Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami
Një historian dhe filozof gjerman u pati thënë
serbianëve se: “ju nuk dini të bëni shtet”. Këtë mendim tri dekada më vonë
Jovan Ristiçi në Berlinë në mbledhjen e 28 të komisonit profesional u pati
thënë të gjithëve se: “Aranutët nuk dijnë të bëjnë ushtri të përherëshme, janë
trima, por nuk dijnë të bëjnë shtet”. Në lidhje me këtë shqiptarët gjatë
shekullit XIX provuan pesë herë të ta bëjnë Shqipërinë Etnike, por Fuqitë
Evropiane dhe fqinjët e leuftaun shqiptarinë me mejete ndër më të ultat në histori.
Por, shqiptarët gjatë shekullit XX bredhën e bredhën, e në fund dijtën t` i
bëjnë dy shtete: një më 28 XI 1912 dhe një më 9 qershor 1999, kur Serbia e
nënshkroi KAPITULLIMIN para armës së NATO-s dhe UÇK-ës. Madje, pas kësaj kohe
shqiptarët e filluan luftën edhe në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoni, për
t` iu bashkuar trungut kombëtar. Duke e vrejtur këtë aftësi shqiptare, sidomos
farncezët dhe rusët, do të krijojnë një “tampon zonë në veri të Kosovës”, duke
provuar që nga aty të fillojë çdo aksion i Serbisë dhe Rusisë për
DESTABILIZIMIN e Republikës Kosovës. Në këtë drejtim, me mësime të
Gjenralshtabit rus, A. Vuçiq është ideuar që ta pres Kryeministrin Albin KURTI
që ta bëjë ndonjë gabim në hapa, sepse nga filozofia e opozitarit shumë të mirë
dhe racional, ka arritur të bërët pozitar (pushtetar) i shkelqyeshëm.
Në lidhje me një analizë për 10 pikëshin e
Palnit Francezo-Gjerman, për zgjidhjen e çështjes së armiqësisë në mes Kosovës
përgjakur dhe Serbisë gjakësore, në Beograd po shtrohet pyetja: ‘Si është e
mundur të na vejn diçka e tillë gati ultimative bile nga Franca”. Madje, një
kalimtar më 24 janar 2023 e bëri në Beograd këtë pyetje: “Se Franca na e bënë
këtë nuk kam besuar. Për Gjermaninë është e ditur, gjithëmonë ka qenë
proshqiptare!”!
Tani
pushtetit nazifashist në Beograd i ka mbetë vetëm një rrugë me dy kahje: ose ta
pranojë politikën evropiane, dhe ta pranojë Republikën e Kosovës, ose të mbetet
në knetën e V. Putinit, të cilit iu kanë përgjakur duart që sikurse A Vuçiqi i
ka dy rrugë: Luftën nuk guxon ta humbë, luftën nuk mundet ta fitojë. Iu mbetet
të dyve (Putinit dhe Vuçiqit) të bëjnë vetëvrasje si Hitleri më 1945. Lidhur me
këtë, nëse tanket gjermane hyjnë në operacione në Ukrainë, situata do të
konsideohet edhe më e rëndë për Moskën, sa që i propozohet ta zgjedhë baltën në
tokën e Ukrainës. Ky realitet e dobson fjalomaninën serbiane deri në rrezik
potencial të luftës qytetare në stilin: “pro dhe kundër kryetarit”.
Serbia në këtë dekadë të shekullit XXI po
krekoset se është e fuqishme. Këtë fuqi
të saj të gjithë e dijnë, se nuk kishte fuqi ta shkatrrojë UÇK-ën, prnadaj e
sulmonte popullin shqiptar nepër shtëpian. Për këtë Serbia i krijoi 600 varreza
masive me shqiptarë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Madje, si thuhet
figurativisht, provoi ta mbjell Kosovën me varre; madje barti kufoma deri në Batajnicë
të Beogradit, për të humbr gjurmë. Po edhe kufomat e Raçakut planifikoi t` i
bartë dhe t`i maskojë diku në Serbi. Mu për këtë qëllim duhet të dihet se ato
kufoma i grumbulloi në një vened. Argumnetet tregojnë se një plan i tillë u
mbeti në fyt, sepse tërë procesin e asanacionit e bllokoi Villiam Vokeri.
