më të  egra në përmbajtje. Ato përmbajnë brenda ligësi të pa rrëfyera, një “lumen i moderuar” endet dhe vërtitet si fantazmë, si hije e zezë, “i pagëzuar”  me emrin  grykës, “i gjithëpushtetshëm”.
Ndodh që grykësit, ose keqbërësit në përgjithësi, i krahasojmë me kafshë. Por, kot u biem në qafë kafshëve të gjora. Ato, e bëjnë të keqen instiktivisht, nga dëshira e të ushqyerit, kurse grykësit e bëjnë sepse ashtu duan, e bëjnë me ndërgjegje, ata dinë se çfarë bëjnë.
Prej natyrës së shfaqjes në skenat e jetës të grykësve, gjykohen kohët. Hapen dhe mbyllen dosje, zarfe. Secili ia lë fajin dhe përgjegjësinë tjetrit. Ata janë diktatorë lokal ose rajonal, ndonjëherë, mbase edhe më shumë…!
-“Keq e ke punën”, – gjej një avokat të mirë ta mbyllësh çështjen!” Domethënë gjej një njeri, që quhet “avokat”, i cili është i zoti të shndërroj të zezën në të bardhë, natën në ditë, krimin në pafajësi. Dosjet mbyllen, zarfet hapen. Njeriu i gjorë mbetet pa mend, i hutuar, i çoroditur, sepse ajo që e mendon flori, i del qymyr.
Kështu kanë kaluar kohët në Shqipëri, në Ballkan… Duket sikur diçka ndryshon dhe, befas gjithçka prishet sa hap e mbyllë sytë. Bëhet diçka  e mirë dhe njerëzit e gjorë gëzojnë sinqerisht.
-Erdhën, erdhën ! – thërrasin.
-Kush?
-Dritat pra ! Ja, nata u bë ditë ! Shpejt, fike qiririn dhe hap televizorin se do dëgjojmë lajmet !
“Nxitojmë të ndezim ekranin,
Të kapim lajmin e lënë në mes,
Po  “Burrat e Shtetit” veç shanin
Dhe prapë asgjë në thes.
1).1). (Poezia”Burrat e Shtetit”, nga libri i shkëlqyer poetik ”Kohëbota” e F. Terziut).
Dhe njerëzit vijojnë bisedat e ankthshme:
-Erdhi uji, nuk  e ndjen gurgullimën !
-Shpejt, kovat, kazanët, kusitë. Ehe, sa qejf, edhe sot u zgjidh çështja e ujit. “Kuçedra” e lëshoi ujin, tani shpëtuam…!
Me sa pak gjëra, kënaqet varfëria !
-Tani shpejt të paguajmë dritat dhe ujin, duhet të jemi në rregull me ata të Çezit.
-Po, si shumë na ka ardhur kjo fatura e dritave, moj bijë?
-E po, nëno, ca paguajnë, sa s`paguajnë. Ato që s`paguajnë, do t`i paguajnë ata që paguajnë, domethënë, do t`i paguani ju, që paguani. E kuptove?
Qytetarja  qëndron krejt e stepur te sporteli. E ka të vështirë të zbulojë këtë “rebus” dhe, e sheh vajzën kamatë-mbledhëse e hutuar dhe pamundur të kuptoj këtë gjëegjëzë të frikshme dhe tronditëse.
-Është  kohë krize nëno, e  kupton?
-Eh, o bijë, e, e kupton nëna, si nuk e kupton. Është si sëmundja  e flamës kjo kriza. Por, çudi: gjysmën e kap dhe gjysmën s`e kap.
-Paske fjalë nëno, radha, tjetri ju lutem…!
Kurse, ata, grykësit zgërdhihen dhe hapin me zhurmë shishet e shampanjës…
Shumë gjëra nuk i ndal dot, ato janë konflikte të fuqishme  të natyrës njerëzore, por ndërhyrja, inteligjencia njerëzore, ka arritur që, ca gjëra t`i ndalë, ca gjëra t`i rregullojë  e përmirësojë, ca kufij t`i vendos. E, megjithatë, grykësit gjithnjë i gjejnë shtigjet që të përfitojnë. Ata spekulojnë me ide, abuzojnë me demokracinë,  himnizojnë të keqen e sheqerosur, mitizojnë diktatura dhe diktatorë të rinj, shkaktojnë konfuzion social, politik, ekonomik, sajojnë ngjarje që s`postojnë vëmendjen e shumicës…Ej, kush fiton 100 milionë ! Ej…Ej, Ej ! Dhe vallja e grykësve vazhdon. Daullet sa s`çahen nga gazi dhe hareja, klarineta në kupë të qiellit: “Shqipëria po ia kalon edhe…!”
