2023-01-15
PAVARËSIA E KOSOVËS SHPREHJE E VULLNETIT TË POPULLIT TË SAJ
Të nderuar pjesëmarrës dhe përfaqësues të diasporas tone
Dr. Namik M. Shehu,akademik
Sekretar Shkencor i Akademisë shqiotaro-Amerikane, New York
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave, e shqetsuar për ngjarjet e fundit, për statusin e Kosovës , e ndjen për detyrë të organizoi këtë tubim të veçant, që të diskutoi me përgjegëjsi , të ngrej zërin e bashkësisë së diasporës tonë me të drejëtn e kombit, të shkencës dhe të ligjit të së drejtës ; për të miratuar një rezolutë në mbështetje t ë“ Pavarësiës dhe sovranitetit të Kosovës” si shtet i lirë dhe garanci për paqe në Ballkan.
Shtypi botror, media elektronike , përfaqësues të qarqeve të ndryshme dhe analistë të veçant po shkruajnë, flasin ,njoftojnë dhe komentojnë lajme dhe opinione nga më të larmishme, të pakontrolluara , bile dhe absurde, duke krijuar situata të ndera, të vështira , të pakuptueshme, të kthyer deri në një legjendë apo mister, çështjen e statusit të Kosovës.
Zëra po dëgjohen edhe nga zëdhënsat dhe autoritetet e shumë vendeve .Nga B E . Olli Rehn, Karl Lamers, Johan Ruke Bernard Fisher , Morek, Stefan Lehne, etj. Janë shprehur, që statusi i Kosovës të shpallet brenda vitit 2006 dhe të jetë në favor të popullit të Kosovës. Sh.B. të Amerikës me zëdhensit e tyre në Prishtinë dhe në shtyp , Frank Isner, Fred , Tom Casen, Sean Mc. Cormach etj. të mbështetur edhe nga Anglia me Xhafre Hum, kanë deklaruar për një zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës, brenda 2006 , në interes të popullit të Kosovës dhe të popujve të Ballkanit.
Grupi ndërkombtar i kontaktit dhe përfaqsuesi i O.K.B. Z. Marti Ahtisari janë shprehur se nuk ka ndarje të Kosovës dhe shpallja e statusit të saj, do të bëhet brenda vitit 2006.
Qeveria Serbe me presidentin Tadic dhe kryeministrin Kostunica insistojnë në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke arritur deri në absurditet, në përfshirjen e saj në kushtetutn e re të serbisë . A thua se e kanë përnjëmend ?
Populli dhe përfaqësuesit e kosovës e kanë përnjëmend, ku shprehin një alternativë të vetme dhe të drejtë: njohjen e pavarësisë dhe sovranitetin e Kosovës pa asnjë kusht..
Përpjekje janë bërë nga grupi i kontaktit dhe përfaqsuesi i O.K.B.për ti dhenë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët shqiptare dhe serbe, çështjes së Kosovës. Janë organizuar dhe konsumuar negociata, biseda dhe takime pafund, dhe me dështime nga ana e përfaqsuesve serb edhe pse ka pas mendime se nuk duhej të bëheshin bisedime me kriminelët dhe pushtuesit serb.
Ja si shprehet analisti i njohur Tim Judash: Asgjë s’është e njohur. Ç’do gjë ka mbetur për t’u luajtur. E ardhmja ngelet në rrezik dhe si konflik i ngrirë.
