2017-03-24

Nga Flori Bruqi : 18 vjet më parë NATO-s i jepej drita jeshile për bombardimet mbi Beogradin


Në 9 korrik 1998, Presidenti i SHBA Bill Clinton deklaroi "emergjencën kobëtare" (gjendje e jashtëzakonshme) për shkak të "kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm të sigurisë kombëtare dhe politikave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara" imponuar nga Jugosllavia dhe Serbia mbi Luftën e Kosovës.

Në 23 shtator 1998 nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranoi Rezolutën 1199. Kjo shprehte një 'shqetësim të madh' me raportet që i arrinin Sekretarit të Përgjithshëm që mbi 230,000 njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre nga 'përdorimi i forcës së tepërt dhe diskriminuese nga forcat e sigurisë serbe dhe Ushtria Jugosllave',
duke kërkuar që të gjitha palët në Kosovë dhe në Republikën Federale tl Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) të ndalojnë armiqësinë dhe të mbajnë një armëpushim.

 Në 24 shtator Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) i NATOs lëshoi një "paralajmërim aktivizimi" (ACTWARN) duke e çuar NATOn në një nivel më të lartë gatishmërie ushtarake si për një mundësi të limituar ajërore ashtu edhe për një fushatë ajërore me faza në Kosovë.

 Problemi i madh për ata që shihnin si zgjidhjen e vetme përdorimin e forcës ishin mbi 250,000 shqiptarë të dëbuar, 30,000 prej të cilëve ishin në qiell të hapur në pyje, pa veshmbathje apo strehim, dhe me dimrin që afrohej shpejt.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Republikën e Maqedonisë, Christopher Hill, po drejtonte diplomacinë ndërmjet delegacionit shqiptar, i drejtuar nga Rugova, dhe autoritetet jugosllave dhe serbe.

Në këto mbledhje po bëhej një plan paqeje pas planifikimit të NATOs për pushtimin e Kososvës. Gjatë një periudhe prej dy javësh , kërcënimet u shtuan, duke kulmuar në dhënien nga NATO të Urdhërit të Aktivizimit.

NATO ishte gati të fillonte sulmet ajërore, dhe Richard Holbrooke shkoi në Beograd me shpresën se do të arrinte një marrëveshje me Millosheviçin. Zyrtarisht, komuniteti ndërkombëtar kërkoi të ndaloheshin luftimet.

Specifikisht kërkohej që Jugosllavia të pushonte ofensivën ndaj UÇK-së ndërkohë që përpiqej që të bindte UÇK-në të heqë dorë nga pavarësia.

Më tepër, u bënë përpjekje për të bindur Millosheviçin të lejonte trupat paqeruajtëse të NATOs të hynin në Kosovë.

Në 13 tetor 1998, Këshilli i Atlantikut të Veriut lëshoi urdhërat e aktivizimit (ACTORD) për ekzekutimin e sulmeve të limituara ajërore po ashtu edhe fushatë ajërore me faza në Jugosllavi e cila do të fillonte përafërsisht për 96 orë.

Në 15 tetor Marrëveshja e Misionit të Verfikimit në Kosovë (KVM) i NATOs për armëpushim u firmos, dhe afati i fundit për tërheqjen u zgjat për në 27 tetor.

Tërheqja serbe filloi në ose rreth 25 tetorit 1998, dhe Operacioni Syri i Shqiponjës (Eagle Eye) filloi në 30 tetor.

KVM ishte një kontigjent i madh i monitoruesve të paarmatosur të paqes nga OSBE (të njohur zyrtarisht si verifikues) të cilët u futën në Kosovë. Pamjaftueshmëria e tyre ishte e dukshme që në fillim.

Ata u quajtën me nofkën "clockwork oranges" (me kuptimin në zhargon anglisht si diçka e pavend dhe të panevojshme) si referencë për makinat me ngjyrë portokalli që përdornin. Luftimet filluan sërisht në dhjetor 1998 pasi armëpushimi u thye,dhe gjatë luftimeve u vra Zvonko Bojanić, kryebashkiaku serb i Fushë Kosovës. Autoritetet jugosllave u përgjigjën me masa të ashpra ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Nga janari në mars 1999 lufta solli pasiguri në zonat urbane, duke përfshirë bombardime dhe vrasje. Të tilla sulme u kryen edhe gjatë bisedimeve ne Rambuje në shkurt dhe ndërkohë që Marrëveshja e Verifikimit në Kosovë u zgjidh në mars.

