2023-08-28

Liderët e rajonit mblidhen në Slloveni!

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr sot pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.

Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale. Ndërkohë, mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob. Pjesë e kësaj darke ishin liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin Rama.

Në një postim në Instagram të Ramës, Kurti dhe ai shihen duke buzëqeshur teksa shtrëngonin duart, ndërsa edhe në tavolinë janë ulur pranë njëri tjetrit. Pas tensioneve të fundit, ku ka pasur edhe refuzime takimesh për sa i përket situatave në Veri të Kosovës, marrëdhënia mes tyre duket se është e mirë.



Në një darkë pune të organizuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Lubjanë, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, që zhvillohet nesër.

Pasi janë përshëndetur dhe kanë bërë foto, liderët janë ulur në darkën e punës të rrethuar nga mediat.

Së bashku me Edi Ramën, të pranishëm janë edhe presidenti i KE-së Charles Michel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo, si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Në një postim në Instagram të Ramës, ai dhe Kurti shihen duke buzëqeshur teksa shtrëngonin duart, ndërsa edhe në tavolinë janë ulur pranë njëri tjetrit. Pas tensioneve të fundit, ku ka pasur edhe refuzime takimesh për sa i përket situatave në Veri të Kosovës, marrëdhënia mes tyre duket se është e mirë.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”, ka shkruar Rama.

Në postimin mbi darkën znj.Fajon theksoi se Sllovenia do vijojë të jetë një suportuese e madhe e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Europë, ndërsa nënvizoi qëndrimin se procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar në kushtet aktuale.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut këtë vit hapën negociatat për në BE. Vendi ynë këtë vit do të jetë edhe mikpritësja e takimit të radhës në kuadër të Procesit të Berlinit, ku gjashtë liderët e Ballkanit pritet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në iniciativat ekonomike.

FLORI BRUQI


1/9

Brenda gushtit 2023 , platforma si Facebook, Instagram nën monitorim të rreptë për postimet

 

Përmbajtja e fotove dhe postimeve të tjera në platformat kryesore në internet si Facebook, Instagram, Snapchat, Amazon si 19 të tjera, që kanë të paktën 45 milionë përdorues mujorë në Evropë, do të editohet në rast se është e papërshtatshme.

Ndryshimet e Kushteve të Shërbimit do të jenë në përputhje me Aktin e ri të Shërbimeve Dixhitale të BE-së me qëllim që të goditet përmbajtja e paligjshme.

Sipas Komisioni Evropian, të gjitha këto platforma deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër, rrezikojnë të gjobiten deri në 6% të të ardhurave të tyre në mbarë botën.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon që platformat dhe motorët e kërkimit “shumë të mëdhenj” të caktuar nga fundi i gushtit 2023 të ndërmarrin hapa, të tilla si vlerësimet vjetore të rrezikut, për të goditur përmbajtjen e paligjshme në internet.

Afati i fundit për pajtueshmërinë me DSA fillon nga 25 gushti.

DSA kërkon që platformat shumë të mëdha t’i japin Komisionit Evropian vlerësime vjetore të rrezikut, t’u japin akses në algoritmet e tyre zyrtarëve të BE-së dhe studiuesve të përzgjedhur, të sigurojnë që të drejtat themelore të mbrohen në kushtet e tyre të shërbimit, të jenë transparente me reklamat dhe të ofrojnë opsione ankesash dhe rrugët jashtë gjykatës për problemet e konsumatorëve.

Këto platforma do të duhet të tregojnë se kanë mjetet për të ndaluar mallrat, shërbimet dhe përmbajtjet ilegale në internet. Po ashtu duhet të ndihmojnë në identifikimin e shitësve online të mallrave të paligjshme; të ndalojnë disa kategori reklamash në internet (të tilla si ato që synojnë fëmijët, ose ato të bazuara në racë, etni ose orientim seksual)

2023-08-21

Shpenzime vjetore që ka krijuar Serbia në Kosovë, mbi 800 milionë euro

 Serbia për 11 vite ndau mbi tetë miliardë euro në Kosovë, ku janë investuar?



