Analiza e një politikani, i cili ka kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes.
Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.
Franc Ferdinandi
Nga Carl Bildt *
VISBY, SUEDI – Udhëheqësit e Bashkimit Europian, janë zgjuar krejt papritur, përballë realiteteve të reja në Ballkan. Në një samit të kohëve të fundit, ata vunë theksin mbi nevojën për një rritje të angazhimit të BE-së, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në rajon – dhe për të sprapsur influencën e Rusisë.
![](https://i.ytimg.com/vi/uf_x1E_PHYk/hqdefault.jpg)
Lufta në Bosnjë
Gjatë samitit të BE në Selanik në vitin 2003, delegatët u betuan solemnisht që të gjithë vendet e Ballkanit të anëtarësoheshin në bllokun europian. Ai premtim do të ishte po aq i vështirë të realizohej, sa ishte dhe i vështirë të bëhej. Kur problemet emergjente të Ballkanit ishin zbutur, udhëheqësit e BE-së supozuan se kishin sjellë paqe në rajon. Nga ai moment e tutje, qasja “business-as-usual” kundrejt Ballkanit, nënkuptonte ruajtjen e status quo-së.
Lufta në Kroaci
Pasi Jean-Claude Junckeri u emërua President i Komisionit Europian në vitin 2014, ai konfirmoi status quo-në, duke shpallur se BE nuk do të zgjerohej më tej, gjatë mandatit të tij 5-vjeçar. Deklarata e Junckerit ishte teknikisht korrekte, por politikisht shkatërrimtare.
Lufta në Kosovë
Me dritën që kish udhëhequr reformat dhe integrimin tashmë të shuar, nacionalizmi në rajon nisi të forcohet sërish. Dhe ndërkohë, BE u fiksua pas problemeve të veta financiare, si për shembull borxhet sovrane të shteteve anëtare.
Unë kam kaluar shumë kohë në Ballkan në periudhën pas Luftës së Bosnjes. Kam qenë i dërguar special i BE-së në ish Jugosllavi, bashkëkryetar i Konferencës së Paqes të Dajtonit, Përfaqësues i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin.
Vitin e kaluar, kur u riktheva në Bosnje në një vizitë jozyrtare, dikush më pyeti nëse lufta po rikthehet në rajon. Në fillim, iu përgjigja: “Në asnjë mënyrë!” Por më pas, të tjerë më përsërisnin të njëjtën pyetje; kur ma bënë për herë të pestë, nisa të shqetësohem.
Sigurisht që kisha të drejtë, kur thoja se luftërat e viteve 1990 nuk do të rikthehen: kushtet sot janë shumë ndryshe nga sa ishin atëherë. Por, siç e kemi parë shumë herë në të kaluarën, disa individë kokënxehtë mund të ndezin zjarre, që pastaj është e vështirë të kontrollohen. Një herë e një kohë në Sarajevë, një njeri i vetëm që quhej Gavrilo Princip, shkaktoi një luftë botërore, kur vrau Dukën Franz Ferdinand të Austrisë. Sot, rajoni po bëhet gradualisht më i tensionuar, dhe një tjetër shkëndijë mund të ndizet, ndoshta këtë herë në Shkup.
Atëherë, çfarë duhet bërë? Për Europën, e vetmja rrugë për të ecur përpara, është që të vërë theksin në forcën e saj të kontrollit, ndërkohë që përshpejton integrimin europian. Për të adresuar risqet në Ballkan, BE duhet të tregojë se ka vullnetin dhe mjetet për të vepruar, duke dërguar Grupe Beteje të BE-së, që të kryejnë stërvitje ushtarake në rajon. Kjo do të dërgonte një mesazh të fuqishëm, se forcat e saj ushtarake nuk janë tigra prej letre, dhe se është në gjendje të ofrojë më shumë se sa thjesht fjalë.
Zgjerimi i mëtejshëm i BE është gjithashtu i detyrueshëm. Ndërkohë që vetëm Sllovenia dhe Kroacia janë futur në BE deri sot, sigurimi i anëtarësimit për vendet e mbetur të Ballkanit, është e qartë se do të kërkojë kohë. Por reformat që nevojiten për t’i bërë këta vende të kualifikueshëm për anëtarësim mund dhe duhet të përshpejtohen.
No comments:
Post a Comment