2019-08-03

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Kuvendin e IX Zgjedhor,Kryetar për herë të 3-të,u zgjodh me aklamacion Isa Mustafa.-

Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa edhe për një mandat në krye të LDK-së



Isa Mustafa sot më datë 3 gusht 2019, është zgjedhur me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo i bie që Mustafa është për herë të tretë në krye të LDK-së, raporton Koha.net.

Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Më të pakënaqurit për këtë rizgjedhje të Mustafës ishin Fatmir Sejdiu e Melihate Tërmkolli. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar mori vetëm 78 vota. E Tërmkolli, e akuzoi Mustafën duke e quajtur “njeri të Rrahman Morinës”.

Fatmir Sejdiu, meqë nuk kishte marrë përkrahje mësohet se edhe e ka lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Ai, njësoj edhe deputetja Vjosa Osmani, kanë kërkuar ndryshimin e një neni statusor që norma 50% + 1 të ndryshojë sepse sipas tyre, kjo është jodemokratike.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së u mbajt me dyer të mbyllura. LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.




Image


Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë. Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk ka arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.




LDK-ja ka vendosur që Kuvendin e IX-të zgjedhor ta mbajë pa praninë e mediave,nga frika e stupcave 

Në njoftimin me të cilin i fton mediat që të përcjellin këtë aktivitet, i cili mbahet nesër (e shtunë), më datë 3 gusht, në orën 10:00, bëhet me dije se mediat mund të marrin vetëm pamje në hyrje të hotelit ku mbahet ky Kuvend.

 E LDK-ja do të mjaftohet me konferencë për media pas punimeve të Kuvendit Zgjedhor.

“Nesër (e shtunë), më datë 3 gusht 2019, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës finalizon procesin zgjedhor, mban Kuvendin e IX Zgjedhor.

 Kuvendi mbahet në Emerald Hotel. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00. Në pjesën hyrëse mediet mund të marrin pamje. 

Pas punimeve të Kuvendit, LDK mban konferencë për medie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kjo nuk është hera e parë që LDK-ja mbyll për media punimet në Kuvende Zgjedhore, pas atij që njihet tashmë si Kuvendi i karrigeve.

Në Kuvendin e kaluar, në maj të 2015-s, në të cilin probleme kishte pasur me Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend.


Image


Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

Megjithatë, siç merr vesh KTV-ja Isa Mustafa është kandidati konsensual për të marrë edhe një mandat në krye të LDK-së.

 Një burim i ka thënë televizionit se ky është vendim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë.

Delegatët tashmë kanë filluar të mbërrijnë në Hotel “Emerald” aty edhe ku do të mbahet kuvendi.

Regjistrimi i delegatëve do të vijojë deri në ora 10:00 dhe më pas pritet të fillojë punimet kuvendi ku do të zgjidhet kryetari dhe organet e reja të LDK-së.

Votimi do të jetë i fshehtë.

I pranishëm është edhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa.


Image


Kuvendi zgjedhor, mbërrijnë delegatët e LDK-së


Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak nis kuvendin e saj të nëntë zgjedhor.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.


Pikë e tretë e rendit të ditës në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së do të jetë zgjedhja e Kryetarit të partisë.

Dhe pika e katërt, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm.


Pikat e rendit të ditës në Kuvendin zgjedhor të LDK-së
Pas pak pritet të nisë Kuvendi zgjedhor i LDK-së, ku pika e parë e rendit të ditës është zgjedhja e trupave punues dhe aprovimi i Rregullores së Punës së Kuvendit.

Pikë e dytë pritet të jetë zgjedhja e Komisionit Statutar.





Isa Mustafa tha se vetëm një fitore e madhe e LDK-së ia kthen shpresën Kosovës. Ai gjithashtu gjatë fjalimit të tij hyrës shtoi se partia e tij është demokratike dhe me këtë rast ka të drejtë çdonjëri të kandidojë.

Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.





Isa Mustafa: Është koha që LDK-ja ta marrë në duar fatin e Kosovës

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur fjalim hyrës në Kuvendin zgjedhor që tashmë ka filluar.

Ai tha se është koha që LDK-ja të marrë në duar fatin e Kosovës.