Nga politikanët serb konstatojmë edhe mendime konstruktive. Politikani Cedonin Jovanovic ka thënë: Kosova tashmë është e pavarur qysh prej 7 vjetësh. Ai do të jetë shteti me i ri i Ballkanit. Kurse ish kryeministri i sërbis Zoran Zhivkovic është shprehur: Kosova do të arrijë të jetë e pavarur plotsishtë dhe kjo është e qartë prej vitesh. Ndërsa Kasenen përfaqsuesi i Filandes ka deklaruar: Grupi ndërkombetar i kontaktit dhe Z. Ahtisari janë në dilemë, ta shpallin statusin e Kosovës në 2006 apo ta shtyjnë. Kurse ministri i jashtëm Rus Lavrov ka theksuar: nuk ka asnë kuptim që të merret një vendim që nuk ka për tu zbatuar dhe se nuk duhet të ketë në zgjidhje të imponuar.. Me tej ai kërkon të tremb edhe me të drejtën e vetos. A thua se edhe ai e ka përnjëmend..Keto ai i thotë jo aq për të mbrojtur sërbinë se sa për të fituar përkrahje për interes të tij , për problemet e “Kosovave “që ai ka. Amerikanët i kanë kundërshtuar kategorikisht këto që ndrime më 15 / 11 / 2006.
Propozimet për zgjidhjen e statusit të kososvës po derdhen” si lum” deri në absurditet:
Kosova të drejtohet me” rrotacion”: 6 muaj qeveria e Kosovës, 6 muaj ajo e sërbisë dhe 6 muaj ndërkombtart. Vërtet e pataksur. Të pritet një zgjidhje mbas zgjedhjeve në sërbi se kjo qeveri e tanishme nuk ka kretibilitet për të bërë një zgjidhje të drejtë. Kjo duket krejtë e pakuptimtë. Kosova do të lirohet nga sërbija por jo nga ndrëkombëtarët ! po deri kur ? Zëdhenësi sllovak Z.Rupel ka thënë: Statusi i kosovës duhet të imponohet nëse nuk zgidhet me negociata, të cilat janë bërë shumë të vështira. Ndryshe , po nuk u zgjidh statusi do të shpërthej dhuna. Grupi ndërkombtar i kontaktit dhe B.E. shprehen se zgjidhja të jetë e negociueshme ,me kompromise, e bazuar në rezolutën e O.K.B. Nr. 1244 , për të patur një zgjidhje” të butë “dhe graduale dhe pavarësi të izoluar dhe pa ulje në O.K.B.! Një propozim zvarritjeje pa fund.
Ndërsa O.K.B. si gjithnjë “ tolerante “, ka ndërment të nxjerrë një rezolutë të re, ku nuk do të përdoret fjala shtet i pavarur i Kosovës!. Nuk do të ketë futje automatike në Asamblenë e Pergjithshme! sepse do të duhen votat e 2/3 të antarëve. Po kujt i duhet kjo ? Ajo do të rekomandoi që shtetet ta njohin kosovën si shtet në mënyrë indviduale! Po a është e mundurkjo ?. A kanë këto një arsyetim të vërtetë edhe pse po i thotë OKB ? Më tej thuhet se O.K.B. do të përdor te drejtën e vetos,! për të ngrirë vendimin ; për një kohë të pacaktuar etj.
Këto na bëjnë të mendojmë se çeshta e kosovës po kamuflohet dhe siç po duket po kthehet në ‘ Pazar”.Si dhe sa ta shesim .! Në fillim u tha ti jepet autonomija e vitit 1988. Pas shpërnguljes etnike,kur u bë e qartë se Kosova nuk mund të kthehej më në sërbi, filloi dilema. U aplikuan standartet, natyrisht për fitim kohe, sepse ata e dinin që nuk mund të zbatoheshin plotësisht. Me tej u aludua për t’a shpallur kuvendi i Kosovës pavarësinë e saj, por pa ministër të jashtmë, pa ulje në O.K.B.! dhe nën sovranitetin e B E- s.;që duken me të vërtetë pa vend dhe abstrakte. Tani po nxjerrin preteksin ndoshta të fundit ! , zgjedhjet e sërbisë. Po më pas si do të vazhdoj loja? Të shohim.!
Po a është e vërtetë se çeshtja e statusit të Kosovës është enigmë? Dhe në se po pse? Apo shtiret si e tillë për interesa të mbrapshta ,të fshehta, të kurdisura me mistere interesash ?
Tashmë ka ardhur koha që ti thuhet hapur publikut, se popujt janë zgjuar dhe po jetojnë epokën e demokracisë kudo.
