Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri
Siç janë në dijeni lexuesit, si shkak për hapjen e këtij
debati, pati shërbyer botimi i librit “Dritëhijet e kohës”.
Libri është hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese
“Neraida” dhe ka për autor ish-kryehetuesin e diktaturës
komuniste Qemal Lame (1949).
Analisti dhe publicisti i njohur Fatos Lubonja, atij
libri i ka bërë një “rezonancë të shkëlqyer magnetike”,
duke nxjerrë në pah lakuriq mashtrimin e madh të autorit,
që është munduar ta reklamojë Kadarenë si një “hero”
kundër diktaturës, e cila, demek, na paskej vendosur ta
arrestonte me urdhër të kryediktatorit, por që “trimi
guximtar” Qemal Lame na e paskej kundërshtuar, “duke i
2
deklaruar” kryediktatorit se nuk kishte argumente për
arrestimin e tij.
Analizën e Lubonjës e lexova me shumë kërshëri,
duke krijuar bindjen e plotë se fjalën e tij ai e kishte thënë
me shumë profesionalizëm dhe gjithçka rreth idesë
kryesore të librit të Qemal Lames, siç u theksua më lart, ai
e kishte parashtruar në një mënyrë shteruese.
Dy ditë më parë, duke shtegtuar rastësisht nëpër faqet
e internetit, hasa në youtube në emisionin televiziv“Real
Story” në News 24, të transmetuar më 17 shtator.
Emisioni titullohej ““Po shpëlani trurin e shqiptarëve”,
Demalia: Kadare ka thënë se Gjergj Fishta bënte letërsi
dekadente”.
Pra, emisioni ishte vazhdim i debatit që
Lubonja kishte hapur në shtyp lidhur me librin e Qemal
Lames.
Drejtuesi i emisionit, për debat në studio, kishte
ftuar Fatos Lubonjën dhe në skaip (skype) intelektualin e
njohur shqiptaro-amerikan Ilir Demalia.
Përballë tyre
ishin drejtuesi i emisionit me dy zonja dhe një zotëri.
E ndoqa emisionin me shumë vëmendje. Gjatë
transmetimit të debatit, vura re se Lubonja dhe Demalia
kishin përballë katër servilë të Kadaresë, të cilët
mundoheshin ta anashkalonin idenë kryesore të librit të
Qemal Lames, si kryeshërbëtor i diktaturës komuniste dhe
si kryeservil i Kadaresë, një kryeservil ky që shtrembëron
të vërtetën historike rreth servilizmit të Kadaresë ndaj
kryediktatorit.
Të katër servilëve të Kadaresë u shkoi
mundimi huq, “dyluftimin” në studio e fituan Lubonja
dhe Demalia.
3
Duke ndjekur emisionin, përjetova një zhgënjim të
thellë me veten time, kur mes të ftuarve në studio vura re
botuesen e gazetës “Liberale”, zonjën Alda Bardhyli.
Zhgënjimin tim po e shtjelloj në vijim.
Përkthyesja dhe shkrimtarja e shquar Mira Meksi, me
të cilën jam njohur në vitin 1984, kur ajo qe emëruar
përkthyese e spanjishtes në Redaksinë e botimeve politike
në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, ku unë
isha përgjegjës i asaj redaksie, më 27 shtator do të
festonte 60-vjetorin e lindjes.
Me këtë rast, disa ditë më
parë, në nderim të saj, kisha përgatur një Homazh, me
titull “Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të
shquar”.
Fillimisht iu drejtova pronarit të një gazete për
ta botuar, duke i theksuar kushtin tim që në artikull nuk
duhet të preket as edhe një presje.
Ai nuk e botoi, pa më
kthyer asnjë përgjigje. Me sa duket, nuk e kishte pranuar
kushtin tim.
Në të njëjtën kohë, me kërkesën për botim iu
drejtova edhe zonjës Alda Bardhyli.
Ajo e mirëpriti
kërkesën time të parë dhe më njoftonte t’ia dërgoja.
Në
kërkesën e dytë i theksova se artikulli zinte 5 faqe
kompjuteri me shkronja 12-she dhe isha në mëdyshje nëse
duhej t’ia dërgoja ose jo me këtë vëllim, duke nënvizuar
kushtin që në artikull të mos ndërhyhet absolutisht.
Zonja
Alda më ktheu përgjigje me një fjalë të vetme:
“dërgojeni”.
Ia dërgova. Por.., çuditërisht, në gazetën
“Liberale” të datës 28 shtator, zonja Alda e kishte botuar
artikullin të masakruar.
