2023-01-31

Lev Nikolajeviç Tolstoj(1828-1910)




                             Shkruan :Akademik Prof.dr.Flori Bruqi




Lev Nikolajeviç Tolstoj (lindi më 9 shtator1828 /28 gusht, 1828 dhe vdiç më  20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. 

Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.

 Biografia Tolstoi në moshën 20 vjeçare - rreth vitit 1848 Nena e tij Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. 

I ati Kont Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. 

Kështu ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. 

Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar. 

Më 1844 hyri ne Universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te pakënaqesise ndaj regjimit te atëhershem universitar carist. 

 Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sevastopolit. 

Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarëve rus ne keto luftime te pergjakshme i bejne pershtypje autorit prandaj shenon ne ditarin e tij, “Forca morale e popullit rus eshte e madhe, vrulli i zjarrte i luftetarëve nuk pershkruhet ne asnje menyrë per asnje gjë, as ne Greqinë e vjeter, madje as ne Trojë nuk kishte kaq shumë heroizma si luftetaret e populli rus”. 

 Pas kësaj ai ben nje udhëtim jashtë shtetit ne vende si Franca, Gjermania, Italia, Zvicera, ku kalon 6 muaj dhe pas kthimit fillon punen e ti si mesonjës i popullit te Jasnaja Polianës. 

Në nje udhtim te dytë, i cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermaninë, Francen, Italinë, Belgjiken dhe Anglinë ku në Londer takohet me Hercenin nje nga idolet e tij, e të cilin e çmonte shumë si shkrimtar dhe mendimtar. 

 Pas kthimit te tij ne atdhe ai fillon me nje zell te madh punen per krijim e shkolles Jasnaja Poliana.

 Po me ketë emer ai fillon të botoj nje revistë pedagogjike me artikuj te ndryshem por idet e tij mbi edukimin e lirë dhe aktivitetin qe zhvillonte ngjallen dyshime te forta tek autoritetet cariste. 

Në korrik të vitit 1862 me urdher të Petersburgut dhe ne mungesë të tij u bë nje kontroll i imte prej dy ditesh në Jasnaja Poliana nga organet qeveritare. 

Leo Tolstoi i zemëruar nga ky veprim i qeverisë, i shkruan leter Aleksandrit II duke kërkuar denimin e fajtorëve. 

 Me 1862 Leo martohet me te bijen e nje mjeku, Sofia Andrenjeva Bers. Jeta e lumtur familjare ne vitet e para te marteses ia qetëson shpirtin dhe fillon përseri te merret me pasionin e tij: Krijimtarinë letrare.

 Me 1863 mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shumë kohë më parë dhe po në ketë vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka”. 

 Duke qenë ne një gjendje te tillë lulëzimi të forcave të tij ai fillon me 1864 punën e madhe dhe te gjatë te shkrimit te vepres se madhe "Lufta dhe paqja", e të cilën e perfundon ne vitin 1869.

 Pas kësaj vepre ai mendon per krijim e nje vepre historike por shpejt ndërron mendimin dhe me 1873 fillon punen per shkrimin e vepres monumentale “Ana Karanina” te cilen e perfundon ne vitin 1877. 

 Pas mbarimit te këtij libri ate e kap nje krizë e thellë shpirtërore gjë që vërehet edhe ne veprat e tij te shkruara më vonë.

 Me nje forcë shumë te madhe i vihet kunder fisnikerise me te gjitha mënyrat, veqse ai nuk predikon luften kunder institucioneve por preferon mënyra paqësore. 

Nën influencen e ideve të kohës ai heq dore nga keto shkrime dhe fillon te shkruaj vepra filozofiko-morale. 

Disa nga ato vepra janë “Zotëria dhe punëtori”, “Ringjallja”, “Haxhi Murati” etj. Pas vitit 1909 ne ditarin personal te Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet ne te cilat shpreh qellimin per tu larguar nga familja me pretekstin e mosmarrveshjeve me gruan e tij. 

Me ne fund ne mengjesin e 28 tetorit te vitit 1910 largohet fshehurazi nga Jasna Poliana dhe pas disa ditesh më 7 nëntor 1910 vdes në nje stacion te vogel hekurudhor te Astrapovos. 

Varrimi i tij, sipas amanetit, bëhet ne një pyll afer Jasna Polianës, pa lejen e kishës zyrtare. 

 Vdekja e Tolstoit pa dyshim që pikëlloi jo vetem bashkëmendimtarët por mbarë boten e kulturuar.

