Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami,PHD
Zajednica nuk është asociacion kushtetues i Republikës Kosovës, por është
derivat i Dejtonit për një Republikë
sebe numër 2 në Ballkan. Lidhur me këtë, deri sa Eskobar ta sheh Zajednicën si
zgjidhje e jo asociacionin kushtetues puro serbian brenda Kosovës, duke kërkuar
në të njejtën kohë TRI zajednica jo
njënacionale në Serbi: një në Luginën e Preshevës, një në Sanxhak dhe një në
Vojvodinë, duke ia venë në të njejtën kohë Vuçiqit pagesën e REPARACIONEVE të
luftës, Beogrdai nuk dinë të ndalur dhe nuk e kupton se kohërat e Kongresit
Berlinit, Konferencës së Londrës dhe “Paqës” së Versajit kanë shkuar në arkiva.
Bëri e u ngajllën si ide, ato ideatorin do ta diegin vet, sepse ka gjasa që do të digjen edhe ata që i kanë
ideuar si kryqzatë mesjetare antishqiptare. Po shtrohet pyetja çka do të
propozojë Eskobar neser në Maqedon apo në Greqi, ku shqiptarët nuk kanë kurrfar
autonomie.
Shumë llogati i kishte qitur në letër Hitleri
më 1923, por kur i hyri punës për t` i bërë reballansin atyre llogarive më
1939-1945, atëherë duhej për ta kërkuar birën e minit. Edhe Milloshi, dihet se
nepër mitinxhet e “jogurt rrevolucionit” i kishte qitë eshtrat e princ Lazarit
për t` i shetitë, gjithëandej kah është një varr serbian”, por më në fund nuk
pati varrë as për veti as për familjën e tij dhe u gjykua si krimienl, edhe pse
denimi mbeti i pashqiptuar.
Putini shumë ka premtuar dhe shumë ka viellë
zjarrë deri me tash sa që me mija e miliona nëna ruse po e mallkojnë se si një
ditë do ta shoqërojnë në çemdninë, do ta shohin si Milloshin kah trasferohet në
Hagë, ose do të arratiset duku në Hilandar aty ku Kisha Serbe i pati premtuar
Hitlerit strehim më 1945, ndoshta në të njejtën dhomë, por pa pasë të drejtë t`
ia siellin një sasi droge, deri sa t`i shkruaj kujtimet.
Bota sot po bëhet e vogël edhe për ata që
posedojnë arseanl nuklear, sepse përdorimi i tij nuk do t` i kursente edhe ata
që e përdorin apo posedojnë. Së këndejmi në rastin Kosovë –Serbi kemi të bëjmë
me dy shtete armiqësore që nuk kanë aramtim nuklear. Por, ardhja e një
amerikani, një gjermani, një frncezi, një italiani dhe një shefi Sllovak që nuk
e njeh Republikën e Kosovës, pa një përfaqsues britanik do të thot diçka
misterioze, jo që shkakton frigë në Kosovë, por ngjallë dilema të reja në
Beograd, sepse Beogradi i frigohet gjuhës së përbashkët të Perendimit. Së
këndejmi, a e ka ndarë mendimin Londra lidhur me shqiptarë sikurse më 1913, do
të tregoi fjalori i Gabriel Eskobarit për “zajednicën". Diçka pra ka
ndryshuar por ende nuk po tregohet se kush është shefi, ai i BE-s apo ai i
SHBA-s. Për shqiptarë është krejtë e njejtë. Kemi deshirë të jetë ai i
Amerikës, por ne jemi popull shumë i vogël e t` ia caktojmë fatin veti. Vaj
Vatani e mjerë mileti…
Sa i takon relacionit armiqësor Ukrainë-Rusi,
dihet se Rusia është fuqi nukleare. Ndërsa Ukraina është një shtet që ka
arseanl armesh ndër më të ndryshmet. Atje, Rusia nuk guxon të humb, Ukraina nuk
guxon të fitojë, sipas kutit politik dhe ushtrak rus. Por, sipas kutit
historik, Ukraina deri me tash është një humbëse teritori dhe humbëse e një
pjese popullsie, sepse lufta po zhvillohet në territorin e saj. Por Ukraina sot
është fituese morale, madje edhe fituese e motivit për luftë sepse është kah
bën luftë drejtë si dje Kosova. Ndoshta
do të fitojë si ne më 1999. Por!
I
ASPIRATAT RUSE PËR FITORE
NË UKRAINË JANË ILUZION
Rusia me agrsion klasik e ka sulmuar Ukrainën,
kuptohet pasi që e ka okupuar me anshllus Krimenë më 2014. Lidhur me këtë
shtrohet pyetja, nëse e fiton Rusia luftën (?), duhet të dihet se në radhë janë
Moldavia, Rumunia Lindore, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia Verilindore.
