2017/03/01

Historia tërheq vëmendjen të mos përsëriten gabimet e dikurshme!






Ndryshe prej disa shteteve të Ballkanit, të cilat gjatë shek. XIX kishin fituar pavarësisë duke u çliruar nga Perandoria Osmane (Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali Zi), shtetet fqinjë të tyre nga kapërcyelli i shek. XIX dhe fillimet e shek. XX, jetonin ende nën sundimin e huaj, siç ishte Austro-Hungaria, e cila zotëronte me një popullsi të madhe sllave brenda kufijve të saj (kroatë, boshnjakë, etj.). Ndërsa, pjesët e Ballkanit jugperëndimor, të banuara kryesisht me shqiptarë, të cilët ecnin ende nëpër procesin e emancipimit kombëtar, sundoheshin nga Perandoria Osmane e shoqëruar me krizën e saj përfundimtare.

Patriotët shqiptarë duke pasur me vete edhe elitën intelektuale (që kishte shijuar aromën europiane, por edhe osmane), edhe pse kishin krijuan kushte të favorshme për çlirimin e vendit (përmes Lidhjës së Prizrenit dhe të Pejës), ende nuk kishin arritur për të siguruar udhëheqjen unike kombëtare, udhëheqje kjo, që do t’i artikulonte kërkesat në realizimin e objektivit final, Pavarësinë e Shqipërisë.

Një shembull i frymëzuar thellësisht nga gjendja e krijuar në Shqipërinë e atëhershme paraqiste poema e Pashko Vasës “O moj Shqypni” (angl. “Oh Albania”):

“Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni: ‘jam turk’, tjetri: ‘latin’
Do thonë: ‘Jam grek’, ‘shkje’- disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë”!

“Albanians, you are killing your brothers,
You are divided into a hundred parties,
Some say, I am a ‘Christian’;
Others, I am a ‘Muslim’;
One, I am a ‘Turk’; another I am a ‘Latin.’
Still others, ‘I am a Greek’; ‘Slav’ and others.
But you are brothers, all of you”!

Mesazhët largëvajtëse të kësaj poeme dhe i shumë përmbajtjeve të ngjashme jo vetëm te shqiptarët, por përgjithësisht në Ballkan ruajnë refleksione të fuqishme edhe sot e gjithë ditën. Këtej, ai që ka jetuar për shumë vite në shtete ballkanike, është dëshmitar se kuptimi mbi historinë e popullit të tij dhe më gjërësisht i është ndërruar (ose ia kanë ndërruar) më shumë se një herë gjatë jetës së tij. Ne jemi dëshmitar të ndryshimeve, rishikimeve të përshpejtuara, dhe së këtejmi mund të themi lirisht se ky proces i korrigjimit, fshirjes dhe i riparimit të përmbajtjeve historike në vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje e sipër.

Madje, edhe dikush që nuk është marrë me të kaluarën dhe nuk është interesuar aq shumë për të, ka mundur për të konstatuar se historia nuk është më mësuese e jetës, siç ka qenë deri me sot, por duhet të jetë një nxënës i dëgjueshëm, i cili duhet vazhdimisht të mësoj mësime të reja dhe të riparuara në përputhje me interesat “madhore”, nga të cilat studjuesit e interesuar për objektivitetin dhe saktësinë shkencore radhitën të fundit.

Në këtë kontekst, studjuesit i është bërë e qartë se për ideologji, politikë dhe interesa shoqërore e kombëtare, historia nuk përfaqëson shkencën sipas të cilës njohuritë për të kuptuar duhet thelluar dhe pasuruar më shumë, por, historia është një përallë (fiksion), e cila duhet shërbyer qëllimeve të tjera, që në mënyrë të vazhdueshme sërish duhet të tregohet në përputhje me interesat dhe qëllimet e narratorit, si një përrallë para gjumit.

Megjithatë, historia sot ka një ndikim të rëndësishëm shoqëroro-politik, fetar e kulturor në shtetet e përparuara, prandaj, si e tillë ajo është një shkencë brenda së cilës zhvillohën lufta për dominim – në mes të historianëve të elitave dhe të shtresave më të ulëta të shoqërisë, të mjatës dhe të djathës. Historia nuk është një objekt më të cilën mund të lozët ose që mund të kuptohet lehtë. Në duartë e gabueshme, ajo mund të jetë mjaftë e rrezikshme, mirëpo, mund të bëhet edhe burim iluminizmi. Pesha e saj në sferën e politikës është e mirënjohur.

