Në foto Thjerza Balaj
Të kërcesh, jo vetëm që argëtohesh, po i bën mirë edhe mendjes dhe trupit. Studimet e fundit tregojnë se me kërcimin mund të luftosh shumë patologji
Kërcimi është ilaçi i ri për të luftuar hipertensionin.
Pikërisht të ndjekësh ritmin dhe të vallëzosh është terapia kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në botë.
Në foto Thjerza Balaj
Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpirjen.
Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpirjen.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundjet që godasin zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.
Në foto Thjerza Balaj
Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare u diskutua kohë më parë në një konferencë mjekësore në Napoli.
Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare u diskutua kohë më parë në një konferencë mjekësore në Napoli.
Një nga konkluzionet e kësaj Konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit.
Ekspertët sygjeruan se një vallëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, në mënyrë që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.
Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi, reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.
Grup baletanesh nga Kopenhaga me ne krye Thjerza Balaj
Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialstë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë.
Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialstë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë.
Kurë për sëmundjet e zemrës është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi.
Përveç ekfektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë poztive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut
Balet klasik, kërcim modern, tango, salsa, merenge, rege, apo ndonjë lloj tjetër kërcimi. E keni vetë në dorë të zgjidhni atë që ju pëlqen, por pavarësisht kësaj, kujtoni gjithmonë se kërcimi është një ilaç shumë efikas për të pasur një mendje të shëndetshme.
Grup baletanesh nga Kopenhaga me ne krye Thjerza Balaj
Por nëse efektet janë kaq pozitive menjëherë në kaq kohë, ç’mund të thuhet nëse kërcimi praktikohet rregullisht, minimumi dy ose tri herë në javë. Atëherë nuk kemi pse e vëmë më në dyshim: një kurs kërcimi do të ishte gjëja më e mirë që duhet bërë në këto kohë të vështira. Këtë na thonë edhe mjekët suedezë, prandaj nuk kemi pse të jemi skeptikë për të besuar se kërcimi mund të na e lehtësojë jetën.
Maria, një vajzë 19 vjeçe, pjesë e studimit, e tregon më së miri këtë. “Ndihesha e lodhur dhe shfaqja herë pas here shenja ankthi dhe lodhjeje. Rastësisht vendosa të bëhesha pesë e një studimi për të vërtetuar efektet e kërcimit në këto lloj gjendjesh shpirtërore dhe fizike.
Sipas një studimi të fundit, kërcimi është shumë i mirë për të luftuar stresin, depresionin, por edhe dhembjen e kokës. Ky aktivitet i këndshëm fizik mund të na ndihmojë të kemi një shëndet mendor, shumë herë më të mirë.
Valltarja e njohur shqiptare Thjerza Agron Balaj ,nga Norvegjia
Studimet kanë treguar se simptomat e lidhura me depresionin, ankthin dhe stresin, lodhjen fizike apo mendore, madje edhe dhembjen e kokës, mund të largohen lehtësisht përmes një aktiviteti të thjeshtë, argëtues dhe të shëndetshëm: kërcimin.
Me pak fjalë, kush e praktikon me njëfarë rregullsie këtë lloj aktiviteti fizik, duket se arrin të kontrollojë më mirë shqetësimet psikofizike, duke fituar më shumë vetëbesim dhe një aftësi më të madhe për të përballuar problemet e jetës së përditshme.
Këtë e sugjeron edhe një studim i fundit suedez që ka analizuar me kujdes efektet e kërcimit në një grup vajzash të reja. Grupi i koordinuar nga Anna Duberg, fizioterapiste në “Örebro University Hospital” ka përfshirë 122 vajza suedeze me moshë nga 13 deri në 19 vjeçe.
Thjerza Agron Balaj ,nga Norvegjia është valltarja dhe baletanja
më e mira në Europë
Të gjitha vajzat kishin shkuar shpesh në spital për të marrë ndihmë për simptomat e ankthit, depresionit, lodhjes psiko-fizike, dhembjes së kokës, dhembjes së shpinës apo edhe qafës dhe shpatullave.
Pjesëmarrëset në studim u ndanë në dy grupe, ku i pari përbëhej nga 59 vajza ndërsa i dyti nga 53. Ato që i përkisnin grupit “59” u ftuan në një program vallëzimi, që parashikonte kërcimin në grup dhe me rregullsi për rreth dy ditë në javë.
Të tjerat që i përkisnin grupit “53” nuk i modifikuan aspak zakonet e tyre të jetesës. Rezultatet e studimit ishin të mrekullueshme. Simptomat jo vetëm që ishin zhdukur në kohën kur kryhej aktiviteti, por edhe për katër deri në tetë muaj më pas, vajzat ndiheshin shumë mirë, duke mos shfaqur shenja ankthi, stresi apo depresioni. Në grupin tjetër gjendja nuk kishte ndryshuar aspak.
No comments:
Post a Comment