Në këtë luftë imperialiste nuk është largë mendjës se Rusia në këtë dilirium të
triumfit, do t` ia mësynte edhe Gjeorgjisë dhe Kazakistanit një ditë. Krejtë
kjo fushatë është e mundur të ndodhë nëse Kremlini ka vëndosë ta shkatrrojë
Botën në luftën nukleare.
NATO, dihet se ka nxituar për t` u zgjëruar në
ish republikat sovejtike, por tani kur Ruisa është kah e vrenë nga “bregu” se
çka i ka ndodhë me shembjën e komunizmit, sikur është kthyer për t` i përtrirë
kufijtë i fundit të shekullit XX. Me gjithë këtë, nga shkrimet zyrtare ruse vrehet
se shumë më rëndë Kremlini e ka përjetuar antarësimin e Finaladës dhe Suedisë
në NATO se sa antarësimin e disa ish republikave sovjetike Balltike. Prandaj,
nuk është largë realitetit se sulmi me raketë mbi teritorin e Polonisë më 15
nëntor 2022, është një vrejtje për ta kompenzuar humbjen si paralajmërim në
Ukrainë, me rastin e largimit nga Krahina e Holmsit, por sipas të gjitha
informatave, raketa ishte bredharake nga vetë ukrainasit. Ky fakt u pranua edhe
në NATO, dhe çështja pushoi.
Agresioni rus pas Luftës Dytë botërore është i
njohur si dukuri, dhe mbetët vrejtje për popujtë e vegjël. Ja shembujt historik.1.Sulmi
i Rusisë në Hungari, ku një popull i tërë u kthye në kamp përqëndrimi deri më
1955; 2.Sulmi i Rusisë në
Çekosllovaki më 1968, me që rast Rusia hapur e shpalli doktrinën e
“Sovranitetit kufizuar”, për çdo shtet që nuk i bindet ideologjisë komuniste.
Atëbotë pasojë vetdiegja e Jan Palahut dhe Rusia sovjetike disi mbeti me një
turp në historinë e saj agresive; 3. Rroli i Rusisë në luftën Irako-Iraniane,
është për studim sepse 65 agjentura ruse vepronon në Irak, ndërsa 66 agjentura
vepronin në Iranë, gjithëmonë duke nxitur që lufta mos të pushojë e duke iu
shitë armë tinzisht të dy palëve, deri në vetshkatrrim. Dihet se kjo luftë
përfundoi në kufijtë që ishin caktuar më
parë; 4. Sulmi i Rusisë në dhejtor 1979 në Avganistan është një ndër mizoritë
më të egra që i ka ushtruar imperializmi rus në ndonjë popull. Ajo luftë pushoi vetëm atëherë kur populli
rus e pa në TV, që qeni i Avganisatnit ia hante mushkritë ushtarit rus që ishte
vrarë në fushëbetej. Vetëm atëherë
erupcioni antiluftë erdhi nga brendia e Rusisë, dhe lufta imperialiste disi
pushoi.
5. Rusia më 1989/91
fillon epokën e shpartallimit
Sistemi komunist në fund të shekullit XX tregoi
se nuk i përballon dot kërkesës teknologjike në nivel global. Prandaj,
solucioni më i mirë për të gjithë ata popuj që ishin të ngushtuar në te,
provuan të lirohen nga pesha e pushtetit qendror, që zakonisht ai separatizëm i
drejtë ishte i dirigjuar nga populli shumicë. Kështu filloi shkapërderdhja e
Rusisë Sovejtike, dhe e shumë shteteve që ishin themeluar në epokën e
imperializmit si: Çekosllobakia, Jugosllavia etj. Në këtë aspekt dy shtete do
të mbesin me “vajë në buzë”, pse u prishën planet e tyre të denacionalizimit të
popujve që i robëronin. Në Rusi u ndanë: Estonezët, lituanezët,Letonezët,
Azerët, Armenët, Moldavët dhe shumë popuj tjerë që nuk janë rus e ku prijnë
Ukrainasit, me siperfaqe dhe pasuri shumë lakmuese për çdo shtet imperialist.
Në këtë frymë së pari Rusia e shkrepi fuqinë e saj në Krime më 2014, krejtë me
qëllim që ta zotërojë një pjesë të konsideruar të Detit Zi, dhe njëherit t` i tregoi Ukrainës se është fuqi e madhe
tokësore dhe eknomike, por edhe t` ia përkujtojë Turqisë se ëndrrat e vejtra
nuk janë shuar për ta zotëruar Rusia Bosforin. Mu për këtë, Ruisa më 24 shkurt
2022 e sulmoi Ukrainën, për t` i treguar NATO-s se nuk do ta durojë që t` iu
afrohet kufijëve stratetgjik jugor, ashtu si e lejoi në Veri, në rastin estono-lituano-letonez. E
vërteta, në Rusi mendohej se Ukraina do të okupohet për një kohë fare të
shkurtër, dhe se pastaj nuk i dihej a ishin në radhë shtetet tjera sepearatiste.
