2019-08-06

Kush ka pushtet mund ta marrë pa problem një titull doktoraturë që ta ketë në CV-në e tij

Doktoraturët plagjiaturë, duket se janë kthyer në modë. Të bësh “kokën e madhe” me kopjime, është berë standart për zyrtarë të ndryshëm si nga politika, drejtësia por edhe nga bota akademike.
Studiuesi Vladimir Kola, i cili ka denoncuar këte fenomen, ka publikuar një listë me emrat e doktorantëve kopjues.
Ju sjellim  listën e emrave të doktorantëve me plagjiaturë.
“Plagjiaturat e politikës”
****
Vangjel Tavo
Një tjetër politikan i kapur me kapje është edhe Vangjel Tavo.
Analiza dhe zbulimi i plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës me titull
“Prevalenca e Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum në Gratë e  Moshës Riprodhuese”, e mbrojtur nga Vangjel Tavo në vitin 2013, pranë Universitetit të Tiranës, me udhëheqës Prof. Dr. Nikita Manoku.
Në tekstin e Tezës, sipas Kolës janë kopjuar, pak a shumë, 18 faqe domethënë rreth 1/3 të tekstit total (në faqe 18/50), duke kopjuar pjesë të gjata (pra jo thjesht një paragraf), pa bërë referenca specifike dhe pa listuar te literatura e konsultuar,  burimin origjinal.
Bota akademike
 Ditjona Kule
Plagjiatura janë zbuluar edhe nga bota akademike. Ditjona Kule ëhstë një nga emrat e denoncuar nga studiuesi Valdimir Kola.
Plagjiatura  është  gjetur në tezën e Doktoraturës me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i
Shqipërisë”, me udheqës shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur ne vitin 2015, pranë Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Në këtë Teze Doktorature  janë gjetur kopjime, jo vetëm në anglisht,të përkthyera në shqip, por edhe tekste të kopjuara nga dokumente në gjuhën shqipe, pa u cituar burimi orgjinal.
“Përqindja e kopjuar, në këtë Tezë Doktoraturë, eshte shume e larte.
Me sa kam llogaritur unë, është të paktën 1/3 e tekstit total të Tezës”, thuhet në analizën e Kolës.
Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.
Me plagjiaturë janë kapur dhe rektorët dhe Kancelari i Universitetit të Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiaturë.
“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar në revistën “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autorë  Kseanela Sotirofski,  Mithat Mema dhe Ulpian Hoti.
Marsela Korçari
Më tej Vladimir Kola  ka zbuluar dhe analizuar plagjiaturën e Tezës së Doktoraturës të Marsela Korçari (Bregaj) me udhëheqës shkencorë prof. Mynyr Koni dhe professor  Edmond Panariti, me titull, “Studimi i biotoksinave detare në “mytilus galloprovincialis”, toksikologjia dhe ndikimi i tyre në ekosistemin e lagunës së Butrintit”, e mbrojtur në vitin 2015, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
 
