Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi ,PHD
Krijimet letrare të Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek.19 .Fjodor Mihajlloviç Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.
Nëna e Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” - para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”.
Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.
Fjodor, i dyti i shtatë fëmijëve, lindi ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare.
E ëma, Marija Fjodorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare.
Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.
Në 1831 Fjodor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.
Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.
Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849.
I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".
Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe morale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.
Jeta e hershme
Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë.
Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet.
Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.
Lista e veprave
Romane
"Njerëz të mjerë"
(1849) Netochka Nezvanova
"Netochka Nezvanova"
(1861)
"Të fyer e të poshtëruar"
(1862)
"Shënime nga shtëpia e të vdekurve"
(1864)
"Shënime nga nëntoka"
(1866)
"Krim dhe ndëshkim"
(1867)
"Kumarxhiu"
(1869) ;
"Idioti"
(1872)
"Djajtë"
(1875) "Adoleshenti"
(1881)
"Vëllezërit Karamazov"
Novela dhe tregime të shkurtra
(1846)
Një poemë e Shën Peterburgut"
(1847)
Novelë në nëntë letra
(1847)
"Zotëri Prokharchin"
(1847)
"Qiradhënësia"
(1848)
"Polzunkov" (1848)
"Një zemër e dobët"
(1848)
"Gruaja e një burrit tjetër dhe një burri nën shtrat"
(1848)
"Një hajn i ndershëm"
(1848)
"Një pemë krishtlindjesh dhe një martesë"
(1848) ;Netë të bardha
(1857)
"Heroi i vogël"
(1859)
"Ëndrra e xhaxhait"
(1859)
Fshati i Stepançikovës
(1862)
"Një tregim i ndyrë"
(1865) ,
"Krokodili"
(1870) "
“Burri i përjetshëm"
(1873) ,
"Bobok"
(1876)
"Krotkaja",
"Një krijesë e butë"
(1876)
“Fshatari Marej",
Idioti është një roman i shkruar nga shkrimtari Rus i shekullit XIX Fjodor Dostojevski.
Ky roman ishte publikuar fillimisht në mënyrë episodike në revistën ruse Russkiy Vestnik (Lajmëtari Rus) gjatë viteve 1868–9.
Titulli i librit është një referencë ikonike për personazhin kryesor të librit, Princin Lev Nikollajeviç Mishkin, një djalë i ri të cilit mirësia, zemërgjerësia, dhe çiltërsia e tij e bëjnë atë të duket në sytë e personazheve tjerë si njeri me mungesë intelegjence dhe mprehtesije.
Dostojevski i ka vendosur vetës detyrën që nëpërmjet këtij personazhi të përshkruaj "njeriun e bukur me natyrë të mirë."
Romani shtjellon pasojat e vendosjes së një individi të tillë unik në qendër të konflikteve, dëshirave, pasioneve, dhe egoizmit të shoqërisë.
Xhozef Frenk e përshkruan Iditotin si "librin më personal të Dostojevskit nder veprat e tij më madhore, libër i cili mishëron bindjet e tij më të dashura, intime, dhe të shenjta."
Romani përfshin përshkrime nga telashet më të mëdha të Dostojevskit, si epilepsinë dhe njoftimin për ekzekutim (i cili më vonë doli të jetë i rrejshëm), dhe hulumton tematikat morale, filozofike dhe shpirtërore që rrjedhin nga ato telashe. Motivi i tij parësor për shkrimin e këtij romani ishte nënshtrimi i idealit të tij më të lartësuar, ai i dashurisë së vërtetë Krishtere, në shoqërinë Ruse të asaj kohe.
Metoda e tillë artistike e testimit të ndergjegjshëm të idesë së tij thelbësore nënkuptonte që autori jo gjithmonë mund ta parashikonte se si tematika që ai e shkruante do të zhvillohej. Romani është strukturalisht i vështirë, dhe shumë kritik letrarë kanë komentuar mbi organizimin kaotik të veprës.
Sipas Geri Saul Morson, "Iditoti shkel çdo normë mirëpo prap ia del të jetë madhështor."
