2017-03-01

Historia tërheq vëmendjen të mos përsëriten gabimet e dikurshme!






Ndryshe prej disa shteteve të Ballkanit, të cilat gjatë shek. XIX kishin fituar pavarësisë duke u çliruar nga Perandoria Osmane (Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali Zi), shtetet fqinjë të tyre nga kapërcyelli i shek. XIX dhe fillimet e shek. XX, jetonin ende nën sundimin e huaj, siç ishte Austro-Hungaria, e cila zotëronte me një popullsi të madhe sllave brenda kufijve të saj (kroatë, boshnjakë, etj.). Ndërsa, pjesët e Ballkanit jugperëndimor, të banuara kryesisht me shqiptarë, të cilët ecnin ende nëpër procesin e emancipimit kombëtar, sundoheshin nga Perandoria Osmane e shoqëruar me krizën e saj përfundimtare.

Patriotët shqiptarë duke pasur me vete edhe elitën intelektuale (që kishte shijuar aromën europiane, por edhe osmane), edhe pse kishin krijuan kushte të favorshme për çlirimin e vendit (përmes Lidhjës së Prizrenit dhe të Pejës), ende nuk kishin arritur për të siguruar udhëheqjen unike kombëtare, udhëheqje kjo, që do t’i artikulonte kërkesat në realizimin e objektivit final, Pavarësinë e Shqipërisë.

Një shembull i frymëzuar thellësisht nga gjendja e krijuar në Shqipërinë e atëhershme paraqiste poema e Pashko Vasës “O moj Shqypni” (angl. “Oh Albania”):

“Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni: ‘jam turk’, tjetri: ‘latin’
Do thonë: ‘Jam grek’, ‘shkje’- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë”!

“Albanians, you are killing your brothers,
You are divided into a hundred parties,
Some say, I am a ‘Christian’;
Others, I am a ‘Muslim’;
One, I am a ‘Turk’; another I am a ‘Latin.’
Still others, ‘I am a Greek’; ‘Slav’ and others.
But you are brothers, all of you”!

Mesazhët largëvajtëse të kësaj poeme dhe i shumë përmbajtjeve të ngjashme jo vetëm te shqiptarët, por përgjithësisht në Ballkan ruajnë refleksione të fuqishme edhe sot e gjithë ditën. Këtej, ai që ka jetuar për shumë vite në shtete ballkanike, është dëshmitar se kuptimi mbi historinë e popullit të tij dhe më gjërësisht i është ndërruar (ose ia kanë ndërruar) më shumë se një herë gjatë jetës së tij. Ne jemi dëshmitar të ndryshimeve, rishikimeve të përshpejtuara, dhe së këtejmi mund të themi lirisht se ky proces i korrigjimit, fshirjes dhe i riparimit të përmbajtjeve historike në vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje e sipër.

Madje, edhe dikush që nuk është marrë me të kaluarën dhe nuk është interesuar aq shumë për të, ka mundur për të konstatuar se historia nuk është më mësuese e jetës, siç ka qenë deri me sot, por duhet të jetë një nxënës i dëgjueshëm, i cili duhet vazhdimisht të mësoj mësime të reja dhe të riparuara në përputhje me interesat “madhore”, nga të cilat studjuesit e interesuar për objektivitetin dhe saktësinë shkencore radhitën të fundit.

Në këtë kontekst, studjuesit i është bërë e qartë se për ideologji, politikë dhe interesa shoqërore e kombëtare, historia nuk përfaqëson shkencën sipas të cilës njohuritë për të kuptuar duhet thelluar dhe pasuruar më shumë, por, historia është një përallë (fiksion), e cila duhet shërbyer qëllimeve të tjera, që në mënyrë të vazhdueshme sërish duhet të tregohet në përputhje me interesat dhe qëllimet e narratorit, si një përrallë para gjumit.

Megjithatë, historia sot ka një ndikim të rëndësishëm shoqëroro-politik, fetar e kulturor në shtetet e përparuara, prandaj, si e tillë ajo është një shkencë brenda së cilës zhvillohën lufta për dominim – në mes të historianëve të elitave dhe të shtresave më të ulëta të shoqërisë, të mjatës dhe të djathës. Historia nuk është një objekt më të cilën mund të lozët ose që mund të kuptohet lehtë. Në duartë e gabueshme, ajo mund të jetë mjaftë e rrezikshme, mirëpo, mund të bëhet edhe burim iluminizmi. Pesha e saj në sferën e politikës është e mirënjohur.

Historia si shkencë humane merret me prejardhjen dhe rrënjet e shoqërive dhe komuniteteve. Ajo na lidhë me të kaluarën dhe na bën të mundur edhe të depërtojmë në të ardhmën, ndërsa me shembujë nga e kaluara, na tërheqë vëmendjen, që të mos përserisim gabimet e dikurshme. Me kontinuitetin e vetë, historia paraqet të kaluarën, të tanishmën dhe të ardhmën, të cilave u jap një formë dhe objektiv konkret!


***********


Prof. Dr. Jahja Drançolli lindi në Pejë më 10/10/1946. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971.Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjsitraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik. Ka magjistruar në Zarë dhe doktoruar në Prishtinë më 1981, respektivisht më 1984. Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj. Gjatë luftës edhe prof.Drançolli si shumica e popullit shqiptar maltretohet nga forcat policore serbe.

Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjikë të posa themeluar në Prishtinë[2], institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë projektesh kërkimore-shkencore nga lëmi i arkeologjisë dhe të shkencave ndihmëse të historisë. Në vitin

Jahja Drançolli për Arkeologjinë e Kosovës në filmin gjerman, "Sieben Tage Kosova" i realizuar nga Moses Merke & Elisabeth Saggau

akademik 2004/2005, në cilësi të profesorit të Fakultetit Filozofik, Departamenti i Historisë ka qenë bartës i kursit me titull: “Religjionet komperative: Katolocizmi, Ortodoksia dhe Islami”. Maketi i botuar i këtij kursi[3] i përkrahur nga WUS-Austria është nominuar dhe ka fituar çmimin e parë në lartësi prej1000 euro.[4] Drançolli, në cilësinë e udhëheqësit dhe drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës ka zbuluar mbetjet e kështjellës së Harilaqi.[5] e cila daton nga shekujtë IV-VI pas/Kr. Gjatë vitit akademik 2003/2004 ka qenë bartës i projektit “History of Religions”, të finansuar nga CEU-Budapest. Ndërkaq, gjatë viteve akademike, 2000/2001; 2001/2002; 2002/2003, 2004/2005, ka qenë bartës i një sërë projekteve nga lëmi i historisë dhe trashëgimisë kulturore të realizuara në Universitetin Veror të Prishtinës (Pristina Summer University). Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj. Përndryshe Drançolli është një aktivist i angazhuar në mbrojtjen e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës[6] Prof. Dr Jahja Drançolli njëkohësisht është kontribuesi i vetëm shqiptarë në Encyclopedia of Global Archaeology (Claire Smith, ed., Springer, 2014) me studimin Kosova: Archealogical Heritage.[7][8]

Tituj të veprave

BIBLIOGRAFIA SELEKTIVE
Botime të veçanta – monografi
1. Gjin Gazulli-astronom dhe diplomat i shek. XV, Prishtinë, Rilindja, 1984;
2. Raguzanët në Kosovë prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, Prishtinë, Instituti i Historisë i Kosovës, 1986;
3. Albanci v srednjem veku, in Albanci (J. Drançolli et al.), Cankarjeva Založba, v Ljubljani;
4. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Zwischen Kreuz und Halbmond, (Jahja Drançolli et al.), München, Pinguin, 1998;[8]
5. Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pejë , “Dukagjini”, 2001;
6. Histori e Religjioneve Komparative, WUS Austria-Prishtinë 2005 (tekst universitar, co-autor Denis Janz, Ph.D., Loyola University New Orleans, Provost Distinguished Professor of Religious Studies);
7. Histori e Shkencës, WUS Austria-Prishtinë 2003 (tekst universitar).
8. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Monumentet e Kosovës, Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, 2005; Simpoziumin Ndërkombëtar Krishtërimi ndër shqiptarë, mbajtur në Tiranë 1999, botuar në Shkodër, 2000
9. Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Editor, Prishitnë, Instituti Arkeologjik i Kosovës, 2007;
10. Historiografia dhe teoritë historike të shekujve XIX-XX, WUS Austria-Prishtinë 2008 ( e- CUP, botim elektronik);
11. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb, Lazër Mjeda, 2008
Punime shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]
1. Marrëdhëniet e Durrësit me Raguzën prej shek. XI deri më 1501, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1982/12; Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989/3;
2. Vështrim për Kosovën gjatë feudalizmit të zhvilluar, in: Kosova, Prishtinë 1983/12.
3. Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1984;
4. Tregtarët e njohur të Kosovës prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, in: Buletin i Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1984/XIII-XIV;
5. Lidhjet e bujarëve raguzanë me Durrësin gjatë shekujve XIII-XV, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1984/VIII;
6. Presence des Albanais e Raguse entre le XIIIe et le XVe siecle, in: Recherches Albanologiques, 1987/4;
7. Les rapports des nobles de Raguse avec Durrës au course des XIIIe-XIVe siecle, in: Studia Albanica, Tiranë 1987/3;
8. Rrugët e Kosovës gjatë Mesjtës, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1987/ XXIII.
9. Diaspora shqiptare në Greqi gjatë shek. XIV, in: Studime Historike, Akademia e shkencave e RPS, Tiranë 1987/3;
10. Disa aspekte të mjeksisë ilire, in: Gjurmime Albanologjike (ser. folklor e etnologji), Prishtinë 1988/18 (co-autor, Akademik Musa A. Haxhiu);
11. Marin Biçikemi në Raguzë në dritën e dokumenteve të Arkivit Historik të Dubrovnikut, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1988/17;
12. Kosova më 1448 sipas kronikave të historive të moçme të Raguzës, in: Kosova, Prishtinë 1988/17;
13. Fillët e ndikimit osman në viset e banuara me shqiptarë dhe në Bosnje e Hercegovinë, in: Gjurmime Albanologjke (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
14. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu te kronistët dhe historianët e moçem të Raguzës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
15. Lidhjet historike shqiptaro-boshnjake në shek. XV, in: Sdudime për Epokën e Skënderbeut, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Tiranë 1989/3;
16. Diplomatët shqiptarë në shërbim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Gjurmime Albanologjike (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1990/19;
17. Një biografi e panjohur për Mikel Marulin- Tarkanjotin, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/19;
18. Disa aspekte të strukturës etnike në Kosovë gjatë mesjetës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike) 1991/21;
19. Të dhëna të reja për jetën dhe veprën e Marin Barlecit, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/18;
20. Beteja e Kosovës në dritën e burimeve raguzane, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. historike) Prishtinë 1993/21;
21. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish-Jugosllavi gjatë shekujve XV-XVII, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1994/22;
22. Marin Beçikemi në Padovë e Venedik, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1994/13;
23. Kontribut i muzikantëve shqiptarë të Raguzës gjatë shekujve XIV-XV, in: Buletini i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1994/XXII;
24. Universiteti i Durrësit (shek.XIV), in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universitei i Prishtinës, Prishtinë 1995/XXIII;
25. Shtrirja e trojeve shqiptare deri në Krizën Lindore, in: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë 1995;
26. Skënderbeu dhe Kosova, Studime Historike, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1995/1-4;
27. Njoftime burimore rreth origjinës së Milosh Kopiliqit, in: Illyria, New York, 1995/13,14;
28. Ndërlidhjet kulturo-historike shqiptare-evropiane gjatë humanizmit, in: “Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturës shqiptare” (1555-1995), Art Club, Ulqin 1995;
29. The Albanian population of Kosova and other areas of former Yugoslavia during the XVth-XVIIth centuries, in: The Kosova issue a historic and current problem, Institute of History, Prishtina-Tirana 1996;
30. Dokumentet italiane për gjendjen në Kosovë gjatë luftërave austro-turke (1683-1699), in: Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996;
31. Llapi gjatë mesjetës, in: “Llapi gjatë shekujve”, Prishtinë 1996;
32. Mjekët shqiptarë gjatë Epokës së Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane, in: Praxis Medica, Prishtinë 1997, vol. 40, No.1. (co-autor, Alademik Musa A. Haxhiu);
33. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Pinguin, München 1998;
34. Rrënjët e qytetërimit iliro-shqiptar në Kosovë. In: Buletin i Fakultetit Filozofikë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998/XXV;
35. Kontribut për ndriçimin e toponimit Prishtinë, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1999/27;
36. Jak Pjetër Llukari, një historian i moçëm shqiptarë (shek. XVII), in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1999/27;
37. Zhvillimi i mjekësis së moçme në Kosovë, in: Praxis Medica, vol. 42, No.1, Prishtinë 1999;
38. Kontributi i dominikanëve shqiptarë për Kishën Katolike, in: Dardania Sacra, Prishtinë 1999/1;
39. Feja në Kosovë gjatë Mesjetës, in: Dardania Sacra, Prishtinë 2000/2;
40. Kosova dhe Shqiptarët në shek. XV-XVII, in: Kosova, Revistë Historike/Politike, Prishtinë-Tiranë 2000/8;
41. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Krishterimi ndër Shqiptarë (Simpozium Ndërkombëtar, Titranë, 16-19 nëntor 1999), Shkodër 2000;
42. Mbi ofiçin shtetëror të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Kosova, Prishtinë 2000/20.
43. Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës, in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001/XXVI;
44. Kontaktet shqiptaro-serbe gjatë mesjetës (shek.V-XIV), in: Vjetar, Arkivi Kombëtar i Kosovës, XXV-XXVI, Prishtinë 2001;
45. Opusi poetik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Jeta e Re, Prishitnë 2003/6, (koautor, prof. Nexhat Begolli);
46. Ndërrimi i strukturës fetare te shqiptarët e Malit të Zi, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishitnë 2004/33;
47. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kosova (të dhëna të reja), in: Simpozium ndërkombëtarë i mbajtur me rastin e 600 – vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Zagreb 2005;
48. Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën e Raguzës, in: Skënderbeu dhe Evropa, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë 2006;
49. Prania e Arbërve në Zarë, Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin e 280- vjetorit të ardhjes së arbëreshve në Zarë, Zagreb 2006;
50. Iliro-Arbërit në territorin e Malit të Zi të sotëm, in: Vjetari i Arkivit të Kosovës, XXXV-XXXVI, Prishtinë 2006;
51. Mesazhet e Lidhjes së Lezhës. 1444, in: Buletin i Fakulteti Filozofik XXVII-XXVIII, Prishtinë 2007;
52. Koleksioni Arkeologjik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2007;
53. Iliro-Arbërit në Mal të Zi gjatë antikitetit dhe mesjetës, in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
54. Ndryshimet e strukturës fetare të shqiptarëve në Mal të Zi (përhapja e fesë islame), in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
55. Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit, in: Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Zagreb 2008;
56. Shkolla Arbërore në Venedik dhe piktori Viktor Karpaçi, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, XXXIX-XL, Prishtinë 2008;
57. Kalaja e Shasit, in: Simpozium ndërkombëtar kushtuar Shasit në shekuj, Ulqin 2008;
58. Roli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Imzot Lazër Mjedës, in: Simpozium ndërkombëtar, “Imzot Lazër Mjeda - mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, Zagreb 2009;
59. Shën Pali në kontekstin historik dhe arkeologjik, in: 2000 – Vjetori i lindjes së Shën Palit, Prishtinë, 2009;
60. Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: World Universities Congress, Çanakkale, Turkey, 2010;
61. Illyrian – Albanian Continuity on the Area of Kosova, in: Thesis Kosova, 2010/1;
62. Illyrian State, in: Ilira Intrnational Review, Prishtinë, Universiteti Iliria, 2011;
63. Konsullatat dhe gjykatat në Bellasicë të Llapit (1424-1448), in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 47-48, Prishtinë, 2012;
64. Konsullatat dhe gjykatat në Prishtinë, 1415-1453, in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 45-46, Prishtinë, 2013;
65. Konstantini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani, in: 1700 - vjetori i Ediktit të Milanos, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Tiranë, 2014;
66. Kosova: Archaeological Heritage, in: Encyclopedia of Global Archaeology, ed. Claire Smith, Springer, 2014.
Përveç monografive dhe punimeve shkencore që u përmenden më sipër, Prof. dr. J. Drançollin e ndeshim edhe në referencat e studimeve historike ndërkombëtare. Botoi, gjithashtu, edhe shumë kritika e reçensione, si dhe më tepër se 100 punime profesionale-shkencore në gazeta e revista të vendit dhe botës, si në revista e gazeta: Zëri, Fjala, Ekskluzive, Drita, Rilindja, Koha ditore, Illyria, Rilindja demokratike, Shkëndija, Bujku, Bota Sot, Pavarësia, Lajm, Express, Nacional, etj.