Deputet social-demokrat te Dumes se III ne nje telegram derguar mikut te tij V. Tcertkovit shfaqin pikëllimin e punonjesve me këto fjalë: “Fraksioni Social-Demokrat i Dumes interpret i ndjenjave te proletariatit rus dhe te gjithë proletariatit nderkombëtar shpreh dhembjen e tij te thellë per vdekjen e artistit gjenial, luftetarit te paepur kunder kishes zyrtare, armikut te arbitraritetit dhe te shtypjes qe ka ngritur zerin e tij me forcë kunder denimit me vdekje, mikut te te persekutuarve.”.

 Edhe sa ishte gjallë Leon Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës II, por Nikolla II kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij.

 Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi një histori të shkurtër me titull "Historia e të djeshmes" si dhe një varg veprash të tjera. 

 Varri i Leon Tolstoit në Jasna Poliana Vepra Autobiografike Fëmijëria, 1852) Djalëria, 1854) Rinia, 1856) Romane Lufta dhe paqja, (1869) Ana Karenina, (1877) Ringjallja, (1899) Novela Lumturia e familjes, (1859) Kazakët, (1863) Vdekja e Ivan Iliçit, (1886) Sonata e Krojcerit, (1889) Djalli, (1889, 1911) Haxhi Murati, (1912, 1917) Tregime Tregimet e Sevastopolit, (1855, 1856) Alberti, (1858) Tri vdekje, (1859) Polikushka, (1863) Zotëria dhe punëtori, (1895) Tri pyetjet Per sa toke ka nevoj njeriu Pedagogjike Artikuj mbi arsimin, në revistën "Jasnaja Poljana" (1861–1862) Abetare (1872) Mbi arsimin popullor, (1874) Aritmetika, (1875) Abetarja e re, (1875) Libër leximi, (1875)





Anna Karenina (Анна Каренина), e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877. 

 Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë.

 Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga vajza e Aleksandër Pushkinit, Maria Hartungu.





 Ana Karenina Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. 

Vepra hapet me një citat madhështor "Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat". 

 Pjesa e parë Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze.

 Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin t'i kthehet prapë. 

 Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitrieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. 

Ajo e refuzon sepse ishte dashuruar me Kont Aleksej Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin. 

 Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. 

Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve.

 Ana për fat arrin t'i bashkojë Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze. Ana, e shqetësuar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petersburg. 

Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. 

Ana kthehet tek burri i saj Aleksej Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha"). 

 Pjesa e dytë Tatiana Samoilova si Anna Karenina. Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga xhelozia ndaj Anës dhe Vronskit. 

Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në llixhë për shërim. 

Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin. 

 Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzojë më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lidja Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. 

Vronski vazhdon ta ndjekë Anën. 

Ajo në fillim mundohet ta heqë nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të. Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. 

Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë. Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Fru-Fru. 

Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime.

 Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. 

Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "Çka nëse?". 

 Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. 

Atje ato takojnë Madam Shtal dhe vajzën e saj të adoptuar Varjenka. E ndikuar nga Varjenka, Kiti fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë. 

 Pjesa e tretë Pjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. 

Ai mbetet i humbur në mendime se si ai kritikon qytetrimin dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve.

 E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti. 

 Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve. 

 Dolli takon Levinin, dhe mundohet t'i zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. 

Së pari ajo dështon, por pastaj ajo arrin që ta bindë se Kiti ende e do atë. 

Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për t'u ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin. 

 Pjesa e katërt Për Kareninin situata bëhet e padurueshme dhe fillon të ndjekë divorcin. 

Vëllai i Anës, Stiva, tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flasë me Dollin së pari. 

Përsëri plani i Dollit del i pasuksesshme, por Karenini ndryshon planet kur dëgjon se Ana po vdes në spitalin e lindjes.

 Tek shtrati i saj Karenini e fal Vronskin. Vronski i marrosur nga ndikimi i Kareninit tenton vetëvrasje. 

Megjithatë Ana merr veten, duke lindur vajzën e quajtur Ana (“Ani”). Stiva i lutet Kareninit që të kërkojë divorc. 

Vronski së pari vendos të fejohet në Tashkent por pastaj prish mendjen kur e sheh Anën dhe largohen në Evropë pa marrë divorcin me vete. 

Stiva organizon një takim mes Kitit dhe Levinit i cili del i suksesshëm. Ata të dy pajtohen. 

 Pjesa e pestë Levini dhe Kiti martohen. 

Pas disa muajsh, Levini mëson se i vëllai Nikollaj po vdiste. Çifti shkon tek ai dhe Kiti bëhet infermiere deri sa të vdesë.

 Në Evropë Vronski dhe Ana mundohen të gjejnë shokë të cilët do t'i pranojnë dhe do të mbështesin aktivitetet të cilat do t'i argëtojnë ata, por ata shpejt kthehen në Rusi. 