Mjafton të sjellim ndërmend luftërat botërore, të përfytyrojmë “të mëdhenjtë” e botës që janë përpjekur të gjejnë rrugët e shpëtimit duke ndrequr një gabime me dhjetëra gabime të tjera, një faj, me dhjetëra faje të tjera. Një zinxhirë gabimesh dhe fajesh, ku viktimizohen njerëzia e varfër dhe, mbi ta, si korbat, ndodhen gjithnjë, ata, grykësit, grykësit, përfituesit, përbindëshat…
Në Luftën e Parë Botërore humbën jetën 20 milionë jetë njerëzish !? Në të dytën, thuajse trefish: 60 milionë jetë njerëzish ? ! Dhe, këto nuk u bënë para mijëra vjetësh, por vetëm brenda një harku 25 vjeçar, të shekullit të kaluar !?
Kush mund t`i “projektojë” këto tragjedi, veçse grykësit, të pangopurit, përbindëshit ?
6.
Fatmir Terziu  nuk i kërkon grykësit në qiell, nuk i kërkon në hapësirën kozmike dhe në xhungla, nuk i kërkon në thellësitë e shpellave të nëndheshme… Ai i  shikon me sytë  e mendjes dhe të krijimtarisë  rreth e qark, ku jetojnë dhe banojnë njerëzit e mirë dhe të  pafajshëm, por që ndihen të rrezikuar, ndihen dyshues dhe të pasigurt nga ajo që mund t`u ndodh. Askush nuk  është i imunizuar ndaj së keqes. Kjo, sepse çdo qëllim të tyre, Grykësit e bëjnë të lehtë dhe tërësisht të zbatueshme. Mjaftojnë që t`u shkoj në mendje dhe,  e bëjnë.
Grykësit buzëqeshin ëmbël. Në vend të një karameleje ose cigareje, i ofrojnë fëmijës dhe adoleshentit  pakëz drogë: “Ja, provoje vogëlush, e ndjenë sa e mirë është ! Mos më thuaj se nuk të shijon ! Apo jo? Eh, sa e bukur është jeta ! Jetoje djalosh, jetoje, mos humb kohë me shkollë e libra, as me punë. Puna është për buajt, që tërheqin parmendën; për kuajt, mbi të cilët hipin donkishotët; për gomarët, që ngarkohen me dru…!”
Dhe, fëmija i pafajshëm, si peshku i padjallëzuar, bie në grepat dhe rrjetat e këtyre egërsirave.
Askush nuk  e ka të lehtë të luftojë grykësit, sepse ata janë si amfibët, që, kur u pret një pjesë të trupit, kanë vetinë që të rriten e zhvillohen përsëri. Kjo na sjellë ndërmend legjendat e lashta, luftën  e Samsonit me kuçedrën me shtatë kokë, që, kur ai priste njërën kokë, dilte tjetra. Atëherë ai gjeti mënyrën e djegies së tyre me zjarr. Ndaj grykësve ka masa shtrënguese. Përpara ligjit dhe  lirisë, janë dhe duhet të jenë të gjithë të barabartë. Jo ca të nënës, ca të njerkës. Liria është për të gjithë, por me rregulla dhe ligje. Liria është për të gjithë, por ka  cakun, deri atje ku nuk e cenon lirinë e tjetrit. Jo më kot e sjellim dhe  e risjellim në mendje dhe në shkrime proverbin e vjetër anglez, tashmë i sanksionuar në kushtetutën amerikane:  “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë”.
7.
Fatmir Terziu analizon grykësit në natyrshmërinë e tyre, pa fishekzjarrë dhe pa shfaqje spektakulare, formale e butaforike. Ai i sjellë ata përpara lexuesit në mënyrën e thjeshtë të paraqitjes, si njerëz të zakonshëm në dukje, por si përbindësha në shpirt.
Nuk janë krijuar më kot kameleonët, që shikojnë edhe para, edhe pas dhe, që, ndërrojnë ngjyrat aq herë sa u nevojiten. Me dukjen e saj, dhelpra e mashtroi dhe iu gëzua fitores që, arriti t`i rrëmbej djathin korbit, nëpërmjet hiles frytdhënëse. Krokodilët, rrinë symbyllur sikur flenë gjumë dhe e gëlltisin sa hap e mbyllë sytë viktimën e tyre. Koralet e bukura të detit, që lëkundin flatrat si të duan të kënaqin gjallesat e tjera që venë e vinë përqark tyre, papritmas mbyllin krahët bukur si flutura dhe i gëlltisin dhe i tresin si ushqim të tyre. Merimangat, endin e thurin pa pushim mjeshtërisht, saqë do t`i kishte zili çdo endës e arkitekt, rrjetat e tyre të  “peshkimit” dhe, të gjithë këtë, për të realizuar një qëllim: grykësinë.
