2019/08/03

Tërmet në Greqi, 4.8 ballë, banorët në panik


Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme Greqinë, duke shkaktuar sërish panik te qytetarët. 


Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për Karpathos
Mediet greke raportojnë se vendi është lëkundur nga tërmeti 4.8 ballë i shkallës Rihter në orën 12:51 me orën lokale.




Këtë radhë tërmeti ka lëkundur zonën e Karpathos, ndërsa sipas një matjeje nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës dridhjet ishin 4.8 ballë dhe epiqendra ndodhej 71 km në juglindje të Karpathos dhe thellësia fokale prej 5 km.


Efthymios Lekkas

Rezultate imazhesh për Efthymios Lekkas


Në deklaratat e tij, profesori Efthymios Lekkas theksoi kategorikisht se nuk ka asnjë arsye për shqetësim. 

Imazh i ngjashëm
Është një fenomen shumë normal për rajonin dhe nuk ka asnjë lidhje me tërmetet e fundit në kontinent, si dhe me Kretën.

Rezultate imazhesh për Efthymios Lekkas

Ai madje tha se ky tërmet do të jepte tërmete, të cilat me shumë gjasë nuk ndjehen as nga banorët e Kalymnos, por edhe nga ishujt fqinj.
Rezultate imazhesh për kyriakos mitsotakis


Kyriakos Mitsotakis

Rezultate imazhesh për Karpathos 
Karpathos

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili është për një vizitë tre-ditore në ishull, shkroi në Twitter: “Ne lëvizëm pak në Karpathos, por unë u informova se nuk ka lëndime”.

F.B.

Njoftim i rëndësishëm për plazhistët: Mos u fusni në det!


Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, kapricot e motit i kanë prishur jo pak punë atyre që ndodhen në det dhe mezi prisnin që ti shijonin në maksimum këto ditë.


Por jo vetëm që nuk shijojnë dot detin, por rrezikojnë shumë që me stuhite dhe dallgët e forta në det, ti krijojnë edhe më shumë telashe vetes.



Ditët e fundit ka pasur disa viktima ndërsa të tjerë janë shpëtuar nga rojet e plazhit ose policia.



Në kuadër të këtij kujdesi Bashkia e Shkodrës ka bërë një njoftim me rëndësi ku i bën thirrje të gjithë qytetareve që po pushojnë në Velipojë që të shmangin hyrjen në det pasi vazhdon të jetë I trazuar dhe me dallgë të larta të rrezikshme.





NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM





Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur u motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.

Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme. Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det!

Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Letra e dashurisë së shkrimtarit Ismail Kadaresë për rusen Ljuba

Rezultate imazhesh për ismail kadare
Një nga periudhat më të bukura në jetën e shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë dhe koha e studimeve në Moskë. Në këtë kohë ai ka bërë vargje të ndjera për dashurinë. 


Në librin “Ftesë në studio”, ai tregon për herë të parë detaje mbi njohjet me vajzat ruse, duke treguar dhe disa copëza letrash që ua pat çuar vajzave me të cilat ishte shoqëruar. Shqiponline po boton disa pjesë nga këto letra, që vetë shkrimtari i ka bërë publike në këtë libër.

Një prej tyre ishte Ljuba, një mikeshë që në kohën që ka shkruar letrën kishte vetëm dy javë që e kishte njohur.

 Ja çfarë i shkruan ai asaj, duke pasur në mëndje letrën që Pushkini ia kishte dërguar Anne Kern: “Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë, (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j…. me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një cudnoje mgnovjenje, siç e shkruan Pushkini i madh.

Veç në mos më ke ngjitur triperin (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andando moderator, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej më duket ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm.

Kështu, pra, as ai s’ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se pavarësisht nga simpatia që kam për çifutet, kam dëgjuar se çifutet e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilizin”. 

Ja përgjigja që i kthen Ljuba: “Që kishte në natyrën tënde diçka anormale, madje prej krimineli këtë e pikasi qysh në fillim nëna ime kur erdhe për të pirë çaj tek ne. Por ajo, fisnike siç është, nuk më tha asgjë për të mos më dëshpëruar. Veç kur i tregova letrën tënde të ndyrë më tha se ti ishe më i keq se ce kishte menduar.

Një përbindësh i vërtetë, pjellë tipike e një bote që shtypi ynë i shkretë sovjetik e quan me të drejtë të zvetënuar, por që ne mezi i besojmë.

 Të pije çaj me ty ishte njësoj si të pije çaj me djallin. Edhe këto janë fjalë të nënës sime, e cila njësoj si unë e ndjen veten të fyer si njeri, si grua. Ti iu duke asaj dhe tani më dukesh edhe mua si mishërimi i së keqes….

Do të mjaftonte urrejtja jote ndaj poezisë (Pushkinit) e sidomos ndaj muzikës veneriane për të kuptuar se cpërbindësh je. I poshtër gjer në fund duke e parë se me prindët e mi nuk do të ecte, ti u përpoqe të bësh për vete gjyshen, e cila ishte e vetmja që pasi dëgjoi poshtërsitë e tua, tha “Zoti e ndjeftë”.

Më vjen shumë turp që jam shoqëruar me ty. Duke të urryer shumë shumë. Ljuba” Të njëjtin zemërim shpreh edhe Llora në një tjetër letër. Vetë shkrimtari e shpjegon kështu këtë kohë në libër “Nga vinte kjo ndjenjë shkatërrimi, që kishte kohë që më kishte kapur? I prishja të gjitha lidhjet, i zëvendësoja me të përkohshme, të cilat ngutesha ti prishja gjithashtu. Ishte padyshim një sëmundje që zotëronte rreth e rrotull, por që mua më kishte zënë rëndshëm”.

Tek romani “Muzgu” Kadare e shpjegon këtë krizë. Por pavarësisht zemërimit të Ljubës, Kadare është ndër të parët shkrimtarë që ka folur hapur për këtë anë kaq njerëzore në jetën e një shkrimtari, duke treguar kohët e bukura të jetës studentore në Moskë, të vajzave që takoi dhe që e bënë të shkruante poezitë më të bukura mbi dashurinë.

Letrat e Martin Camajt: Ismail Kadare, penë nervoze dhe e lirë për kushtet

Kopertina e revistës


“Unë jam i juaj, e ju jeni të mitë!”. 

Kështu do të shprehej dikur Martin Camaj, ndonëse edhe sot e kësaj dite ka një droje për ta konsideruar tërësisht “tonin” shkrimtarin, poetin, kritikun e gjuhëtarin, këtë figurë poliedrike, që u bën nder letrave shqipe. Por, pavarësisht mohimit të Shqipërisë komuniste, mungesës së komunikimit me të vetët e më tej një lloj ngurrimi për ta njohur, Martin Camaj ka pasur gjithnjë uri për të komunikuar, për të mësuar dhe për të dhënë mendimet e veta rreth asaj që ndodhte në Shqipëri.


