2019-07-30

Alarmi për tërmet apokaliptik,presidenti Ilir Meta flet për herë të parë dhe tregon ku u bazua


Report Tv pyeti  Presidentin Ilir Meta gjatë konferencës për mediat se ku u bazua për letrën që i dërgoi kryeministrit Rama duke ngritur alarmin për një tërmet apokaliptik, që sipas tij ishte parashikuar nga një sizmolog grek. Meta tha se për paralajmërimin e sizmologut grek u bazua te mediat.



"Unë nuk e di se cfarë ka thënë greku, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se TV -ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.


Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini qasa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po patët harruar shkoni dhe pyesni banorët atje. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon" tha ai.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...