Nga Flori Bruqi
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj, është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë.
Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike.
Seminari ka një karakter shumë - dimensional dhe multi-disiplinar. Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi.
Seminari i Parë Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është organizuar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (atëherë: Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës)
.
Takimet e Seminarit në fillim organizoheshin nën titullin Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj.
Madje me këtë emër u organizuan gjithësej katër (4) takime duke përfshirë vitet 1974, 1975, 1976 dhe 1977.
Prej Seminarit të vitit 1978 ky organizim quhet me emrin të cilin e mban edhe sot: Seminari Ndëkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Ky Seminar u organizua dhe vazhdon të organizohet nga hulumtues e studiues të cilët merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe.
Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Seminari zakonisht zhvillohet në dyjavëshin e dytë të muajit gusht.
Gjatë kësaj periudhe zhvillohen kurse të gjuhës shqipe, mbahen ligjërata e referime për probleme të gjuhës, letërsisë, kulturës, artit, arkeologjisë, etnologjisë etj., si dhe organizohen tryeza diskutimesh.
Materialet e seminareve botohen rregullisht në vëllime të veçanta. Seminari që në vitet e para të organizimit tërhoqi shumë studiues të rinjë të interesuar për albanologjinë, në radhë të parë nga vendet e Europës, por edhe nga kontinentet tjera, të cilët filluan këtu mësimin e gjuhës shqipe dhe hodhën hapat e parë në fushën e albanologjisë.
Në mënyrë të veçantë Seminari tërheq studiuesit arbëreshë.
Përveç studiuesve nga Kosova, në Seminar marrin pjesë edhe studiues nga Shqipëria, nga Maqedonia si dhe nga qendra albanologjike të njohura të botës, me ndihmesën e të cilëve Seminari është shndërruar në lloj shkolle dhe forumi shkencor albanologjik.
SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE
FAKULTETI I FILOLOGJISË I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
Prishtinë, RrugaNënëTereza, pn. KOSOVË Tel. +38138 222 970
E-mail: seminari.filologjik@uni-pr.edu , shkumbin.munishi@uni-pr.edu
Drejtor: Prof. asoc. dr. Shkumbin Munishi
Bashkëdrejtore: Prof. dr. Dhurata Shehri
Sekretar: Prof. Dr. Osman Gashi
Bashkësekretare: Prof. asoc. dr. Linda Mëniku
Sekretare profesionale: MA. Herolinda Bylykbashi dhe MA. Arta Hallaçi
Këtë të hënë kur edhe zyrtarisht hapet edicioni i 38-të, seminari mbush 45 vjet.
Seminari do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.
Drejtori i Seminarit, Prof. asoc. dr. Munishi në një intervistë për thotë se edhe këtë vit interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh.
Teksa thotë se nuk është i vogël numri i studiuesve që do të marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore.Ai tregon se ka seminaristë dhe studiues që marrin pjesë në këtë seminar për vite me radhë.
Munishi thotë se ka një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve. Teksa bën të ditur se edhe këtë vit seminaristët vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Ai tregon se në kuadër të seminarit do të ketë kurse të gjuhës shqipe në tri nivele, në nivelin e parë, të mesëm dhe atë të lartë.
Përveç kurseve, në kuadër të aktiviteteve shkencore, Munishi thotë se do të ketë edhe ligjërata e tryeza të ndryshme që do të mbahen nga profesorë të ndryshëm.
E krahas këtyre, thekson se do të ketë edhe referime shkencore.Ai bën të ditura edhe temat kryesore të seminarit për sesionet shkencore.
E sikurse edhe viteve tjera, Munishi thotë se interesimi më i madh i pjesëmarrësve vazhdon të mbetet për gjuhën dhe letërsinë shqipe.
Ai flet edhe për rëndësinë e këtij seminarit.
Sipas tij, rëndësia e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare qëndron në traditën që ka krijuar ky seminar.
Ndryshe, hapja solemne e Seminarit XXXVIII, do të bëhet të hënën, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë deri më 30 gusht 2019.
SEMINARI XXXVIII DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË
19 – 30 gusht 2019.
19 – 30 gusht 2019.
Arritja e seminaristëve në Kosovë, më 18 gusht 2019 (e diel). Hapja solemne e Seminarit XXXVIII, më 19 gusht 2019, në orën 11:00.
Programi bazë i Seminarit XXXVIII:
1. Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
2. Ligjërata të gjuhësisë shqipe;
3. Ligjërata për letërsinë shqiptare;
4. Ligjërata për kulturën shqiptare;
5. Referime shkencore;
6. Ligjërata të përgjithshme;
7. Tryeza të rrumbullakëta;
8. Tryeza e doktorantëve:
8. Program kulturor plotësues për t’I njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtari të kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;
SESIONET SHKENCORE (29– 30 gusht 2019)
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (29 - 30 gusht 2019) janë:
1. Gjuhësi: Struktura e shqipes aktuale
Gjendja dhe përshkrimi i sistemit fonologjik dhe fonetik të shqipes aktuale; Gjendja dhe përshkrimi I sistemit morfo-sintaksor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i sistemit leksiko-semantik dhe stilistikor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi I varieteteve aktuale të shqipes.