Historia si shkencë humane merret me prejardhjen dhe rrënjet e shoqërive dhe komuniteteve. Ajo na lidhë me të kaluarën dhe na bën të mundur edhe të depërtojmë në të ardhmën, ndërsa me shembujë nga e kaluara, na tërheqë vëmendjen, që të mos përserisim gabimet e dikurshme. Me kontinuitetin e vetë, historia paraqet të kaluarën, të tanishmën dhe të ardhmën, të cilave u jap një formë dhe objektiv konkret!


***********


Prof. Dr. Jahja Drançolli lindi në Pejë më 10/10/1946. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971.Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjsitraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik. Ka magjistruar në Zarë dhe doktoruar në Prishtinë më 1981, respektivisht më 1984. Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj. Gjatë luftës edhe prof.Drançolli si shumica e popullit shqiptar maltretohet nga forcat policore serbe.

Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjikë të posa themeluar në Prishtinë[2], institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. Gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë projektesh kërkimore-shkencore nga lëmi i arkeologjisë dhe të shkencave ndihmëse të historisë. Në vitin

Jahja Drançolli për Arkeologjinë e Kosovës në filmin gjerman, "Sieben Tage Kosova" i realizuar nga Moses Merke & Elisabeth Saggau

akademik 2004/2005, në cilësi të profesorit të Fakultetit Filozofik, Departamenti i Historisë ka qenë bartës i kursit me titull: “Religjionet komperative: Katolocizmi, Ortodoksia dhe Islami”. Maketi i botuar i këtij kursi[3] i përkrahur nga WUS-Austria është nominuar dhe ka fituar çmimin e parë në lartësi prej1000 euro.[4] Drançolli, në cilësinë e udhëheqësit dhe drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës ka zbuluar mbetjet e kështjellës së Harilaqi.[5] e cila daton nga shekujtë IV-VI pas/Kr. Gjatë vitit akademik 2003/2004 ka qenë bartës i projektit “History of Religions”, të finansuar nga CEU-Budapest. Ndërkaq, gjatë viteve akademike, 2000/2001; 2001/2002; 2002/2003, 2004/2005, ka qenë bartës i një sërë projekteve nga lëmi i historisë dhe trashëgimisë kulturore të realizuara në Universitetin Veror të Prishtinës (Pristina Summer University). Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj. Përndryshe Drançolli është një aktivist i angazhuar në mbrojtjen e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës[6] Prof. Dr Jahja Drançolli njëkohësisht është kontribuesi i vetëm shqiptarë në Encyclopedia of Global Archaeology (Claire Smith, ed., Springer, 2014) me studimin Kosova: Archealogical Heritage.[7][8]