Rigerta Sadikaj, Edmond Panariti dhe Dritan Arapi
Pjesa më e madhe e faqeve të kopjuara është marrë nga një studim i Organizatës Ndërkombëtare “Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë” (FAO, “Food and Agriculture  Organization”), i vitit 2004, me titull “Marine biotoxins”, shkruar nga prof. Rigerta Sadikaj, prof. Edmond Panariti dhe dr. Dritan Arapi, i publikuar në revistën “Macedonian Journal of Animal Science”, Vol. 1, No. 2, pp. 205–211 (2012).
Blerina Xhakolli (Reçi)
Vladimir Kola  ka analizuar plagjiaturën e Tezës së doktoraturës me titull “Familja shqiptare në tranzicion: politika sociale në funksion dhe mbështetje të ndryshimeve të saj (Rasti i ndihmës ekonomike në Bashkinë e Durrësit)”, e mbrojtur nga Assoc. Prof. Dr. Blerina Xhakolli (Reçi) , në vitin 2014, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Edmond Dragoti.
 Kesiana Çoçka
Një tjetër zyrtare është kapur me plagjiaturë është Kesiana Çoçka.
Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “E drejta për punë  dhe tregu i punës”, e mbrojtur nga Dr. Kesiana Çoçka , në vitin 2017, pranë Fakultetit  të Drejtësisë, “Universiteti i Tiranës”, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela.
Nga analiza ka rezultuar se, në Tezën në fjalë, janë kopjuar pak a shumë 60 faqe nga 150 që është numri total i faqeve të tekstit, domethënë është kopjuar rreth 40% e teksit  total të Tezës, pa cituar, referuar apo listuar te literatura e konsultuar, burimin origjinal (në disa raste janë kopjuar analiza të ligjeve apo Konventave ligjore), ndërsa  libri i udhëheqësit Kudret Çela “E drejta e punës “, Tiranë, 2014, referohet dhe listohet.
Shemsho Lamaj
Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së Tezës së doktoraturës me titull “ “Studim epidemiologjik mbi nivelin e infestimit të maceve nga toxoplasma gondi në Qarkun e Gjirokastrës” e mbrojtur në vitin 2016 nga Shemsho Lamaj, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhimiter Rapti (dekan për tetë vite, 2008-2016), pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Nga kjo analizë rezulton se rreth 2/3 (46/70) e tekstit të kësaj Teze është kopjuar nga një Tezë tjetër e vitit 2014 dhe nga një artikull shkencor i vitit 2010.
Nga drejtësia
Albana Shtylla
Sipas studiuesit Kola, Albana Shtylla pjesë e Komisionit të Posaçëm të Apelimit dhe  ish- Ministri i Drejtësisë në vitin 1992 Kudret Çela , tezën  e doktoraturës të  paraqitur në vitin 2015, e kanë plagjiaturë.
Teza e doktoraturës me titull “E Drejta kushtetuese e ligjore për punë dhe mbrojtja shoqërore e saj, në Republikën e Shqipërisë në këndvështrimin e të Drejtës së Bashkimit Europian” , e mbrojtur në vitin 2015 nga Albana Shtylla, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Kudret Çela, është plagjiaturë.
“Në tezën në fjalë janë 5 faqe me tekst të ngjashëm (them të ngjashëm, sepse ka ndonjë ndryshim të vogël nga teksti origjinal) me një studim të vitit 2014 me titull “Udhëzime Praktike për Përafrimin e Legjislacionit të Republikës së Kosovës me Legjislacionin e Bashkimit Evropian”, por ky studim nuk është referuar në Tezë as nuk është vendosur te lista e literaturës së konsultuar.   Konkretisht, shihni faqet 171-173, 177-182 të Tezës se vitit 2015dhe faqet 14-16, 26-32 të studimit të vitit 2014”, ka zbuluar studiuesi Vladimir Kola.

Mjeku Taulant Muka vazhdon të denoncojë plagjiaturat në Universitetin Europian të Tiranës.

Ai ka publikuar një pjesë të doktoraturës të një prej studenteve të UET, e udhëhequr nga Presidenti i universitetit Adrian Civici. Ky punim konsiston të jetë i kopjuar ose më saktë i përkthyer nga ‘google translate’.

“100% copy-paste, dhe ndoshta google translate! Në këtë mënyrë universitetet private japin titullin "Doktor i Shkencave" në Shqipëri”, shkruan Muka.

Sipas tij është koha për një reformë cilësore në vend.

Kujtojmë që Taulant Muka, disa ditë më parë denoncoi një rast tjetër të plagjiaturës në Universitetin Europian të Tiranës.

77.jpg
Studiuesi Vladimir Kola ka denoncuar ish  kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu se ka kryer plagjiaturë në doktoraturën e tij të mbrojtur në vitin 2013 në fakultetin e Ekonomisë në Kamëz.

Featured image of article: ‘Plagjiaturat’/ Studiuesi Vladimir Kola: Xhelal Mziu me doktoraturë të vjedhur nga shënimet e leksioneve të italianëve (Foto)
Në një postim në rrjetet sociale, Kola shkruan se Mziu ka vjedhur 40% të përmbajtjes së doktoraturës së tij, nga disa shënime leksionesh në Universitetin e Barit në Itali, dhe një pjesë tjetër nga Universiteti La Sapienza në Romë.





No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...