2023-01-23

Policia e Kosovës e plagosi serbin Milan Deleviq, reagon gruaja e tij Ana Deleviq: Mallkuar qofshit


DR.Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur thellësisht i brengosur për incidentin e fundit në Leposaviq.

Sipas tij, ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve.

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shkroi ai në Twitter.I pari i MPB-së u shpreh se një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, përfundoi ai.

Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”.

Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën.Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.

Gruaja e Millan Deleviqit që mbeti i plagosur - pasi Policia e Kosovës thotë se vetura ku ai ndodhej i kishte goditur për të nxitur më pas gjuajtjen e tyre me armë zjarri – ka sulmuar ashpër me disa komente në rrjete sociale. Por, burri i saj duket se ishte simpatizues i Millan Radojiçiqit.Ana Deleviq ka shkruar në Facebook fjalë që nxisin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.“Terroristë, a donit që fëmija im të humbte babanë, mallkuar qofshit,” – ka shkruar ajo në gjuhën serbe në një postim në këtë rrjet social.Ndërkohë në postimet e Millan Deleviqit në Facebook, shihet se ai ka shpërndarë fotografi ku himnizonte kriminelin serb Millan Radojiqiq.Radojiqiq është nën kërkim nga Policia e Kosovës tash e shumë kohë.Po ashtu, në llogarinë e tij në Facebook shihet se Delleviq ka shpërndarë edhe muzikë patriotike serbe

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...