4
Së pari, ajo kishte masakruar në një mënyrë
skandaloze titullin e artikullit, duke e shmangur tërësisht
dhe duke vendosur një titull krejt tjetër: “Mira Meksi, një
jetë në kërkim të fjalës”, një titull ky paradoksal fund e
krye, i cili shmangte qëllimisht idenë themelore të
artikullit: përvjetorin e shënuar në jetën e Zonjës Mira,
60-vjetorin e lindjes.
Së dyti, në një mënyrë sa skandaloze, aq edhe të
pahijshme, ajo kishte shkurtuar tre paragrafët e fundit dhe
sidomos paragrafin më të rëndësishëm, në të cilin
theksoja se Zonja Mira Meksi nuk mundi ta priste 60-
vjetorin e lindjes ashtu siç e dëshironte dhe siç e
meritonte, meqenëse më 18 gusht ndërroi jetë nëna e saj e
dashur, Mami Nora e shtrenjtë, e cila pati luajtur një rol të
jashtëzakoshëm për t’i futur asaj në gjak dashurinë për
gjuhën shqipe.
Njërin nga ata paragrafë, zonja Alda Bardhyli e ka
masakruar në atë mënyrë, saqë mua më pati vënë në një
pozitë shumë të vështirë para lexuesve të gazetës
“Liberale”.
Ja paragrafi i masakruar:
“Mira e meriton plotësisht ta festojë datëlindjen me
një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e
arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që
përmenda më lart, për vlerësimet e larta që i janë bërë”.
Vetvetiu lexuesve u lind pyetja: për çfarë ditëlindjeje
të shkrimtares e paska fjalën autori, se në artikull nuk na
thotë asgjë se kur e paska pasur ditëlindjen?”.
Sigurisht,
se zonja Alda Bardhyli e kishte anashkaluar qëllimisht
5
ditëlindjen e Zonjës Mira që në titullin që kishte
ndryshuar sipas tekave të veta.
Artikullin zonja Alda Bardhylli ma masakroi në një
mënyrë shumë të pabesë, megjishëse unë ia pata bërë të
njohur paraprakisht kushtin tim për të mos hequr asnjë
presje.
Pra, më tha t’i dërgoja dhe më preu në besë.
Me sa
duket, ajo nuk mund ta lejonte atë titull të artikullit, nuk
mund të lejonte të bëheshin publike të gjitha epitetet e
mia vlerësuese për Zonjën Mira Meksi, sepse, sipas
servilizmit të saj të kultivuar ndaj Kadaresë, Shqipëria
paska vetëm një shkrimtar të shquar.
Duke marrë përsipër
rolin e redaktorit të dikurshëm të tribunës së mashtrimit
me emrin “Zëri i Popullit”, i cili artikujt e ardhur nga
korrespondentë të ndryshëm i masakronte asisoj, që t’i
vinin sa më shumë në osh kryediktatorit, zonja Alda
Bardhyli as u skuq dhe as u zvedh para se të merrte
vendimin për t’i vënë gërshërën artikullit tim.
Si mbartëse
e psikologjisë së redaktorit të tribunës së mashtrimit që
përmenda më lartë, autorët e artikujve që i dërgohen për
gazetën e saj, zonja Alda Bardhyli i trajtuaka si vartës të
saj.
Prandaj artikujve të tyre mund t’u vërë gërshërën
sipas tekave të veta, çka është shfaqje e theksuar e
mendjemadhësisë.
Shkrimtari francez Labryjer (La Bruyère – 1645-
1696), një mjeshtër ky i publicistikës aforistike, thotë:
“Mendjemadhësia është i vetmi shkak që na bën ta
mbajmë hundën aq përpjetë para atyre që janë poshtë
6
nesh dhe të zvarritemi aq paturpësisht para atyre që janë
sipër nesh”.
Ajo mund të mos e kishte botuar absolutisht artikullin
tim dhe unë nuk do të kisha kurrfarë qejfmbetjeje me të,
ashtu siç nuk pata fare me pronarin e asaj gazetës tjetër.
Por ishte filozofia e servilizmit të saj, ishte filozofia e
nënshtrimit të saj para agait Kadare që e detyroi të mbante
atë qëndrim masakrues ndaj artikullit tim, të cilin e botuan
16 portale, pa prekur as edhe një presje të vetme.
I shkrova një letër zonjës Alda Bardhyli, ku e pyesja
se pse ma kishte masakruar artikullin, pse më kishte fyer?
Ajo nuk më ktheu përgjigje.
Kjo është punë etike
intelektuale, nëse çdo intelektual e ka një etikë të tillë, dhe
secili e di vetë se në ç’masë, kur dhe në raport me kë e
reflekton.
