Gezim Basha : Mbrese nga e ardhmja

Mbrese nga e ardhmja

*****NARATION*****

M'i bezdisen thneglat plaget kendej pari
Burrerisht ndryja lotet prej zemervrari.

M'u rendet, o miq-
-engjuj me kthetra,
M'u renden ditet dendur meri
Shkela kufij kohrash te vjetra
Befas u gjenda
ne ardhmeri.

Orakuj te vetshpikur,
S'ju pashe andej pari
Mbi ju te gjithe kish mbire bari!

Mrekullite dhe shemtite qene shtuar ne bote
Miss Albania '92 ish plakur e rudhur
Dhe shume librari
Qene bere sex-shop.

Pyjet qe ne vrame dimrin e shkuar
Lotet akoma i ndrynin ne sytha
SIDA s'kish vaksine,kish lindur thenia
Fundi botes sone do ti vije nga b...
Mekataret lanin duart dhe...Aleluja!
Serish frere,maska, idole,statuja...
Une ku te shkoja,
Po une ku te veja...?!
Ngado me flaknin shuplaka percmimi
Qortoja veten,vetja me ngjante
Monedhe e dale nga qarkullimi.

-Ku do t'i perplasesh kryet o i gjore,
Gur'i rende peshon ne kohe te vet
Qesendime proverbash ore e pa ore
Kur ja aty pari u gjend nje poet.

-Ku je?!-ithashe une
-Po ku je?!-tha ai
Benim sikur zemrat i mbanim ne duar
I levdoja vjersha qe fare s'i di
Me shau vjersha qe une s'i kam shkruar!

Vone i tregova c'jete bejme ne
Ai me degjoi dhe u shkreh ne lot
-C'fat do te ish,-tha,
-te jetonim dje...

D.m.th sot!

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)