Shfaqjet e grykësve janë të shumanshme, janë të shumëllojshme, me shumë kolor, me figura dhe zbukurime tërheqëse, gati marramendëse, por që kanë vetëm një gjë të përbashkët, brenda shpirtit janë të zinj. “Grykësit”, që lëvrijnë e zvarriten si gjarpërinjtë në romanin e Fatmir Terziut, nuk lëvizin si pistolierët e dikurshëm me kuaj dhe pistoleta, por rrugëtojnë me makina luksoze, me kamionë, madje janë të lyer me dodorantë të kushtueshëm dhe nëpër gishta e qafa mbajnë unaza e zinxhirë të florinjtë, margaritarë të nxjerrë nga fundi i deteve dhe oqeaneve. Kuletat e tyre janë plot gjithnjë. Ata janë të perfeksionuar në artin e përgjimit dhe të investigimit, ata janë ndjekës dhe kanë rrjete spiunësh që do ta kishte zili çdo agjensi, e ngritur nga njeriu në shërbim të tij. Ata dinë të ndjekin lehtë-lehtë, të studiojnë tekat, zakonet, koordinatat dhe korridoret e lëvizjeve të viktimave të tyre. Në çastin e duhur, pranë viktimës hapet një derë makine dhe vajza përfundon mes dy – tri mjekroshëve, që zgërdhihen, duke shprehur kënaqësinë e mjeshtërisë së tyre përmes dhëmbëve të krimbur e të palarë, sepse, e  kapën, shumë, lehtë, ashtu siç e kishin parashikuar  “gjahun”, që do t`ia dhurojnë bosit të tyre. Pastaj, shpejt në gomone, pse jo,  edhe në traget, madje edhe në Kroçiera. Kalorësit e zinj e çojnë  “princeshën” e tyre në pallatin e ligjshëm publik, ku klithmat dhe të qarat ngashrryese të vajzave, mbyten nga epshet kafshërore… Teksa, prindi i gjorë, pret e pret bijën, krijesën e   tij të dashur; më kot…!
Nuk duhen thënë të gjitha në letërsi, është vetë lexuesi që, shpesh herë e nxjerrë përfundimin. Nuk thonë kot që libri i mirë, fillon atëherë kur t`i ke mbyllur edhe fletën e fundit të tij dhe zë e vihesh në mendime rreth atyre që ke lexuar. Terziu ia ka arritur kësaj aksiome. Më së miri.
I dashur Fatmir!
Të falënderojmë për këtë roman. Nuk u mora me kompozicionin, as me figuracionin poetik mjeshtërisht të përdorur, as me fjalinë e ndërtuar bukur dhe të qartë e lehtësisht të kuptueshme. Për këto mund të flas edhe në ndonjë shkrim tjetër, sepse ato përbëjnë vlera të  vërteta artistike të këtij romani. Por, u përpoqa të kap thelbin ideor të tij. Dhe, në këtë çështje, shpreha ato që ndjeva. Ti i jep  ndihmë njerëzve me këtë roman; t`i u hap sytë, atyre që nuk duan të shikojnë; u hap veshët, atyre që nuk duan të dëgjojnë; u hap gojët, atyre që nuk duan të flasin.
Të falënderojmë për këtë kambanë drithëruese, që pena jote e artë na e solli mes nesh, miku im. Kam dashur t`i shprehë këto mendime edhe më parë. Edhe i kam përpunuar, edhe i kam latuar, edhe i kam përfytyruar me mendjen time. Mbase dikush mund të mendoj se, edhe i kam zmadhuar. Por, unë kështu i kuptoj grykësit, kështu i shohë në jetë, në filma, në art e letërsi, në kronikën e zezë të gazetave, në gjyqet që zhvillohen…Nuk mund të shpëtojmë dot prej tyre, po nuk i denoncuam, po nuk i zhveshëm nga hijet, po nuk u zbuluam maskat…
Në përfundim, dhashë e mora, e i vura veshin asaj fjalës:   “Thuaj ashtu siç i ke mendimet”. Nëse të burojnë nga zemra, do të të besojnë. Nëse të burojnë nga shpirti, do të të besojnë. Pas këtyre fjalive, që po rrekem të argumentoj mendimin tim, më mirë po i drejtohem Gëtes, kur thotë: “Zemra juaj s`do të fitoj shoqe, kur nuk ju del nga zemra ajo që thoni”. E besoj dhe e vlerësoj shumë këtë shprehje të cituar nga “Fausti” i Gëtes së madhërishëm,  ashtu, siç i besoj edhe zemrës tënde, i dashur miku im i mirë,  me romanin tënd të përkryer. Urime!