Në varësi të respektimit të etikës intelektuale,
mund të gjykohet për këdo nëse dallohet për korrektesë
intelektuale apo për mjerim intelektual.
Me këtë rast, e quajta të arsyeshme të ndalem pak në
“artin” e servilizmit të idhujtarëve të Kadaresë.
Servilizmi i regjur ndaj Kadaresë i të katër servilëve
në emisionin “Real Story, përballë Fatos Lubonjës, Ilir
Demalisë dhe i të tjerëve jashtë asaj studioje, më kujton
një roman të shkrimtares dhe filozofes amerikane Ain
Rend (Ayn Rand – 1905-1982), të botuar në vitin 1957.
Romani titullohet “Atlanti mblodhi supet” (Atlas
Shrugged), dhe është vlerësuar si vepra më kryesore në
karrierën e saj letrare.
Aty ajo shkruan:
7
“Forma më e ulët e vetëposhtërimit dhe e
vetëshkatërrimit, është nënshtrimi i arsyes tënde para
arsyes së tjetrit, pranimi i një autoriteti mbi trurin tënd,
pranimi i pohimeve të tij si fakte, pranimi i thënieve të tij
si të vërteta, pranimi i tekave të tij si ndërmjetëse mes
ndërgjegjes dhe ekzistencës tënde”.
Servilizmi i zonjës Alda Bardhyli ndaj Kadaresë të
kujton pikërisht atë servilizmin që Balzaku e fshikullon aq
mrekullisht me fjalët e tij të arta:
“Servilizmi nuk buron anjëherë nga shpirtra të
mëdhenj, ai është risk i shpirtrave të vegjël, që kanë
aftësinë të bëhen edhe më të vegjël, vetëm e vetëm që të
përfshihen në sferën e jetës së një personi të rëndësishëm,
të cilit kanë qejf t’i lëpihen”.
Është me të vërtet e çuditshme se si ka mundësi që
këtyre katër intelektualëve nuk u ka bërë absolutisht
pështypje servilizmi shembullor i Kadaresë ndaj
kryediktatorit?
Ndoshta kjo shpjegohet me arsyen se
servilizmi ndaj Kadaresë është rrënjosur kaq thellë në
vetëdijen e tyre, saqë mund t’u ketë cenuar edhe psikikën
sadopak.
Vallë të mos jenë në dijeni ata për korpusin
poetik që Kadarea i pati kushtuar kryediktatorit, një
korpus ky, të cilin arkitekti, poeti dhe përkthyesi i
talentuar Petraq Kolevica e ka analizuar fare mirë në
përmbledhjen kritike me titull “Autobiografia e Kadaresë
në vargje”, që e pati nxjerrë nga shtypi Shtëpia Botuese
“Marin Barleti”. Tiranë, 2002?
Por servilët e Kadaresë,
të cilët, ashtu si fara e gramit dhe e egjrës që “u zë
8
frymën” kulturave bujqësore, nuk ndenjën të qetë para
botimit të asaj përmbledhjeje.
Kjo për arsye se, sipas
psikologjisë së tyre prej kurrizshtruarish para Kadaresë, u
duhej zënë fryma të vërtetave që Petraq Kolevica
shpaloste për servilizmin e pështirë të Kadaresë ndaj
kryediktatorit.
Asokohe, një intelektual shkodran shkruante:
“Nuk është e rastit që një libër i tillë, u nda vetëm në
disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo
libraritë”.
(Citohet sipas: Blerti Delia. “Kadare ose
shembja e idhujve”. Shkodër, 2004. Faqja e
internetit “Agjencioni Floripress”. 11 qershor 2009).
Këtyre katër servilëve të Kadaresë vallë të mos u
kenë bërë fare përshtypje ca gjëra të tjera fare flagrante
për servilizmin e idhullit të tyre ndaj kryediktatorit?
Në vijim po rendit disa prej tyre sa për kujtesë.
Së pari, Petraq Kolevica shkruan:
“Kështu, në librin “Kohë barbare”, f. 17,
bashkëbiseduesi Denis Fernandez-Recetala, që duket
sikur kërkon ta ngacmojë pak Kadarenë, thotë: “Disa
shkrimtarë e kanë mbështetur regjimin…” dhe Kadarea
përgjigjet: “Nuk e mohoj.
Ata kanë përhapur slloganet e
Partisë. Ata u sollën, pa diskutim, si qen roje të regjimit.
Por askush nuk i detyroi ta bënin këtë” (Citohet sipas:
Petraq Kolevica.
