Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/18

Shmanget tragjedia në Lezhë/ Përroi në fshatin Kaluer e bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me pesë anëtarë

Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.

Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi.

Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit, ku niveli rritet dhe më shumë kur ka reshje shiu, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...