Përplasjet në degë e nëndegë,Isa  Mustafa i ka konsideruar si përplasje të vogla, e të cilat i kanë menaxhuar me kujdes.

Nga ky kuvend, Isa Mustafa, tha se LDK do të dal më e fortë.

"Shihemi në zgjedhje" ka qenë porosia e tij për rivalët politikë, duke shtuar se është koha që LDK, të rimarrë fatin e Kosovës në dorë.

Pas fjalimit të Isa Mustafës, punimet e kuvendit zgjedhor janë mbyllur për media.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së mbyllet për media, Isa Mustafa me mesazh për rivalët politikë

Kryetari aktual i LDK-së  Isa Mustafa, në fjalimin e tij ka bërë një përmbledhje të periudhës së tij si kryetar i kësaj partie.

Mustafa: Procesi ka qenë krejtësisht demokratik - as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në


Kreu i ri i LDK-së,Akademik Prof.Dr.  Isa Mustafa, lidhur me akuzat e ish-kryetarit të partisë,Prof.Dr.  Fatmir Sejdiu, për manipulim të garës, ka thënë se “askush s’munet të manipulojë mbi 300 delegatë”.


Image

“Nuk do të dëshiroja ta dëgjoja këtë nga një president. Mund ta quajmë si të duam, por procesi ka qenë krejtësisht demokratik. Askush nuk mundet me i manipulu mbi 300 delegatë”, deklaroi Mustafa.

Në lidhje me një marrëveshje të brendshme për kandidat për kryeministër dhe koalicioni potencial me PDK-në, Mustafa tha se “as që bëhet fjalë për koalicion me PDK-në”.

“Për kandidatin për kryeministër, vendos Këshilli i Përgjithshëm, tash nuk ka marrëveshje për kandidat”, deklaroi ai.

“Nuk shohim ndonjë zgjidhje tjetër, pos shpërbërjes së Kuvendit”, shtoi Mustafa.


Image

Prof.Dr. Fatmir Sejdiu i pakënaqur, Melihate Tërmkolli akuza të rënda ndaj Isa Mustafës


Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka dalë i pakënaqur nga salla ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Kjo pasi, siç tha ai, atij iu mohua kandidatura, ndërsa lëshoi akuza ndaj mënyrës se si është zgjedhur kryetari i ri.

Njëjtë ka vepruar edhe anëtarja Melihate Tërmokolli, e cila Mustafën e quan “njeri të Rrahman Morinës”.

“Është dasht të jeni brenda, kjo ndodh për t’i ikur përgjegjësisë para opinionit. 

Njerëzit nuk mund të shërohen lirshëm. Nuk kanë miratuar kandidaturën time, e kanë miratuar një tjetër.

Në këtë mënyrë të punës, me këtë qasje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve, e kemi një shenjë të keqe për demokracinë në Kosovë.

 LDK-ja ka qenë dhe mbetët shtëpia ime”, u shpreh ai pasi doli nga salla.

Ai tha se me këtë veprim është sulmuar shpresa e ecjes së një subjekti politik.

“Kam tentuar ditët të fundit të kem kontakt me kryetarin rreth një konsensusi politik. Më ka pritur por nuk kam marr ndonjë përgjigje. Nënkryetarët nuk kanë dashur të dinë cila është ideja ime rreth një konsensusi politik”, theksoi më tej ai.

“Delegatët vendosin për kryetarin, sigurisht në këtë mënyrë ai (Mustafa) do të marrë mbështetjen e tyre”, deklaroi në fund ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu.


Image

Ndërkaq, anëtarja tjetër e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se ka ndodhur një procedurë e cila as në komunizëm nuk na ndodh kështu.

Image
“Madje kërkova edhe fjalën për një çështje normale, as ajo fjalë nuk m’u dha. Ndoshta nuk është e çuditshme sepse në krye të LDK-së e kemi njeriun që ka qenë ministër i Rrahman Morinës. Besoj që LDK-ja e vërtetë, Rugoviane, do të ecë përpara. Por me këta njerëz që e kanë okupuar LDK-në, nuk do të ecë përpara”, deklaroi ajo.

Tutje, Tërmkolli tha se iu pamundësua kandidimi  i prof.dr.Fatmir Sejdiut dhe theksoi se mund të ketë ndodhur “që i kanë frikësuar edhe delegatët”.