 Vrasjet në rrugë vazhduan dhe u rritën. Kishte përplasje ushtarake në Vushtrri në shkurt dhe zonë e paprekur deri tani në luftime në Kaçanik në fillim të marsit.

Në 15 janar 1999 ndodhi Masakra e Reçakut ku "45 fermerë shqiptarë u rrethuan, u drejtuan drejt një kodre dhe u masakruan.

Trupat u zbuluan nga monitoruesit e OSBE-së, duke përfshirë edhe Kryetarin e Misionit William Walker, dhe të dërguarit e huaj të shtypit ndërkombëtar.

Jugosllavia e mohoi masakrën.

Masakra e Reçakut ishte kulmimi i sulmeve të UÇK-së dhe reprezaljes së jugosllavëve që vazhduan përgjatë gjithë dimrit 1998–1999. Masakra u ndëshkua nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.

Kjo masakër ishte një pkë kthese e luftës. NATO vendosi se konflikti mund të zgjidhej vetëm duke vendosur një mision paqeruajtës ushtarak nën komandën e NATOs. Prishtina u bë subjekt i përleshjeve me armë dhe dëbimit të popullsisë sipas raporteve të OSBE-së.

Në 30 janar 1999 NATO lëshoi një deklaratë ku Këshilli i Atlantikut të Veriut kishte pranuar që "Sekretari i Përgjithshëm i NATOs mund të autorizojë sulme ajërore kundër shënjestrave në territorin e RFJ" në mënyrë që të arrihej një marrëveshje politike".

 Ndërkohë që kjo ishte më shumë një kërcënim për qeverinë e Millosheviçit, ajo po ashtu ishte një sprovë për të gjithë faktorin politik shqiptar.

Po ashtu në 30 janar 1999 Grupi i Kontaktit lëshoi një set "principesh të panegociueshme" e cila krijoi një paketë të njohur si "Status Quo Plus"—efektivisht rikthimin e autonomisë së Kosovës si para vitit 1990 brenda Serbisë, plus futjen e demokracisë dhe vëzhgim nga organizatat ndërkombëtare. Po ashtu kërkohej një konferencë paqeje e cila protej të mbahej në shkurt 1999 në kështjellën Château de Rambouillet, jashtë Parisit në Francë.

Bisedimet e Rambujesë filluan në 6 shkurt 1999, me Sekretarin e NATOs Javier Solana i cili negocionte me të dyja palët. Ato ishin përcaktuar të përfundonin në 19 shkurt.

Delegacioni jugosllav drejtohej nga presidenti i Serbisë Milan Milutinović, ndërkohë që Millosheviçi qëndronte në Beograd. Kjo ishte në kontrast me konferencën e Dejtonit në 1995 e cila përfundoi luftën në Bosnje, ku Millosheviçi negocioi personalisht.

Mungesa e Millosheviçit u interpretua si shenjë se vendimet e vërteta po bëheshin në Beograd, një lëvizje që e rriti kriticizmin në Jugosllavi dhe jashtë saj; peshkopi serb i Kosovës Artemije udhëtoi në Rambuje për të protestuar për faktin se delegacioni ishte tejet i papërfaqësuar. Gjatë asaj kohe spekulohej për një padi të mundshme për krime lufte ndaj Millosheviçit, kështu që mungesa e tij mund të jetë motivuar nga frika për arrestimin e tij.

Pajimet e Brigadës Speciale të 72-të të Ushtrisë jugosllave në 1999 në luftën e Kosovës.
Në fazën e parë negociatat ishin të suksesshme. Në veçanti, një deklaratë e lëshuar nga bashkë-kryetari i Gruit të Kontaktit në 23 shkurt 1999 se negociatat "kanë arritur një konsensus për një autonomi për Kosovën, duke përfshirë mekanizma për zgjedhje të lira dhe të ndershme për institucione demokratike.