Këtë e tregojnë jo vetëm studimet dhe kritikat e tij të botuara në revistën “Shejzat”, por edhe një letërkëmbim i mbajtur me studiuesin nga Kosova, akademik Anton Nikë Berisha, gjatë vitit 1979. Në këtë tufë letrash që botohet për herë të parë në revistën “Pasqyra e t’rrëfyemit” (Nr. 6-7), nën kujdesin e vetë Berishës duket qartë interesi i Camajt për zhvillimet letrare në Shqipëri e Kosovë.

Ai flet për çështje të ndryshme letrare, për veprat e veta, por edhe për vepra të shkrimtarëve e poetëve nga Shqipëria e Kosova si Anton Pashku, Ismail Kadare, Jakov Xoxa etj. Në një nga letrat e këmbyera, ai vlerëson romanin “Lumi i vdekur” të Xoxës. “..ndeshja e dy elementeve njerëzore që ngërthejnë në vete popullin tanë: simbioza toskë+gegë! Trajtimi i këtij problemi edhe si të jetë vetëm ky e ngreh Xoxën mbi të gjithë”, i shkruan ai Berishës.

Po ashtu ndalet te “Kronikë në gur” e Ismail Kadaresë, për të cilën thotë se ky i fundit “ka arritë kulmin e zotësisë së vet, përvojën e shkrimtarit të pjekun”. Në një tjetër letër, ai diskuton sërish për veprat e Kadaresë, por kësaj here për “Ura me tri harqe”, për të cilën ka rezervat e veta. “Ai duket se ka lexue shumë mbi rapsoditë e folklorë, historinë e kulturës sonë: të gjitha i ban lamsh, lesh e li, natyrisht shpesh dhe invencion të qëlluem. Mue, në fillin e parë më irritojnë këto përciptësi sepse jam i dashunuem në të kaluemen e popullit tanë, ndonëse as vetë s’përpiqem kurrë ta hymnyzoj të shkuemen: ai më këta elementa sillet, si i thonë gjermanët ‘lieblos’, pa dhimbje. Shi për këtë nuk më pëlqen disa herë as Migjeni, i cili shkruen mbi mizeren tonë si misionar kristian mbi vorfninë e mizeren e dheasve të Afrikës.

Si të mos ndieja kështu, nuk do të shkrueja ashtu si shkruej”, shkruan Camaj, që gjithsesi vazhdon ta pëlqejë Kadarenë, madje shpreh habinë e tij se si ka mundësi që ai të mund të shprehet aq lirshëm në kushte të një diktature. “Penë nervoze kjo e Kadaresë dhe në ato kushte fort e lirë!”, i shkruan ai Berishës. Një temë tjetër është ajo e trajtimit të figurës së femrës në letërsinë shqipe.

Sipas tij, vetëm në letërsinë gojore femra paraqitet me gjithë bukurinë e vet, në të tjera raste ajo është “qyqane”, sipas tij. “Pasqyra e t’rrëfyemit” Letrat që Camaj ka shkëmbyer me Anton Nikë Berishën janë vetëm një kapitull i revistës “Pasqyra e t’rrëfyemit” (Nr. 6-7), botim i Qendrës Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”. Këto dy numra i janë kushtuar tërësish figurës së Martin Camajt, duke botuar materialet e konferencës shkencore me temë “Vlerat gjuhë- sore dhe letrare të veprës së Martin Camajt”. “Me Martin Camajn, me veprën shkrimore, fati ka qenë i dyzuar dhe me jo pak ndërlikime.

Madje, edhe tani, kur formalisht janë hapur portat e komunikimit, trashëgimia e tij shkrimore, më tepër është një prani e papranishme, në kuptimin e hipotekës që meriton të jetë pjesë thelbë- sore e arealit të shqipes bashkëkohore. Fati i shkrimtarit, në gjallje dhe në amshim ka qenë lodërtar dhe mbrapshtë, sepse Camaj e përjetonte në thellësitë e vetëdijes, por ndërkaq e tha me sublimitet: Unë jam i juaj, e ju jeni të mitë!

Margimi i gjatë nuk e zbehu aspak aspiratën e autorit për të qenë pjesë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Po ne, bashkëkombësit e shkrimtarit, lexuesit e veprës letrare e gjuhësore, a ia kemi mbërritur momentit me po atë klithmë dashnie, që poeti e la vjerrë në çastin që e pranuan në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës?!”, shprehet studiuesi Behar Gjoka. Pikërisht një lloj shprehjeje dashurie ishte edhe konferenca kushtuar Camajt, dhe ky botim kushtuar atij, ku gjenden kumtesa të studiuesve në lëmë të gjuhësisë e letërsisë, si Valter Memishaj, Anton Nikë Berisha, Viola Isufaj, Agron Tufa, Erenestina Halili, Behar Gjoka, Vebi Bexheti, Primo Shllaku, Lisandri Kola, etj.

anton nike berisha

Anton Nikë Berisha 

LETRAT

Lenggries, 11. 5. ‘79

I dashuni Anton,

të falënderoj fort e fort për letër! Si je? A je i kënaqun me punë dhe ndeje në Göttigen? Adaptimi zgjat… e mandej vjen koha me u nisë. Në lidhje me pikat kryesore të letrës: pasthanja e përrallave më ka kushtue tepër kohë e më pati lodhë aq sa nuk e kam kapë ma në dorë. Pra, s’di se shka kanë thanë recensentët e shka kam thanë unë! Kanë dalë nja 300 recensione gjithsej mbi përrallat (ishte edhe puna se ky ishte bleni i parë i përrallave shqipe në këtë formë… ose me të vërtetë folklora jonë asht e pakapërcyeshme), po ky i Lüthi më ka ba përshtypje. Në japonisht kanë dalë një herë vetëm gjysma e përrallave të blenit bashkë me blenin “Përralla ballkanike”, së dyti kanë dalë të gjitha (edicioni i dytë “Përralla shqipe e kroate” në një vëllim).

Kam lexue shumë nga veprat që më prune: Pashkun krejt, Kronikën, fare dhe një pjesë të Lumit të Xoxës. Xoxën e Kadarenë i kam lexue në revistën “Nëndori”, d.m.th. variantet e para; këtu qenkan të përpunuem e të stërpunuem, sa mos me u njoftë ma! Pajtohem fare me mendimin tand: Kadare në Kronikën ka arritë kulmin e zotësisë së vet, përvojën e shkrimtarit të pjekun. Mandej shkruen mbi qytetin e vet nga zemra e kjo don me thanë shumë. Nuk di nëse kjo vepër asht e përkthyeme në shumë gjuhë si Gjenerali:kjo do të kishte shumë sukses edhe jashtë.

