Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/17

Shtetet e BE-së nuk garantojnë liberalizimin e vizave për Kosovën


Më 1 korrik 2019 Finlanda e  morri kryesimin e Bashkimit Evropian (BE), megjithëkëtë finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i sigurt se do të ndodhë as pas marrjes së presidencës së këtij shteti evropian

Edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe siç kanë thënë ata ky proces merr kohë për t’u përmbyllur

Shtetet e BE-së nuk garantojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
Nga Ambasada Finlandeze në Kosovë i kanë thënë  se Finlanda mund ta çojë përpara procesin e vizave vetëm në rast se edhe shtetet e tjera të BE-së kanë interes ta bëjnë një gjë të tillë. Në anën tjetër, nga Zyra e BE-së në Kosovë kanë deklaruar se çështja e liberalizimit është duke vazhduar dhe se ky proces merr kohë për t’u përmbyllur.

Megjithëkëtë, ministrja në largim  e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pohuar se gjasat që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë këtij viti janë objektive, ndonëse vendimi për një gjë të tillë tashmë është në dorën e shteteve anëtare të Këshillit të Ministrave.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...