Mos vall Europës nuk i ka mjaftuar koha një shekullore, të nxerrë konkluzione për të korrigjuar gabimet e Konferencës së Londrës 1913, kur shqipëria u bë komb dhe nuk u “la të nuësroj “,por e coptuan si bisha të egra. Po sot që” mbreteron “ demokracia ,aq shumë e propoganduar nga europianët , pse po zvaritet problemi? Ku është organizata e të drejtave të njeriut që me korrektesi e ngreh zërin për të mbrojtur individin dhe lihet pa mbrojtur dhe mbështetur një shtet i tërë. Pse po diskutohet kaq gjatë dhe po bëhet tërkuz një e drejtë e legjetimuar historikisht dhe etnikisht për një popull 2 milion; kur u njihet e drejta si një shtet një krahine me një popullatë prej 2- 5 qindmijë në Europë( Lihtenshteinit, San Marinos, Luksenburgut ) dhe të një teritori të vogël në botë, në Indonezi. Pse të bëhet diskutim i stërgjatur me Dardanin mijëravjeçare, kur sërbia nuk ekzistonte fare. Pse bëhet moll sherri Kosova sot, me gjuhë, tradita dhe zakone të ndryshme nga sërbët?
Epoka e demokracisë ju dha të drejta popujve të fitojnë pavarësinë e tyre. U nda Çekija nga Sllovakija. Sllovenija. Kroacija, Mali i Zi, Maqedonija dhe Bosnja;fituan pavarësinë nga Sërbija me popull Sllav dhe me zakone të përafërta. Ndërsa paradoks po ndodh vetëm me Kosovën, që s’ka asgjë të prbashkët me Sërbinë. Çudi moj Europë.
Po O.K.B. si forumi më i lartë në botë,pse po e zgjat heshtjen e saj për të zgjidhur një çeshtje shumë të drejtë të Kosovës. Nuk i ka mjaftuar asaj 7-8 vjetë për të çdukur vuajtjet e një populli martir. çfar pret , që të ndizen gjakrat, të krijohet turbullirë në rajon ! , të shtohen torturat e popullit trim Kosovar? Vërtet O.K.B. nuk është e aftë , apo nuk ka mundsi ta zgjith statusin e Kosovs? Pyetje vërtet pa kuptim. Po këtu qndron edhe enigma !.O.K.B. ka shmbull e përvoi të hidhur kur zgjidhjet dipllomatike janë të padrejta, apo gjysmake, të vonuara apo të zgjatura, që arrijnë të shkaktojnë blokim, rreziqe, kriza dhe pasoja të rënda siç po ndodh në lindjen e mesme.Paralelizma me çshtjen e Kosovës nuk hiqen, mbasi për këtë ka mjaft arsye dhe fakte që janë në favor të çeshtjes së Kosovës.
Mbas kaq kohëzgjatjeje po ndodh edhe çudija !.
Pas deklaratave të përmendura më sipër , po vërshojnë të tjera pohime mjaft tronditse dhe të befasueshme si nga zyra e O.K.B. dhe nga përfaqësues autoritarë; që duken të pabesueshme , sepse shkojnë në kundërshtim me theniet e tyre të mëparshme.
Z. Kofi Annan deklaroi me një far pasiguri se shpallja e statust të Kosovës mund të shtyhet për vitin tjetër. Me pas një deklaratë e tillë erdhi nga Z. Marti Ahtisari në Vjenë, kur ai tha: shpallja e statusit të kosovës do të bëhet mbas zgjedhjeve të Sërbisë! Më tej ky pohim u pasua edhe nga grupi ndërkombtar i kontaktit. Tani vërtetë po duket se po luhet loje.
Thuhet se i madhi ka gjithnjë të drejtë ! Por jo në këtë rast. Reagimet qenë të gjithaneshme dhe nga të gjitha krahët. U gezua sërbia. Boris Tadic e ka quatur si vendim me vend,deklaratën e Ahtisarit. Kurse Kostunica si gjithnjë diplomat hileqar, është shprehur se ky vendim është dështim i Ahtisarit dhe ka kërkuar .që të hapen negociata të reja.