“Sguardo oltre i confini”(Vështrim përtej kufijëve)


Zef Mulaj boton në italisht romanin policesk, “Sguardo oltre i confini”

NGA: NGA: PROF.MURAT GECAJ 

“Sguardo oltre i confini”(Vështrim përtej kufijëve)

1.
Kohët e fundit, dr.Zef Mulaj botoi librin e katërt të tij në gjuhen italiane, me titullin “Squadro oltre i confini-Le porte oscure del traffico umano”-


“Vështrim përtej kufijëve”(Porta të errta, me trafikime njerëzore). Këtë roman policesk e ka venë në qarkulim Shtëpia Botuese “Kimerik”-në Siena të Italisë. Tematika e librit është imigracioni i paligjshëm, ku gratë dhe fëmijët hyjnë në rrjetin e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Në veprën e re të Zef Mulajt, emigrant tash sa vjet në shtetin tonë fqinj, është ndërtuar një situatë ngjarjesh dramatike, të cilat kanë si protagonist një djalë me origjinë shqiptare, dedektivin Gjorgjio, me detyren e agjentit të antikrimit dhe plot entuziazem, njerëzore e i gatshëm për sfida të reja në luften kunder krimit. Tërë vepra jep mesazhin kryesor për luftën ideologjike ndaj çdo krimi dhe dënimin e korrupsinit, një nga plagët më të thella të shoqërisë së sotme.

Ai është një himn për bashkëkombasit e autorit, të bashkuar me të njëjtën dëshirë: Për ta realizuar secili ëndrrën e tij. Gjithashtu, i jepet përgjigje pyetjes: Çfarë i shtynë ata që ta braktisin vendin e tyre? Në libër mesazhi i rikthimit të vlerave njerëzore, shumë të munguera në kohën e sotme, në mbare botën njerëzore.

Është individi, ai që ende beson në vlerat e caktuara njerëzore dhe që lufton me guxim për t’i ndihmuar të tjerët. Diasa nga veçoritë e këtij romani janë: Dialogu i zhdërvjelltë, thjeshtësia e stilit, përdorimi i frazave të shkurtëra, ngjarjet dramatike të ndërthurura njëra me tjetren dhe përdorimi i shkathët i fjalës së drejtpërdrejtë.

Konfliktet dhe ngjarjet rrjdhin nga vetë realiteti i sotëm në jeten e imigracionit, ku shprehet hapur konflikti dramatik i krimit të organizuar. Flitet per prostitucionin e droga dhe njeriun e zhvleftësuar, aq shumë i përhapur në boten e sotme. Me sa dimë, në këtë roman është ndër rastet e rralla, në mos të vetme, që një personazh dedektiv, me origjinë shqiptare, gjendet në skenën botërore, si misionar në luftën kundërkrimit ndërkombëtar.

2.
I.-Publikimet e autorit Zef Mulaj, në gjuhen shqipe janë:
1.“Emër që lind diellin”, poezi, ShB “Erik”, Tiranë, 2004.
2. “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, ShB “Kristalina KH”-Tiranë,2006.
3. “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë”, ShB “Weso”, Tiranë, 2008.
4. “Imazh”, roman, ShB “Weso”, Tiranë, 2010.
5.“Memory-Jetë e thyer”, roman, ShB “Filara”, Tiranë, 2012.
6.“Lulet e shpirtit”, poezi në Haiku, ShB“Filara”, Tiranë, 2012.
7. “Hëna, nuse e poetit”, poezi, ShB “Edlora”, Tiranë, 2015.
II.-Publikimet në gjuhën italiane:
1. “Prendi per mano la mia ombra”, poesi, tradotto in italiano, albanese, tedesco e inglese, Simple, Macerata, 2011.
2. “Altri occhi all’orizzonte”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2012.
3. “Pieni di sogni i fi umi”, poesi in haiku, Simple, Macerata, 2014.
4. Sguardo oltre i confini /le porte oscure del traffico umano/, ShB “Kimerik”, Siena, 2015




Faktori social dhe ndrëkombëtarizimi i krimit



Nga Dr. Zef Mulaj

Politika rreth krimit nuk është vetëm një instrument vëzhgimi. Ajo është arti i përgatitjes për krijimin dhe zbatimin e standardit penal, në mënyrë që të merren rezultatet më të mira në luftën kundër krimit. Politika penale ka një ndikim të rëndësishëm në sistemin e parandalimit të krimit, duke u përpjekur për të krijuar një alternativë për atë që deri tani është konsideruar si e vetmja rrugë përpara nga Shteti: represioni “ex post” i veprës së kryer. Parandalimi duhet të jetë një investim për të ardhmen në lidhje me të gjitha problemet e prognozës dhe vlerësimin e rezultateve. Hetimet empirike ofrojnë pak perspektivë dhe alternativën e zgjidhjeve mediokër të mbështetura nga konfirmime modeste të marra nga eksperimentet. Kriza e politikës penale tani ndjehet në mbarë botën. Stimulon kërkimin e mënyrave të reja për të zbuluar, si brenda, poashtu edhe jashtë ligjit klasik penal.

Cilat janë faktorët që çojnë në testimin e mënyrave të reja, të jashtme, lidhur me ligjin tradicional të instrumentit penal?

Ajo duhet, para së gjithash, të parandalojë kryerjen e krimeve, jo vetëm të ndëshkuara, por edhe ato të konsumuara. Dhe, për të bërë këtë, duhet të veprojnë në faktorët që lehtësojnë dhe përcaktojnë fillimin e krimit të njeriut në shoqëri.

Ekzaminimi i përgjithshëm i çështjes në parandalimin e krimit të çon kryesisht në fushën e politikës sociale, ku politika penale është e lidhur ngushtë. Konteksti social në të cilën jetojmë është subjekt i ndryshimeve të shpejta, që mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të atyre kritereve të konsideruara themelore në një mënyrë të caktuar dhe të çojë, për këtë arsye, në pamjaftueshmërinë e tyre në lidhje me programin e parandalimit. Kjo shpie gjithnjë e më shumë drejt një Europë të bashkuar, jo vetëm ekonomikisht, por edhe ligjërisht.

Vlerat kushtetuese mbi të cilat qëndron ligji penal i shtetit, parashtron kërkesën që të merren me ato që konsiderohen thelbësore për kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Europës. Ligji penal dhe ligji social do të harmonizojë në mënyrë optimale. Në aspektin e profilaksisë mund të konsiderohet një parandalimin e krimit, që kryhet përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në shoqëri. Në këtë kontekst mund të zbatohet përmes masave parandaluese të politikës sociale. Reflektimi në sfondin politik penal ka të bëjë me ndërtimin e individit, që të përshtatet në komunitet, të individit që ka hedhur themelet e para kundër krimit.

Faktori social ndikon fuqimisht mbi sjelljen njerëzore edhe si pasojë e devijimit, bazuar mbi platformën e kontaktit shoqëror me mjedisin rrethues. Është e rëndësishme, për këtë arsye, analiza e kujdesshme e kushteve mjedisore, në të cilat njeriu ushtron personalitetin. Këto lidhje, që shumë studiues i argumentojnë me lidhjen ndërmjet krimit dhe kushteve sociale, kulturore, që hasen zakonisht në një komunitet të caktuar. Politika mbi krimin lufton për të identifikuar shkaqet kryesore të krimit. Kjo është e mundur vetëm nëqoftëse njohim faktorët që e përcaktojnë atë. Vetëm atëherë mund të fillojë një kërkim i drejtpërdrejtë për të gjetur mjete të veçanta: “Ky është qëllimi i politikës kriminale (rreth krimit)”.

Lidhje shkakësore midis krimit dhe faktorëve socialë. Hulumtimet kriminologjike, në vijim, janë përqëndruar gjithnjë e më shumë në një drejtim deskriptiv/përshkrues, duke neglizhuar problemin etiologjik. Krimi, si çdo veprim njerëzor, është produkt i vullnetit, madje edhe në individë konsiderohen “normalë”, rrjedh prej predispozitave të caktuara për arsye të caktuara të brendshme që janë të ushqyer nga faktorët endogjenë dhe ekzogjenë. Në disa raste, në të vërtetë, dënimi mund të veprojë në një nivel parandalues të frikësimit, sepse kjo është kuptuar dhe pranuar në vlerësimin e tij të plotë negativ. Në raste të tjera, megjithatë, parandalimi i përgjithshëm nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, në analizën e shkaqeve që formojnë shtresën bazë në procesin e kriminalizimit, është thelbësore për të përcaktuar se si marrëdheniet sociale mund të krijojnë efektet e sjelljes njerëzore të detyruar. Në të vërtetë, ajo është e një rëndësie parësore, për të theksuar ndikimin, që proceset e ndryshme të socializimit në ndërgjegjen e njeriut.

Me kalimin e kohës, asimilohen rregulla të sjelljes dhe vlerave të kulturës dominuese në një moment të caktuar historik. Së fundi, kur ajo arrin pjekurinë dhe autonominë e mendimit, fillon të zhvillohet në hapësirën e tyre personale brenda kufinjve të realizimit me të dhëna nga konteksti shoqëror dhe kulturor në të cilin jetojnë. Në këtë proces të ndërlikuar, ndodh një zhvendosje drejt brendësisë së standardeve aktuale. Me këtë rast, pritet që komuniteti të formojë një sistem vlerash që ndërlidhen me sjelljen sociale. Shumë faktorë dhe shumë subjekte bashkëveprojnë në këtë lloj të evolucionit: familja si vendi kryesor i përvojës mësimore; shkolla, qeliza e parë e sistemit social të një komuniteti; bota e punës, si një mjet për përmbushjen personale në komunitet. Këto elemente duhet të ndikojmë shumë në trajnimin e tij personal, në sfondin kulturor, në qëndrim social dhe ndërgjegjen.

Përfshirja e qenies njerëzore në kontekstin e tij social, varion ndërmjet presioneve konformiste të ushtruara nga komuniteti drejt një rendi shoqëror të paracaktuar, dhe kjo ka nevojë për realizimin e pakushtëzuar të personalitetit. Ndërgjegja, si një moment i kontrollit personal i përcaktuar nga procesi i ndërkombëtarizimit, i lidhur me kulturën, besimet ideologjike, politike, fetare, është prekur në mënyra të ndryshme edhe nga sistemi juridik që përshkruan për herë të parë atë që është “e mirë” dhe atë që është “e keqe”. Në fakt, shkencërisht është provuar se në mes të ndërkombëtarizimit të standardeve në ndërgjegjen individuale dhe autoritetin e tyre efektiv, ekziston një marrëdhënie reciproke: vetëm nëse sistemi individual i vlerave dhe stafit të vetë-kontrollit, kryesisht përkon me rregullat e ligjit. Kështusoj, mund të shpresojmë që ato të kenë efikasitet të plotë dhe efektiv.

Prandaj, faktorët e mjedisit dhe shërbimet personale sociale, janë thelbësorë në përcaktimin e procesit të socializimit dhe ndërkombëtarizimit të rregullave ligjore. Nëse ata çojnë në qëndrime dhe sjellje të paligjshme, sjellja e njeriut atëherë është një devijim shoqëror. Përpjekjet më të mira për të shpjeguar krimin dëshmojnë se të gjithë të interesuarit preokupohen rreth kuptimit të këtij fenomeni kompleks. Pra, në aspektin e parandalimit të krimit, në mënyrë të pashmangshme, socializimi përfundon duke u bërë gur themeli i çdo përpjekje për një parandalim të konsiderueshëm.

Çfarë ndodh kur njerëzit vijnë në kontakt me disa faktorë socialë jofunksionale?
Për këtë arësye, unë e përsëris se politika e mirë sociale nga shteti prodhon një politikë të shkëlqyer penale. Kohët e fundit, në fakt, ka patur shumë ndryshime shoqërore që kanë shkaktuar forma të reja të krimit. Ndryshimi substancial në vlerat themelore si tregu i punës, kriza e ideologjive, kolapsi i institucioneve sociale bazë, po ndikojnë në sjelljen e individit në komunitetin shoqëror. Shpërndarja e rasteve në mesin e shtresave të ndryshme shoqërore, sot është ndjerë më ashpër.