“Babai” i Kombit Amerikan,George Washington është me prejardhje shqiptare

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.
Tiedosto:Portrait of George Washington.jpeg 
Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.


Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.


Tiedosto:Washington 1772.jpg


http://floripress.blogspot.com/2011/04/babai-i-kombit-amerikangeorge_14.html



Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejë(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit). Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Tiedosto:Life of George Washington, Deathbed.jpg
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Tiedosto:Gilbert Stuart, George Washington (Lansdowne portrait, 1796).jpg


Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.


Si nje fermer Xhorxh Washington* ne kopshtin

 e tij rriste dhe kultivonte marijuana.
Vite me vone pas vdekjes se tij,marijuana ne

 kopshtin e ti u be si nje burim i krimit ne Washington,
ku beheshin shkembime te mallit midis gangstereve Amerikan.
Ne vitin 1790 bimet u rriten kryesisht per vleften e tyre kryesore,
d.m.th shitja e tyre,sillte perfitime te medha.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.



Jeta


Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Skeda:Gwash map01.jpg

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754


*

Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.

Përgatiti Flori Bruqi

Amaneti i presidentit amerikan George Washington për shqiptarët



Përgatiti për botim : Hyqmet ZANE


Dergoi: Sali Bollati


Amaneti i presidentit amerikan Washington për  shqiptarët




Prejardhja pellazge e shqiptarëve sipas amerikanit George  F. Williams

http://en.wikipedia.org/wiki/George_F._Williams/March 4, 1891 – March 3, 1893/

Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran.




