2019-08-03

Serbia e ka paraqitur pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.


Shkruan :Flori Bruqi 

Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” 
kërkesën për ekstradimin e Morinës

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina. Siç bëhet e ditur nga gjykata, ministria ka dorëzuar gjithë dokumentacionin lidhur me procedurën e ekstradimit të Tomor Morinës, të cilit më 25 korrik 2019, iu caktua masa e paraburgimit.

Gjykatësi i procedurës paraprake do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, dhe Gjykata më pas, përgjigjen do t’ia dërgojë ministrisë së Drejtësisë, që është përgjegjëse për procedurën e mëtejme të ekstradimit. 

Gjykata penale gjithashtu njoftoi se i ka lejuar një delegacioni të ambasadës së Kosovës që të vizitojë  Tomor Morinën, i cili ndodhet në burgun e Shkupit.


Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik 2019 , në bazë të një flet-arresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. 

Tomor Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 viteve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.







Lideri i partisë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar lirimin e ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tomorr Morinës i cili më 23 korrik 2019 u arr.estua në Maqedoninë e Veriut për shkak të fletarrestit të Interpolit të Serbisë.


“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, tha Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk.
Në reagimin e tij, Kurti ndër të tjerash ka adresuar kritika nga pushtetarëve të Kosovës, për siç tha ai, sepse zgjedhin të reagojnë se ndaj cilit pjesëtar të UÇK-së do të reagojnë institucionalisht, e ndaj cilit jo, ndërkohë që kanë negociuar me Serbinë dhe kur nuk i kanë ngritur si çështje fletarr.estet sistematike.
“Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arr.estuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite bu.rg me fletarr.este nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga bu.rgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje. Karshi fletarr.esteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për eks.tradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në”, tha më tej Kurti.

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Pe.nale për kr.im të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesa për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arr.atiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.



Letër Zaevit për ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina


Letër Zoran  Zaevit për ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina

Ish-pjesëtar i UÇK-së, Tomorr Morina vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga institucionet lokale, shoqatat e dala nga lufta, partitë politike dhe qytetarë të tjerë.

Për Morinën ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti, i cili i ka dërguar edhe një letër kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaevit.

Ja letra e plotë:


Rezultate imazhesh për tomorr morina


LETËR E DËRGUAR KRYEMINISTRIT TË MAQEDONISË VERIORE Z. ZORAN ZAEV, PËR LIRIMIN E TIJ.

Teksti i letrës:

I nderuari Kryeministër z. Zoran Zaev,

Partia, Republikanët e Kosovës, REK dhe unë si Kryetar i saj, morëm me shqetësim të jashtëzakonshëm, lajmin për ndalimin dhe arrestimin e ish-Luftëtarit të UÇK-së, zotin Tomorr Morina, në Republikën e Maqedonisë Veriore, për të plotësuar kështu një kërkesë të shtetit Serb.

Ish-Ushtari i UÇK-së z. Tomorr Morina, nuk ka kryer ndonjë krim përderisa mbrojti popullin e tij të pambrojtur nga sulmet më brutale si ai i Millosheviqit „Kasapit të Ballkanit“ , sulme që lanë pas me dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe masakruar.

Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që një shtet terrorist si ai i Milloshevicit dhe pasardhësit të tij Vuçiçit, të kërkojnë ekstradimin e njerëzve të pafajshëm të Kosovës duke keqpërdorur një Organizatë Ndërkombëtare sic është edhe Interpoli!

Nëse dikush nga ish-Luftarët e UÇK-se paska bërë ndonjë krim – atëherë me këto çështje do të merret Gjykata Speciale në Hagë, e cila u votua nga vetë Kuvendi i Kosovës por kurrësesi nuk mundet që shteti serb të lëshojë thirrje për arrestime në një vend ku me qindra kriminelë ende shëtisin të lirë në të!

Ju drejtohem si mik i juaji dhe duke ju vlerësuar si një politikan i cili ka në agjendën e tij politike, marrëdhënie paqësore dhe miqësore me fqinjët – të bëni çdo gjë që është e mundur për lirimin e zotit Tomorr Morina, sa me parë, i cili po mbahet i pafajshëm në burg në Maqedoninë e Veriut, në shtetin që ju drejtoni.

Pres një reagim të shpejtë, pozitiv dhe të drejtë nga ju.