Karenini është i ngushëlluar dhe i ndikuar nga mikja e tij Konteshë Lidja Ana. 

Ana Karenina niset për vizitë të të birit Seriozha e paftuar në datëlindjen e tij, por zbulohet nga burri i saj i zemëruar Karenini. 

Konteshë Ivanova i kishte thënë Seriozhës se e ëma kishte vdekur. Pas një kohe të shkurtër Vronski dhe Ana largohen nga vendi. 

 Pjesa e gjashtë Dolli viziton Anën. 

Nga kërkesa e Vronskit, ajo i thotë Anës që të kërkoj divorcin nga burri i saj sepse vajza e saj dhe e Vronskit e mban mbiemrin e tij dhe kjo gjë e shqetëson Vronskin. 

Prapë duket se Dolli del e pasuksesshme, por kur Vronski largohet për pak ditë për shkak të zgjedhjeve provinciale, një mërzi dhe dyshim bën që Ana të kërkojë të martohet me Vronskin. 

Ajo i shkruan Kareninit ku i lutet që t'i japë divorcin por siç duket është e kotë .

 Kështu dashuria në mes tyre fillon të zbehet dhe ata vendosin të kthehen në Moskë. 

 Pjesa e shtatë Levini dhe Kiti jetojnë në Moskë dhe ajo lind djalë. 

Stiva, gjersa kërkon një punë nga Karenini, përsëri ia bën të qartë kërkesën për divorc, por Karenini thotë se vendimi është i udhëhequr nga një “mbikëqyrës"- i rekombanduar nga Ivanova – i cili dukshëm e këshillonte ta anulonte. 

Marrëdhëniet midis Anës dhe Vronskit fillojnë të vyshken. Ata planifikojnë të kthehen në vendin e tyre, por Ana e zemëruar dhe xheloze niset më herët dhe shkon në stacionin hekurudhor ku bën vetëvrasje. (Tolstoj ishte frymëzuar nga gazeta që kishte lexuar për një vetëvrasje). 

 Pjesa e tetë Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. 

Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rusë, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthehej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. 

Dhe, nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.




Lufta dhe Paqja, është një novelë historike, në përkthimin shqip e ndarë në katër libra, flet për ngjarjet e trazuara në Rusi  gjatë luftërave tëNapoleon Bonapartës  në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që  Leon Tolstojshkroi librin e tij në vitet  1860 , libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.

Tregimi pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara. Tregimi pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.





“Lufta dhe Paqja”, është një novelë historike, e ndarë në katër libra në shqip, që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kishte filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjetë vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirë realizuara. Ky libër është vëllimi i dytë i novelës.



Historia "Kozakët" u botua në 1863. Vepra tregon për qëndrimin e një kadeti të ri në fshatin e Kozakëve Terek. 

Fillimisht, historia u konceptua si një roman. Në fillim të 1851, Tolstoi, duke qenë në gradën e kadetit, shkoi në Kaukaz. 

Këtu ai jetoi pikërisht jetën që jetoi heroi i tij Olenin: ai komunikoi me banorët vendas, kaloi shumë kohë duke gjuajtur, duke shëtitur nëpër lagje.

 Personazhet kryesore të romanit ishin të njëjtë si në tregim. Dallimet ishin vetëm në emra. 
Dmitry Olenin u quajt oficer Rzhavsky. Lukashka quhej Kirka. 

Puna për romanin zgjati të paktën dhjetë vjet. Pjesa më e madhe e materialit u përgatit nga shkrimtari në Kaukaz. 

Megjithatë, puna vazhdoi gjatë udhëtimeve të Tolstoit në Zvicër në fillim të viteve 1860. 

Pikërisht gjatë këtij udhëtimi personazhi kryesor mori mbiemrin me të cilin lexuesi e njeh në tregim.

 Pastaj Tolstoi harroi romanin e tij për ca kohë. Në fillim të vitit 1862, puna rifilloi. 
Shkrimtari arriti të shesë të drejtat për të botuar një libër të ardhshëm. 

Në të njëjtën kohë, Tolstoi vendosi të braktisë krijimin e veprës dhe të kthejë paratë e marra tashmë për të. 

Sidoqoftë, shkrimtarit iu mohua përfundimi i kontratës dhe Tolstoi u detyrua ta kthente romanin e tij në një histori.

 Pothuajse 100 vjet pas krijimit të veprës, në vitin 1961 historia u filmua. Juncker Dmitry Olenin jetoi në Moskë për një kohë të gjatë.