Ndërkohë që marrëveshja nuk i kënaqi plotësisht shqiptarët, sipas jugosllavëve ata ishin shumë radikalë, të cilët u përgjigjën duke ndryshuar në mënyrë drastike tekstin të cilën edhe Rusia (aleat i RFJ) e quajti të papranueshëm. Ata kërkonin të rishikonin me kujdes statusin politik të Kosovës dhe larguan të gjitha masat e propozuara për implementim. Ndërmjet gjithë këtyre ndryshimeve në versionin e ri të propozuar, eleminohej komplet kapitulli për ndihmën humanitare dhe rindërtim, hiqej komplet mbikëqyrja ndërkombëtare dhe nuk përmendej "vullneti i popullit të Kosovës" në vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan. Marrëveshja kërkonte për administrimin e Kosovës nga NATO si një provincë autonome brenda Jugosllavisë, një forcë prej 30,000 trupash të NATOs për mbajtjen e rregullit në Kosovë; të drejtën e kalimit të papenguar të trupave të NATOs në territorin jugosllav, përfshirë Kosovën; dhe imunitet për NATOn dhe agjentët e saj nga ligji jugosllav.

Do të lejohej një prani e vazhdueshme e ushtrisë jugosllave me 1,500 trupa për vëzhgimin e kufirit, të mbështetura nga 1,000 trupa për qëllime komande dhe mbështetje, po ashtu edhe një numër të vogël policie kufitare, 2,500 njerëz nga Ministria e Brendshme për qëllime sigurie të përgjithshme, dhe 3,000 policë lokalë.


Megjithëse qeveria jugosllave citoi dispozitat ushtarake të Shtojcës B të dispozitave të Rambujesë si arsyen e kundërshtimeve të tyre, duke thënë se ishte një dhunim i papranueshëm i sovranitetit të Jugosllavisë, këto dispozita ishin thelbësisht të njëjta me ato të zbatuara në Bosnje për misionin SFOR (Stabilisation Force) pas Marrëveshjes së Dejtonit në 1995. Dy palët nuk i diskutuan problemet me detaje për shkak të mosmarrëveshjeve më thelbësore.

 Në veçanti, pala sebe nuk e pranonte idenë e pranisë së trupave të NATOs në Kosovë duke zëvendësuar forcën e tyre të sigurisë, duke preferuar më mirë vëzhgues të paarmatosur të OKB-së.

Vetë Millosheviçi refuzoi të diskutojë shtojcën pasi informoi NATOn që ishte e papranueshme, edhe pasi atij iu ofrua të propozojë amendamente për dispozitat në mënyrë që të bëheshin të pranueshme.

Ngjarjet rrodhën shpejt pas dështimit në Rambuje dhe pas propozimit alternativ jugosllav.

Monitoruesit ndërkombëtarë të OSBE-së u tërhoqën më 22 mars, për frikën për sigurinë e monitoruesve që i paraprinte fushatës bombarduese të NATOs.

Në 23 mars, kuvendi serb pranoi principin e autonomisë për Kosovën dhe pjesën jo-ushtarake të marrëveshjes, duke refuzuar praninë e trupave të NATO

Më 23 mars 1999, Sekretari i atëhershëm i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana ua jepte “go-ahead” (lejen) forcave ajrore për t’i filluar bombardimet mbi makinerinë e luftës të Beogradit.

Të nesërmen, më 24 mars 1999, në orën 19:00, nata ndërmjet kësaj date dhe 25 marsit 1999 u shndërrua në ditë nga bombarduesit e NATO-s.

Protiv vazdušna odbrana pokušava da obori NATO bombardere.jpeg

Pak më vonë, në ekranet televizive në mbarë botën, u shfaq Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton, i cili, konfirmoi urdhërin e dhënë në cilësinë e Komandantit të Forcave të SHBA, në cilësinë e vendit kampion të lirisë, demokracisë, të drejtësisë, që makineria e luftës e Millosheviçit dhe e përkrahësve të tij të përballej me aleancën më të fuqishme ushtarake të të gjitha kohërave, NATO-n. Njerëzimi ishte dëshmitari më i mirë se veprimi i atij 24 marsi ishte absolutisht i pazëvendësueshëm në historinë e tij.


Njerëzimi ishte dëshmitari më i mirë i veprës kriminale të cilën Serbia e vazhdoi përgjatë 78 ditëve të fushatës së bombardimeve.


Ura e Lirisë e bombarduar në Novi Sad nga Aleanca veriatlantike e NATO-s

Serbia përzuri nga Kosova gjatë atyre ditëve për në Shqipëri dhe për në Maqedoni 1 milionë shqiptarë, qindra mijë shqiptarë të tjerë u përzunë nëpër pyjet dhe përrenjtë e Kosovës. Gjatë atyre 78 ditëve Serbia e kulmoi egërsinë e saj ndaj kombit shqiptar në Kosovë, duke e mbjellë Kosovën me varreza të panumërta masive.


