Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka karrierë politike të bujshme .Ajo e filloi që nga viti 1999, kurse para se të angazhohej në politikë ajo ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998 – 1999.
Ishte anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu mbante postin e zëdhënëse së partisë, këshilltare për media, si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.
Vlora Çitaku ka shërbyer si deputete e Kuvendit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian.
Ajo ka pasuar ambasadorin, Akan Ismajli, ndërkohë deri më tani kryente punën e konsullit të përgjithshëm në New York.
Është shoqëruar me debate të forta raporti tremujor në Këshillin e Sigurisë të OKB-së mes ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ministri i Jashtëm serb kritikoi fjalorin e Çitakut duke i kërkuar të mos shprehet se është kosovare, pasi ai nacionalitet nuk ekziston, por Çitaku i është kundërpërgjigjur menjëherë.
“Sipas jush, nëse jam shqiptare, a po më kërkoni të shkoj në Shqipëri? Askush nuk mund të më thotë se pasi qenkam shqiptare nuk mund të jetoj në Kosovë. Kosova është shtet që u përket të gjithë shqiptarëve”, – i ka thënë Çitaku.
Replikat kanë vijuar edhe më tej dhe Çitaku i është drejtuar Daçiçit që kur të shkojë me pushime në plazhin shqiptar të marrë me vete edhe ndonjë libër historie.
Ajo tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë e vonshme.
“Jemi shumë krenarë që në politikën tonë kemi njerëz që kanë luftuar kundër Millosheviçit dhe Sheshelit, të cilët ishin kriminelët më të këqij në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Jemi krenarë për historinë e liderëve tanë”, – është shprehur ajo.
“Sami Lushtaku dhe Ramush Haradinaj nuk kanë shkuar në Beograd për të luftuar, kanë luftuar mu para shtëpive të tyre, i mbrojtën shtëpitë e tyre, kanë luftuar në oborrin e tyre më qëllim që të mbrojnë civilët dhe çlirimin e Kosovës”, ka thënë Çitaku.
“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, jo vetëm për Kosovën, sepse Kosova e ka rrugën e vet, jemi të lirë, jemi të pavarur dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e tyre, mu për shkak të fëmijëve të tyre”, – ka thënë nder tjerash Çitaku.
....Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, u përqëndrua në fushatën ofenduese të zyrtarëve serbë, e cila pengon paqen.
“Fushata e vazhdueshme për t’i treguar njerëzit e Kosovës, jo si njerëz, portretimi i tyre si inferiorë, të ngjashëm me kafshët e egra,” nuk është gjë e re për ne. Ka ndodhur 100 vjet më parë, ka ndodhur para lufte, ka ndodhur edhe në takimet e Këshillit të Sigurimit disa muaj më parë, kur presidenti i Serbisë bëri thirrje: “a do dalë dikush që t’i zbusë këta njerëz”, “zbutini”, “zbutini”,” citon Çitaku të ketë thënë Vuçiç. “Njerëzit e Kosovës nuk do të zbuten. Ata nuk do të nënshtrohen. Dhe ata nuk do të drejtohen kurrë më nga Serbia,” tha Çitaku, duke përmendur edhe citimet e kryeminstres serbe që i quan njerëzit nga Kosova “të dale nga pylli”.
Çitaku solli në vëmendje numrin e viktimave shqiptare, numrin e grave të dhunuara nga forcat serbe dhe personat që akoma janë të zhdukur.
“Mbi 10 mijë njerëz të vrarë, rreth 20 mijë gra janë dhunuar, mijëra janë akoma të zhdukur. Ne nuk e harrojmë se kur u kthyen mbi 1 milionë shqiptarë, gjetën shtëpitë e tyre në shkrumb e hi. Përfaqësuesit e OKB’së na keni ndihmuar t’i ndërtojmë ato”, ka thënë Çitaku.
(Flori Bruqi)
Në 2013, Vlora Çitaku, atëherë ministre e vendit të saj për Integrimin Europian, u bë zyrtari i parë i qeverisë së Kosovës që të kalonte në Serbinë fqinje – i njëjti vend që mohon ekzistencën e Kosovës si një komb.
Javën e kaluar, Çitaku bëri përsëri historinë duke vizituar Izraelin – ambasadori i parë kosovar në Shtetet e Bashkuara për ta bërë këtë – si pjesë e një delegacioni prej tetë anëtarësh që përfshinte gjithshjtu edhe diplomatë me bazë në SHBA nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Mali i Zi, Polonia, Hondurasi dhe Republika Dominikane.
Megjithatë, ndryshe nga ato vendet e tjera, Kosova nuk ka marrëdhënie me Izraelin. Dhe ky është një turp i vërtetë, tha Çitaku, e cila kaloi tetë ditë këtu si pjesë e Projektit të Këmbimit (Project Interchange ) të Komitetit Amerikan Hebraik (American Jewish Committe).
Ashtu si çdo turist i zakonshëm, Çitaku dhe shokët e saj ambasadorë u ngjitën në gërmadhat e Masadës, eksploruan kështjellat e kryqëzatave në Akko, bënë selfie teksa lundronin në Detin e Vdekur dhe shijuan darkën e Shabatit me një familje hebreje-ortodokse në Jerusalem.
