:
Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) po vazhdojnë të mos jenë me një zë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndërsa disa prej tyre e mbështesin heqjen e vizave, një numër i caktuar i shteteve që janë pjesë e BE-së nuk po lëvizin ende nga pozicioni i deritanishëm – kundër vizave.
Evropa kurvë vetëm për shqiptar ?
Ndërkohë, meqë Britania e Madhe nuk është pjesë e Zonës Shengen, zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë thënë se ky shtet nuk merr pjesë në vendimet që lidhen me liberalizimin.
Ekspertët e çështjeve të integrimit konsiderojnë se problemin kyç në drejtim të mosliberalizmit janë duke e paraqitur disa shtete të tjera të BE-së, siç është Franca e Holanda.
Mosluftimi i mjaftueshëm i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, numri në rritje i azilkërkuesve, situata politike në Kosovë etj. janë vetëm disa nga faktorët, të cilët kanë ndikuar që shtetet anëtare të BE-së të mos jenë unike për heqjen e vizave.
“Mosluftimi i mjaftueshëm i krimit të organizuar dhe i korrupsionit ka ndikuar negativisht në disponimin e shteteve anëtare për t’ua mundësuar kosovarëve të udhëtojnë pa viza. Po ashtu edhe numri në rritje i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka ndikuar negativisht në BE, posaçërisht te disa shtete të cilat hezitojnë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave, pasi kanë frikë se edhe kosovarët do të emigrojnë në mënyrë jo të rregullt dhe kështu do të sjellin telashe për ato shtete.
Marrëdhëniet e përkeqësuara mes Kosovës e Serbisë ndikojnë që të rritet skepticizmi i disa shteteve anëtare të BE-së në raport me vizat e Kosovës.
Situata politike e krijuar në Kosovë, e posaçërisht marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë kanë vështirësuar procesin e vendimmarrjes.
Këtu kemi të bëjmë me taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe, që hyjnë legalisht në tregun e Kosovës.
Me letrën e shteteve të QUINT-it na është ofruar një shans i mirë, të cilën duhet të shfrytëzojmë në mënyrë shumë të mençur”, ka thënë ai.
Heqja e vizave mund të ndodhë në vitin 2020,ku kjo çështje të jetë në agjendën e BE-së.
Institucionet e reja të BE-së që dolën nga zgjedhjet e fundit do të fillojnë punën më 1 nëntor 2019.
Liberalizimi i vizave ka mundësi që çështja e Kosovës të diskutohet në mars ose në qershor të 2020-s.
Flori Bruqi
Premtimi i ish kryeministrit Ramush Haradinaj se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian do të ndodhë në shtator të vitit 2019 i ka gjasat e barabarta me zero që të realizohet, pasi vendi në atë kohë pritet të jetë në mes të fushatës zgjedhore pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të ndodhë më 22 gusht 2019, ndërsa çështja e vizave nuk do të futet as në rend dite në institucionet vendimmarrëse të BE-së në shtator 2019.
“Mosluftimi i mjaftueshëm i krimit të organizuar dhe i korrupsionit ka ndikuar negativisht në disponimin e shteteve anëtare për t’ua mundësuar kosovarëve të udhëtojnë pa viza. Po ashtu edhe numri në rritje i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ka ndikuar negativisht në BE, posaçërisht te disa shtete të cilat hezitojnë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave, pasi kanë frikë se edhe kosovarët do të emigrojnë në mënyrë jo të rregullt dhe kështu do të sjellin telashe për ato shtete.
Marrëdhëniet e përkeqësuara mes Kosovës e Serbisë ndikojnë që të rritet skepticizmi i disa shteteve anëtare të BE-së në raport me vizat e Kosovës.
Situata politike e krijuar në Kosovë, e posaçërisht marrëdhëniet në mes të Kosovës e Serbisë kanë vështirësuar procesin e vendimmarrjes.
Këtu kemi të bëjmë me taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe, që hyjnë legalisht në tregun e Kosovës.
Me letrën e shteteve të QUINT-it na është ofruar një shans i mirë, të cilën duhet të shfrytëzojmë në mënyrë shumë të mençur”, ka thënë ai.
Heqja e vizave mund të ndodhë në vitin 2020,ku kjo çështje të jetë në agjendën e BE-së.
Institucionet e reja të BE-së që dolën nga zgjedhjet e fundit do të fillojnë punën më 1 nëntor 2019.
Liberalizimi i vizave ka mundësi që çështja e Kosovës të diskutohet në mars ose në qershor të 2020-s.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment