2019-08-14

Poezia e Arben Prendit ,si peizazhi i perendimit



Nga Flori Bruqi 

(Refleksione pas leximit dhe studimit të librit me poezi të Arben Prendit)

Arben Prendi është poet, studiues dhe profesor në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. 



“Poezia nuk shkruhet me orar dhe pa frymëzim”, thotë  poeti Arben Prendi  ... “dhe nuk i drejtohet gjithkujt, por vetëm më të mirëve” dhe  se ai  nuk preferon zgjedhjen e temave, pasi asnjë temë nuk është e huaj për poetin....



Poezitë e poetit dhe pedagogut   Arben Prendi  me titull  “Vepra poetike “ 1 përfshin përzgjedhje të krijimtarisë poetike e strukturuar në shtatë cikle .

 Në ciklin e parë “ Thirrja e horizonteve”, janë përmbledhur disa prej poezive të moshës 18-23 vjeçare, që nuk u botuan kur ishte koha e shkrimit të tyre në vitet 1989-1995.


Në ciklin e dytë “Të shtunën ndize një qiri”, 1996, janë përzgjedhur një pjesë e mirë e poezive të botuara në këtë vëllim , “i cili mu duk se humbi si kripa në ujë , aq sa prej shitjeve e dhurimeve , mbeta pa kopje personale” , thekson autori Prendi .


 Në ciklin e tretë “Vashat nguten me u ba gra “, 1998, me poezi të zgjedhura prej vëllimit me të njëjtin titull , i cili qe pritë mirë prej lexuesit të parë . 





Cikli i katërt “Qirinj të ndezur për të gjallët”, 2001, me poezi nga vëllimi me të njëjtin titull . 

Tre ciklet e fundit : i pesti, i gjashti dhe i shtati “ Akuarelet e jetës dhe të vdekjes “, 2008-2015, “ Fushave të amshimit “, 2010 dhe “Pasqyrat e kohës”, 2015, përbëhen prej poezish të reja , të krijuara nga autori Prendi ndërmjet viteve të fundit 2000-2015, të pabotuara asnjëherë .Ka botuar librin “Ndërthurja e poetikave dhe çkodimi i realiteteve metafizike në romanin bashkëkohor” .



Autori ka sjell edhe botime të tjera, ndër to pjesa më e madhe në poezi. Mund të përmendim “Të shtunën ndize një qiri”, “Vashat nguten me u ba gra” apo “Qirinj të ndezun për të gjallët”.
Prej vitesh është pedagog në Departamentin e Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Njihet edhe si publicist dhe kritik letrar.
Poezitë e kësaj përmbledhjeje poetike , janë poezitë e meditimit , reflektimit të ngjyrosur me ndjenjat e momentit poetik . 

Ku secila lidhet me një moment të caktuar meditimi e reflektimi për gjëra të njohura në art , si : vetmia, trishtimi, dashuria , dhëmbja , vuajtja, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja , jeta dhe vdekja , problemet e tjera të njeriut , motive këto të përjetshme në letërsi .

Poezia  e Arben Prendit sështë   reflektive e dendur me ide filozofike .Ajo  është  poezi autentike që nuk përzihet me korin e poetëve mediatikë. 

Studimet kritike të Arben Prendit mbushin vakuumin e krijuar nga kritika ideologjike, e cila studionte vetëm letërsinë që i shërbente regjimit.  Prendi shkroi studime  mbi veprat e autorëve të njohur, si: Ridvan Dibra, Fatos Kongoli, Agron Tufa, Zija Çela e të tjerë. 

Kritika e  studieusit Arben Prendi  dallohet për kërkimet metodologjike dhe për dekonstruktimin e domethënieve estetike ngase  Poezia e Arben Prendit  është pasion, kurse studimi i letërsisë për studiuesin Prendi është profesion.


Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

(ASHASHA New York,Prishtinë,Tiranë ,Shkup)

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...