Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po pastron paratë në bankën ku drejtoreshë bordi është bashkëshortja e tij Linda Rama.
Gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë ku prej më shumë se 1 muaji po proteston opozita, Berisha deklaroi se Rama emëroi gruan e tij në bordin e drejtuesve të “ABI Bank” pikërisht për të qarkulluar paratë, sikurse ish-Kryeministri deklaroi: “Nëpërmjet bankës në krye të së cilës emërove me një akt unik, bashkëshorten tënde për të vjedhur paratë e shqiptarëve”.
Comments
Post a Comment