Pabarazi në shpërndarjen e pasurisë e kanë ndjerë si një barrë e madhe, veçanërisht grupet e reja, nga papunësia e shfrenuar dhe mungesa totale e politikave serioze sociale që përfshijnë probleme konkrete të tregut të punës. Emancipimi i shpejtë i të rinjve, edhe pse mbështeten në nivelin ideologjik, nuk është arritur në aspektin ekonomik dhe produktiv. Cilat janë rrugët për të mbijetuar në një shoqëri, si një mënyrë për të dalë me forcë nga një gjendje e mungesës absolute të çfarëdo mjeteve të jetesës? Me çfarë perspektivash politika sociale është në gjendje të ofrojë një alternativë, për rrugët e tjera të mbuluara tashmë nga politika penale?

Vetëm rekursi në të drejtën penale, nuk mund të jetë e vetmja mënyrë për të parandaluar krimin. Faza represive duhet të paraprijë politikën sociale që do të manifestojnë veten në një proces të gjerë të kriminalitetit të profilaksisë sociale dhe individuale, veçanërisht në lidhje me kategoritë e personave dhe mjediseve të delikuencës. Kjo kërkon një politikë ekonomike dhe sociale, që do të zvogëlojë mundësitë për krimin dhe shtyrjen drejt krimit.

Për reduktimin e pabarazive serioze të shoqërisë, politika penale tenton të përmbajë zgjerimin e pakontrolluar të fenomenit kriminal. Një politikë e dëshirueshme sociale është ajo që kujdeset për të ndryshuar strukturën, e cila është e angazhuar në formimin e ndërgjegjes së re. Kjo shërben si një radikalist i ri, që është i pranishëm në të gjitha fushat e ndryshme të jetës, reformat e tregut të punës etj. Ekziston nevoja për reformën e madhe që komuniteti është duke pritur për një kohë të gjatë. Kjo duhet të prekë fushën sociale, juridike, ekonomike, administrative, politike, ideologjike dhe kulturore. Vetëm kjo mund të shndërrohet në trampolinë apo platformë dobiprurëse për në Shqipëri dhe Europë. Shanset më të mira për parandalimin e krimit social e politik, ndërlidhen pikërisht me integrimin organik midis të gjithë sektorëve të lartpërmendur.

Dënimet alternative reale me burg, janë në fushën ekonomike: tregtia e lirë, barazimi i taksave dhe përjashtimit aksioneve minimale absolute, sektori i punëve publike, parandalimi i varësisë së drogës dhe alkoolizmi, format e ndryshme të sigurisë sociale, politikat për punësim maksimale në fushën politike, respektimi i të drejtave individuale dhe sociale të përfshira në Kushtetutë, në teknologjinë shkencore. Pasojnë përparimet mjekësore, subvencionimi i hulumtimit, implementimi i shpejtë i drejtësisë së përgjegjshme ndaj nevojave të viktimave, përhapja maksimale e teknologjive të reja në arsim, mbështetja dhe edukimi i fëmijëve të braktisur, respektimi i modernizimit të sistemit arsimor, dhe kështu me radhë. Lufta kundër krimit kaplon kryesisht sektorin ekonomik, social dhe kulturor, dhe pse jo, edhe atë politik dhe penal.

*****

Drejtësia e korruptuar dhe farsa “demokraci”



( Kur politikat kthen në banda nuk munde të këte reforma por duhet evolucin i shoqerisë  )

Në një sistem drejtësie të sëmurë dhe të korruptuar, shteti bëhet kancerogjen, kur nuk është në gjendje të kurojë drejtësinë. Shteti në këto raste ngjan me “vjetërsinë”, që përditë shkon drejt humbjes së lidhjeve me qytetarët e tij, drejt një fundi i cili nuk lë të ardhme për shoqërinë dhe gjeneratat me mëvonshme. Nuk ka shkencë e zhvillim; nuk ka perspektivë dhe kulturë; nuk ka histori, ka vetëm varfëri të maskuar nën gjuhën e politikanëve të korruptuar që sundojnë dhe nënshtrojnë edhe makinën e drejtësisë. Ngjan sikur ka liri, por nuk është liria e vërtetë demokratike. Kur makina e shtetit është e sëmurë, mekanizmat e saj nuk janë më në gjendje të drejtojnë, dhe të veprojnë, pasi drejtësia nuk e ndëshkon krimin. Ajo nuk e ndëshkon atë që gabon sepse ka pushtet force ekonomike, apo udhëheqësin partiak etj. Kështu mbyllen dosjet që flenë në arkivat e tyre, duke lënë pa hetuar sa e sa krime. Ndaj, koha kërkon rinovim, çlirim nga ankthi që rrezikon në fund perspektivën dhe deri sovranitetin e vendit. Kur prevalenca e korrupsionit bëhet humus i vërtetë i jetës politike dhe i organizmave të shtetit, është bërë një lloj “kushtetute”e jetës morale e materiale, mbi bazën e së cilës drejtohet, organizohet e jeton një shoqëri e tillë, jeta e njerëzve shantazhohet nga politika dhe nga padrejtësia, nga pasiguria, nga krimi i organizuar, nga mafia, nga papunësia, nga mungesa e meritokracisë dhe e profesionalizmit.

Ky mekanizëm arrin kulmin e tij në rastet e krimit të organizuar dhe të mafies, që ne e shohim në jetën tonë të përditshme. Ai është i bazuar në shkeljen besnikërisë, sigurisë dhe ligjit. Çfarë ndodh kur shteti nuk arrin të përmbushë funksionet e tij thelbësore në një demokraci liberale, si mirëmbajtjen e lirisë së tregut dhe konkurrencës, zbatimin e ligjit e rregullave dhe rregulloreve, monitorimin e përmbushjes së tyre, ku shpenzimet e mëdha nuk kanë burim të njohur financiar?! Kur në një shtet drejtësia është e sëmurë, shteti behet i paligjshëm dhe “kanceroz”, pasi ai nuk mbron meritat dhe iniciativën individuale dhe mungon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Imoraliteti është degjenerim i moralit, ndaj duhet të pyesim veten nëse ne jemi shtet i së drejtës, me parime dhe vlera universale; me respekt për dinjitetin e njeriut. Shkalla e lirisë dhe drejtësisë në një shoqëri është në përpjesëtim me gjerësinë e vlerës morale. Liria dhe anarkia nuk mund të jenë në të njëjtin vend, pasi në bazë të anarkisë nuk janë ligji dhe parimet. Liria s’mund të mbrohet nga e padrejta dhe qeveritë duhet të jenë vigjilente në lidhje me këtë. Jeta ekonomike nuk zhvillohet dot në një vakum moral. Ajo kërkon një themel të fortë etik, pa të cilin nuk mund të mbahet në një nivel të mjaftueshëm.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, krimi ekonomik zë 15 deri në 20 % të të gjitha krimeve në mbarë botën. Nëse organizatat kriminale përfaqësojnë elitën e mijëvjeçarit të tretë, këto do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në shoqëri, institucione, politikë dhe jetën demokratike. Dhe baza e krizës së tanishme është një ndër shkaqet të këtyre shtrembërimeve të çoroditur e tregut të lirë, spekulimit ekonomik e kriminal. Krimi burgos zhvillimin dhe vjedh të ardhmen për të rinjtë; kufizon lirinë ekonomike dhe iniciativat sipërmarrëse; është një kërcënim për paqen dhe na dënon me skllavërinë dhe nënshtrimin njerëzor ndaj njeriut. Dhe kjo do të thotë vdekje të demokracisë! Garancia e lirive individuale dhe e dinjitetin njerëzor është “zemra e lirisë njerëzore”. Aty ku nuk ka ligj, nuk ka liri. Kur nuk zbatohet ligji dhe kur nuk dënohet krimi, shuhet në heshtje jeta dhe siguria njerëzore; perspektivat dhe lind despotizmi i një oligarkie e nomenklaturës së kriminelëve, të cilët luftojnë për pushtet, për të marrë në posedim pronat dhe jetën e individëve. Kjo është e kundërta e lirisë, që do të thotë mosbesim në institucionet që udhëheqin.

Ne i paguajmë taksat sepse kemi besim se paratë do të vihen në shërbimin dhe cilësinë tonë jetësore. Mirëpo, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një problem politik dhe si e tillë, duhet t’u adresohet organizmave të drejtësisë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe politikës. Funksioni i drejtësisë nuk është vetëm dënim e ndëshkim. Ajo duhet të përhapë edhe besim, siguri, ndërgjegje, motivim. Drejtësia është ajo që e mban të gjallë shtetin dhe organizmat e tij. Mirëpo kur drejtësia nuk funksionon, korrupsioni dhe krimi lulëzojnë, duke kërcënuar pronën private, liritë e individëve dhe sipërmarrjet, tregun e konkurrencën, shkencën dhe kulturën, zhvillimin ekonomik, etj. Kështu, pak e nga pak, të gjithë i nënshtrohemi frikës dhe demokracia kthehet në një farsë.

Mbreteria e Dardanise


Mbreteria e Dardanise


Dardanët ishin banorët më të hershëm të Kosovës së sotme.[1] Etimologjia e fjalës dardanrrjedhë nga gjuha indoevropiane dardj-a, në gjuhën shqipe dardha (vend i dardhave).[2] Fjala darda është fjalë shqipe që do të thotë dardhë, në trajtën dardan-os del se është sufiks pellazgjik.[3]

Sipas arkeologes Edi Shukriu: krijimin e fiseve dardane duhet parë në procesin integrues që u zhvillua gjatë epokës së bronzit (2100-1100). Sipas saj të dhënat që u ruajtën gjatë historisë për fiset më të njohura dardane janë: fisi i madh i dardanëve, galabërve, thunatëve dhe daunëve.[4]

Pozitën gjeografike dhe strategjike që e zotëronin dardanët ishte me rëndësi të madhe politike dhe ekonomike për Mesdheun. Nëpër territorin e dardanëve kalonin shumë rrugë të rëndësishme antike, pastaj interesim për tregtarët e kohës zgjonin pasuritë minerare dhe punimi i metaleve fisnike të arit , argjendit si dhe të hekurit, zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë etj. Duke u bazuar në këta faktor të rëndësishëm ekonomik dardanët luajtën rol të rëndësishëm në ngjarjet politike dhe shoqërore që zhvilloheshin në atë kohë në Gadishullin Ilirik.

Sipas shumë studiuesve qyteti ma i rëndësishëm në këtë kohë në Dardani ishte Damastioni. Ky qytet dardan i ndërtuar pranë minierave të argjendit në tokat e dyestëve ishte qendër zejtarësh dhe e organizimit politik dhe ushtarak të dardanëve.[5] Luan Përzhita për këtë qytet shkruan se ishte kryeqendra e Mbretërisë së Dardanisë.[6] Ky qytet përmendet edhe nga autori antik Straboni i cili jep të dhëna se në këtë qytet u prenë edhe monedhat me emrin "Damastion". Si simbole në monedha paraqitet çekani i minatorit. Historiani antik Plini shkruan se rrathët dhe bylyzykët e arit që vinin nga Dardania quheshin me emrin Dardan.[7]

Dardanët kishin një numër të madh të skllavëve-daunët të cilët e punonin tokën. Dardanët në atë periudhë kohore u bënë të njohur për prodhimin e djathit, hardhinë e rrushit, dhjamin e derrit, pijen e njohur Sabanë etj.Të dardanët ishte i njohur për botën antike edhe kultivimi i qenit të Sharrit, kuajve, deleve dhe kafshëve tjera. Dardanët importonin kripë prej Autoriatëve dhe Ardiejve.[8]

Shkrimet e para për dardanët janë shënimet e historianit romak i shekullit te II para erës së re, Justinit (Pompe Trogu) me prejardhje nga Narbona e Galisë dhe bashkë kohanik i Tit Livit. Në këtë kohë ai jep të dhëna se Filipi i II i Maqedonisë i kishte nënshtruar dardanët dhe fqinjët tjerë. Justini (Pompe Trogu) ishte autor i 44 librave të titulluara Historitë e Filipit. Në librat e tij përshkruhen luftërat e Maqedonisë duke filluar nga koha para Filipit të II-të e deri më rënien e shtetit Maqedon.[9] Zef Mirdita shkruan se shkrimtari antik Straboni i përmend dy fise dardane: Galabrët dhe Thunatët, analogjia e të cilëve gjendet në jugun e Italisë. Galabrët sipas të cilëve quhet edhe regjioni Calabria dhe Daunët në Apuli.[10]


Harta e Dardanise dhe fiseve Galabri dhe Thunatet

Burimet historike dëshmojnë se në gjysmën e dytë të shekullit të IV para erës sonë Dardania përbënte një tërësi gjeografike e politike më vete.[11] Sipas autorit Gërka Novak i cili jep të dhëna nga libri “Geografia” e Ptolomeut, dhe shkrimtarit antik Plini ne “Storia natyrale", por edhe te disa studiuesve te tjerë del se dardanët kanë jetuar në luginën e lumit të sotëm Vardar, në Fushën e Kosovës, në luginën e Moravës, në perëndim të Çaçakut, të Nishavës, në territorin rreth burimit te lumit Pingus (Pek) dhe shtrihëshin në lindje gjerë në Timachus (Timok). Këto të dhëna dëshmojnë se dardanët ishin një popull i madh i cili banonte edhe në shekullin e V të erës sonë në pjesën më të madhe të Serbisë së sotme.[12]

Dardania si mbretëri u krijua në zemër të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret dardane kalonin shumë rrugë të rëndësishme antike. Rruga Lezhë-Nish ka ekzistuar që nga kohët e lashta si rrugë e rëndësishme midis detit dhe trevave malore të pasura me minerale. Kjo rrugë dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen e skelave të Adriatikut me Danubin, Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë jugore etj.[13] Rrugë tjera me rëndësi që mund ti veçojmë në Mbretërinë e Dardanisë janë: rruga që vinte nga Tivari, Budva e Kotori dhe zbrite në Pejë, pastaj rrugët që vinin nga Kroacia nëpër luginën e lumit Ibër, duke kaluar nëpër Mitrovicë, Vushtrri, Ulpianë, Janjevë etj. Në afërsi të Ulpianës kryqëzoheshin rrugë të rëndësishme që qonin në drejtime të ndryshme, por është me rëndësi të ceket se nga Ulpiana përmes Shkupit një rrugë e rëndësishme lidhej me rrugën e njohur Via Egnatia.

