(Nga libri i autorit Flori Bruqi: Olimpi shqiptar, faqe: 9-22)
https://zeflushmarku.edu.mk/libra/Olimpishq.pdf
Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive. Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997. Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E di një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatë nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit. Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, Flori Bruqi 10 lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër... Azem Shkreli(1938-1997) zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive. Lirikat e para Vendlindja, natyra dhe njeriu i Rugovës së Dukagjinit, portreti shpirtëror i tij, do të jenë frymëzimi kryesor i poezisë së Azem Shkrelit të shtrira brenda viteve gjashtëdhjetë. Frymëzimi që ngjizet mbi këtë hapësirë e që është kthim i shpeshtë i poetit, nuk është konvencional e aq më pak pozë: nuk ka në të patetikë malli dhe mallëngiimi që djeg, "më të bukurin vend"... Bota e vendlindjes së poetit është e pranishme si botë e njerëzve, si besim dhe parim etik, si ashpërsi dhe krenari, si individualitet i papërsëritshëm me hapësirat e tjera, si filozofi jetësore, si raport ndaj lindjes, jetës, vdekjes, dashurisë, si raport ndaj dasmës dhe festës, ndaj punës dhe natyrës, ndaj zotit dhe, sidomos ndaj fjalës. Në këtë frymë janë poezitë e ciklit "Këngë për vete" të shkruara në fund të viteve pesëdhjetë dhe që, së bashku me një tufë poezish të tjera, do t'i emërtojmë si autoportret poetik. Tek poezitë e ciklit "Dukagjinçe" mund të përmendim disa poezi portrete të vendlindjes që shënojnë kulmin artistik të poetit si: "Dukagjinge", "Vdekja e Malësorit", "Bregu i mollës", "Shkëmbi", "Lumi" etj. Te poezia "Vdekja e malësorit", përmes përqasies poetike vihen pranë e pranë tri majat: e malit, e lisit dhe e Malësorit. S'ka lot, s'ka kujë në këtë vdekje, se atëherë rrëzohen lisat, shemben majat dhe shterrin krojet. Dhe, s'ka vdekje këtu: vetëm se harroi perëndimin dita në sytë e Malësorit, ndërsa mendimi i vrugët dhe i ftohtë ndër vetulla, është ai që shquhet. Ndërsa poezia "Bregu i mollës" edhe si strukturë vargu, si frymëzim dhe poetikë, është realizuar fare ndryshe nga poezia e mësipërme. Ajo është konceptuar si një rrëfim që rrjedh përnjëherë dhe furishëm, thuajse pa të lënë rast të marrësh frymë. Është njëri nga kthimkërkimet më dramatike të poetit pas gjurmëve të dikurshme që, përfundimisht i ka fshirë koha. Të pashlyera, të njëjta në atë kthim janë vetëm retë shtegtare, të Olimpi shqiptar 11 përjetshme në shtegtimin e tyre, sfiduese përballë shtegtimit kalimtar, përballë gjurmëve të fshira pamëshirshëm. Në këtë kontekst mund të përmendet dhe poezia "Lumi", i cili sikur merr pjesë në këtë komplot kundër poetit, po dhe ai fsheh diç të kaltër dhe të urtë në thellësitë e veta, por që s'do ta thotë. Nga vargjet e poezisë "Shkëmbi", reflekton njëjëzimi maksimal në mes të portretit, natyrës së vendlindjes dhe individualitetit të Unit lirik. Lirikat e dashurisë Dashurinë për vashën, poezia e Azem Shkrelit e ka emocion, dhembje të brendshme, të pazëshme.Fjala është për një cikël jovëllimor poezish, të zëna dhe të lindura, mbase nga një dashuri e pafat e poetit, që përjeton dramë dhimbjesh të thella. Vasha para një udhëkryqi dramatik zgjedh largimin përfundimtar. Vargjet e lindura nga ky detaj jetësor, ngarkohen kryesisht vetëm me një refleks emocional: dhimbjen e poetit pas ndarjes. Edhe për përmasat e emocionit, për figurën, portretin e vashës, poeti gjen ndonjë detaj të rrallë që s'është qëllim në vete, por në funksion të tendosjes dramatike të folësit lirik. Dhembjen e kësaj plage autori parapëlqen ta mbajë të heshtur, vetëm për vetveten dhe, kur ajo kërcënon të dalë jashtë kontrollit, e ndrydh brenda, si një therrje, plagë fizike. Në këto poezi ndjehet gjendja shpirtërore e poetit, supozohen rrethanat, mjedisi, si dhe një ecuri kronologjike se si dhe kur kanë lindur poezitë e ciklit në fjalë, që asnjëra nuk ka datë.Fillimi do të ishte si një "Këngë e heshtur", një takim e gëzim rasti, poashtu pa bujë, lindja e këngës si një "takim pa hiri", përthithës në çast, por, njëkohësisht i mbështjellë dhe i përcjellë me një parandjenjë të kobshme që pëshpërit si Korbi i Po-së: do ta dua pa e parë.Pason pastaj