George Washington (February 22, 1732 [O.S. February 11, 1731] – December 14, 1799

File:Gilbert Stuart, George Washington (Lansdowne portrait, 1796).jpg


 Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. 

             Mary Ball Washington

Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. 

      Augustine Washington


Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.


E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.


Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. 


Para së gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara shteti amerikan në funksion të lkisrisë dhe demorkacisë në botë. 

Por veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fdronin e tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. 

Është orgjina e tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar asnjëherë tokën e të oparëve të tij.

Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e të njohur, një ditë më vjen në e-mail njjë material interesant që i jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. 

Është një e vërtetë që studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të një presidneti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka shqiptare, nga prindër shqiptarë.

Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike :

(Nga: John McCallum/Reuters)

Nëna e presidentit historik amerikan George Washington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Ëashington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Ëashingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme.

 Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Ëashingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Ëashington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. 

Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. 


Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodëard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Ëashingtonit, në lidhje me shqiptarët.


                       Bill Clinton


“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit”.

 Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon WoodWard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. 

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.WoodWard thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. 

Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodëard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.

“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon WoodWard.

          Jimmy Carter


“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.

Sidoqoftë, WoodWard beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.

Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

Edhe një fakt tjetër :

Referimi në disa pjesë nga libri i autorit George  F. Williams “Shqiptarët”, del qartë fakti se thellësia e mbështetjes amerikane për shqiptarët, ka një lidhje gjenetike dhe që buron nga identiteti autentik i shqiptarëve, që duket hapur se janë motive të forta për të qenë krah të njeri-tjetrit, në një kohë që shqiptarët kanë nevojë të madhe për konfirmimin e historisë së tyre të lashtë.

Kështu, George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur : “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjike, para se të shkrhuej gjuha greke, ,jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë teë katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Prapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. 

Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. 

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. 

Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. 

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,

Kaos është hapsi, hapësira;
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen.

 Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe:  I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,

Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet,  frigac.

Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. 

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. 



Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. 

Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. 

Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

 Përgatiti për botim : Hyqmet ZANE

FLORIPRESS PRISHTINË 

2012/06/05

Ja njëra nga pasojat e servilizmit të politikës shqiptare




Nga Prof.dr.Eshref Ymeri


Para pak ditësh më ra në dorë fare rastësisht libri “Gjuha Shqipe 2”, për klasën e 2-të të shkollës 9-vjeçare. Është ribotim i vitit 2010 dhe është shtypur në Shtëpinë Botuese Albas. Autore të librit janë zonja Rita Petro dhe Prof.as.dr. Mimoza Gjokutaj.

Është një botim mjaft i bukur dhe shumë tërheqës për nxënësit e kësaj moshe. Autoret kanë bërë një punë shumë të mirë. Por diku, në një faqe të këtij libri, më bëri përshtypje diçka fort interesante.

Në faqen 61 nxënësit i shtrohet një pyetje:

“Shiko hartën”:

Dhe në anën e djathtë të faqes jepet harta e Shqipërisë, e Maqedonisë, e Kosovës dhe e Malit të Zi. Më poshtë vazhdon kërkesa që i shtrohet nxënësit:
“Dallo Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi ku jetojnë shqiptarë.
Shqiptarët jetojnë gjithashtu edhe në vende të tjera të botës. Thuaj emrat e disa shteteve, ku jetojnë disa nga njerëzit e fisit tënd.

- A keni kushërinj në Kosovë, në Maqedoni ose në Mal të Zi? Fol për ta.
- Nëse ke qenë ndonjëherë në këto vende, tregoju shokëve për to”.

Nuk e besoj që zonjave autore të librit të mos u ketë shkuar ndër mend që, pranë hartës së Shqipërisë, përveç hartës së shteteve të lartpërmendura, të vendosnin edhe hartën e Greqisë, ku banojnë shqiptarë etnikë në krahinën shqiptare të Çamërisë.

