Prezantuesi i kanalit “Fox News” gjatë një interviste të zhvilluar me presidentin Donald Trump, e quajti presidentin rus një vrasës. Nuk mungoi shumë dhe këtë të hënë Kremlini doli në një deklaratë. Duke e quajtur të “papranueshëm” komentin e gazetarit, Rusia kërkon që gazetari duhet të kërkojë falje.
“Fjalë të tilla nga kompania Fox TV ne i konsiderojnë të papranueshme dhe fyese, dhe sinqerisht duke folur, ne do të preferonim për të marrë një falje nga ky kanal për ta respektuar më tej si TV ” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë më gazetarë.
Pikëpamjet e Trump mbi Putinin janë shqyrtuar nga afër në Shtetet e Bashkuara, ku agjencitë e inteligjencës së SHBA kanë akuzuar Moskën se ka sponsorizuar fushatën e Trump që të fitojë.
Por Trump tha se nuk ka “asnjë provë”, që presidenti rus ishte fajtor. “Para së gjithash, ai thotë se nuk e ka bërë këtë. Shumë njerëz thonë se kjo nuk ishte e tij. Pra, kush e di kush e bëri atë?” tha Trump.
No comments:
Post a Comment