Populli i Kosovës u hidhërua. me të drejtë Ky ishte një lajm i hidhur ,dëshpërues , dekurajues jo korrekt dhe aspakt i drejtë. Ata theksojnë : Nuk duam pavarësi të izoluar, por pavarësi dhe sovranitet të intergruar. Me tej u shprehën se ne kemi besim tek Ahtisari dhe grupi ndërkombtar i kontaktit. dhe si gjithnjë mbetemi me shpresë dhe me besim të madh , tek mbrojtesi i yne i përhershëm, tek Sh.B.të Amerikës. Ne do të jemi të bashkuar, do të sigurojmë qetësinë në popull dhe do të plotsomë detytat tona edhe më mirë.
Koha e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës po afron, por kjo nuk mjafton. Po ç’ka më pas statusit a e dini porositi Z. Isner, përfaqsuesi i presidentit G. Bush Këtë bëjeni të ditur dhe të mendoni se çfar ka më pas..
Nuk ka më kohë për të humbur. As Kosova, as B E. as Sh.B. Amerikes.S’ka rëndësi kohëzgjatja kalendarike .Ne kemi pritur100 vjet.Rëndësi ka përmbajtja dhe realizimi i saj . Mesazhi i ardhshm duhet të jetë tashmë më se i qartë nga O.K.B.,nga grupi i kontaktit dhe nga Z.Ahtisari, i cili është shprehur se nuk do ë ketë më negociata të tjera. Zgjatje të mëtejshme mbas janarit 2007 nuk ka, e beri të ditur deklarata e Sh.B.A. me 14 / 11/ 2006. Popullit të Kosovës i duhet ti bëhet e qartë e ardhmja e tij.
Komandanti i NATOs Shejms Xhons shkoi në Kosovë dhe i solli atyre mesazhin e shpresës dhe i porositi të ruajnë qetësinë dhe sigurinë. Ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekoruar me medaljen e art. Kurse Gjenerali gjerman Claus Hard theksoi: është humbur shumë kohë , për të fituar mjaft kohë nga B E. dhe Sh.B.A. Nga partia e ardhmërisë së Koësovës , ka mendim që në kohë të përshtatshme , kuvendi i Kosovës të shpall pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ndërsa ndrëkombtarët porosisin, që të mos bëhet shpallja e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës se do të rrezikohet statusi i vet .Kuvendi i Kosovës po prgatitet të hartoi statutin e saj brenda muait mars të vitit 2007. Është menduar gjithashtu edhe për simbolet e Kosovës, duke sugjeruar që të ketë një flamur kombtar dhe një shtetror.
Kryeadministratori i kosovës Joachim Rucker , mbas shtyrjes së afatit të shpalljes së statusit, është shprehur se pritja për shpalljen e vendimit nga M. Ahtisari t i vlejë UNMIK-ut dhe institucioneve të saj, të ruaj ,të siguroj qëtësinë dhe të shtyjë më përpara përgatitjet e standarteve.
Ambasadori Amerikan Morton Abramovic , në takimin në Nju-Jork me diasporën shqiptaro- amerikane u shpreh : jamë shumë i befasuar nga komuniteti ndërkombëtar, për tolerancën që po i bënë Kostunicës. Kurse për propozimin e Ahtisarit mendon se nuk do të jetë një zgjidhje më e mirë, por politikisht e pranueshme. Kurse zëdhëndësi i Sh.B. A.,Z. Frak Isner, po në Nju-Jork , në takimin me diasporn shqiptaro –amerikane është shprehur se ai e shikon shtyrjen as ndrprerje, as ndalim as edhe humbje kohe. Ndërsa Ju shqiptart duhet të ruani qetsinë dhe sigurinë.