Publikisht është bërë e ditur se Milan RADONJIQ, gazetar  dhe hulumtuesi i të përjavshmes NIN,  se vlerësimi është se Serbia, besohet që presidentit i Serbisë, Aleksandar VUÇIQ, ka investuar më shumë se tetë miliardë dollarë në Kosovë në 11 vitet e fundit.


Për 11 vite i bie afërsisht, shpenzime vjetore që ka krijuar Serbia në Kosovë, mbi 800 milionë euro.     

Një hulumtim, që do  duhej të zgjoj interesim, sepse  zbulohen  disa  fakte, për të cilat jo vetëm opinioni Serbë, ka nevoj të dij, por edhe opinioni në përgjithësi

Në këtë humlumtim mungon se në cilët sektor është investuar, në infrastrukturë, në investime në institucione shkollore paralele, që nga parashkollori deri në Universitetin e Mitrovicës, në mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, duke përfshi Kuvendet Komunale dhe Kryetarët e Komunave, të zgjedhur  me Ligje të Serbisë. 

Këto investime jan në projekte tjera vetëm në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, apo në gjithë territorin e Kosovës. Apo  ndoshta  se pjesa e konsiderueshme jan investuar edhe në Shërbimin sekret  informativ të Serbisë me dedikim për Republikën e Kosovës. 

Parashtrohet pyetja sa mjete ndau Serbia për Kosovë, pas qershorit të vitit 1999, e deri më sot.

Refik HASANI 🖋
Datë, 12.08.2023

2023-08-20

Zbardhen prapaskenat e dorëheqjeve të policëve serbë në veri, vjen thirrja urgjente për Kosovën - ja plani i shërbimeve sekrete serbe

 


Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Kanë filluar sërish dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e rinj të policisë filluan punën mes tensioneve në veri të Kosovës të cilat u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

close
volume_off

Ndaj këtyre dorëheqjeve reaguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe EULEX, të cilët shprehën shqetësim për këtë gjë.

Për këtë kishte reagime edhe nga ambasadorët e huaj në Kosovë, ku thanë se po i ndjekin të shqetësuar këto zhvillime, derisa përmenden edhe frikën e zyrtarëve policorë serbë për të ushtruar detyrat e tyre.

Kjo dorëheqje e zyrtarëve policorë serbë po lidhet me ndikimin e Beogradit në komunitetin serb në Kosovës, derisa po përmenden edhe shantazhe dhe kërcënime.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi se “dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e (Slobodan) Millosheviqit”.

Elezi: Vërtet ishte një hap i mirë i Policisë së Kosovës që kishte arritur të rekrutojë këta zyrtarë policorë nga komuniteti serb

Vuani nga prostata? Bëni këto veprime gjatë ditës dhe do ndjeni një lehtësim të madh

 

Prostata është një gjëndër e vogël që peshon 10-20 g dhe ka formën e një gështenjë.

Ajo është e vendosur poshtë fshikëzës, ndërsa uretra kalon nëpër të. Ai prodhon lëngun e prostatës i cili ruhet në gjëndër dhe nxirret gjatë ejakulimit drejt uretrës. Prostata është e nevojshme vetëm për ejakulim dhe riprodhim.

Gjëndra e prostatës rritet në vëllim me kalimin e kohës, shpesh duke i detyruar burrat të ngrihen gjatë natës për të urinuar. Ka zgjidhje të thjeshta për të reduktuar këto zgjime natën.

Ejakulimi shkakton tkurrjen e muskujve që rrethojnë prostatën, gjë që lehtëson zbrazjen e fshikëzës gjatë urinimit. Ky ushtrim ka një bonus shtesë: ejakulimet e shpeshta mendohet se zvogëlojnë mundësinë e kancerit të prostatës.

Gjithashtu duhet të shmangni qëndrimin ulur për disa orë gjatë ditës. Kjo shkakton presion të vazhdueshëm mbi prostatën. Do të ishte mirë të ngriheni sa më shpesh. Edhe pesë minuta lëvizje do t’ju bëjnë mirë.

Së fundi, një dush mjaft i ngrohtë që zgjat rreth 15 minuta në mbrëmje lejon që muskujt e barkut dhe legenit të relaksohen, duke reduktuar në të njëjtën kohë presionin e jashtëm që ushtrohet në prostatë.

Një këshillë tjetër: Shmangni të brendshmet shumë të ngushta.