Roli politik dhe ushtarak i Dardanisë filloi të rritej pas invadimit të keltëve në drejtim të Maqedonisë dhe Peonisë. Duke e shfrytëzuar dobësimin e maqedonëve dhe peonëve, dardanët e zgjeruan shtetin e tyre në rajonin e Peonisë. Sipas disa autorëve dardanët zgjerohen deri në detin Adriatik dhe në detin Jon, duke e mbajtur për një kohë në duart e veta edhe qytetin Epidamnos.[14]

Në fillim të shekullit të III para erës së re Dardania del në skenë si mbretëri me një organizim politik dhe ushtarak të rëndësishëm. Sipas njoftimeve të Justinit në vitin 279 para erës sonë Mbretëria Dardane i kishte ofruar mbretit të Maqedonisë ndihmën prej 20000 luftëtarëve për tu mbrojtur nga sulmet e keltëve, por mbreti i Maqedonisë e refuzoi ndihmën e ofruar nga dardanët. Duke e vëzhguar situatën në Maqedoni dardanët morën masa mbrojtëse kundër keltëve. Keltët pas disfatës që pësuan në Greqi provuan të kalojnë nëpër territoret e Dardanisë por u asgjësuan.[15] Pas këtyre ngjarjeve për një kohë prej katër dekadash nuk ka lajme nga autorët antik, por mendohet se Mbretëria Dardane gjatë kësaj kohe u fuqizua edhe më shumë duke i zgjeruar kufijtë e saj në veri dhe në jug.[16]

Nga burimet historike mësojmë se Longari është sundimtari i parë dardan që ne e njohim nga shkrime e autorëve antik e i cili në vitin 231 para erës sonë e çliroi Paioninë. Duke e parë si rrezik forcimin e mbretërisë së Longarit, maqedonasit mobilizuan shumë forca ushtarake kundër dardanëve gjë që ndikoi në dobësimin e vet shtetit të Maqedonisë.[17]

Dardanët në vitin 229 para erës sonë e shfrytëzuan gjendjen e vështirë në të cilën gjendej Maqedonia dhe i sulmuan tokat e saj. Maqedonët me vështirësi e përballuan këtë sulm gjatë të cilit u vra edhe sundimtari i tyre Demetri II.[18] Pas vrasjes se Demetrit pasardhësi i tij Antigon Dozoni i vazhdoi luftërat për dëbimin e dardanëve nga viset e Maqedonisë dhe Paionia. Maqedonasit dërguan një garnizon të fortë ushtarak për ta marrë në kontroll qytetin me rëndësi strategjike të Paionisë, Bilazora që shtrihej në luginën e lumit Ankios.[19] Pasardhësi i Dozonit, Filipi i V i Maqedonisë e vazhdoi të njëjtën politikë kundër dardanëve. Në vitin 219 para erës sonë kur Filipi i V ishte në luftë kundër grekëve në Peleponez, ushtria dardane i sulmoi maqedonët dhe e çliroi qytetin Bilazora dhe disa treva tjera të Paionisë.[20]

Filipi i V e ndërpreu luftën me grekët dhe dërgoi ushtrinë për ta marrë në kontrollë Bilazorën. Në vitin 211 prapë Filipi e dërgoi ushtrinë e tij për ta pushtuar qytetin Sintia në pjesën jug-përendimore të Dardanisë.[21] Në vitin 209 Filipi i V i Maqedonisë e pushtoi prap qytetin strategjike Bilazora. Dardanët në aleancë me Areopin, sovran i një rajoni Ilirë e sulmuan Maqedoninë. Dardanët e pushtuan Orestidën duke depërtuar deri te fushat e Argeas. Gjatë këtij sulmi dardanët morën me vete 20.000 robër lufte.[22]

Mbretëria e Dardanisë i përballoi të gjitha fushatat ushtarake që ndërmori Maqedonia në fund të shekullit të III-të dhe në vitin 200 para e.s. ajo qëndronte e fuqishme në kufijtë e saj historikë.[23] Dardanët lidhën aleancë me romakët dhe morën pjesë në luftën e dytë romako-maqedone. Për këtë qëllim Bato, djali i mbretit Longar shkoi për të biseduar në kampin e konsullit romak Galba.[24]

Në verë të vitit 197 para e.r. Filipi V e dërgoi një forcë ushtarake prej 6000 këmbësorësh dhe 500 kalorësish kundër dardanëve te qyteti Stobi dhe i mundi ata. Filipi V e dërgoi një delegacion te bastarnët tej Danubit që të bëjë aleancë për ta shkatërruar popullin dardan.[25]

Qëllimi i Filipit ishte që ti zhdukte dardanët dhe ti vendoste bastarnët në tokat dardane. Falë strategjisë ushtarake që e zbatuan dardanët duke e ndarë ushtrinë në dy formacione në betejë kundër sulmit të bastarnëve arritën që në vitin 176 para e.r. të largojnë ushtrinë bastarne prej 30.000 vetash nga Dardania.[26]

Në vitin 172 par e.r. mbreti maqedon Perseu u vu në krye të ushtrisë së tij dhe e sulmoi Mbretërinë e Dardanisë. Kjo ishte një fitore e përkohshme për maqedonasit dhe nuk i tronditi shumë dardanët. Dardanët në këtë kohë forcuan miqësinë me shtetin Ilir nëpërmjet të martesës së Etutës, bijës së mbretit Monum me mbretin ilir Gentin.[27]

Genti në këtë kohë udhëhiqte politikë anti romake dhe u ofrua me shtetin maqedonas.

Dardanët, Etiolët dhe Penestët përkrahnin romakët kundër maqedonëve. Në këtë aleancë edhe pse dardanët morën pjesë në koalicion me romakët dhe përfundimisht e mundën Maqedoninë, dardanët nuk e morën Paioninë. Romakët nuk ia dhanë Paioninë Dardanisë por dardanëve ju dha e drejta që të tregtonin kripë.[28]

Pas pushtimit të Peonisë dhe Maqedonisë nga romakët, ndryshuan marrëdhëniet mes dardanëve dhe romakëve. Pas largimit të skordiskëve të cilët me sulme të shpeshta e kishin dobësuar mjaftë Mbretërinë e Dardanisë, dardanët u radhitën së bashku me medët në luftë kundër romakëve.[29] Romakët në vitet 97 e 85 para e. re. i sulmuan dardanët dhe medët, por përfunduan me humbje.[30] Në vitin 84 para e.s. dardanët morën pjesë në luftë së bashku me fiset tjera të Gadishullit Ilirik dhe i sulmuan romakët në provincën romake të Maqedonisë, duke arritur deri në Delf.[31]

Roma duke e parë si rrezik në rajon fuqinë e dardanëve e dërgoi konzullin Gai Skribon Kurionin në provincën romake të Maqedonisë së bashku me pesë legjione ushtarake romake që ti nënshtronin dardanët. Njëri nga pesë legjionet ushtarake romake duke e parë si ekspeditë të vështirë kundër dardanëve, kundërshtuan të marrin pjesë në luftë dhe u ngritën në kryengritje. Kurioni me katër legjionet e sjellura nga Roma dhe ushtrinë romake që ndodhej në Maqedoni e sulmoi Mbretërinë e Dardanisë. Nga burimet e mëvonshme u kuptua se ushtria romake u soll mizorisht me dardanët. Kurioni me ushtrinë e tij arriti deri në Danub.[32]

Edhe pas kësaj ekspedite të fuqishme ushtarake nuk ndodhi nënshtrimi i plotë i dardanëve. Dardanët hynë në disa detyrime kundrejt romakëve. Në këtë gjendje dardanët edhe më vonë vazhduan ta kundërshtojnë politikën pushtuese të Romës. Dardanët ju kundërvënë sundimit të plotë romak dhe e shkatërruan ushtrinë e prokonsullit Hibrida (kolegë me Ciceronin) i cili kishte hy në Dardani për të plaçkitur. Fitorja dardane ndaj Hibridës patë jehonë edhe në senatin romak.[33]

Ciceroni më vonë e akuzoi prokonsullin L. Kalpurnie Pizonin që u la thesalëve dhe dardanëv ta plaçkitin dhe shkatërronin Maqedoninë, pasi që u shiti paqen me të holla.[34] Kalorësit

dardan në vitin 48 para e. s. morën pjesë në luftën e triumvirëve, duke marrë anën e Pompeut kundër Cezarit.[35]

Mark Antoni në vitin 38 para e. së re. e dërgoi ushtrinë e tij që të luftonte kundër dardanëve. Në vitin 29 para.e.re. Mark Krasi pasi luftoi kundër dakëve dhe bastarnëve e nisi luftën edhe kundër dardanëve.[36] Pas luftës së Mezisë në vitin 28 para e,së re. romakët fatin e Mbretërisë së Dardanisë e lidhën me provincën e ardhshme romake të Mezisë.[37] Me këtë romakët përfundimisht e nënshtruan Mbretërinë e Dardanisë.

LITERATURA

1. Aleksandër Stipçeviq, Historia, jeta, kultura, simbolet e kultit, Prishtinë, 1990.

2. Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004.

3. Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004.

4. Gërka Novak, Revista kulturore,“Përparimi”, nr.1, viti XVI, Prishtinë, 1970.

5. Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002.

6. Ilirët dhe Iliria te autorët antike, Prishtinë, 1979.

7. Jovan Adami, Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipri, Tiranë, 1983.

8. Kristo Frashëri, Historia e Qytetrimit shqiptar, Tiranë, 2008.

9. Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009.

10. Spiro Kondo, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë, 1964.

11. Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979.

Tekst-studiues nga Mr.Qazim Namani-Ilustroi dhe e përshtati për botim nga Asllan Dibrani


[1] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004, fq.42

[2] Po aty, fq 42

[3] Spiro Kondo, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë, 1964, fq. 248

[4] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, fq.42

[5] Po aty fq.28

[6] Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009, fq. 27

[7] Po aty fq.28

[8] Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë, 2004, fq. 81

[9] Ilirët dhe Iliria te autorët antike, Prishtinë, 1979, fq.290

[10] Zef Mirdita, Studime Dardane, Prishtinë, 1979, fq. 22

[11] Historia e popullit shqiptarë I , Tiranë, 2002, fq. 145

[12] Gërka Novak, Revista kulturore,“Përparimi”, nr.1, viti XVI, Prishtinë, 1970, fq.39

[13] Jovan Adami, Rrugët dhe objektet arkeologjike në Shqipri, Tiranë, 1983, fq. 37

[14] Aleksandër Stipçeviq, Historia jeta kultura, simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq.51

[15] Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002, fq 145

[16] Po aty, fq, 145

[17] Luan Përzhita, Mbretëria Dardane, Tiranë, 2009, fq.29

[18] Historia e Popullit Shqiptar I, Tiranë, 2002, fq. 146

[19] Po aty, fq. 146

[20] Po aty fq. 146

[21] Po aty. fq. 147

[22] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq.72

[23] Kristo Frashëri, Historia e Qytetrimit shqiptar, Tiranë, 2008, fq.27

[24] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq.72

[25] Po aty, fq. 72

[26] Luan Përzhita, Mbretëria e Dardanisë, Tiranë, 2008, fq.33

[27] Historia e popullit shqiptar I, Tiranë, 2002, fq.149

[28] Po aty, fq. 149

[29] Po aty. Fq. 151

[30] Po aty, fq. 151

[31] Po aty , fq. 151

[32] Po aty, fq. 152

[33] Edi Shukriu, Dardania Antike, Prishtinë, 2004, fq. 75

Historiografia dhe publicistika kroate për Shqiptarët



Nga Zef MIRDITA

Revista e amzës kroate (Časopis matice hrvatske) “Kolo” sjell nga penda e dr. Mirditës një pasqyrë historike jo vetëm të historiografisë kroate, por edhe të disiplinave të tjera shkencore (etnologjia, linguistika, arkeologjia, muzika) dhe të publicistikës të cilat merren me të kaluarën e Shqiptarëve si dhe me kulturën e tyre shpirtërore dhe materiale. Sipas autorit kjo njohuri në të vërtetë është reflektim i traditës shumëshekullore të raporteve të ndërsjella kroato-shqiptare. Më atë rast kanë ndikuar edhe rrethanat e përbashkëta historike. Përveç kësaj, autori vë në dukje se themeluesi i medievistikës shqiptare, me çka e ka ngarkuar me borxh edhe historiografinë shqiptare, është Milan Shufflay. Po ashtu theksohet edhe kontributi i humanistëve, shpirtërorëve dhe artistëve shqiptarë dhënë kulturës kroate, në periudhën e renesancës dhe humanizmit (Gjon Ivan Gazulli, Andrija Alleshi), dhe në kohën më të re (K. Krstiq, A. Stipçeviq, familja Deshpali dhe të tjerë).

Nuk është rast i rrallë në histori që rrethanat e përbashkëta historike të popujve fqinj t`i kushtëzojnë edhe lidhjet e tyre reciproke në lëmin shpirtëror, ekonomik, kulturor dhe politik. Kjo bën që edhe të njihen më thellë dyanësisht. E kur është fjala për marrëdhëniet kroato-shqiptare ato janë mjaft shtresore dhe të ndryshme. Natyrisht se edhe intensiteti i tyre nuk është i barabartë në Kroacinë e jugut, respektivisht në Kroacinë bregdetare, ku këto marrëdhënie kanë qenë shumë më intensive dhe të drejtpërdrejta për dallim prej Kroacisë veriore, gjegjësisht kontinentale. Kjo, midis tjerash, qartë shihet edhe në materialin e pasur arkivor në Dubrovnik, Kotor, Split, Zarë që ka të bëjë jo vetëm me Dalmacinë, por përfshin edhe të dhëna të vlefshme mbi Shqipërinë.[1] Këtu para së gjithash bëhet fjalë për periudhën e proveditorëve gjeneralë për Dalmacinë dhe Shqipërinë.[2]

Por, pavarësisht prej kësaj, publiku shkencor dhe kulturor, por edhe ai më i gjerë, falë veprave të veprimtarëve të ndryshëm shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë, ishte, mund të thuhet lirisht, bukur mirë i njohur me të kaluarën e popullit shqiptar, me kulturën e tij shpirtërore dhe materiale. Pa dyshim se në përmbajtjen dhe qëllimin e kësaj njohurie kanë ndikuar jo vetëm prirjet e caktuara të individëve por edhe ngjarjet politike në një periudhë të caktuar te të dy popujt. Në përputhje me këtë, duke marrë para sysh literaturën relativisht të pasur që ka të bëjë me lëmi të ndryshme të jetës shkencore-kulturore dhe publicistike të Shqiptarëve, mund të përfundohet se interesimi për njohjen e Shqiptarëve si dhe të kulturës së tyre shpirtërore dhe materiale ndër Kroatë ka një traditë të gjatë. Mund të thuhet lirisht se ky interesim ka filluar qysh prej mesjetës dhe që vazhdon pandërprerë.[3]

E pra, para se t`i qasem veprave me karakter shkencor-letrar dhe publicistik mendoj se është e domosdoshme të përqendrohemi shkurt në lidhjen shpirtërore-shkencore dhe kulturore shqiptaro-kroate. Më atë rast mendoj gjithsesi në veprimtarët shkencorë dhe kulturorë me prejardhje shqiptare të cilët me vepra të ndryshme i qëndisën emrat e vet në trashëgiminë intelektuale të popullit kroat.

