1.Kush mund ta votojë Marine Le Pen?
Emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë dhe disa ish-komunistë francezë do të votojnë për Marine le Penin. Në shikim të parë, tingëllon si një kontradiktë e madhe historike, megjithatë, çdo gjë i përshtatet në mënyrë të përsosur, asaj që po ndodh rreth fenomenit gjithnjë e më të debatuar të “populizmit”. Fronti Kombëtar, tani është partia e parë e Francës (këtë të dhënë e konsolidojnë përditë sondazhet). Kjo gjë ka ndodhur për shkak se tejkalimi i dialektikës e majtë/e djathtë ka lëshuar rrënjë në strukturën elektorale të popullit francez, duke bërë që, grupe sociale që kanë qenë tradicionalisht të lidhura me universin socialist, nisën të zgjedhin Le Penin, si zëdhënëse të shqetësimeve të tyre.
Ashtu si ndodh kudo, populizmi arrin të imponohet. Është bërë tashmë, tepër e thjeshtë që të gjesh në internet histori francezësh me prindër nga Algjeria, Tunizia dhe ish-kolonitë e tjera franceze, kryesisht emigrantë të besimit mysliman, anëtarë apo simpatizantë të Frontit Kombëtar. Që gjatë zgjedhjeve rajonale të vitit 2015, doli se 22% e qytetarëve francezë me origjinë arabe zgjodhën Frontin. Sondazhet e fundit të gazetës “La Croix” shkojnë aq larg, sa të parashikojnë një 26%-ësh të votave, në zgjedhjet e ardhshme të muajit prill. Të tjera, më optimiste, thonë se ekipi i udhëhequr nga Le Peni do të mbështetet nga 37% e arabëve të brezit të dytë (22% e të cilëve janë praktikues myslimanë), nga 24% e qytetarëve me origjinë nga Afrika Qendrore dhe Afrika Veriore dhe 20% e homoseksualëve. Një e dhënë kjo që nuk mund të mos të të lërë të habitur, kur merr parasysh se në vitin 2002, kur ishte Jean Marie le Peni që mbërrinte në balotazh, mbështetësit e Frontit Kombëtar nga vendet arabe dhe afrikane ishin vetëm rreth 8%.
Franca e thellë, pra, “banlieue”-të, periferitë e largëta prej qendrave të mëdha, ku financa e lartë ka ndërtuar selinë e saj, pavarësisht nga gjeografia dhe tradita zgjedhore, janë duke u përgatitur për të mbështetur fort Marine le Penin.
Banorët e këtyre zonave, në fakt, vuajnë nga problemi i sigurisë, në mënyrë shumë më të ngutshme se sa ata të lagjeve të pasura. Vetë arkitektura e qyteteve franceze, është e projektuar dhe ndërtuar përmes parimit të asimilimit, por ka shtyrë mijëra qytetarë nga kolonitë dhe familjet e tyre drejt periferive, aty ku problemet sociale dhe degradimi urban që janë akumuluar në vitet e fundit dhe që janë bërë të njohura përmes ngjarjeve të kronikës, perceptohen më mirë. Lexohen kështu, histori myslimanësh, të cilët nuk shkojnë në xhami, nëse nuhasin ajrin e ndikimeve ideologjike përmes parave të Katarit. Bëhen kështu të shpjegueshme, edhe në funksion të një oportuniteti politik, deklaratat e Le Penit, për nevojën që, francezët me shtetësi të dyfishtë (izraelite dhe franceze), të zgjedhin një vendbanim.
Emigrantët e brezit të dytë dhe të tretë, por edhe ish-komunistët. Dalja e librit të Christophe Guilluy “La France peripherique. Comment on a sacrifie les classes populaires”, po e forcon këtë parashikim. Autori, një ish-bashkëpunëtor i “Liberation” dhe “Le Monde”, gjeograf marksist, anëtar aktiv i “SOS Racisme” dhe mbështetës politik i trockistit Arlette Laguiller, duke “udhëtuar” mes arsyeve të kaosit social në Francën e sotme, përpiqet që të shpjegojë arsyet për një konsensus sovranist.
Guilluy flet për elitë konformistësh që jetojnë në lagjet e pasura, ajo e Bobos, që kanë humbur kontaktin me realitetin e francezëve, të cilët nuk mund të paguajnë faturat. Normalët, të ashtuquajturit “të shpronësuarit e demokracisë”, viktimat e kursimit dhe të mbyllur në periferitë e skajshme, atje ku romët janë një tjetër problem.
Jean-Claude Michea, në kohë të tjera, kishte sqaruar këto aspekte duke denoncuar përzierjen mes të majtës qeveritare dhe kapitalizmit, një marrëveshje që kishte për qëllim të krijonte një qark të shkurtër në elektoratin socialist. Nga intelektualët e majtë, në fund të fundit, vijnë arsyet teorike pse në veri të gjashtëkëndëshit, territori historik komuniste, zonë punëtorësh, Fronti Kombëtar është në 50% të votave. Ata që Guilly i ka quajtur “të dënuarit e progresit”, të gjithë të përjashtuar nga procesi i globalizimit, ata do të shfaqen kompaktë në kutitë e votimit. Vijnë prej anëve nga më të ndryshmet, por me arsye të përbashkëta, për të votuar me bindje Marine le Penin.
2.Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe
Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.
Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill 2017.
****
Katër vjet më parë, Salles ishte një anëtar i thjeshtë i konservatorëve të djathtë. Kurse tani është ai është pjesë e Këshillit të qytetit Suresnes, në periferinë perëndimore të Parisit, këshill i përbërë më parë tradicionalisht nga komunistët.