Vetë Dostojevksi ishte i mendimit që eksperimenti i tij nuk ishte plotësisht i sukseshëm, mirëpo romani mbeti nga më të parapëlqyerit nga veprat e tij. Në një letër të derguar filozofit, publicistit dhe kritikut letrar Nikollai Strakov ai kishte shkruar: "Shumë pjesë të romanit ishin shkruar në nguti, shumë pjëse të romanit janë të shpërndara dhe nuk dolën mirë, mirëpo disa pjesë kanë dalur mirë. Nuk qëndroj prapa romanit, por qëndroj prapa idesë së tij."
Vellezerit Karamazov, vol.1 Shqipëroi: Xhemile Zykaj
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017 ,
ISBN: 978-9928-251-02-2
Nëse do të mëkatosh vetë dhe do të pikëllohesh deri në vdekje për mëkatet e tua apo për ndonjë mëkat të rastësishëm, atëherë gëzohu për tjetrin, gëzohu për të drejtin, për atë që s’ka bërë mëkate.
Nëse njerëzit keqbërës do të mbushin me hidherim e urrejtje te pakapërcyeshme, me ngasjen për tu hakmarrë ndaj tyre – mbyte këtë ndjesi, nisu menjëherë të kërkosh vuajtje, sikur edhe ti të jesh fajtor për keqbërësit.
Pranoji ato vuajtje dhe duro – zemra jote do të paqtohet dhe do të kuptosh që edhe ti je fajtor, sepse mund t’ua kishe ndriçuar mendjen keqbërësve, por nuk e ke bërë.
Përndryshe, me dritën tënde do t’ua kishe ndriçuar rrugën dhe ata nuk do të kishin bërë vepra keqbërëse.
Nëse përpiqesh që me dritën tënde t’i ndihmosh njerëzit, por ata as kështu nuk do të shpëtojnë – mbahu fort dhe mos dysho në forcën e dritës qiellore, beso pa u lëkundur- nëse ata nuk shpëtuan tani, do të shpëtojnë më vone.
Nëse përsëri ata s’do shpëtojnë – bijtë e tyre do të shpëtojnë, sepse drita jote nuk vdes as pas vdekjes tënde.
Krim dhe Ndëshkim është roman i publikuar më 1866 nga shkrimtari rus Fjodor Dostojevski.
Konsiderohet si një nga romanët rusë më të njohur dhe i përket periudhes pjekurisë së tij.
Tregon dilemat morale dhe mendore të studentit të varfër Rodion Raskolnikov, i cili thur dhe zbaton një plan për të vrarë një grua fajdexheshë.
Romani ndahet në gjashtë pjesë të cilat përmbajnë pesë deri në tetë kapituj secila.
Ngjarja zhvillohet pothuajse e tëra në Shën Petërsburg. Një pjesë tjetër zhvillohet ne burgun afër lumit Irtish, në Siberinë perëndimore.
Në roman nuk përmëndet vendi, por nga përshrimi dhe nga të dhënat biografike të shrimtarit, mund të bëhet fjalë për qytetin Omsk, ku ndohej kampi i punëve të forcuara në të cilin ishte dënuar për 10 vjet Dostojevski.
Pjesa më e madhe e ngjarjes zhvillohet në Shën Pjetërburg, qytet i përshkruar përgjatë romanit.
Personazhi kryesor është Rodjon Romanoviç Raskolnikov (Rodja), ish-student që jeton në varfëri në një apartament të Shën Pjetërburgut.
Kryen një krim sepse është i bindur se ka forcën e duhur për ta bërë, krahasohet me Napoleonin, por paranoja dhe faji e zhysin plotësisht.
Romani përshkruan dy krime: Vrasja e nje gruaje të vjetër fajdexhie (i planifikuar dhe menduar nga Raskolnikov) dhe ajo e motrës së saj, e cila për fat të keq ndodhej në apartamentin e saj në momentin e krimit.
Autori i krimeve është studenti Rodjon Raskolnikov dhe romani tregon pëergatitjen e krimit, efektet që ka në shëndetin e tij mendor e shpirteror dhe fatin e Raskolnikovit.
Personazhi vuan nga një izolim i fortë emotiv dhe arrin me shumë vështirësi të tregojë te vërteten Sonjas, një vajzë e re e vafër e cila e shpëton nga kushtet e vështira mendore të Raskolnikov, i cili justifikon krimin e tij.
Romani konsiderohet si një nga kryeveprat e letërsisë ruse, e dyta mbas romanit historik Lufta dhe Paqja.