Së fundi. Le të mbshtetemi tek një shprehje e popullit tonë që thotë “ Shumë mami e nxjerin çyryk fëminë”. Këtë fjali të urtë dua t’i a kujtoj të gjithëve dhe dëshëroj që t’a parafrazoj .. Le ti lëmë mënjanë të jashtmit dhe ti lihet popullit të vet; Kosovës që t’a përcaktoi fatin e tij, mbasi atij edhe i takon . Të vendoset të bëhet shpallja e pavarësisë me referendum si në Malin e Zi; për të përcaktuar statusin dhe vetvendosjen e vet, Kosova.. Në këtë mënyrë askujt nuk i ngelet hatëri dhe përgjegjësija. Kjo është edhe zgjidhja demokratike më e pëlqyeshme dhe më e drejtë, që do të pranohet nga të gjithë.
Ju faleminderit.
V.O. Fjala përshëndetëse e mbajtur nga Dr. Namik M. Shehu, në tubimin e veçant që organizoi Akademia shqiptaro-Amerikane e Shkencave me 18/11/2006 , në Institutin BRAMSON ORT COLLEGE. BROOKLYN , në NJU-JORK kushtuar Pavarësisë dhe Sovranitetit të Kosovës.
Postuar nga AGJENCIONI FLOART-PRESS në 5:31 e pasdites
Enciklopedia shqiptare 300-vjeçare
- “Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.
Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”
Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”
Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.
Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Farlati, një ilirolog i hershëm
Me këtë vepër Farlati bëhet një nga personalitetet më të mëdha të ilirologjisë. Ai është më i madhi, përfaqësuesi më dinjitoz që njohim deri më sot.
Nuk ka ilirolog tjetër që mund të konkurrojë me të për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonë shumë e shumë kohë para se të vinin sllavët në Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetëm ai, paraqet themelet e ndërlikuara mbi të cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhësve tanë. Për të kryer studime të tilla nuk është e lehtë. Duhet shumë kohë, shumë dije, dokumente e dëshmi që mund t’i gjesh pas një hulumtimi të gjatë e në vende të ndryshme. Burimet e informacionit janë gati të paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk është e lehtë t’i deshifrosh. Mendoni se ç’punë kolosale i është dashur Farlatit për të ndërtuar pa asnjë të metë mozaikun e ilirëve që jetonin në faqen perëndimore të Ballkanit. Nëse historiografisë sonë i heqim Farlatin, atëherë prejardhja jonë
do të ishte e dyshimtë, e mangët, e cunguar. Të dhëna për këtë periudhë kanë paraqitur edhe studiues të tjerë, por roli dhe saktësia e Farlatit janë të padiskutueshme. Të gjithë ata që duan të flasin për ilirët dhe historinë e shqiptarëve, patjetër duhet të mbështeten e të citojnë Daniele Farlatin. Ai është institucion. Ai përfaqëson bankën më të madhe të të dhënave për Ilirinë.
Në Shqipëri tri nga shtatë vëllimet e Daniele Farlatit
Sot për sot, në Shqipëri gjenden tri vëllime të Daniele Farlatit, një vëllim që ndodhet në AQSH, një vëllim në Bibliotekën Kombëtare, dhe një vëllim që gjendet në Shkodër. Vëllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden në Vatikan, në Venedik, në Kroaci, në Muzeun e Vjenës etj. Edhe në këto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janë të rralla. Me një iniciativë të marrë nga shtëpia botuese “ARBI” në Prishtinë, ashtu siç u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” të Shuflait, pritet të veprohet edhe me nëntë vëllimet e Farlatit e Coletit për “Illyricum Sacrum”. Për këtë korpus që i kalon të 5500 faqet, do të kontribuojë Ministria e Kulturës së Kroacisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës. Natyrisht, Ministria e Kulturës së Unionit Serbi – Mali i Zi
as që mendohet të kontribuojë. Po kështu, edhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë, pasi në këtë vepër flitet për Shkupin ilirik të banuar nga shqiptarët. Kontribut nuk mund të japë as Ministria e Kulturës së Greqisë, sepse në “Illyricum Sacrum”, flitet për një të tretën e Greqisë të banuar nga iliro-shqiptarët.
