Sherife Berisha Thaçi
- nga
Suhareka - (22.04.1955).Punon dhe vepron në Gjykatën Themelore - Prizren – Dega në Suharekë .
Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Elena Gjika” në Suharekë, anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqipëtar –
“Pegasi -Albania“ - Tiranë.
Ka të botuar dy libra me poezi :
Librin me poezi me titull
"Ngjyra Jete", dhe librin e dytë me poezi “Shtigjet e Skuqura” i
përkthyer në dy gjuhë – në gjuhën angleze dhe atë italiane botuar në Tiranë.
Me krijimtari letrare ka
filluar të merret që nga bankat e shkollës fillore. Punimet e para të
krijimtarisë së saj kanë parë dritën që nga viti 1974, ku janë
botuar në Revistën Letrare “Jehona” dhe në Gazetën “Flaka e
Vllaznimit”, të cilat aso kohe botoheshin në Shkup.
Gjithashtu, krijimet e poetes Sherife Berisha - Thaçi, kanë parë dritën edhe në të gjithë rrjetin
mediatik dhe revista të tilla si : “Rilindja”, “Bota e Re”, “Zëri i Rinisë”,
“Fjala”, “Shkëndija”, në Revistën “Pioneri” si dhe në Revistën “Fidani”.
Punimet e saj janë të botuara në disa
libra të Antologjisë në Shqipëri dhe në
Kosovë. Punime të botuara ka edhe në Revista të ndryshme Shqiptare .
Punimet e saja si materiale
nga masakra suharekase e vitit 1999, si dhe poezi e prozë janë botuar në
Gazetën “Bota Sot”, pastaj në Bota Press – poezi dhe në Revistën “Fidani” – poezi për fëmijë.
Pjesë nga krijimtaria e saj
– poezi dhe prozë, ka të botuar edhe në librin me titull “Brerore Lirie” të
cilin çdo vit e boton Shoqata për Kulturë dhe Art “Elena Gjika” nga
Suhareka.
Gjatë veprimtarisë së saj letrare, është
stimuluar e shpërblyer disa herë në konkurse letrare.
MARTESË NËN HIJE
Kushtuar vajzave që patën fatin të martohen gjatë periodikut
të dëbimit me dhunë nga Kosova – Shqipëri-Maqedoni etj.– (Mars – Qershor -
1999).
Jam Lule Vjollcë – Jam në kërkim të
stinës që i thonë Pranverë !
Jam bijë kosovare.
Pas humbjes së shpresave për të mbetur
në Kosovë,
Mu desh të bëhem nuse nga Durrësi,
Shumë larg teje –
Por…afër
Nuse pa duvak, pa fustan nusërie.
Nga derë e shtëpisë dola me petka të
zeza korb
Për TY Kosovë,
Për bijtë e ashtit tim
Që ranë për TY, e mbetën mbi dhe.
Ashtu të pavarrosur i lashë unë,
E nuk pata mundësi as t`ua mbyllja
sytë,
Dhe t`ua përshpëritja fjalët:
Flini të qetë – Liria nuk është larg –
Oh… ç`dhembje mbeti në zemrën time
Në ato ditë kur vërshuan lumenjtë e
gjakut e të lotëve,
Për gjithë atë ferr e
tmerr,
Që të kishte rënduar
trupin tëndë Kosovë.
Ta këtheva shpinën
Duke të lënë TY, mbretëreshë të robëruar.
Plagët ti mora me vete dhe
i barta brigjeve të detit.
Duke u dallgëzuar me
to, lutesha për fatin tënd dhe timin,
Që të mos na ndjekë hija e orëligës.
Lutesha – Kosovë - A do të më sheh të vdekur,
Apo do të të shoh të gjallë
Shpresat i kisha
gjithëherë,
Se një ditë do të të shoh
të lulëzuar.
Sot në Kosovë vie erë lirie…
E unë lutem :
Merrëm edhe njëherë në krahët tu
Kosovë
Se më ke gjak, me ke asht…
Se këtu retë ma ndalin frymën.
Unë jam këtu veq si një hije e natës
së pikëlluar.
Unë dua të jem atje ku bukës i thonë
bukë e ujit ujë.
Unë dua lirshëm të frymoj
aty ku qesha dhe qava njëkohësisht.
Unë dua të jem në mesin e njerëzve të
ashtit tim
Më merr në krahët Tu Kosovë – Gjaku
im,
Kënga ime, Lulja ime, Dielli im
Kosovë.
PENA NUK NDALET PËR TY
(Gongje
Bojaxhiut – Shenjëtores - Nënë Terezës)
TY
- Nënë jetike mbi mite
Yjet e
derdhura në horizont
Të tërhiqnin udhëkryqeve të jetës.
Rrugëtimi Yt,
përtej rrufesë kishte daljen
Në njërën
dorë mbaje th`negla shpirti
Në dorën
tjetër mbaje Diellin
Për t`i ngrohur zemrat
e ngrira
Nga akulli i skamjes.
Në kërkim të shtigjeve të
dritës
Udhëtove ishujve pa emër
Deri në Kalkutë,
Ti Shpirt-Bardha Shqipëtare
Shenjëtorja – Nëna Terezë
E Madhe do mbetesh në Lapidar
Nënë e Botës-zemër zjarrtë e
gojë-mjaltë
Ishe dhe mbete –
Bardhësi, me shpirt-Engjëllor
Gjithmonë vepra Jote - Shkëlqen si
Meteor.
28 – NËNTORI
(Kushtuar Flamurit Kombëtar)
Sot buzëqesh me krenari
Anë e kënd ke pamjen
ndryshe
Petku festiv sa mirë të rri
Qëndron krahë-hapur - si
dallëndyshe
S`jam dallëndyshe, jam
Shqiponjë
Këtu kam zgjedhur më
t`bukurin vend
Shqiptaria më thërrasin
Zonjë
N`Flamurin e Vlorës, e kam
Folenë
Nuk jam veq shtizë e pëlhurë
Në mua ka vlerë të vërtetë
Jam i fuqishëm Flamur
Për mua njerëzit, kanë
dhënë jetë
Në këtë vend veq shkëmb e
gur
Në shqiptarinë me Plisa
t`Bardhë
Marigona më vuri n`Flamur
Që të jem gjithmonë krenar
I shtrenjti ynë - Simbol
Kombëtar
U ngrite lartë më 28 Nëntor
- 1912-të
E ne s`do ndalemi gjer
n`piedestal
Gjer sa t`arrijmë –
Nëntorin e Tretë
TI
- DHEMBJE KUQ E ZI
(Poezi kushtuar
Atdhetarit – Ukshin Hotit)
TY
Kalorës, me fuqinë e Gjergj Elez Alisë,
Djajt aq shumë ta kishin frikën
Të zhdukën pa shenjë pa dokë.
Në ditën e zhdukjes Sate
Dielli ndali flakën e nxehtësisë,
largoi rrezet
Hëna
u zhduk nga vendi, netët u
errësuan
Ditët e vitet u vruknuan nga dhembja për
TY.
Retë sillen, rrotullohen, ecin,
Edhe ne ecim e nuk ndalemi së kërkuari,
Deri sa ta arrijmë cakun e takimit me
TY.
Asnjëherë nuk ndalim kërkimin
Sipër
rrjedhës së ujit të kërkuam
ag e terr,
Në thellësi të krojeve të kërkuam
Edhe sytë na janë shëndërruar në kroje
lotësh,
Për TY Atdhetar i devotshem -
Ukshin Hoti,
Lumenjtë përvajshëm ulërinjë,
Malet lëshojnë oshëtimë
Ishte kohë e mbështjellë me fjongo të
zezë
Nga ofshamat zjarmuese pëlcisnin guri e druri.