 Sidoqoftë, me kalimin e kohës, ai u lodh duke qëndruar në këtë qytet dhe vendosi të shkonte në Kaukaz në kërkim të përvojave të reja. Dmitry shkon në një njësi të re ushtarake

. Me të mbërritur në fshatin Novomlinsky, personazhi kryesor u vendos pranë Terek dhe filloi të priste ardhjen e regjimentit të tij. Oleninit i pëlqen shumë natyra e fshatit.

 Ai fillon të ndjejë neveri për qytetërimin në të cilin kaloi kaq shumë kohë. Dmitry ishte në gjendje të dashurohej jo vetëm me natyrën, por edhe me banorët vendas. Kozakët janë ndryshe nga të gjithë ata njerëz me të cilët ai dikur komunikonte. 

Personazhi kryesor dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në fshat. Olenin ëndërron të martohet me Maryanën, vajzën e zotërinjve të tij. I pëlqen shumë vajza, por ka frikë të flasë me të. 

Maryana ka një të fejuar - Kozakun e guximshëm Lukashka.
 Prindërit e vajzës tashmë kanë dhënë bekimin e tyre për martesë. Por Olenin nuk është i turpëruar. 

Duke u martuar me Maryana, ai do të jetë në gjendje të qëndrojë në Novomlinskaya. Princi Beletsky, i cili mbërriti në fshat pas protagonistit, është i njohur për Olenin. 

Ka kohë që ka pasur marrëdhënie armiqësore mes burrave. Princi organizon një festë me rastin e mbërritjes së tij. 

Gjatë festës, personazhi kryesor më në fund arriti të bisedojë me Maryana. Dmitry e bind vajzën të martohet me të. 

Olenin gjithashtu dëshiron të flasë me prindërit e saj. Megjithatë, biseda nuk u zhvillua kurrë. 

Çeçenët kaluan lumin, me të cilët kozakët vendas dhe ushtarakët vizitues u detyruan të luftojnë. 

Kozakët ishin në gjendje të fitonin, por Lukashka u plagos rëndë. Ai u plagos nga një nga çeçenët. 

Armiku u përpoq të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij. Lukashka që po vdiste sillet në fshat dhe më pas dërgohet për një mjek. Fati i mëtejshëm i heroit mbetet i panjohur për lexuesin. 

Me të mësuar se çfarë kishte ndodhur, Maryana refuzon të martohet me Olenin. Dmitry e kupton që veprimi më i kujdesshëm për të do të jetë largimi. Ai po largohet nga Novomlinsky. 

 Dmitry Olenin Në personazhin kryesor të tregimit, nuk është e vështirë të njohësh famëkeqin Pechorin ose Eugene Onegin.

 Të dy personazhet vuajnë nga mërzia dhe pakuptimi i ekzistencës së tyre. 

Secili prej tyre po përpiqet të argëtojë veten në një mënyrë ose në një tjetër. 

 Dmitry Olenin gjithashtu nuk mund të gjejë një vend për veten e tij. Në Moskë, nga mërzia, ai u bë pjesëmarrës në një lidhje dashurie, e cila pjesërisht e detyroi të ndryshonte vendbanimin. 

Pas shpërnguljes në fshat, personazhi kryesor duket se ka gjetur “tokën e premtuar”. Olenin pëlqen absolutisht gjithçka këtu: natyrën, njerëzit dhe zakonet. 

Dmitry dëshiron të bëhet një Kozak, si banorët e fshatit. Juncker i rikthehet asaj që po përpiqej të shpëtonte: ai është sërish në qendër të një lidhjeje dashurie.

 Olenin nuk po përpiqet të gjejë një vajzë të lirë. Ai me siguri dëshiron të "rimarrë" nusen e dikujt tjetër.

 Për personazhin kryesor, kjo bëhet një lloj argëtimi. Kur Maryana e bën të qartë se nuk ka ndërmend t'i përgjigjet miqësisë së Oleninit, Dmitry edhe një herë ikën, duke lënë gjithçka në të cilën, siç mendoi, gjeti kuptimin e jetës.
 Kozak Mariana Imazhi i Maryana është saktësisht e kundërta e imazhit të Olenin. 

Kjo vajzë u rrit në të egra, larg qytetërimit. Ajo tërhoqi personazhin kryesor me natyralitetin dhe pangjashmërinë e saj me zonjat e reja të salloneve, në shoqërinë e të cilave ai kaloi kohë në Moskë. 

Gruaja e re kozake nuk flet gjuhë të huaja, nuk di të "luaj muzikë" dhe të zhvillojë biseda laike. 

Ajo është e huaj për hipokrizinë dhe koketë. Gjykimi në personazhin e Maryana Duke mos pasur arsimim, Maryana ka një karakter vendimtar dhe këmbëngulës, i cili shërben si udhërrëfyes i saj i jetës. Megjithë paraqitjen e një zotëri më premtues, kozaku i ri nuk po nxiton të pajtohet. 