Ndertesa e ish MUP-it  Jugosllavë

Mbi dhjetë mijë shqiptarë të pafajshëm u masakruan në mënyra më të pashembullta të barbarisë gjatë asaj pranvere të vitit 1999. Në mesin e qershorit 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ia sjellë, bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, lirinë e merituar këtij vendi dhe këtij populli. Kosova e kaloi me dinjitet edhe periudhën e protektoratit ndërkombëtar dhe më 17 shkurt 2008, në bashkërendim me aleatët perëndimorë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpalli shtetin e saj të pavarur dhe sovran. Një vit pas kësaj date Kosova dëshmon përditë e më shumë synimet e saj për të qenë sa më shpejt në radhët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.


Ndërtesa e RTS
24 marsi 1999, një datë prej së cilës ka nxjerrë mësime mbarë njerëzimi. Ka nxjerrë para së gjithash mësimin se proceset e pandalshme mund të vonohen, mund të pengohen, por kurrë nuk mund të ndalen. 24 marsi 1999 ia dha njerëzimit mësimin se, pa ua dhënë shqiptarëve peshën e duhur në kuadrin e proceseve rajonale në gadishullin e Evropës Juglindore, nuk do të ketë stabilitet në këtë rajon as në kontinent dhe më gjerë.


Ndërtesa e gjeneralshtabit jugosllavë e bombarduar nga NATO

Për shqiptarët 24 marsi 1999 është data e pazëvendësueshme e mirënjohjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë, është data e pazëvendësueshme e përbetimit për integrime të suksesshme fqinjësore, evropiane e perëndimore, për një rol gjithnjë konstruktiv e paqësor, është data e pazëvendësueshme e përbetimit për të qenë të bashkuar përballë të të gjitha sfidave.


*****

bill_clinton.jpg

Sot, mbushen 18 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .

Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.




Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Kosovë.



Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Me rastin e nëntëvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet ushtarake dhe policore serbe, shprehim ndjenjat më të larta të respektit për Aleancën ushtarake, NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare, që u vunë në mbrojtje të Kosovës në ditët më të vështira dhe më vendimtare.

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.

Bota demokratike dhe Aleanca më e fuqishme e globit NATO-ja, dhanë kontribut historik në çlirimin e Kosovës, duke bërë që data 24 mars 1999 të jetë fillim i një epoke të re për Kosovën. Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë NATO-s dhe të gjitha shteteve që përkrahën luftën e drejtë.

Pas nëntë vjetësh, sot Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, me përkushtim të veçantë për të mbrojtur të drejtave të minoriteteve dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti demokratik i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sot, kur kemi përmbyllur kapitullin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kujtojmë me nderim të lartë sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve tanë, të cilët ranë që brezat e ardhshëm të jetojnë në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.

Në këto ditë të përkujtimit të intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe, iu shprehim mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve që ndihmuan çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe që sot po ndihmojmë forcimin e institucioneve demokratike të vendit tonë.

Mirënjohje të veçantë ju shprehim liderëve dhe personaliteteve botërore që mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për çlirim dhe demokraci, ish-presidentit Klinton, ish-kryeministrit Bler, ish-sekretares Ollbrajt, z.Solana dhe personaliteteve tjera perëndimore.

Edhe në këtë fazë Kosova mirëpret prezencën ushtarake të NATO-s dhe ndihmën e përgjithshme të shteteve demokratike.
Në këtë përvjetor historik për vendin tonë, iu shprehim falënderim të veçantë forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, që garanton lirinë, stabilitetin dhe paqen në Kosovës.

—–
Ish Kryeministri i Serbisë, Vojislav Kostunica, thotë se NATO e bombardoi Serbinë për të krijuar një shtet të vetin “në territor të Serbisë.

Operacionet ushtarake të NATOs ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç.

Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Në fillim të majit, një avion i NATOs sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATOn për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve.


Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull "Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" ku thuhej se "civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident" dhe se "as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale." Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksit. Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.

Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje.

 Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIAs për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së.[114] Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.


Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë.

Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë dz ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë.[115] Detyrat e Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando ishte të pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.


Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste.

 Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajërore.


Marinsat e SHBA marshojnë së bashku me fëmijët shqiptarë në rrugët kryesore të Zhegrës në 28 qershor 1999

Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte pregatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtja.

KFOR ishte i bazuar nën shtabin e Allied Rapid Reaction Corps (Trupat e Reagimit të Shpejtë Aleate) të komanduara nga Gjeneral Lejtnant Mike Jackson i Ushtrisë Britanike.