Sot
në bronz skalitet
Figura Jote
TI, gjithëmonë hapërove nëpër dritaret e
jetës,
Si valët e Drinit kur bashkohen
Emri Yt
mbanë të bashkuar
Shqiptarinë
Kalëron nëpër krahët
e këngës në
lahutë e çifteli
Djal
me nam e
djal i Zoti - Atdhetar si Ukshin Hoti
Pak
si Ti Trima lindin
Nuk kanë lind as s`kanë me le,
Dritë e Diell je për
Atdhe
Vdekja, pak të dukej për LIRI
Çdo fjalë e shkruar për TY - Zgjon
dhembjen Kuq e Zi.
POEZI - KUSHTUAR FEMRËS
A S A J
Të jesh Femer, do të thotë
Të jesh Emër – të kesh zemër
Ajo udhëtoi nëpër kotësi
Dikur jeta Ia ngulfatti gëzimet
Pranverën e kishte të leckosur
E diellin të ngrirë në akullnajë
Sa herë iu gremis zemra në honë zemrimi
Durimin e shëndërroi në lulë-pikëllim
Që vrullshëm do t`i
shpërthej si vullkan
Erdhi
një ditë që priste me shekuj
Bota femërore po zbardhëllinë
Dhe AJO po ngre zërin me fuqi planeti
Fatin e saj mos ta dikton Ai – tjetri
Kerkon barazi – emri i saj të jetë në histori
Ngre zërin për punën e gjykon dhunën
Puna
hijeshon qdo gjë - lindjen e vdekjen
Puna na bënë të lumtur dhe krenare
Puna na jepë njerëzi, na ep emër
Jo vetëm emër në letër
Emër që lëshon hijezim në qdo cep të
jetës
Për ta ndryshuar historinë e vjetër
Aty ku prehen jeta dhe vdekja
Ajo din të qesh dhe të qajë
Dijnë të këndon dhe të vajton
Nëpër secilën dallgë jete
Ajo është breg që i valët i qetëson
Ajo në zemër ka bujarinë, trimërinë
Dashurinë,
Femra përherë ishte dhe mbeti
E zëshme – sypatrembur
Siq ishte Teuta, Shota e shumë të tjera
Ajo sot ec krah për krah me Diellin,
ATO
përherë sjellin – Të gjelbruarat Pranvera
RIPËRTËRIHEN PLAGËT
(Në
përvjetor të atyre që u masakruan,
dhe
shtëpitë iu mbyllën me dry)
Vitet ecin
E dhëmbje është pllakosur me
shpirtin
Festat kanë humbur shkëlqimin
që kishin dikur.
Oborret nuk janë më si përpara,
Bari është rritur,
E lulet janë me gjemba
S`kanë aromë
Fotografitë në mur nuk
flasin, dhembshëm shikojnë
O Zot, shpirti dhemb
Toka gjëmon për ata që ikën
pa faj?!
Për filizat që sapo u takuan
me Dritën e Diellin
Gjëmët e kësaj Toke s`kanë
shërim
Shumë sofra u shuan
E dyert u mbyllën me dry
Larg do të ndihen
gjëmët e kësaj Toke.
O Zott !
HUMBJA JUAJ - MAL ME DHEMBJE
(Poezi për të zhdukurit )
Në një mot të vruknuar
Kur vendin e mbuloi brymë e trishtimit
Shumë të pabëme u bënë mbi këtë vend
Atëherë kur trupat notonin
nëpër gjak
Bashkë me momentet fatkeqe e skena
trishtuese
Kur na ra një hije e orëligës
Edhe gurët pëlcisnin
nga dhembja
Ishte natë ogurzezë,
Kur gjarpërinjtë kafshonin për vdekje
Ju të pafajshëm u zhdukët dhe nuk jeni në mesin
tonë,
Pesha e mallit të ndarjes me Ju
Është bërë mal me dhembje
Dhembja lëshon valle trishtimi
Duke na bërë krushkë
të vargut vajtues
Në këtë botë të
q`mendur veq shpresa na mbanë
Që të gjallë apo të vdekur
Një ditë të keni një adresë në Tokën
Tuaj
Ku mund të iu sjellim lule të ujitura me
pika loti
Ajo ditë do të jetë diell hareje për
familje
Këngët për Ju do të marrin hov
Dhe të rriten në djepin e vargut tim.