E ato shtete duhej ta dinin dhe e dijnë se Ukraina po lufton edhe për
sovranitetin e tyre. Kështu pas dhjetë muaj luftimesh dhe humbjesh në njerëz
dhe ekonomi, Rusia ka arritur që të shkaktojë një KRIZË ekonomike globale , sidomos në vendet e Evropës po edhe
më gjërë. Por, nuk i dihet qëllimi se në fund të tetorit 2022 u paralajmërua
terhekja nga një pjesë e territorit okupuar Ukrainas ku përfshihet tërë Krahina e Hersonit.
8. Rusia në aspektin taktik
terhiqet nga Krahina e Hersonit
Tani për tani nuk dihet se kjo tërhiekje a
është taktike apo pasojë e humbjes në fushat e betetjës. Por një fakt dihet, se
në Rusi nacionalizmi po vlon që të gjejë model për ta rrëxuar Putinin nga pushteti i fashizuar deri në çmenduri sa
që mund të shkaktoj luftë nukleare në botë, që do të thot se Vladimir Putini
nuk është njeri normal.
Në realitet, Rusia në Ukrainë nuk guxon ta
humbë luftën, por nuk mundet as ta fitojë. Kjo do të thot se lufta do të jetë
shumë e gjatë dhe me humbje të pafriparueshme nënjerëz dhe në eknonomi në
përgjithësi, sepse edhe bota jashtë kësaj treve ndërluftuese është përfshirë në
një inflacion të tmerrshëm global.
Tani lufta në Ukrainë ka kaluar në një fazë të
re. Viti 2023 po trrgohet se do të jetë më i vështirë për rusët, sepse dimri i
truegua paksa dorëlirë për të varfurit dhe të shtypurit nga dora e kapitalit
mishngrënës.
II
SERBIA
ME LUFTË E KA HUMBË KOSOVËN DHE KA NËNSHKRUAR KAPITULLIMIN MË 1999
Nuk ka shansë teorike që
Kosova të reintegrohet në Serbi
Serbët kanë dëshirë të janë ekscitatio- në vëmendje
sidomos të Evropës, sepse Franca dhe Anglia është dashur ta plasojnë në humbës
më 1919. Nga ajo kohë kur u krijua Serbia e Madhe, ky popull me nxitëje të
kishës provon ta palsojë Rusinë në Adriatik. Prandaj, i mveshur me këtë
politikë, kurrë nuk do të pushojë, deri sa të detyrohet t` i PAGUEJ
REPARACINONET-dëmet e luftës, që ua ka shkaktuar të tjerëve me gjenocid nga
viti 1878 e deri më 1999, në rend të parë shqiptarëve. Pra vetëm atëherë serbia
do të ia thot mendjës se çka ka bërë për dy shekuj sidomos ndaj shqiptarëve.
Faktori
i dytë, që e vetëdijëson pushtetin nazifashist serbian, është kur popujt për
rreth të fuqizohen ushtrakisht dhe atëherë Serbia do të japi “eselam”, në të
katër anët. Rrugë të tretë nuk ka.
“Konflikti i ngrirë
në Kosovë” shprehje serbe që kërcnon
Me
gjithë këtë, Serbia e konsideron Luftën në Kosovë më 1998/99 “konflikt të
ngrirë”. Kjo do të thot se Serbia “kur të dojë sipas Grenellit dhe Eskobarit që
po kërcnohet me “zajednicë” brenda Kosovës, mundet duke i fjetur “disa njerëz
të tjerë” ta ndryshojnë gjininë”, thue
se nuk e dijmë se sa e kush është arratisë nepër Evropë e SHBA dhe ka ndryshuar
identitet, pale mos po i krijon Serbisë një shansë të re e për ta kthyer parap
këmbëkryq në XHANDAR të Ballkanit. E këtë pozitë do ta fitonte me ato metpda
duke vrarë shqiptarë e duke i kauzuar shqiptarët pale mos po plasë në mes tyre
lufta qytetare. E ky realitet i mundshëm ma kujton kohën e R. Hollbrukut ku me
tërë gurmazin kërcnohej se “jeni terroristë”. E Baca Adem si njeri joinferior
në atë sqena të dnesjeve dhe brengave i kundervihej duke i thënë: “Kemi vendosë
me vdekë për liri. Ne jemi populli i okupuar, prandaj fjalëve të askujtë nuk ju
frigohemi. Mos na ndihmoni Ju lutëm në këtë mënyrë sepse mikun e dijmë se si
është e sa peshon në ditë të vësnhtira. Madje ne kemi kanale tjera dhe do ta
njohtojmë Zonjën Sekretare Madlen Ollbatjt dhe Presidentin Klinton”. Pas këtyre
fjalëve, Hollbruk zbutej dhe zverdhej paska për t` u kërcnuar sërish, por pak
më but.