“Të gjithë u shkulën së qeshuri, ajo u ngrys“, Rama tregon për TG1, si reagoi Meloni për videon e turistëve që ikën pa paguar

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për TG1 zbuloi momentin kur homologia e tij italiane, Giorgia Meloni mësoi për turistët që u larguan pa paguar në një restorant në Gjirokastër.

Kreu i qeverisë në një intervistë për gazetarin Matteo Alvitin tha “Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman“.

Kryeministri Rama: Meloni është mikeshë, Ajo mbështet hyrjen tonë në Europe. Ajo kërkoi që të shlyhej llogaria e turistëve që ia mbathën pa paguar.

Spikerja: Giorgia mbeti shumë e kënaqur. Ajo është një mikeshë. Ishte ajo që i kërkoi ambasadës që të shlyente llogarinë e turistëve që ja mbathën nga një restorant pa paguar.

Kryeministri Edi Rama: Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazetari: Giorgia Meloni ka vetëm pak orë që është larguar me një traget drejt Puljas, ndërkohë që Edi Rama na pret në rezidencën kryeministrore në Dhërmi, në jug të Shqipërisë.
Kostum tutash dhe bluzë, për të vënë menjëherë në pah natyrën informale të vizitës së Kryeministres.

– Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?

Kryeministri Edi Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjeshte pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.

GazetariNë Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?

Kryeministri Edi Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.

GazetariPo cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?

Kryeministri Edi Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.

Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?

Kryeministri Edi RamaUnë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.

Spikerja: Pikërisht për këtë çështje që tregon Kryeministri Rama, mbi llogarinë e papaguar nga disa turistë italianë, ambasada jonë në Tiranë ka shpjeguar se ka shlyer shumën në fjalë, duke përdorur fonde personale të Kryeministres Meloni.

Kujtjmë se fatura e paguar nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e 4 turistëve italianë që u larguan pa e paguar nga një restorant në Shqipëri është bërë temë debati politik në Itali.

Zërave opozitarë se Meloni urdhëroi Ambasadën Italiane në Shqipëri (që mbahet nga taksapaguesit italianë) të paguajë faturën prej 80 eurosh restorantit, Giorgia Meloni i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale.

Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj. Në fazën e tranzicionit ne nuk mundëm të gjendemi aq sa dhe si duhet për fëmijët...



                                 Flori Bruqi

Mundësia për të ofruar krijimtarinë letrare për moshat më të reja në Kosovë, sot kur interneti është bërë hapësirë ku fëmijët, jo vetëm gjejnë informacionet e caktuara, por edhe argëtimin, është bërë sfidë e madhe për fëmijë.

 Por, kjo është vetëm një nga arsyet pse fëmijët sot më pak iu qasen librave me përmbajtje artistike, sepse në anën tjetër, është e dukshme që edhe shkrimtarët që shkruajnë për fëmijë, janë gjithnjë e më pak në numër. 

 Kështu vlerësojnë disa prej shkrimtarëve, të cilët pjesën më të madhe të krijimtarisë së tyre letrare ua kanë kushtuar shumë gjeneratave të fëmijëve.

 Shkrimtari Profesor  Jonuz Fetahu, i cili kohë më parë  ka marrë çmimin “Ymer Elshani”, për librin më të mirë brenda vitit, me tregime për fëmijë, vlerëson se letërsia për fëmijë, aktualisht po përjeton një krizë dhe se kanë mbetur pak shkrimtarë, të cilët vazhdojnë me përkushtim të shkruajnë për moshat më të reja. 

 Arsyet dhe shkaqet, sipas Januz  Fetahut, gjenden në shumë faktorë.

 

 “Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj. Në fazën e tranzicionit ne nuk mundëm të gjendemi aq sa dhe si duhet për fëmijët. 

Ata ecën një hap përpara shkrimtarëve, shpesh-herë. 

Këtë e bëri mediumi elektronik, përkatësisht interneti, i cili e zëvendësoi librin, për një periudhë dhjetëvjeçare. 

Fëmijët shumë u larguan nga leximi i librave, përkatësisht nga shkrimtarët e vet.

 Sot, shkrimtari për fëmijë, veçmas, është në një udhëkryq”, thotë Fetahu. 

