Sot përurohët në Vlorë libri i Akademikës tonë të mirënjohur Vilheme Vranari Haxhiraj "Elitata e mohuara...,krenari kombëtare"

Sot më dt.10.08.2019 përurohët në Vlorë libri i Akademikës tonë të mirënjohur Vilheme Vranari...."Elitata e mohuara...,krenari kombëtare"....

Kur zbulohen elitat e mohuara tё krenarisё kombёtare shqiptare.


Fotografia e Flori Bruqi

Nga Fatmir Minguli 

(Shёnime kritike pёr librin “Elitat e Mohuara.., Krenari Kombёtare” tё (Mjeshtres sё Madhe & Akademike ,Vilhelme Vranari Haxhiraj)

“Historia ёshtё njё mёsuese e pamёshirshme.

Ajo nuk ka tё tashme, ka vetёm tё shkuar qё rend drejt sё ardhmes. Po tё pёrpiqesh ta frenosh,ajo tё hedh tutje!

John F. Kennedy

“Ndonjeri mund tё jetё heroik nga koha nё kohё,por xhentёlmen ёshtё njё gjё qё ju duhet ta keni gjithё kohёs!”

Luigi Pirandelo


Fotografia e Flori Bruqi

Para se tё filloja tё hidhja shёnimet e mia pёr librin “Elitat e mohuara…,Krenari Kombёtare” tё autores Vilhelme Vranari Haxhiraj, zonjё e madhe e letёrsisё shqiptare, mё erdhёn nё mendje fjalёt e mençura tё Soren Kiergegardqё shprehin pak a shumё dhe arsyen e madhe tё ndёrtimit tё librit tё Vilhelme Vranari Haxhiraj: “ Sa absurd janё njerёzit! Kurrё nuk i pёrdorin liritё qё kanё, por i kёrkojnё ato qё nuk i kanё. Ata kanё lirinё e mendimit dhe kёrkojnё lirinё e fjalёs.”

Sa e thellё, aq dhe tё ve nё mendime kjo sentencё e ekzistencilaistit tё madh norvegjez!

Vilhelme Vranari Haxhiraj, kjo mendimtare e lirё, qё nё kohёt e monizmit, iu ndalua fjala, por nuk iu ndalua mendimi, ka ardhur sot para botёs shqiptare dhe botёs sё huaj si njё studjuese e shpirtit njerёzor ku raporti midis shpirtit dhe mendjes ёshtё nё unison tё pёrsosur. Si rezultat i kёtij raporti tё stabilizuar, ajo sot ёshtё autore e dhjetra librave qё janё vlerёsuar nga bota e kritikёs letrare dhe shkencore brenda dhe jashtё Shqipёrisё. Konkretisht, nё 22 vjet ajo ka shkruar 47 libra nё gjini tё ndryshme, letёrsi pёr fёmijё, studime dhe publicistikё, prozё tё shkurtёr, romane, tregime, poezi, pёrralla, fabula, gjё e gjёza, etj

Por le tёkthehem te libri i saj mёi ri “Elitat e Mohuara…, Krenari Kombёtare”. Tёshkruash pёr kёtёlibёr nuk ёshtёe lehtё. Edhe pse kam shkruar mёparёpёr libra tёkёsaj autoreje tёshquar shqiptare, por pёr kёtёlibёr voluminoz e kam tepёr tёvёshtirё, tёshkruaj.


Related image

Akademik Vilheme Vranari Haxhiraj

A do tёmund tёreflektoj rrezatimin kultural dhe enciklopedik qёky libёr emeton nёeterin e mendimit intelektual shqiptar!? Eshtёme tёvёrtetёvёshtirё, shumёe vёshtirё!

Por duke e njohur mirёaktivitetin letrar dhe shkencor tёVilhelmes, duke i pranuar me shpirt titujt qёasaj i janёrakorduar si Mjeshtre e Madhe dhe si Akademike, mora guximin pёr ta lёçitur dhe pёr ta zbёrthyer kёtёvolum prej 470 faqesh, ku secila faqe ёshtёe ngarkuar sikur tёishte njёlibёr mёvete. Dhe pёrsёri mendja mё shkon te monografitё qё botohen pothuaj çdo ditё pёr njerёz me vlera por dhe pa vlera, pёr libra katalogjik plot me figura qё nuk i kanё shёrbyer kombit.