Me shumë respekt

Prof. Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

Letra në gjuhen Angleze:





Tomor Morina po qëndron ende i mbyllur në Maqedoni, sepse atë e kërkon Serbia. Opinioni publik në Kosovë nuk reagon. Pse?


Sepse 20 vitet e fundit në Kosovë është shkruar një histori vetëm për një grup luftëtarësh të cilët i janë futur politikës si biznes, janë thurrur mite të qena e të paqena për ta, ndërsa shumë luftëtarë të pashoq i kan hudhur margjinave duke u frikuar se mos ata po ju marrin famën.(Gurakuq Dobruna)




E kush është Tomori?


Ai njihet në qytetin e Gjakovës si legjendë urbane. Djalë që bënte një jetë solide për kohën. 

Me kushte relativisht të mira financiare, me shoqëri pa fund rreth e rreth Europës, i hareshëm dhe karizmatik në çdo ambient ku gjindej. 

Shok besnik dhe i papërmbajtshëm ndaj çdo padrejtësie. Por njëkohësisht i edukuar me frymë atdhedashurie.

Ai i la tē gjitha ato privilegje që shumëkush ia kishte lakmi në atë kohë dhe ndër djemt e parë nga qyteti, vendosi t’i bashkohej luftës. Shkuarja e tij në luftë frymëzoi në atë kohë me qindra të rinj nga qyteti për t’u mobilizuar dhe t’i bashkohen Tomorit.

Atij në këtë rrugë iu bashkangjitën edhe dy vëllëzërit e tij, Miloti që erdhi nga Gjermania dhe Batoni që kishte vetëm 16 vjeq.

Tomori ështe nga ata djem që nuk kishte shkuar me bo foto në luftë. Qëndroi vetëm nëpër vijat e para të frontit, bashkë me shokët e tij nga qyteti i Gjakovës, të cilët përbënin “Njësitin për Intervenime të shpejta”. Nuk ka fshat ne Dukagjin ku nuk kishte luftuar deri në fund edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.

Lufta mbaroi, dhe siç i ka hije një luftëtari shembullor, iu kthye familjes dhe shoqërisë.

Ai kurr nuk përdori fjalën UÇK për ndonjë privilegj. Asnjëherë…. edhe pse e kishte autoritetin aq të lartë në qytet. Përkundrazi refuzoi kategorisht “oferta” të tilla.

Tomori nuk u fut as rrugës së politikës, sepse mendonte se për politikë janë njerzit me shkollime superiore që duhet të mirren. U nis për Londër dhe iu përkushtua punës dhe familjes.

……..por kësi lloj profili të luftëtarëve, mediat, opinioni publik, politikanët…nuk i njohin më. Mitet për luftën i kan krijuar tashmë 20-30 persona që i shohim çdo natë nëpër studiot televizive.


Ky është Tomori nga Gjakova.

Gjakova e shumë luftëtarëve dhe heronjëve.
Gjakova pa asnjë Gjeneral lufte!


Fotografia e Lorik Lipoveci


Detaje tjera mbi kërkesën e palës serbe nuk jepen, ndërkohë që lidhur me këtë kërkesë duhet të vendosë Ministria e Drejtësisë në Shkup.

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar të premten kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi 30-ditor të Tomor Morinës.

Avokati i Morinës, Naser Raufi ka shprehur besimin për një epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast.


“Po punohet shpejt në këtë rast dhe pasi Beogradi të dërgojë dokumentacionin, unë do t’i shoh së bashku me Tomorin, por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimet e tyre. Në fund vendos ministri i Drejtësisë, pra qeveria. Mendoj se punët janë mirë”, ka deklaruar avokati Raufi.


Fotografia e Lorik Lipoveci


Zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut,, Bujar Osmani e ka qujtur të “veprim të patolerueshëm” arrestimin e Morinës duke kërkuar nga institucionet lirimin e menjëhershëm të tij.

“Morina duhet të lirohet. Është vërtetë e tmerrshme kjo që ka ndodhur, sepse kjo ndikon në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kërkesa e Serbisë vlen për qytetarët e saj, ndërsa ne qytetarët e Kosovës i kemi pranuar si qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar  Bujar Osmani.




Kryeministri, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të veprohet në përputhje të plotë me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.