Argumenti i dytë, që Serbia të detyrohet ta pranojë Planin franko gjerman është
se në Serbi këto dy shtete (Gjermania dhe Franca) kanë investuar miliarda, për
çka nga ato investime janë të varuru nja 200 000 puntorë, që do të thot po
aq familje. E vërteta, Plani Franko-Gjerman është pasojë se pushtetet në Berlin
dhe Paris nuk duan që investimet e tyre të janë gjithëmonë të pasigurta. Ndërsa,
SHBA-t akeatëve të saj u erdhi në ndihmë, prandaj po shihet se Washingtoni: “duhet
të insistojë vetëm në një pikë, që Serbia ta pranojë Kosovën shtet sovran”. Kjo
për faktin se SHBA-t prap kanë kapacitete ta detyrojë Këshillin e Evropës, për
ta pranuar Republikën e Kosovës në Këshill, fakt ky që pastaj çdo gjë do të
frymojë ndryshe në tërë Ballkanin. Dhe ky realitet mund të ndodhë sepse Rusia
është e përjashtuar medje edhe nga ndikimi.
Tani kur dihen 10 pikat e planit Franko-Gjerman,
për opinionin shqiptar çështja avansohet në nivel të relaksimit psikologjik,
edhe pse nga përfaqsuesit e Republikës Kosovës nuk nxirret asnjë “informatë” që
ka të bëjë me “pazarin e shekullit”. Po e them me “pazarin…” sepse dy shekuj
kanë kaluar dhe është bërë tregti me trojet shqiptare, thue se këtë truall
Arbëror e kanë siellë ardahcakët në deve nga Sahara, ose arushat nga Sibiri.
Kaq ka qenë çështja shqiptare çesharake në Berlin më 1878, në Londër më 1913,
në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946, po edhe në Rambuje më 1999. E në lidhje
me të kaluarën, është krijuar një rrietë që nuk lërë mjet pa përdorë për të
krijuar “realitet” falso se në dekadëne fundit të shekullit XX në Kosovë kishte
unitet në mes shqiptarëve, me “meritë” të një partie, pardon të një individi, i
cili sa vjen e po avansohen në kult. Po çfar “uniteti biblik” kur në qershor
1998 gati pati ardhur deri te lufta qyeyatre në mes shqiptarëve, sepse disa
ishin për luftë të drejtë, dhe një shumicë e “havadyzeve” apsolute ishte për ta
fituar shtetin me “duar në gjepa”. Jo vetëm kaq, në shtaor 1998 pati edhe
delegacion “shtetëror” që shkoi në Drenicë dhe urdhëroi: “çarmatosuni, shkoni
nepër shtëpia se pavarësia është nga stacioni i dardhës Ahmatit”. Medje, më 19
nëntor 1998 kreu i atij urdhëri krijoi edhe Komision hetimor për krimet serbe
dhe shqiptare, thue se të dy palët ishin njësoj përgjegjëse për tragjedinë
shqiptare. Të paktën bota Perendimore nuk mendonte kështu, por UÇK në anën tjetër i kishte të gjitha
varianatat në tavolinë, prandaj lufta ishte për ta vazhduar, e pashmangëshme.
Asaj lufte të drejtë fatmirësisht iu bashkua NATO, i cili institucion do të
shënojë Epokën e NEOLUFTËS. Këtu jemi ka edhe shumë çka për t` u thënë.