Por ja si shkruan Vilhelme Vranari Haxhiraj pёr figurat e shquara qё i shёrbyen kombit e qё nuk janё vlerёsuar: “Janё vlerёsuar shumё personalitete kombёtare, por disa syresh nuk u ka bёrё nder kombi, por janё ata qё kanё nderuar kombin.”

Por vlerat e figurave janё dhe vlera pёrfaqёsuese tё kombit tё tyre.

Para pak kohёsh, nёParis u dogj Katedralja e famshme e Parisit. U dhimbi nёshpirt, njerёzve francezёdhe jo francezёpёr kёtёmonument kulture botёrore, por mёshumё, kёtyre njerёzve u shkonte mendja mёshumё, te i madhi Viktor Hygo, i cili shkroi romanin “Katedralja e Parisit”. Ai pёrfaqёson kombin tёcilit i shёrbeu por dhe kombi ia shpёrbleu.

Por ç’ndodh nёShqipёri?

Vlerёsohen deputetёt dhe kryetarёt e bashkive, kurse figurat e vёrteta tёjetёs kulturale, artistike dhe shkencore, nёShqipёri harrohen…por vlerёsohen jashtёkufinjve shqiptarё. Vilhelme Vranari Haxhiraj, ka trajtuar me sinqeritetin e gruas intelektuale, me mençurinёe shkrimtares sёshquar, me zotёsinёe zonjёs sёmadhe shqiptare, trashёgimtare e njёfisi shekullor, disa figura shqiptarёsh dhe shqiptaresh tёnjohura e tёpanjohura.



Dhe ky libёr qёne kemi nёduar ka vlerёn e njёmonumenti, ndonёse ёshtёprej letre. A nuk ndodhi kёshtu edhe me librin e Viktor Hygo-it, qёnuk ёshtёmonument prej guri apo bronxi, por mbetet monument nёjetёtёjetёve? Eshte vlera qёdikton historia e shkuar e qёnuk mund tёfshihet. Ёshtёpikёrisht kjo tendenca qёe pёrçon shkrimtaren Vilhelme Vranari Haxhiraj, tёstrukturojёtre kapituj kuptimplotёku reflekton atё, qёata heronj emetuan me veprёn e tyre e qёforcat e errta ndaluan pёrhapjen e rrezeve ndriçuese tёveprёs monumentale që ata lanë. Nëse ata korifej do të pranoheshin dhe do të njihej puna e tyre krijuese, jo vetëm do të ndihmonte në mbarëvajtjen e kombit, por ia rriste dinjitetin dhe ia ngrinte më lartë emrin Shqipërisë.

Njёshprehje e asaj qёka ndodhur shpesh nёregjimet e soc-realizmit, njёshprehje sa komike aq dhe tragjike ёshtёdhe kjo, qёthotёse “ kur nga skena ikin heronjtё, atje ngjiten kllounёt.”

Nga analiza qёi bёj kёtij libri enciklopedikshoh se figura tёtilla qёsot nuk jetojnёmёsi Ali Mihali, Dervish Aliu, Elena Lukrecia Peshkёpia, Fatos Merorrapaj, Janica Martina, Isuf Luzaj, Lejla Dino, Maro Konda, Nebil Çika, Nexhat Mersini, Osmёn Haxhiu, Rugjina Balsha etj,unёpёr vete nuk i kam paradёgjuar dhe shpreh mirnjohjen e thellёndaj autores pёr kёtёrisjellje tёhistorisё, nёfakt njёrisjellje tёsёvёrtetёs, një të vërtetë të pamohueshme.

Edgar Morin, ky filozof i shquar francez shkruan: “Ne duhet tёkthehemi te burimi i laicitetit, ai i shpirtit tёRilindjes, qёёshtёproblematizimi dhe duhet ta problematizojmёedhe atёqёishte zgjidhje, domethёnёarsyen dhe progresin.”