Ku konsistonte në trupa britanike (një brigadë e ndërtuar nga brigada e IV e blinduar dhe brigada e V e parashutistëve), një brigadë e Ushtrisë Franceze, një brigadë e Ushtrisë Gjermane, të cilat hynë nga perëndimi ndërkohë të gjitha forcat e tjera avancuan nga jugu, me një brigadë e Ushtrisë Italiane dhe një brigadë e Ushtrisë Amerikane.

Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë në 12 qershor 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK Forsvarets Spesialkommando dhe forcat speciale ajrore Britanike S.A.S. 22 Special Air Service, pavarësisht se trupat ruse ishin të pranishme më parë në aeroportin e Prishtinës. Ushtarët norvegjezë të FSK Forsvarets Spesialkommando ishin të parat që ranë kontakt me trupat ruse në aeroport. Misioni i FSK ishte të implementonte paqen ndërmjet palëve shqiptare dhe serbe.


Kontributi i SHBA, i njohur si Initial Entry Force (Forca Fillestare Hyrëse), u drejtua nga Divizioni i I-rë i Blinduar, i komanduar nga Gjeneral Brigade Peterson, e udhëhequr nga një togë nga Batalioni i II-të dhe nga Regjimenti Parashutisht i 505-të i Këmbësorisë i bashkuar me Forcat Britanike. Të tjera njësi përfshinin Batalionet I dhe II nga Grupi i Forcave Speciale(parashutiste) nga Stuttgarti, Gjermani dhe Fort Carson, Colorado dhe shumë njësi të tjera të Ushtrisë Amerikane të vendosura në Europë dhe SHBA. Forcat fillestare të SHBA e vendosën zonën e veprimit përreth qyteteve të Ferizajt, më vonë Kampi Bondsteel, dhe Gjilan, në Kampin Monteith.

Gjatë mësymjes fillestare, ushtarët e SHBA u përshëndetën nga shqiptarët me brohoritje dhe lule gjatë kohës që KFOR kalonte nëpër fshatra. Megjithëse nuk kishte aspak rezistencë, tre ushtarë amerikanë humbën jetën në aksidente.

Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë. Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.

Më 15 dhjetor 1999, një ushtar amerikan humbi jetën, pasi mjeti HMMWV ku ai ishte pasagjer ra në një minë.

Pas fushatës ushtarake, përfshirja e paqeruajtësve rusë rezultoi shumë e tendosur dhe sfiduese për KFOR. Rusët prisnin të kishin një sektor të pavarur të Kosovës, por u surprizuan kur misioni filloi nën komandën e NATOs.

 Pa komunikuar paraprakisht ose koordinim me NATOn, paqeruajtësit rusë hynë në Kosovë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe pushtuan Aeroportin e Prishtinës para ardhjes së forcave të NATOs. Gjë e cila rezultoi në Incidentin në Aeroportin e Prishtinës ku dëshira e Komandantit Suprem të NATOs Wesley Clark ishte të bllokonte pistën e aeroportit me mjete të NATOs, për të parandaluar përforcimet ruse, por u refuzua nga komandanti i KFOR Gjenerali Mike Jackson.

Më 2010, James Blunt përshkroi në një intervistë se si njësisë së tij i ishte dhënë detyra për sigurimin e Prishtinës gjatë avancimit të forcës paqeruajtëse prej 30,000 trupash dhe se si ushtria ruse ishte futur dhe kishte marrë kontrollin e aeroportit të Prishtinës para se njësia e tij të arrinte.

 Blunt ndau një pjesë të detyrës e cila mund të rezultonte një incident i dhunshëm ndërkombëtar. Sipas njohurive të Blunt kishte një përballje pa armë me rusët, dhe Komandanti Suprem i NATOs, Wesley Clark, dha urdhra paraprake për ti mposhtur rusët. Ndërkohë që kishte një tërheqje nga Blunt, urdhri u tërhoq nga Gjenerali Jackson, me shprehjen tashmë të famshme, "Nk do ti bëj ushtarët e mi përgjegjës për nisjen e Luftës së Tretë Botërore."



Për shkak të ligjeve censuruese të medias, media jugosllave nuk mbulonte ngjarje që ndodhnin në Kosovë, po ashtu edhe sjellja e vendeve ndaj katastrofës humanitare që po ndodhte atje. Kështu që, shumë pak nga publiku jugosllav prisnin ndërhyrjen e NATO, por mendohej gjërësisht se do të arrihej një marrëveshje diplomatike
.