 Që nga botimi i parë i librave në gjuhën shqipe në Kosovë, e deri më tash, janë mbushur rreth 60  vjet.
 
Gjatë këtyre viteve janë krijuar shumë vepra letrare për fëmijë, të cilat kanë zënë vend si trashëgimi letrare, si dhe në kulturë në përgjithësi.

 Shkrimtari  Prof.dr. Xhevat Syla, i cili ka shkruar mjaft për fëmijët, thotë se shkrimtarët që kanë krijuar letërsinë për fëmijë në Kosovë, u takojnë tre brezave. 
 Por, thotë  profesor  Xhevat Syla, mjaft shkrimtarë të brezit të dytë, të cilët, sipas tij, edhe e kanë bartur barrën kryesore të letërsisë për fëmijë dhe që konsiderohen si identitet i kësaj letërsie në vend, tashmë nuk janë në këtë botë.

 Megjithatë, Profesor Syla thotë se letërsia për fëmijë sot po ecën paralel me zhvillimet e kohës, por edhe me zhvillimin e fëmijëve.



 “Sot edhe temat edhe motivet janë të tjera.

 Sigurisht që janë edhe të kohës që jetojmë.

 E, koha, të cilën ne jetojmë, përsëri e ka natyrën, ka bukuritë e saj, ka ndjenjën për lirinë, ndjenjën për atdheun... janë disa tema të të gjitha kohërave. 

Por, janë edhe disa, të cilat korrespondojnë me kohë të caktuara, si vlera”, konsideron Syla.

 Por, çfarë kërkojnë fëmijët sot nga shkrimtarët? 

 Shkrimtari Profesor Jonuz Fetahu vlerëson kështu: 

 “Lexuesi i vogël, mendoj, shkollari, ai dëshiron që librin ta lexojë për një ose dy ditë, e jo për një javë. Nuk ka kohë më ai që të lexojë libër të trashë. 

Andaj, duhet t’i ofrojmë dhe shërbejmë fëmijëve atë që është më e mira, më e kapshmja, pa rëndesë”.

 Fetahu thotë se janë edhe një mori problemesh, të cilat i destimulojnë shkrimtarët që të punojnë për shtimin e vëllimit të veprave letrare për fëmijë.

 Siç thotë ai, aktualisht shkrimtarit, përveç krijimit të veprës letrare, i duhet që të merret edhe me përgatitjen teknike, botimin, si dhe shpërndarjen. 

 Në anën tjetër, thotë Fetahu, nuk ka ndonjë interesim apo organizim të mirëfilltë nga shkollat e Kosovës që librat për fëmijë të arrijnë deri te nxënësit apo edhe të organizohen punëtori me shkrimtarët për fëmijë. 

 Të gjitha këto, sipas tij, janë barrë e madhe për shkrimtarin dhe tashmë është e dukshme se një brez i ri i shkrimtarëve për fëmijë, siç thotë ai, nuk duket në horizont.

 Megjithatë, sipas Jonuz Fetahut, botimet ekzistuese, janë mjaft kualitative. 

 “Shkrimtarët të cilët lexohen me ëndje, janë Agim Deva, Rifat Kukaj. 

Lexohet edhe sot ‘Zogu e kulla’ e Rrahman Dedës, pastaj Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla dhe shumë të tjerë.

 Nuk kemi shkrimtarë të rinj dhe po përpiqemi me qiri e pishë që të gjejmë emra të rinj, por nuk janë kah lindin, sepse, unë kujtoj se pak punohet në shkolla”, thekson Fetahu. 

 Mendim të ngjashëm ka edhe shkrimtari Xhevat Syla: “Tash, nuk kemi një brez, i cili identifikohet si i tillë, sikurse që ishte ai i brezit të dytë apo brezit të parë. 

Kemi shkrimtarë dhe unë shpresoj që me kohë do të vijë edhe brezi, për shkak se me botimin e veprave të reja të autorëve të rinj, të cilët dalin, siç kanë dalë gjithmonë shkrimtarët nga bankat e shkollave.

 Sigurisht që do të kemi edhe shkrimtarë që do ta bëjnë këtë brez, por të cilin tash për tash nuk e kemi të identifikuar si brez të ri të shkrimtarëve” në Kosovë dhe më gjërë.


Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...