Maryana dyshon: ajo e ka njohur Lukashkan gjatë gjithë jetës së saj, Olenin është një i huaj nga një botë e panjohur. 

 Tragjedia që i ndodhi të fejuarit të vajzës bëhet “shenjë nga lart” për Maryanën.

 Duke qenë fetar dhe supersticioz, kozaku i ri beson se ajo vetë dhe personi që u përpoq ta joshte atë janë fajtorë për atë që ndodhi. Ideja kryesore e tregimit 

Në mungesë të interesit dhe kuptimit në jetë, një person fajëson realitetin përreth për këtë. 

Sidoqoftë, edhe pas një ndryshimi të pamjes, një person i mërzitur kthehet në gjendjen e tij origjinale pas një kohe, duke mos kuptuar se interesi dhe kuptimi i jetës duhet të kërkohen, para së gjithash, te vetja.

 Analiza e punës Një nga veprat më domethënëse të letërsisë ruse të mesit të shekullit të 19-të ishte tregimi "Kozakët" nga Tolstoi. 

Përmbledhja e kësaj pune mund të përcillet me pak fjalë. Por për të kuptuar idenë e tij, ndoshta do t'ju duhet ta rilexoni historinë disa herë.

 Protagonisti, i cili është në kërkim të diçkaje që ai vetë nuk mund ta kuptojë dhe ta përshkruajë vetveten, bëhet objekti i parë që lexuesi i kushton vëmendje. 

Pasi Olenin u zhvendos në fshat, autori fton publikun t'i kushtojë vëmendje peizazhit të ri, ndër të cilët ishte heroi i tij. Në vend të një qyteti të mërzitshëm e të ndyrë, na shfaqet bukuria e paprekur e natyrës. 

Pavarësisht se autori nuk bën thirrje drejtpërdrejt për braktisjen e qytetërimit, ai bën çmos për të vërtetuar epërsinë e kushteve natyrore të jetës ndaj atyre artificiale të krijuara nga njeriu, pra të papërsosur. 

 Historia shpalos para lexuesit të gjitha vështirësitë dhe shqetësimet që hasin të rinjtë gjatë periudhës së rritjes dhe shndërrimit në person. Tolstoi iu drejtua natyrës në rininë e tij. 

Me kalimin e moshës, ai e forcoi edhe më shumë atë lidhje. Shkrimtari i madh rus e donte jetën e thjeshtë fshatare, preferonte shoqërinë e fshatarëve ndaj elitës. Jeta reale, sipas Tolstoit, është e mundur vetëm në gjirin e natyrës, larg hipokrizisë së salloneve laike në qytetet e mëdha.

 Kjo ide gjeti fansat e saj në mesin e atyre që lexuan tregimin "Kozakët". Sidoqoftë, u gjetën edhe kundërshtarë të unitetit të njerëzve dhe natyrës.

 Disa kritikë letrarë besonin se për një person të arsimuar modern, aspirata të tilla janë të barabarta me degradim. 

Një person duhet të shkojë gjithmonë përpara dhe të mos kthehet prapa. në Wikisource "Kozakët"- botuar në 1863, historia e Leo Tolstoit për qëndrimin e një kadeti në fshatin e Kozakëve Terek. 

 Historia e krijimit "Kozakët" ishin fryt i punës dhjetëvjeçare të Tolstoit. 

Më 1851, si kadet, shkoi në Kaukaz; ai duhej të jetonte për 5 muaj në një kasolle në Pyatigorsk, duke pritur për dokumente. 

Tolstoi kaloi një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij duke gjuajtur, në shoqërinë e Epishkas Kozak, prototipin e Eroshkas nga historia e ardhshme. Pastaj ai shërbeu në një bateri artilerie të vendosur në fshatin Starogladovskaya që ndodhet në brigjet e Terek. 

Suksesi i veprës së parë të Lev Nikolaevich, botuar në 1852 ("Fëmijëria"), e inkurajoi atë të vazhdonte veprimtarinë e tij letrare. Në verën e vitit 1853, Tolstoi shkroi një kapitull të dorëshkrimit, të cilin e titulloi "Linja Terek", për jetën e Kozakëve. 

Tregimi u krye në emër të një personi që mbërriti në fshat dhe kjo metodë u ruajt deri në botimin e fundit të Kozakëve. 

Në gusht, Tolstoi shkroi 3 kapituj të romanit Kaukazian The Fugitive, vetëm pjesë të vogla të të cilave u përfshinë në versionin përfundimtar të Kozakëve. 