Me rënien e Shkodrës në vitin 1479 dhe Tivarit me 1571 nën sundimin e Turqisë, Shqipëria bëhet pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Ky akt fatal do të reflektohet edhe në shkëputjen e popullit shqiptar prej civilizimit evropian së cilës sipas historisë, por edhe pozitës gjeografike, i takon. Shumë prej humanistëve shqiptarë, por edhe krijuesve të tjerë kulturorë, për ta ruajtur identitetin e tyre shpirtëror dhe lirinë e krijimtarisë, duke ikur nga zullumi turk, gjejnë vend në Dubrovnik[4] dhe në territorin e Dalmacisë veneciane, ku kanë mundur lirisht të krijojnë dhe t`i zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale.


Pa pretendim që të hyj në hollësira, këtu do të përqendrohem vetëm në disa emra të cilët nuk janë të panjohur për publikun shkencor dhe kulturor kroat.

Ndër të parët vetvetiu vërehet rëndësia e emrit të Andre Aleshit nga Durrësi i cili me veprat e tija skulpturore dhe arkitektonike i pari futi shpirtin e renesancës në Dalmaci, si në arkitekturë po ashtu edhe në skulpturë. Për të dhe për veprat e tija në Rab, pastaj në Split, Trogir dhe Zarë kanë shkruar shumë shkencëtarë kroatë, duke filluar nga Ivan Kukuljeviq Sakcinski,[5] Ljubo Karamani,[6] Cvito Fiskoviqi, Kruno Prijatelji,[7] Ivo Petricioli[8] dhe Andrija Mutnjakoviqi.[9]

E kemi theksuar tashmë se shumë intelektualë – humanistë, duke ikur nga zullumi turk, e lanë Shqipërinë dhe u vendosën në Dubrovnik apo diku tjetër në Dalmacinë veneciane, në Venedik dhe Itali në përgjithësi, kurse me veprat e tyre e ngarkuan me borxh kulturën dhe shkencën e atij vendi (nënqielli) në të cilin kanë vepruar. Një prej tyre është gjithsesi edhe dominikani Gjon Gazulli, i njohur si Ivan Gazulić, humanisti, matematikani dhe astronomi i njohur që jetoi dhe punoi në Dubrovnik;[10] pastaj Marin Biçekimi respektivisht Bečić, rektor i shkollës publike në Dubrovnik në vitin 1492.[11]

Sikurse ka pasur veprimtarë shpirtërorë kroatë në Shqipëri, ashtu ka pasur në mes të shekullit XVI e më tej argjipeshkvij dhe ipeshkvij Shqiptarë me prejardhje nga Durrësi. Kështu përmendet një Andre nga Durrësi (Andreas de Dyrrhachio) kah mesi i shekullit XVI si argjipeshkëv i Dubrovnikut, respektivisht Andreu nga Durrësi, ipeshkëv i Senjit, i cili nënshkruhet si profesor i teologjisë dhe doktor i Shkrimit shenjtë. Duhet vërë në dukje se gjatë kohës së tij sa ishte ipeshkëv është shkruar Meshari i parë i Vrbnikut i vitit 1458. Në këtë grup veprimtarësh duhet përmendur edhe Nikë Arbanasin, kanonikun dhe pedagogun nga shek. XIX, si dhe Spasojë Albanezin i cili qe ndihmës profesor (suplent) në gjimnazin e Zarës. Në kontekstin e gjithë të përmendurës është veçanërisht me rëndësi të theksohen Arbanasët në Zarë dhe kontributin e tyre dhënë shkencës, kulturës, muzikës, sportit dhe politikës kroate.
Si duket kështu e deshi “fati” që Shqiptarët katolikë, për ta shpëtuar identitetin e tyre etno-shpirtëror, të shpërngulen nga vatrat e tyre. Gjithsesi një prej arsyeve elementare ka qenë ikja nga zullumi turk. Kjo ndodhi edhe me Klementinët të cilët viteve të 30-ta të shekullit XVIII zunë vend në Srijem, konkretisht në Hrtkovci dhe Nikinci. Meqë këta në atdheun e ri një kohë të gjatë i mbajtën zakonet, doket, por edhe gjuhën e tyre, nuk është çudi që është shkruar shumë për ta.

Si duket për ta shkroi i pari Stipan Marjanoviq. Vepra e tij është shumë interesante sepse ka të dhëna të shkëlqyeshme etnografike, shkruan për doket dhe zakonet e tyre. Por, kjo vepër është interesante edhe për nga pikëpamja linguistike.

Shqiptarët që kishin ardhur në Kroaci shpejt hynë në veprim edhe në shumë struktura sociale të popullatës kroate. Kështu kishte edhe aristokratë Shqiptarë në shoqërinë kroate. Të tillë kishte në Split, Turopolje dhe tjera vende nëpër Kroaci. Ndër familje të njohura mund të ceken Gvozdenoviqët në Zhumberak që i dhanë Kroacisë “nënmarshallë, gjeneralë, kolonelë, kapitenë, prelatë, avokatë, shkencëtarë, shkrimtarë, atdhetarë…”

Në periudhën e lëvizjes ilire, kur Kroatët luftuan për identitetin e tyre nacional dhe mëvetësinë politike, Ilirët e vjetër në këtë luftim kanë qenë levë e rëndësishme politike. Protagonistët e lëvizjes ilirike, edhe pse ishin të vetëdijshëm se kjo nuk përputhet me të vërtetën shkencore historike, u orvatën që nën nocionin Ilir, në luftë kundër gjermanizimit dhe hungarizimit, të provojnë medoemos autoktoninë e Sllavëve të Jugut në rajonet në të cilat ata jetojnë. Kështu Ljudevit Gaj-i shkroi punimin me karakter programatik-politik me titull “Kush ishin Ilirët e vjetër?” E pra, pavarësisht nga ajo dhe nga qëndrime të tilla politiko-pragmatike në këtë të njëjtën Danicë ilire një autor anonim në bazë të të dhënave historike dhe etnografike shkruan po ashtu edhe për “Shqiptarët”.

Nga ajo që u tha shihet qartë se njohuria e dyanshme kroate-shqiptare ka të kaluarën e saj të gjatë në intensitetin e së cilës gjithsesi ka ndikuar edhe situata politike e të dy popujve. Dhe jo vetëm kjo. Sikurse kishte ipeshkvij dhe argjipeshkvij me prejardhje shqiptare në Kroaci, konkretisht në Dubrovnik dhe Senj, për të cilët tashmë kemi folur, ashtu edhe kleri kroat ka marrë pjesë në jetën shpirtërore të Shqiptarëve. Ai në të vërtetë merr pjesë edhe në organizimin kishtar të territorit shqiptar. Duhet përmendur Dominik Andrijasheviqin (1572-1632), Dubrovnikasin që si ipeshkëv shkodran punoi në organizimin e klerit të ipeshkvisë së përmendur, i përmendur edhe si ipeshkëv “i Shtjefnit” (stjepanski), d.m.th. ipeshkëv i Mostarit. Përveç kësaj ishte edhe në shërbesë diplomatike.

Nga vet titulli i shkresës së cekur do të pritej se këtu do të bëhet fjalë vetëm për vepra historiografike. Mirëpo, në këtë njoftim të dyanshëm apo më mirë të thuhet në njoftimin e Shqiptarëve, të kaluarës së tyre, kulturës shpirtërore dhe materiale, gjithsesi nën rrethana të caktuara historike, ndër Kroatë kanë vepruar jo vetëm historianë por edhe etnologë, linguistë dhe disiplina të tjera shkencore për të cilat do të flasim këtu, publicistë, letrarë e të tjerë. Në përshtatje me këtë që u tha në trajtimin e problemit të cekur do të filloj me letrarët dhe publicistët, dhe vetëm mbasandaj me historianë dhe shkencëtarë të disiplinave të tjera.


Te letrarët kroatë personi më i dashur nga e kaluara shqiptare është gjithsesi Gjergj Kastrioti Skenderbeu apo siç e quajnë ata Juraj Kastriotiq Skenderbeg. Kjo është edhe e kuptueshme kur dihet se, siç pohon Milan Shuflaj: “Nën Skënderbeun një fis i tërë shqiptar u bashkua në luftë kundër Turqve. U krijua një shtet i vërtetë shqiptar, pas rënies së Stambollit, Serbisë dhe Bosnjes, një shtet i fundit i madh i krishterë në Ballkan.” Që me këtë konstatim të cekur të M. Shuflajit qartë mund të dallohet interesimi te rrethet intelektuale kroate për Skënderbeun. Për më tepër, në periudhën e lëvizjes ilire emri i Gjergj Kastiotit Skënderbeut, i cili me luftën e tij çerekshekullore kundër Turqve simbolizonte rezistencën heroike kundër fuqisë okupuese të huaj, do të jetë i pranishëm në zhanre të ndryshme letrare. Në të rilindësit kroatë gjetën personazhin e përshtatshëm për frymëzim në realizimin e idealeve të tyre nacionale. Ai u paraqit si prototip-luftëtar në mbrojtjen e kristianitetit perëndimor. Në këtë kuptim për të edhe shkruhet në Danicën ilire me titull Juraj Skenderbeg i Amurat (Gjergj Skenderbeu dhe Amurati), respektivisht Juraj Skenderbeg i Muhamed (Gjergj Skenderbeu dhe Muhamedi).

Për Skënderbeun dhe trimëritë e tija heroike si prototip i mbrojtësit të krishterimit perëndimor kanë shkruar dhe kënduar poetët. Atë e përmend në Osmanin e vet edhe Ivan Gundulliq. Në mënyrë të veçantë për të këndon fra Kaçiq-Mioshiq (Kačić-Miošić).

Është interesante të ceket se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski në bazë të këndimit të fra Andrija Kaçiq-Mioshiqit shkroi tragjedinë me titull Skenderbeg që ruhet në dorëshkrim në Arkivin HAZU (Arkivi kroat i shkencës dhe artit, vër. e përkth.).

Kur është fjala për historianët kroatë që kanë shkruar për Gjergj Kastriotin Skënderbeun gjithsesi i pari është Dubrovnikasi Ludovik Crijeviq Tuberoni (1459-1527). Ai, duke shkruar për kohën e vet, madje për periudhën ndërmjet vitit 1490-1522, i përshkuar me idenë e kryqëzatës kundër Turqve, shkruan edhe për luftërat shumëvjeçare të Skenderbeut kundër Turqve. S`ka dyshim se duke shkruar këto Komentime (Komentari) të tija dhe kur është fjala për Skenderbeun ka qenë në ndikim të fortë të veprës së humanistit shqiptar, priftit shkodran Marin Barletit, përndryshe biografit të parë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Kjo është një vepër, modeli (origjinali) i së cilës ishte ajo nga Frankfurti mbi Main, e shtypur në vitin 1743 edhe në Zagreb me shtojcën në titull “Athleta Christi”.

Arsyeja përse Franjo Thauszy dha që të shtypet, ai përndryshe ndërmjet 1734-1737 ishte komandant i kështjellës së kaptolit të Zagrebit në Dubicë, dhe t`ia kushtonte Karl Batthyani-t në Nemeth-ujvarë, banit të mbretërisë së Dalmacisë, Kroacisë dhe Sllavonisë, shihet nga parathënia e tij në të cilën thuhet: “që ta kthej një pjesë të Kroacisë e cila ka pësuar nën mynxyrat e robërimit osman në lirinë e etërve” dhe që zëvendësi i mbretit në orët e mbrëmjes të lexojë këtë vepër për të pushuar. Sido që të jetë nga kjo qartë shihet se Gjergj Kastrioti Skënderbeu edhe 275 vjet pas vdekjes së tij ishte i pa vdekur dhe “spiritus agens” i lëvizjeve të mëdha të popullit për çlirimin nga robëria turke. Arsyeja e parë ishte që Franjo Thauszy, duke krahasuar Kral Batthyani-n me Skënderbeun, siç shihet nga parathënia, t`i lajkatohet mëkëmbësit të mbretit, meqenëse tashmë kishte pas rënë në pamëshirën e tij, për çka na flet hollësisht edhe Baltazar Adam Krçeliq.

Për jetën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kanë shkruar Mate Zorçiq dhe Mihovil Pavlinoviq. Duke e trajtuar atë në kontekstin e pushtimeve turke në Ballkan, fra Donat Famijaniq nga Zara shkruan për luftërat e Skënderbeut kundër Turqve.

Ferdo Shishiq, një prej historianëve të njohur kroatë në gjysmën e parë të shekullit XX, ndër të tjera ka shkruar edhe një shkresë me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotiq, respektivisht të njëjtin tekst me titull Gjorgje Skenderbeg Kastriotić i njogovo doba (Gjergj Skënderbe Kastrioti dhe koha e tij) me shtojcat prej tetë dokumenteve dhe tri faqeve shënimesh. Ky tekst nuk është botuar por gjendet në dorëshkrim në Arkivin HAZU.

Ai këtë shkresë të tij e fillon me fjalët: “Ajo që ndër poetë është Shekspiri, ndër gojtarë Foksi, ndër prijës (gjeneralë) Napoleoni, ky është Skënderbeu ndër trima trim i vërtetë” (…), dhe vazhdon: “Ndërsa kalorësit evropianë kishin frikë nga fytyra e nxirë jeniçere, Skenderbeu vet me të djathtën e vet preu deri në dy mijë Turq dhe ndërsa perandoritë dhe mbretëritë në të cilat sulltanët godisnin, plot dëshpërim kërkonin ndihmë nëpër mbarë krishterimin, Kastrioti trim me një grusht të Arbanasëve zemërakë godet dhe e mposht ushtrinë tejet të madhe të dushmanit.”

Me rastin e pesëdhjetë dhe pesëqind e tridhjetë vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut autori i këtij artikulli ka shkruar dy artikuj okazionalë (të rastit) për Skënderbeun. Po ashtu ekziston edhe një artikull i Q. Peteshiq-it.

E pra nuk ishte vetëm personi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut lidhëse në njohurinë e dyanshme të Kroatëve dhe Shqiptarëve. Në këtë kanë pasur ndikim edhe faktorët e ndryshëm politikë të cilët, edhe pse jo për nga përmbajta, por për nga pasojat, ishin të ngjashëm. Kjo në mënyrë të veçantë ndjehet në periudhën e lëvizjes ilire, respektivisht të rilindjes popullore kroate. Mirëpo, njohuria intenzive e publikut kulturor kroat fillon në periudhën e shpërthimit të krizës lindore.