Por, me sa duket, pesha e servilizmit të politikës shqiptare ndaj telendares së Evropës me emrin Greqi, është kaq e madhe, saqë Tirana zyrtare e mohon ekzistencën e shqiptarëve etnikë në krahinën tonë Çamëri. Prandaj edhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës që ka aprovuar botimin e këtij libri, nuk mund të lejonte që Çamëria të përmendej në këtë libër të nxënësve shqiptarë.

Madje, nga sa mësova nga një analizë interesante e paradokohshme e zotit Mërgim Korça, të botuar në faqen internetike të “Tribunës Shqiptare”, qeveria shqiptare që e hedh vallen sipas daulles së shpuar greke, me kërkesën e kësaj të fundit, sikur paska ndër mend ta fshijë nga harta emërvendin (toponimin) “Çamëri”. Nuk ka asgjë për t’u habitur, përderisa servilizmi i politikës shqiptare ndaj shovinizmit karagjoz athinjot nuk ka as anë, as fund.

Shteti grekokaragjoz, nxënësve të vetë, që në moshë të njomë, u fut në gjak shpifjen se Epiri i Veriut është tokë “greke” dhe Maqedonia është territor “grek”. Kurse shteti shqiptar i Tiranës mohon të vërtetën historike për Çamërinë dhe nxënësve shqiptarë nuk u fut në gjak dashurinë për këtë tokë amtare.

Normalisht, për faqen 61 të tekstit në fjalë, duhej të kishte reaguar partia e zotit Shpëtim Idrizi, sepse, si për të gjithë nxënësit e tjerë, me këtë libër mësojnë dhe edukohen edhe nxënësit me prejardhje nga Çamëria.

Por zotit Shpëtim Idrizi nuk i bën përshtypje një gjë e tillë. Sepse ai, me ndërhyrjen e zotit Fatos Nano, sipas porosisë së nëndheshme të Athinës, është komanduar në krye të partisë çame pikërisht për ta sabotuar çështjen çame. A nuk është ky burrë me pamje serioze, që para mikrofonave nëpër tribuna apo para gazetarëve, rreh gjoksin dhe betohet e stërbetohet për (mos)zgjidhjen e çështjes çame?

A nuk ishte ky burrë që, nga ekranet e televizorëve, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar, deklaroi me mburrje se ai, bashkë me një grup çamësh, do të shkonin në Çamëri pas përfundimit të atyre zgjedhjeve, vetëm e vetëm për të sfiduar autoritetet greke, që qytetarët shqiptarë të lindur në Çamëri, nuk i lejojnë të hyjnë në Greqi?

 Por pasi përfunduan zgjedhjet, ky burrë me pamje të krekosur, s’u ndie më për i gjallë për të shkuar me atë grupin e çamëve në Greqi. E hëngri fjalën dhe u tërhoq si lepuri në ferrë.

Klasa politike shqiptare, për turpin e saj, e ka mohuar çështjen çame. Por një zë i fortë i një nëne të nderuar shqiptare nga Çamëria, zëri i zonjës Zeqije Nuri, që ka ushtuar fuqishëm në intervistën e zotit Fatos Veliu, të botuar në faqen e internetit të zotit Feliks Taho të datës 18 maj 2012, me titull “ajo që ndodhi mbi ne ishte një pastrim i pastër ndaj atyre që nuk ishin kaurë...”, ua kujton mbarë shqiptarëve atdhetarë të vërtetën hyjnore:
“…përshëndes edhe një herë njerëzit e mi kudo që janë dhe punojnë dhe t’u them një fjalë, unë, plaka e moçme, që të mos e harrojnë Çamërinë tonë. Ajo është atje. Është jona”.
Santa Barbara, Kaliforni. 05 qershor 2012


F t e s ë nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës





F t e s ë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon Festivalin ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik",  më 9-10 qershor 2012 në Prizren.

Kemi nderin t'ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Festival.Prania juaj do të madhërojë këtë manifestim
tonë kulturor.

