2019-08-17

Letërsia shqiptare e Kosovë,


Nga Flori Bruqi 

Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

 Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. 

Pas luftës, në vitet 1950, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin.

Esat  Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". 
Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti,Jusuf Gërvalla etj.

 Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani ,Naim Kelmendi etj. 

Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.

 Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit,Adem Gashin ,Naim Kelmendin  etj. 

Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail  Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.

(Vërejtje:Lusim moderatorët që punimet autoriale mos të vidhën dhe keqëpërdorin autorsinë e tyre).

Prishtinë,20.09. 2009(botuar në libër si  dhe Floripress,Twitter,Facebook )

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...