Due me marrë rrugën drejt Kullës së Boletinëve,
Si me u ngjitë historisë sonë 1000 vjeçare përpjetë,
Udh’ e vështirë, me luftë, dimra, borë, shi e furtunë,
Rrallue burrat, nipat, djemtë, po këmbë e Boletinëve n’udhëmbetë.
Due me pushue pak para Kullës së Boletinëve,
Me meditue para tempullit t’atdhedashurisë së moçme,
Para çdo beteje burrat e kullës nji çast këtu kanë mendue,
E n’udhëtim nëpër male, ditë, fusha, e me u kthye moteve.
Due me e prek me dorë portën e vjetër t’Kullës Boletinëve,
A thue krahu im, n’ashtin e difekut ka me marrë fuqi,
Se dorë e burrave t’Boletinëve n’kasë difeku është rreshkë,
E shtrëngue, e zgjatë në çastet e fundit t’jetës n’ardhmëri.
Due me ec ngadalë oborrit t’Kullës së Boletinëve,
Ku qindra vjet fëmijërinë e tyre e kaluan burrat e Kombit,
Nji çast para burrnisë me erë baruti e za difeku me u mësue,
Para nanës, motrës, vajzës, djalit e plakut, udhën me e nisë nëpikë të lotit.
Nga frëngjitë e Kullës Boletinëve due me e pa historinë,
Sa luftëra, sa ushtri e sa hajni me e zhdukë farën e fisit,
A thue s’kanë rresht deri n’krajli armiqtë e të pabesët e saj,
Me ia djeg kullat, me ia rrëzue nderën e me ia pre kryet filizit.
N’meditim t’burrnis së Boletinëve due me i kujtue burrat e saj,
Eh, jastëk për krejt luftëtarët burrnia e tyne mbetë,
Ndjekë nga pas besën e burrnin e Boletinëve mijra luftëtarë,
Nis nga Boletini, shtegtue n’Dardani, Shqipëri, Shkup e n’Vlonëgjetë.
N’odën e Boletinëve, duket burrni e luftës e atdheut ka mbetë,
Këtu flasin muret, dritaret, shtrojat, dy anët e konakut,
Historia qindravjeçare n’këtë kullë kërkoi mësim e ndihmë,
Me u besatue, me i mbetë n’burrni mikut, fëmijës e plakut.
N’peshën e Kullës Boletinëve due me i ra pash më pashKosovës,
Si me rilind andrrën e nisme mbi troje kah 1000 vjet,
Tash në bedenat e Kullës rrin flamuri i Skëndërbeut si krenari,
Mote n’luftëra, dje në flakë, nëpër dimra e mote,
sot n’bujari Kullë e Boletinëve pret.
Rajmonda Maleçka
-Anëtare e Akademisë së Shkencave-Shqiptaro-Amerikane
No comments:
Post a Comment