Prandaj autorja me shumёsqimёduke hedhur aty plotёsisht tёdhёnat pёr çdo figurёqёajo trajton. Unёdo tёpёrcaktoja kёtёintersektim tёtre kapitujeve si njёthurje intersekton tri pjesёtёkёtij libri qёajo i ndan nёtre kapituj tёpashmangshëm të njёpreludi tёmohimit tёvlerave duke pёrmendur figurat mёtёshquara tёkombit, qёe kanёpёrfaqёsuar denjёsisht emrin e tyre nёaltarin e kulturёs dhe historisёshqiptare, me figurat e shquara shqiptare qёjetojnёakoma, sot e kёsaj dite dhe qёrrezatojnёshqiptarizmin intelektual modern nёçdo skaj tёbotёs.

Por nёvёzhgimin tim, nёse pjesa e parёe librit ёshtёnjёuverturёe njёopere madhёshtore me subjekt shqiptar tёkulturёs dhe shkencёs dhe heriozmit shqiptar, kapitulli i dytёёshtё vetёopera dhe pjesa e tretё, pra kapitulli i tretё, ёshtёjehona e fuqishme qёkjo opera e cila sёbashku me uverturёn ushton me 90 instrumentat, figura tёshquara qёdirigjentja Vilhelme Vranari Haxhiraj i drejton me njёpasion dhe entuziasёm tёveçantё.

Tё gjithё figurat e spikatura tё trajtuara nё kёtё enciklopedi janё nga mё tё ndritshmet. Janё me tё vёrtetё 90 figura por ka akoma mё shumё nё historinё e vёrtetё shqiptare dhe jo nё atё tё cunguarёn nga persona politikё analfabetё e pakurrёfarё vlere nё kulturёn e kombit.

Eshtё mёse e natyrshme logjika e autores Vranari Haxhiraj tek shkruan nё kёtё libёr:

“ Nё kёtё libёr kujtesa dhe nderimi pёr vlerat kombёtare, iu kёrkoj ndjesё personave elitarё qё mund tё jenё lёnё nё harresё tё paqёllimshme! Gjithsesi edhe ata qё mungojnё, janё nё piedestalin e vlerave tё kombit sepse e meritojnё…Ndaj si autore, mё lind e drejta tё pyes:“Sa duhej tё krenohej Shqipёria vallё kur bota e kulturuar mburret me elitat e saj.”

Mendoj se ky ёshtё dhe motivi i shkrimtares sonё tё shquar, kёsaj zonje tё Rёndё tё Botёs së Letrave dhe të Kulturës Shqiptare tek na sjell para tavolinёs dhe para mendjes sonё librin e saj monumental “ Elitat e Mohuara…, Krenaria e Kombit”.

Eshtё e pamundur qё nё njё shkrim analitik tё pёrmend tё gjithё emrat e analizuar nё kёtё libёr monumental tё artё. Por ёshtё e mundur qё tё nxjerr nё relief disa nga mjeshtёritё, artificat qё autorja pёrdor pёr tё dalluar sa mё mirё, sa mё kuptueshёm vlerat e atyre figurave tё shquara shqiptare tё mohuara por jo tё harruara.

Ja si shprehet vetё autorja nё librin e saj: “Duke filluar nga perandorё, papё, kryeministra, general, ushtarakё, diplomat, arkitektё, mjekё, artistё tё skenёs, tё penelit, apo tё daltёs, shkrimtarё, filozofё, gjuhtarё, kanё qenё bijë tё kёsaj toke, personalitete shqiptare tё cilёt kanё gjetur veten jashtё kufijve tё atdheut, ku kanё shpalosur dhuntitё dhe vlerat e tyre.”

Kёshtu qё kjo autore nuk ka rёnё pré e shqiptarofilisё, kur shumё autorё kanё shkruar monografi apo “enciklopedi” duke bёrё me origjinё shqiptare figura qё nuk kanё asnjё lidhje me Shqipёrinё dhe shqiptarёt.

Vilhelme Vranari Haxhiraj, me saktёsinё e materialeve tё studjuara, me saktёsinё bibliografike, shkencёrisht na jep me vёrtetёsi çdo portret qё ajo ka pёrzgjedhur nё kёtё vёllim.