“Autobiografia e Ismail Kadaresë në
vargje”. Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë 2002, f.
59).
9
Me fjalët e pakontrolluara që lëshonte përmes kësaj
deklarate, Kadarea i fyente rëndë dhe pa të drejtë kolegët
e vet shkrimtarë, duke anashkaluar servilizmin e vet
shembullor ndaj kryediktatorit.
Aq më tepër kur ai, siç del
nga libri i Petraq Kolevicës, ka qenë vetë “qen roje” i
regjimit komunist.
Së dyti, në poezinë “Në mesditë Byroja politike u
mblodh”, a nuk del vallë në pah servilizmi i Kadaresë,
një servilëm ky i përmasave skandaloze ndaj
kryediktatorit, çka bëri që edhe vetë kryediktatorit t’i
vinte pështirë?
Së treti, duke folur për suksesin e romanit “Gjenerali
i ushtrisë së vdekur”, të botuar fillimisht në Francë në
vitin 1970, Kadarea ka pasë deklaruar:
“… pavarësisht se regjimi ishte i çmendur, unë po
krijoja letërsi normale.
Pavarësisht se Shqipëria ishte
burg, kjo letërsi që dilte prej saj ishte e lirë. Ndryshe ajo
s’kishte përse të pritej me aq dashamirësi në Perëndim”
(Citohet sipas: “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën
dikur, të gabuara”. Faqja e internetit e gazetës “Shqip”.
27 dhjetor 2015).
A ia kanë shtruar ndonjëherë vetes pyetjen servilët e
Kadaresë, nëse me këtë deklaratë ai po thoshte një të
vërtetë apo një gënjeshtër?
Pra, sipas Kadaresë, në Shqipëri letërsia u krijuakej
lirisht dhe lirisht dilkej edhe nga Shqipëria! Po pjesë e
letërsisë ishin edhe pamfletet politike që i drejtoheshin
kryediktatorit, por autorët e tyre e patën paguar shumë
10
shtrenjtë.
Kështu, nacionalisti i shquar Edip Tërshana, i
dënuar me vdekje, më 22 nëntor 1947, i pati dëguar
kryediktatorit pamfletin e shquar politik, ku i çirrte
maskën për tradhtinë e rëndë që po kryente me
shndërrimin e Shqipërisë në koloni të Jugosllavisë.
Kasem Trebeshina, në vitin 1953, i pati dërguar
kryediktatorit pamfletin e guximshëm politik për prapësitë
që po bënte në Shqipëri, por e pagoi me një burgim shumë
të gjatë.
Poeti i talentuar ushtarak Trifon Xhagjika, autor i
poezisë emblematike “E pashë atdheun lakuriq”, kishte
bërë letërsi të lirë, por u pushkatua në fund të dhjetorit të
vitit 1963.
Në sallën e gjyqit komunist të kryediktatorit, ai
pati shpërthyer i rebeluar: “Po të më jepni një top, do të
qëlloja mbi regjimin tuaj!”
Atë Pjetër Mëshkalla, më 05 prill 1967,
bashkëpunëtorit të ngushtë të kryediktatorit, Mehmet
Shehut, i pati dërguar pamfletin politik fshikullues kundër
diktaturës komuniste, por e pagoi me një burgim
shumëvjeçar.
Më 17 korrik të vitit 1977, regjimi kriminal i
kryediktatorit pushkatoi dy poetët e talentuar nga
Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, sepse në
poezitë e veta ata kishin bërë letërsi të lirë, i kishin lejuar
vetes të ishin të dëshpëruar, çka ndalohej rreptësisht në
kushtet e diktaturës komuniste.
Më 17 gusht 1988, pasardhësit besnikë të
kryediktatorit, po aq kriminelë sa edhe ai, poetin e
11
talentuar Havzi Nela, i cili kishte bërë letërsi të lirë, e
varën në litar në mes të qytetit të Kukësit.
Është me të vërtetë për të lënë mendjen.
Kadarea kaq
të paditur i vlerësonte shqiptarët, saqë ata të mos ishin në
gjendje ta kuptonin se ajo letërsia e lirë që ai krijonte dhe
botohej në Perëndim, kalonte fillimisht nëpër filtrën e
kryediktatorit? A mund të ishte përkthyer dhe botuar në
Perëndim romani “Dimri i Madh”, sikur diktatori të mos
kishte thënë se ajo vepër ishte e mirë?