Më tej, shkrimtari nuk u kthye në këtë temë deri në 1856, kur ai rifilloi punën në tregimin e Kozakëve (pa përmendur oficerin). Oficeri u shfaq në prill 1857, kur Tolstoi rishkruan 3 kapituj të The Fugitive.

 Ishte atje që u shfaqën shumë personazhe të "Kozakëve" të ardhshëm, megjithëse të përshkruar me masë. 

 Në pranverën e vitit 1858, Lev Nikolayevich punoi përsëri në një roman kaukazian, dhe deri në maj ishin shkruar 5 kapituj, pa ndonjë veçori të veçantë artistike. 

Edhe pse ato përfundojnë me një datë midis Lukashka (atëherë e quajtur Kirka) dhe Maryana, edhe atëherë shkrimtari u ndal në përfundimin e shtypur në Kozakët. 

Në të njëjtën kohë, stili i rrëfimit u përkthye në letrat e protagonistit, oficerit Rzhavsky. Në vjeshtë, Tolstoi rishikoi dhe zgjeroi ndjeshëm të njëjtat 5 kapituj.

 Në dimër, Lev Nikolaevich vazhdoi të punojë dhe të thellojë pjesën e parë të romanit Kaukazian. Gjatë një udhëtimi në Zvicër në 1860, shkrimtari krijoi një kapitull nga pjesa e tretë e romanit të planifikuar, ku Rzhavsky u bë Olenin. 

Në shkurt 1862, kur Tolstoi iu kthye romanit, ai ia kishte shitur tashmë të drejtat për ta botuar atë Mikhail Katkov. 

Pasi kishte shkruar 3 kapituj të tjerë të pjesës së tretë, në të cilën Olenin kishte jetuar tashmë me Maryana për 3 vjet, Tolstoi vendosi të braktiste krijimin e romanit.

 Sidoqoftë, Katkov nuk pranoi të pranonte përsëri pagesën për romanin dhe Lev Nikolaevich vendosi të reduktonte kapitujt e përfunduar të romanit në një histori. 

Ai i kushtoi këtij qëllimi verën dhe vjeshtën e vitit 1862, duke shtuar edhe disa episode të reja të ndritshme. Komplot Junker Dmitry Andreevich Olenin dërgohet nga Moska në Kaukaz në njësinë e tij të re ushtarake. Moska, ku ai ishte përfshirë në një histori dashurie, e mërziti të riun. 

Pas mbërritjes, Olenin u vendos në fshatin Novomlinskaya afër Terek, duke pritur regjimentin e tij. Së shpejti pronarët e shtëpisë së tij japin miratimin në përgjigje të mblesërisë së Kozakut të guximshëm Lukashka me vajzën e tyre Maryana. Olenin, pasi u miqësua me kozakun e vjetër Eroshka, fillon të gjuajë në afërsi dhe së shpejti tek ai zgjohet dashuria për natyrën vendase dhe përbuzja për qytetërimin nga vjen. 

Ai është i kënaqur me Kozakët, të cilët janë kaq të ndryshëm nga banorët e qytetit, dhe ai vetë ëndërron të bëhet një prej tyre. Kozaku i ri dhe i fortë Maryana e kënaq atë, megjithëse ai nuk guxon të flasë me të. 

Princi Beletsky i mbërritur, i njohur për Olenin nga jeta e tij e vjetër, dhe tani i pakëndshëm, organizon një festë, ku kadetit i jepet mundësia të afrohet me Maryana. 

Olenin vendos të martohet me Maryanën dhe të qëndrojë këtu për të jetuar, duke kërkuar pëlqimin e vajzës për martesën. 

Para se të mund t'u kërkojë prindërve të vajzës leje për t'u martuar, Olenin, me Lukashka dhe kozakë të tjerë, shkojnë në lumë, ku disa çeçenë kanë kaluar në bregun e Kozakëve. 

Beteja përfundon me fitoren e Kozakëve, por Lukashka plagoset rëndë nga një çeçen që hakmerret për vrasjen e vëllait të tij. Pas vdekjes, Lukashka sillet në fshat dhe dërgohet në male për një mjek që është gati të shërojë Kozakun me barëra shëruese (fati i mëtejshëm i Lukashkës është i paqartë).

 Pas asaj që ndodhi, Maryana merr armët kundër Olenin dhe refuzon çdo marrëdhënie me të. 

Olenin e kupton që nuk ka asgjë tjetër për të bërë këtu dhe largohet nga fshati. Vlerësime Historia u botua në janar 1863 nga revista e Katkov Russkiy Vestnik. 