periudha e një dhimbjeje që therr thellë, duke u përplasur brenda gjirit të vet në një vetmi absolute të Unit lirik. Kjo fazë lidhet me bredhien e ankthshme të poetit përmes tri lirikave: "Liqeni", "Nata në kështjellë" dhe "Në Shën Naum". Liqeni që depërton andej dhe këtej kufirit mbase dhe mund të ofrojë një sinjal, një hollësi për vashën, por ai, indiferent, luan me valët dhe, sikur s'është më as syri i tij as loti i saj, dhe Unit folës në çast, i vjen të zbresë në fundin e tij. Nuk ka ngjyrim patetik, as vaj ngushëllues në këtë dëshirë, ide e mendim, qoftë i një Basti fluturues, i një jehone të largët. I tillë është një trevargësh nga cikli i lirikës së realizuar si autoportret, konkretisht nga poezia me titull "ç'ka mësova unë", -Me qeshë pelim me vuajtë, Me dashtë si me vdekë, Me vdekë si me luejtë. Dashuria dhe vdekja, në poezinë e Azem Shkrelit, nuk janë një fjalë goje. Përkundrazi, ato qëndrojnë pranë e pranë, fare natyrshëm. Flori Bruqi 12 Poezia "Në Shën Naum", është një tjetër faqe e bredhjeve të poetit rreth e rreth liqenit që e ndan aq mizorisht. Vargjet e poezisë "Nata në kështjellë", vinë si një fund dite e plumbtë, si një thirrje për strehim qetësues, si një refleks për ta heshtur, për ta vënë në gjumë dhembjen. E kjo nuk ndodh. Përkundrazi, dhembja roit e përçudnuar, dhe poeti, për ta mposhtur, ther faqen e shkëmbit me gishtat e duarve. Poezia-kurorë e ciklit, pa dyshim është "Në vend të përshëndetjes". Para kësaj, një si këndellje, vërehet që në vargjet e poezisë "Para elegjisë", ku uni lirik sikur e parandjen jehonën e qëndrimit nëpër kohët që vinë. Por, përmes vargjeve të poezisë "Në vend të përshëndetjes", poeti do të shpërthejë si klithje dhe anatemë.Në këtë poezi antologjike vihet re një përplasje e brendshme udhëkryqesh, përplasje përjashtuese, emocionesh në momente të kundërta, që rrjedhin furishëm. Vërehet një konflikt dramatik: aq sa zëri lirik përpëlitet të çlirohet nga kjo magjepsie totale, që kullon dhimbje e ankth. Aq më shumë e ndien ai praninë e saj, të shikimit të saj, "në shtegballin e vet". Ndjehet se stuhia në këtë poezi, turret si e verbër, herë në një drejtim e skajshmëri, herë në të kundërtin. Lirikat atdhetare Azem Shkreli është një nga lirikët më modernë në llojin e poezisë patriotike. Nuk ka eufori në atë poezi, as përbetime e dëshmi atdhetarizmi që, në këtë fund shekulli janë aq me tepricë në poezinë tonë. Brenda këtij harku tematik poeti me guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur besimin në substancën e shëndoshë të qenies. Ndjenja e atdhedashurisë shtrihet gati në tërësinë e veprës poetike të Azem Shkrelit. Ajo dallohet thekshëm tek frymëzimet poetike të ngjizura nga drama kosovare dhe shqiptare, sidomos të viteve nëntëdhjetë. Në këtë tematikë sidomos shquhen dy veprat e fundit të poetit, "Lirikë me shi" dhe "Zogj dhe gurë". Nga tërësia e vargjeve atdhetare reflektohet një urti e thithur nga e kaluara, nga tradita dhe lashtësia historike, nga bota shpirtërore kolektive, që i sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Si poezi atdhetare, pjesërisht mund të konsiderohen edhe ato përsiatëse, të llojit "Meshë" apo "Dhiatë e re". Tek e para përmes një loje fjalësh që, vetëm duke i ndërruar vendet, tek tri vargjet e poezisë, shquhet zëri, në frymë biblike, i vendosur, i prerë në mbrojtje të Dheut dhe qëndrimi shpirtëror e intelektual i poetit ndaj tij. Ajo që e dallon poetin nga shumica e autorëve të lirikës patrioktike aktualisht është ndjenja ndaj fjalës dhe e shqiptimit poetik të përmbajtur në emocione; është ndjenja e masës, ndjenja për të mos u rrëmbyer nga brohoritja kolektive në çastet dramatike për fatin e kombit, siç janë Olimpi shqiptar 13 vitet nëntëdhjetë. Këto tipare sidomos shquhen tek vëllimi i parafundit i poetit "Lirikë me shi". Në këtë kontekst, do të veçojmë poezinë e poetit të lënë në dorëshkrim e që lidhet me ngjarjet e pranverës shqiptare të vitit 1997: "Këngë e turpshme". Cikli i kësaj lirike, në këtë përzgjedhje prezantohet me poezitë "Psalm për Kosovën", "Origjina", "Arkeologji", "Meshë", "Sogje", "Zgjim", "Motiv optimist", "Ndërtimi i kullës", të cilat dallohen për shtresime të rralla gjuhësore e poetike Lirikat refleksive Në lirikën e Azem Shkrelit nuk mund të bëhet diferencim i prerë ndërmjet llojeve