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti anglez Xhorxh
Oruelli (George Orwell – 1903-1950), në veprën e vet me
titull “1984” (Nineteen Eighty-Four), të botuar në vitin
1949, një roman ky antiutopi (pasqyrim i një rendi
shoqëror ose i një bashkësie, që i përfytyrohet shkrimtarit
ose kritikut si diçka e padëshirueshme, neveritëse ose
frikësuese), shkruan:
“Çdo shkrimtar që radhitet nën flamujt partiakë, herët
ose vonë do të gjendet para alternativës: ose të pranojë
nënshtrimin, ose të pranojë heshtjen”.
Jam i bindur që askush nuk ka pasë dëshiruar që
Kadarea t’i kundërvihej diktatorit, se do të pësonte fatin e
të gjithë atyre që u përmendën më lart.
Heshtja atij nuk i
pëlqente. Prandaj ai zgjodhi alternativën e nënshtrimit.
Megjithatë, ai nuk duhej t’i kishte lejuar vetes të ngjitej
deri në nivele aq të larta servilizmi ndaj kryediktatorit.
Unë nuk jam marrë kurrë me analizën e veprave të
Kadaresë, se ajo është zeje e specialistëve të kritikës
letrare.
Por të deklarosh që, nga Shqipëria, në kohën e
12
diktaturës, dilte një letërsi që na qenkej e lirë, tingëllon
më shumë se marrëzi. Romani “Gjenerali i ushtrisë së
vdekur” vërtet pati sukses në Perëndim.
Por arsyet e
vërteta të atij suksesi i ka trajtuar mjaft gjerësisht dhe me
shumë profesionalizëm analisti i njohur Kastriot Myftaraj
në esenë me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,
apologji e paradigmës izolacioniste antiperëndimore të
Enver Hoxhës. Gjyqi intelektual i Kadaresë”.
Faqja e
internetit “Shkupi Press”. 23 nëntor 2012.
Këtu unë po përmend vetëm një hollësi “të vogël”
nga analiza bukur e argumentuar e zotërisë Kastriot
Myftaraj për romanin e Kadaresë.
Në një dialog të gjeneralit me priftin, ku si ide
kryesore del në pah zhdukja e shqiptarëve, gjenerali i
thotë priftit:
“- Domethënë me armë ose pa armë ky popull është i
destinuar të zhduket”.
Kjo ideja e zhdukjes së shqiptarëve, Perëndimit
evropian i ka pasë ardhur shumë në osh që asokohe, kur,
për shkak të pazotësisë së vetë shqiptarëve të përçarë
kashtë e koqe, ai mori vendimin për copëtimin e trojeve
tona etnike në vitin 1878, e vazhdoi copëtimin në vitin
1913, deri në zhdukjen nga harta e Evropës me vendimin
e Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915.
Kjo ide i
pati ardhur shumë në osh serbosllavizmit, i cili romanin e
Kadaresë e përktheu dhe e botoi në vitin 1963, sepse ideja
e dialogut të priftit me gjeneralin për zhdukjen e
shqiptarëve, vinte në harmoni të plotë me idenë themelore
13
të shkrimtarit shovinist serb Ivo Andriç, të parashtruar në
Elaboratin e tij famëkeq të vitit 1939, në të cilin shpalosej
doktrina shtetërore serbe për zhdukjen e popullit shqiptar.
Po ashtu, politika franceze e vlerësoi përmbajtjen e
romanit të Kadaresë si një dhuratë të zbritur nga qielli.
Sepse, me sa më kujtohet, në vitet ’60, kinematografia
italiane kishte nxjerrë në ekran filmin me titull “Beteja e
Algjerit”, në të cilin pasqyroheshin krimet e
kolonizatorëve francezë në Algjeri, çka bëri që populli të
ngrihej më këmbë dhe të rrëmbente armët që sollën
pavarësinë. Sigurisht që francezët e patën ndier veten të
lënduar nga ai film.
Prandaj botimi i romanit të Kadaresë
ishte si një hakmarrje ndaj italianëve.
Servilët e Kadaresë, në heshtjen e tyre, si ata të katër
që përmenda më lart dhe plot të tjetër, le të çlirohen për
një çast nga gravitacioni i fuqishëm i servilizmit të tyre
dhe t’i shtrojnë vetes ca pyetje si më poshtë:
A është penduar Kadarea për servilizmin e tij
proverbial ndaj kryediktatorit, të mishëruar në korpusin
poetik që i pati kushtuar, i cili përfaqëson pasaportën e tij
politike në marrëdhëniet me diktaturën?
A është penduar Kadarea për sulmet e egra që pati
ndërmarrë kundër Gjergj Fishtës, simbolit të kulturës sonë
kombëtare dhe të dinjitetit tonë kombëtar, sulme që qenë
sinkronizuar plotësisht me sulmet e kryediktatorit, si argat
i regjur i serbosllavizmit?
