Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/01/15
Nga forma elektronike te forma e shtypur
Libri "Guxim Shqiptar" i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur.
Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit "Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë", sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta.
Një peshë jo të vogël ka kapitulli "Për Ramushin", në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull "'Dora e Zezë' e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës", artikulli i autorit "Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj", si dhe artikulli "Ramushi, viktimë e situatës (neo)koloniale".
Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës "Raca shqiptare" të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme.
Në kapitullin "Politikë" kanë gjetur vend shumë tema aktuale, sikundër është çështja e pazgjidhur çame, çështja në ka 'intifadë' në Iliridë, frika që kanë udhëheqësit tanë nga kryetarii "Vetëvendosjes", Albin Kurti me titullin shumë domethënës"Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë", dy artikuj për mjekun e dëgjuar shqiptar, z. Namik Shehu etj.
Një kapitull që do të zgjojë interesimin e lexuesve është pa dyshim "Spiunazhi", ku kanë gjetur vend artikujt "Agjenturat greke dhe Sigurimi i Fshehtë i Shtetit Shqiptar", " Kush janë agjentët me influencë në Kosovë" dhe "Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë".
Por, kapitulli më i gjerë dhe më i larmishëm është "Gjuhë & letërsi", ku hetohet edhe karakteri i ndjeshëm hulumtues i autorit, sidomos në portretizimin e figurës së Jusuf Gërvallës dhe vlerave të veprës së tij letrare; pastaj disa anë të panjohur të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Mehmet Kajtazi etj.
Janë me interes edhe artikujt për Kolec Traboinin, Rifat Kukajn, Kozeta Zylon, Gani Xhafollin, Nehat S. Hoxhën, si dhe një varg temash nga letërsia botërore.
Libri mbyllet me kapitullin "Psikanalizë, astronomi dhe erotikë", ku trajtohen tema nga këta lëmenj interesantë të jetës njerëzore.
Prof.Abdullah Konushevci,recensent I librit “Guxim shqiptar”(2008)
Prishtinë, më 3 dhjetor 2007
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment