2023-01-25

A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?

 


Pjesë nga libri i autorit Flori Bruqi "Guximi shiptar "





Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenicës. U shkollua në Drenicë dhe në Prishtinë. Tre vjet punoi mësues në vendlindje për të kaluar pastaj në Redaksinë e Kulturës në Radio-Prishtinë, redaktor i emisioneve për fëmijë. Që nga viti 1975 punoi në Redaksinë e Botimeve “Rilindja”, redaktor i letërsisë për fëmijë. Botoi mbi dyzet vepra letrare. Janë të përmenden romanet: “Bardhi e Mirushja”, “Rrasa e zogut”, “Shkrepi i diellit”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Vjollca magjike”, “Zogu i bardhë”, “Kokërrmeli e pilivesa”, “Gjeli në kuvertë”, “Xhuxhi nga xhuxhishta” etj. Vëllimet me poezi për fëmijë: “Gjerdani i blertë”, “Lejlekët në luhaja”, “Vallja e kallinjve”, “Deti u bëftë kos”, “Çka fshin dhelpra me bisht”, “Pëshurrani i gjyshit”, “Shtegu i laureshave”, “Trimëritë e karkalecit”, “Zogu i Lasgushit” etj. Vëllimet me tregime: “Harmonika”, “Përqafimet e njoma”, “Rrëfenjëza”, “Ujku me kamerë”, “Djaloshi i zjarreve”, “Elefanti që fluturonte” etj. Ka botuar edhe vëllimet me poezi për të rritur: “Nusja”, “Qafa e Ujkonjës”, “Njeriu që nuk mund të vdiste” etj. Ka shkruar mbi tridhjetë vepra të dramatizuara si radiodrama, drama, pjesë teatrore njëaktëshe etj. Ka shkruar edhe skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë”. Ka përkthyer njëmbëdhjetë vepra letrare nga sllovenishtja, serbishtja dhe kroatishtja. Për sukseset e arritura në lëmin e letërsisë është fitues i shumë çmimeve letrare, siç janë: “Ismajl Qemajl Vlora”- Vlorë, “Oton Zhupaniçiç” - Lubjanë, “Ivan Goran Kovaçiq” - Zagreb,“Neven” - Beograd, “Zmaj” - Novi Sad, dhe “Shpërblimi i Dhjetorit”, Shpërblimi i nëntorit”, “Ganimete Tërbeshi” - Prishtinë. *** Rifat Kukaj do të bëjë emër jo vetëm në Kosovë, por në shkallë kombëtare. Pastaj Lufta e Dytë Botërore, vitet e dyzeta, shtetrrethimi i Kosovës, masakra e Drenicës etj. do të ushtrojnë jo vetëm trysni, por do të bëhen faktorë vendimtar që do të ndikojnë edhe në orientimin e konceptit përmbajtjesor të lëndës letrare, vlera këto me një taban ideoartistik të pranueshëm në shkallë kombëtare, ndërsa autori do të bëhet doajen i kësaj letërsie. Rifat Kukaj, autor i një duzinë veprash ka vërtetuar individualitetin e tij krijues si në prozë ashtu edhe në poezi. Spektri letrar e artistik i autorit për letërsinë tonë për fëmijë përkon me boshtin vertebror të individit, dhe sikur që njeriu nuk qëndron vertikalisht pa boshtin kurrizor, ashtu edhe letërsia shqipe do të mbeste e mangët pa poezinë e Rifat Kukajt, i cili ka dhënë ndihmesë të madhe në edukimin e brezave të tërë shqiptarësh, pikërisht përmes artit letrar që ka krijuar në prozë dhe në poezi.. Sot nuk ka mundësi të hartohet një abetare as të hartohet një libër leximi apo antologji e poezisë për fëmijë ku të mos zërë vendin kryesor krijimtaria letrare e Rifat Kukajt. Degëzimet tematike janë të ndryshme, ai ka arritur të futet me ndjenjë në çdo pore të jetës fëmijërore, në fantazinë e fëmijës. Jo vetëm kaq, ai ka ditur të zgjojë kureshtjen e fëmijës, të zhvillojë mendjen e tyre duke bërë ndikim të drejtpërdrejtë mbi intelektin e zhvillimit mendor, dhe se në këtë aspekt ka dhënë ndihmesë të pakursyer. Përpunimi i personazheve, apo figurave poetike, kanë origjinalitetin e vet dhe janë aq të afërta për lexuesin dhe të cilat janë kultivuar nga libri në libër me përkushtim e pasion krijuesi. Nëpër krijimtarinë kaq të begatë të Rifat Kukajt janë trajtuar me kujdes të gjitha relacionet e botës fëmijërore, si ato prindërfëmijë, gjyshër-fëmijë, rrethi familjar-fëmijë, shoqëria-fëmija,pastaj fëmija- natyra, fëmija-bota shtazore dhe deri te relacionet abstrakte të fantazive imagjinatave. Të gjitha këto relacione, apo më mirë t’i quajmë raporte të fëmijës me ambientin që e rrethon, janë trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm të theksuar Sot nuk ka mundësi të hartohet një abetare as të hartohet një libër leximi apo antologji e poezisë për fëmijë ku të mos zërë vendin kryesor krijimtaria letrare e Rifat Kukajt. Degëzimet tematike janë të ndryshme, ai ka arritur të futet me ndjenjë në çdo pore të jetës fëmijërore, në fantazinë e fëmijës. Jo vetëm kaq, ai ka ditur të zgjojë kureshtjen e fëmijës, të zhvillojë mendjen e tyre duke bërë ndikim të drejtpërdrejtë mbi intelektin e zhvillimit mendor, dhe se në këtë aspekt ka dhënë ndihmesë të pakursyer. Përpunimi i personazheve, apo figurave poetike, kanë origjinalitetin e vet dhe janë aq të afërta për lexuesin dhe të cilat janë kultivuar nga libri në libër me përkushtim e pasion krijuesi. Nëpër krijimtarinë kaq të begatë të Rifat Kukajt janë trajtuar me kujdes të gjitha relacionet e botës fëmijërore, si ato prindërfëmijë, gjyshër-fëmijë, rrethi familjar-fëmijë, shoqëria-fëmija,pastaj fëmija- natyra, fëmija-bota shtazore dhe deri te relacionet abstrakte të fantazive imagjinatave. Të gjitha këto relacione, apo më mirë t’i quajmë raporte të fëmijës me ambientin që e rrethon, janë trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm të theksuar. Shkrimtari Rifat Kukaj, po me aq kujdes e ka trajtuar edhe ambientin rural ku ka arritur t’i shquajë vlerat më pozitive të kësaj jete me rëndësi të veçantë, ku tabani ideoemocional i fëmijës, fushëveprimin e tij e ka pikërisht në fshat, atje ku jetojnë personazhet e përfshira në veprat e autorit, e këto personazhe zakonisht janë shpesët dhe shtazët, të cilat bëjnë pa dyshim atë spektrin e ylberit, si të themi, atë mrekullinë e fantazisë së fëmijës. Pastaj, pamjet e natyrës, bjeshka dhe kontakti vizual me këto fenomene natyrore, jetën rurale e kanë bërë më tërheqëse dhe të përkëdhelur, ndërsa proceset që zhvillohen në këtë hapësirë janë të kapshme për logjikën e kësaj moshe, ku përmes personazheve ka arritur t’i ofrojë vrojtuesit, gjegjësisht fëmijës, dhe përmes tyre ka shtjelluar edhe shumë probleme reale të kohës dhe shoqërisë në përgjithësi.