Përkundra, “Lumi i vdekur” më fascinoi përsëri: mjaft motto-t në fillim të kapitujve, ndeshja e dy elementeve njerëzor që ngërthejnë në vete popullin tanë: simbioza toskë+gegë! Trajtimi i këtij problemi edhe si të jetë vetëm ky e ngreh Xoxën mbi të gjithë: shpresoj se më kupton se ku e kam fjalën, tek origjinaliteti i shkrimtarit tanë. Pashku më ka ba prapë përshtypje ma fort mbas kuvendit tanë. Po këto shkrime i kam lexue edhe maparë sepse e kam librin, po kushdi se në çfarë Stiramung paskam qenë maparë që nuk më ka impresionue kaq.

Pashku asht shkrimtar prozator, jo vetëm me vokacion, por i mbaruar i mbërrimë. Edhe unë jam njeri me pasione, simpati e antipati, prandej gëzohem për suksesin e Pashkut tejet. Unë dhe shoqja mirë, por po lodhem tepër, si thotë Buzuku tue shërbye në dy krih. Kam pasë edhe një deluzion të vogël; përkthimi i “Rrathë” ec tepër vështirë dhe nuk asht tue ma mbushë menden! Ndoshta e këpus apo lyp ta këpusin punën e përkthimit. Ashtu si e kuvendëm po i kuroj relacionet me Rilindjen e njerëzit e Prishtinës. Një propozim: unë ty po të them Ti, përse nuk po e përdor edhe Ti këtë trajtë më mue? Nga ana tjetër, ban ashtu si të bie ma përshtat. Mbesim në kontakt.

Me përshëndetje të përzemërta,

Martini

Ismail Kadare në të vetmin përurim ku ka marrë pjesë gjatë diktaturës, kur Pallatit të Kulturës në Pogradec i vunë emrin “Lasgush Poradeci”
Ismail Kadare

Ismail Kadare në të vetmin përurim ku ka marrë pjesë gjatë diktaturës, kur Pallatit të Kulturës në Pogradec i vunë emrin “Lasgush Poradeci”

***

München, 9. 7. ‘79

I dashun Anton,

mora letrën tande dhe një pjesë të “Ura me tri harqe”. E lexova ndoshta pakëz përciptazi, po langun ia nxora. Përshtypjet po t’i qes në letër, ashtu si më vjen mbas leximit. Sigurisht se Kadare ka një penë shumë të zhdërvjelltë dhe – si i thonë në popull – ai ditën e qet, sidokudo. Për mue asht një shkrim interesant ma tepër si dokumentacion e një gjendje të mbrendshme në Shqipni dhe feksit në ndërgjegjen e autorit. Baj habi të madhe si nuk ia ngrehin veshët atje mbrendë për një kompozicion të tillë. A e di si më duket? E shoh në rolin e atyne dy rapsodëve që këndojnë kundër ngritjes së urës, të paguem; herë pas herë bahet pishman… dhe e hedh ndonjë thimth të lehtë vëreri edhe kundër punëdhënësve të vet.

Të kthejmë te kompozicioni, si i tillë: ky asht qit shpejt e shpejt në letër, ndoshta edhe mbas leximit të romanit tim… Gjej disa reminishenca që më bajnë me dyshue. Ndjese! Në këtë pikë besoj se gjykon ti ma drejt. Ka thimtha edhe kundër shfrytëzimit të legjendës si mjet alegorik apo simbolik. Sidokudo të irriton (ngacmon) sepse ai nuk i ka përblue çështjet, ngjan si pamflet apo reportazhë gazmore, e shkrueme për transmetim në radio. As gjuha nuk asht e përpunueme, po interesante sepse paraqet gjuhën e përditshme, një zhargon.

Për ne që nuk jetojmë ndër ato kushte të vlefshme për t’u ditë: ndoshta kështu flasin toskët intelektualë posaçe nëse rrinë bashkë dhe u zhdërvillohet gjuha nga një gotë venë mbasdarke. Ai duket se ka lexue shumë mbi rapsoditë e folklorë, historinë e kulturës sonë: të gjitha i ban lamsh, lesh e li, natyrisht shpesh dhe invencion të qëlluem. Mue, në fillin e parë më irritojnë këto përciptësi sepse jam i dashunuem në të kaluemen e popullit tanë, ndonëse as vetë s’përpiqem kurrë ta hymnyzoj të shkuemen: ai më këta elementa sillet, si i thonë gjermanët “lieblos”, pa dhimbje.

Shi për këtë nuk më pëlqen disa herë as Migjeni, i cili shkruen mbi mizeren tonë si misionar kristian mbi vorfninë e mizeren e dheasve të Afrikës. Si të mos ndieja kështu, nuk do të shkrueja ashtu si shkruej. Penë nervoze kjo e Kadaresë dhe në ato kushte fort e lirë! Po nervozismi e prish kthjelltësinë e stilit e të gjuhës, gja që nuk e ban në Kronikën në gur. Kjo e fundit mbetet, kjo në fjalë (URA) mund të merret si sintomatike në një fazë të caktueme të tij.

Jam i bindun se edhe unë ia ngacmoj nervat nëse lexon sendet e mia: ndoshta dikund piqemi, po s’di se ku. Mora vesh se për çka më shkruen: po ato ndiesi e mendim ruej në zemër e mend për Ty. Më vjen keq që letërshkembimi ynë për mue fort i frytshëm, ndërprehet. Urime e shëndet, lum vëllau!

Martini

***

Lenggries, 9. 3. ‘79

I dashuni Anton,

të dy letrat i mora dhe të falënderoj shumë! U gëzova fort për kuvendin në telefon. Tue mbetë gjithnjë te romani dhe te tipi i femnes: një grue shqiptare më tha në verë (ishte besoj e para grue që e lexonte këtë vepër) se i paska ba përshtypje “pozicioni i femnes” në shkrimet e mia. Ajo përmendi edhe një tip femne prej një romani tim të vjetër (roman poetik) “DJELLA”.