Ja nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”
Nga Volumi i parë deri tek i nënti janë dashur 150 vjet punë e palodhur për të krijuar këtë korpus, që flet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve, por edhe për historinë e ilirëve që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit.
Autor i vetëm për shtatë volumet e para të këtij korpusi është Daniele Farlati. Pas vdekjes së tij, Jakobo Koleti, përfundoi volumin e tetë e të nëntë të “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve të këtij korpusi është sa ai i revistave të sotme, 38 X 25 cm. Për botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinë, një ndihmesë të madhe ka dhënë Drejtoria e Përgjithsme e Arkivave të Shqipërisë. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar të gjitha lehtësitë e komunikimit me të gjitha institucionet që ka marrëveshje dypalëshe e që zotërojnë të nëntë vëllimet origjinale të “Illyricum Sacrum”. Pikërisht këto kopje do të shërbejnë si matricë e pastër për botimin fototipik. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka ndihmuar gjithashtu në përpunimin e lëndës, duke shfrytëzuar në mënyrë të frytshme marrëveshjet dypalëshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë jashtë
Shqipërisë për kërkime në bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjës etj., etj. Tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë po nxit institucionet shqiptare për t’u bërë palë në botimin e kësaj vepre monumentale.
Projekti për financimin e botimit të “Illyricum Sacrum”
Të parët dhe të fundit që duhet të kontribuonin për botimin luksoz e voluminoz të “Illyricum Sacrum” është Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Deri tani, thotë drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka një praktikë të tërë me Ministrinë e Kulturës. E kemi vënë në dijeni për këtë projekt, si dhe punën e bërë deri tani. Ne si arkiv, kemi dhënë gjithë ndihmesën tonë për këtë vepër. Kemi vënë në dispozicion të shtëpisë botuese “ARBI” çdo informacion. Kemi shfrytëzuar gjithë bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, të Venedikut, Firences e Kroacisë për botimin e plotë të “Illyricum Sacrum”. E gjithë kjo punë është shumë pozitive, por nuk është e plotë. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka një kosto të lartë. Për të qenë
bashkëbotues duhet kontribuar”. Pas këtij financimi Shqipëria ka të drejtë të marrë edhe kopjet e domosdoshme, jo një e dy, por aq sa do të derdhë buxhet. Në të kundërt, shtëpia botuese, duke ruajtur etikën dhe protokollin, do t’i dërgojë Tiranës zyrtare, ndoshta një ose dy kopje, e shumta tri, asnjë më shumë. Tri kopje janë fare pak edhe për një institucion të vetëm, siç është Biblioteka Kombëtare. Asnjë historian shqiptar, nuk i ka parë deri më sot të nëntë vëllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund të kenë parë e mund të kenë lexuar një vëllim, atë që gjendet në Bibliotekën Kombëtare, por asnjëherë nuk i kanë parë të nëntë vëllimet e Farlatit. Ky është rasti më i mirë që jo vetëm historianët, por edhe studiuesit, intelektualët, akademikët e të tjerë t’i kenë më në fund të nëntë vëllimet e Farlatit. Është një rast i mirë që edhe presidenti i Republikës, kryeministri, ministri i Kulturës
etj. të kenë disa kopje në institucionin e tyre, në mënyrë që protokolli, sipas rastit, të ketë ç’tu dhurojë të huajve. A do të financojë Ministria e Kulturës për këtë vepër?