Serbia me të gjitha mjetet ushtrake, policore
dhe politike, duhet të dihet se kanë provuar ta shfarosin popullin shqiptar në
Kosovë, për dy shekuj, pa ndërprerëje. Strategjia e Serbisë parafashiste,
fashiste dhe neonazifashiste,ishte dhe mbetëtë konstantë që ta spastrojë
Kosovën nga 93% shqiptarë, dhe të përgatitë rrethanat për ta kolonizuar me
sllavë sikurse Sanxhakun e Nishit (Shipni e Vjetër e quante populli-HB) më 1877.
Pstaj, Ushtria serbe shpreson për të shpërthyer në Durrës, dhe shpertheu, në
fund të vitit 1912. Në vijim, Serbia e programoi luftën për ta okupuar
Maqedoninë, për të dominuar në Rrugën e Vardarit, deri në Selanik më 1913. Këto
ide u panë të realizueshme në Beograd, Paris dhe Petrogradi, jo vetëm në Luftën
e Parë Ballkanike (1912), por sidomos në të Dytën (1913), kur Ruisa duke e pasë
Bullgarinë aleat të sigurtë, që do t` i ndihmojë për ta okupuar Stambollin, ia
mbajti krahun Serbisë, duke e ndarë paksa nga Franca dhe Anglia. E vërteta, këto
aspirata, do të kurthohen me Luftën e Çanakalas më 1916, kur Franca dhe Anglia
e humbën luftën për dominim në Bosfor dhe Drdanele. E faji për atë humbje iu
mvshej shqiptarëve trima (1916), realitet ai që Londra dhe Parisi do t` i
hakmerrën Shqiptarsië më 1919 në Versaj, duke e krijuar Serbinë e Madhe, me
emrin Mbretëria SKS (1919-1929), përkatësisht Mbretëria Jugosllave (lexo
serbiane 1929-1941). Mbretëria SKS do të trimërohet sidomos me hekjën e
Halifatit nga Mustafa Kemal -Ataturku më 1924. Kjo për faktin se për shqiptarë
u hapën pazaret “nëntokëosre”, që të deportohen në Anadolli. Ato pazare shqiptaro-turke nuk munguan dhe u
forcuan me marrëveshje suksesive si: në Lozanë më 1923, në Satmboll më 1933, në
Beograd më 1934, në Ankara më 1938 dhe në Split më 1953. Me këto marrëveshje
parashihej nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit që Kosova dhe Maqedonia të serbizohën deri më
28 qershor 1969. E vërteta, Plenumi i Brioneve i LKJ-ës ua prishi synimet, të
cilat Tito i kishte skucuar si strategji nga vitit 1959, por jo pa ndihmën e
Flotës Gjashtë të SHBA-ve.
Dokumentet sekrete serbe vërtetojnë se tërë ky
programim do të mbahet në sirtarë të Gjneralshtabit serbian deri me shpërthimin
e luftës përbrenda Jugosllavisë më
1991-1995, kur synimet serbomëdha dualën publikisht para opinionit. E lufta që
do të zhvillohet në: Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, tregoi se në
rendë është Kosova e pastaj Maqedonia. Në këto republika jugosllave Serbia më
1991, i pati themeluar tri republika serbe, me emra të ndryshëm: një në Srem,
një në Knin dhe një në Bosnje-Hercegovinë, pa egzistuar kurrë. Ndërsa, në
Kosovë çdo gjë u kthye që të frymoi në çirilicë. E vërteta, S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani në
Dedinje do të zhvillojnë pazarin e “shekullit” (1992), për ndarjën e Bosnjës,
prej së cilit pazar doli Republika sebiane në Bosnje, pa qenë kurrë ajo njësi
shtetërore, të paktën si njësi administrative e veçant. Por, tani për tani nuk
dihet Republikën Serbe në Bosnje a e krijoi Marrëveshja sekrete
Millosheviq-Tuxhman, si derivat, apo
politika amerikane më 1995 në Dejton të Ohajos. Pra, ajo Republikë serbe brenda
Bosnjës, që frymon edhe sot (2023), që është një errësirë krininale e foramtit
ri sllavo-serbina, krejtë me qëllim për ta krijuar Serbinë e Madhe, është një
rinxitëje serbe për dhunë të formateve të reja, siç po sillet mafia e Beogradit
sot në Kosovë, me metoda makivalesite, me barikada e me trillime se “shqiptarët
do ta vrasinnjëri tjetrin”, si pikënisje e luftës së shkrirë. Kjo do të thot,
se në luftën e fundit (1991-1995), SHBA e kanë ndihmuar Serbinë edhe duke e
kursyer nga pagesa e reparacioneve, pra
më shumë se çdo vend tjetër. Por serbët, e kritokojnë Amerikën, për t` i mshefë
qëllimet para rusëve dhe iranianëve. Sot, ç` është e vërteta, në saje të asaj
ndihme që iu servirë në Dejton më 1995, Serbia i kontrllon lumenjët kryesor të
Ballkanit si: Danubin, Drinën, Tisën, Savën, Drinën, Moravën. Dhe, prap Serbianët
janë prorus deri në nazifashizëm eklatant. Në këtë reshtim, Serbia dhe
aspiratat e saj, kurrë nuk do të pushojnë, sidomos për t` i okupuar të Dy
Drinat shqiptar, sepse synon të dali në brigjet e Adriatikut shqiptar, për t`
ia hapur Rusisë bazat strategjike për eskpansion. Ky synim e spjegon faktin, se
Serbia e ka të programuar që kur ta krijojë shansën, ta fshinë Shqipërinë nga
harta e shteteve sovare. Në këtë programim është në fokus të saj edhe Maqedonia
dhe Mali i Zi, ku tani për tani, Kisha e ka në dorë mindilin e vallës përgjakur. Ndërsa një
shqiptar mendjelehtë dhe kokëpocerk e kanë caktuar t` i prijë valles që fundin
mund ta ketë të përgjakur.
Ja,
lexues të ndruar, kjo është gjeostrategjia e Palnit serbian: “Depërtimi në det”
i përpiluar qysh më 1881. Ky plan u detalizua nga Millutin Grashanini më 1886
me titull: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Pas këtij plani më 1910
Beogrdai nxorri në plan të parë programin: “Çka don Serbia”. E çka donte Serbia,
u pa në Luftën e Parë Ballkanike (1912), ku “definitivisht” sipas saj e okupoi
Kosovën, për t` iu afruar Durrësit, dhe me Luftën e Dytë Ballkanike(1913), ku
sipas saj, definitivisht e okupoi Maqedoninë, për t` iu afrua Selanikut. Në
këtë politikë Beogradi jo gjithëherë e ka pasë ndihmën e Moskës. Por, duhet të
mësohet se Serbia e ka luajtë lojën e saj të “madhe”, pa ndërprerëje me ndihmën
e Francës dhe Anglisë. Ky realitet duhet
të publikohet sot dhe ta dinë populli anglez dhe populli francez në detale,
sepse i kanë dokumentet e pazareve në arkivat
e tyre.
Cari i Rusisë me ultimatumin e 1 jnarit 1916 në
anën tjetër u kërcnohej Parisit dhe Londrës, si aleatë të Entantës që ishin se:
“Ose e ndihmoni ushtrinë e rraskapitur dhe të shkatërruar Serbiane në Durrës
dhe Shën Gjin, ose ne Rusët do të bëjmë Marrëveshje separate me Gjermaninë”. Me
këtë politikë të Makiavelizmit, nuk ka rëndësi a: “është maca e kuqe apo e
zezë, me rëndësi është a e hanë minin”. Pra ideologjia politike pansllaviste
nuk përjashton nga “loja” si mjet publik ushtrak, por me ngjyra rreligjioze
plasohet në ekscitatio- që Serbia të jetë në vëmendje . E mësimi i kësaj
politike, sidomos për shqiptarë është me peshë, sepse shqiptarët nuk dijtën të
mprohen dje, por sot dhe nesër, duke i
mësuar gabimet nuk guxojmë të deshtojmë, sepse i dijmë aspiratat nazifashiste
serbane në detale. Pra e këshillojmë Zotëriun e nderuar Gabriell Eskobar që ta
konsultojë urtësinë dhe mos të na krijojë Republikë serbe në Kosovë, sepse koha
e Dejtonit (Ohajo) dihet se ka proddhuar paqe, por kanë ngecur plagët e
pasheruara. Prandaj, le të dihet: ASOCIACION në bazë të Kushtetutës dhe
Marrëveshjes 2015 Po, kurse “Kushtetutë e Ahtisarit PLUS” JO.
Serbia nuk ka
hiekur dorë nga lufta imperialiste
Krejtë në lidhje me këtë që u tha më lartë sot
(2023), dalja e përfaqsuesëve serbian nga puna në Republikën e Kosovës (nëntor
2022), është prova më eklatante se Serbia nuk ka hiekur dorë nga orinetimi i
saj që ta riokupojë Kosovën, qoftë edhe përmes dizajnit inhibitativ “Open
Balkan”, ku së pari provon ta shtrojë për dhe shqiptarinë ekonomikisht, e
pastaj ushtarakja pason më lehtë sepse “devret”, shpreson se do të ndryshojnë.