Arrestimi i Tomor Morinës ka nxitur reagime të shumta në Prishtinë e cila ka kërkuar nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Morinës, si dhe të hedhë poshtë “urdhrat politike për arreste të lëshuara nga Beogradi”.




Gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuazuar Bujar Osmani për të vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina në bu.rgun hetues të Shutkës në Shkup.

“Po është e vërtetë, gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuzuar kërkesën e Bujar Osmanit për ta vizituar Tomor Morinën në Shutkë”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i Morinës, Naser Raufi. Ai thotë se Morina pritet të lirohet nesër ose pasnesër.

Ndërkohë bashkëluftëtarë të Tomorit dhe burime nga organizatat e UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit kanë thënë për Gazetën Lajm se as a nuk ka pasur ndërmend ta pranojë Osmanin në vizitë, pasi e ka kuptuar që dëshiron ta keqpërdorë këtë vizitë për politikë ditore.

Pavarësisht kërkesës për eks.tradim në Serbi, Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga parabu.rgimi.Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës.


Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme  të Kosovës, zt.Jetlir Zyberaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me arrestimin e ushtarit të UCK-së Tomorr Morina.“Që nga dita e parë e ndalimjt, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës” ka shkruar Zyberaj në Facebook .

Zyberaj ka theksuar se janë në kontakt me autoritet e Maqedonisë së Veriut për lirimin sa më të shpejtë të tij.


Rezultate imazhesh për tomorr morina


Haki Abazi : Tomorr Morina, është viktimë e injorancës së vendit dhe udheheqësve politik

Më vjen shumë keq për Tomorr Morinën. Në rrafshin njerëzor Tomorr Morina është viktimë e injorancës së vendit dhe udheheqësve politik. Në rrafshin poltik, pas 20 vitesh që kur ka përfunduar lufta njerëzit që kanë qenë në anën e luftës çlirimtare dhe në procesin e shtetëndërtimit përndjekjen nën akuzat dhe fletarrestet e Serbisë që janë shkruar në kohën e Millosheviçit dhe janë të vetëm në këtë betejë.

Përderisa në anën tjetër ata që kanë qenë në anën e Millosheviçit janë shpërblyer dhe kanë marrë poste të larta qe edhe sot i mbajne. Disa nga udheheqesit Kosovar nuk kane ezituar te fotgorafohen e e perqafohen me zyrtaret e Millsoshevicit ne 20 vitet e fundit. Tani perveq se Serbia i ka vene ne thumb shqiptaret , Mqedonia e Veriut gjithashtu eshte vene ne sherbim te po kesaj poltike diskrimnnuese. Nese Tmorr Morina do te kisht cfaredo faji sigurisht qe Interpoli do ta ndiqte ne udhetimet e tija neper bote. Keshtu eshte kur dergon nje kungull per ambasador ne Maqedonine Veriore dhe kur Shqiptaret ne qeverine e Maqedonise V. jane nje hiq.

Paramilitaret jane amnistuar ne Veri dhe gjithandej, ata sot jane ne institucionet e republikes ndersa ata qe e ben republiken perndjeken. dhehqesit tane jane perkulur para pllakave te serbeve te vrare ndersa vrasesit e vllezerve Bytyci edhe sot mbrohen nga shteti, sikur edhe shume te tjere.


Por eshte nje gje edhe me njerezore qe kam dashur ta them disa here dhe besoj ky eshte rasti. Eshte qyrravja para busteve e pllakave perkujtimore te deshmoreve dhe heronjeve te vendit. Per cdo vit e per cdo jave shikoj politikane e quazi politikane qe shkojne e qyrraven me lote krokodilli para varreve e bejn selfi me nenat e familjet e deshmoreve. Cfare cnderimi, ja ku e keni deshmorin e gjalle dhe shume te tjere qe kane dhene cdo gje per lirine dhe ju, piekrisht ju qe me parate buxhetit te shteti beni ceremoni perkujtimore per te promovuar veten, nuk bene asnje gje per te gjallet dhe per famiojet e atyre qe kane rene pernjemend per lirine dhe pavaresine e vendit.

Duke e ditur mire se sa kushton qe te behet beteja per liri sikur ne rastin e Tomorr Morines, une deklarohem publikisht qe do te kontribuoje edhe financiarisht per lirimin dhe mbrojtjen e tij nese familja e tij lejon dhe kerkon nje gje te tille.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...