Është e njohur se kjo krizë ndizej pa flakë një kohë të gjatë. Shpërtheu me kryengritjen boshnjako-hercegovinase (1875) dhe me kryengritjen në Bullgari (1876) qëllimi i së cilës ishte çlirimi nga pushteti turk. Në këto shqetësime implikohen (hyjnë në veprim) edhe Shqiptarët, konkretisht rilindësit shqiptarë. Rezultati i kësaj lëvizjeje është Lidhja e Prizrenit (1878-1882) e cila me demarshe dhe memorandume të ndryshme drejtuar fuqive të mëdha evropiane të atëhershme, kundërshtoi copëtimin e territorit etnik shqiptar dhe dhurimin e tyre shteteve të krishtera ballkanike (Srbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë). Për të gjitha këto raportohet edhe publiku kulturor kroat në artikujt që janë botuar në “Obzor” të Zagrebit, “Branislav” të Osjekut dhe “Narodni list – Il Nazionele” të Zarës. Interesante është se “Obzor” i Zagrebit, gazeta më prestigje e inteligjencës së pavarur kroate, vetëm për Lidhjen e Prizrenit dhe rilindjen popullore shqiptare, dhe këtë prej 6. maj 1878 deri më 4. qershor të vitit 1881 ia kushtoi 250 artikuj, paraqitje dhe informacione, dhe këtë 45 për vitin 1878, 67 për 1879, 127 për 1880 dhe 17 për vitin 1881. Nga ana tjetër “Branislav” i Osjekut i kushtoi rilindjes kombëtare shqiptare vetëm tri artikuj në 1878 dhe disa në vitin 1879. “Narodni list – Il Nazionale” i Zarës në vitin 1878 këtij problemi i kushtoi 14, ndërsa 26 në vitin 1880 dhe 12 artikuj, shënime dhe informacione në vitin 1881.

Si u tha tashmë, ngjarjet politike në Ballkan dhanë shkas që të shkruhet për to, por edhe për popujt me të cilit kishin të bënin këto ngjarje. Në këtë frymë duhet kuptuar edhe kontributin e françeskanëve të provincës së Bosnje Srebernës që nuk është i parëndësishëm në njohurinë e të kaluarës së popullit shqiptar. Këtu i veçoj tre françeskanë me influencë të provincës së përmendur veprat e të cilëve janë shumë të rëndësishme për njohjen e jo vetëm të kaluarës por edhe të zakoneve dhe dokeve të Shqiptarëve, e këta janë: Josip Dobroslav Bozhiq, fra Lovro Mihaçeviq dhe fra dr. Andrija Nikiq.

Josip Dobroslav Bozhiq për shkak të natyrës së tij karakteristike nuk ishte sipas dëshirës as të pushtetit laik politik as të eprorët e vet.

Kështu qe transferuar nga Bosnja në Troshan, fshat në Zadrimë në Shqipëri, në kolegjin françeskanë ku kryente detyrën e edukuesit dhe magjistrit. Sapo erdhi në Shqipëri menjëherë filloi të interesohet për të kaluarën, doket dhe zakonet e popullit shqiptar. Meqenëse ishte në mosmarrëveshje të vazhdueshme me eprorët e vet kaloi te priftërinjtë dioqezanë, dhe këtë në Ipeshkvinë e Banjallukës. Këtu e mbaroi veprën me titull Arbanija. Crte o narodu i povijesti Arbanije do pada joj u turske ruke 1571. godine (Shqipëria. Tipare mbi popullin dhe historinë e Shqipërisë deri në rënien e saj në duart turke në vitin 1571). Pas ekzemplarit (arkut) të parë të shtypur qe e ndaluar shtypja e mëtejshme e kësaj vepre. Për më tepër, pleqëria françeskane e konfiskoi.

Më i rëndësishmi gjithsesi është Lovro Mihaçeviq. Ai në kolegjin françeskan në Zadrimë mori mbi vete detyrën e magjistrit të rishtarëve françeskanë. Këtu qëndroi plot dhjetë vjet, dhe këtë prej vitit 1883-1892. Pasi që sërish u kthye me 1906 në Shqipëri, ai në vitin 1907 si provincial françeskan i shkoi rreth e rrotull tërë Shqipërisë me Epir dhe Maqedoni, deri ku shtrihej provinca françeskane. Për (në) rrugë u ndal katër muaj duke i shënuar vërejtjet dhe përshtypjet e veta. I nxitur nga ngjarjet politike që në ato kohëra zhvilloheshin në Shqipëri shkroi një vepër të vogël me titull Crtice iz arbanaške povijesti (Tipare nga historia shqiptare). Kjo, në të vërtetë, siç pohon me të drejtë A. Stipçeviqi më parë është një kompilim nga vepra e Artur Galanti-t, se sa një vepër e tij origjinale.

Për dallim prej tij, kur është fjala për karakterin shkencor të punës, Andrija Nikiqi është shumë më autentik dhe më i rëndësishëm. Ai në bazë të njohurisë së shkëlqyeshme të materialit arkivor nga Arkivi Propaganda Fide, si dhe literaturës profesionale, i ka paraqitur shkëlqyeshëm rrethanat politike dhe sociale, si dhe gjendjen ekonomiko-kulturore në Kosovë në mes të vitit 1840-1890.

Në të vërtetë interesimi për të kaluarën e popullit shqiptar te shkencëtarët-historianët kroatë kurrë nuk është dobësuar. Kështu qysh Franjo Raçki, edhe pse vet nuk është marrë me problemet e historisë shqiptare, botoi raportin e arqipeshkvit të Tivarit Marin Bicit të cilin ia dërgoi Kongregatës de Propaganda fide, dhe në të cilën gjinden shumë të dhëna të rëndësishme që flasin për rrethana të vështira dhe të padurueshme të katolikëve shqiptarë nën sundimin turk. Në këtë ka edhe mjaft të dhëna të vlefshme etnografike dhe gjeografike. Për njohjen e rrethanave të vështira dhe të padurueshme në Shqipëri gjatë kohës së sundimit turk veçanërisht është i rëndësishëm Raporti i argjipeshkvit të Tivarit, më vonë i Zarës Vick Zmajeviq-it që për fat të keq, sa më është e njohur, në Kroaci nuk është i publikuar.

Karlo Horvat, njohës i shkëlqyeshëm i arkivave romake, në bazë të këtij materiali po ashtu shkruan shkresa të rëndësishme mbi Shqiptarët, respektivisht mbi Shqipërinë. Po ashtu edhe Shime Ljubiq, duke publikuar Listine sjell mjaft dokumente që kanë të bëjnë me Shqiptarët.

Kontributi i shkencëtarëve kroatë në ndriçimin e të kaluarës së Shqiptarëve dhe në studimin e gjuhës shqipe si çelës për njohjen e strukturës së gjuhëve paleoballkanike ka një rëndësi të madhe. Sigurisht edhe kjo ka qenë shkak që gjuhëtari i shkëlqyeshëm kroat, Osjekas, Josip Florshytc në institutin e Zagrebit ligjëroi në vitin 1910-1916 gjuhën shqipe. Kjo ka qenë e para herë në këtë Institut.

Me gjithë faktin që për Shqiptarët dhe të kaluarën e tyre kanë shkruar shumë intelektualë kroatë qoftë si publicistë, respektivisht shkencëtarë, megjithatë emri i Milan Shuflaj-it si për historiografinë kroate, veçanërisht atë shqiptare qe kthesë e madhe. Është e vërtetë se historiani kroat Josip Gelçiq (Giuseppe Gelcich) duke diskutuar për të kaluarën e Zetës dhe dinastisë së Balshiq-it, ndalet edhe në disa probleme nga Shqipëria e mesjetës. Mirëpo, veprat e Milan Shuflajit janë gurë themeli i medievistikës shqiptare.

Shkaku përse ai është marrë aq intensivisht edhe me ndriçimin e të kaluarës shqiptare disa e kërkojnë në kohën e krijimit të shtetit shqiptar. Mirëpo, siç thekson me të drejtë Marko Kostrençiq, Shuflaji “e kishte gjetur për vete fushën e veprimit që më së shumti i përshtatet prirjes së tij të lindur për bizaren (ekstravaganten), dhe këtu kishte mjaft mundësi që të ndizej imagjinata e tij e fortë historike në rolin dhe pozitën mistike të pasardhësit të autoktonëve në siujdhesën hemike (sc. ballkanike, Z.M.). Që tani z. Š(ufflay-it) vëmendjen ia tërheqin veçanërisht çështjet arbanase, dhe me punën e vet ai i vuri bazat për një kuptim të ri të jetës arbanase në të gjitha drejtimet dhe ndikimit të saj në rrethinë.» Mirëpo, arsyeja e vërtetë që iu kushtua aq shumë së kaluarës së Ballkanit, konkretisht të Shqiptarëve, më duket, shihet në fjalët e vetë M. Shuflayit i cili, ndër të tjera thotë: «Kroacia e vendosur në dheun, që me formësimin fizik që moti mbart vulën e kufirit të dy siujdhesave të mëdha evropiane, e cila është kufi e gjuhëve, perandorive dhe feve ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, perandorisë bizantine dhe asaj të shenjtë romane, e shtyrë në sferën e interesave të papëve, ndjen çdo lidhje të këtyre dy botëve, ashtu sikurse betejat edhe sot i përjeton plagë. Këto lidhje për historianin janë rreze drite që me shndritjen hyjnore të frymëzimit shumë herë ndriçon errësirën që i mbulon në shumë vende pesë shekujt e parë të historisë kroate… Ndërsa autoriteti i Bizantit po bie, gjithnjë e më i madh po bëhet ndikimi i kurisë në Kroaci. Kur u ul Kreshimiri në fron, Roma tashmë kishte filluar të kryente revolucionin që kishte për qëllim të ndryshonte me themel raportin e Kishës me shtetin – pushteti apostolik ka për të fituar parësinë mbi mbretërinë.» (Kurzivi Z.M.).

Pavarësisht nga gjithë kjo ai këtë «imagjinim» të vetin për studimin e të kaluarës së popullit shqiptar e vërtetoi me botimin kapital të dokumenteve historike që kanë të bëjnë me mesjetën e Shqipërisë. Në të vërtetë Acta Albaniae janë paramenduar t`i kenë katër vëllime, madje në përgjithësi në bazë të materialit arkivor venecian për të cilat konsideronte se nuk duhej të përfundonin me vitin 1479 kur Venedikasit e humbin Tivarin dhe Ulqinin. Arsyeja përse mu ky vit, Shuflaji e shpjegon kur thotë: «Pikërisht ky material përfundimtar i shek. XVI është jashtëzakonisht i rëndësishëm për tërë Ballkanin, e në veçanti për pjesën e tij arbanase. Sepse në këtë shekull mbaron mutacioni i madh social, merr fund involucioni i strukturës sociale mesjetare bizantine-serbe, zhvillohet deri në fuqi të plotë sistemi aktivistik fisnor dhe përgatitet një lloj njësish hierarkike shtetërore (Mali i Zi, Mirditorët, Himariotët). (Kurzivi Z.M.).

Për fat të keq dy vëllimet tjera nuk e panë dritën. Supozohej që vëllimi i tretë të ketë qenë i kryer, mirëpo «kishte humbur».

Pas kësaj vepre themelore për medievistikën shqiptare, Shuflaji rrjedhimisht publikon studimet e veta kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Në bashkëpunim me L. Thalloczy-in dhe Konstantin Jireçek-un kishte ndër mend ta shkruante historinë e popullit shqiptar në katër vëllime. E pra, deri te realizimi i këtij qëllimi nuk erdhi edhe pse studimi Položaj crkve u predturskoj Albaniji (Pozita e kishës në Shqipërinë paraturke) është dashtë të jetë kapitulli i 11 i asaj vepre, çka shihet nga një letër që Shuflaji ia kishte dërguar L. Thalloczy-it. Vazhdojnë më tutje punimet e rëndësishme si: Politička sudbina dračke teme (Fati politik i çështjes (temës) së Durrësit), Biologija albanskog plemena (Biologjia e fisit shqiptar), Gradovi i gradišta Albanije uglavnom za vrijeme Srednjega vijeka (Qytetet dhe gërmadhat e Shqipërisë kryesisht gjatë Mesjetës), Povijest sjevernih Arbanasa (Historia e Arbanasëve veriorë) si dhe Nacionalne maglice (Mjegullat (ngatërrimet) nacionale). Sredovječna plemena Albanije i Crne Gore (Fiset mesjetare të Shqipërisë dhe Malit të Zi) në të cilin bën fjalë për etnogjenezën e popullit shqiptar dhe kristalizimin e tij politik, pastaj Državne jezgrice. Sredovječni dinasti Albanije i Crne Gore (Elitat (thelbet) shtetërore. Sunduesit (dinastët) mesjetarë të Shqipërisë dh Malit të Zi) në të cilin vihet në dukje domethënia e territorit shqiptar në tentimet e formimit politik të dinastëve të mëdhenj e të vegjël, duke u mbështetur në lidhjet e gjakut me shtëpitë aristokrate bizantine, franceze, serbe, bullgare, kroate dhe boshnjake.

E gjithë kjo punë rezultoi veprën Srbi i Arbanasi (Serbët dhe Arbanasit) që përbëhet prej 32 studimeve, të përfshira në tetë kapituj. Kapitulli i shtatë i këtij koleksioni punimesh flet për kontaktet politike të Kroatëve dhe Shqiptarëve në shek. XIV-të.

Është interesante se duke lexuar me vëmendje këtë vepër mund të vërehen disa kontradikta dhe dobësi metodologjike. Kjo veçanërisht shihet në rastin ku flitet për raportet ndërmjet Malazezëve dhe Shqiptarëve. Konkretisht kjo shihet në rastin e fisit Kuçi për të cilin thotë se në vitin 1614 ishte “gjysma ortodoks e gjysma latinë”, ndërsa për vitin 1614 pohon se janë “Chuzzi Albanesi del rito romano”. Përveç kësaj duhet cekur se ai kur diskutimin e problemeve historike është shërbyer me terminologjinë e shkencave natyrore, si që është “osmoza”, “simbioza”, “mutualizmi”, etj. Gjithsesi në frymën e kohës së vet shumë është shërbyer po ashtu me metodologjinë e pozitivizmit sociologjik, në mënyrë të veçantë kur reflekton mbi faktorët e fuqive kolektive, ndikimeve reciproke, shkrirjet dhe modifikimet e vazhdueshme.

Kur është fjala për historinë shqiptare dhe referimin (paraqitjen) e saj Shuflaji është dëshmuar edhe si letrar. Në vitin 1920 në Zagreb, ai me pseudonimin Alba Limi, publikoi romanin historik, respektivisht siç thotë vet “historinë romantike” me titull Kostadin Balšić. Në të zhvilloi tërë fantazinë e tij të zjarrtë, porse duke ruajtur besnikërisht strukturën historike të dinastëve shqiptarë.