Mbështetja për Luftën e Kosovës dhe, në veçanti, ligjshmëria për fushatën bombarduese të NATOs vinte nga burime të ndryshme. Në një artikull në 2009, David Clark shkruante se "Çdo anëtar i NATO, çdo vend i BE, dhe shumica e fqinjëve të Jugosllavisë, mbështesnin veprimet ushtarake"
me deklarata nga liderët Bill Clinton, Václav Havel dhe Tony Blair respektivisht e përshkruanin luftën si, "një sulm me tanke dhe artileri mbi një popullsi të pambrojtur liderët e të cilëve kishin pranuar paqen,""lufta e parë për vlera"dhe "për të shmangur atë që mund të bëhej një katastrofë humanitare në Kosovë.".

Të tjerë si sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan i cili i quante veprimet e NATO si të drejta i cili theksoi se në disa raste përdorimi i forcës është i nevojshëm për të sjellë paqen

megjithëse Annan tha se "Këshilli duhej të përfshihej në vendimet për përdorimin e forcës."
Në një raport të Komisionit Ndërkombëtar të pavarur në Kosovë, me titull The Kosovo Report,
i cili zbuloi se:

“forcat [jugosllave] nisën një fushatë terrori të planifikuar mirë dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë përshkruhet shpesh si "pastrim etnik", me qëllimin për të larguar shumë, në mos të gjithë, shqiptarët nga Kosova, për të shkatërruar shoqërinë e tyre, dhe përtë parandaluar rikthimin e tyre.“

Ku përfundoi se "ndërhyrja e NATOs ishte ilegale por e nevojshme",

 Një tjetër raport u publikuar nga Zyra e Informacionit dhe e Shtypit të NATOs
 i cili raportoi se, "shkeljet e të drejtave të njeriut në shkallë të gjerë në Kosovë japin një terren të pakundërshtueshëm reference për aspektin humanitar të ndërhyrjes së NATO."

Disa kritikë shtojnë se NATO nuk kishte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB që dë të thotë se nuk kishte bazë ligjore, por sipas disa shkollarëve të njohur, "nuk kishte asnjë bazë të sigurtë ligjore për atë veprim, i cili u justifikua."

Përveç politikanëve dhe diplomatëve, komentuesit dhe intelektualët po ashtu mbështesnin luftën. Michael Ignatieff e quajti ndërhyrjen e NATOs një "përgjigjje moralisht e justifikueshme ndaj spastrimit etnik dhe vërshimit të refugjatëve, dhe jo si shkak për vërshimin e emigrantëve"

ndërkohë që Christopher Hitchens tha se NATO ndërhyri vetëm, "kur forcat serbe filluan të dëbimet masive dhe një spastrim etnik me shkallë të gjerë."

 Duke shkruar tek The Nation, Richard A. Falk shkroi se, "fushata e NATO arriti heqjen e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe më e rëndësishmja largimin e njësive paraushtarake dhe policore serbe"
.


Disa kritikuan ndërhyrjen e NATO si shmangie taktike politike, pasi erdhi direkt pas skandalit të Monica Lewinsky, duke nënvizuar se media amerikane zëvendësoi vëmendjen tek lufta.

Gjithashtu, disa theksojnë se para bombardimit, në vend që të ishte një konflikt i përgjakshëm, UÇK nuk përfshi në luftën civile ndaj forcave jugosllave dhe se shifrat e të vrarëve (përfshirë edhe shqiptarët) u rritën pas ndërhyrjes së NATO.

Gjithësesi, mungesa e luftës nuk do të thoshte se kishte paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, siç kanë theksuar burime të tjera, duke cituar vdekjen e 1,500 shqiptarëve dhe dëbimin e 270,000 të tjerëve para ndërhyrjes së NATO dhe represionin dramatik të popullsisë shqiptare pavarësisht ndryshimeve kushtetuese të regjimit  të Millosheviçit që impononte një "aparteid" në Kosovë.


Presidenti i SHBA Clinton dhe administrata e tij u akuzuan se kishin rritur numrin e të vrarëve shqiptarë nga forcat shtetërore serbe.

 Pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd, Kryeministri kinez Jiang Zemin tha se SHBA po përdorte superioritetin ekonomik dhe ushtarak për të rritur progresivisht influencën në vende të tjera. Liderët kinezë e quajtën fushatën e NATO një precedent i agresionit lakuriq, një formë e re e kolonializmit, një luftë agresive e pabazë në moral dhe ligj. U pa si një komplot i SHBA për të shkatërruar Jugosllavinë, të zgjerohej në lindje dhe të kontrollojë të gjithë Europën.


Karta e Kombeve të Bashkuara nuk lejon ndërhyrjet ushtarake në vende të tjera sovrane me disa përjashtime të cilat, në përgjithësi, duhej të vendoseshin nga Këshilli i Sigurimit të OK; kjo çështje ligjore provoi të ishte kontroverse ndërmjet shumëshkollarëve ligjorë të cilët debatojnë se megjithëse Lufta e Kosovës ishte ilegale, ishte sërisht e drejtë. Çështja u soll në Këshillin e Sigurimit të OKB nga Rusia, në një projekt-rezolutë e cila, inter alia, do të konfirmote "se përdorimi i forcës nga vetëm një palë konstituon në një shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara". Kina, Namibia, dhe Rusia votuan për rezolutën, anëtarët e tjerë dolën kundër, kështu që dështoi..

Lufta la shumë të vrarë. Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë.[148] Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.


Humbjet civile

Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.

Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth "12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë" të cilat kanë si shkak luftën.

Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima).

Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat. Për femrat nga 15–49 vjeç rreth 510 viktima; më të mëdhaja se 50 vjeç rreth 541 viktima. Autorët gjithashtu shkruan se nuk mund të ndahen humbjt civile nga ato ushtarake pasi u kryen shumë vrasje ndaj njerëzve të paarmatosur.

Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.


Jugosllavia raportoi se sulmet e NATOs shkaktuan nga 1,200 deri në 5,700 të vrarë. Sekretai i Përgjithshëm i NATOs Lord Robertson, shkroi se pas luftës "numri i saktë i të vrarëve nuk do të njihet kurrë me saktësi" por gjithashtu ai i dha disa shifra të dhëna nga një raport i Human Rights Watch si përafrimi më i saktë.

Ky raport numëronte nga 488 deri në 527 civilë të vrarë (90 deri në 150 prej tyre u vranë nga përdorimi i bombave thërrmuese) në 90 incidente të ndryshme, më i keqi nga të cilat ishte rasti i 87 shqiptarëve refugjatë në afërsi të Korishës.

 Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.

Oficerë të Policisë kanadeze duke hetuar për një varr masiv, në praninë e Marinsave të SHBA
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.

 Departamenti Amerikan i Shtetit numëron rreth 10,000 të vrarë, e cila citoi abuzimet e të drejtave të njeriut si shkaku kryesor i sulmimit të Jugosllavisë.

Ekspertët statistikorë që punonin për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) raportojnë për një numër total të vrarësh prej rreth 10,000 njerëzish.

 Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.



Në 2001, 800 trupa ende të paidentifikuar u gjetën në gropa në një terren stërvitor të policisë jashtë Beogradit dhe në lindje të Serbisë.

Të paktën 700 trupa u zbuluan në një varr masiv i gjendur në një kompleks të një njësie policore speciale anti-terroriste në periferi të Batajnicës.

77 trupa u gjetën në qytetin lindor të Serbisë Petrovo Selo.

50 trupa u gjetën në qytetin perëndimor të Serbisë Peručac.


Humbjet ushtarake të NATOs ishin të ulëta. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi asjnë të vdekur si shkak i luftimeve direkte. Gjithësesi, në orët e para të mëngjesit të 5 majit, një helikopter ushtarak amerikan AH-64 Apache u rrëzua afër kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Një tjetër helikopter amerikan AH-64 Apache u rrëzua 64 km larg Tiranës, shumë afër kufirit Shqipëri/Kosovë.

 Të dy pilotët amerikanë të helikopterit ndërruan jetë në atë incident. Ata ishin të vdekurit e vetëm të NATOs gjatë luftës, sipas deklaratave zyrtare të NATOs.

Pati disa të vdekur pas luftës, kryesisht për shkak të minave të tokës. Gjatë luftës, aleanca raportoi humbjen e patë të një avioni stealth (i padukshëm nga radari) i USAF (një F-117 Nighthawk), i vetmi rast ku një avion i tillë është rrëzuar në luftime.

 Më tej një avion luftarak F-16 u rrëzua afër qyteti të Šabact dhe 32 UAV (mjeta ajërore pa pilot) nga vende të ndryshme u rrëzuan.