Në një intervistë për gazetën
“Korrieri” të datës 06 janar 2002, Kadarea sikur gjoja
qenkej penduar për sulmet kundër Gjergj Fishtës, të cilat i
14
pati ndërmarrë me egërsinë më të madhe në faqet e
tribunës së mashtrimit “Zëri i Popullit” të datës 13 janar
1974, por që, çuditërisht, i pati përsëritur po me të njëjtën
egërsi edhe në librin e vet me titull “Ardhja e Migjenit në
letërsi”, të botuar në vitin 1991, gjashtë vjet tashmë pas
largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme, çka e
rëndon edhe shumë më tepër fajin e tij në qëndrimin ndaj
Fishtës.
Në heshtje, a nuk duhej të reflektonte Kadarea
për vendimin mizor të kryediktatorit për zhvarrimin e
eshtrave të Gjergj Fishtës dhe flakjen e tyre në lumë, një
akt ky i përbindshëm i tij, i paparë në historinë e një vendi
evropian, dhe t’u vinte fre sulmeve të egra kundër atij
poeti dhe nacionalisti të shquar?
Të gjithë trashëgimtarët e
të persekutuarve politikë, që u masakruan egërsisht me
armën e urisë dhe të punëve të rënda nëpër burgje dhe
kampe përqendrimi, ku patën mbetur eshtrat e njerëzve të
tyre më të dashur, pas zëvendësimit të sistemit komunist,
nuk menduan kurrën e kurrës që, në shenjë hakmarrjeje,
të turreshin drejt varrezave të Sharrës për zhvarrosjen e
eshtrave të kryediktatorit dhe flakjen e tyre në lumë.
Dhe
vepruan shumë mirë se, me prejardhjen e tyre nga dyer
fisnike, dëshmuan më së miri se ç’edukatë të shkëlqyer
kishin trashëguar, duke qenë të bindur plotësisht se edhe
krimineli duhet ta ketë një çikë vend për prehjen e
eshtrave të veta.
Servilëve të Kadaresë u rekomandoj të lexojnë me
vëmendje esenë e intelektualit Indrit Bardhi, me titull
“Kadarea i ka borxh Gjeniut të letrave At Gjergj Fishtës
15
një pendesë të besueshme”.
Faqja e internetit
“Proletari.com”. 25 shtator 2015.
A është penduar Kadarea për qëndrimin fyes, deri në
përbuzje, ndaj të persekutuarve politikë dhe,
përgjithësisht, ndaj klasës së përmbysur?
Qëndrimi i
Kadaresë ndaj tyre ka qenë në harmoni të plotë me
qëndrimin e kryediktatorit në kuadrin e fushatave të luftës
së klasave.
Ky qëndrim del më së miri në pah në korpusin
e tij poetik në shërbim të kryediktatorit, sidomos te poezia
“Në mesditë Byroja politike u mblodh” (Mos lëvizën
klasat e përmbysura,..
Klasën që u përmbys nën këmbë e
mbaj) dhe te poezia “Terrori i bardhë” (“Njerëzit,
pavarësisht nga klasat, buzëqeshin, /
Dhe duke
buzëqeshur, unë shpesh ju kam parë. /
Por veç kur kam
shkruar diçka që veçanërisht ju ka prekur, / Mes smaltit të
dhëmbëve tuaj ka ndritur terrori i bardhë”.
Vepra letrare,
Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, Vëll. 1, f.
331).
A është penduar Kadarea për esenë politike “Një botë
në rënie”, të cilën e pati botuar në vitin 1971 në “Zërin e
Popullit” pas kthimit nga Nju Jorku, ku pati marrë pjesë si
anëtar i një delgacioni rinie në kongresin e rinisë
botërore?
Në atë ese të turpshme, të përfshirë në serinë e
botimeve “Vepra Letrare” të Shtëpisë Botuese “Naim
Frashëri”, vëll. 12, f. 271-294, Kadarea i mashtron
lexuesit me disa gënjeshtra me bisht, si këto në vijim:
“Rinia amerikane është në kërkim të
vazhdueshëm.
Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e
16
letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj…
Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe
Guevarës.
Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë
është Lenini”.
Kjo ese ishte një tjetër pasaportë politike, me të cilën
kryediktatori e kishte pajisur Kadarenë në luftë kundër
imperializmit amerikan.
A është penduar Kadarea për vrasjen e dashurisë së
pastër të atij djaloshit të talentuar të Liceut Artistik, i cili
ishte në lulen e rinisë kur dashuroi të bijën e tij?