Pa kurrfarë dyshimi mund të thuhet se në të vërtetë me Shuflajin fillon qasja e vërtetë shkencore e shkencëtarëve kroatë e marrjes së tyre me të kaluarën shqiptare. Një prej tyre gjithsesi është edhe Stjepan Antoljak, themelues i katedrës së historisë në Fakultetin filozofik në Prishtinë, përndryshe edhe profesor shumëvjeçar i historisë në Fakultetin filozofik në Shkup. Për shkak të punës që e bëri për shumë vjet në Arkivin shtetëror të Zarës, por edhe në bazë të materialit arkivor nga Roma dhe Vjena, publikoi disa punime nga lëmi të ndryshme të historisë së popullit shqiptar.

Si arkivist, por edhe historian, Bernard Stulli me studimin e tij Albansko pitanje (Çështja shqiptare) e qiti borxh historiografinë shqiptare. Ai si drejtues shumëvjeçar i Arkivit shtetëror në Zagreb pati mundësinë të njihet edhe me materialin arkivor që ndërlidhej me të kaluarën e Shqiptarëve. Stulli në të vërtetë në Albansko pitanje (Çështjen shqiptare) shkruan në kontekstin e ngjarjeve politike të kohës dhe kërkon ndikimet e të fortëve botërorë interesat e të cilëve hynin në konflikt pikërisht në fushën e Perandorisë që po rrënohej Osmane.

Sipas mendimit të Stulli-t çështja shqiptare shfaqet vonë “për shkak të prapambetjes dhe zhvillueshmërisë ekonomiko-shoqërore dhe politike të vendit shqiptar”, gjegjësisht “shfaqet në mënyrë të papjekur”, sepse nuk ka fuqi shoqërore “që do të sendërtonin lëvizjen politike më radikale dhe njëmend shqiptare”. Sipas mendimit të tij kjo lëvizje është zhvilluar nën ndikimin vendimtar të fuqive të huaja të cilat “kushtëzuan jetën politike dhe zhvillimin e vendeve dhe popujve ballkanikë” kështu që beteja nacionale vëzhgohet në një pjesë të madhe në nënshtrimin e ndasive të sferave të interesave në Ballkan. Është e rëndësishme edhe dukuria shoqërore e gërshetimit të interesave të borgjezive tregtare në ndërlidhje (mbërthim) të shoqërive ballkanike. Në fund vë në dukje Stulli se Çështja shqiptare pas Kongresit të Berlinit (1878) u bë një ndër problemet kyçe të politikës së Ballkanit. Autori me të drejtë konstaton se Lidhja e Prizrenit ka pasur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e “çështjes shqiptare”.

S`ka dyshim që arsyet e cekura, vërtetë të paraqitura në frymën e kuptimit të atëhershëm mbizotërues marksist-materialist të ngjarjeve historike janë në shumëçka të sakta. Vetëm se befasuese është që autori nuk e ka marrë në analizë edhe një faktor shumë të rëndësishëm të ndarjes (copëtimit) së Perandorisë Turke, që për faktorët politik evropian është shumë qenësor. Fjala është për “superstrukturën shpirtërore”. Siç dihet, veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit, veçanërisht ata në Kosovë, ishin të përshkuar me frymën e islamizmit dhe panturqizmit, dhe kanë luftuar, njëmend, për autonominë kulturore-sociale dhe ekonomike, por në kuadër të Perandorisë Turke. Një qëndrim i tillë për fat të keq i ka dëmtuar popullit shqiptar me rastin e ndarjes së territorit të Perandorisë Turke në përbërjen e së cilës ishte edhe populli shqiptar. Sepse kriteri elementar i Kongresit të Berlinit në ndarjen e territorit të Perandorisë së përmendur ishte përkatësia fetare e jo ajo nacionale. Dhe kështu fuqitë e mëdha në këtë kongres, duke mos dëshiruar të kenë “një Turqi të vogël”, ua ndanë territorin etnik shqiptar shteteve krishtera: Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Ky ishte “shpërblimi” i popullit shqiptar, i cili në pjesën më të madhe është i fesë Islame, për lojalitetin e tij ndaj sulltanit. Natyrisht se në një mënyrë të tillë nuk është zgjidhur, dhe as që mund të zgjidhet “çështja shqiptare”.

Është interesante si i qaset Ivo Andriqi, letrari dhe nobelisti kroat, por në shërbim të realizimit të idesë së “Serbisë së Madhe”, zgjidhjes së kësaj “çështjeje shqiptare”. Për këtë gjë historiani Bogdan Krizman ka shkruar një punim të vëmendshëm. Ivo Andriq, sado që të ketë qenë letrar i suksesshëm, kur është fjala për “çështjen shqiptare” ka lënë gjurmë shumë negative. Thënë më saktë ishte në shërbim të realizimit të idesë gjenocide të “Serbisë së Madhe”. Si ndihmës i minstrit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1939 mori nga qeveria e vet detyrën që ta përpunonte një elaborat në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kur lexohet dhe analizohet, ky elaborat ideologjikisht në asgjë nuk dallon prej idesë së Vasa Çubrilloviqit. Dallimi është vetëm në zgjedhjen e mjeteve. Në këtë kuptim Andriqi preferon që Shqipëria të ndahet ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë. Kështu pohon: “Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej edhe qendra tërheqëse për pakicën arbanase në Kosovë, e cila në situatën e re do të asimilohej më lehtë (…) Çështja e shpërnguljes së Arbanasëve myslimanë në Turqi po ashtu do të ekzekutohej nën rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksioni më të fortë për ta ndaluar këtë.” Mirëpo ç`të bëhet me Shqiptarët – katolikët që në atë kohë në Kosovë ishin rreth 17.000, dhe së bashku me katolikët nga Shqipëria janë më atë rast gjithsej rreth 200.000-300.000?! Për Andriqin ata nuk përbënin rrezik sepse “raporti i tyre me Shqiptarët myslimanë asnjëherë nuk ka qenë i mirë”.

Për politikën gjenocidale serbe ndaj Shqiptarëve në Kosovë dhe për spastrimin etnik të kësaj zone në mënyrë që të realizohej ideja e “Serbisë së Madhe” ka shkruar edhe autori i këtij artikulli.

Historia e Shqiptarëve si dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtërore janë t ë pranishme edhe në edicione të ndryshme të “enciklopedive kroate”. Kështu Ljudmil Hauptmann shkruan për historinë e Shqiptarëve, kurse Eqrem Çabej (Ećrem Čabej) për letërsinë artistike dhe popullore të Shqiptarëve. Një paraqitje të re sintetike të historisë së letërsisë shqiptare dha autori i këtij artikulli. Është me rëndësi të theksohet se interesimi për poetin kombëtar shqiptar Gjergj Fishtën (Đerđ Fišta) në rrethet intelektuale ndër Kroatë ka qenë gjithmonë e pranishme. Kjo është edhe e kuptueshme sepse ai, si poet, ka qenë nxënës i fra Kaçiq-Mioshiqit dhe fra Gërg Martiqit. Përveç kësaj duhet cekë se fliste shkëlqyeshëm kroatisht. Kështu për të shkruan Ivan Esih dhe Lazar Dodiq.

Në afrimin dhe njohjen reciproke kroate-shqiptare me siguri kanë qenë të rëndësishëm faktorët ekonomikë. Kjo i përket veçanërisht lidhjeve tregtare-ekonomike (bujqësore) dhe (breg)detare ndërmjet Dubrovnikut dhe Shqipërisë. Mbi këtë flet materiali i pasur arkivor i futur në Arkivin Shtetror në Dubrovnik. Këto lidhje i kanë trajtuar Josip Luetiq, Vinko Ivançeviq, mbi eksportimin e drunjve (qeresteve) nga Shqipëria në Dubrovnik si dhe mbi anijendërtuesit dubrovnikasë në Shqipëri.

I nxitur me ngjarjet tragjike në Kosovën e vitit 1981 Branko Horvat, ekonomisti i shquar kroat, filloi të merret me “çështjen kosovare”. Ai në të vërtetë orvatet të hyjë në shkaqet historike të politikës që çoi deri te këto ngjarje, për shkak të shpjegimit të thelbit të çështjes shqiptare në Kosovë. Për dallim nga pjesa historike që është përpunuar në redaktimin e një historiani kosovar shqiptar, analiza ekonomike dhe politike kanë provuar dhe sqaruar në të vërtetë esencën e problemit të revoltit të Kosovarëve shqiptarë.

E ballafaquar me politikën brutale gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit ndaj Shqiptarëve, derisa jetonte në Beograd, Ljubica Shtefan, e vetëdijshme për të gjitha pasojat negative për jetën e vet, mblodhi material arkivor dhe material tjetër në bazë të të cilit trajtoi periudhën e viteve 1878-1989, me çka në të vërtetë botës ia paraqiti pamjen e terrorit të tmerrshëm serb mbi Shqiptarët.

Mbasi e kemi fjalën për Kosovën dhe Shqipërinë duhet përmendur se autori i këtij artikulli ka publikuar paraqitjen në mënyrë të përmbledhur të kulturës shpirtërore dhe materiale si dhe dy kritika (censurime) të hollësishme punimesh mbi këtë lëmi nga parahistoria deri te antika e vonë.

Kontribut të rëndësishëm filologjisë dhe linguistikës shqiptare kanë dhënë edhe shkencëtarët e njohur kroatë, si që janë Henrik Bariq, Anton Mayer, Petar Skok, Radoslav Katiçiq dhe të tj. Kjo është edhe e kuptueshme sepse çelës për njohjen e problemeve paleoballkanike etnogjenetike është gjuha shqipe.

I pari, mund të thuhet, që intensivisht është marrë me problemet e gjuhës shqipe është Henrik Bariq, Dubrovnikas, përndryshe profesor i Universitetit të Beogradit. Ai, duke u marrë me problemet e paleoballkanistikës, u mor edhe me problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, raportin e saj ndaj rumanishtes, si dhe me problemet e prejardhjes së popullit shqiptar. Nxjerr edhe revistën “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju (Arkivi për lashtësinë, gjuhën dhe etnologjinë arbanase) për arsye që, siç vë në dukje në Hyrje, “në rend të parë (të ketë) parasysh studimin e marrëdhënieve serboarbanase, kulturore dhe politike (…) si dhe shqyrtimin e lidhjeve ndërmjet Arbanasëve dhe popujve parasllavë të siujdhesës ballkanike, të Romanëve ballkanikë, Grekëve, Thrakasëve të vjetër dhe Ilirëve.”

Në faqet e kësaj reviste, përndryshe jetëpak, janë publikuar punimet e shkencëtarëve të famshëm nga lëmi i bllkanologjisë dhe albanologjisë, duke trajtuar kështu raportet e gjuhës shqipe ndaj asaj rumune, si dhe gjuhëve të tjera ballkanike, vlerat shkencore e të cilave edhe sot janë të rëndësishme. Krahas studimeve gjuhësore dhe punimeve janë publikuar edhe studime nga historia e popullit shqiptar, si dhe recensione dhe kritika mbi librat e /nga/ ballkanologjisë.

Bariqi, kur është fjala për prejardhjen e gjuhës shqipe, mendon se e ka prejardhjen thrakase dhe që Shqiptarët janë vendosur (kanë zënë vend) në territorin ilir. Me vetë këtë ai e dëbon teorinë ilire mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe insiston në lidhjen gjuhësore shqiptaro-rumune. Bariqi ka kontribuar shumë edhe në leksikografi. Në këtë lëmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe Kruno Krstiqi, në mënyrë të veçantë mbi visarin gjuhësor të Arbanasëve në Zarë.

Një linguist tjetër i rëndësishëm kroat, përndryshe me prejardhje vllahe, që u mor intensivisht me problemet linguistike paleoballkanike dhe raportet e gjuhës shqipe ndaj tyre, ka qenë profesori universitar i Zagrebit Petar Skok. Preokupimi i tij elementar, kur është fjala për gjuhën shqipe, ishte raporti i saj me gjuhët rumune dhe sllave.

Në plejadën e linguistëve të njohur kroatë që janë marrë edhe me problemet e gjuhës shqipe në kontekstin e gjuhës ilire ka qenë edhe Anton Majer, indoevropeist dhe ilirolog i njohur, profesor në Universitetin e Zagrebit. Ai është përfaqësues i teorisë ilirike mbi prejardhjen e gjuhës shqipe.

Mbi raportet gjuhësore shqiptaro-ilire, por në kontekstin e gjuhëve paleoballkanike, ka shkruar edhe Radosllav Katiçiq, pasardhës i Anton Majerit në katedrën për indoevropeistikën në Universitetin e Zagrebit, kurse prej vitit 1971 kryetar (udhëheqës) i Katedrës për sllavistikën në Universitetin e Vjenës. Ai është përfaqësues i teorisë “iliro-shqiptare” kur shqyrton problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe. Mirëpo, në një vend tjetër ai është pak më kritikë për sa i përket një pohimi të tillë. Sepse vë në dukje se në konstruksionin interesant thrakas, megjithatë, edhe pse nuk është i provuar sigurisht, prejardhja ilire e gjuhës shqipe mbetet si më e mundshmja alternativë. Këtë mendim e shprehu edhe në artikullin e lexuar në Simpoziumin e parë ndërkombëtar mbi Ilirske studije (Studimet ilirike), të mbajtur në Tiranë në vitin 1972.

Për kërkime sistematike arkeologjike të territorit shqiptar, veçse nga arkeologë shqiptarë mund të flitet vetëm pas Luftës së II-të botërore, madje për të gjitha periudhat – nga parahistoria deri te mesjeta. Këto rezultate të arkeologëve shqiptarë janë sa mahnitëse aq edhe të pranueshme për shkencëtarët botërorë. Qëllimi i arkeologëve shqiptarë nuk ka qenë vetëm të njohurit e kulturës materiale dhe shpirtërore, në rend të parë Ilirëve, por kjo analizë ka qenë në funksion të ndriçimit të etnogjenezës së popullit shqiptar, përkatësisht për t`i vërtetuar lidhshmëritë etnogjenetike të Ilirëve dhe Shqiptarëve.

Duke iu falënderuar këtyre rezultateve dhe njohurisë së literaturës botërore arkeologu kroat Aleksandar Stipçeviqi ka shkruar në italisht një sintezë të historisë së Ilirëve, ma pas edhe në kroatisht. Përveç punimeve të rëndësishme nga problematika ilire është marrë edhe me etnogjenezën e popullit shqiptar, të publikuar në gjuhën sllovene. Me problemin e etnogjenezës së popullit shqiptar është marrë, duke u shërbyer me metodën interdisiplinore edhe autori i këtij artikulli.