Shumica e kalimtarëve ecin pa ndaluar, por disa ndalojnë dhe marrin e futin në xhep ndonjërën nga fletëpalosjet me shkëlqim, duke vazhduar të hanë panine me djathë dhe perime.
"Unë vë re një ndryshim në atë si takohen njerëzit me ne," thotë Salles, i cili është bërë anëtar i FN para tri dekadash, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç. "Eshtë një mënyrë shumë më pak konfrontuese, sepse kanë ikur frikërat nga ne. Ata na perceptojnë si mbajtës të postit, që na kanë zgjedhur".
"Pesë ose gjashtë vjet më parë, zgjedhësit nuk donin t'u thoshin instituteve të sondazhit që edhe e çonin nëpër mend që të votonin për FN," thotë Jean-Yves Camus, ekspert për ekstremizmin e djathtë. "Sot ata e shprehin këtë shumë më hapur, megjithëse FN nuk ka ndryshuar shumë gjëra nga pozicionet e tij për identitetin kombëtar, imigrimin dhe armiqësinë ndaj të huajve."
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2017/03/lepeng.jpg)
3.Përfytyrimi për botën i Le Penit
Para pak kohësh, Le Pen tha në një konferencë shtypi për mediet e huaja se do ta rinegociojë anëtarësinë në BE të Francës - duke përfshirë edhe një referendum për "Frexit"- brenda gjashtë muajve pas marrjes së postit. Ajo do të reduktojë më tej mandatet e parlamentit francez, si pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e strukturave shtetërore.
Ajo e mbrojti edhe populizmin në rritje në Evropë dhe në SHBA. "A janë ata (populistët - vërejtje e red.) që duan të mbrojnë qeverinë e popullit, për popullin dhe në emër të popullit?" i pyeti Le Pen gazetarët e huaj. "Po të jetë kështu, unë e pranoj me dëshirë që të më thërrasin populiste."
Le Pen noton e mbajtur nga një valë e pakënaqësisë për ekonominë e pafuqishme, kundër migrimit dhe një feje militante islame. Vëzhgues presin që Le Pen të dalë si kandidatja më e fortë nga zgjedhjet paraprake në prill, por që ta humbasë zgjedhjen e balotazhit kundër kandidatit të konservatorëve, François Fillon.
Edhe i ati, Jean-Marie arriti në vitin 2002 të dalë në balotazh kundër presidentit konservator në detyrë, Jacques Chirac. Më shumë se 82% e votave që mori Shiraku në raundin e dytë u interpretuan si referendum kundër ekstremizmit.
Marine Le Pen është 25 vjet më e re se i ati atëherë dhe shumë më e preferuar se sa i ati i gatshëm për sherr. Ajo i ka zbutur disi ekstremet e mprehta të FN, e ka bërë atë më të përshtatshme për shoqërinë. "Zakonisht, partitë ekstremiste të djathta drejtohen nga meshkuj", thotë eksperti Camus.
"Kurse tani ne kemi një grua relativisht të re, e cila lë përshtypje moderne dhe që tërheq jo vetëm të moshuarit, por edhe të bardhët e rinj - edhe femrat"."Ne nuk e kemi pasur kurrë FN në pushtet", thotë 59 vjeçarja Evelyne Nodex në tregun e Suresnes. "Pse duhet të jetë ajo më e keqe se gjithë të tjerat?""
4.Marine Le Pen: Dënim me vdekje xhihadistëve
Liderja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen mbështet opsionin e dënimit me vdekje për radikalët islamikë, në Francë por dhe në vendet e tjera të Evropës.
“Personalisht, si avokate, mendoj se dënimi me vdekje është një instrument i nevojshëm në arsenalin gjyqësor të një vendi”, ka thënë Le Pen për agjencinë e lajmeve “ANSA”.
Pak ditë më parë ajo kishte propozuar mbajtjen e një referendumi për rikthimin e zbatimit të dënimit me vdekje në kryeqytetin francez, pas sulmeve terroriste.
E ashpër Marine Le Pen u shpreh që ditën e masakrës së 12 anëtarëve të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.
“Duhet t’i themi mjaft hipokrizisë dhe t’u vëmë gjërave emrin që kanë: kjo është një masakër e përgatitur nga integralizmi islamik”, deklaroi liderja e Frontit Nacional.
I ngjashëm ishte edhe reagimi i babait të saj, Jean Marie Le Pen, i cili u distancua nga solidariteti kombëtar mbi ngjarjen në redaksinë e periodikes satirike duke thënë: “Je ne suis pa Charlie”. (Unë nuk jam Charlie)
Edhe pse dënoi vrasjen e 12 bashkëkombasve, themeluesi dhe kryetari i nderit i Frontit Nacional denoncoi marshimin ndërkombëtar në Paris, duke e cilësuar si “të orkestruar nga mediat”.
“Sot thuhet ‘jemi të gjithë Charlie’ apo ‘unë jam Charlie’. Epo, më vjen keq por unë nuk jam Charlie. Dhe kjo, pavarësisht se jam i shokuar për vdekjen e 12 shtetasve francezë, identitetin politik të të cilëve as që dua ta di, edhe pse mesa di është ajo e armiqve të Frontit Nacional, që kërkoi shkrirjen e saj përmes një peticioni jo shumë kohë më parë”, shkroi Le Pen në blogun e tij.
No comments:
Post a Comment