Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/08/15

Nikollë Filja ( 1671 - 1769 )


Durtilja

Mori e zgledhura ndër zonjat,
ktë vo t'artënë kurorë,
t'cilnë na t'dhuruam n'dorë,
ti në qiell ngrijna neve.

Vash' e kuqe e rodhustane
më ruash,ill,o diell,hënë,
xhil i bardh' e trëndafile,
s'Inzot nuse,ëm' e bile,
prind si ti s'jan' të lipismë.

Ki kujdes për ne t'mavrismë!
Zëmra jote lipsiare
t'ligat tona s'vareft' fare;
po t'ndëlemë,nj' dit' na thrret
te Parrajsi ku na pret.





Nikollë Filja (1671 - 1769) (italisht: Nicolò Figlia)ishtë një prift bizantin dhe shkrimtar arbëresh nga Munxifsi në Sicili, lindur nga një familjë historike arbëreshe, të shpërngulur në Italinë e jugut pas pushtimit osman të Shqipërisë në shekullin XV, me origjinë nga Filati, si citohet nga Papàs Andrea Filja (Figlia) në një dorëshkrim të vitit 1764.

Njihet, vec të tjerash, për Dorëshkrimin e Kieutit, një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe, të vitit 1737.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...