(Marrë nga: URTIA, revistë fetare kulturore, Viti 2003, f.53-80. Përktheu: Shtjefën Dodes)

[1] Alain Ducellier, La façade maritime de l`Albanie au Moayen Âge, Thessaloniki, Institute for Balkan Studies, 1981; Idem: L`Albanie entre Byzance et Venise: Xe-XVe siècles, London, Variorum Reprints, 1987; Josip Lucić, Spisi dubrovačke kancelarije (Shkrimet e kancelarisë dubrovnikase), vëll. 2-3, Zagreb. JAZU dhe Zavod za hrvatsku povijest (Enti për historinë kroate), Filozofski fakultet, 1984, 1988; sv. 4, HAZU dhe Zavod za hrvatsku povijest, Filozofski fakultet, 1993; Bariša Krekić, Albanians in the Adriatic cities: Observations on some Ragusan, Venetian and Dalmatian sources for the History of the Albanians in the late middle ages, në: ΟΙ ΑΛΒΑΝΟΙ ΣΤΟ ΜΕΣΑΙΩΝΑ ΕΘΝΙΚΟ ΙΔΡΥΜΑ ΕΡΕΥΝΩΝ ΙΝΣΤΙΤΟΥΤΟ ΒΥΖΑΝΤΙΝΩΝ ΕΡΕΥΝΩN ΔΙΕΘNΗ ΣΥΜΠΟΣΙΑ 5 ΑΘΗΝΑ 1998, FQ. 209-233.

[2] Maja Novak, Generalni providuri Dalmacije i Albanije u XVIII. stoljeću prema ocjeni neslužbenih suvremenika (Proveditorët gjeneralë të Dalmacisë dhe Shqipërisë në shekullin XVIII sipas vleftësimit të bashkëkohësve jozyrtarë). Radovi Instituta JAZU u Zadru, 4-5 (1958-1959), 341-371; E njëjta: Kada i kako je došlo do formiranja službe generalnog providura Dalmacije i Albanije (Kur dhe si erdhi deri te formimi i shërbesës së proveditorëve gjeneralë të Dalmacisë dhe Shqipërisë). Radovi Instituta JAZU u Zadru, 15 (1968), 91-112.

[3] Aleksandar Stipčević, Albanologija u Hrvatskoj. Prilog njezinu povijesnom razvoju, në: Historijski zbornik, god. XLV (1), Zagreb 1992, 219-236. (Më tutje: HZ); Aleksandër Stipçeviq, Interpretime albanologjike. «Flaka e vëllazërimit» – Redaksia e botimeve – Shkup, 1994; Zeqirija Naziri, Hrvati o Albancima (Kroatët për Shqiptarët) (Od narodnog preporoda do 1912. godine.) (Nga rilindja popullore deri në vitin 1912). Zagreb 1993.

[4] Me datën 14. korrik 1284 për herë të parë përmendet gjuha shqipe “lingua albanesca” siç është shenjuar në dokumentin e arkivit të Dubrovnikut (shih J. Lucić, Spisi, 3, nr. 467; B. Krekić, vep. cit., fq. 211).

[5] Ivan Kukuljević-Sakcinski, Slovnik umjetnikah jugoslavenskih. Zagreb 1858, s. v. Aleksijev, Andrija Dračanin, 4-10.

[6] Ljubo Karaman, Umjetnost u Dalmaciji XV. i XVI. vijeka, Zagreb 1933, 69-96.

[7] Cvito Fisković i Kruno Prijatelj, Albanski umjetnik Andrija Aleši u Splitu i Rabu, Split 1948.

[8] Ivo Petricioli, Alešijev reljef sv. Jeronima u Zadru, u: Vjesnik za arheologiju i historiju dalmatinsku, 26-59 (1954-12957), 1, 270-273.

[9] Andrija Mutnjaković, Andrija Aleši – Andrea Alessi. Architectonica croatica 8, Zagreb 1998. Ky është një edicion i përpunuar i atij që është botuar në gjuhën shqipe: Andrija Mutnjaković, Andreas Alexius Epirota, «Rilindja» Prishtinë 1981.

[10] Šime Jurić, Prilozi biografiji Ivana Gazulića, në: Anali Historijskog instituta u Dubrovniku, 8-9 (1960-1961), 447-479; Mirko Dražen Grmek – Žarko Dadić, O astronomu Ginu Gazulu i dubrovačkom traktatu o astrolabu, në: Anali Historijskog odjela Centra za znanstveni rad JAZU u Dubrovniku, XIII-XIV (1976), 53-94; B. Krekić, vep. cit., fq. 221-224.

[11] Bečić, Marin (Becichemus, Becichio, Becichemo, humanist (me siguri Shkodër 1468 – Padovë 1526), HBL I/1983, 572-573.

Letra e gazetares arabe, Nadine Al-Budair: Imagjinoni sikur të krishterët të…



Nadine Al-Budair


Me një artikull të bukur në të përditshmen kuvajtiane, “Al-Rai”, gazetarja arabe, Nadine Al-Budair, ftoi lexuesit e saj islamik për një refleksion.

“Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit. Imagjinoni të ndieni zëra që vijnë nga kisha dhe vendet e tjera të lutjes brenda dhe jashtë botës arabe, që ulërasin në altoparlantë dhe hedhin akuza kundër myslimanëve, duke i quajtur të pabesë dhe kënduar: ‘Zot, vriti myslimanët, mposhti të gjithë’.

Këto imazhe janë larg atyre të terroristit arab dhe mysliman, sepse Perëndimi është njerëzor dhe qytetari perëndimor refuzon që t’i përgjigjet kështu krimeve barbare të terroristëve islamikë. Pavarësisht terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ne qëndrojmë në krah të Perëndimit pa pasur aspak frikë apo shqetësim. Ata nuk përfaqësojnë islamin, por vetëm veten e tyre”, shkruhet në letrën e gazetares.

Simboli ynë antik/ Nga ilirët te Skënderbeu, historia e shqiponjës me dy koka


Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si një ndër simbolet më të lashtë të botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik, që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.

Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?

Një histori e shkurtër

Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.

Shqiponja me dy koka është simbol që tregon përgjithësisht një kërkesë për trashëgimi kulturore nga Perandoria Romake. Ajo është përdorur nga Perandoria Bizantine dhe Perandoria e Shenjtë Romake si në pjesën Lindore ashtu dhe atë Perëndimore. Në Perëndim nuk u përdor më zyrtarisht me shpërbërjen e Austro-Hungarisë, ndërsa në Lindje vazhdon të përdoret në stemën e Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, të gjitha këto që kishin lidhje me perandorinë bizantine. Ajo është përdorur edhe në flamurin e Kishës Ortodokse Greke. Në stemën bizantine, kokat përfaqësojnë Perandorin që ka autoritetin mbi çështjet laike dhe fetare. Gjithashtu nënkuptojnë dominimin e perandorëve bizantinë në Lindje e Perëndim. Ndërsa në Perandorinë Romake të Shenjtë atao përfaqësojnë kishën dhe shtetin

Origjina

Shqiponja me dy koka është përdorur gjatë periudhës së dinastisë Paleologu, si simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Shqiponja me dy koka mund të gjendet në mbetjet arkeologjike të qytetërimit Hittite, që daton nga një periudhë që shkon nga shekulli 20 deri në shekullin e 7 para Krishtit. Gandaberunda është një tjetër shembull i një zogu mitologjik me dy koka, e cila është në përdorim në Indi. Shqiponja me dy koka u pa gjithnjë e më pak gjatë periudhës së fundit të Hittite (nga shekulli 9 deri në shekullin e 7 para Krishtit) dhe tërësisht u zhduk pas kapitullimit të perandorisë.
Perandoria Bizantine

Shqipe me dy krerë e Perandorisë Bizantine

Kostandinopoja ishte pasardhësja e Romës, dhe grekët bizantinë vazhdonin përdorimin e stemës së shqiponjës me një kokë në rrobat e tyre. Edhe pse rrënjët e transformimit të shqiponjës me dy koka janë të lidhura me Azinë e Vogël, detajet e miratimit të tij janë të pasigurta. Ajo shfaqet në vepra arti bizantine në fillim të shekullit të 10, por është konfirmuar në përdorim nga ana e Perandorisë si e tillë vetëm shumë vite më vonë, në periudhën e dinastisë Paleologu, kur ajo është përdorur si një simbol i perandorit dhe anëtarëve të rangut të lartë të familjeve perandorake. Kryqi u bë gjithnjë e më shumë i përdorur në standardet ushtarak megjithatë shqiponja me një kokë vazhdoi të përdoret si simbol i autoritetit perandorak.

Perandoria e Shenjtë Romake

Përmendja e parë e shqiponjës me dy koka në Perëndim daton që nga viti 1250, në një listë të armëve të Mateut të Parisit për perandorin Frederik II të Perandorisë së Shenjtë Romake. Zakonisht ishte e zezë në një sfond të artë, dhe zëvendësoi shqiponjën me një kokë, dhe më pas u miratua në emblemat e shumë qyteteve gjermane dhe familjeve aristokrate. Pas shpërbërjes së Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, shqiponja me dy koka është mbajtur nga Perandoria Austriake, dhe shërbeu gjithashtu si stemë e Konfederatës Gjermane.

Në principatat ruse simboli i shqiponjës me dy koka është i njohur që nga koha e Jani Beg Khan (1342-1357), i cili ishte pjesëmarrëse aktiv në politikën e brendshme të principatave ruse, dhe u vulos në monedha me simbolin e shqiponjës me dy koka.

Shqiponja me dy koka ishte një element kryesor i stemës së Perandorisë Ruse (1721-1917), e modifikuar në mënyra të ndryshme nga mbretërimi i Ivanit III (1462-1505) e më tej edhe gjatë sundimit të Pjetrit të Madh (1682-1725). Ajo vazhdoi në përdorim deri në Revolucionin Rus në vitin 1917 dhe u rivendos në vitin 1993, pas krizës kushtetuese të atij viti dhe mbetet në përdorim deri në ditët e sotme.


Në Shqipëri

Shqiponja me dy krena e flamurit të Shqipërisë

Në Shqipëri, shqiponja me dy koka u prezantua për herë të parë nga familja Kastrioti. Ky simbol është përdorur nga Skënderbeu si stemën e Lidhjes së Lezhës, lëvizjes së rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15. Flamuri përbëhej nga një sfond i kuq me një shqiponjë të zezë në mes. Në vitin 1912, Ismail Qemali, ngriti një version të ngjashëm të atij flamuri në Vlorë. Flamuri ka kaluar nëpër shumë alternacione deri në 1992 kur u prezantua flamuri aktual i Shqipërisë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.

Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende. Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e globit.

Ngjyra e zezë e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.

Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zezë në betejë.
Jaho Brahaj: Shqiponja e Skënderbeut

Emblema Kastrioteve dhe flamuri më 1912

Historia e Flamurit tonë ka një rrugë po aq të komplikuar sa vetë historia jonë si komb. Nga fillesat e kësaj historie kur dokumentohet për herë të parë forma grafike e shqiponjës e deri më sot, ka shumë fakte interesante e kthesa të befta historike.

Studiuesi Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare, ka botuar librin “Flamuri i Kombit Shqiptar”, ku shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme, të bazuara në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenore, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit që prej pesë shekujsh. Në një intervistë të dhënë në media studiuesi Jaho Brahaj flet edhe për enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë, me besimet dhe kultin e këtij shpendi. Ja ccfarë thotë ai për shqiponjën me dy koka të përdorur nga Skënderbeu:


“Meqenëse simbolin e flamurit tonë ne kemi shqiponjën me dy krerë, duhet që patjetër të rikthehemi në historinë e lashtë të popullit tonë dhe të bëjmë pyetjen: e kishim apo nuk e kishim kultin e shqiponjës ashtu siç e kanë pasur edhe popuj të tjerë? Nga dokumentet arkivore, mitologjike apo kultet, faktohet se shqiponjën, shqiptarët e kanë pasur tipar të botës së tyre shpirtërore. Kjo derisa vijmë në shekullin e VI para erës së re, ku e kemi shqiponjën të dokumentuar në artefakte arkeologjike. E kemi në Ilirinë e Veriut, në mburojën e një luftëtari ilir të gdhendur në gur, e kemi në tumat e Matit në disa variante, e kemi edhe tek kultura ilire e zbuluar nga prof Muzafer Korkuti në afërsi të Apolonisë.

Kjo pati një vazhdimësi tek ne si iliro-shqiptarë, derisa u shfaq në Europën e zhvilluar të shekullit XI-XI heraldika, e cila ishte e përcaktuar saktësisht në mënyrë grafike se cila do ishte shenja që do të mbanin administratat, administrata kishtare, formacionet e ndryshme ushtarake, shtetet, princërit, etj. Që aty ne sërish kemi të dokumentuar shqiponja qoftë me një kokë, që e kemi tek shteti i parë i Arbërit në shek XII dhe në shek XII-XIII tek familjet feudale shqiptare si tek Muzakaj, Dukagjinët, tek Kastriotët tek Gropajt e Ohrit dhe Dibrës, etj”.



Meqë jemi te Kastriotët duhet thënë se sipas dokumenteve këtë stemë nuk e kishte vetë Skënderbeu, pasi ai e trashëgoi nga familja e tij, pra shqiponja dykrenore në fushë të kuqe ishte e trashëguar nga paraardhësit e tij. Në 1444 në Kuvendin e Lezhës, u vendos se ky do të jetë simboli i ri i kombit shqiptar, pasi Skënderbeu u zgjodh si kryekomandant.”

Bizanti i merr simbolin ilirëve

Studiuesi Jaho Brahaj shpjegon enigmën e zanafillës së shqiponjës dykrenore, e cila është trashëguar nga kohët e hershme bashkë me besimet dhe kultin e këtij shpendi. “Perandoria Bizantine e mori shqiponjën me dy krerë, si simbol, nga ato popullsi mbi të cilat u shtri e u zhvillua. Pjesë e Bizantit ishte edhe popullsia ilire ballkanase. Ne e kemi të dokumentuar shqiponjën dykrenore në shekullin VI, dhe mund të thuhet se Bizanti e mori këtë simbol nga ne. Fati e solli që shqiponja me dy krerë të ishte emblemë e derës së Kastriotëve, ashtu siç thotë Barleti. Duke qenë se në mbledhjen e princërve shqiptarë në 2 mars 1444 Skënderbeu u vendos komandant i përgjithshëm, atëherë flamuri i tij ishte edhe flamuri përfaqësues i të gjitha forcave ushtarake të arbërve. Prej këtu fillon të jetë flamur përfaqësues i kombit shqiptar, për të mbërritur në ditët e sotme”.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...