NDIHMOMENI TE QESH!
Nuk mundem,
nuk mundem,
nuk mundem.
E pashe Atdheun lakuriq,
(vetem pa miq e shoke)
mundohej te kepuse nje dege dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija te urritur!
Por sa i vogel qenka!
As nje dege nuke e kepuste dot.
E mora per dore
ta rrit ne zemren time...
Vellezer-
Po e kerkuat Atdheun,
e kam une.
Ndihmomeni te qesh.
Ndihmomeni te gezoj.
Atdheu eshte lakuriq!
1963
Trifon Xhagjika (1932-1963) u lind ne nje fshat te Zagorise
(Gjirokaster) ne nje familje te thjeshte qe shquhej per ndershmeri e patriotizem. Pasi kreu studimet e larta, sherbeu ne ushtri. Me 1963 u arrestua bashke me nje grup te rinjsh e u denuan me pushkatim. Poezia ishte pasioni i tij. Per rrethanat qe iu krijuan, ai botoi pak. Vargjet e tij shquhen per thellesi, ndjenje e sinqeritet. Mjaft nga poezite e pabotuara kane humbur. Nje pjese e tyre eshte botuar ne vellimin "Atdheu eshte lakuriq"(1994).
No comments:
Post a Comment