Mandej ajo kaloi te pyetja tjetër, nëse Agoni feksueka sadopak në përgjithësi autorin. Ishin, pra, dy pyetje lidhun më një dhe kalorësia burrnore e lypte që t’i përgjigjesha, si thonë italianët “a brucia pelo”, dmth ‘troq’ dhe pa i luejtë kuvendit. Gjegja: Tiparet e ndryshme në letërsi janë studime dhe çdo element mblidhet dalëngadalë; gjatë këtij procesi realiteti abstrahohet aq sa as autori s’di ma se çka asht realitet dhe e vërtetë. Po, me siguri s’jam Agoni, i thashë sepse në jetën time s’kam përdhunue asnjë femën! A i përgjegja mirë? Më vjen tepër mirë që e ke vra menden me tiparin e femnës në letërsinë tonë sepse deri tash – përjashtohet letërsia gojore – ajo paraqitet tepër qyqane, së cilës ia ha mica përsheshet dhe s’asht e zoja e vetes.

Autorët që ia kanë qa hallin aq tepër vajzës e grues shqiptare kanë tregue se ata me të vërtetë e nënçmojnë gruen tonë! Harrojnë përrallën popullore ku grueja shtie edhe dreqin në shishe. Të bie ndërmend grueja që shtie në grindje vëllaznit? Legjendë e mrekullueshme! Pa e çue gjatë: ti ke pa edhe në letërsinë gojore se grueja asht një gurë i paçmueshëm me shumë prizme të shkëlqyeshme, këput e mbaro: e mrekullueshme! Tue ardhë te sugjerimi yt mbi thellimin e tipit të femnës. S’del kohë, bre vëlla! Kam gati – i përpunoj me vjete – disa tipe grash në këto vepra: dy novela të gjata apo romanza, dy drama.

Disa pikëpamje i zgjanoj. Në 1980-81 i qes në dritë me atë veshje tipografike dhe janë afër 400 faqe shtypi të bashkangjitun si me “Rrathë” një përmbledhje poezish; në një vëllim po qes edhe krejt shkrimet e botueme poetike maparë (nja 300 faqe). Me kaq i jap fund sepse dy jetë s’i ka askush, mandej jam tepër i zanun me disa punë gjuhësore sepse iau kam ba hysmetin me kohë sidomos në lidhje me kontaktet e shqipes me disa gjuhë kufitare. Qe, u mbush letra pa të thanë atë që pata ndërmend. Me të fala prej zemre, Me të fala prej zemre,

Martini

Ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku: Populli ynë ka si shembull Izraelin

Rezultate imazhesh për vlora citaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka  karrierë politike  të bujshme .Ajo e filloi që nga viti 1999, kurse para se të angazhohej në politikë ajo ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998 – 1999.

Ishte anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu mbante postin e zëdhënëse së partisë, këshilltare për media, si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.

Vlora Çitaku ka shërbyer si deputete e Kuvendit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian.


Imazh i ngjashëm

Për këtë të fundit, Çitaku ishte ministre pas prishjes së koalicionit PDK - LDK në vitin 2009. Vlen të theksohet se ajo është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.


Ajo ka pasuar ambasadorin, Akan Ismajli, ndërkohë deri më tani kryente punën e konsullit të përgjithshëm në New York.

Është shoqëruar me debate të forta raporti tremujor në Këshillin e Sigurisë të OKB-së mes ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ministri i Jashtëm serb kritikoi fjalorin e Çitakut duke i kërkuar të mos shprehet se është kosovare, pasi ai nacionalitet nuk ekziston, por Çitaku i është kundërpërgjigjur menjëherë. 
“Sipas jush, nëse jam shqiptare, a po më kërkoni të shkoj në Shqipëri? Askush nuk mund të më thotë se pasi qenkam shqiptare nuk mund të jetoj në Kosovë. Kosova është shtet që u përket të gjithë shqiptarëve”, – i ka thënë Çitaku.
Rezultate imazhesh për vlora citaku
Replikat kanë vijuar edhe më tej dhe Çitaku i është drejtuar Daçiçit që kur të shkojë me pushime në plazhin shqiptar të marrë me vete edhe ndonjë libër historie.
Ajo tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e vonshme.
“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviçit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë”, – është shprehur ajo.
“Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar, kanë luftuar mu para shtëpive të tyre, i mbrojtën shtëpitë e tyre, kanë luftuar në oborrin e tyre më qëllim që të mbrojnë civilët dhe çlirimin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.
“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, jo vetëm për Kosovën, sepse Kosova e ka rrugën e vet, jemi të lirë, jemi të pavarur dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e tyre, mu për shkak të fëmijëve të tyre”, – ka thënë nder tjerash Çitaku.
....Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u përqëndrua në fushatën ofenduese të zyrtarëve serbë, e cila pengon paqen.
“Fushata e vazhdueshme për t’i treguar njerëzit e Kosovës, jo si njerëz, portretimi i tyre si inferiorë, të ngjashëm me kafshët e egra,” nuk është gjë e re për ne. Ka ndodhur 100 vjet më parë, ka ndodhur para lufte, ka ndodhur edhe në takimet e Këshillit të Sigurimit disa muaj më parë, kur presidenti i Serbisë bëri thirrje: “a do dalë dikush që t’i zbusë këta njerëz”, “zbutini”, “zbutini”,” citon Çitaku të ketë thënë Vuçiç. “Njerëzit e Kosovës nuk do të zbuten. Ata nuk do të nënshtrohen. Dhe ata nuk do të drejtohen kurrë më nga Serbia,” tha Çitaku, duke përmendur edhe citimet e kryeminstres serbe që i quan njerëzit nga Kosova “të dale nga pylli”.
Çitaku solli në vëmendje numrin e viktimave shqiptare, numrin e grave të dhunuara nga forcat serbe dhe personat që akoma janë të zhdukur.
“Mbi 10 mijë njerëz të vrarë, rreth 20 mijë gra janë dhunuar, mijëra janë akoma të zhdukur. Ne nuk e harrojmë se kur u kthyen mbi 1 milionë shqiptarë, gjetën shtëpitë e tyre në shkrumb e hi. Përfaqësuesit e OKB’së na keni ndihmuar t’i ndërtojmë ato”, ka thënë Çitaku.

(Flori Bruqi)



Rezultate imazhesh për vlora citaku

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka dhënë një intervistë për mediumin Times of Israel ku ka biseduar shumë tema të ndryshme.



Në 2013, Vlora Çitaku, atëherë ministre e vendit të saj për Integrimin Europian, u bë zyrtari i parë i qeverisë së Kosovës që të kalonte në Serbinë fqinje – i njëjti vend që mohon ekzistencën e Kosovës si një komb.

Javën e kaluar, Çitaku bëri përsëri historinë duke vizituar Izraelin – ambasadori i parë kosovar në Shtetet e Bashkuara për ta bërë këtë – si pjesë e një delegacioni prej tetë anëtarësh që përfshinte gjithshjtu edhe diplomatë me bazë në SHBA nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Mali i Zi, Polonia, Hondurasi dhe Republika Dominikane.