 

P R O G R A M I

E SHTUNË, më 9 qershor  2012

Ora 11.00, Salla e Asamblesë Komunale

Përurimi i antologjisë: Tingujt e erës / Lirikë e re amerikane
Autore: Lediana Stillo

Ora 13.00, Vizitë në Muzeun Arkeologjik

Ora 15.00, Drekë në Lumbardh (Vila Park)

Ora 18.00, Vizitë në Kalanë e Prizrenit

Ora 19.30, Pallati i Kulturës

                 Ekspozitë letrare

Përurime veprash - Rembo: “Anija e vjetër”, poezi & “Një stinë në ferr”, prozë poetike, përktheu: Prof. dr. Muhamed Kërveshi

Referon: Prof. dr. Shefki Sejdiu


Ora 20.00, Pallati i kulturës“Xhemajli Berisha”

                 Lira magjike

Adem Zaplluzha, Agim H. Berisha, Anna Kove, Arben Rashkaj, Arif Haliti, Arsim Halili, Bedri Neziri, Behram Hoti, Brahim Avdyli, Delvina Kërluku, Dren Shala, Edit Dibra, Flori Bruqi, Gëzim Ajgeraj, Halil Xani, Ibrahim Berjashi, Ibrahim Skënderi, Ilam Berisha, Ilir Paja, Ismet Lecaj, Kozeta Zavalani, Lejla Hoti, Liman Zogaj, Lulzim Hajdari, Mirvete Leku, Nebih Bunjaku, Nezir Prokshi, Nikolla Spathari, Petrit  Ruka, Raimonda Moisiu, Ramadan Thaçi, Riza Lahi, Rushit Ramabaja, Sabahate Byci, Safete Shasivari - Rexhepi, Salajdin Krasniqi, Sali Bytyçi, Skënder R. Hoxha, Sulejman Dida, Tafil Duraku, Ukshin Morina, Uzeir Ajradini, Violeta Allmuça, Yrjet Berisha


E DIEL, më 10 qershor 2012 

      Tempulli i LSHP-së

Ora 12.00,  Ora e Lidhjes

Agim Desku, Beatriçe Balliçi, Bedri Halimi, Dibran Fylli, Mustafë Xhemaili, Gjokë Dabaj, Ibish Neziri, Kadrush Radogoshi, Sabile Keqmezi – Basha, Veli Veliu, Vera Istrefaj, Dave Brinks, Ian Thal dhe Lediana Stillo – SHBA, Yvan Tetelbom – Francë
Ora 13.00,  Ekspozitë artistike 
(Hamami i Qytetit)

Ora 13.15 
 Sesioni letrar Letërsia shqipe 
dhe 100-vjetori i Pavarësisë 

(Pallati i Kulturës)

Alisa Velaj, Behar Gjoka, Dr. Arben Hoxha, Dr. Sadri Fetiu, Feride Papleka, Helena Grillo, Meri Lalaj, Mr. Kadri Rexha, Mr. sc. Bedri Zyberaj, Prof. dr. Adem Zejnullahu, Prof. dr. Besim Rexhaj,
Prof. dr. Edlira Mantho – Manjola Sulaj, Prof. dr. Emin Kabashi, Prof. dr. Hamit Xhaferi


Ora 15.30, Drekë në Vërmicë (Hotel ILIRIA)

Ora 18.00, Pallati i Kulturës, Kukës - Valët e Drinit, orë letrare

Abdyl Kadolli, Avdi Ibrahimi, Begzad Baliu, Bilall Maliqi, Fatime Ahmeti, Rexhep Kastrati, Riza Greiçevci, Sadik Përvetica, Sarë Gjergji, Shqipe Hasani
 
Mysafirët vendosen në hotelet NAFRON dhe MENA (informatat në tel. 044-144-701 - Kujtimi)

Sponsor medial: RTV21
Prishtinë,   më 6.6. 2012                                                                                 Me nderime,
                                                                                                                        Kryetari:  
                                                                                                                    Adem DEMAÇI        

   

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                                                    Nga Flori Bruqi Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Rad...