Nga Flori Bruqi
Gjella e Shën Mërisë virgjër
Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.
Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.
Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.
Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.
E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.
Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.
Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.
Kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.
Tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.
Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.
Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.
Ti rispëndove:- U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.
Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.
Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.
(1762)
Kanka e të zgjuarit
Zgjou,bir,jo më gjumë,
ngjou,se mi fjëjte shumë.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bëre nino.
Vjen një legë pekurar'
pruçesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si këndonjin,
dhenë e detin e gjëmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirë bukur e ngular, -
o çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gëzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale çi ti sualltin,
gjithë mandrën e rëzuatin.
Nga me dorë ti kit qengje,
çi ësht' e bardh' si nji skamëngje.
Çi ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaçiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzëzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki këmbëlesh.
Ç'ësht' i ëmbël ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaçjulere
e nji t'egërith pëllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kënduar parambote.
Ruaji,bir,e i gëzo,
zgjou se bëre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunë fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesë bracë xagarele
suall e ve Rutiçele.
Suall e bija ca këstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me nji fash rikamatë
erdh Suzana çi me natë.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,çi u martua,
Arbëresh nga Mbuzati (San Giorgio Albanese) i Kalabrisë. Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.
At Juli, prift uniat, mësimet i filloi e i mbaroi në kolegjin e përmendur arbëresh të Shën Adrianit, në Shën Mitër të Koronës (San Demetrio Corone). Bashkëkohësit dëshmojnë se At Juli ka qenë një prift i drejtë e shpresëtar. Meqë ishte djalë i vetëm, prindët dëshironin ta martonin përpara se të dorëzohej prift. Variboba nuk ishte i atij mendimi sepse e urrente martesën, por pas shumë lutjesh nga familja e farefisi, pranoi të shkonte në Napoli për të gjetur nuse. Pasi qëndroi disa kohë në qytetin e madh, u kthye më në fund në fshat ku hapi fjalën se nusja do të mbërrinte së shpejti. Nuk mbeti njeri pa dalë të shikojë e të përshëndesë nusen e Varibobës, por u çuditën së tepërmi kur panë në vend të nuses një shtatore të Zonjës Shën Mëri. Djaloshi s'përmbahej dot nga gazi, hoqi unazën e tij dhe ja shkoi në gisht Zonjës së Bekuar duke thënë se ajo ishte nusja e tij.
Më vonë At Juli u padit në Vatikan se kish rënë në mëkat me një vajzë të fshatit, mëkat të cilin e pohon edhe vetë ne kreun e dytë të veprës së tij, dhe për të cilin u dërgua syrgjyn në Romë. Në Qytetin e Përjetshëm u njoh me shumë dijetarë e filozofë të Kishës, u pendua për mëkatin që kishte bërë dhe shkroi veprën e tij të pavdekshme "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër", e cila u botua në Romë më 1762. At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qëndroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.
Tituj të veprave
Gjella e Shën-Mërisë Virgjër - Ullano, (1762)
Literatura:
^ Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut nga Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa, botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9
No comments:
Post a Comment