Qëndrimi
i egër i Kadaresë kundër atij djaloshi a nuk ishte mishërim
dhe konkretizim mjaft domethënës i bashkëpunimit të tij
të ngushtë me dikaturën e kryediktatorit, çka bëri që ai të
ngrinte shtetin më këmbë për ndëshkimin e tij?
Dhe shteti
e ndëshkoi rëndë: e internoi familjen e tij, kurse djaloshin
e pati shtruar edhe në spital, për t’i injektuar ilaçe, me
qëllim që të mbetej invalid.
Dhe sot, në moshë madhore,
për fajin e rëndë të Kadaresë, ai dergjet invalid në Nju
Jork.
A është penduar Kadarea për letrën plot indinjatë dhe
protestë që i pati dërguar gazetës franceze “Le Monde”
më 26 prill 1985, sepse gazeta kishte botuar shkrime
kundër kryediktatorit me rastin e largimit të tij për në
botën e përtejme?
Vallë a nuk ishte i vetëdijshëm Kadarea
që populli shqiptar, për shkak të politikës tmerrësisht
varfëruese që kishte ndjekur kryediktatori, kishte arritur
në zgrip të degjenerimit gjenetik për shkak të mungesës së
ushqimit?
A nuk e kuptonte vallë Kadarea se kishte
17
ardhur koha ta kthente pllakën pas largimit të
kryediktatorit për në botën e përtejme dhe të hiqte dorë
nga servilizmi ndaj fantazmës së tij?
Apo servilizmi i
duhej për të pasur edhe mbështetjen e fuqishme të
Nexhmijes, si bashkëpunëtore e ngushtë në krimet e
kryediktatorit?
A është penduar Kadarea për botimin e esesë me
titull “Një pasdite me shokun Enver Hoxha”, në të cilën
shkruan:
“Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh,
kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë.
Ato
janë pjesë e veprës së tij monumentale…” (Citohet sipas
faqes së internetit “Radio Kosova e Lirë”. 17 shtator
2012).
Pra, Kadarea, ende nuk hiqte dorë nga servilizmi
“veteran” ndaj kryediktatorit, duke e vlerësuar si
“monumentale” veprën e tij, e cila dihej që do të
përfundonte në koshin e mbeturinave, siç edhe përfundoi
faktikisht.
Sigurisht që servilët e Kadaresë nuk kanë gojë t’u
përgjigjen pyetjeve të radhitura më lart, se u mungon
guximi intelektual.
Le të rrinë të qetë se idhulli i tyre u
është përgjigjur vetë atyre pyetjeve.
Ai nuk është penduar
për asgjë në jetë. Këtë e ka pohuar me gojën e tij. Zonja
Mimoza Bejleri, në vitin 2014, pati botuar në Gjermani
librin me titull “Kadare ndryshe”.
Në atë libër ajo ka
përfshirë edhe një intervistë që i ka marrë Kadaresë në
18
Paris, në të cilën, mes pyetjeve të shumta, i pati drejtuar
edhe pyetjen në vijim:
Ju jeni penduar për diçka në jetë?
Kadarea i përgjigjet:
“…tek mua s’ka vend fjala pendim për asgjë”
(Citohet sipas: “Kadare për dashurinë, femrat, pasionin
dhe pendesën.
Sipas një bisede të lirë me shkrimtarin
Ismail Kadare në Paris.
Faqja e internetit “Epoka e Re”.
10 tetor 2014).
Pra, Kadarea nuk është penduar për asgjë gjatë
ushtrimit të zejes së servilizmit të tij në periudhën e
diktaturës komuniste, prandaj karrierën e dashur të
servilizmit e ka vazhduar edhe pas zëvendësimit të sitemit
komunist.
Letra e tij e hapur, drejtuar Lulzim Bashës më
21 maj 2011 për të hequr dorë nga kandidimi për kryetar
bashkie në Tiranë, në mënyrë që Rama të zgjidhej për të
katërtën herë në atë post, ishte dëshmia më qartë e
servilizmit të tij ndaj Ramës.
Së fundi, servilëve të Kadaresë dëshiroj t’iu përmend
edhe Çmimin Nobel në letërsi, për të cilin ai, nëse nuk
gaboj, ka dyzet vjet rresht që po nominohet për marrjen e
tij.
Por, për habinë e të gjithëve, juria e atij Çmimi
vazhdon me kokëfortësinë e vet të mos ia japë ende.
Nuk
e besoj se do të ketë shqiptar që të jetë kundër vlerësimit
të Kadaresë me atë Çmim.