Tash, kur ndienja kombëtare shqiptare është
piekur dhe burrëruar, Fuqitë e Evropës kanë filluar ta kuptojnë se Serbia ma
nuk ka fuqi as ushtrake, e as ekonomike ta DEPORTOJË një popull të tërë në
Turqi, ose ta shfarosë si verpoi më 1877 me 714 katunde të Sanxhakut Nishit.
Shqiptarët duhet të dihet se me Turqinë nuk kanë asnjë lidhje gjaku, adeti,
zakoni po edhe kulture. Madje, kur dihet se kemi qenë në luftë të papushuar me
të gjithë okupatorët, pa dallim, gjërat dihen se “unitet biblik nuk ka pasë
kurrë”.
Po, jam friguar se Plani Franko-Gjerman do t` i
përngjan atyre drafteve që i sillte Krist Hilli më 1998 në Prishtinë, dhe ato
pranoheshin në plotëni në dy-tri adresa shqiptare, deri sa vinin në Zyrën
Politike të UÇK te Adem Demaçi, për t` u refuazuar në plotëni, sepse nuk
pranohej “autonomia dhe nuk shkelej gjaku që kishte rriedhë lum”. E populli le
ta dinë fare mirë, se kemi qenë për luftë përnjëmend dhe jo “informatorë të
sojit kaçakë në stilin: “ e pash
masakrën, dhe e vërteta është si them unë”. Por, tash në krye të shtetit
Repubulikës Kosovës, janë personalitete me dituri solide. Rrethnat dhe
qëndrimet kanë ndryshuar. Për fat nuk flitet më për luftë, edhe pse të gjithë
frigohen prej saj. Por, prej asaj “fantazme” që quhet luftë, si duket më së
pakur kanë mësuar serbianët, ekskluzvisht me fajin e Rusisë dhe …., po edhe të disa shteteve despotike të cilat me
një këmbë janë ende në varret e Luftërave Ballkanike, Botërore dhe lokale, ku
vlera e njeriut ka kushtuar më pak se
një plumb. Ndërsa vlera e shqiptarëve matej me xhyle topi dhe kufoma të
dekompozuara nga egërsirat. Me fjalë tjera, mund të konkludojmë se BE (kuptohet
Evropa) ka ndryshuar dhe me Planin e janarit 2023, është dëshmuar se vërtetë
kërkohet nga shtete në konflikt të transformohen dhe të njihen RECIPROKISHT, si
parim fundamental i bazuar në Kartën e OKB-ës (shiqo pikën 2, 3 dhe 4 të
Planit).
Në
lidhje me këtë në Plan Franko-Gjerman, nuk flitet për ndonjë ndarje të re
administrativo-teritoriale kur është në pyetje brendia e Republika e Kosovës.
Pra, a do të thot kjo se: “nuk ka asociacion të komunave serbiane pa pranim të
ndersiellë”.
SHBA si duket janë
“autorizuar” ta krijojnë asociacionin
Nuk e dijmë se kush çka ka përfqasuar brenda
takimeve shtetërore, por me sa lexohen informatat brenda rreshtave, del sheshit
se SHBA kanë marrë për detyrë pjesën më të rëndë të sherimit të plagës që e
kanë shkaktuar Serbia dhe shtetet evropiane, e ku tani nuk është për fatin e
shqiptarëve Rusia drejtë për drejtë e përfshirë. Ajo plagë, prap po trasplantohet
disi, duke krijuar brenda Kosovës një asociacion për të cilin nuk dihet se:
“mund të mbillet thekër e të bihet elb”. Kjo do të thot se serbët nuk do të
largohen lehtë nga pozicioni që kanë bërë gjenocid. Prandaj, sigurisht se
brenda iu thuhet, por opinioni shqiptar këtë e ka vetëm si teori të
parafrazimit filozofik dhe politiko pragmatik të sajuar në shuplakën dhe
grushtin që kërcnon. E nëse pala amerikane insiton të krijojë në Kosovë diçka “ala
Dejton politikë”, mardhënjet SHBA-Kosovë do të freskohen apo thënë më egër do
të acarohen. Madje palni amerikan për asociacionin nëse është i bërë mbi baza
të Kushtetutës Kosovës, vetëm mund t` ua urojmë punën. Por, nëse është plan me
bisht “Ahtisari plus”, shqiptarët më nuk kanë ku të shkojnë, sepse qe 23 vjetë
ua paguajnë serbëve: rrymën, ujin, burllogun, taksen e përgjthëshme. Ky acarim
do të jetë faj ekskluziv Amerikan, sepse ata nuk e kuptojnë palgën nga madhësia
që kanë, e ne nuk mund ta durojmë nga
vogëlsia që jeni. Por e profillaksojnë realitetin një herë, nga pozicioni i
tyre, po nesër do na mbetët në fyt vetëm neve.