Megjithatë, ndryshe nga ato vendet e tjera, Kosova nuk ka marrëdhënie me Izraelin. Dhe ky është një turp i vërtetë, tha Çitaku, e cila kaloi tetë ditë këtu si pjesë e Projektit të Këmbimit (Project Interchange ) të Komitetit Amerikan Hebraik (American Jewish Committe).




“Isha hipnotizuar me potencialin e këtij vendi”, më tha ambasadorja 38-vjeçare, të dielën, para se ajo të kthehej në Uashington. “Fatkeqësisht, shumë kosovarë nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë Izraelin, por populli ynë e shikon Izraelin si një shembull se si mund të ndërtohet një shtet. Ashtu si këtu, kemi rininë dinamike, të zgjuar dhe kompetente, të cilët gjithashtu ka qëlluar që të jenë shumë krijuesë dhe inovativë”.

Ashtu si çdo turist i zakonshëm, Çitaku dhe shokët e saj ambasadorë u ngjitën në gërmadhat e Masadës, eksploruan kështjellat e kryqëzatave në Akko, bënë selfie teksa lundronin në Detin e Vdekur dhe shijuan darkën e Shabatit me një familje hebreje-ortodokse në Jerusalem.



Ata gjithashtu bënë disa gjëra që vetëm VIP-at u lejohet ta bëjnë: të vizitojnë kufirin e Izraelit me Gaza nën mbrojtjen e zyrtarëve të IDF-së (ushtrisë izraelite), të takojnë vajzat palestineze që punojnë si inxhinierë softueresh për një firmë të teknologjisë së lartë në Ramallah dhe të inspektojnë tunelet e Hezbollah të zbuluara kohët e fundit përgjatë kufirit me Libanin.



“Gjëja më e jashtëzakonshme që unë mora me vete nga kjo vizitë është mënyra unike në të cilën popullsia hebreje e do vendin e tyre. Nuk ka tw dytw,”tha ajo. “Ne të gjithë i duam vendet tona, por kurrë nuk kam parë ndonjë gjë si ajo që kam parë në Izrael. Ajo që e bën shoqërinë hebreje të ndryshme është konsistenca. Ata luftuan në luftë kur ishte e nevojshme, por e mbajtën premtimin. Hebrenj nga e gjithë bota janë kthyer për të ndihmuar në rindërtimin e kombit të tyre “.


Image
Vendi i radhës në frontin e spastrimit etnik

Çitaku përfaqëson një vend të mbyllur pa dalje në det, me 1.8 milionë banorë, rreth 95% prej tyre myslimanë shqipfolës (rreth 56 hebrenj gjithashtu jetojnë aty, pothuajse të gjithë në qytetin mesjetar të Prizrenit).

Më pak se gjysma e madhësisë së Izraelit, Kosova dikur ishte provincë autonome e Serbisë, e cila dhe aj vetw ishte një nga gjashtë republikat që përbëjnë ish-Jugosllavinë. Në fakt, gjatë Mesjetës, Kosova ishte aq e rëndësishme për jetën kulturore, diplomatike dhe fetare të Serbisë, saqë u njoh si “Jeruzalemi Serb”.
Image
Pas gjakderdhjes në Ballkan që pa shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, lideri serb, Slobodan Millosheviç, luftonte për të ruajtur zotërimin e Beogradit mbi Kosovën gjatë luftës së viteve 1998-99. Por, pasi NATO filloi një fushatë bombardimi të fuqishme ajrore për të parandaluar një fatkeqësi humanitare në Kosovë, forcat serbe u dëbuan dhe zona ra nën administrimin e OKB-së.

Edhe pse me kundërshtimet serbe (dhe ruse), Kosova u nda nga Beogradi në vitin 2008. Ndërsa të dy fqinjët kanë ndërmarrë hapa paraprakë drejt pajtimit, fantazmat e së kaluarës vazhdojnë të pengojnë që të dyja palët të ecin plotësisht përpara – ose t’i bashkohen në Bashkimin Evropian.


Vlora Çitaku viziton qytetin e vjetër të Jeruzalemit
Çitaku e njeh këtë histori gjithashtu shumë mirë. E lindur në vitin 1980, ambasadorja e ardhshme u rrit si refugjate, me një vend të frontit në luftën civile që vrau rreth 10,000 njerëz dhe formoi fatin e saj. Ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë ditën kur ushtarët serbë e deportuan Çitakun dhe tre motrat e saj në Maqedoninë fqinje – duke i ndarë ata nga prindërit e tyre – si pjesë e një fushate spastrimi etnik që preku miliona në të gjithë ish-Jugosllavinë.


Image

“Serbët refuzojnë të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës. Por më shumë dhimbje, ata refuzojnë të marrin përgjegjësinë historike për krimet e tyre të luftës – jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë ish-Jugosllavinë. Këto krime, të kryera nën Millosheviçin, ishin më të urryerat në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ajo. “Mbi një milion kosovarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre”.

Falë njohjes së gjuhës angleze, Çitaku në moshën 18-vjeçare filloi të punonte si një ndërmjetëse dhe përkthyese për revistën “Time” dhe mediat e tjera, meqë të gjitha mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur.

Ajo më vonë u bë një zëdhënëse e vetë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe iu bashkua krahut politik të demilitarizuar të UÇK-së, Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo shërbeu dy mandate në parlament para se të bëhej ministre e Jashtme në detyrë dhe përfundimisht ministre e Integrimit evropian.

Kosova: Askush nuk është më pro-amerikan

Pas një kohe si konsulle e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ajo u bë ambasadore në Shtetet e Bashkuara në gusht 2015 dhe është veçanërisht aktive në mediat sociale, me 83,000 ndjekës në Twitter dhe rreth 47,000 në Facebook.

Aktualisht, Kosova ka marrëdhënie formale me 116 vende dhe mban më shumë se 40 misione diplomatike anembanë botës. Megjithatë, asnjë nuk është më i rëndësishëm se ai i Uashingtonit, të cilin Çitaku e ka drejtuar për gati katër vjet e gjysmë.


Rezultate imazhesh për vlora citaku

Vlora Çitaku (qendër) duke parë jashtë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

E vendosur në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet edhe Bashkimi Europian, ambasada e saj punëson shtatë diplomatë. Çitaku konsiderohet si një nga ambasadorët më popullore dhe më tërheqëse në Uashington – dhe që nga dita e saj e parë në punë, ajo ka përdorur influencën e saj për të fituar miq të Kosovës në “Capitol Hill”.

“Ne jemi të bekuar që kemi gëzuar mbështetje dypalëshe” nga të dyja palët, demokratët dhe republikanët, vuri në dukje ajo. “Eliot Engel është kampioni ynë në Kongres, por po kështu ishte edhe John McCain – dhe ne po zgjerojmë numrin e miqve në Kongres çdo ditë”.


