2019-08-12

Bekim Berisha - Abeja, ushtari shqiptar që vlente sa 1000 ushtarë


Nga Abedin Sogojeva - Komandant Dini



Fotografia e Abedin Sogojeva - Komandant Dini



U benë 20 vite nga rënia heroike e ushtarakut, Bekim Berisha – Abeja. Atë e kujtojnë me mall, të gjithë bashkëluftëtarët në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

Abeja ka qenë njëri nga heronjtë e heshtur i cili është shfaqur pothuajse nga anonimiteti, duke u bërë mit i madh i luftës për liri. 

Vetëm me insistimin e ushtarëve kroatë, emri tij është bërë i njohur.

Bashkëluftëtarët e mbajnë mend si shumë modest dhe vetëmohues, i cili pati filluar si ushtar i rëndomtë, por, që shumë shpejtë u kthye në gjithçka jo vetëm të rëndomtë.

Në mënyrë të pavarur ka shkuar në vëzhgime dhe ka kryer diversione, rreth të cilave nuk ka folur shumë.

 Bashkëluftëtarët e tij kanë dëshmuar se si ai thjesht dhe pa ndonjë shpjegim ka shkuar në territore të armikut, ka kryer detyrën dhe është kthyer.

Rruga luftarake e Abesë nuk përfundon në Kroaci dhe Bosnje, ai vjen në Kosovë, e cila ishte përfshirë po ashtu nga lufta, dhe bëhet njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bekim Berisha u lind më 16 qershor 1966 në Graboc të Pejës. Në Kosovë e quajnë “Abeja”.

Ka qenë i arsimuar, ndërsa ka folur pesë gjuhë të huaja. Kjo tregon mjaft se për çfarë personaliteti bëhet fjalë.

Ai jep jetën gjatë aksionit heroik, në Betejën e Junikut.

Duke qenë se bëhet fjalë për një format të veçantë të madhështisë dhe legjendës, për njeriun i cili aq përzemërsisht luftoi kundër Serbisë, duhet të përpiqemi që emri tij mos të harrohet kurrë.

Kryetari i ndjerë i Kroacisë, Franjo Tuxhman, Bekim Berishën e ka përshkruar si luftëtarin që ka pasur vlerë sa 1000 ushtarë.

 Ndërsa, ish komandanti i Bekim Berishës, gjenerali i ndjerë Janko Bobetko, po ashtu ka shprehur dhimbjen e tij të madhe për vdekjen e tij, duke deklaruar se Berisha ka qenë njëri nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm të cilin ai e ka takuar ndonjëherë.

Ai është njëherazi personi i vetëm që është dekoruar nga tre Presidentë, ai i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

I përjetshëm do të jetë kujtimi për të, ashtu siç do të jetë edhe liria e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...