ME VARGJE E BRUSHË
Në mëngjes si
rregull
Bëjë gjimnastikë
Pasdite kap lapsin
N`letër shkarravis
Herë shkruaj vargje
Herë herë vizatoj
Poetët e mëdhenjë
Me mjeshtri i pikturoj
Pikturoj Naimin
Me Bukurinë e Fushës
Me Flakën e Qiririt
N`zërin e ëmbël t`Tufës
Shkëlqimin pikturës ia
shton
Besë e Rozafasë
Kur e shoh të murosur
N`themele t`kalasë
Në vazhdim letrën
Mundohem t`a qëndis
Duke i shëruar plagët
Gjergj Elez Alisë
Me vargje e pikturë
Historia shkruhet drejt
Ç`më mbeti pos të lutem
PËR NËNTORIN E TRETË
POET ME VARGJE MARGARITAR
(Kushtuar Shkrimtarit – Gani Xhavollit)
Poet
i thinjur me flokët e gjata
Ishte i shenjtë me dashurinë e tij
Vargjet e tij ishin dhurata
Që i mirëpriste çdo fëmijë
Poet i shenjtë me mjekërr të bardhë
Nuk pushoi kurrë për t`dhuruar dashuri
I fali Kosovës dhe fëmijve mbarë
Vargjet e tija – Margaritar
Në vargjet e tij gjenim frymëzim
Diellin e sjell edhe në kohët me shi
Zemër nostalgjie me plotë zgjim
Dallgët e shpirtit gjenin qetësi
Gani Xhafolli – Piktor e Poet
Ti ike papritur në përjetësi
Me shpirtin prej artisti në histori ke
mbet
Do jetosh në zemrat e secilit njeri
Gani Xhafolli – Emër plotë vlerë
Artistikisht ishe plotë nostalgji
Sot veprat Tuaja flasin vetë
Do të kujtohesh me nder e krenari.
P A S Q Y R A
Ti
më don mua
Unë
të dua Ty
Ne
kur jem bashkë
Bëjmë njësoj të dy
Përse
më emiton
Apo,
don t`më provokosh
Një
gjë dua ta kupton
Nuk
do më nervozosh
Unë
të dua Ty
Tek
Ti e shoh vetëvehten
I
shoh vijat në
ball e sy
Ti
ma tregon të
vërtetën
Edhe kur
i shoh vijat e ballit
Unë
ndjehem e dashuruar
Dashurija u lind nga engjujt, e jo nga
djalli
Pasqyrë
moj e uruar
Koha po ecën, nuk ndal
E
unë kam një
dëshirë
Mos
mi shpeshto vijat
në ball
Të
më dukesh më
e mirë !
FOTOGRAFIJA
A E SHIHNI OJ
MIQËSI
I
NJIHNI KËTA NË FOTOGRAFI
JAM
UNË EDHE AI
DIKUR
E DESHTA SHUMË
EDHE
SOT ASHTU E DU
POR
DIQKA KA NDRYSHU
RRUDHAT
NË BALL NA
JANË SHTU
BARRA E JETËS
ËSHTË NGARKU
NGANJËHERË PRISHEMI
E PËRLAHEMI
POR
ASNJËHERË NUK NDAHEMI
AFËR QËNDROJMË, TË URTË E TË HESHTUR
NJERËZ
TË QETË, E
RRALLË TË QESHUR
NGA
HALLET E JETËS
SI GJITHË SHQIPTARIA
VITET
ECIN - OFROHET PLEQËRIA
KATËR STINËT
Në
pranverë lulëzon çdo lulë
Poeti merr vrull,
Në verë gruri piqet
Poeti digjet,
Në vjeshtë zbehet gjelbrimi
Poetit shpirtin ia kaplon mjerimi,
Në dimër çarçafi çdo gjë mbulon
Vargu i poetit, nga gjumi më zgjon.