Rezultate imazhesh për vlora citaku

Në këtë drejtim, dy kombet janë të ngjashëm. Në fakt, ajo tha, “Izraeli dhe Kosova kanë shumë më tepër të përbashkëta se sa do ta kuptonin. Ne jemi të dy vendet e vogla dhe ne jemi të dy fqinjë me ‘armiq’. Të dy jemi pro-amerikan dhe ne të dy kemi një diasporë shumë të fortë që luajti rol vendimtar në çlirimin tonë dhe ndërtimin e shtetit”.




Kosova është, me të dyja duart, vendi më pro-amerikan në Tokë. Sipas vlerësimeve të Gallup’s World Leaders: anketa e 2019, 80% e banorëve të Kosovës miratojnë udhëheqjen e SHBA-ve në botë, duke i lënë pas Shqipërinë (69%) dhe Izraelin (67%).


Në ekstremin tjetër, vetëm 17% e serbëve kishin ndonjë gjë të mirë për të thënë për Shtetet e Bashkuara, të cilat, në fund të fundit, e udhëheqën fushatën anti-serbe të NATO-s në vitin 1999 mes akuzave të gjera për spastrim etnik.

Serbia e ka paraqitur pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.


Shkruan :Flori Bruqi 

Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” 
kërkesën për ekstradimin e Morinës

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentacionin lidhur me procedurën e ekstradimit të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik 2019, iu caktua masa e paraburgimit.

Gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, dhe Gjykata më pas, përgjigjen do t’ia dërgojë ministrisë së Drejtësisë, që është përgjegjëse për procedurën e mëtejme të ekstradimit. 

Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacioni të ambasadës së Kosovës që të vizitojë  Tomor Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit.


Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik 2019 , në bazë të një flet-arresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. 

Tomor Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.







Lideri i partisë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar lirimin e ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomorr Morinës i cili më 23 korrik 2019 u arr.estua në Maqedoninë e Veriut për shkak të fletarrestit të Interpolit të Serbisë.


“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, tha Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk.
Në reagimin e tij, Kurti ndër të tjerash ka adresuar kritika nga pushtetarëve të Kosovës, për siç tha ai, sepse zgjedhin të reagojnë se ndaj cilit pjesëtar të UÇK-së do të reagojnë institucionalisht, e ndaj cilit jo, ndërkohë që kanë negociuar me Serbinë dhe kur nuk i kanë ngritur si çështje fletarr.estet sistematike.
“Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arr.estuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite bu.rg me fletarr.este nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga bu.rgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje. Karshi fletarr.esteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për eks.tradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në”, tha më tej Kurti.

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Pe.nale për kr.im të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesa për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arr.atiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.



Letër Zaevit për ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina


Letër Zoran  Zaevit për ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina

Ish-pjesëtar i UÇK-së, Tomorr Morina vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga institucionet lokale, shoqatat e dala nga lufta, partitë politike dhe qytetarë të tjerë.

Për Morinën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti, i cili i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaevit.

Ja letra e plotë:


Rezultate imazhesh për tomorr morina


LETËR E DËRGUAR KRYEMINISTRIT TË MAQEDONISË VERIORE Z. ZORAN ZAEV, PËR LIRIMIN E TIJ.

Teksti i letrës:

I nderuari Kryeministër z. Zoran Zaev,

Partia, Republikanët e Kosovës, REK dhe unë si Kryetar i saj, morëm me shqetësim të jashtëzakonshëm, lajmin për ndalimin dhe arrestimin e ish-Luftëtarit të UÇK-së, zotin Tomorr Morina, në Republikën e Maqedonisë Veriore, për të plotësuar kështu një kërkesë të shtetit Serb.

Ish-Ushtari i UÇK-së z. Tomorr Morina, nuk ka kryer ndonjë krim përderisa mbrojti popullin e tij të pambrojtur nga sulmet më brutale si ai i Millosheviqit „Kasapit të Ballkanit“ , sulme që lanë pas me dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe masakruar.

Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që një shtet terrorist si ai i Milloshevicit dhe pasardhësit të tij Vuçiçit, të kërkojnë ekstradimin e njerëzve të pafajshëm të Kosovës duke keqpërdorur një Organizatë Ndërkombëtare sic është edhe Interpoli!

Nëse dikush nga ish-Luftarët e UÇK-se paska bërë ndonjë krim – atëherë me këto çështje do të merret Gjykata Speciale në Hagë, e cila u votua nga vetë Kuvendi i Kosovës por kurrësesi nuk mundet që shteti serb të lëshojë thirrje për arrestime në një vend ku me qindra kriminelë ende shëtisin të lirë në të!

Ju drejtohem si mik i juaji dhe duke ju vlerësuar si një politikan i cili ka në agjendën e tij politike, marrëdhënie paqësore dhe miqësore me fqinjët – të bëni çdo gjë që është e mundur për lirimin e zotit Tomorr Morina, sa me parë, i cili po mbahet i pafajshëm në burg në Maqedoninë e Veriut, në shtetin që ju drejtoni.

Pres një reagim të shpejtë, pozitiv dhe të drejtë nga ju.

Me shumë respekt

Prof. Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

Letra në gjuhen Angleze:





Tomor Morina po qëndron ende i mbyllur në Maqedoni, sepse atë e kërkon Serbia. Opinioni publik në Kosovë nuk reagon. Pse?


Sepse 20 vitet e fundit në Kosovë është shkruar një histori vetëm për një grup luftëtarësh të cilët i janë futur politikës si biznes, janë thurrur mite të qena e të paqena për ta, ndërsa shumë luftëtarë të pashoq i kan hudhur margjinave duke u frikuar se mos ata po ju marrin famën.(Gurakuq Dobruna)




E kush është Tomori?


Ai njihet në qytetin e Gjakovës si legjendë urbane. Djalë që bënte një jetë solide për kohën. 

Me kushte relativisht të mira financiare, me shoqëri pa fund rreth e rreth Europës, i hareshëm dhe karizmatik në çdo ambient ku gjindej. 

Shok besnik dhe i papërmbajtshëm ndaj çdo padrejtësie. Por njëkohësisht i edukuar me frymë atdhedashurie.

Ai i la tē gjitha ato privilegje që shumëkush ia kishte lakmi në atë kohë dhe ndër djemt e parë nga qyteti, vendosi t’i bashkohej luftës. Shkuarja e tij në luftë frymëzoi në atë kohë me qindra të rinj nga qyteti për t’u mobilizuar dhe t’i bashkohen Tomorit.