Kozakët morën përgjigjen më të gjerë kritike nga veprat e Tolstoit të shkruara deri në atë pikë. Ideja e tregimit - hijeshia e një jete afër natyrës në izolim nga qytetërimi modern - u kuptua nga të gjithë. Edelson mbështeti Tolstoin, duke theksuar se njeriu modern ka mësuar nga zhvillimi i qytetërimit vetëm zakonin e komoditetit dhe rehatisë. Annenkov e quajti arsyen e ndryshimeve të Oleninit mungesën e një karakteri origjinal të natyrshëm në shumicën e rusëve të arsimuar.

 Në të njëjtën kohë, shumë kritikë, si Evgenia Tur dhe Polonsky, reaguan negativisht ndaj idesë së romanit, duke u mohuar njerëzve të arsimuar të drejtën për të kërkuar degradim. 

Stili i artit të Kozakëve ka marrë një vlerësim të gjerë, madje edhe në mesin e kritikëve të idesë kryesore. 

Turgenev dhe Bunin, të cilët folën për të me entuziazëm, e rilexuan historinë shumë herë. 

 Në vitin 1961, u publikua përshtatja sovjetike e tregimit me të njëjtin emër.

2023-01-30

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski : Krim dhe ndëshkim, Vëllezërit Karamazov dhe Idioti.






              Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi ,PHD

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski
, lindi  më  11 .XI. 1821 ,vdiç  më 09 .II. 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov






Krijimet  letrare të  Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit  eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek.19 .Fjodor Mihajlloviç Dostojevski  konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.




 Fjodor Mihajlloviç Dostojevski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave. 

 Nëna e Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” - para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. 




Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.

Fjodor, i dyti i shtatë fëmijëve, lindi ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare.

 E ëma, Marija Fjodorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. 



Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës. Në 1831 Fjodor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë. Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut. 









 Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849.




 I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër". 




 Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe morale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Jeta e hershme Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. 





Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet. Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur. 



 Lista e veprave Romane 

"Njerëz të mjerë" (1849) Netochka Nezvanova 
"Netochka Nezvanova" (1861) 
"Të fyer e të poshtëruar" (1862) 

 "Shënime nga shtëpia e të vdekurve" (1864) 
 "Shënime nga nëntoka" (1866) 
"Krim dhe ndëshkim" (1867)
  "Kumarxhiu" (1869) ;
 "Idioti" (1872) 
"Djajtë" (1875)                                                                                         "Adoleshenti" (1881)                                                 
 "Vëllezërit Karamazov" 
Novela dhe tregime të shkurtra (1846)  
Një poemë e Shën Peterburgut" (1847) 
 Novelë në nëntë letra (1847)  
 "Zotëri Prokharchin" (1847) 
 "Qiradhënësia" (1848) 
"Polzunkov"  (1848) 
 "Një zemër e dobët" (1848) 
  "Gruaja e një burrit tjetër dhe një burri nën shtrat" (1848)  
"Një hajn i ndershëm" (1848)
 "Një pemë krishtlindjesh dhe një martesë" (1848) ;Netë të bardha (1857) 
"Heroi i vogël" (1859)
"Ëndrra e xhaxhait" (1859) 
Fshati i Stepançikovës (1862)
  "Një tregim i ndyrë" (1865) ,
"Krokodili" (1870) "
“Burri i përjetshëm" (1873) ,
"Bobok" (1876) 
"Krotkaja", 
"Një krijesë e butë" (1876)
 “Fshatari Marej", 
   Idioti është një roman i shkruar nga shkrimtari Rus i shekullit XIX Fjodor Dostojevski. 





Ky roman ishte publikuar fillimisht në mënyrë episodike në revistën ruse Russkiy Vestnik (Lajmëtari Rus) gjatë viteve 1868–9.




 Titulli i librit është një referencë ikonike për personazhin kryesor të librit, Princin Lev Nikollajeviç Mishkin, një djalë i ri të cilit mirësia, zemërgjerësia, dhe çiltërsia e tij e bëjnë atë të duket në sytë e personazheve tjerë si njeri me mungesë intelegjence dhe mprehtesije. 



Dostojevski i ka vendosur vetës detyrën që nëpërmjet këtij personazhi të përshkruaj "njeriun e bukur me natyrë të mirë." 

Romani shtjellon pasojat e vendosjes së një individi të tillë unik në qendër të konflikteve, dëshirave, pasioneve, dhe egoizmit të shoqërisë. 



 Xhozef Frenk e përshkruan Iditotin si "librin më personal të Dostojevskit nder veprat e tij më madhore, libër i cili mishëron bindjet e tij më të dashura, intime, dhe të shenjta."



