2023/01/17
Vdiq të martën në moshën 73 vjeqare Akademik Prof.dr.Edi Shukriu
Edi Shukriu u lind në Prizren më 22 tetor 1950 nga prindërit Margarita (Gita) Mjeda-Shukriu dhe Muhamed Shukriu. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe. Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK, 2009-2012).
Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.
Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 - 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb.
Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.
- Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Ars Clubi “Beqir Musliu” (2019).
- Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanica”, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (2017).
- Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën poetike "Nënqielli' (1990).
- Çmimi “Gani Bobi” për librin shkencor "Dardania protourbane", Dukagjini, Pejë (1996).
Vepra profesionale
2018 Ancient Kosova, Ministry of Culture, Youth and Sport (Museum of Kosova, Institute of Archaeology), Prishtina.
2018 Kosova Antike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik), Prishtinë (ribotim i plotësuar).
2017 Saint Prenda Church - Prizren, Ministry of Culture, Youth and Sport, Prishtina.
2017 Lindja e Lashtë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.
2017 Istaknute albanske ẑene, Dea, Zagreb (Përkth. L. Koci).
2016 Studime për Dardaninë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2014 Hynjesha Dardane, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
2012 Kisha e Shën Prendës - Prizren, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë.
2012 Distinguished Albanian Women, Dudaj, Tirana (Përkth. K. Imholz).
2011 Eminentne albanke, Plima, Ulcinj (Përkth. J. Nikolaidis).
2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Ministry of Education, Science and Technology, Prishtina.
2004 Kosova antike, Muzeu i Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë.
2000, 2003 Gra të shquara shqiptare, Teuta, Prishtinë.
1996 Dardania protourbane, Dukagjini, Pejë (Çmimi “Gani Bobi”).
1995 Historia e Kohës së Vjetër – Lindja e lashtë, Prishtinë.
Libra poetikë
2014 Ungëshimë, Jeta e Re, Prishtinë.
2001 Përjetësi, Dukagjini, Pejë.
1990 Nënqielli, Rilindja, Prishtinë (Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës).
1985 Syri i natës, Rilindja, Prishtinë.
1980 Legjenda e Hasit, Naim Frashëri, Tiranë.
1978 Gjakim, Rilindja, Prishtinë.
1972 Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë.
Drama / Romane
2015 Pasqyra e Thyer, Koha, Prishtinë (roman).
1998 Kësulëkuqja e rrokaqiellit, Prizren (dramë për fëmijë).
1992 Lkeni i Hasit, Rilindja, Prishtinë (dramë).
1986 Kthimi i Euridikës, Rilindja, Prishtinë (dramë).
Dokumentarë:
2010 Ulpiana antike - Ancient Ulpiana
1995 Prevent the war in Kosova
Bashkautore
2010 “Premiers résultats des campagnes de fouilles à Ulpiana (2006-2008)“, Actes du V colloque international de Grenoble (8-11 octobre 2008) sur l’Illyrie méridionale et L’Epire dans l’antiquité, Volum I, Paris, 449-458.
1997 Kosova and other Albanians outside Albania.
1996 Kosova - The Hungry Future, Food Summit – Rome, Prishtina.
1995 Kosova - National Report, Women's IV World Conference, Bejing, Prishtina.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
NGA FLORI BRUQI Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
No comments:
Post a Comment