Atij në këtë rrugë iu bashkangjitën edhe dy vëllëzërit e tij, Miloti që erdhi nga Gjermania dhe Batoni që kishte vetëm 16 vjeq.

Tomori ështe nga ata djem që nuk kishte shkuar me bo foto në luftë. Qëndroi vetëm nëpër vijat e para të frontit, bashkë me shokët e tij nga qyteti i Gjakovës, të cilët përbënin “Njësitin për Intervenime të shpejta”. Nuk ka fshat ne Dukagjin ku nuk kishte luftuar deri në fund edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.

Lufta mbaroi, dhe siç i ka hije një luftëtari shembullor, iu kthye familjes dhe shoqërisë.

Ai kurr nuk përdori fjalën UÇK për ndonjë privilegj. Asnjëherë…. edhe pse e kishte autoritetin aq të lartë në qytet. Përkundrazi refuzoi kategorisht “oferta” të tilla.

Tomori nuk u fut as rrugës së politikës, sepse mendonte se për politikë janë njerzit me shkollime superiore që duhet të mirren. U nis për Londër dhe iu përkushtua punës dhe familjes.

……..por kësi lloj profili të luftëtarëve, mediat, opinioni publik, politikanët…nuk i njohin më. Mitet për luftën i kan krijuar tashmë 20-30 persona që i shohim çdo natë nëpër studiot televizive.


Ky është Tomori nga Gjakova.

Gjakova e shumë luftëtarëve dhe heronjëve.
Gjakova pa asnjë Gjeneral lufte!


Fotografia e Lorik Lipoveci


Detaje tjera mbi kërkesën e palës serbe nuk jepen, ndërkohë që lidhur me këtë kërkesë duhet të vendosë Ministria e Drejtësisë në Shkup.

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar të premten kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi 30-ditor të Tomor Morinës.

Avokati i Morinës, Naser Raufi ka shprehur besimin për një epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast.


“Po punohet shpejt në këtë rast dhe pasi Beogradi të dërgojë dokumentacionin, unë do t’i shoh së bashku me Tomorin, por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimet e tyre. Në fund vendos ministri i Drejtësisë, pra qeveria. Mendoj se punët janë mirë”, ka deklaruar avokati Raufi.


Fotografia e Lorik Lipoveci


Zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut,, Bujar Osmani e ka qujtur të “veprim të patolerueshëm” arrestimin e Morinës duke kërkuar nga institucionet lirimin e menjëhershëm të tij.

“Morina duhet të lirohet. Është vërtetë e tmerrshme kjo që ka ndodhur, sepse kjo ndikon në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kërkesa e Serbisë vlen për qytetarët e saj, ndërsa ne qytetarët e Kosovës i kemi pranuar si qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar  Bujar Osmani.




Kryeministri, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të veprohet në përputhje të plotë me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.


Arrestimi i Tomor Morinës ka nxitur reagime të shumta në Prishtinë e cila ka kërkuar nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Morinës, si dhe të hedhë poshtë “urdhrat politike për arreste të lëshuara nga Beogradi”.




Gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuazuar Bujar Osmani për të vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina në bu.rgun hetues të Shutkës në Shkup.

“Po është e vërtetë, gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuzuar kërkesën e Bujar Osmanit për ta vizituar Tomor Morinën në Shutkë”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i Morinës, Naser Raufi. Ai thotë se Morina pritet të lirohet nesër ose pasnesër.

Ndërkohë bashkëluftëtarë të Tomorit dhe burime nga organizatat e UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit kanë thënë për Gazetën Lajm se as a nuk ka pasur ndërmend ta pranojë Osmanin në vizitë, pasi e ka kuptuar që dëshiron ta keqpërdorë këtë vizitë për politikë ditore.

Pavarësisht kërkesës për eks.tradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga parabu.rgimi.Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës.


Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme  të Kosovës, zt.Jetlir Zyberaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me arrestimin e ushtarit të UCK-së Tomorr Morina.“Që nga dita e parë e ndalimjt, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës” ka shkruar Zyberaj në Facebook .

Zyberaj ka theksuar se janë në kontakt me autoritet e Maqedonisë së Veriut për lirimin sa më të shpejtë të tij.


Rezultate imazhesh për tomorr morina


Haki Abazi : Tomorr Morina, është viktimë e injorancës së vendit dhe udheheqësve politik

Më vjen shumë keq për Tomorr Morinën. Në rrafshin njerëzor Tomorr Morina është viktimë e injorancës së vendit dhe udheheqësve politik. Në rrafshin poltik, pas 20 vitesh që kur ka përfunduar lufta njerëzit që kanë qenë në anën e luftës çlirimtare dhe në procesin e shtetëndërtimit përndjekjen nën akuzat dhe fletarrestet e Serbisë që janë shkruar në kohën e Millosheviçit dhe janë të vetëm në këtë betejë.

Përderisa në anën tjetër ata që kanë qenë në anën e Millosheviçit janë shpërblyer dhe kanë marrë poste të larta qe edhe sot i mbajne. Disa nga udheheqesit Kosovar nuk kane ezituar te fotgorafohen e e perqafohen me zyrtaret e Millsoshevicit ne 20 vitet e fundit. Tani perveq se Serbia i ka vene ne thumb shqiptaret , Mqedonia e Veriut gjithashtu eshte vene ne sherbim te po kesaj poltike diskrimnnuese. Nese Tmorr Morina do te kisht cfaredo faji sigurisht qe Interpoli do ta ndiqte ne udhetimet e tija neper bote. Keshtu eshte kur dergon nje kungull per ambasador ne Maqedonine Veriore dhe kur Shqiptaret ne qeverine e Maqedonise V. jane nje hiq.

Paramilitaret jane amnistuar ne Veri dhe gjithandej, ata sot jane ne institucionet e republikes ndersa ata qe e ben republiken perndjeken. dhehqesit tane jane perkulur para pllakave te serbeve te vrare ndersa vrasesit e vllezerve Bytyci edhe sot mbrohen nga shteti, sikur edhe shume te tjere.


Por eshte nje gje edhe me njerezore qe kam dashur ta them disa here dhe besoj ky eshte rasti. Eshte qyrravja para busteve e pllakave perkujtimore te deshmoreve dhe heronjeve te vendit. Per cdo vit e per cdo jave shikoj politikane e quazi politikane qe shkojne e qyrraven me lote krokodilli para varreve e bejn selfi me nenat e familjet e deshmoreve. Cfare cnderimi, ja ku e keni deshmorin e gjalle dhe shume te tjere qe kane dhene cdo gje per lirine dhe ju, piekrisht ju qe me parate buxhetit te shteti beni ceremoni perkujtimore per te promovuar veten, nuk bene asnje gje per te gjallet dhe per famiojet e atyre qe kane rene pernjemend per lirine dhe pavaresine e vendit.