Për mbarë kombin shqiptar do
të ishte një nderim i madh një vlerësimi i tillë. Kadarea,
me të drejtë, ka deklaruar se veprat e tij janë përkthyer që
nga Nju Jorku deri në Tokio. Ai është vlerësuar me
19
Çmime të shumta, që nga Lindja e Largme deri në
Amerikë.
Atëherë, cila na qenka arsyeja që juria nuk ia ka
akorduar Çmimin Nobel?
Shkrimtari brazilian Fernando Dourado Filho, thotë
se emri më i favorizuar edhe në Francë, ka qenë ai i
Kadaresë.
Ai shkruan:
“Duke biseduar këtë të mërkurë në Paris me katër
librarë të klasit të parë, përkatësisht të librarive
“Compagnie”, “L’ecume des pages”, “Pollonaise”,
“Gibert Jeune” dhe një nga menaxherët më evaziv të
shtëpisë botuese “Harmattan” në rrugën “Rue des
Écoles”, nga të gjithë dëgjova emrin e Ismail Kadaresë, si
favoritin e madh për Çmimin Nobel të Letërsisë” (Citohet
sipas: “Shkrimtari brazilian: Emri më i favorizuar në
Francë për Çmimin ‘Nobel’ ka qenë ai i Kadaresë”.
Faqja e internetit “kultplus”. 09 tetor 2020).
Por këtu lind një pyetje:
A do ta kishte ndërgjegjen të qetë Kadarea, duke qenë
i rreshtuar në listën e nobelistëve, përkrah dy
shkrimtarëve shovinistë, armiq të betuar të kombit
shqiptar, përkrah Ivo Andriçit, hartuesit të doktrinës
shoviniste serbe për zhdukjen e popullit shqiptar, dhe
austriakut Peter Handke, himnizuesit të serbosllavizmit, të
atij shkrimtari shovinist, i cili kryekriminelin Milosheviç
e ngrinte në qiell si perëndi?
Në këndvështrimin tim, në raport me kombin
shqiptar, Çmimi Nobel për këta dy shkrimtarë është
Çmimi Nobel i Turpit.
Çmimin Nobel, në vitin 1918,
20
juria mendonte t’ia akordonte edhe Leninit, strategut të
luftës civile të viteve 1918-1920, e cila i kushtoi popullit
rus një mal me viktima.
Unë e vlerësoj si Çmimi Nobel i
Turpit, sepse më sjell në kujtesë medaljen më të lartë
franceze – Urdhrin e Legjionit të Nderit.
Në Francë, për
këtë medalje ka pasur vlerësime, si Urdhri i Legjionit të
Turpit.
Me shumë të drejtë. Dhe ja se pse:
Presidenti Fransua Miteran (François Mitterand –
1916-1996), në vitin 1987, me Urdhrin e Legjionit të
Nderit pati dekoruar diktatorin panamez Manuel Noriega,
i cili dihet se si përfundoi.
Presidenti Zhak Shirak (Jacques Chirac – 1932-
2019), në vitin 2001, me Urdhrin e Legjionit të Nderit pati
dekoruar Bashar Al Asadin, i cili në vitet në vijim u bë
një diktator i egër i popullit sirian.
Presidenti Zhak Shirak ishte ai, i cili, më 22 shtator
2006, pati dekoruar me këtë Urdhër presidentin rus
Vladimir Putin.
Organizata e mbrojtjes së të drejtave të
njeriut “Reporterët pa kufi” pati reaguar në mënyrë të
menjëhershme. Dekorimin e Putinit nga ana e Shirakut,
ajo e pati vlerësuar “befasues”. Në reagimin e saj thuhej:
“Kjo është fyerje në adresë të të gjithë atyre, të cilët
në Rusi luftojnë për lirinë e shtypit dhe për demokraci”.
Ajo organizatë pati shprehur përsëri revoltën e vet
edhe për një arsye tragjike: dy javë pas dekorimit të
Putinit, më 07 tetor, në Moskë, u vra gazetarja e njohur
Ana Politkovskaja, e lindur në vitin 1958, kundërshtare e
papajtueshme e agait të Kremlinit.
21
Presidenti Fransua Oland (François Hollande –
1954), në vitin 2016, me Urdhrin e Legjionit të Nderit pati
dekoruar princin trashëgimtar të Arabisë Saudite.
Asokohe, revista e përjavshme franceze “Paris Match” e
muajit mars 2016, reagoi ashpër, duke e etiketuar Urdhrin
në fjalë “Urdhri i Legjionit të Turpit”...