Sasia e madhe dhe e çuditshme e tё dhёnave tё çon nё mendimin se ky libёr mund tё bёhej vetёm nga njё institut qё merret me kёto punё…por jo! Ky libёr ёshtё shkruar vetёm nga njё grua, Zonjё e Rёndё jo vetёm nё botёn e letёrsisё shqiptare.

Pёr njё libёr tё tillё patjetёr qё ajo i ёshtё referuar literaturёs dhe internetit, por sa bukur e ka thurur ajo, tekstin pёr çdo autor, saqё mendimi tё shkon se informacionet e marra nga jashtё, asaj thjeshtё i shёrbejnё pёr njё lloj sigurie. Ajo ёshtё mё shumё se origjinale. Si shembull po sjell figurёn e inxhiner Karl Gega, pёr tё cilin pretendoja se dija shumё gjёra, por u gabova. E njëjta gjё mund tё thuhet edhe pёr shkrimtarin shqiptar, mbledhёsin e shquar tё folklorit shqiptar, Fatos Mero Rrapaj, pёr tё cilin miku im Aqif Dino, pinjoll i dinastisё sё Dinejve tё Çamёrisё ka shkruar njё tregim –ese tё mrekullueshme.

Por duke ardhur te i Madhi Gjergj Fishta, pёr tё cilin Vilhelme Vranari Haxhiraj ka derdhur gërma tё arta, mund tё themi se ky shkrimtar ёshtё akoma i mohuar apo “i harruar”. Shtёpia e tij nё Fishtё ёshtё drejt rrёnimit dhe pushteti nuk interesohet pёr njё riparim sado tё thjeshtё, kur pёr ndonjё tjetёr shkrimtar rindёrton jo njё, por dy shtёpi…

Duke diskutuar pёr Gjergj Fishtёn, duke medituar mbi çka Vilhelmja nxjerr nё dritё, mendja tё shkon te disa klerikё shqiptarё tё famshёm por tё mohuar ose tё harruar. Vetё autorja ka pёrmendur emrat e klerikёve Visarion Xhuvanidhe Kristofor Kisi, por çfarё nuk gjen nё literaturёn qё At Foti Cici ka publikuar, jo vetёm pёr kёta dy klerikё atdhetarё por edhe pёr Irene Banushi, po aq atdhetar dhe i ditur.

Por nuk do tё harroj tё pёrmend dhe klerikun tjetёr, myftiun Refik Ajazi, i cili nё njё farё mёnyre u mohua por shkrimatri dhe piktori Qemal Vrioni nё Durrёse risolli nё jetё me librin monografik pёr tё dhe qё inteligjenca durrsake e promovoi pak ditё mё parё.

Ja pra sa horizont na hap libri i zonjёs Vilhelme, jo vetёm pёr klerikёt e shquar tё besimeve tё ndryshme, por edhe pёr figura tё tё tjera, tё cilat ajo i ka trajtuar me besnikёrinё puritane, njё nga karakteristikat mё fine tё kёsaj autoreje.

Ajo me dhimbje shkruan nё kёtё libёr: “ Eshtё pёr tё ardhur keq se, sa e sa figura, emblema tё kombit, janё lёnё nё harresё tё qёllimshme jo vetёm pёr arsye klasore, politike, ideshё por edhe besimi fetar…”

Jo nё sensin e kritikёs, por thjeshtё duke iu pёrshtatur shprehjes sё sipёrme tё autores, do tё shtoja edhe figurёn e Spiro Konda, i cili botoi librin e famshёm “Shqiptarёt dhe problemi pellazgjik” qё nё vitin 1961, por qё u zhduk nga qarkullimi!?