Ata gjithashtu bënë disa gjëra që vetëm VIP-at u lejohet ta bëjnë: të vizitojnë kufirin e Izraelit me Gaza nën mbrojtjen e zyrtarëve të IDF-së (ushtrisë izraelite), të takojnë vajzat palestineze që punojnë si inxhinierë softueresh për një firmë të teknologjisë së lartë në Ramallah dhe të inspektojnë tunelet e Hezbollah të zbuluara kohët e fundit përgjatë kufirit me Libanin.
“Gjëja më e jashtëzakonshme që unë mora me vete nga kjo vizitë është mënyra unike në të cilën popullsia hebreje e do vendin e tyre. Nuk ka tw dytw,”tha ajo. “Ne të gjithë i duam vendet tona, por kurrë nuk kam parë ndonjë gjë si ajo që kam parë në Izrael. Ajo që e bën shoqërinë hebreje të ndryshme është konsistenca. Ata luftuan në luftë kur ishte e nevojshme, por e mbajtën premtimin. Hebrenj nga e gjithë bota janë kthyer për të ndihmuar në rindërtimin e kombit të tyre “.
Çitaku përfaqëson një vend të mbyllur pa dalje në det, me 1.8 milionë banorë, rreth 95% prej tyre myslimanë shqipfolës (rreth 56 hebrenj gjithashtu jetojnë aty, pothuajse të gjithë në qytetin mesjetar të Prizrenit).
Më pak se gjysma e madhësisë së Izraelit, Kosova dikur ishte provincë autonome e Serbisë, e cila dhe aj vetw ishte një nga gjashtë republikat që përbëjnë ish-Jugosllavinë. Në fakt, gjatë Mesjetës, Kosova ishte aq e rëndësishme për jetën kulturore, diplomatike dhe fetare të Serbisë, saqë u njoh si “Jeruzalemi Serb”.
Edhe pse me kundërshtimet serbe (dhe ruse), Kosova u nda nga Beogradi në vitin 2008. Ndërsa të dy fqinjët kanë ndërmarrë hapa paraprakë drejt pajtimit, fantazmat e së kaluarës vazhdojnë të pengojnë që të dyja palët të ecin plotësisht përpara – ose t’i bashkohen në Bashkimin Evropian.
Vlora Çitaku viziton qytetin e vjetër të Jeruzalemit
Çitaku e njeh këtë histori gjithashtu shumë mirë. E lindur në vitin 1980, ambasadorja e ardhshme u rrit si refugjate, me një vend të frontit në luftën civile që vrau rreth 10,000 njerëz dhe formoi fatin e saj. Ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë ditën kur ushtarët serbë e deportuan Çitakun dhe tre motrat e saj në Maqedoninë fqinje – duke i ndarë ata nga prindërit e tyre – si pjesë e një fushate spastrimi etnik që preku miliona në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Falë njohjes së gjuhës angleze, Çitaku në moshën 18-vjeçare filloi të punonte si një ndërmjetëse dhe përkthyese për revistën “Time” dhe mediat e tjera, meqë të gjitha mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur.
Ajo më vonë u bë një zëdhënëse e vetë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe iu bashkua krahut politik të demilitarizuar të UÇK-së, Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo shërbeu dy mandate në parlament para se të bëhej ministre e Jashtme në detyrë dhe përfundimisht ministre e Integrimit evropian.
Kosova: Askush nuk është më pro-amerikan
Pas një kohe si konsulle e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ajo u bë ambasadore në Shtetet e Bashkuara në gusht 2015 dhe është veçanërisht aktive në mediat sociale, me 83,000 ndjekës në Twitter dhe rreth 47,000 në Facebook.
Aktualisht, Kosova ka marrëdhënie formale me 116 vende dhe mban më shumë se 40 misione diplomatike anembanë botës. Megjithatë, asnjë nuk është më i rëndësishëm se ai i Uashingtonit, të cilin Çitaku e ka drejtuar për gati katër vjet e gjysmë.
E vendosur në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet edhe Bashkimi Europian, ambasada e saj punëson shtatë diplomatë. Çitaku konsiderohet si një nga ambasadorët më popullore dhe më tërheqëse në Uashington – dhe që nga dita e saj e parë në punë, ajo ka përdorur influencën e saj për të fituar miq të Kosovës në “Capitol Hill”.
“Ne jemi të bekuar që kemi gëzuar mbështetje dypalëshe” nga të dyja palët, demokratët dhe republikanët, vuri në dukje ajo. “Eliot Engel është kampioni ynë në Kongres, por po kështu ishte edhe John McCain – dhe ne po zgjerojmë numrin e miqve në Kongres çdo ditë”.
Në ekstremin tjetër, vetëm 17% e serbëve kishin ndonjë gjë të mirë për të thënë për Shtetet e Bashkuara, të cilat, në fund të fundit, e udhëheqën fushatën anti-serbe të NATO-s në vitin 1999 mes akuzave të gjera për spastrim etnik.
No comments:
Post a Comment