2017/03/22

Franz Lothar Altmann: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë Natyrore’


Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe”.

Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në ‘platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme’

“Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë Natyrore. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e “Shqipërisë Natyrore ”. Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës”, tha Altmann.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se ‘asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

Sipas tij, asnjëra palë “nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit”.

“Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet”, tha Altmann për Radion Evropa e Lirë.

Franz Lothar Altmann e cilësoi si "të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment” meqë, sipas tij, po përballet me “problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani”.

“Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan”, tha Franz Lothar Altmann.

No comments:

Post a Comment

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                                                    Nga Flori Bruqi Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Rad...