Njё meritё tё madhe ka autorja kur trajton gjёrё e gjatё portretin intelektual tё Arshi Pipёs, tё mohuarin e madh, dhe shumё saktё e thotё se ai “nё fushёn e kritikёs e rreshtoi veten ndёr studiuesit botёror.” Arshi Pipa qё herёt ёshtё marrё me studime tё mirёfillta tё kritikёs, por do doja tё veçoja librin e tij “Pёr Migjenin”. Eshtё njё nga librat e rallё, i ndёrtuar mbi tre ese, ndёr tё parёt qё flet në rreth 100 faqe mbi Migjenin dhe artin e tij. Arshi Pipёs, sipas tё dhёnave qё na sjell Vilheme Vranari Haxhiraj i takon tё bёhen volume tё tёra mbi veprimtarinё e tij tё larmishme.

Nё kёtё libёr, qё ёshtё njё oqean i thellё me ujё tё kthjellёt, zhytesh e nuk del dot, tё pёlqen tё pluskosh e tё shijosh aromёn e kulturёs sonё shqiptare, natyrisht tё ndikuar nga mjeshtёria e pёrgatitjes sё kёtij libri- oqean!

Pёr kёtё libёr mund tё shkruash shumё dhe vazhdimisht. 

Ai padyshim qё po le gjurmё te intelektualёt e vёrtetё sepse dirigjentja nuk harron tё pёrmendё edhe shquarit e sotёm tё intelektualitetit shqiptar tё cilёt dёshiroj t’i pёrmend tё gjithё dhe qё janё Agim Krajka, Baki Ymeri, Eshref Ymeri, Fatmir Terziu, Flori Bruqi, Italo Costante Fortino, Joseph Dio Guardi, Laura Mersini, Mehdi Hyseni, Rudolf Stambolla, Skёnder Kamberi, Skёnder Kodra dhe Spiro Qirko.

Ështё kjo autore qё merr guximin e paparё pёr t’i sjellё nё kёtё libёr veprimatritё e tyre, veprimtari qё i shёrbejnё veç tё mirёs sё Shqipёrisё dhe shqiptarёve, nё kundёrshtim me veprimtaritё e politikanёve. 

Kam fatin qё t’i njoh nga afёr shumё prej tyre dhe tё kem bashkёpunim si me Fatmir Terziun, Baki Ymerinne komunikim me tё nderuarin Eshref Ymeri.

Dua t’i shpreh mirёnjohjen e pafund zonjёs sё Madhe Vilhelme Vranari Haxhiraj pёr kёnaqёsinё e madhe qё mё dha duke mё dhuruar kёtё libёr tё shenjtё, dua gjithashtu tё pёrshёndes zotin Fitim Haxhiraj,bashkёshortin e autores, por dhe menaxherin e madh, puna e tё cilit barazohet me punёn qё do ta bёnin me dhjetra njerёz tё tjerё por jo me cilёsitё e Fitimit.

Sinqerisht, kёto nuk janё lavdёrime tё radhёs, por janё shprehje e njё mendimi tё njё shqiptari qё e do atdheun e vet, qё mёrzitet nga padrejtёsitё qё i bёhen figurave tё ndershme qё jetuan dhe punuan pa kurrёfarё pёrkrahje, thjeshtё se e donin Shqipёrin.

Po Vihelme Vranari Haxhiraj, a nuk ёshtё njё nga kёto figura, qё aty nё Vlorё, larg sallave mondane tё Tiranёs, shkruan e shkruan… pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt?

Ajo vuajti gjatё kohёs sё monizmit e nuk u botua asgjё nga veprat e saj por nё ato qё u botuan mё vonё, nё demokraci, vlen tё pёrmendet fakti qё ajo e ka vuajtur apo siç e thonё vetё latinёt” Leniter, ex merito quid, quid patiare ferendum est quae venit indigno poene, dolente venit!” – “ E duron lehtё dёnimin ai qё ёshtё i dёnuar me tё drejtё, por ёshtё rёndё ai qё ёshtё dёnuar pa tё drejtё!”

*****

Lexoni  shkrimin :

Shkrimtarja e njohur shqiptare nga Vlora, znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj Anëtare e re e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New York



By  | November 2, 2018

https://www.voal.ch/shkrimtarja-e-njohur-shqiptare-nga-vlora-znj-vilhelme-vranari-haxhiraj-anetare-e-re-e-akademise-se-shkencave-dhe-e-arteve-shqiptaro-amerikane-seli-ne-new-york/

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)