Vështirë të thuash po, pasi në atë institucion ndoshta, ende nuk ia dinë vlerën. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetër do e financojë edhe këtë vepër. Mirëpo, deri tani askush nuk e ka pohuar një gjë të tillë. ndoshta në Prishtinë shumë shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohë dritën e botimit, e në Shqipëri, askush nuk do ta marrë vesh. Në Kroaci, për shembull, të gjitha kopjet e destinuara për këtë vend janë blerë nga një shtëpi botuese. Por kontributin dhe ndihmën që ka dhënë DPA, shtëpia botuese “ARBI” është e gatshme ta pranojë si bashkëbotuese, por ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me një buxhet qoftë edhe modest. Preventivi i një vepre të tillë monumentale është mjaft i rënduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund të bëhet, edhe duke porositur, psh., njëqind kopje për të
nëntë vëllimet. Ato mund të përdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturës, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombëtare. Nëse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atëherë shtëpia botuese në Prishtinë, nuk do të pranojë asnjë institucion si bashkëbotues, qoftë ky edhe Arkivi i Shtetit që, faktikisht, ka kontribuar për plotësimin e kësaj vepre.
“Ne, deklaron Shaban Sinani, do të kishim shumë dëshirë që emri i DPA-së, pra emri i një institucioni shqiptar të njihej si bashkëbotues. “Illyricum Sacrum” përfaqëson monumentin më të rëndësishëm të burimologjisë së historisë të vendit tonë, nga Antikiteti deri në Mesjetë. Një vepër e tillë konkurron çdo arkiv institucional.
Flet prof.dr. Shaban Sinani, drejtori i përgjithshëm i Arkivave
"Arkivi i Kosovës është prioritet i pandryshueshëm"
Në mënyrë solemne, në prani të përfaqësuesve të arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nënshkrua në Prishtinë marrëveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit të Kosovës. Kjo është marrëveshja e dytë midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenë i pranishëm në Kosovë menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s në këtë vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenë ndër institucionet e para që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.
Zoti Sinani, ç’përfaqëson marrëveshja e dytë krahasuar me ato të periudhave të mëparshme?
Shumë më tepër! Edhe më parë, ne kemi bashkëpunuar intensivisht me Arkivin e Kosovës. Për shembull, çdo ekspozitë dokumentare që është hapur në Tiranë, është hapur edhe në Prishtinë. Kurset e kualifikimit për arkivistët e rinj të Kosovës, kanë qenë, ose të përbashkët, ose specialistët tanë kanë shkuar në Prishtinë. Marrëveshja e re ka pretendime të mëdha. AQSH-ja ka marrë kështu, të gjitha përgjegjësitë për t’iu ndodhur pranë Arkivit të Kosovës. Kjo do të thotë se ndihma ndaj Arkivit të Kosovës do të mbetet prioriteti ynë. Dokumentet e arkivit shqiptar fillojnë që nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit të Kosovës janë grabitur qysh në vitin 1989. Ato janë çuar të gjitha në Beograd. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisë, Kroacisë e
Bosnjës. Ju s’keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovës janë grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografikë, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se ç’telash i madh i hapet shoqërisë dhe ekonomisë së atij vendi. Arkivat e ish-federatës jugosllave janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë arkivore. Arkivi i Kosovës nuk mund të hapë ende një proces gjyqësor për këtë qëllim, pasi nuk janë përcaktuar raportet midis Prishtinës dhe Beogradit. Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që arkivistët e Prishtinës janë në hapat e para, ndihma ndaj këtij arkivi do të mbetet prioriteti ynë.
Ç’parashikon marrëveshja e re?
Marrëveshja e re përmban shkëmbim literature profesionale, shkëmbim informacioni për fonde me interes të përbashkët, shërbim me fotokopje falas, shkëmbim burimesh që sigurohen nga arkiva të treta, shkëmbim specialistësh, njësim terminologjie etj. Marrëveshja e re përmban gjithashtu projekte për të rritur praninë e publikut në të dy arkivat, ekspozita, botime dhe promovime. Kuptohet që të gjitha këto do të jenë në radhë të parë përgjegjësi të AQSH-së, pasi, tani për tani, dihen mundësitë modeste që ka Arkivi i Kosovës. Kjo nënkupton edhe angazhimin e AQSH-së në planin ndërkombëtar, në dobi të Arkivit të Kosovës.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...