 Romani përfshin përshkrime nga telashet më të mëdha të Dostojevskit, si epilepsinë dhe njoftimin për ekzekutim (i cili më vonë doli të jetë i rrejshëm), dhe hulumton tematikat morale, filozofike dhe shpirtërore që rrjedhin nga ato telashe. Motivi i tij parësor për shkrimin e këtij romani ishte nënshtrimi i idealit të tij më të lartësuar, ai i dashurisë së vërtetë Krishtere, në shoqërinë Ruse të asaj kohe. 





 Metoda e tillë artistike e testimit të ndergjegjshëm të idesë së tij thelbësore nënkuptonte që autori jo gjithmonë mund ta parashikonte se si tematika që ai e shkruante do të zhvillohej. Romani është strukturalisht i vështirë, dhe shumë kritik letrarë kanë komentuar mbi organizimin kaotik të veprës. 





Sipas Geri Saul Morson, "Iditoti shkel çdo normë mirëpo prap ia del të jetë madhështor."





 Vetë Dostojevksi ishte i mendimit që eksperimenti i tij nuk ishte plotësisht i sukseshëm, mirëpo romani mbeti nga më të parapëlqyerit nga veprat e tij. Në një letër të derguar filozofit, publicistit dhe kritikut letrar Nikollai Strakov ai kishte shkruar: "Shumë pjesë të romanit ishin shkruar në nguti, shumë pjëse të romanit janë të shpërndara dhe nuk dolën mirë, mirëpo disa pjesë kanë dalur mirë. Nuk qëndroj prapa romanit, por qëndroj prapa idesë së tij."
 Vellezerit Karamazov, vol.1  Shqipëroi: Xhemile Zykaj Shtëpia botuese: Fan Noli Viti: 2017 , ISBN: 978-9928-251-02-2 




 
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate. 






Nëse njerëzit keqbërës do të mbushin me hidherim e urrejtje te pakapërcyeshme, me ngasjen për tu hakmarrë ndaj tyre – mbyte këtë ndjesi, nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit. 



 Pranoji ato vuajtje dhe duro – zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë. 


Përndryshe, me dritën tënde do t’ua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse. Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë – mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore, beso pa u lëkundur- nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vone.






 Nëse përsëri ata s’do shpëtojnë – bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde. Krim dhe Ndëshkim është roman i publikuar më 1866 nga shkrimtari rus Fjodor Dostojevski.





 Konsiderohet si një nga romanët rusë më të njohur dhe i përket periudhes pjekurisë së tij. 



Tregon dilemat morale dhe mendore të studentit të varfër Rodion Raskolnikov, i cili thur dhe zbaton një plan për të vrarë një grua fajdexheshë.



 Romani ndahet në gjashtë pjesë të cilat përmbajnë pesë deri në tetë kapituj secila. 



Ngjarja zhvillohet pothuajse e tëra në Shën Petërsburg. Një pjesë tjetër zhvillohet ne burgun afër lumit Irtish, në Siberinë perëndimore. 



Në roman nuk përmëndet vendi, por nga përshrimi dhe nga të dhënat biografike të shrimtarit, mund të bëhet fjalë për qytetin Omsk, ku ndohej kampi i punëve të forcuara në të cilin ishte dënuar për 10 vjet Dostojevski. 



Pjesa më e madhe e ngjarjes zhvillohet në Shën Pjetërburg, qytet i përshkruar përgjatë romanit. Personazhi kryesor është Rodjon Romanoviç Raskolnikov (Rodja), ish-student që jeton në varfëri në një apartament të Shën Pjetërburgut. 



Kryen një krim sepse është i bindur se ka forcën e duhur për ta bërë, krahasohet me Napoleonin, por paranoja dhe faji e zhysin plotësisht. 



 Romani përshkruan dy krime: Vrasja e nje gruaje të vjetër fajdexhie (i planifikuar dhe menduar nga Raskolnikov) dhe ajo e motrës së saj, e cila për fat të keq ndodhej në apartamentin e saj në momentin e krimit. 



Autori i krimeve është studenti Rodjon Raskolnikov dhe romani tregon pëergatitjen e krimit, efektet që ka në shëndetin e tij mendor e shpirteror dhe fatin e Raskolnikovit. 





Personazhi vuan nga një izolim i fortë emotiv dhe arrin me shumë vështirësi të tregojë te vërteten Sonjas, një vajzë e re e vafër e cila e shpëton nga kushtet e vështira mendore të Raskolnikov, i cili justifikon krimin e tij. Romani konsiderohet si një nga kryeveprat e letërsisë ruse, e dyta mbas romanit historik Lufta dhe Paqja.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...