Kështu Beogradi ka zgjidhë mundësinë që përmes largimit të deputetëve serbë nga
Kuvendi i Kosovës, përmes largimit të policëve, gjykatësve, prokurorëve dhe
nëpunësve tjerë serbianë nga puna, ta krijojë një atmosferë politiko
psikologjike të atij dimenzioni, që kinse këtu po ngjanë diçka e ngjashme, se
‘lufta e ngrirë” mund të shkrihet; se sikurse janë siellë serbët me shqiptarë
më 1990/91/, duke i larguar nga puna me dhunë shtetërore, të gjithë, historia
mund të përseritet. Të paktën Serbia, po provon që të lërë përshtypje, të
krijojë vëmendje (ekscitatio) në botën
Perendimore, se situata është e njetë me vitet 1989/91, dhe dikush do t` u besojë. Madje, këtë idiotizëm dinë ta shprehë “politikisht”
njëfar Dardan Molliçaj edhe në televizion! Sigurisht këtë pozitë e ka mësuar
nga Kina apo Irani. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap dhe Drenicë. E
ndoshta jo vetëm për këtë atmosferë, por paksa për hatër të saj, reaguan si ide
së pari francezët e pastaj, asaj qerrëje politike iu bashkuan edhe gjermanët,
të cilët ende dridhën nga obligimet që patën duke i paguar dëmet e Luftës Dytë
Botërore, edhe atyre që patën bërë pakt ushtarak (serbët) me ta, siç ishte
Mbretëria Jugosllave, në mars 1941, duke lansuar në opinion Planin
Gjermano-Francez për Kosovën (nëntor 2022). E lidhur me këtë në këtë Plan, do
të japi jo vetëm mednim, por edhe sugjerim që Qevera e Republikës Kosovës ta
refuzojë kategorikisht, nëse ai plan implikon shembullin e “dy Gjermanive”. Kjo
për faktin se plani nuk u botua në emër të ruajtjës nga opinioni. Por kur iu
lexua në gjep krijuesëve të tij, atëherë
Parisi dhe Berlini e shpikën spjegimin se: Plani është operacional dhe
ka të bëjë me dy etapa të impelmentimit: E pra, është zgjatja e tabelave të
veturave për dhjetë muaj. Faza e dytë ka të bëjë me zgjidhjën përfundimtare. E
ky spjegim i ri lexohet kështu me dy fjalë: Franca dhe Gjermania si pleqnare
luftojnë me blerë kohë. Por SHBA kohën nuk ua blen pa e qitë në shishë e
në sitë sepse nuk ju beson, jo për hatër
të shqiptarëve, por për kriterium të drejtësisë.
Pazari i dy Gjermanive për Kosovën është provë që e kthen Kosovën në
Serbi!
Gjatë nëntorot 2022, Frnaca dhe Gjermania
lansuan planin për zgjidhjen e kundërthënjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, në
atë mënyrë që për atë zgjidhje do të vlente shembulli i dy Gjermanive 1946-1990.
Ide e pamundur, ta them menjëherë. Së pari, problemi Kosovë-Serbi është
kunderthënje në mes dy popujve të ndryshëm. Së dyti, realisht Serbia e ka
okupaur Kosovën me luftë më 1912, dhe e ka humbë me luftë me 1999, të cilën
luftë Serbia e ka pasë si rezervë të politikës nazifashiste për ta shfarosë
popullin shqiptar, nëse është e mundur me shpërngulje në Anadoll. Ndërsa, kur të sosën këto mundësi të
shfarosjës së shqiptarëve (Lexone Qubrilloviqin etj-hb) të pasojë lufta që me
çdo kusht të realizohet plani i “tokës së djegur dhe varreve që duhet të
rrafshohen thue se në të, nuk ka pasë shqiptarë kurrë”. Pra plani embrional
serbian, për shfarosje të shqiptarëve është i vitit 1853, dhe është zbatuar së
pari në Sanxhakun e Nishit më 1878.(shiqo: Plani i popit Dionisije Deçanski, më
1890, i zbulon të gjitha metodat që janë zbatuar dhe ato që duhet përdorë. E
kam botuar më 1990!). Nuk dua të elaborojë mëtej.
Ndërsa, çështja gjermane ka qenë pasojë e një
lufte imperialiste të cilën fuqitë ngadhnjyese e kanë ndarë si denim dhe si
“pronë” të fitorës mbi armatën nazifashiste. E vërteta, Gjermania Federale
kurrë nuk ka sajuar asnjë lloj programi që ta shfarosë Gjermanin Lindore, sepse
është fjala për popull të njejtë. Së treti, Kosova kurrë nuk ka qenë e denuar,
sepse nuk ka bërë luftë pushtuese ndaj askujt. Së katërti, nëse Gjermania Federale
ka qenë e denuar për faktin se është e denuar t` i paguaj reparacionet, Serbia
as që dëshiron t` i paguaj reparacionet ndaj Kosovës, dhe as që mednon dikush
t` i thot këtë që duhet të ia thot, sepse deri më 1912 shqiptarët kanë jetuar
të okupuar së bashku nën Perandorin Osmane. Së pesti, Gjermania Lindore ka qenë
e denuar të ndërtojë sistem sovjetik, sepse i është përcaktuar t` i takojë
sferës sovjetike, sepse Rusisë i janë bërë dëme të mëdha në njerëz dhe në
ekonomi 1941-1944. Së gjashti, Kosova duhet të ndihet se çdo marrëveshje mos të
shpresojë askush se një ditë do të ketë bashkim me Serbinë, sikurse ka ngja me
dy Gjermanitë, sepse në rastin gjerman, është bashkuar një popull që ka qenë i
bashkuar dhe ai bashkim e ka gëzuar përkrahjen civilizuese globale. E zgjidhja
më e mirë do të ishte në rastin e Kosovës, që të thuhet në Planin
Gjermano-Francez se: “Republika e
Kosovës, pas një, dy e tri dekadash, do të ketë të drejtë të votojë populli me
një refrendum; a dëshiron të jetojë si Republikë e Kosovës; a dëshiron t` i
bashkohegt Shqipërisë”, pasi që 93% e popullsisë në Republikën e Kosovës është
shqiptare.