Rifat Kukaj po me këtë pasion e ka trajtuar edhe jetën urbane dhe qytetare, sepse, siç thamë, ai ka një gamë prurëse për të gjitha shtresat qytetare të shoqërisë shqiptare. Prandaj, poezinë me motive qyteti e përshkon ai nervi i modernizmit dhe ky modernizëm rritej gradualisht në proporcione me zhvillimet e shoqërisë në përgjithësi. Jeta tashmë akceptohet edhe përmes celuloidit, kurse autori në mënyrë artistike e tipizon përmes poezisë dhe për asnjë rast ky lloj i poezisë nuk ka mbetur prapa apo nën nivelin e zhanrit të poezisë me tematikë rurale. Edhe këtu autori i shkon deri në fund misionit në kërkim të imagjinatës së fëmijës që ambient primar ka jetën në qytet. Në të gjitha rastet, Rifat Kukaj nxjerr në pah ato vlerat fundamentale të një shoqërie për zhvillim dhe emancipim dhe ka ndikuar bindshëm jo vetëm në brezin e ri, por edhe te gjeneratat tjera. Me këto vlera që i theksuam më lart, karakterizohet edhe proza dhe krijimtaria tjetër e këtij autori. Rifat Kukaj filloi nga e para qyshse nxënës, ndërsa vjersha e parë për fëmijë „Besimet e kota” iu botua në revistën „Pionieri” më 1952, kurse vjersha e parë për të rritur në revistën letrare „Jeta e re” me titull „Të ishte” në vitin 1956. Prej atëherë ka botuar në të gjitha revistat e gazetat në gjuhën shqipe. Po me atë ritëm ka botuar edhe në gjuhë të tjera, sidomos në gjuhët e popujve të Jugosllavisë. Ka botuar rreth 100 libra me poezi, tregime e romane, për fëmijë dhe për të rritur. Pastaj tekste për ilustrime, pjesë teatrore, drama, skeçe, humoreska, përralla, fabula e deri te trajtesa të ndryshme letrare e shoqërore. Është autor i mbi 30 radio-dramave, ka shkruar skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë” etj. Po ashtu, Rifat Kukaj është përkthyes i njohur, sidomos nga gjuha sllovene, kroate, serbe dhe në këtë fushë sot flasin shqip me dhjetëra autorë sllovenë, kroatë, boshnjakë, serbë, hungarezë të Vojvodinës etj. Pra, emra të njohur të poezisë për fëmijë të këtyre hapësirave, sikurse që flasin shqip edhe emra të njohur të letërsisë botërore për fëmijë ku përkthyes i veprave të tyre është Rifat Kukaj.Për veprimtarinë e tij letrare është shpërblyer shumë herë dhe këto merita kombi ynë do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm. Vepra e tij tani mbasi kaloi në amshim, atje ku nuk flitet më, do të marrë dimensione edhe më të mëdha, sepse krijimtaria letrare e Rifat Kukajt është një thesar me vlerë të veçantë në letërsinë shqipe për fëmijë. Lepurushi me këpucë Në oborrin e dajave të vet, Dreni ka parë Lepurushin për herë të parë. Me siguri që është çuditur. Ka parë një krijesë që pak i ngjet maces e mace s’është. Pakëz i ngjet qenit e qen nuk është. Viç nuk është. Ç’është? - ka bluar mendja e tij. Fëmijët e dajave i kanë dhënë Lepurushit sallatë nga duart e tyre. Më vonë i ka dhënë edhe Dreni. Prekja e buzëve të lepurit ka qenë e butë, miqësore. E ku ta di unë ç’kanë lozur tjetër me lepurushin. Po, si më treguan, Dreni ia paska avitur këpucët e veta para shputave. Ka dashtë t’i mbathë lepurushi këpucët. Paska kërkuar edhe një palë këpucë të vogla. Mos i ka vajtur mendja që t’ia mbathë katër këpucë në katër këmbë dhe të dalin për të shëtitur qytetit? Kështu e ka Dreni. Sa herë i them se shkojmë “ba” që në gjuhën e tij domethënë shëtitje, ai nxiton te këpucët. Duke dëgjuar ç’i kishte ndodhur Drenit te dajat, mora me mend diçka të pabesueshme. Po merrni edhe ju me mend se lehtë e keni. Mendja fluturon si zogu. Merrni me mend, nipin tim, Drenin, zbathur duke ecur rrugës së qytetit, e pas tij një lepurush duke ecur jo me shputat e buta, por me katër këpucë!