Duke e ditur mire se sa kushton qe te behet beteja per liri sikur ne rastin e Tomorr Morines, une deklarohem publikisht qe do te kontribuoje edhe financiarisht per lirimin dhe mbrojtjen e tij nese familja e tij lejon dhe kerkon nje gje te tille.

Rumania e bllokon, Hungaria lejon kalimin e dërgesës ushtarake ruse për Serbinë


Jela Franceschi
Duke inspektuar 10 automjetet e blinduara ruse të mbërritura rishtas në një bazë të ushtrisë serbe në Nish, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç falënderoi Presidentin rus Vladimir Putin për “forcimin” e ushtrisë së Serbisë.

Të tranportuara në Serbi me avionë rusë përmes hapësirës ajrore hungareze, grupi i automjeteve të kundërzbulimit BRDM-2 është pjesë e një dërgese shumë më të madhe.

Pjesa e mbetur e kësaj dërgese, janë rreth 20 automjete të tjera të kundërzbulimit dhe dhjetra tanke të përmirësuara të epokës sovjetike T-72, që u bllokuan në kufirin rumun. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, zyrtarët e doganës rumune nuk lejuan kalimin e tyre përmes lumit Danub për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në lidhje me veprimet e saj në Ukrainë.

Megjithëse Serbia shprehu zhgënjim në lidhje me pjesën e bllokuar të dërgesës, Rumania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, thjesht po zbatonte kufizimet tregtare të mandatuara nga Bashkimi Evropian.

Hungaria, njëkohësisht anëtare e BE-së dhe e NATO-s, mbrojti vendimin e saj për të lejuar kalimin e pajisjeve ruse nëpër hapësirën e saj ajrore pavarësisht sanksioneve evropiane ndaj Rusisë.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Budapest të mërkurën, shefi i kabinetit të Kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Gergely Gulyás, tha se dërgesa ishte miratuar sepse ngarkesa do të kalonte nëpër hapësirën ajrore hungareze në një aeroplan civil, e jo ushtarak.

“Natyrisht që ne njoftohemi për hyrjen e një aeroplani civil në hapësirën ajrore hungareze, por ky ishte një njoftim në përputhje të plotë me protokollin, i cili thjesht duhet të pranohet”, tha Gulyás, duke shpjeguar se për tranzitet jo ushtarake në hapësirën ajrore nuk ka nevojë për një leje të veçantë.

I pyetur nëse Hungarisë do t’i kërkohet llogari për shkeljen, një zëdhënës i BE-së tha: “Ne kemi i parë njoftimet. Pa komentuar mbi specifikat, zbatimi i masave kufizuese të BE-së është përgjegjësi e vendeve anëtare të BE-së”.

Zyrtarët e NATO-s, gjithashtu, nuk thanë shumë në lidhje me përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndihmuar Serbinë të forcojë ushtrinë e saj.

“NATO-ja respekton plotësisht të drejtën sovrane të të gjitha vendeve, përfshirë Serbinë, për të vendosur për marrëveshjet e tyre politike dhe të sigurisë”, tha një zëdhënës i NATO-s për Zërin e Amerikës. “Në të njëjtën kohë, NATO dhe Serbia janë partnerë. Për shembull, Serbia ishte organizatore e stërvitjes tonë më të madhe të urgjencës civile, që ndihmoi aleatët e NATO-s, Serbinë dhe partnerët e tjerë, të rrisin gatishmërinë për trajtimin e fatkeqësive natyrore, si përmbytjet dhe zjarret”.

Zëdhënësi shtoi se NATO ka punuar me Serbinë për të reformuar forcat dhe institucionet e sigurisë, “trajnimet e NATO-s gjithashtu ndihmojnë ushtarët serbë të kontribuojnë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare”.

“Ne kemi investuar miliona euro për të ndihmuar Serbinë të shkatërrojë mbi 200 tonë municion”, tha zëdhënësi.

Serbia, e cila pretendon se është neutrale në aspektin ushtarak, tashmë ka marrë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe po negocion blerje shtesë të armëve nga Rusia, përfshirë helikopterë luftarakë dhe transporti, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.



Disa ekspertë thonë se forcimi ushtarak i Serbisë, i mbështetur nga Rusia, kërcënon paqen në rajonin e brishtë politik të Ballkanit.

“Unë përshendesë vendimin e Rumanisë për zbatimin e embargos tregtare të BE-së ndaj Rusisë”, i tha Zërit të Amerikës, Jorge Benitez, një ekspert i NATO-s në organizatën Këshilli Atlantik.

“Kjo është e rëndësishme dhe një shenjë shumë e nevojshme e unitetit evropian dhe shtylla kurrizore kundër përpjekjeve të Rusisë për të militarizuar dhe destabilizuar më tej Ballkanin,” tha ai. “Shtetet e tjera të BE-së duhet të ndjekin shembullin e Rumanisë dhe të përmbushin angazhimet e tyre ndaj demokracive evropiane. Lejimi i Rusisë për të lëvizur më shumë tanke në Evropën juglindore është veprim i rrezikshëm dhe kërcënon sigurinë kombëtare të të gjitha demokracive në rajon”.

Serbia zyrtarisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por nën presionin politik dhe propagandues nga Moska, Beogradi është duke rrëshqitur vazhdimisht drejt Kremlinit dhe qëllimit të tij për t’i mbajtur vendet e Ballkanit jashtë NATO-s.

Në vitet 1990, gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj Kroacinë, Bosnjen dhe Kosovën.

Duke folur në ceremoninë e pranimit të automjeteve të blinduara të hënën në bazën e ushtrisë serbe në Nish, që ndodhet rreth 88 kilometra në lindje të kufirit të Kosovës, ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko tha se Moska “është e gatshme dhe gjithmonë do të jetë e gatshme për bashkëpunim ushtarak dhe teknik me Serbinë”.

Për Presidentin Vuçiç, dukej se pajisjet ushtarake ishin elementi më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që ne kemi arritur t’i transportojmë automjetet në Serbi”, tha para gazetarëve Presidenti Vuçiç. “Është puna jonë se si dhe në çfarë mënyre arritën ato”, shtoi ai.

Zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit ende nuk u janë përgjigjur kërkësave të Zërit të Amerikës për një reagim mbi këtë çështje.

ËSHTË NDARË NGA NE PEDAGOGU E SHKRIMTARI I SHQUAR PROF. DR. MUHAMED KËRVESHI

                Search inside image                  Prof. dr. Shyqri GALICA Prof. dr. Muhamed Kërveshi, njëri nga krijuesit e studiuesit m...