Në këtë pozicion, bota e qytetëruar do të
kuptojë shumë shpejtë se Plani Franko Gjerman ka dështuar nëse Beogradi do
provojë të blej kohë për “devre tjera”. Shqiptarëve nuk mund t` u thuhet se
janë saboterë më, për faktin se nuk lejohet Republikë Serbe brenda Republikës
Kosovës, sepse është e drejtë kushtetuese. Pra, ta themi troq. Asiciacion në
bazë të Kushtetutës Kosovës, sikurse Asociacioni i komunave shqiptare që
funksion Po. Por, asociacion me të drejta ekzekutive Ahtisari plus, brenda Kosova- Jo!
Nëse ndodhë kështu që të insistohet për
asicioacion jokushtetues, atëherë lufta do të jetë e gjatë dhe shumë e
mundimshme. Por shtrohet pyetja, a do të propogandohet se Kosova është shtet i
sigurtë, kur investimet në Serbi nga BE dhe SHBA janë ëndrra që t` i ketë të
tilla investime edhe Kosova. Nga ky realitet, pala kosovare propozoi që të
punojë në ekipë, dhe me shumë kujdes, që miqët mos t` i befasojmë me
bajraktarizëm, sepse brenda BE-s ka përçarje, se aty nuk është Anglia dhe Amerika,
se aty janë pesë shtete që nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Por në anën
tjetër, në anën e Serbisë është Rusia e cila është në luftë, e cila ka gjasa se
do të jetë shumë e gjatë, nëse Putin dhe gjeneralët e tij, nuk vendosin të
bëjnë vetëvrasje, ose të largohën nga pushteti dhe nga Ukraina. Kështu e
vizatuar Ukraina do të kërkojë antarësim në NATO, sepse Putini nuk është
Stalin, kurse Serbia nuk do të ketë rrugë për BE, sepse Vuqiqi nuk është Tito
për t` i “driblluar” të dy blloqet në favor të palës tretë, duke shkaktuar
luftëra lokale, e duke u shitë aramtim, herë në interes të njerës e herë të
palës tjetër. Po të kuptohemi, se as
pala shqiptare nuk duhet ta kopjojë izolimin politik, sepse SHBA dhe BE janë
aorta e shpëtimit kombit shqiptar, më në fund.
Çka ndodhë nëse
Serbia e sulmon Kosovën
Nuk e di a mendojnë ata të pushtetit dhe të
institucioneve shkencore në Serbi, se në rast të një lufte të re, nuk do të
ketë ma serb në Kosovë. Madje jam i sigurt se ma nuk do të ketë manastire
serbiane të ndertuara në themelet e kishave shqiptare në Kosovë. Por mendoi mbi
të gjitha se shqiptarët nuk duhet të veprojnë ndaj serbëve sikurse kanë vepruar
ata ndaj neve për dy shekuj. Ta themi një fjalë filozofike popullore: kur
fillon lufta, logjika pushon pas dere, madje me fshisë në dorë!.