- Tap, tap, tap, - këmbët e Drenit. - Krrop, krrop, krrop, - këmbët e lepurushit. E njerëzit nga të dy anët duke parë me habi ç’po ngjet. A thua kështu ka menduar Dreni? Ndoshta po, ndoshta jo. Po atëherë pse ka dëshiruar t’ia mbathë këpucët? Parmbrëmë sa e pyeta për lepurushin e dajave, lëvizi buzët ashtu si lepurushi dhe ngriti duart sipër veshëve. Uh, e paskan habitur edhe veshët e tij të gjatë. Nuk është larg mendsh se kur ta shohim një gomar, do të mendojë se është babai i lepurushit! MASKA E KEQE Ky nipi im Dreni, sa ka mbushur tre vjet e gjysmë. Çudi sa i pjell mendja. Një natë më tha: - Ma blej një maskë! - nuk m’i ndante sytë. Diktova se kjo dëshirë ishte e madhe. - Maskë?! - e pyeta. - Po. - Çfarë maske? - Maskë të keqe, shumë të keqe... - Po, ç’po të duhet maska e keqe?! - Ta vë kështu... - bëri me duar sikur e vuri një maskë dhe po e mbante me të dyja duart e vogla... - Pse ta vësh maskën e keqe në fytyrë?! - Të dal e t’i tuti milicët kështu: uaaaaaaaa!” - u kreshpërua, u hap, lëshoi një zë të ngjirur. Kjo ishte dëshira e tij t’i frikësonte policët që silleshin çdo ditë nëpër lagjen tonë.etj.

https://www.zeflushmarku.edu.mk/libra/guximshqiptar.pdf


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...