2. Letërsi: Si ëndërrohet në letërsinë shqipe
Ëndrra romantike: individi dhe shoqëria në letërsinë shqipe; Alegoritë moderne të ëndrrës; Imagjinari modern në letërsinë shqipe mes ëndrrës dhe rêverie; Ligjërimi onirik si paradigm stilistike; Ëndrra dhe letërsia fantastike; Ëndrra si “realitet” tjetër.
3. Kulturologji: Rrjetet sociale, politika dhe etika
Llojet e rrjeteve sociale; Kultura në rrjetet sociale; Mediat në rrjetet sociale; Politika në rrjetet sociale; Etika në rrjetet sociale; Drejtimet e zhvillimit të rrjeteve sociale.
Abstraktet deri në 300 fjalë në shqip dhe në anglisht dorëzohen deri më 1 qershor 2019 në e-mail adresën seminari.filologjik@uni-pr.edu. Abstraktet duhet të përmbajnë temën dhe qëllimin e hulumtimit, sfondin kërkimor dhe metodologjinë si dhe rezultatet e pritura. Po ashtu, luteni të shkruani një biografi të shkurtër dhe të specifikoni se a aplikoni për ligjëratë, referim shkencore, kumtesë apo tryezë. Vlerësimi dhe përzgjedhja e punimeve bëhet deri më 25 qershor 2019. Aplikuesit nga Shqipëria duhet të aplikojnë në bashkëdrejtorinë e Seminarit në Tiranë (e-mail adresa: lindameniku@gmail.com).
Këshilli Drejtues
THE INTERNATIONAL SEMINAR ON ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE
FACULTY OF PHILOLOGY OF THE UNIVERSITY OF PRISHTINA
Mother Theresa, st, nn., Prishtina, KOSOVA Tel. +38138 222 970
E-mail: seminari.filologjik@uni-pr.edu ; shkumbin.munishi@uni-pr.edu
Director: Prof. asoc. dr. ShkumbinMunishi
Co-director: Prof. dr. Dhurata Shehri
Secretary: Prof. Dr. Osman Gashi
Co-secretary: Prof. asoc. dr. Linda Mëniku
Professional Secretaries: MA. Herolinda Bylykbashi and MA. Arta Hallaçi
The International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture was founded in 1974 at the Faculty of Philology (Faculty of Philosophy at the time) of the University of Prishtina. This seminar is organized for researchers and students engaged in the Albanian sciences and in Albanology in general.
The Seminar has so far organized 37 Sessions. In 1995 and 1996, in co-operation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences and Arts of Albania, the Seminar was carried out its activities in Tirana. The 19th and the 20th sessions were organized in cooperation with the Institute of Linguistics and Literature of the Academy of Sciences of Albania.
THE 38th SEMINAR WILL TAKE PLACE IN PRISHTINA FROM 19 – 30 August 2019.
The arrival of the participants in Kosova – 18 August, 2019. The opening ceremony of the Seminar is on 19th of August, at 11:00 am.
The basic program of the 38th Seminar:
1. Intensive courses on Albanian language (three levels);
2. Lectures in Albanian linguistics;
3. Lectures in Albanian literature;
4. Lectures in Albanian culture;
5. Scientific references;
6. General lectures;
7. Round tables;
8. The table of PhD candidates;
9. Additional cultural program aiming to show the participants the natural beauties of Kosovo and the activities in other centers;
COLLOQUIUM (29 - 30 August 2019)
The main topics for the Seminar’s Colloquium (29 – 30 August, 2019) are:
1. Linguistics: The Structure of Current Albanian
The current state and description of the phonetic and phonological state of contemporary Albanian; The current state and description of the morpho-syntactic system of Albanian; The current state and description of the lexical-semantic system as well as stylistic system of Albanian; The current state of actual variants of Albanian.
2. Literature: Dreaming in Albanian Literature
The romantic dream: the individual and society in Albanian Literature; Modern allegories of the dream; Modern imaginary between dream and reverie in Albanian literature; Oneiric discourse as stylistic paradigm; Dreams and fantastic literature; The dream as another ‘reality’.
3. Culture: Social networks, Politics and Ethics
Types of social network; Culture in social network; Media in social network; Politics in social network; ethics in social network; Branches of social network.
Abstracts of maximum 300 words in Albanian and English should be sent to the e-mail address: seminari.filologjik@uni-pr.edu.
The deadline for submission is the 1st of June, 2019. The abstracts should include the research topic and aim of the study, materials and methodology as well as the expected outcomes.
Please include the author’s affiliation and brief biography, and state whether you will be presenting a lecture, reference, or a scientific paper.
Notification regarding abstract acceptance will be sent to the submitting author until June 25th 2019.
Applicants from Albania should apply in the Co-Directory of the Seminar in Tirana (e-mail: lindameniku@gmail.com).
No comments:
Post a Comment