Çka imponon
Amerika dhe çka propozon BE
Amerika në Kosovë mednoi se më në fund do të
imponojë paqe, kurse BE në Kosovë imponon zhvillim të demokracisë dhe zhvillim
ekonomik. Mbi të gjitha pra Kosova, duhet të imponojnë të drejta nacionale dhe
garancion për të drejtat e nejriut në përgjithësi, pa dallim kombi, race e
rreligjioni. Mbi të gjitha, shqiptarët duhet të luftojnë më dinitetshëm për
zhvillimin ekonomik të familjeve rome, për arsimimin e tyre dhe sidomos në
sferën shendetësore të ngritet niveli i
përgjithshëm i sigurisë, për të gjithë qytetarët njësoj. Këtë filozofi e
imponon sot Amerika, prandaj shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë. Këtë
amanet e pati lërë edhe Adem Demaçi, të cilin Albin Kurti si nxënës i tij nuk do
e lakon për asnjë fie floku.
Krahasimet që flasin
shqip dhe nuk duhet përkthyer
Ne nuk po kërkojmë tanke “Leopard”, as raketa,
as miliarda, por po kërkojmë që mos na krijoni vetëm pse mundeni “republikë
serbiane brenda Kosovës”, si është krijuar në Bosnje Hercegovinë. Dhe për atë
mundësi, nëse krijohet asociacioni me komptenca ekzekutive, duhet të dihet se
kombi shqiptar do të reagojë me të gjitha mundësitë. Pra e keni shansën me na
“leçitë prap”. Dhe, mos të lajthitemi, se në luftën tonë të drejtë më 1998/99,
nuk na lejoheshin bile t` i blejmë topat klasik, minahedhësit dhe
pushkomitralezët, por edhe pushkët bashkohore. E kur t` i shtohet realiteti këtij
konstatimi se ushtria e krijuar me mund e sakrifica u detyrua të demobilizohet.
Edhe më thellë ka domethënje për Serbinë kur i është thënë se “bombardimet kanë
qenë se “ishin një manovër, më shumë se për mahi”, atëherë kuptphet pse Serbia
nazifashiste ka marrë turr dhe kërcnohet në të gjitha anët. E ka pasë shqiptar
në anën tjetër që më 1998/99 kanë luftuar me armet e babxhyshit nga shekulli
XIX-të. Por, po le të luftohet imperializmi rus sot, që bazohet në ish planin
Gebells –Hitler nga viti 1940 për ndarjen e botës në gjashtë sfera interesi.
Ndërsa plani Millosheviq, Putin dhe Vuçiq që është i reduktuar ka këtë
planifikim gjeostrategjik: 1. Dominim i Rusisë në Azi dhe Ballkan, në mënyrë që
ta kontrollojmë Mesdheun, naftën arabe dhe Afrikën Veriore. Lexoni të dy
palenet (Hitler-Gebells 1940 dhe Millosheviq, Putin-Vuçiq 2001-2023), dhe do të
mësoni sa largë ka shkuar ambicja serbiane, nën hien e Rusisë nazifashiste,
duke imituar Korenë Veriore.
“Pleqnarët” Evro-Amerikan erdhën në Kosovë dhe
në Serbi, për ta siguruar paqën. Por bandat serbiane nuk ka kush t` i frenojë,
sepse pushteti serbian po i nxitë për të blerë edhe pak kohë, nëse e kërkon
gjatësia e luftës në Ukrainë. E Serbisë iu kanë sosë gënjeshtrat: nuk kullotet
më në dy livadhe më. O me Evropën, o me Rusinë dhe varret e saj. Shqiptarët
janë me Evro-Amerikanët, pa asnjë dilemë politike, njerëzore dhe morale.
Shqiptarë, mjaftë me kulte e divergjenca politike, sepse atë që po e thot A.
Vuçiqi serbisht kundër pushtetin në Republikën e Kosovës, po e thonë disa
zezona analistësh po edhe politikanë të “zanatit” shqip. Miqëve duhet besuar me
dituri, armiqëve duhet dëshmuar se u rrezistojmë me unitet.
Prishtinë, më 25 janar 2023