Tituj të veprave

BIBLIOGRAFIA SELEKTIVE
Botime të veçanta – monografi
1. Gjin Gazulli-astronom dhe diplomat i shek. XV, Prishtinë, Rilindja, 1984;
2. Raguzanët në Kosovë prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, Prishtinë, Instituti i Historisë i Kosovës, 1986;
3. Albanci v srednjem veku, in Albanci (J. Drançolli et al.), Cankarjeva Založba, v Ljubljani;
4. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Zwischen Kreuz und Halbmond, (Jahja Drançolli et al.), München, Pinguin, 1998;[8]
5. Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pejë , “Dukagjini”, 2001;
6. Histori e Religjioneve Komparative, WUS Austria-Prishtinë 2005 (tekst universitar, co-autor Denis Janz, Ph.D., Loyola University New Orleans, Provost Distinguished Professor of Religious Studies);
7. Histori e Shkencës, WUS Austria-Prishtinë 2003 (tekst universitar).
8. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Monumentet e Kosovës, Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, 2005; Simpoziumin Ndërkombëtar Krishtërimi ndër shqiptarë, mbajtur në Tiranë 1999, botuar në Shkodër, 2000
9. Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Editor, Prishitnë, Instituti Arkeologjik i Kosovës, 2007;
10. Historiografia dhe teoritë historike të shekujve XIX-XX, WUS Austria-Prishtinë 2008 ( e- CUP, botim elektronik);
11. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb, Lazër Mjeda, 2008
Punime shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]
1. Marrëdhëniet e Durrësit me Raguzën prej shek. XI deri më 1501, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1982/12; Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989/3;
2. Vështrim për Kosovën gjatë feudalizmit të zhvilluar, in: Kosova, Prishtinë 1983/12.
3. Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1984;
4. Tregtarët e njohur të Kosovës prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, in: Buletin i Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1984/XIII-XIV;
5. Lidhjet e bujarëve raguzanë me Durrësin gjatë shekujve XIII-XV, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1984/VIII;
6. Presence des Albanais e Raguse entre le XIIIe et le XVe siecle, in: Recherches Albanologiques, 1987/4;
7. Les rapports des nobles de Raguse avec Durrës au course des XIIIe-XIVe siecle, in: Studia Albanica, Tiranë 1987/3;
8. Rrugët e Kosovës gjatë Mesjtës, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1987/ XXIII.
9. Diaspora shqiptare në Greqi gjatë shek. XIV, in: Studime Historike, Akademia e shkencave e RPS, Tiranë 1987/3;
10. Disa aspekte të mjeksisë ilire, in: Gjurmime Albanologjike (ser. folklor e etnologji), Prishtinë 1988/18 (co-autor, Akademik Musa A. Haxhiu);
11. Marin Biçikemi në Raguzë në dritën e dokumenteve të Arkivit Historik të Dubrovnikut, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1988/17;
12. Kosova më 1448 sipas kronikave të historive të moçme të Raguzës, in: Kosova, Prishtinë 1988/17;
13. Fillët e ndikimit osman në viset e banuara me shqiptarë dhe në Bosnje e Hercegovinë, in: Gjurmime Albanologjke (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
14. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu te kronistët dhe historianët e moçem të Raguzës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;
15. Lidhjet historike shqiptaro-boshnjake në shek. XV, in: Sdudime për Epokën e Skënderbeut, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Tiranë 1989/3;
16. Diplomatët shqiptarë në shërbim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Gjurmime Albanologjike (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1990/19;
17. Një biografi e panjohur për Mikel Marulin- Tarkanjotin, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/19;
18. Disa aspekte të strukturës etnike në Kosovë gjatë mesjetës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike) 1991/21;
19. Të dhëna të reja për jetën dhe veprën e Marin Barlecit, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/18;
20. Beteja e Kosovës në dritën e burimeve raguzane, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. historike) Prishtinë 1993/21;
21. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish-Jugosllavi gjatë shekujve XV-XVII, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1994/22;
22. Marin Beçikemi në Padovë e Venedik, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1994/13;
23. Kontribut i muzikantëve shqiptarë të Raguzës gjatë shekujve XIV-XV, in: Buletini i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1994/XXII;
24. Universiteti i Durrësit (shek.XIV), in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universitei i Prishtinës, Prishtinë 1995/XXIII;
25. Shtrirja e trojeve shqiptare deri në Krizën Lindore, in: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë 1995;
26. Skënderbeu dhe Kosova, Studime Historike, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1995/1-4;
27. Njoftime burimore rreth origjinës së Milosh Kopiliqit, in: Illyria, New York, 1995/13,14;
28. Ndërlidhjet kulturo-historike shqiptare-evropiane gjatë humanizmit, in: “Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturës shqiptare” (1555-1995), Art Club, Ulqin 1995;
29. The Albanian population of Kosova and other areas of former Yugoslavia during the XVth-XVIIth centuries, in: The Kosova issue a historic and current problem, Institute of History, Prishtina-Tirana 1996;