të lirikës. Substanca përsiatëse, refleksive është e pranishme dhe tek poezitë atdhetare dhe tek ato historike, intime, të vendlindjes, etj. Cilido qoftë frymëzimi poetik, në ecje, gjatë artikulimit gjuhësor të poezisë, vargu ngarkohet me reflekse kategorish nga ekzistenca dhe metafizika. Çdo dukuri në këtë poezi është në lidhje me tërësinë e universit dhe ka kuptimin apo pakuptimësinë e kësaj tërësie. Në këtë lirikë është më i pranishëm synimi për të shtruar pyetje, përmes të cilave ndriçohen kategori metafizike të rëndësishme, jepen sugjerime të tërthorta drejt përgjigjeve që asnjëherë nuk janë të prera, përfundimtare. Rëndom, në atë pjesë të lirikës ku substanca filozofike është më e theksuar, mbesin të hapura dilemat, udhëkryqet në jetë, duke e nxitur dhe pasuruar spektrin asociativ e meditativ të lexuesit. Lindja e kësaj pjese të lirikës, lidhet me çaste dëshpërimi me çaste zhgënjimi poetik nga ligjshmëria e gjithësisë, nga njerëzit, ku s'pushon të gjallërojë një besim, sado i largët ndjehet ai, sia ndodh tek vargjet e poezive "Ajo që s'e them", "Pagëzim i fjalës", "Kafshë e zezë", "Këngë e vrugut"... Një dëshpërim e zhgënjim i thellë i ditëve të fundit të poetit vërehet tek poezia "Përshëndetje me miq", ndërsa poezia pak më e gjatë "Letër një miku" lidhet me një brengë më të hershme të poetit.Vargjet tek të cilat rrezaton dhe besimi e shpresa për ndreqjen e botës dhe të njerëzve, pra dhe të shqiptarëve, janë më të shpeshta në këtë rreth tematik. Në çaste të tilla të rralla, poeti parapëlqen të tërhiqet, të strehohet tek hapësirat e pastra, të virgjëra, siç ndodh me llojin e poezisë "Motive të verdha". Poezitë më të arrirra të kësaj natyre lidhen me trajtat e heshtjes dhe të fjalës, me përthyerjet e tyre në kontekste të ndryshme, qofshin këto sfiduese dhe provokuese, të përditshme dhe të përjetshme. Përshkohet, në këtë cikël lirik, urtia e fjalës dhe e heshtjes, kriza dhe shansi i tyre në Flori Bruqi 14 rrethana të ndryshme, forca njëherëshe dhe shkatërruese e tyre. Përmes fjalëheshtjes, në lirikën e vet mendimtare, poeti portretizon kohën e fjalamanëve dhe të heshtakëve aktualë, portretizon njerëzit, bartësit e përditshëm të tyre. Po ashtu brenda këtij rrethi frymëzues Azem Shkreli arriti majat e artit poetik, për arsye se vetë natyra krijuese e tij është më pranë dhe më e prirur drejt meditimeve filozofike. Në këtë fushë, është pa dyshim poeti më i fuqishëm në letërsinë e sotme shqiptare. Bregu i Mollës Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës Ku mollët veç i kujtonim të kuqe E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume As mrizi degëbigë mes të cilave Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë Kurrgjë s'qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh Që ra shi i mbarë e na e fiku Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet Se digjen more malet e na flet Shaban Syla Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot Po kush i paska prekur Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë Në gjeth paje dhe me fyell Kurrgjë s'qenka kurrgjë Si e kemi lënë njëherë unë e Lami As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as Gurra e Magjupit Ujëhollë Gurra e Magjupit ujëmirë Ku pinim në fletë kërsane As gjollat e kuqe as Kurrgjë s'qenka kurrgjë Olimpi shqiptar 15 Si e kemi lënë njëherë unë e Lami Veç toka e vjetër dhe era Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjë nuk gjeti Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë Ose të më thonë Të gjitha janë këtu të gjitha janë Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave Dukagjinçe Po vinë argatët Të heshtur. Të muzgët. Po vinë Po vini. Err e terr Brodhi arave të tyre dita Po vinë. E poqën Diellin e bakërt të bukës Po vini. Po vinë Me bimët mugullore ndër muskuj Po vinë. Ditë argëtare Grua që do t'ua mbash mend farën Këngë e vrugët Mëtim i truar fshihu te pendimi S'ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia Ky rrëmbim i çmendur është i imi Apo lindi befas trimëria Nga të errëtat e gjakut. S'di po fryma Flori Bruqi 16 Kërkon shkakun t'i vijë era dhe Diç të kësaj koke do t'pëshpërisë bryma Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta Do të përvidhet me dhunë e pa hir Sikur ç'linda. Do të kundrojë përjashta I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten Dheu im. E hiri im. E bari. Kafsha e zezë Heshtja det i lëkundur dhe vetimët Fshikin terrin trupi i saj përdridhet Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët Një langua leh e s'ik as lidhet Ulurin përmotshëm mbase së ligës Ja ndjen erën diku në gjakun tim Ai rrëmbimit të vet i turret digë Rreptas pastaj etur merr gufim Tej durimit dhimshëm. Të trazuara Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara Bredhin mëllefit të vet me zhauri Dhe leh kafshë e zezë e s'ik as lidhet Heshtja det i lëkundur dhe vetimët Fshikin terrin trupi i saj përdridhet Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët Olimpi shqiptar 17 Ja që kështu na qenka kafshë e dehur Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera Motive të verdha Po ikim nga gjaku im motive të verdha Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër Po lindim mes bimëve tjera Aty e tej janë poshat Shtatgjata të vendlindjes janë delet Të bardhat dele blegërore dhe bari I njomë i qumështit po ikim Nga gjaku im aty e tej janë zogjt Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet Të cemtat kroje ujëloti aty e tej Janë vashat më të egrat vasha Të bukurisë që falet dhe vetima Po ikin nga gjaku im motive të verdha Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim Nga gjaku ose një herë tjetër Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera Flori Bruqi 18 Vdekja e malësorit Asnjë kokë përkulur Se ja rrëxoni lisat Asnjë gjëmë mësa guri Se ja shembni majet Asnjë lot asnjë Se ja shteroni krojet Në sytë e tij vetëm Harroi prendimin dita Ç'mendim i vrugët Ç'mendim i ftohtë ndër vetulla Lum ky çfarë vdekje Para elegjisë Një ditë do t'i marrësh në gji, gjethet e rëna të stinëve të tua dhe do të kërkosh kot veten, shtigjeve të harruara të një moshe e nuk do të kesh më as flokë ere, as shikim ylberi ta matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër. Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur e do të numrosh fluturat e shkuara t'agsholeve t'prenduara e s'do të kesh më as zjarr në buzë, as lot në sy të qeshën ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh djelmoshat. Olimpi shqiptar 19 Një ditë dot'i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t'i pështysh dhe secilin muzg do ta pagëzosh me nganjë pendim që dhemb e s'do te kesh me as sy deti, as hap te hedhur sorkadheje te shohesh si t'perqeshin gonxhet dhe te ikesh prej hijes sate. Ruaju, moj se vashat me te bukura i vret bukuria e vet ! Katër këshilla vetes Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë! Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave, të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd ! N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë, jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi ! Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë ! Nënat (Shokut tim për nënën) Ato lahen në gazin tonë e në lotët e tyre. Bëhen rojë murane Flori Bruqi 20 te krojet e shtera të gjirit. Në ballin tonë përherë u bëjnë dritë shejt gishtat. Ditët na i prarojnë dhe rrugët me nga një bekim më t'mirin. Me rrëmetën e krrusur t'moteve na ruajnë nga hijet e liga. Një ditë shkojnë si të shkonin, të mos vijë më vdekja. E s'na kërkojnë asgjë, pos një grusht dhe mbi krye. Shkojmë. E sa herë vdes nënë, vdes nënëmira ime. Në rrugë Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah më tresin udhëkryqet e shumta t'jetës ?! Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve, jam ba lot e kangë ! jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun majë gurit ! Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë ku sosin fijet e këputuna t'kësaj kange? Olimpi shqiptar 21 Jam ba pre shitimi i syve zjarr, jam ba bekim e namë, jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha! Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijtë kah m'tresin udhëkryqet e shumta t'jetës ?! Liqeni Flas me ty, ti hesht e luan me valë. Ti s'je më syri im as loti i saj. Flas me ty, ti shikon pulëbardhat. Për Shën-Naumin paske zemër t'gjerë. Flas me ty, ti kotesh mrekullie. Më vjen të zbres në fund t'fundit, të vdes i gjelbër me alat ! Këngë e turpshme Këngë e turpshme Sonte Qava sonte për ty . Nuk më vjen turp Pse qava Me vjen turp pse s'munda Të bëj tjetër Nga turpi qava (F.B)