‘Sa përzihet Rusia në
Serbi për aq duhet të përzihet Amerika në Kosovë’
Këtë
fjali që e plasuam si titull, do të
shkruaj popi serbian Fillaret më 28 qershor
1999. I njejti pop do të shkruaj se: “katër armiqë janë sot të
shqiptarisë:Shpërngulja, vdekjet, nataliteti
dhe nëse u imponohet lufta në të cilën do të humbin përgjithëmonë. Kjo për faktin se Evropa nuk e
do popullin shqiptar në asnjë variantë, si na donë neve serianëve”.
Prandaj, mendoi se Plani Gjermano-Francez është
një atentat siu geneisë i përgatitur nga qarqet “globaliste”, që këshillojnë në
Beograd si ai që është nga Toni Bleri, A. Sorrosi etj. Prndaj, francezo-
gjermanët kanë zgjedhë edhe si të tyre, sepse këtë Plan, së pari e pati
belbzuar seriozisht Vollgang ISHINGERI, dhe e refuzoi fuqishëm me katapulkt
dipmomatik Adem Demaçi, legjenda e të gjitha fitoreve të Kosovës, duke i thënë
në sy Hollbrukut se: “Kjo ide është e
Millosheviqit. Këtë kaçamak shqiptarët nuk e hanë, aq më parë kur vjen nga
rusët dhe Irani”!. Asgjë nuk do të përfundojë si planifikon Serbia, na pati
sugjruar Baca Demë edhe pas takimit me Ishingerin, ku isha prezent si
këshillatar diplomatiko-historik.
E pra, shqiptarë, mos e harroni faktin se më 14
nëntor 2022, Asamblea e OKB-ës e akuzoi Rusinë me Rrezlutë që t` i pagoi të
gjitha dëmet e luftës në Ukrainë. Rezolutën e votuan afër 100 shtetet më të fuqishme
të botës. Nga kjo praktikë, duhet të dridhet edhe Serbia dhe çdo agresor në
tërë globin, aq më parë kur një ditë ky obligim që t` i paguaj reparaconet i
dedikohet edhe Serbisë okupatore mbi viset shqiptare. Kjo për faktin se më 15
nëntor 2022 Donallt Tramp e shpalli kandidatutrën për Presidentë të SHBA, që do
të thot se as Demokratët nuk do të ndalen në luftën e tyre për t` u treguar se
janë në pushtet të Superfuqisë numër NJË në Botë. E një shqiptar i rendomët,
këto ditë, sikur iu përgjegjë D.Trampit kur tha se: “ Baci Tramp do ta dërgoi
Amerikën në Mars”. Prandaj shqiptari shtoi Ai: “Nëse Republikanët e drgojnë
Amerikën në Marës, që ua urojë nga zemra, atëherë Demokratët do ta dërgojnë
Amerikën natyrshëm, në çdo plagë sheruese ku e ka bota sociale këtu, e pastaj në Hënë do të shpallin
sovranitet të diturisë dhe urtisë njerëzore, dhe kjo begati do t` u takoi edhe
shqiptarëve të Marsit sigurisht sepse Amerikën e duam sikurse vetën tonë!”.
SHQIPTARË!
Shqiptarë pra pa Amerikën jeta jonë do të ishte
llotari dhe mjegull sespe serbia ka aspirata okupuese ndaj tokave tona
stërgjyshore. Pra, ua përkojtojë shqiptarëve një realitet që ka ndodhë para
disa vitesh e që quhej: “Pranvera arabe”. Ajo pranverë filloi si farsë e doli
si tragjedi, sepse u përzien gishtërinjët e agjentutave ruse që shesin
naftë dhe gas. Lidhur me këtë, po ua
përkujtojë se Serbia kurrë nuk do t` i ndalë rrenat ordinere. Shembulli më
eklatant është se Serbia ua ka plasuar si statu Princ Lazarin andej Urës Ibrit.