30. Dokumentet italiane për gjendjen në Kosovë gjatë luftërave austro-turke (1683-1699), in: Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996;
31. Llapi gjatë mesjetës, in: “Llapi gjatë shekujve”, Prishtinë 1996;
32. Mjekët shqiptarë gjatë Epokës së Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane, in: Praxis Medica, Prishtinë 1997, vol. 40, No.1. (co-autor, Alademik Musa A. Haxhiu);
33. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Pinguin, München 1998;
34. Rrënjët e qytetërimit iliro-shqiptar në Kosovë. In: Buletin i Fakultetit Filozofikë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998/XXV;
35. Kontribut për ndriçimin e toponimit Prishtinë, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1999/27;
36. Jak Pjetër Llukari, një historian i moçëm shqiptarë (shek. XVII), in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1999/27;
37. Zhvillimi i mjekësis së moçme në Kosovë, in: Praxis Medica, vol. 42, No.1, Prishtinë 1999;
38. Kontributi i dominikanëve shqiptarë për Kishën Katolike, in: Dardania Sacra, Prishtinë 1999/1;
39. Feja në Kosovë gjatë Mesjetës, in: Dardania Sacra, Prishtinë 2000/2;
40. Kosova dhe Shqiptarët në shek. XV-XVII, in: Kosova, Revistë Historike/Politike, Prishtinë-Tiranë 2000/8;
41. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Krishterimi ndër Shqiptarë (Simpozium Ndërkombëtar, Titranë, 16-19 nëntor 1999), Shkodër 2000;
42. Mbi ofiçin shtetëror të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Kosova, Prishtinë 2000/20.
43. Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës, in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001/XXVI;
44. Kontaktet shqiptaro-serbe gjatë mesjetës (shek.V-XIV), in: Vjetar, Arkivi Kombëtar i Kosovës, XXV-XXVI, Prishtinë 2001;
45. Opusi poetik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Jeta e Re, Prishitnë 2003/6, (koautor, prof. Nexhat Begolli);
46. Ndërrimi i strukturës fetare te shqiptarët e Malit të Zi, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishitnë 2004/33;
47. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kosova (të dhëna të reja), in: Simpozium ndërkombëtarë i mbajtur me rastin e 600 – vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Zagreb 2005;
48. Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën e Raguzës, in: Skënderbeu dhe Evropa, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë 2006;
49. Prania e Arbërve në Zarë, Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin e 280- vjetorit të ardhjes së arbëreshve në Zarë, Zagreb 2006;
50. Iliro-Arbërit në territorin e Malit të Zi të sotëm, in: Vjetari i Arkivit të Kosovës, XXXV-XXXVI, Prishtinë 2006;
51. Mesazhet e Lidhjes së Lezhës. 1444, in: Buletin i Fakulteti Filozofik XXVII-XXVIII, Prishtinë 2007;
52. Koleksioni Arkeologjik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2007;
53. Iliro-Arbërit në Mal të Zi gjatë antikitetit dhe mesjetës, in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
54. Ndryshimet e strukturës fetare të shqiptarëve në Mal të Zi (përhapja e fesë islame), in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;
55. Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit, in: Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Zagreb 2008;
56. Shkolla Arbërore në Venedik dhe piktori Viktor Karpaçi, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, XXXIX-XL, Prishtinë 2008;
57. Kalaja e Shasit, in: Simpozium ndërkombëtar kushtuar Shasit në shekuj, Ulqin 2008;
58. Roli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Imzot Lazër Mjedës, in: Simpozium ndërkombëtar, “Imzot Lazër Mjeda - mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, Zagreb 2009;
59. Shën Pali në kontekstin historik dhe arkeologjik, in: 2000 – Vjetori i lindjes së Shën Palit, Prishtinë, 2009;
60. Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: World Universities Congress, Çanakkale, Turkey, 2010;
61. Illyrian – Albanian Continuity on the Area of Kosova, in: Thesis Kosova, 2010/1;
62. Illyrian State, in: Ilira Intrnational Review, Prishtinë, Universiteti Iliria, 2011;
63. Konsullatat dhe gjykatat në Bellasicë të Llapit (1424-1448), in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 47-48, Prishtinë, 2012;
64. Konsullatat dhe gjykatat në Prishtinë, 1415-1453, in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 45-46, Prishtinë, 2013;
65. Konstantini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani, in: 1700 - vjetori i Ediktit të Milanos, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Tiranë, 2014;
66. Kosova: Archaeological Heritage, in: Encyclopedia of Global Archaeology, ed. Claire Smith, Springer, 2014.
Përveç monografive dhe punimeve shkencore që u përmenden më sipër, Prof. dr. J. Drançollin e ndeshim edhe në referencat e studimeve historike ndërkombëtare. Botoi, gjithashtu, edhe shumë kritika e reçensione, si dhe më tepër se 100 punime profesionale-shkencore në gazeta e revista të vendit dhe botës, si në revista e gazeta: Zëri, Fjala, Ekskluzive, Drita, Rilindja, Koha ditore, Illyria, Rilindja demokratike, Shkëndija, Bujku, Bota Sot, Pavarësia, Lajm, Express, Nacional, etj.

No comments:

Post a Comment

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                                                    Nga Flori Bruqi Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Rad...