Mbetjet e UAV-ve të rrëzuara jepeshin në televizionet e Serbisë gjatë luftës. Disa burime amerikane tregojnë për një tjetër F-117A të dëmtuar rëndë, dhe megjithëse u kthye vetë në bazë, ai avion nuk fluturoi më.

 Avionë A-10 Thunderbolt u raportuan si humbje, me dy të rrëzuar dhe dy të tjerë të dëmtuar.
 Tre ushtarë amerikan në një Humvee në një patrullë rutinë u kapën nga Forcat Speciale Jugosllave në kufirin me {{Maqedonia|Maqedoninë]




NATO nuk lëshoi asnjë deklaratë mbi humbjet në njerëz nga ana e serbëve. Sipas autoriteteve jugosllave 462 ushtarë u vranë dhe 299 u plagosën nga sulmet ajërore të NATO.

 Emrat e të vrarëve jugollavë u shënuan në një "libër kujtimi".

Përsa i përket pajisjeve ushtarake, NATO shkatërroi rreth 50 avionë jugosllavë duke përfshirë 6 MiG-29 të shkatërruara në luftime ajër-ajër.

Disa G-4 Super Galeb u shkatërruan që në strehën e tyre nën bunker pas një zjarri të shkaktuar nga një bombë anti-bunker.

Në fund të luftës, NATO zyrtarisht raportoi se ka shkatërruar 93 tanke jugosllave. Jugosllavia pranonte vetëm 3 tanke të shkatërruar.

Shifrat më vonë u verifikuan nga inspektorët Europianë kur Jugosllavia iu bashkua marrëveshjes së Dejtonit, duke llogaritur numrin e tankeve atëherë dhe gjatë inspektimit në 1995. NATO raportoi se Ushtria Jugosllave humbi 93 tanke (M-84 dhe T-55), 132 APC (transportues personeli të blinduar ose Autoblinda), dhe 52 copë artilerie.

 Shumë burime i kundërshtonin këto shifra duke thënë se një pjesë e tankeve ishin karrema prej kartoni ose tanke të luftës së dytë botërore të përdorur si shënjestra. Vetëm mbrojtja kundër-ajërore nuk u prek për të mos u rrezikuar pasi avionët e NATOs shpesh sulmonin në lartësi të sigurta prej 5,000 m.

Gjithësesi, humbjet më të rënda për Ushtrinë Jugosllave ishte infrastruktura e dëmtuar dhe e shkatërruar.

 Pothuaj të gjitha bazat ajërore ushtarake dhe pistat ajërore (Batajnicë, Ladevci, Aeroporti Sllatina, Golubovci dhe Aeroporti i Gjakovës) dhe shumë ndërtesa ushtarake dhe komplekse të shkatërruara dhe të dëmtuara rëndë. Përveç këtyre edhe industria e mbrojtjes u dëmtua rëndë (Utva, fabrika Zastava Arms, qëndra riparuese e forcave ajërore Moma Stanojlović, qëndrat riparuese në Čačak dhe Kragujevac).

 Moreover, në përpjekje për të dobësuar Ushtrinë Jugosllave, NATO shënjestroi edhe disa komplekse të rëndësishme civile (rafineria e naftës në Pančevo,rafineria e naftës në Novi Sad, ura, hekurudha, etj.)

Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosoves ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së. Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta.

Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme.

Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.

Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.


Brenda tre javësh, mbi 500,000 shqiptarë u kthyen në shtëpi. Nga nëntori 1999, sipas UNHCR, 848,100 nga 1,108,913 refugjatë u kthyen.

Sipas censusit jugosllav të 1991 kishte rreth 194,190 serbë dhe 45,745 romë në KosovëSipas Human Rights Watch, 200,000 serbë dhe mijëra romë ikën nga Kosova gjatë dhe pas lufte.Sipas disa shifrave të tjera nga Kosova ikën 164,000 serbë por pas rikthimit të qetësisë nga KFOR një pjesë u kthyen.



Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për tu përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende "quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për tu futur në Bashkimin Europian".

 Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinović, Nikola Šainović, Dragoljub Ojdanić dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe "persekutim për shkaqe politike, rraciale dhe fetare".

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica "luftoi me dhëmbë e me thonj" kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.

Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavković, ish-komandantin e truave të ushtrisë Vladimir Lazarević, ish oficerin e policisë Vlastimir Đorđević, dhe Sreten Lukić. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.

Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia "përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën ...

Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive."


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...