“Njerëzit ndoshta janë kushtëzuar edhe me jetë dhe vende pune”, theksoi ajo.




Prof.Dr.Isa Mustafa rizgjidhet kryetar i LDK-së,për herë të 3-të me aklamacion 

Isa Mustafa është rizgjedhur me aklamacion kryetar i LDK-së në Kuvendin e IX-të Zgjedhor të kësaj partie.

Kjo pasi pretendenti tjetër për kryetar, ish-kryetari  Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, ka marrë vetëm 78 vota nga  delegatët e pranishëm në Kuvendin zgjedhor të 9- të të LDK-së.

Kjo ka bërë që Fatmir Sejdiu të mos jetë kandidat, dhe rrjedhimisht, Mustafa mbeti i vetmi në garë.

Koha.net mëson se ish-kryetari Sejdiu ka lëshuar sallën pasi nuk mori vota të mjaftueshme për të të marrë statusin e kandidatit, që duhet të jetë 50% plus 1 votë.



Prof.Dr. Vjosa Osmani: Nuk do të bëhemi copë-copë, në zgjedhje duhet të fitojmë

Vjosa Osmani ka qenë një nga emrat më të lakuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të LDK-së si kandidate për kryetare, por sot ajo deklaroi se veprimet e saj do të jenë vetëm drejt bashkimit.

Pak para se të fillojë kuvendi i sotëm zgjedhor, Vjosa Osmani shprehur nevojën që të ndryshohen disa nene në statutin e LDK-së, sidomos ai që i kërkohet një delegati 50% + 1 vota që të hyjë në garë për kryetar të partisë.

“Mesazhi që unë do të jap sot me veprimet e mija do të jetë mesazh i përbashkimit dhe unifikimit të të gjithëve.

 Sapo të zgjedhim strukturat e reja veprimi i parë duhet të jetë ndryshimi i statutit të LDK- së, duhet të largohet norma që kërkohet 50% +1 , sepse është jo demokratike. 

Prandaj të gjithë bashkë do të duhet qe pas atyre ndryshimeve t’i kthehemi bazës, t’i kthehemi anëtarësisë dhe ta miratojnë parimin një anëtar një votë”, deklaroi ajo, transmeton kosovapress.

E pyetur se a do të kandidojë për kryetare, Vjosa Osmani tha se veprimet e saj sot do të jenë vetëm drejt bashkimit dhe se nuk do t’ua bëj qejfin atyre që presin që në LDK të bëhen copë-copë.

"Të gjitha përpjekjet e mija sot do të jenë vetëm në drejtim të bashkimit dhe unifikimit sepse nuk e kam ndokënd t’ua bej qefin atyre që po presin që ne të bëhemi copë mes veti", tha ajo.

Në opinion u spekulua se Vjosa Osmani mund të jetë edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, por ajo tha se këto vendime i takojnë strukturave.

Ajo tha se nuk i ka kërkuar askujt ndonjë pozitë në 20 vite në LDK, por theksoi se në zgjedhjet nacionale duhet më patjetër të fitojnë.

"Asnjëherë deri sot në këto dy dekada që jam pjesë e LDK-së nuk i kam kërkuar dikujt në LDK apo jashtë saj ndonjë pozitë, e nuk do ta bëj këtë as tash e tutje.

 Vendimet sa i përket qeverisë së ardhshme do të merren kur do të zgjidhet strukturat e LDK-së por siç e thash partia ka nevojë për stabilitet, por në zgjedhje duhet të fitojmë", tha  Vjosa Osmani.


Anëtarësimin e partisë në EPP, qeverisjen sipas tij pa afera korruptive të vendit, faktin që tani kanë numrin më të madh të deputetëve në kuvend dhe që qeverisin edhe në disa prej komunave më të mëdha të vendit.



Isa Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën


Procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës.


Por Isa  Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, ka deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Melihate Tërmkollit dhe ka thënë se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa pas rizgjedhjes kryetar i LDKsë.


E për deklaratat e Fatmir Sejdiut ai po thotë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kamë biseduar me Fatmir  Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kamë thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas përfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit. Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa.





Flori Bruqi 

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...