Pavarësisht se zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) thonë se mishi që hyn në Kosovë është i sigurt për konsum, zyrtarë të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit e thonë të kundërtën. Ata alarmojnë se mishi që importohet në vendin tonë e sidomos ai nga Brazili është i dyshimtë për konsum.
Mishi për industri, por edhe një sasi e konsiderueshme e mishit që përdoret nëpër lokale hoteliere ka origjinë nga Brazili.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime edhe një sasi e konsiderueshme e mishit që shitet si përshutë vendore ka origjinë nga Brazili, por ajo është vetëm e paketuar në vendin tonë.
“Një kilogram mish industrial nga Brazili për në Kosovë vjen për tre euro. Ndërkaq një kilogram suxhuk që prodhohet nga ai mish shitet për një euro e gjysmë apo edhe më lirë. Kjo nuk ka logjikë. Një gjë e tillë ndodh vetëm në vendin tonë sepse këtu thuajse nuk ka fare kontroll instuticional, sepse sikur të kish pasur një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Sasi e madhe e suxhukut, por edhe produkteve tjera prodhohen në podrume, por edhe ato që kanë licencë nuk kanë kontroll sa duhet”, tha burimi i besueshëm i gazetës.
Edhe zyrtarë të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit alarmojnë se në Kosovë konsumohet mish i pasigurt dhe thuajse se i pakontrolluar nga organet përgjegjëse.
Selatin Kaçaniku nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se mishi në Kosovë është jashtë kontrollit institucional për vetë faktin se kontrabanda si me kafshë të gjalla ashtu edhe me mish nuk ka të ndalur.
Kaçaniku thotë se përpos kësaj konsumatorëve në Kosovë iu servohet mishi i dyshimtë nga kompanitë importuese.
Sipas tij, një sasi e madhe e mishit që hyn në Kosovë është nga rezervat shtetërore dhe ushtarake të Brazilit, por edhe shteteve tjera.
“Ne kemi biseduar shumë herë me drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe ata na kenë thënë se mishi që hyn në Kosovë është shumë i sigurt për konsum. Por, po ashtu ne kemi shumë ankesa edhe nga konsumatorët. Edhe më tej përmes Serbisë në Kosovë hyjnë shumë kafshë kontrabandë që nuk kontrollohen nga askush. Po ashtu edhe veriu i Kosovës edhe më tej është jashtë kontrollit institucional”, tha ai.
Kaçaniku thotë se ditë më parë prodhuesi i njohur “Lijanoviq” ka eksportuar drejt Rusisë një kontingjent me “pasteta”, por, sipas tij, ato janë kthyer pasi është konfirmuar se lënda e parë për prodhimin e tyre ka qenë në Kosovë, ndërkaq kompanitë kosovare të mishit e kanë importuar nga Brazili.
Gazeta të martën i ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara
No comments:
Post a Comment