Aty ua ka plasuar nominimin se është fjala për një “Car Lazar”!. Këtë rrenë
serbët e bëjnë për t` u dukur se në histori janë faktor, janë në qendër të
vëmendjës botërore. E them me përgjegjësi të plotë porfesionale, se Princ
Lazari kurrë, kurrë nuk ka qenë car, sepse carevina e tyre NËNTË vjeçare ( E
Dushanit 1346-1355) ka përfunduar më 1355 edhe ajo si: “Carevinë e Serbëve,
Arbansëve dhe Grekëve”. Pra, sidomos ju gazetarët shqiptar, injorone dhe mos e
quani princin “car” se nuk ishte. Konsultoni enciklopedinë serbe.
Po mos harroni se këto ditë popat serbian kanë
lanësuar rrenën e radhës për Jugosllavinë (Lexo Serbinë) e katërtë, ku do të
përfshihet: Serbia (Shumadia), Vojvodina, Republika Serbe e Bosnjës, Sanxhaku,
Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Si parathënje për këtë plan kanë zgjedhë
daljen e të gjithë serbëve nga organet shtetërore të Republikës Kosovës. Këtë
plan e ka sajuar një grup popash me disa politikanë që shtihen edhe si
shkenctarë, me titull:”Menagjimi i krizave”, që do të thot: prodhim i krizave, për të fituar: “ujqit në
miegull”. E kësaj shkolle neofashiste ia kam pas gjetur emrin qysh më 1975,
duke e nominuar me titull sepse intrigat e tyre kurrë nuk kanë pushuar: “ZIERJE
TË BRETKOCAVE NË PEZHGVE, pa vaj dhe me krypë në varrë”. Këtë gjellë le të
kuptohet, se populli shqiptar nuk e hanë në asnjë variantë .
PËRFUNDIM
Në një element përputhën Hiteri, Milloshi dhe
Putini. Hitleri kur e krijoji Programin e luftës shkruante se do ta themelojë
Gjermaninë e madhe deri atje ku ka gjermanë”. Miloshi thoshte se do ta krijojë
Serbinë e madhe deri atje ku ka një varr serbian”. Putini do ta krijojë Rusinë
deri aty ka ka rus etnik, pa marrë parasysh kufijtë e pranuar
ndërkombëtarisht”. E këtë konstatim Putini e thot në bazë të ish fuqisë BRSS
dhe të arsenalit berhamor, që luftën nuk guxon ta humbë, por nuk mundet as ta
fitojë.
E Milloshi dhe klyshët e tij “Konfliktin e
ngrirë” munden ta shkrijnë, por mos të çuditët askush se shqiptarët ma nuk janë
ata që do të respektojnë kode dhe besa pa i çliruar trojet që u janë grabitë
nepër kongrese e konferenca Evropiane.
Ambasadori i SHBA në Tiranë kohë më parë pati
deklaruar: Ju shqiptarët e doni Amerikën. Falem nderit. Por ju nuk e doni
vendin e juej! Po i përgjigjem shkurt e shqip: Ne zotëri Donard Lu e duam
atdheun tonë dhe për te i kemi bërë mbi 100 luftëra të drejta kundër
okupatorëve. E dyta, Ju zotëri ambasador nuk na doni neve sa ju duam ne JUVE. E
realiteti në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946 e tregon se ku ishim, ku jemi
sot, të ndarë me gërshërë në pesë shtete. Pra e kemi luftuar Bizantin, sllavin
dhe osmanlinë, dhe të gjithë ata që u janë mësy trojeve tona gjatë shekullit
XX-të. Ne, Shqiptarët jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi ndihmuar Hebrenjët, ne , Shqiptarët
jemi i vetmi vend në Evropë që jemi çliruar nga nazifashizmi vetëm me armet
tona, me adetet dhe zakonet tona. Në luftën e fundit që e bëri Kosova për t` u
çliruar nga nazifashizmi serbian , ia filliam luftës vetëm duke shpresuar në
armet tona. Por, ndihma e NATO-s pra sidomos e Amerikës na ka siellë gëzim e
dashuri që ta duam edhe lirinë e të tjerëve sepse jemi nxënës të Gjergj
Kastriotit Skenderbeut, të Adem Demaçit dhe NËNË TEREZËS. Po mos e harroni Adem
Jasharin, që e vuri Jugosllavinë e Tretë për muri me moton: Për fitore të
drejtë, sakrifikohemi të gjithë, nga djepi e deri në krroqe. Ne mikun nuk e
harrojmë, po ai neve si po na trojton?! U mbushën 23 vjetë. Mjafy më me dredhi
dhe premtime. Duam liri, e jo të na trajtoni sikrse vizat. Më 22 janar 2023
Prishtinë.
Redkasia Floriress:
Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami është historian i njohur shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.
Botime
- Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;
- Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;
- Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;
- Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;
- Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;
- Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);
- Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;
- Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;
- Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;
- Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;
- Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;
- Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);
- Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;
- Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
- Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;
- Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;
- Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;
- Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;
- Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;
- Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;
- Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;
- Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;
- Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;
- Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;
- Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;
- Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;
- Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
- Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;
- Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
- “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
- Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
- Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
- Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357;